Ronaldo: Nuk kam te ngopur!
23 Korrik Kristiano Ronaldo i ka leshuar nje mesazh kercenues gjithe rivaleve te tij ne Premiership, sidomos mbrojtesve kundershtare, duke thene se ai vetem mund te permiresohet kete sezon. Ronaldo shenoi 23 gola teksa Junaitedi i dha fund “thatesires” 4?vjecare, duke fituar vjet titullin. Por duke ndihmuar gjithashtu “Djajte e Kuq” te shkonin ne gjysmefinalet e Champions League dhe ne finalen e Kupes se Anglise, Ronaldo pati nje impakt aq te madh, sa qe fitoi te gjitha cmimet e mundshme individuale, duke u bere lojtari i pare qe nga koha e Andi Grei ne vitin 1997 qe fiton edhe “Lojtari i Vitit” edhe “Lojtari i Ri i Vitit” ne te njejtin sezon. Dhe pasi tregoi bensikerine e tij ndaj Junaitedit, duke firmosur nje kontrate te re (me luksoze), qe perfundon ne 2010?n, Ronaldos i jane dashur vetem dy ndeshje ne Lindjen e Larget per te treguar se eshte s`rish ne forme magjike. Ylli portugez shenoi si ndaj Uraua Red Diamonds ashtu dhe ndaj FC Seulit javen e kaluar, dhe sot shpreson te beje tripleten, kur djemte e Ser Aleks Fergusonit do te perballen me Shenzhen ne ish?kolonine portugeze te Makaut. Dhe tifozet e Junaitedit e dine se nuk do te duhet shume kohe para se Ronaldo te shpertheje serish ne Premiership, pasi ai eshte edhe me i etur sivjet. “Une perpiqem te permiresohem cdo sezon”, tha ai. “Tashme kam kater vjet ne Angli. Ne sezonin e pare shenova 7 gola, ne te dytin 9 dhe ne te tretin 23. Deri tani kam luajtur mire, jam ndjere mire dhe mendoj se e kam ndihmuar skuadren. Shpresoj qe te vazhdoj ne kete rruge, sepse dua te fitoj serish titullin, duke shenuar edhe me shume gola se vjet”.
Krijoni Kontakt