Turam: Mbrojes ne Barcelone? “Kalvar vuajtjesh”!
27 Korrik Lilian Turam ndihet i lumtur ne Barcelone, edhe pse pranon qe jeta e nje mbrojtesi ne nje skuader te tille eshte me e nderlikuar se ne cdo vend tjeter. “Jam 35 vjec, por eshte e rendesishme qe nje futbollist te mendoje qe mund te mesoje cdo dite dhe kjo eshte ajo qe me ka lejuar qe te rezistoj ne nivelin me te larte deri ne kete moshe”, thote francezi ne nje interviste per shtypin spanjoll. “Kurre me pare nuk kam luajtru ne nje skuader kaq ofensive. Me perpara, kur luaja ne Itali gjerat ishin shume me ndryshe. Mendoj se eshte e rendesishme te kesh ne skuader sulmuesa te mire dhe te shenosh shume gola, por nuk jam dakord me shprehjen qe thote se mbrojtja me e mire eshte sulmi”. Turam shton: “Kur luan tek Barcelona eshte normale qe te kerkosh te fitosh gjithcka. Kjo eshte arsyeja perse sezoni yne i fundit nuk ishte i suksesshem, por kam besim qe do te fitoj titujt per te cilin zgjodha Barcen”.
Krijoni Kontakt