Ibra: Championsin para titullit!
15 Korrik Nese luan si flet, do te behet edhe me i frikshem ne fushe, sic po permiresohet dita-dites ne italisht. Interi eshte ne rregull, kjo eshte ajo qe i intereson me shume, por pasi sigurohet fillon te flase per veten. Zlatan Ibrahimovic e perrdor gjithnje e me pak anglishten: frazen "nuk me intereson fare" e thote ne perfeksion kur e pyesin sa do te donte ta fitonte Topin e Arte sivjet. Ibras i intereson vetem te jete shendoshe e mire: "Jam habitur nga forma ime: mendoja se rikuperimi pas operacionit do te kishte qene shume me i veshtire". Nese eshte shendoshe e mire demton te tjeret dhe Ibrahimovic e di mire kete. Prandaj, ne pritje te fillimit te sezonit te ri, ai i kerkon shume si vetes ashtu dhe Interit.
- Ibrahimovic, qe diten e pare pas titullit ju mendonit per sezonin pasardhes, ate qe pritet te filloje, dhe thonit: kujdes, sezonin e ardhshem do te jete me e veshtire: a e konfirmoni kete?
- Sigurisht, por nuk po ankohesha: kampionet kane me shume presion mbi vete, eshte normale. Madje, keshtu duhet te jete.
- Me e veshtire per Interin apo per Ibrahimovicin?
- Per te dy. Per Interin sepse vjet doli mire dhe tani pret qe te ngjitet edhe me lart: tani, ndaj nesh, do te jete gjithnje "takimi i sezonit". Por e dinim, keto dite pata nje ndjesi te forte: secili prej nesh e di shume mire se cfare duhet te beje.
- Permiresimi ne krahasim me vjet do te thote fitorja e Champions?
- Ne ate kompeticion nuk duhet patjeter te jesh skuadra absolutisht me e forte: duhet te jesh e tille ne castin e duhur, por duhet edhe pak fat.
- Morati ka thene: mes Champions League dhe titullit preferoj te paren. Po ju cfare mendoni?
- Sezonin e kaluar fitimi i titullit apo Champions League na jepte nje gezim te njejte. Por sivjet edhe une them Champions League, sepse ne nivel klubesh me mungon vetem ky trofe. Ndonjehere mendoj per Nedvedin: nje karriere e shkelqyer dhe tani thuajse i dorezuar per ta mbyllur pa e fituar ate Kupe. Ja, nuk do te doja kurre te terhiqesha nga futbolli me pishmanin qe ka Paveli tani.
- Cfare ju mungoi per ta fituar sezonin e kaluar?
- Mbase ishim shume te perqendruar mbi titullin, dhe jo rastesisht e fituam duke thyer shume rekorde. Kishte nje pritshmeri te madhe per fitoren tone, dhe besoj se kjo kuptohej edhe nga jashte, jo me nga brenda. Tani kemi gjithcka qe na duhet per te synuar te dy trofete pa humbur energji. Sepse titullin e nje kampionati qe mund te behet kaq i paparashikueshem dhe qe do te jete shume i bukur edhe sepse do te kete shume tifoze me teper ? te Juves, Napolit, Xhenoas ? nuk ia dhurojme askujt.
- Aq me teper Juventusit: i kenaqur qe po e rigjeni si rivale?
- Po i pres dy sfidat me Juven, kam deshire t'i luaj: lojtaret e medhenj i sheh ne ndeshjet e medha dhe ndaj tyre ndeshjet jane gjithnje te medha.
- Si e shihni Juven e re?
- E kam ndjekur shume pak merkaton, por sidoqofte eshte me siguri nje skuader e re, pra qe duhet zbuluar. Ne nje fare menyre eshte sikur te filloje gjithcka nga zeroja, prandaj do t'i duhet pak kohe per t'u kthyer ajo skuader qe ishte dy vjet me pare: dy vjet me pare Juvja ime ishte si Interi i tanishem.
- Po Milani, qe per momentin ka levizur shume pak ne merkato?
- As nje vit me pare nuk kishte bere gjera te medha, por me pas fitoi Champions League. Besoj se e dine se cfareduhet te bejne, por nuk nxitohen dhe une e di mire kete strategji: mos harroni, Juvja me mori vetem ne minuten e fundit te merkatos nga Ajaksi.
- Interi tani per tani ka blere vetem Suazon: nje mendim sulmuesi?
- Ishte bere simboli i Kaljarit me shpejtesine e tij dhe golat e shumte: tani duhet ta beje per ne.
- Ka nga ata qe thone se jeni shume, sidomos ne sulm: kush ekzagjeron ne kete mes?
- E thone ata qe na kane friken: konkurenca te ndihmon te mos qash ata qe nuk jane dhe sidomos per te dhene maksimumin, te gjithe.
- Ate qe, sic duket, po jep Adriano: sic e keni pare keto dite, a mendoni se castet e tij te veshtira jane hedhur pas shpine?
- Ai duhet vetem te vazhdoje keshtu dhe te kujtoje se te gjithe kalojne caste te veshtira: me mjafton te mendoj per gjashte muajt e mi te fundit tek Juventusi. Adriano eshte gjykuar shume, sepse nga aii pritet shume: sezonin e tij te pabesueshem e mbaj mend, e mbajne mend te gjithe.
- Ibrahimovic?Adriano: kjo dyshe nuk eshte pare ende ne fushe.
- Dy si ne ? dy njerez qe ne fushe dhe jashte saj shkojne mire me njeri-tjetrin ? nese jemi ne rregull fizikisht mund te behemi te veshtire per t'u ndalur. Me kusht qe askush, duke filluar nga ne te dy, te mos harroje qe nje skuader nuk mund te varet kurre vetem nga dy lojtare.
- Po tani, a i mungon ndonje gje ketij Interi?
- Na mungon vetem Kivu: duhet te vije tek Interi. Une e njoh mire, kur luanim se bashku tek Ajaksi. Nuk do te kishim shkuar kurre aq larg ne Champions League (cerekfinale 2002?2003) nese nuk do te kishte qene ai. Kristian nuk eshte vetem nje mbrojtes, eshte nje lojtar: i kompletuar, di te beje gjithcka dhe ka potencialin per t'u bere me i miri ne bote ne rolin e tij. Madje ne rolet e tij. Anzi, nei suoi ruoli.
- Si mendoni se do te perfundoje kjo ceshtje?
- Kur ka goditje te medha, shpesh ndodhin rremuja te medha: ky eshte biznesi. Por shpresoj qe te sistemoje gjithcka shume shpejt.
- Thate: sivjet do te jete me e veshtire edhe per mua. Pse?
- Se pari sepse do t'i ve vetes me shume presion: per mua e kaluara eshte e kaluar dhe e di se mund te jap me shume sec dhashe ne kampionatin e fundit.
- Me shume ne c'drejtim?
- Me shume aftesi per te dominuar ndeshjet, me shume gola, me shume asist, me shume fantazi, me shume krijueshmeri. Gjithcka: nuk me pelqen te jem i mire vetem ne nje drejtim.
- Sistemi i lojes ne forme rombi, a eshte ideali per t'ju ndihmuar?
- Jo vetem per te me ndihmuar mua, por gjithe Interin: por duhet ta zhvillojme, ta bejme edhe me sulmues nese ia dalim mbane, dhe pse ne Itali nuk eshte e lehte. Per mua futbolli eshte sulm dhe nese e kerkojme kete rruge me zgjuarsi, mund t'ia dalim mbane. Por ne fund te fundit, qe sezonin e kaluar shenuam shume gola, apo jo?
- Fundi i sezonit 2007: e mbani mend stuhine per ate interviste...
- Po, e kuptova: ate per Moxhin, kontrata ime etj, etj. Fjalet e mia u perdoren dhe nga nje gje e vogel u krijua nje stuhi e madhe.
- Pershtypje lane sidomos fotot me ju, djalin tuaj dhe Moxhin, si dhe fakti qe flisnit per te ne nje fare menyre.
- Sot thua Moxhi dhe te gjithe te sulmojne: eshte normale pas gjithe asaj qe ndodhi, thuajse askush nuk e sheh me pozitivisht. Por Moxhi beri kurre asgje per te me demtuar: ai me respekton, une e respektoj. Por une nuk kam thene kurre qe Interit i duhet Moxhi.
- Por, cfare thate?
- Qe Interi eshte nje klub i shkelqyer, por mund te permiresohet: sic mund te permiresohet Juvja, sic mund te permiresohem une ne fushe, sic mund te permiresohen te gjithe. Flisja per Interin, pra flisja edhe per veten, sepse une jam i Interit, dhe e kisha thene: "Interit i sherben nje njeri me aftesite e Moxhit ne merkato".
- Pra?
- Me aftesite e tij organizuese dhe kontrollin ne amjentin ne te cilin punon: ne ate Juve, nese shkoje ne banjo Moxhi e dinte. Te gjithe menduan se une sulmova Marko Branken apo Gabriele Orioalin. Gabim: une nuk kam asgje kunder Brankes, ka qene gjithnje me i binduri per ardhjen time dhe nese nuk do te kishte qene ai sot nuk do te isha tek Interi. Por as kunder Orialit, sepse nuk do t'i takonte atyre ai rol. Nje rol qe mund te jete gjithsesi i rendesishem, per nje klub si Interi.
- Ne ate interviste keni thene edhe se Raiola, agjenti juaj, ka shkuar ne klub dhe ka kerkuar nje rritje te pages suaj vjetore.
- Ne gjithe karrieren time nuk kam folur kurre per para: gjeni nje interviste timen ne te cilen e kam bere. Une nuk kam kerkuar te ngre rrogen, nuk kam kerkuar rishikimin e kontrates: kam firmosur nje marreveshje me Interin deri ne 2010-n dhe kur firmos, do te thote se je i kenaqur qe po e ben. Ne fakt, une jam i kenaqur dhe e shoh te ardhmen time tek Interi: pastaj, nese Interi me therret per te folur per kete ceshtje, kjo eshte nje tjeter gje. Do te mendoje agjenti im, une mendoj vetem per te fituar.
Krijoni Kontakt