Close
Faqja 257 prej 311 FillimFillim ... 157207247255256257258259267307 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,561 deri 2,570 prej 3101
  1. #2561
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fabregas: Kete sezon do te luftojme per gjithcka!

    19 Korrik Cesk Fabregas eshte i bindur se ka ardhur casti qe te rinjte e Arsenalit “te vertetojne se jane fitues”, duke sfiduar per kuroren e Premiershipit. Teksa Arsenali pergatitet per te filluar sezonin e ri pas kapitenin e tij Tierri Henri, Arsen Vengeri kerkon te mbeshtetet edhe nje here ne te rinjte e tij te talentuar si dhe ne pervojen e pak “senatoreve” te mbetur ne skuader. Por sezonin e kaluar, kjo tentative rezultoi e deshtuar, pasi dhe pse shkuan ne finalen e Kupes se Liges, djemte e tij nuk fituan asnje trofe ne sezonin e tyre te pare ne stadiumin “Emirates”. Dhe pse braziliani i natyralizuar kroat, Eduardo da Silva, dhe mbrojtesi Bakaro Sanja i jane shtuar ekipit, nuk ka pasur blerje te tjere te bujshme. Por Fabregas mendon se grupi eshte shume i talentuar, por tani erdhi casti per te dhene frytet ne fushen e lojes. “E ardhmja duket e ndritur”, deklaroi 20?vjecari. “Ne kemi lojtare te rinj shume te mire dhe shumica e tyre jane ende adoleshente. Tani jemi gati te luftojme per titullin, per Champions League, Kupen e Anglise si dhe Kupen e Liges, pra per gjithcka. Duhet te luftojme per cdo trofe te mundshem. Duhet te vertetojme se nuk jemi thjesht te rinj, por se jemi edhe fitues”. Fabregasi shtoi me tej: “E dime qe kemi shume per te mesuar, por ne kemi edhe shume pervoje. Nuk ka dyshim se ne kemi cilesi, dhe nese japiim maksimumin tone dhe nuk kemi probleme me demtimet, atehere jam i bindur se do te zhvillojme nje sezon te mire. Ne jemi Arsenali, nje nga klubet me te rendesishem ne Europe, prandaj duhet te luftojme patjeter per titullin, sepse nese nuk e bejme kete nuk e nderojme emrin e Arsenalit”. Ylli i Spanjes, qe duket se eshte ne shenjestren e Real Madridit, theksoi bensikerine e tij ndaj Arsenalit, duke dekalruar se do qe nje dite te behet kapiten i “Topcinjve”. Mesfushori i ri e di se sezonin e ardhshem ekipi duhet te beje pa Henrine, por ai mendon se tifozet londineze mund te presin kohe te mira para tyre ne “Emirates” pas vitit te pershtatjes me stadiumin e ri. “Eshte pak ndryshe te luash ne “Highbury” dhe te luash ne “Emirates””, vazhdoi Fabregas. “Ishte nje levizje e madhe dhe shume e rendesishme per klubin, por tani te gjithe jemi pershtatur me stadiumin e ri. Po luajme njelloj, ndaj nuk kemi justifikime”. Por spanjolli tha edhe disa fjale per Arsen Vengerin, trajnerin e Arsenalit, e ardhmja e te cilit eshte ne dyshim: “Te gjithe shpresojme qe te qendroje, sepse nuk mendoj se ky klub do te ruante te njejten filozofi futbolli pa te. Ai ka sjelle shumicen prej nesh tek Arsenali, duke na dhene mundesine te tregojme vlerat tona qe ne moshe shume te re, por une nuk jam shume i shqetesuar per te ardhmen, pasi besoj se do te qendroje me ne”.
    #VamosArgentina

  2. #2562
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kin: Kieron, nje blerje e madhe!

    19 Korrik Roi Kin premton qe te beje Ser Aleks Fergusonin te mallkoje diten kur vendosi te lejonte kalimin e 22?vjecarit Kieron Ricardson, tek Sanderlendi. Futbollisti i kombetares angleze u transferua tek skuadra e ish?kapitenit te Mancesterit te marten, per 5,5 milion sterlina. Kin mendon se Ferguson e ka nenvleresuar potencialin e Kieronit, duke mos besuar asnjehere tek ai perpara emrave si Skols, Gigs, apo Ronaldo. Kin tha: “Kierani eshte nje lojtar i ri, ka qene i suksesshem me Mancesterin dhe fakti qe eshte grumbulluar disa here nga kombetarja flet vete per cilesine e tij. Megjithate, detyra ime si trajner do te jete qe te ndikoj tek Ricardsoni, per ta ndihmuar qe te behet nje futbollist edhe me i mire nga sa eshte. Per nje futbollist qe deshiron te luaje ne sulm si Kierani, eshte shume e veshtire te luaje tek Mancesteri, pasi ne kete skuader nuk kishte vend per te. Megjithate, ai tregoi ne shanset qe iu dhane gjate vitit se eshte nje futbollist i shkelqyer dhe jam i sigurt qe do te luaje nje rol te madh ne suksesin e klubit tim”. Ricardsoni detyroi Eriksonin qe ta grumbullonte ne kombetaren ne vitin 2005, pas nje forme te mrekullueshme qe shfaqi si i dhene borxh tek Uest Bromuici. Ricardsoni, qe nuk do te luaje sot ne miqesoren me Darlingtonin, tha: “Une dua te luaj futboll dhe e adhuroj kete sport. Mendoj se Sanderlendi do te jete vendi i duhur per mua, pasi ketu do te kem mundesine te luaj vazhdimisht dhe pasi do te me mbeshtese nje trajner qe i cmon shume cilesite e mia. Kur nje njeri si Kini te kerkon, ndihesh i detyruar t’i pergjigjesh”.
    #VamosArgentina

  3. #2563
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Terri: Dua te rinovoj sa me shpejt!

    19 Korrik Kapiteni i Celsit, Xhon Terri, ka besim se do te firmose rinovimin e kontrates perpara fillimit te sezonit te ri. Mbrojtesit 26?vjecar i mbeten edhe dy vjet ne kontraten e tij te tanishme dhe bisedimet e nisura prej kohesh nuk kane arritur ne asnje perfundim konkret. Megjithate, kapiteni i Celsi pranoi se bisedimet kane rinisur ne Kaliforni, ku skuadra ka nisurfazen pergatitore. “Shpresoj qe kesaj radhe gjithcka te zgjidhet”, deklaroi Terri. “Firma ime eshte gjithmone e me prane. Me klubin kemi rinisur bisedimet per kete ceshtje dhe kemi rene dakord edhe per disa detaje te tjera. Agjenti im ka udhetuar ne SHBA me mua, per t’u marre me kete ceshtje dhe shpresoj qe gjithcka te kete perfunduar, perpara fillimit te sezonit”. Terri pergenjeshtroi se bisedimet e tij me Celsin kishin ngecur. “Nuk eshte se kemi patur mosmarreveshje, por ceshtje te tilla kane nevoje per kohe. Gjate sezonit te shkuar thashe se fillimisht duhet te perfundonim vitin dhe keshtu bera. Fituam Kupen e Anglise dhe pas kesaj doja te largohesha dhe te beja nje pushim total, se bashku me familjen time. Tani jam rikthyer he ja ku po bisedojme perseri. Behet fjale vetem per detajet e fundit qe kane mbetur pa u rene dakord dhe shpresoj qe gjithcka te zgjidhuet perpara se te nise sezoni i ri”.
    #VamosArgentina

  4. #2564
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Roben, mungon “bekimi”!

    19 Korrik Arjen Roben ka gjetur nje marreveshje me Realin e Madridit dhe tani mungon vetem miratimi i Celsit, informon “BBC”. Te dy skuadrat pritet te gjejne ne dy ditet e ardhshme nje marreveshje per rreth 15 milion sterlina dhe 23?vjecari duhet te mberrije te premten ne Madrid. Celsi ka piketuar nderkohe 20?vjecarin e Fejnordit, Rojston Drenten, per te zevendesuar Robenin. Blerja e futbollistit, te kombetares U?21 holandeze, pritet te kushtoje shtate milion sterlina. Korrespondenti i “BBC” ne Holande, Legard thonte: “Burimet ne Holande sigurojne se Robeni ka gjetur marreveshjen me Realin per termat personale, per nje kontrate 5?vjecare dhe pritet qe te premten te largohet nga faza pergatitore e SHBA?se per te shkuar ne Madrid”. Te dy klubet duhet te gjejne ende nje marreveshje per cmimin dhe Celsi ende nuk konfirmon asgje. “Deshira e Robenit duket se do te rezultoje vndimtare ne kete operacion. Futbollisti ka deklaruar publikisht se bisedimet me Realin po shkojne mire dhe Celsi duket se do te jete i detyruar te pranoje nje oferte prej 15 milion sterlinash. Problemi eshte se per momentin, Reali ofron vetem 12 milion sterlina”, shton Legrand.Presidenti i Realit te Madridit, Ramon Kalderon, pranoi gjate javes deshiren e tij per te firmosur me Robenin, por trajneri i Celsit, Hoze Murinjo pergenjeshtroi mundesine e largimit te holandezit. Kalderon deklaroi ne “Onda Cero”: “Ky bisedim do te vazhdoje ne ditet ose javet ne vazhdim dhe ne qofte se Celsi do te beje nje kerkese te arsyeshme ekonomike, mendoj se Robeni mund te mberrije”. Megjithate, Murinjo nuk e ka me nxitim te shese. Portugezi deklaroi: “Klubi deshiron qe Arjeni te qendroje. Besoj tek bordi dhe shefi ekzekutiv, Piter Kenion, ne bisedimet qe po ben”. E ardhmja e Robenit eshte vene ne dyshim pasi Celsi bleu ne 10 korrik, mesfushorin e Lionit, Florent Maludane. Robeni ka qene gjithmone nje prej futbollisteve kryesore ne planet e Murinjos, por demtimet e vazhdueshme e kane penguar qe te luaje ne menyre te rregullt. Pavaresisht mberritjes se Maludase, Murinjo ka deklaruar se shpreson ta mbaje Robenin dhe holandezi luajti 45 minuta ne miqesoren e fituar 1?0 nga Celsi, kunder Suvon Bluingsit, ne Los Anxhelos. Murinjo deklaroi pas kesaj ndeshje: “E vetmja qe mund te them per Robenin eshte qe ai luajti ne kete ndeshje. Nuk mund t’iu them me shume se kaq. Per momentin, Arjeni eshte nje futbollist i Celsit, po punon mire dhe ka edhe dy vite me shume ne kontraten e tij. Per mua, ai eshte nje lojtar si Terri apo Lampard, me dy vjet te mbetura ne kontrate si ata”.
    #VamosArgentina

  5. #2565
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ksavi Alonso: Me te forte se kurre!

    19 Korrik Mesfushori i Liverpulit, Ksavi Alonso, thote se sezoni i ri i Liverpulit mund te percaktohet nga lojtaret e tij te rinj te krahut. Spanjolli eshte shume i lumtur per mberritjen e Rajan Babelit dhe Josi Benajunit, te cilet duhet t’i japin fund epokes kur Stiven Xherard apo Luis Garsia duhet te luanin vazhdimisht nga krahet, per te plotesuar nevojat e skuadres. Babeli dhe Benajuni debutuan te dy ne fitoren 3?2 ndaj Verderit te Bremenit, ne nje miqesore te zhvilluar te marten ne mbremje. “Mendoj se jemi nje skuader me e forte persa i perket kraheve, pas mberritjes se Josit dhe Rajanit, por nuk duhet harruar as Xhermein Penant. Ai eshte ne nje forme te shkelqyer dhe po luan me te vertete mire”, deklaroi Alonso ne faqen e internetit te klubit (Liverpoolfc.tv). “Mendoj qe kjo do te jete nje pjese e rendesishme e lojes sone ne kete sezon, depertimet nga krahet. Sezonin e shkuar, ne shume ndeshje u detyruam te luanim nga krahet me futbolliste qe zakonisht nuk luajne ne kete pozicion, si Luis Garsia, roli natyral i te cilit eshte ai i sulmuesit te dyte. Gjithashtu, vuajtem shume demtimin e Kjuellit te demtuar. Per Benitezin dhe lojen e tij, lojtaret e krahut jane shume te rendesishem. Babeli dhe Benajuni i ofrojne trajnerit me teper zgjedhje dhe e perforcojne Liverpulin ne nje pozicion shume te rendesishem per skuadren tone”.
    #VamosArgentina

  6. #2566
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rejes: Venger, te lutem me shit!

    19 Korrik Kalimi perfundimtar i Rejesit ne “Bernabeu” duket se eshte vetem ceshtje ditesh. Nga Urtera, ku po kalon me familjen ditet e tij te fundit te pushimeve, spanjolli pranoi te fliste me “AS”?in per momentin aktual dhe te ardhmen e tij.

    ? Vera po perfundon!

    ? Vetem pushimet. Vera do te vazhdoje dhe te punosh me kete vape eshte shume e veshtire.

    ? Ne Austri, nuk duhet ta ndieni kaq shume vapen.

    ? Kjo eshte ajo qe dua me shume ne kete moment. Une kam bere gjithcka qe eshte ne doren time.

    ? Cfare doni te thoni?

    ? Kam folur me Vengerin per t’i bere te qarte qe dua te vazhdoj te luaj me Realin. Te tjerat nuk jane ne doren time. Eshte Reali dhe Arsenali ata qe duhet te gjejne tani nje zgjidhje.

    ? Si po i perjetoni keto momente?

    ? Shume i qete. Perpiqem te shplodhem. E di se cfare po ndodh nga perfaqesuesit e mi, keshtu qe nuk me mbetet gje tjeter pervecse te pres.

    ? Shume tifoze madrilene kane frike nga Barca e re.

    ? Reali po nderton gjithashtu nje superskuader dhe dua te jem pjese e tij.

    ? Ju keni luajtur tek Arsenali me Henrine. Cfare mund te thoni?

    ? Ishte nje blerje e shkelqyer nga Barcelona. Ishte ajo qe me befasoi me shume, sapo erdha nga Anglia. Negativja per Realine shte qe pervecse eshte nje futbollist i madh, eshte edhe nje lojtar qe di te formoje nje skuader. Barca ka vepruar zgjuar. Tierrise i mbeten edhe disa vjet ne nivelin me te alrte.

    ? Cfare mendoni per faktin qe Reali eshte perforcuar vetem bne mbrojtje, deri tani?

    ? Eshte e qarte se edhe me Kapelon, qe ka famen se mbron shume, pesonim shume gola. Me Shusterin ndodhi dicka e ndryshme dhe Getafe e tij ishte ekipi qe pesoi me pak gola ne kampionat. Ne futbollin modern, skuadrat ndertohen duke nisur nga pas.

    ? Ju pelqen Shusteri?

    ? Mendoj se eshte nje prej trajnereve me te mire ne kampionatin spanjoll.
    #VamosArgentina

  7. #2567
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Reali, ne versionin me te shtrenjte te historise!

    19 Korrik Reali i Madridit i sezonit 2007?08 eshte drejt rruges se shnderrimit ne skuadren me te shpejte te historise. Edhe pse per tre prej kater blerjeve te deritanishme, nuk eshte shpenzuar asnje euro (Metcelder, Saviola dhe Dudek nenshkruan me Realin pasi u skadoi kontrata me ekipet e meparshme), madrilenet kane shume gjasa te tejkalojne shumen prej 106 milion eurosh, qe deri me sot ka qene investimi me i fuqishem ekonomik qe Reali ka bere ndonjehere ne merkato. Ramon Kalderoni, pasi fitoi presidencen veren e kaluar, theu rekordin e shpenzimeve ne historine e Realit te Madridit, qe deri atehere i perkiste vitit 2000, ne kohen e Florentino Perezit. Ish?presidenti i Realit, qe perdori Luis Figon si armen e tij elektorale, pagoi 60 milion eurot e klauzoles se leshimit te portugezit, ndersa investoi nje total prej 102 milion eurosh ne sezonin e tij te pare ne drejtim. Ne shume parash e siguruar prej shitjes prej 400 milion eurosh te terrenit e atehershem stervitor, e cila lejoi Realin te shlyente te gjithe borxhet e tij. Kalderon, qe nuk mbeshtetet tek nje ndihme e tille ekonomike, mundi te siguronte me teper fonde ne sezonin e tij te pare. Me blerjet e Rud van Nistelroit, Kanavaros, Emersonit, Diarrase, Rejesit, Gagaos, Marselos dhe Higuainit, Reali shpenzoi plot 106 milion euro. Edhe pse kjo shifer dukej e pakalueshme, dyshja e formuar nga Kalderoni dhe Mijatovici mund te tejkaloje vetveten kete vere. Robeni do te mberrije ne “Santiago Bernabeu” ne ditet ne vazhdim per 26 milion euro, ndersa per holandezin Drente do te paguhen 12 milion euro, po aq sa Arsenali kerkon per Rejesin. Ne total, behet fjale per 50 milion euro, qe mbledhur me 30 milionet e shpenzuar per Pepen, e ngrene shume e shpenzuar nga Reali ne merkato ne 80 milion euro.Deri tani, eshte Mancesteri ai qe kryeson renditjen e klubeve qe kane shpenzuar me shume ne kete merkato, me 82 milion euro. Junaitedi ndiqet nga Bajerni i Mynihut, me 77 milion euro, Barcelona me 66, Juventusi me 53, Atletiko me 42 dhe Totenhami, qe ka shpenzuar deri tani 40 milion euro per t’u fuqizuar. Ne leter, te gjithe keto klube e kane deklaruar si te mbyllur fushaten e tyre te perforcimeve dhe do te jete e veshtire qe te investojne perseri ne merkato. Ndryshe nga Reali i Madridit, qe sapo ka nisur te shpenzoje dhe pritet te vazhdoje te rrise shpenzimet. Ramon Kalderon nuk do te ndikohet nga titulli i fituar dhe eshte i vetedijshem per nevojen e skuadres, per t’u perforcuar sa me shume qe te jete e mundur. Edhe pse Sesk Fabregasi ka refguzuar superoferten e Realit dhe “endrra” Kaka po ndesh me rezistencen e vendosur te Milanit, Kalderoni, qe per momentin ndodhet me pushime ne Nju Jork, eshte i vendosur te beje nje goditje te madhe, ne menyre qe t’i pergjigjet blerjes se Tierri Henrise nga ana e Barcelones. Dhe ky futbollist do te kushtoje patyjeter te pakten 30 milion euro, qofte Kaka, Kuarezma, Drogba apo Lampard.
    #VamosArgentina

  8. #2568
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Baptista: Dua te triumfoj ne “Bernabeu”!

    19 Korrik Hulio Baptista konfirmoi deshiren e tij per te luajtur dhe per te triumfuar tek Reali i Madridit, pas nje viti i huazuar tek Arsenali dhe pasi shkelqeyr me kombetaren e tij ne Kupen e Amerikes, ne Venezuele. “Me gezon fakti qe me vleresojne, sepse dua qe te besojne tek futbolli im. Deshira ime me e madhe eshte qe te vazhdoj tek Reali dhe te arrij te triumfoj atje”, deklaroi “Bisha” ne nje interviste per nje radio spanjolle. Baptista ka te qarte ne koken e tij vullnetin per te respektuar tre vitet e kontrates qe i mbeten me Realin e Madridit dhe siguron qe do te prezantohet bashke me pjesen tjeter te skuadres ne 31 korrik. “Nuk dua te kerkoj asnje skuader tjeter. Ne qofte se firmos nje kontrate dhe ndihesh mire, atehere nuk ka perse te deshirosh te nderrosh skuadren”, vazhdoi sulmuesi, i cili pergenjeshtroi spekulimet, sipas te cilave ai eshte ndiere keq gjate kohes qe ka qendruar ne Madrid, per shkak te gjerave qe kane thene disa njerez. Baptista foli edhe per Bernd Shusterin, te cilin pranoi qe nuk e njeh personalisht, por vleresoi filozofine e tij sulmuese. Sipas “Bishes”, loja ofensive dhe me nje prekje e trajnerit gjerman, do te favorizoje stilin e tij te lojes. “Shpresoj qe varianti i ri taktik qe do te perdore trajneri i ri te jete i mire per Realin e Madridit dhe per te gjithe ne. Ajo qe dua eshte te ndihmoj skuadren dhe te luaj. Ne qofte se trajneri do te besoje tek une, edhe me mire”, tha Baptista, qe ne fund komentoi spekulimet per nje kalim te mundshem te Daniel Alvesit tek Reali i Madridit. “Eshte klubi ai qe blen futbollistet, por cdo futbollist per te cilin do te interesohet skuadra, do te jete gjithmone i gatshem te veshe kete fanelle”.
    #VamosArgentina

  9. #2569
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mikoli: Palermo, enderr

    19 Korrik Palermo eshte gati qe te nise sezonin e ri futbollistik pas nje vendi te peste te arritur ne kampionatin e shkuar. Nje nga emrat e rinj tek skuadra siciliane eshte ish?sulmuesi i Benfikes, italiani Fabricio Mikoli, qe do te mbaje veshur fanellen me numer 10. Mikoli, menjehere pasi eshte prezantuar dhe ka nisur stervitjen me skuadren e Kolantuonos, fikson objektivat: “Do te mundohemi qe te arrijme zonen e Champions League, edhe pse do te jete teper e veshtire. Ka kater skuadra qe jane shume te forta, por ne kemi per detyre te provojme. Ardhja ketu eshte nje enderr per mua, sepse publiku sicilian eshte teper i nxehte”.
    #VamosArgentina

  10. #2570
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Paladino: Duam titullin!

    19 Korrik “Nese Juventusi mund te luftoje per titull? Edhe pse do te jete e veshtire, ne do te provojme, sepse besojme shume ne kete kampionat. Nese arrijme te thyejme konkurrencen me Interin, atehere do te ishte dicka fantastike, per ne dhe per tifozerine qe na ka mbeshtetur edhe ne Serine B”, u shpreh Rafaele Paladino, qe eshte nje i ri premtues dhe qe eshte perfshire ne planet e Klaudio Ranierit, per nje te ardhme me te madhe bardhezi. “Mendoj se jemi nje skuader me shume ambicje dhe do te synojme sa me lart. E ardhmja ime? Eshte e vertete qe kam marre shume telefonata te ndryshme nga jashte dhe nga klube te ndryshme italiane, por prisja ate me te rendesishmen, te Juventusit, ndaj tani ndodhem ketu”.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •