Krauc, i harruari!
18 Korrik
Rafa Benitezi qe ne zyren e tij ne qendren stervitore te Liverpulit kur degjoi nje trokitje ne dere, nga e cila pas pak castesh hyri gjiganti Piter Krauc. Humbja e finales se Champions League ndaj Milanit ishte ende e fresket ne kujtime, nje arsye pse Krauci ishte nervoz. Ai sapo kishte perfunduar sezonin me te mire ne karriere, si golashenuesi me i mire per klubin dhe kombetaren e tij, por ishte harruar pervec 12 minutave te fundit ne finalen e Athines, dhe kjo e bente te mendonte se Benitezi nuk e vleresonte shume. Dhe theniet publike te trajnerit se ai do dy sulmues te rinj dhe spekulimet e shumta neper gazeta e kane rritur pasigurine per te ardhmen e Piter Kraucit. Dhe ai donte te qartesohej per keto dyshime. Por e dinte mire se pas disa sekondash bisedime karrieres se tij me Liverpulin mund ti ulej sipari pas vetem dy sezonesh. Shume lojtare shkuan te takonin trajnerin pas perfundimit te sezonit per te kuptuar se cfare rezervonte e ardhmja per ta, shpjegoi Krauc. Dhe une isha njeri prej tyre. Doja te shkoja dhe ta takoja. Mendoja se kisha zhvilluar nje sezon te mire me Liverpulin, duke luajtur mire, por doja te dija se cilat ishin planet e tij per sezonin e ardhshem.
Ne planet e Benitezit
Fakti qe Krauc kishte fituar konkurrencen me Kreg Belamine, Xhibril Sisene, Robi Faulerin, Florent Sinama?Pongolen dhe Luis Garsia kete vere, dhe me Fernando Morientesin me pare, verteton se ku ishte ai ne planet e Benitezit, por per nje lojtar qe e ka pasur te veshtire te bindte njerezit per vlerat e tij, dyshimet ishin te kuptueshme. Krauc shenoi me shume gola per Liverpulin (18) dhe Angline (6), se askush tjeter, por kur vjen puna per te folur per sulmuesit me te mire ne Premiership, njerezit permendin 12 emra te tjere para se te marrin parasysh gjigantin e Te Kuqve. Per Kraucin mungon respekti dhe, tashme 26?vjecar, ai nuk mund ta injoroje kete fakt. Didier Drogba ishte fantastik vjet dhe ai mori meritat per ate qe beri, sepse shenoi 33 gola, thote Krauc. Por kur sheh golat qe shenova une per ato minuta qe qendrova ne fushem atehere mendoj se rekordi im u kalua pa u vene re dhe une nuk mora levdatat qe meritoja, ashtu si Drogba. Ndonjehere kjo eshte nervozuese, por une nuk mund te bej gje tjeter vecse te jap maksimumin tim ne fushe dhe ti bej njerezit qe te kuptojne se sa vlej.
Konkurenca tek Anglia
Nese Krauci ka nje pike te dobet, ndoshta eshte fakti qe ai do ti binde te gjithe per talentin e tij, perfshire ketu tifozet. Por ti kenaqesh te gjithe eshte e pamundur dhe, sic pranon Krauc, atij mund ti duhet ti beje te heshtin serish kritiket e tij ne sezonin e ri, kur shume eksperte mendojne se Liverpuli duhet te luaje me Dirk Kajtin dhe Fernando Torresin si titullare per te pasur ndonje shans per titullin e shumepritur. Ndersa Anglia duhet te luaje me Runin dhe Ouenin ne perpjekjet per tu kualifikuar ne Euro 2008. Kur luan per Liverpulin kupton se sa e madhe eshte konkurenca tek Anglia, perfundoi Krauc. Por une kam arritur te luaj me kombetaren time edhe me pare dhe mendoj se edhe kete sezon duhet te bej te njejten gje, te ul koken dhe te luftoj per vendim tim.
Krijoni Kontakt