Kaka: Real, edhe nje sulm!
Sipas te perditshmes spanjolle “AS”, rrethi i ngushte i Kakase eshte vendosur ne kontakt me Realin, per t’i kerkuar gjiganteve spanjolle nje sforco te fundit. Madrilenet jane te gatshem te rrisin oferten e tyre deri ne 100 milion euro, por vetem nese Milani pranon te bisedoje dhe te mos refuzoje oferten ende pa lexuar faksin. Kane qene te shumta ofensivat e realizuara nga Reali per te siguruar sherbimet e Kakase ne dy vitet e fundit, por ylli brazilian nuk ka ndermend te levize nga “San Siro”. Megjithate, dicka ka ndryshuar ne javet e fundit. Njerez qe ndodhen prane futbollistit kane kontaktuar me Realin dhe i kane kerkuar klubit te Kalderonit qe te beje nje sforco te fundit per te garantuar sherbimet e 24?vjecarit. Prove per kete jane fjalet e keshilltarit te vecante te Kakase, Kiotscos, qe vetem perpara disa ditesh fliste per nje oferte prej 90 milionesh nga Reali dhe nje kontrate 5?vjecare per futbollistin. Edhe babai i Kakase, Bosko Leiote, ndodhet ne keto dite ne Europe dhe po perpiqet te zgjidhe te ardhmen e te birit.Nderkohe, si Kalderoni ashtu edhe Mijatovici vazhdojne te jene te qete. Dy drejtuesit me te larte madrilene i kane komuniuar brazilianit se jane te gatshem te ngeren oferten e tyre deri ne 100 milion euro, nje oferte qe ne rast se do te pranohej, do ta shnderronte Kakane ne blerjen me te shtrenjte te historise. Reali ka edhe favorin qe trajnerit te Milanit, Ancelotit, i pelqen shume Baptista, qe mund te perfshihet ne operacionin Kaka per te reduktuar kostot. Kushti i vetem qe ka vendosur Reali per Kakane, eshte qe ai te beje vete hapin e pare. Kalderoni i ka bere te qarte 24?vjecarit se klubi i tij i ka provuar te gjitha menyrat dhe se zgjidhja e vetme qe mbetet eshte qe Kaka te trokase ne zyren e Berluskonit dhe t’i beje te qarte deshiren e tij per t’u zhvendosur ne “Bernabeu”. Eshte pikerisht kjo taktika qe perdori Florentino Perezi, paraardhesi i Kalderonit, kur bleu Bekamin, Zidanin dhe Ronaldon. Tashme, topi ndodhet ne gjysmefushen e Kakase. Eshte futbollisti qe ka fjalen e fundit dhe vetem ai do te vendose se ku do te luaje. “Per mendimin tim, kjo eshte nje mundesi e mire, te cilen Kaka duhet ta vleresoje seriozisht”, thote Kiotsco, duke bere te qarte mendimin e njerezve me te afert te Kakase.
Shusteri: Riki, “endrra” ime!
Reali i Madridit vazhdon te kembengule per Kakane dhe kete e shpjegon edhe trajneri i ri i kampioneve te Spanjes, Bernd Shusteri. “Deri disa muaj me pare, Reali ishte duke biseduar per te siguruar Kristiano Ronaldon, ndersa me pas ndryshuan objektiv dhe ofruan 80 milion euro per Kakane. Kjo mundesi ekziston ende. Reali eshte nje klub qe zoteron nje potencial ekonomik te pakrahasueshem me asnje klub tjeter dhe jam i sigurt qe ne fund do te mberrije te pakten nje prej futbollisteve qe ne kerkojme me shume. Eshte e veshtire te bindesh futbollistet e medhenj te largohen nga klubet e tyre, por Reali ka nje fuqi shume te forte joshjeje”. Reali ka shpenzuar nderkohe 30 milion euro per te perforcuar prapavijen me brazilianin Pepe. Kaka eshte nje objektiv qe Reali e ka vendosur ne krye te listes se tij te eshirave, qe prej marrjes se presidences se klubit nga Ramon Kalderoni, ne vitin 2006. Megjithate, berja e qarte e vullnetit te Kakase per te vazhduar tek Milani e ka dekurajuar edhe me shume Realin, qe po fillon te punoje edhe per pisten Fabregas.
Krijoni Kontakt