Jetimet e Don Fabio Kapelos
E Diele, 01 Korrik 2007
Kane lene Juventusin me "faleminderit, por jo, nuk na intereson seria B". Kane dashur Real Madridin, sepse "faleminderit po, ketu luhet per Champions". Edhe pas nje viti, te gjithe jane ne veshtiresi. Per triaden bardhezi te formuar nga Kapelo, Emerson dhe Kanavaro, nuk mjaftoi te fitonte Ligen ne fije te perit, qe te kishin nje te ardhme te qete. Kapelo eshte pushuar nga puna, e para ne karrieren e tij, sepse ka qene gjithmone ai qe i ka lene punedhenesit. Emerson eshte duke pasur te njejtin fat dhe Kanavaro, nese qendron, do te jete vetem se eshte i burgosuri i pages te tij.
Pas nje kohe njevjecare nga ikja e madhe nga Torino, fati po argetohet duke i ndeshkuar ish-bardhezinjte. Ndersa Juve kthehet ne A, nemesi perplaset mbi ata qe pane te "galacticos" nje te ardhme te lumtur e fitimtare. Ne triade ka hyre dhe Franko Baldini, nje tjeter kapelino ne ferr, qe le Madridin, pasi i kishte thene jo bardhezinjeve, pas ikjes se Moxhit, ku do ta zevendesonte. Nga njerezit qe solli Kapelo me fatkeqi eshte Emersoni. Edhe pse dje nga Brazili ka shpjeguar se nuk ka marre akoma gje zyrtare, tashme ne Spanje thuhet se Reali i ka dhene duart. I vjetri Puma nuk do te hyje ne planet e trajnerit te ri, Shuster. Presidenti Kalderon ka folur me menaxherin e brazilianit, Gilmar Volezin, per t'i komunikuar se Emerson, qe paguan edhe besnikerine e tij absolute per Kapelon dhe ne merkato eshte i lire te kerkoje skuader. Histori e keqe. Milani ishte prane lojtarit per vetem dhjete dite do te ishin bere dhe analizat mjekesore. Qe atehere, raportet mes dy klubeve, per ceshtjen e Kakase, jane ftohur. Situata mund te ndryshoje, sepse Emersoni nuk ka me kontrate me Realin. Ne shenjester mund te jete edhe Juve, megjithate mesfusha e bardhezinjeve eshte ne rregull. Gjithcka eshte e qarte dhe per kete me delikat eshte pozicioni i Kanavaros.
Kampioni i botes eshte rob i pageses se tij (merr 5 milione ne vit). Eshte rob i moshes se tij 34-vjecare qe i mbushi te marten e kaluar. Juve ka bere depertime te lehta, por presidenti Koboli Xhijli i ka mbyllur rrugen: "Kthimet jane gjithmone te veshtira. I jemi mirenjohes per te shkuaren, por shikojme para". Perjashtohet Napoli, sepse ka akoma ambicie teper te limituara, Kanavaro nuk do te luaje nga Madridi "Te qendroje, deshiron te fitoje Championsin", shpjegon menaxheri i tij. Por rrezikon te mos jete me ne zgjedhjen e pare. Reali e ka marre gjermanin Metzelder, po ben tratativa per Kivune, Aleksin dhe Militon. Minimumi qe duhet te beje Fabio duhet te sforcohet per te gjetur nje vend".
Nje rast qe i perket atij te Kasanos. Te Reali prej kohesh ka nje ndarje shtepie. Edhe Kapelo e kishte shkarkuar. Barezi deshiron te qendroje, por ka lekundje edhe per ate. Drejt Milanit? Galiani nuk perjashton asgje: "Do te ishte nje sfide terheqese, eshte nje talent, por duhet te jemi te gjithe dakord mbi ardhjen e tij".
Krijoni Kontakt