Close
Faqja 259 prej 311 FillimFillim ... 159209249257258259260261269309 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,581 deri 2,590 prej 3101
  1. #2581
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Laporta: Milito, nje prijes i lindur!

    20 Korrik “Jam i sigurt qe fale personalitetit te tij, Gabi do te shnderrohet shume shpejt ne nje pike referimi per te gjithe grupin. Kerkojme futbolliste qe te jene udheheqesa ne fushen e lojes, por edhe jashte saj. Kemi nevoje per lidera dhe Milito eshte nje i tille. Per Barcelonen eshte nje kenaqesi qe sot prezanton nje futbollist te lakmuar nga shume klube dhe nje titullar fiks ne nje kombetare te madhe si ajo e Argjentines”.

  2. #2582
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Gabi: Barca, nje enderr!

    20 Korrik Ne konferencen e tij te pare per shtyp si futbollist i Barcelones, Gabi Milito falenderoi klubin per besimin qe pati tek ai. “Sot permbushet nje enderr per mua”, nisi deklaraten e tij argjentinasi. “Do te bej pjese e nje skuadre, nje prej me te mirave, per te mos thene me e mira ne bote. Kam shume deshire qe gjerat te ecin mbare dhe dua t’u shperblej drejtuesve besimin qe kane patur tek une”. Milito nuk deshi te krahaosnte veten me kapitenin Pujol. “Nuk e di nese jemi futbolliste te ngjashem, por do te jete nje nder qe do te luaj ne nje skuader me te. Pujoli eshte, pa dyshim, nje prej mbroktesve me te mire ne bote”. Gabi pranoi se Lionel Mesi, me te cilin ai qendroi i grumbulluar nje muaj ne kombetaren argjentinase gjate Kupes se Amerikes, i ka treguar shume gjera per skuadren dhe p-r qytetin. “Leo eshte i lumtur ne Barcelone dhe kjo duket ne cdo ndeshje qe luan. Kete lumturi ai ma transmetoi nepermjet fjaleve te tij. Me tha gjera shume te bukura per skuadren dhe per Barcelonen si qytet. Po pres me padurim diten kur do te nisin stervitjet”. Gabriel Milito siguron qe Barcelona ka qene gjithmone perparesia e tij per te ardhmen. “Njerezit qe me njohin e dine qe gjithmone kam enderruar te luaj per Barcen. Kur me komunikuan interesin e Laportes, nuk pata asnje dyshim. Une dhe te afermit e mi jemi dakord qe Barcelona eshte skuadra me e forte ne bote”. Ne fund, Milito siguroi qe nuk vjen tek Barcelona me asnje deshire per t’u hakmarre ndaj Realit, klub qe siguroi sherbimet e tij ne vitin 2003, por qe anulloi transferimin ne momentin e fundit, pasi Gabi deshtoi ne testet mjekesore. “Tani jam i lumtur dhe perpiqem te shfrytezoj momentin. Me duhej te kaloja edhe nje test mjekesor tek Barcelona, por asnjehere nuk pata dyshimin qe mund te mos e kaloja”, perfundoi Milito.Presidenti Laporta dhe sekretari teknik, Begirishtajn, u shprehen te sigurt se kane sjelle ne skuadren e tyre nje udheheqes te repartit te mbrojtjes. Vetem nje jave pasi Barelona lajmeroi hartimin e nje kodi te ri disiplinor, per te shmangur problemet e mundshme brenda grupit, Milito mberrin me reputacionin e nje futbollist te disiplinuar dhe udheheqesne fushe. “Personaliteti i Militos eshte ajo qe na pelqen me shume tek ky futbollist, se bashku me aftesine e tij per te luajtur ne disa pozicione te mbrojtjes. Gabi eshte nje futbollist agresiv, nje markues i shkelqyer, shume i afte edhe ne lojen me koke”. Laporta konfirmoi qe vlera e operacionit ka qene prej 17 milion eurosh, por mund te rritet deri ne 20,5 milion ne varesi te arritjeve te Gabit ne “Camp Nou”.

  3. #2583
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eto’o: Milan, nese Barcelona me shet...


    20 Korrik Sulmuesi i Barcelons, Samuel Eto’o, pranon se ndihet i nderuar nga interesi i Milanit per te, por thekson se per momentin nuk ka ndermend te levize nga “Camp Nou”, gjithmone nese nuk i thone te kunderten. “Milani eshte nje skuader e madhe, e njohur mbareboterisht dhe fituan me merite ne Champions League. Ndihem krenar per faktin qe konsiderohem si nje objektiv nga nje klub kaq i rendesishem, por per momentin, jam mire ketu ku jam”, deklaroi kamerunasi 26?vjecar, ne nje interviste te publikuar ne te perditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”. “Jam shume i motivuar per te vazhduar etapen e suksesshme te karrieres sime tek Barcelona dhe jam ne nje klub te madh, prandaj nuk po kerkoj nje te tille. Ndihem shume i nderuar qe gjate karrieres sime kam mbrojtur fanellen e Barcelones dhe te Majorkes”. Ne lidhje me faktin qe Milani eshte i gatshem te vendose mbi tavoline 50 milion euro per te, Eto’o deklaron: “Kjo eshte dicka qe i perket klubit. Shifrat, mua asnjehere nuk me kane tunduar dhe as me kane prishur ndonjehere mendjen. Nuk e di nese kjo vlen edhe per Barcelonen”. Ne lidhje me konfirmimin e Ronaldinjos tek Barca, “shenjterimin” e Mesit ne Kupen e Amerikes dhe mberritjen e Henrise, Samueli thote: “Jam i lumtur, pasi skuadra do te jete shume e forte ne sulm. Futbolli, sic thote Mandela, zgjeron mendjet dhe horizontet. Kush e di, mbase nje dite do te kerkoj nje pervoje te re, por e tashmja ime i perket vetem Barcelones”.

  4. #2584
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Iniesta: Real? Qesharake!
    20 Korrik

    Andres Iniesta i pergjigjet spekulimeve te botuara ne gazeten “Marca”, sipas te cilave Reali eshte i gatshem te paguaje klauzolem e tij te leshimit, duke bere te qarte se nuk i intereson asnje levizje jashte Barcelones, aq me pak ne “Bernabeu”. “Me kane thene per ate qe eshte shkruar dhe kam mbetur shume i befasuar. Nuk mund te besh asgje kunder kesaj, por mund te theksoj se vullneti im ka qene gjithmone ai i qendrimit ketu. Kur them se dua te terhiqem nga futbolli tek Barcelona, e them me zemer dhe vullneti im eshte me i rendesishem se gjithcka•. Pervecse do te qendroje tek Barcelona, Iniesta do te vazhdoje te mbaje edhe fanellen me numrin e tij te preferuar, teten. “Gjithmone me ka pelqyer numri tete, te cilin e kam mbajtur qe ne skuyadrat e moshave tek Barcelona dhe ne disa raste ne kombetaren spanjolle. Me vjen pak keq qe po le 24?n, por teta ka qene gjithmone numri im i preferuar. Kjo mundesi u krijua pas largimit te Zhylise, te cilit i uroj shume fat ne etapen e tij te re ne Itali”.

    Laporta: Andresi nuk leviz!

    Gjate konferences per shtyp te prezantimit te Gabi Militos si futbollist i ri i Barcelones, Hoan Laporta siguroi se e ardhmja e Iniestes eshte e lidhur me ate te klubit te tij. “Iniesta nuk do te largohet. Ai nuk eshte ne shitje. Andres eshte nje futbollist i formuar ne skuadrat zinxhir te Barces, nje simbol dhe nje lojtar shume i vlefshem mbi te gjitha per cilesite e tij teknike. Andresi eshte nga ata lojtare qe japin gjithcka per Barcelonen dhe nuk mund te lejojme qe ai te largohet”, deklaroi presidenti katalanas.

    Reali pergenjeshtron

    Disa ore pas publikimit per nje interes te supozuar te Realit per Iniestes, erdhi edhe reagimi zyrtar i madrileneve, qe pergenjeshtruan cdo hipoteze te tille. “Bordi Drejtues i Realit nuk ka asanje qellim te paguaje shumen e klauzoles se leshimit, te futbollistit te Barcelones, Andres Iniestes. Si rrjedhoje, pergenjeshtron automatikisht te gjitha spekulimet per kontakte te mundshme te mbjatura me futbollisin, apo njerezit e tij te afert, nga ana e klubit tone. Reali i Madridit eshte realisht i interesuar qe te mbroje dhe te perforcoje marredheniet e shkelqyera me Barcelonen, te cilat nuk do te rrezikoje t’i demtoje nepermjet perhapjes ne shtyp te ketyre lajmeve apo kembenguljes per lojtare te saj”, thuhej ne komunikaten e leshuar nga gjigantet spanjolle.

  5. #2585
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kalderon: Robeni thote po!

    20 Korrik Presidenti madrilen, perfitoi nga akti i prezantimit te marreveshjes se sponsorizimit qe ka nenshkruar klubi i tij me kompanine “SCP Worldwide”, per te folur per blerjet e deritanishme, per Kapelon dhe per Bekamin.

    ? Ne c’pike kane arritur bisedimet per Robenin?

    ? Stafi teknik ka shprehur nje interesim te fuqishem per kete lojtar dhe edhe vete futbollisti ka pranuar hapur deshiren e tij per t’iu bashkuar klubit tone. Tani po bisedojme me Celsin, por duhet te presim dhe kemi te qarte qe nuk do te tejkalojme logjiken e tregut per te siguruar kete blerje.

    ? Drente mund t’i bashkohet se shpejti skuadres?

    ? Po bisedojme edhe per kete lojtar, por nuk eshte nje operacion qe mund te behet realitet shume shpejt.

    ? Skuadra do te jete e mbyllur perpara udhetimit ne Irding?

    ? Ka ende gjera per te zgjidhur dhe po punojme per te patur gjithcka gati. Jam i kenaqur nga grupi aktual dhe trajneri. Me duhet te kujtoj se jemi ne kampionet e Spanjes dhe qe jane te tjeret ata qe duhet e perforcohen per te na mundur. Mesatarja e moshes ne skuadren tone eshte vetem 23 vjec dhe po blejme futbolliste qe mund t’i perdorim edhe per 6?7 vitet e ardhshme.

    ? Ka vend per Baptisten tek Reali?

    ? Kete duhet ta vendose trajneri, qe beson se ai eshte nje futbollist i madh. Eshte e mundur qe te mbetet ketu, por per kete do te dime me shume pasi lojtari te flase me trajnerin.

    ? Duke patur Baptisten, perse u ble Saviola?

    ? Nuk luajne ne te njejtin rol. Baptista eshte mesfushor i avancuar, ndersa Saviola sulmues puro.

    ? Me te vertete ka paguar Reali 30 milion euro per Pepen?

    ? Ishte cmimi qe kerkonte Porto dhe shume qe ne kemi paguar. Duhet te presim ende perpara se te gjykojme ne ishte i shtrenjte apo i lire, por perpara dy vitesh paguam te njejten shifer per Serxho Ramosin, pasi ky kishte luajtur vetem 14 ndeshje ne Primera. Askush nuk mund te thote tani qe Serxho nuk eshte nje prejtesve me te mire ne bote.

    ? A do te largohet Helgera?

    ? Duhet se ai deshiron te largohet dhe po bisedojme me te. Kemi kater qendermbrojtesa per kete vit dhe ne qofte se ai vendos te kerkoj te ardhmen diku tjeter, na mbetet vetem ta falenderojme per ate qe ka dhene per Realin. Vitin e kaluar pozitat e tij ishin shume te nderlikuara, por luajti 30 ndeshje dhe dha shume per ekipin.

    ? Si e shikoni interesin e amerikaneve per mberritjen e Bekamit ne kampionatin e tyre?

    ? Behet fjale per nje futbollist te madh dhe kjo pritje nuk me ka befasuar. Eshte nje fatkeqesi qe nuk vendosi te vazhdonte me ne. Firmosi me Galaksine kur trajneri nuk mbeshtetej tek ai, por luajti shume mire ne muajt e fundit te kampionatit dhe luajti nje rol shume te rendesishem ne fitimin e titullit.

    ? Tani duket se ne SHBA jane te interesuar edhe per Fabio Kapelon.

    ? Ne kishim nevoje per dike qe te fitonte titullin dhe i jemi mirenjohes Kapelos. Por, viti na sherbeu qe Reali ka nevoje edhe per nje trajner me pak konservator, qe te mos te jete gjithmone i kenaqur me fitoren 1?0. Mbase kjo funksionon ne Itali, por ne Spanje kerkohet gjithmone te luhet ne sulm dhe te shenohen sa me shume gola.

    ? Cfare parashikon kontrata e firmosur me “SCP Worldwide”?

    ? Behet fjale per nje menyre per te perhapur imazhin tone dhe kjo kompani amerikane do te organizoje fazen tone pergatitoren ne pese vitet e ardhshme. Gjithashtu, do te merret me shperndarjen e fanellave dhe zgjerimin e marketingut ne SHBA, si dhe do te administroje ato te drejta televizive qe ne do t’u japim.

  6. #2586
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Reali, skuadra me me teper tifoze ne Europe!

    20 Korrik Eshte Reali i Madridit skuadra me me teper tifoze ne Europe. Ne kete perfundim ka arritur nje kerkim i “SportFive”, i cili u perqendrua vetem ne pese kampionatet kryesore te kontinentit. Tek kampionati anglez, spanjoll, francez, gjerman dhe ai italian. Sipas te dhenave, per kampionet e Spanjes ne fuqi bejne tifo 20 milion njerez, nga te cilet vetem dhjete milion brenda Spanjes. Pjesa tjeter e tifozeve eshte e shperndare ne vendet e tjera europiane. Reali ndiqet nga rivalet e tij historike te Barcelones, e cila gezon mbeshtetjen e 19,3 milion njerezve, nga te cilet 60% jashte Spanjes. Juventusi eshte klubi i trete me popullor ne Europe, me 12 milion tifoze, nga te cilet 76% brenda Italise. Derbi i Milanos, ndermjet Milanit dhe Interit fitohet nga kuqezinjte, me 9,2 milion tifoze, kater milione prej te cileve jashte Italise. Interi ka vetem 7,6 milion tifoze, nga te cilet 80% banojne ne Itali.

  7. #2587
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kivu te Inter, Kruz te Roma?

    20 Korrik Gjithcka kishte perfunduar, kur Lele Oriali, nje nga drejtuesit me te rendesishem ne klubin e Interit, “krahu i djathte” i Moratit, doli ne ne deklaraten e tij: “Kivu nuk na hyn ne pune!”. Por sot, gjerat kane ndryshuar. Asgje nuk zbulohet, por prapaskenat jane duke rrjedhur sipas planeve. Masimo Morati nuk rrefen asgje, Rosela Sensi dhe e gjithe Roma veprojne ne rruge te fshehta, ndersa lojtari nuk prononcohet. Disa fakte te dyshimta, te cilat kane bere qe te mendohet per nje skenar. Dhe, “ndricimi” ka ardhur rastesisht, ose ndoshta nga nje projekt i menduar gjate, i vleresuar dhe i pergatitur per te mbyllur me sukses kete histori te merkatos verore. Kristian Kivu te Interi, Hulio Kruz te Roma, i shoqeruar nga 10 milion euro plus. Kjo eshte zgjidhja qe eshte duke u studjuar keto dite ne “autorstraden” Milano?Rishone. Duket se dy ideatoret e ketij “operacioni” te ri jane Roberto Mancini dhe Masimo Morati. Ne fakt, nga ajo qe eshte pare, ka qene “ftohja” e menjehershme mes Kruzit dhe trajnerit Manco ajo qe ka bere te mendohet per kete nderrim. Dhe, trajneri zikalter, ne disa raste, eshte shprehur ne favor te nje blerjeje te re, ne lidhje me repartin e mbrojtjes. Kivu eshte i parapelqyeri dhe lojtaret e Interit, nga Ibrahimovic, Adriano, te Vieira, kane ftuar disa here rumunin ne Milano. Kruz eshte gjashte vjet me i madh se Kivu (argjentinasi eshte duke mbushur 33 vjec, ndersa Kivu eshte 27 vjec), por ka te perbashket me rumunin, nje karakteristike thelbesore: kontrata e tyre skadon ne vitin 2008.

  8. #2588
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kapelo, nga trajner ne opinionist

    20 Korrik Pankina mund te prese. Nuk ishte aspak e lehte per Fabio Kapelon qe te “kapercente” ne stomak shkarkimin nga stoli i Real Madridit apo te lexoje ne oret e fundit komentin e presidntit Kalderon: “Kapelo? Nje trajner qe te ndihmon te fitosh vetem me rezultatin 1?0”. Duke pare kete situate, Don Fabio ka vendosur te nderroje mendje, te mos pranoje me asnje oferte, por te qendroje larg fushave te lojes. Ne kete menyre, Fabio Kapelo eshte bashkuar me “mbreterine” e televizionit shteteror italian, RAI, dhe vitin e ardhshem, fusha e tij e betejes do te jete nje studio televizive. Ne maksimum, Kapa do te kete nje kabine te vogel, per te komentuar ndeshjet. Eshte e lehte qe te imagjinosh nderhyrjet prej opinionisti te tij, ne emisionet sportive, “Domenica Sportiva” apo “Notte da Campioni”, per Champions League. Ashtu si nuk eshte per t’u perjashtuar nje impenjim i tij si komentator i ndeshjeve europiane, si mbeshtetes i telekronistit. Nje rol qe vitin e shkuar kishte mbuluar ne Olimpiaden dimerore te Torinos, per disa ndeshje te hokeit ne akull. Per Kapelon behet fjale per nje kthim ne te shkuaren. Pra, per momentin ka ardhur koha qe t’i thuhet mjaft futbollit, stresit te dites se shtune apo te diele dhe mbrejeve te tensionuara te se martes apo te merkures, ne Champions League. CSKA?ja e Moskes dhe Amerika mund te presin. E ardhmja e Kapelos eshte ende ne Itali, per nje sfide te re ne distance me Arrigo Sakin, opinionist ne “Controcampo”. Pas debateve te fundit ne distance, duket se kjo dyshe do te bashkohet dhe, kete here, diskutimi do te jete edhe me i ndezur, ne menyre te drejtperdrejte.

  9. #2589
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Toti: Lamtumira “axurre”?!

    20 Korrik



    “Telenovela Toti” ka hyre ne kapitullin e fundit, ne faqet me te trishtuara te kesaj perralle te bukur, kur protagonisti, aktori kryesor i rrefimit, jep lamtumiren e tij. Gjerat e bukura e kane gjithmone nje fund dhe e persosura nuk ekziston. Dy parime baze per t’u nisur drejt analizimit logjik. Nje filozofi e njohur tashme. Mosha ben te veten dhe jo gjithmone fiton e drejta. Francesko Toti eshte mes largimit dhe qendrimit, por kete here peshorja rendon ne krahun e “lamtumires”. Ishte tetori i vitit 1998 dhe ne fushen e Udines, luanin Italia dhe Zvicra. Xof, ne ate kohe trajneri “axurr”, ne minuten e 25 te pjeses se dyte therret Del Pieron ne stol, duke hedhur ne fushe nje debutues: ai quhet Francesko Toti. Qe nga ajo dite, fantazisti romanist behet pjese e titullareve te kombetares se Italise, per ate qe mund te quhet, me kalimin e kohes, nje raport dashuri?urrejtje, ose me mire, nje dashuri e trazuar. I “kurorezuar” per ate penallti te ekzekutuar me nje parabole nga vendi, ndaj Holandes, ne Europian, i keqtrajtuar pas dy kartonave te kuq ne Kore dhe ne Portugali, Toti ka pesuar shume transformime me kalimin e vieteve. Nga yjet te pluhuri dhe anasjelltas. Po, pikerisht anasjelljtas sepse Toti, ne fund ka fituar, duke realizuar keshtu endrren me te bukur te nje futbollisti profesionist: puthi dhe ngriti ne qiell Kupen e Botes. Dhe, kete e beri pavaresisht nga nje demtim i rende ne kaviljen e tij, ne muajt e shkuar, perpara nisjes se evenimentit gjerman. E beri edhe pse Marcelo Lipit, trajnerit te Italise ne ate kohe, i lindi deshira per te pritur Totin, edhe pse te tjeret e shtynin te hiqte dore. Dhe, kapiteni i Romes, idhulli verdhekuq, e shperbleu ne menyren me te mire, duke realizuar nje penallti te shenjte dhe percaktuese ndaj Australise. Sigurisht, nuk ishte nder me te miret dhe te dalluarit, ne formacionin “axurr”, por mund te konsiderohet si nje “engjell mbrojtes”, pikerisht kur u kerkua ndihma e tij. Dhe tani, per Franceskon ka mberritur momenti per t’i thene “mjaft” grumbullimeve me Italine, per t’i thene mjaft stermundimit, per t’i thene lamtumire “axurreve”. Dhe, ky vendim nuk eshte ne ajer, por Toti ka biseduar me trajnerin Donadoni dhe menaxherin e Italise, Xhixhi Riven. Ndersa presidenti i Federates Italiane te Futbollit ka kerkuar me teper qartesi, Toti po pergatitet te ngreje “doren” ne shenje pershendetje. Per ate qe ka dhene, per golat e shenuar dhe per profesionalizmin e treguar duhet respektuar, te tjerat jane vetem “uje”...

    Riva: S’ka me kohe per te pritur!

    Francesko Toti dhe kombetarja e Italise, dy gjera te lidhura mes tyre, por qe po i drejtohen nje “divorci”, kete here, i pashmangshem. Po, sepse kapiteni verdhekuq eshte i vendosur per te mos vazhduar me me fanellen “axurre”, sepse impenjimet e shumta jane duke e copetuar, rraskapitur, ndaj ai s’mund te vazhdoje me keshtu. Nje shqetesim qe duhet shuar, ashtu si konfirmoi edhe dje Xhixhi Riva, qe merr pjese ne Keshillin e Federates Italiane te Futbollit. Riva eshte i qarte ne mendime dhe nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur se gjithcka do te zgjidhet shume shpejt, sepse nuk mund te vazhdohet gjithmone me te tilla debate, te cilat lindin vetem nga neglizhenca e Franceskos, i cili duhet te tregohet i sinqerte. Mendoj se keto dite Toti do te shpjegohet ne lidhje me shume gjera”, tha Riva. Ne vazhdim, i pyetur ne lidhje me mundesine e lamtumires se kapitenit te Romes, nga fanella “axurre”, Riva u shpreh: “Do te ishte nje mekat sikur Francesko t’i jepte fund aventures se tij me fanellen “axurre”, sepse Italia ka ende nevoje per te, por jo vetem. Te mos harrojme qe ne kete situate eshte edhe nje lojtar tjeter, i cili e shprehu me kohe vendimin per t’i dhene fund. E kam per Alesandro Nesten. Kombetarja eshte nje nder per te gjithe, pavaresisht se dikush, neper gazeta, parapelqen te shkruaje pasqyren e gabuar te realitetit”.

    Saki: Kombetarja eshte nje nder!

    “Besoj shume ne vlerat e sinqerta te futbollit, qe eshte nje sport i mrekullueshem dhe teper popullor, ne drejtesine, ndershmerine dhe korrektesine. Nese do te gjeja nje skuader e cila beson ne nje futboll qe sheh drejt te ardhmes, mund edhe t’i kthehem pankines. Futbolli italian duhet te kthehet me shume i besueshem dhe per te arritur kete, duhet qe te fshihen anomalite dhe parregullsite, duke nisur nga bilancet e klubeve. Edhe tifozerite duhet te fitojne nje sens kritik teper te ndryshem. Keto kufij ekzistues, per fat te keq, nuk na lejojne ende qe te permiresojme kete sport”. Arrigo Saki kthehet te flase per futbollin, duke dhene nje interviste te shkurter per shtyp. Edhe ish?trajneri i Italise, Milanit dhe Real Madridit ndalet te ceshtja Toti, qe ka ngritur nje debat ne te gjithe Italine, duke krijuar polemika te shumta. “Toti dhe Nesta? Jane dy situata krejt te ndryshme dhe ndaj nuk mund te analizohen me nje meter te njejte. Duhen pergjigje te qarta, sepse nuk me pelqejne gjysmepergjigjet apo ato me ze te ulet. Kombetarja eshte nje titull i rendesishem per te gjithe futbollistet. Imagjinoni pak ata lojtare te cilet duan qe te luajne me fanellen “axurre”, por qe nuk kane mundesi, sepse askush nuk i ka grumbulluar, asnjehere”.

  10. #2590
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Riberi: I thashe jo Realit!

    20 Korrik Frenk Riberi eshte i lumtur qe do te luaje me ne fund ne nje klub me nje organizim model dhe ne gjendje per te synuar objektiva madhore. Pasi u keshillua nga perfaqesuesi dhe trajneri i kombetares franceze per te pranuar oferten bavareze, Riberi pergatitet per aventuren e tij te re gjermane.

    ? Riberi, perse zgjodhet Bajernin e Mynihut, nje klub qe ndryshe nga Marseja ku ju luanit, nuk do te marre pjese ne Champions League sezonin e ardhshem?

    ? Bajerni eshte nje klub ambicioz, serioz dhe shume mire i organizuar. Drejtuesit e tij bene shume perpjekje per te me rekrutuar. Kam zhvilluar disa finale ne keto sezonet e fundit, ne Boteror dhe ne Kupen e Frances, por kam humbur. Zgjodha Bajernin sepse dua te fitoj tituj, pasi ky eshte objektivi i karrieres se cdo futbollisti.

    ? Cilat ishin klubet e tjere qe kontaktuan me ju?

    ? Reali deshironte te me blinte. U mendova gjate, mbi te gjitha pasi Bajerni nuk do te luaje ne Champions sezonin e ardhshem. Megjithate, kur nje klub i madh si Bajerni te deshiron, nuk mund te refuzosh. Kaluan nje sezon te veshtire, por tani klubi i ka te gjitha per t’u shpallur perseri kampion. Do te bej maksimumin qe t’u shperblej drejtuesve besimin qe paten tek une.

    ? Riktheheni ne Gjermani, vendin ku shperthyet gjate Boterorit te 2006?s.

    ? Eshte e vertete, ka nje aspekt sentimental ne kete ceshtje. Boterori, debutimi im me kombetaren e Frances, ishte nje superkompeticion nga i cili ruaj kujtime te mrekullueshme, edhe pse humbem ne finale. Ishte nje dhurate edhe per familjen time, pasi atmosfera gjate Boterorit ishte e shkelqyer. Ne Gjermani ka shume stadiume te bukura dhe “Allianz Arena” eshte nje prej me te mireve ne bote. Ne Mynih, njerezit e duan shume futbollin.

    ? Jeni keshilluar me Sanjolin per kalimin tek Bajerni, gjate takimeve tuaj kur grumbulloheshit nga Franca?

    ? Gjate Boterorit, Vili me fli shume per Bajernin dhe me tha vetem gjera te mira. Kur e lajmerova se kisha vendosur te pranoja oferten e Bajernit, me tha qe kisha bere nje zgjedhje shume te mire. Eshte nje klub serioz, me nje ambient te mire. Perpara se te firmosja fola edhe me sponsoret e mi dhe trajnerin e kombetares, Domenekun. Te gjithe me keshilluan qe te pranoja oferten, duke me thene qe tek Bajerni do te gjeja klubin e madh qe meritoja. Ne Bundeslige, i jepet shume rendesi dueleve tek per tek dhe kjo me pelqen shume.

    ? Klubi shpenzoi 25 milion euro per t’iu patur. Ju krijon kjo shifer nje presion me te madh?

    ? Per mua, gjeja me e rendesishme eshte qe Marseja fitoi nje shume te mire, e cila do t’i jape mundesine te mbuloje largimin tim. Nga ana ime, pavaresisht shifrave, do te perpiqem t’i jap Bajernit te gjithe me te miren time, sic kam bere edhe tek Marseja. Jam nje njeri i thjeshte. Ne tre vjet, kane ndodbhur shume gjera ne jeten time, por kjo nuk me ka ndryshuar. Dua te argetohem tek skuadra ime e re, te fitoj tituj dhe te bej te lumtur tifozet e drejtuesit qe kane besuar tek une.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •