Close
Faqja 252 prej 311 FillimFillim ... 152202242250251252253254262302 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,511 deri 2,520 prej 3101
  1. #2511
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Milan, ku ke humbur?

    16 Korrik Ne mengjesin e dites se djeshme, Rikardo Oliveira, pranoi transferimin tek Saragoza. Braziliani rikthehet ne Spanje ne forme borxhi, por klubi tij i ri ka te drejte ta bleje ne fundin e sezonit. Tani Milani duhet te gjeje nje sulmues te katert dhe drejtuesit kane si objektiv kryesor brazilianin Pato, qe ne rastin me te mire do te mberrije vetem ne janar.

    KTHESA. Ceshtja Oliveira u zhbllokua kur agjenti i tij italian, Ernesto Bronxeti telefonuan ne mes te nates drejtuesin e Saragozes, qe ishte larguar nga zyra e Milanit. Nen presionin e Milanit dhe agjentit te tij, Rikardo pranoi me ne fund kalimin ne “La Romareda”. Milani eshte i kenaqur, por tani duhet te gjeje nje sulmues te ri dhe sfida nuk eshte e thjeshte. Askush nuk beson se Milani do te nise sezonin me vetem tre sulmues (Inzagi, Ronaldo, Xhilardino), edhe pse drejtori i pergjithshem, Braida, thekson qe Kaka eshte gjithashtu i afte te luaje si sulmues. E verteta eshte se Milani po kerkon nje sulmues ne merkaton europiane. Ne Itali, sic ka njoftuar Galiani, kane rreshtur kerkimet, edhe pse zhvillimet e fundit te ceshtjes Bojinov, nje lojtar qe i ka interesuar kuqezinjve ne te shkuaren, mund te ndihmojne skuadren qe ta bleje me cmim te ulet.

    ZGJEDHJET. Problemi i vertete eshte se cfare ka realisht ndermend qe te beje Milani? Do te kerkoje nje zgjidhje per te tashmen, apo do te investoje tek nje talent i se ardhmes, i quajtur Pato. Brenda Europes, dy jane mundesit?_mira dhe pa shume sakrifica ekonomike: Kasano dhe Anelka. Agjentet e te dy lojtareve (ne rastin e francezit i vellai) jane vene ne kontakt me klubin, qe zyrtarisht nuk eshte i interesuar. Kasano eshte nje talent i veshtire per t’u kontrolluar per shkak te karakterit, ndersa Anelka me pak i afte te pershtatet me lojen e grypit. Por, alternativat me cmim te ulet jane te rralla ne Europe dhe diku tjeter Milani nuk mund te kerkoje, sepse Pato do te zinte vendin e vetem bosh per ekstrakomunitare.

    OFERTA. Gazetat londineze shkruanin dje se e ardhmja e Shevcenkos do te jete Milani. Sipas tyre, kuqezinjte kane ofruar 15 milion sterlina (23 milion euro) per ta rimarre, por nese Milani ka zgjedhur Paton, nuk mund te kerkoje Shevcenkon. Rregullorja e Serise A parashikon blerjen e vetem nje futbollisti ekstrakomunitar ne sezon. Per kete arsye, Sheva eshte i bllokuar, gjithmone nese Milani nuk vendos te heqe dore nga Pato. Gjithsesi, pritet qe Shevcenko te flase sot me Abramovicin, per te qartesuar ceshtjen.

    MUNDESITE. Duke u rikthyer tek merkatoja e lojtarve qe i perkasin shteteve te Bashkimit Europian, zgjedhja me e mire eshte ajo e David Vijes se Valencias, por klubi i “Mestalla”?s nuk ka nevoje te shese dhe per kete arsye do te vendose nje cmim shume te larte, prej 30?35 milion eurosh. Me pak te shtrenjte holandezet Roben dhe Huntelar. Arjeni eshte nje lojtar krahu shume i shpejte, qe do t’i ofronte Ancelotit nje game me te madhe zgjedhjesh taktike. Holandezi deshiron te largohet nga Celsi, qe sapo ka blere Maludane ne vendin e tij. Problemi eshte se Robeni i pelqen edhe Reali te Madridit, qe eshte i sigurt qe mund te prezantoje blerjen e tij gjate javes, edhe pse nuk eshte firmosur ende asgje. Nje tjeter problem per Milanin eshte se futbollisti ka nje histori te mbushur me demtime dhe nuk paraqet garanci per nje sezon te plote. Sulmuesi tjeter drejt te cilit Europa ka drejtuar syte quhet Klas?Jan Huntelar. Ne rastin e tij, problemi eshte se Ajaksi sapo ka shitur Babelin tek Liverpuli dhe De Mulin tek Sevilja, prandaj nga Amsterdami e cilesojne sulmuesin e kombetares holandeze si te pashitshem. Fiorentina ka tentuar pa sukses qe t’i nderoje mendjen drejtuesve te Ajaksi. Milani mund ta provoje, edhe sepse ne Holande ka shume miq. Eshte e qarte qe ne rastin e Huntelarit duhe shenzuar nje shume e madhe parash, por mbetja me vetem tre sulmues deri ne gjysmen e sezonit, kur nje brazilian 18?vjecar do t’i bashkohet klubit, me rrezikun qe te mos arrije te pershtatet shpejt, eshte i rrezikshem. Milani dhe presidenti i tij duhet te vendosin nese do te presin, apo ia vlen te shpenzohet.

  2. #2512
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    L.A. Galaksi: Objektivi i radhes eshte Ronaldo!

    16 Korrik Ronaldo mund te perfundoje karrieren e tij ne SHBA. Sipas britanikes “Mail on Sunday”, skuadra e Los Anxheles Galaksi, e cila perpara disa ditesh prezantoi Devid Bekamin me numrin “23”, ka gati nje oferte per te sjelle ne vitin 2008 ne Kaliforni edhe Ronaldon. Kete e ka konfirmuar presidenti i klubit amerikan, Aleksi Lalas, i cili ka deklaruar: “Do te ishte enderr te shihja Ronaldon duke luajtur ketu ne skuadren tone, se bashku me Devid Bekamin. Per momentin, mund te presim dhe te shohim se cfare do te ndodhe”.Duket thuajse e pamundur qe Milani te lere te lire sulmuesin brazilian, per te cilin ka paguar 23 milione euro per kartonin dhe rrogen e brazilianit. Ronaldo, kontrata e te cilit me Milanin perfundon ne vitin 2008, mund te largohet nga skuadra kuqezi ne muajin janar nese vjen nje oferte e majme nga Los Anxheles. Por, duhet pare edhe vendimi i klubit te Milanit, ku eshte shume e veshtire qe Adriano Galiani ta lere “fenomenin” te largohet kaq lehte, ku ne janarin e kaluar beri cmos per ta sjelle ne Milano.

  3. #2513
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    “Bajerni s’e ka te lehte”

    16 Korrik Stefan Efenberg i sheh me dyshim ndryshimet ne formacion e vecanerisht ne sulmin e Bajernit te Mynihut. “Roi Makai eshte nje sulmues te cilin, po ta kisha une nje skuader, do te luante pergjithmone. Sepse ai eshte nje garanci absolute per golin”, tha kapiteni i dikurshem i Bajernit. Ndersa Miroslav Klose, sezonin e kaluar tek Verder Bremen shfaqi mjaft dobesi. “Kjo gje ndikoi qe Verder Bremen nuk u shpall kampione e Gjermanise”, shtoi me tej Efenbergu duke deklaruar dyshimet e tij te para per ndryshimet ne sulmin bavarez. Sipas tij, Klose duhet te ece ne gjurmen e Makait ne Mynih. Golashenuesi me i mire i Boterit duhet te perfitoje nga situata qe ka lene Makai. Fituesi i Champions League?s se vitit 2001, beson se Klose nuk do ta kete shume te veshtire perballe presionit te larte qe do te gjeje ne Mynih pas fillimit te sezonit. “Klose nuk duhet te ndryshoje ketu”, tha Efenbergu dhe me tej vazhdoi: “Ai nuk duhet te tregoje kurresi te njejtat probleme si ne Bremen”. Strategu i dikurshem i mesfushes se Bajernit eshte teper kurioz te dije se si do te jete e ardhmja e Bastian Shvainshtaigerit dhe Lukas Podolskit, dy lojtare te tjere keta qe spikaten gjate Boterorit te kaluar. “Per ta ka ardhur momenti te tregojne se sa te afte jane ne te vertete. Ata ende nuk jane lojtare te nivelit te larte, por si fillim duhet te “pushtojne” Bajernin”, tha Efenbergu. Sipas tij, do te kishte qene nje zgjidhje e mire sikur Bajerni t’i kishte dhene hua Podolskin Verder Bremenit ne kembim te Kloses, sigurisht, duke paguar edhe nje shume te caktuar parash. “Kjo do te ishte nje gje me vlere. Nuk eshte kurrsesi ne favor te Podolskit te perjetoje nje sezon tjeter si ai i nje viti me pare”, tha me tej ish?bavarezi. Ne fakt, ai sheh shume potencial tek formacioni i ri i Bajernit, dhe beson se skuadra nuk do ta kete shume te veshtire te kualifikohet ne Champions League. “Ata duhet ta shohin Kupen UEFA si nje pergatitje te fuqishme per te “kaperdire kafshaten e madhe”, Champions League, sezonin e ardhshem”, shtoi ai. Sa per kolegun e tij te dikurshem, Oliver Kahn, 38?vjecari mendon se ai do te jete personi i duhur qe do te ece ne gjurmet e manaxherit te Bajernit, Uli Henes. “Oli eshte nje koke e zgjuar, ai ka eksperience dhe nje emer te madh”, arsyetoi Efenbergu. Ne fakt, para pak ditesh Kahni beri te ditur se deshiron te qendroje ne Mynih deri ne 2009?n, por Henes theksoi se nje gje e tille do te ndodhe vetem nese Kahni pranon te qendroje ne stol. Sa i perket te ardhmes se tij, Efenbergu beson se ai do te angazhohet te Bajerni ne ndonje post te caktuar e te posacem per te dhe natyrisht ky post nuk mund te jete kurrsesi ai i trajnerit. “Nese gjithcka do te kishte kembe e dore, cdo gje do te ishte si ne enderr”, perfundoi Efenbergu.

  4. #2514
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Femijet e mi perzune Henrine”

    16 Korrik Arsen Vengeri ka shpjeguar perhere te pare arsyet e largimit te Tierri Henrise per te Barcelona. Trajneri i “Topcinjve” zbuloi se si ylli i skuadres humbi durimin me lojtaret e rinj qe nuk fitonin asgje dhe iku, edhe pse ai vete nuk donta ta humbiste. Arsenali ka disa vjet qe nderton nje skuader per te ardhmen dhe tani po fillojne te “lulezojne” te rinj te talentuar si Teo Uolkot, Emanuel Ebue, Sesk Fabregas, Gael Klishi dhe Denilson. Por Henri nuk mund te priste dhe Vengeri beson se s’mund te bente me teper per ta bindur te qendronte. Por lajmi i mire i Vengerit ishte se mund te qendronte ne skuader pertej kontrates se tanishme, qe perfundon sezonin e ardhshem. Sesk Fabregas dukej se do te largohej te Reali pas Henrise, por pas nje takimi me te, Vengeri eshte i bindur qe nuk do te largohet kurre nga Arsenali. Tekniku francez tha: “I kemi mundesite qe te konkurrojme edhe pa Henrine. Do te perqendrohemi me teper ne lojen e skuadres dhe ndarjen e pergjegjesive. Sigurisht qe nuk donim te humbisnim nje lojtar te klasit boteror, por ne fund te fundit, ishte ai vete qe e vendosi. Tierri Henri luante prej tete sezonesh ne kete klub dhe duke qene se ishte 30?vjec, eshte e kuptueshme qe nuk kishte durim per te pritur zhvillimin e skuadres se re. Kjo eshte e kuptueshme. Ishte nje vendim i veshtire per t’u marre dhe fakti qe ka pasur kohe te mendohet per shkak te demtimit e ka ndihmuar. Askush nuk do te arrije kurre rekordet e tij ne historine e klubit. Me eshte dashur te ndryshoja strategjine e blerjeve sepse mendoja qe ai do te qendronte, por pas nje telefonate me te, e kuptova se duhet te blija nje sulmues te ri”. Ndersa per te ardhmen e tij, francezi tha: “E ardhmja ime nuk ka lidhje vetem me kontraten, por me shume gjera te tjera. Me klubin ne teresi, me lojtaret e rinj qe kam marre ketu dhe u kam premtuar se do te kujdesem per ta, keshtu qe do ta shihni shpejt ne do te firmos nje kontrate te re apo jo”.
    #VamosArgentina

  5. #2515
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Delneri: Atalanta do te luaje per mbijetese!

    16 Korrik Xhixhi Delneri, trjneri i Atalantes, ka folur mbi objektivat e skuadres se tij per sezonin e ardhshem ne Serine A. “Sezonin e kaluar, Atalanta ka zhvilluar nje kampionat te shkelqyer, ka zhvilluar shume ndeshje te bukura dhe ka arritur te siguroje qendrimin ne Serine A. Edhe per sezonin e ardhshem objektivi yne primar eshte qe te sigurojme qendrimin ne Serine A, objektivi i dyte eshte qe te zhvillojme nje futboll te bukur dhe t’i japin kenaqesi tifozeve tane. Objektivi i trete eshte qe te arrijme qendrimin ne Serine A sa me shpejt dhe te mos dorezohemi asnjehere”. Merkato e Atalantes nuk ka perfunduar dhe kete e konfirmon edhe Delneri: “Kemi folur me drejtuesit e klubit dhe kemi rene dakord ne arritjen e disa marreveshjeve me disa lojtaret qe ne i vleresojme. Duhet te punojme shume ne merkato, ne menyre qe te kemi disa lojtare per nje rol”. Lojtari me i deshiruar eshte Kristiano Doni. Per sa i perket pozicionit qe do te aktivizoje Donin, Delneri shprehet: “Doni eshte nje pyke e dyte, por ne situata te tjera mund te luaje edhe ne ndonje pozicion tjeter. Do ta vendosim se bashku sepse une dua qe lojtaret te jene te motivuar dhe per te qene te motivuar duhet te jene te bindur per ate qe bejne”.
    #VamosArgentina

  6. #2516
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Barxali: Do te qendroj tek Palermo!

    16 Korrik Andrea Barxali nuk do te levize nga Palermo: “Me perjashtim te ndonje zhvillimi te befasishem, do te qendroj ketu”. Mbrojtesi kampion bote ishte shume prane kalimit tek Fiorentina gjate javeve te shkuara, por ne ditet e fundit kontaktet jane ftohur. Barxali i ka te qarta idete: “Them menjehere, qe me perjashtim te ndonje zhvillimi te befasishem, do te qendroj tek Palermo. Jam i kenaqur qe mbroj kete fanelle dhe shpresoj te vazhdoj te luaj mire. Ne te shkuaren, vetem Juventusi me ka interesuar me te vertete, por trajneret e tij kane preferuar ta zhvendosin vemendjen tek futbolliste te tjere. Persa i perket Fiorentines, marredheniet midis te dy klubeve nuk jane te mira. Kam edhe dhjete vjet karriere dhe ne kete moment, aspekti ekonomik esht?_rendesishem per mua. Ne Firence, nuk do te kisha garancite e nevojshme ne kete drejtim”. Sezonin e ardhshem, Barxali, i cili mund te emerohet kapiteni i klubit do te luaje ne nje skuader me Mikolin dhe Amaurin. Mbrojtesi i kombetares italiane e sheh keshtu ciftin sulmues te skuadres se tij: “Amauri dhe Mikoli mund te formojne nje dyshe me te vertete te shkelqyer se bashku. Fabricio ka nje talent te jashtezakonshem dhe jam i sigurt qe tek Palermo do t’i beje te gjithe te lumtur. Eshte pershtatatur qe tani shume mire me ekipin, qesh dhe ben shaka me te gjithe. Kur shoh Mikolin me vjen per te qeshur, sepse fizikisht i ngjan Maradones. Megjithate, nuk duhet te harrojme qe tek Palermo jane edhe disa sulmuese te tjere te shkelqyer, si Kavani, Matushiak dhe Brienca”.
    #VamosArgentina

  7. #2517
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Azia pret yjet e rinj te Junaitedit

    16 Korrik Ser Aleks Ferguson eshte gati te nxjerre ne fushe thuajse 40 milione sterlina ne lojtare te rinj te skuadres kur Mancester Junaitedi do te nise turin aziatik te miqesoreve sot ne Tokio. Dy vjet pas vizites se fundit ne kete zone, “Djajte e Kuq” kthehen si kampionet e Anglise per te zhvilluar kater ndeshje brenda dy javeve. Dhe tifozet e shume te skuadres do te kene mundesine te shohin me fanellen e Junaitedit Ouen Hergrivsin dhe Nanin. Ndersa braziliani Anderson, i blere per 19 milione sterlina nga Porto, do te mungoje ne kete tur per shkak te pushimeve te shtyra pas pjesemarrjes se tij ne Kupen e Amerikes. Edhe Karlos Tevez do te mungoje, megjithese nuk eshte ende lojtar i Junaitedit dhe klubi do te perpiqet ta mbylle kete jave marreveshjen. Por Hergrivs, i blere per 17 milione sterlina nga Bajerni, dhe Nani, i blere per 17,3 milione sterlina nga Sportingu i Lisbones, do t’i bashkohen yjeve te tejre si Uejn Runi, Kristiano Ronaldo dhe Rajan Gigs. Mesfushori i Anglise eshte cilesuar si Roi Kin i ri, por Fergi nuk deshiron krahasime te tilla. “Nuk kerkojme nje Roi Kin te ri, por sigurisht qe disa prej cilesive qe ka Oueni nuk i kishim ne skuader me pare”, tha ai. “Por kur largohen lojtare te medhenj ngrihen gjithmone keto pyetje. Keshtu ndodhi me Brajan Robsonin, me pas erdhi Pol Ins e pastaj Roi Kin”. Por nuk jane vetem tifozet qe mezi po presin te shohin lojtaret e rinj te skuadres angleze. Rio Ferdinand thote qe ka shume deshire t’i shohe n?_she Hergrivsin dhe Nanin. “Te gjithe lojtaret e skuadres mendojne vetem per te rinjte. Sigurisht qe dime me shume per Ouenin, por Nanin dhe Andersonin nuk i kam marre kurre ne loje. Por jemi te interesuar te shohim se cfare dine te bejne”.
    #VamosArgentina

  8. #2518
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vazhdon “beteja” per Gabriel Hainzen

    16 Korrik Mancester Junaitedi i ka bere te ditur mbrojtesit Gabriel Hainze se nuk deshiron qe ai te shkoje te Liverpuli, edhe pse te kuqte kane ofruar gjashte milione sterlina per te. Por tani i takon argjentinasit qe te zgjidhe debatin mes dy klubeve, por ka te ngjare qe ceshtja te zgjatet edhe me teper se sa ajo e bashkekombasit te Hainzes, Karlos Tevez. Pasi Liverpuli ka pranuar te paguaje cmimin e kerkuar nga “Djajte e Kuq” per lojtarin 29?vjecar, ka marre vesh se figurat me te rendesishme ne “Old Trafford”, perfshi edhe Ser Aleks Fergusonin, do te donin qe ta shisnin Hainzen jashte Anglise. Mes dy klubeve nuk ka pasur asnje shit?blerje qe kur Fil Cisnall kaloi nga Liverpuli ne “Old Trafford” ne vitin 1964. Hainze ka edhe dy vjet kontrate me Mancesterin, por sipas rregullave te reja te FIFA?s, mund te prishe kontraten per vetem gjashte milione euro... dhe Liverpuli eshte gati qe ta paguaje ate shume. Nese parate ofrohen zyrtarisht, Junaitedi nuk mund te thote jo dhe vendimin duhet ta marre lojtari. Argjentinasi do te donte te kalonte ne “Anfield”, por nuk deshiron gjithashtu te ndahet keq me Junaitedin.
    #VamosArgentina

  9. #2519
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Krauc, “i harruari”!

    18 Korrik

    Rafa Benitezi qe ne zyren e tij ne qendren stervitore te Liverpulit kur degjoi nje trokitje ne dere, nga e cila pas pak castesh hyri gjiganti Piter Krauc. Humbja e finales se Champions League ndaj Milanit ishte ende e fresket ne kujtime, nje arsye pse Krauci ishte nervoz. Ai sapo kishte perfunduar sezonin me te mire ne karriere, si golashenuesi me i mire per klubin dhe kombetaren e tij, por ishte harruar pervec 12 minutave te fundit ne finalen e Athines, dhe kjo e bente te mendonte se Benitezi nuk e vleresonte shume. Dhe theniet publike te trajnerit se ai do dy sulmues te rinj dhe spekulimet e shumta neper gazeta e kane rritur pasigurine per te ardhmen e Piter Kraucit. Dhe ai donte te qartesohej per keto dyshime. Por e dinte mire se pas disa sekondash bisedime karrieres se tij me Liverpulin mund t’i ulej sipari pas vetem dy sezonesh. “Shume lojtare shkuan te takonin trajnerin pas perfundimit te sezonit per te kuptuar se cfare rezervonte e ardhmja per ta”, shpjegoi Krauc. “Dhe une isha njeri prej tyre. Doja te shkoja dhe ta takoja. Mendoja se kisha zhvilluar nje sezon te mire me Liverpulin, duke luajtur mire, por doja te dija se cilat ishin planet e tij per sezonin e ardhshem”.

    Ne planet e Benitezit

    Fakti qe Krauc kishte fituar konkurrencen me Kreg Belamine, Xhibril Sisene, Robi Faulerin, Florent Sinama?Pongolen dhe Luis Garsia kete vere, dhe me Fernando Morientesin me pare, verteton se ku ishte ai ne planet e Benitezit, por per nje lojtar qe e ka pasur te veshtire te bindte njerezit per vlerat e tij, dyshimet ishin te kuptueshme. Krauc shenoi me shume gola per Liverpulin (18) dhe Angline (6), se askush tjeter, por kur vjen puna per te folur per sulmuesit me te mire ne Premiership, njerezit permendin 12 emra te tjere para se te marrin parasysh gjigantin e “Te Kuqve”. Per Kraucin mungon respekti dhe, tashme 26?vjecar, ai nuk mund ta injoroje kete fakt. “Didier Drogba ishte fantastik vjet dhe ai mori meritat per ate qe beri, sepse shenoi 33 gola”, thote Krauc. “Por kur sheh golat qe shenova une per ato minuta qe qendrova ne fushem atehere mendoj se rekordi im u kalua pa u vene re dhe une nuk mora levdatat qe meritoja, ashtu si Drogba. Ndonjehere kjo eshte nervozuese, por une nuk mund te bej gje tjeter vecse te jap maksimumin tim ne fushe dhe t’i bej njerezit qe te kuptojne se sa vlej”.

    Konkurenca tek Anglia

    Nese Krauci ka nje pike te dobet, ndoshta eshte fakti qe ai do t’i binde te gjithe per talentin e tij, perfshire ketu tifozet. Por t’i kenaqesh te gjithe eshte e pamundur dhe, sic pranon Krauc, atij mund t’i duhet t’i beje te heshtin serish kritiket e tij ne sezonin e ri, kur shume eksperte mendojne se Liverpuli duhet te luaje me Dirk Kajtin dhe Fernando Torresin si titullare per te pasur ndonje shans per titullin e shumepritur. Ndersa Anglia duhet te luaje me Runin dhe Ouenin ne perpjekjet per t’u kualifikuar ne Euro 2008. “Kur luan per Liverpulin kupton se sa e madhe eshte konkurenca tek Anglia”, perfundoi Krauc. “Por une kam arritur te luaj me kombetaren time edhe me pare dhe mendoj se edhe kete sezon duhet te bej te njejten gje, te ul koken dhe te luftoj per vendim tim”.

  10. #2520
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Venger: Shoh vetem merkaton!

    18 Korrik

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mund te pres deri ne fillimin e Premier League, perpara se te caktoje nje drejtor te ri sportiv. Vengeri ka nisur kerkimet per ate qe duhet te jete bashkepunetori i tij me i afret qe prej largimit te zevendespresidentit David Dein ne prill, por trajneri francez mund te vendose te prese, ne menyre qe te mos trazoje atmosferen e qete qe mbreteron per momentin. Zbuluesi i klubit, Zhill Grimandi, perflitet si kandidati kryesor per detyren e drejtorit sortiv, ndersa Niki Hemond, drejtori sportiv i Redingut, eshte gjithashtu nje kandidat. Nderkohe, eshte drejtuesi veteran i Arsenalit, Ken Friar qe marre persiper perkohesisht detyren e drejtorit sportiv. “Doja te gjeja njeriun e pershtatshem per kete pozicion qe perpara perfundimit te sezonit te shkuar, por me pas nisi merkato dhe levizjet e saj. Mendova qe ky do te ishte momenti me i keq per te caktuar nje drejtor sportiv, pasi nuk do te kisha kohe per t’i shpjeguar se cfare doja konkretisht”, thote Vengeri. “Nuk doja te turbulloja atmosferen ne klub, gjate fazes se merkatos. Per momentin, po bashkepunoj me Ken Friarin dhe ai po ben nje detyre te mire”. Marredhenia e Vengerit me David Deinin ka qene shume e ngushte gjate dekades se francezit ne krye te Arsenalti dhe Deini isnte i ngarkuari per te cuar perpara cdo operacion merkatoje. Largimi i zevendespresidentit ishte nje prej arsyeve qe Henri citoi si motive qe e binden per t’u larguar nga Arsenali, pasi humbi besimin ne efektshmerine e klubit per t’u perforcuar si duhej, pa Deinin.

    Ture: Venger do te qendroje!

    Lukasz Fabianski, Eduardo Da Silva, Havard Nordtveit dhe Bakari Sagna kane mberritur deri tani, ndersa Arsenali behet gati te nise epoken “pas?Venger”. Kontrata e Vengerit me “topcinjte” skadon ne fundin e sezonit te ardhshem dhe bisedimet jane duke u mbajtur. “Jam i sigurt qe Vengeri do te qendroje”, deklaroi mbrojtesi Kolo Ture. “Zoti Arsen eshte shume i rendesishem per kete klub dhe qendrimi i tij do te perbente nje garanci te rendesishme per sukses. Kemi nevoje te fitojme tituj dhe jam i sigurt qe nen drejtimin e Vengerit do te vazhdojme te fitojme shume ne te ardhmen”. Pavaresisht se largimi i Henrise ka bere qe media te dyshoje ne aftesine e Arsenalit, per te mbetur midis kater me te mireve, per here te pare nen drejtimin e Vengerit, atmosfera brenda grupit mbetet optimiste. “Te gjithe jemi permiresuar shume ne aspektin mendor”, vazhdon mbrojtesi nga Bregu i Fildishte. “Kjo skuader ka luajtur se bashku per nje kohe te gjate. Cdo futbollist ka nje rol shume te rendesishem dhe kemi shume besim. Te gjithe kemi perparuar shume se bashku dhe e dime qe mund t’ia dalim mbane. Eshte e vertete qe ne sezonin e fundit mbetem shume pike pas, por ne ndeshjet e drejteperdrejta me Mancesterin, Celsin dhe Liverpulin treguam qe nuk jemi aspak inferiore dhe kjo na jep shume besim”, perfundon Tureja.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •