Close
Faqja 231 prej 311 FillimFillim ... 131181221229230231232233241281 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,301 deri 2,310 prej 3101
  1. #2301
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Hergrivs: Tek Manēesteri, pėr mė shumė tituj!

    30 Qershor Mesfushori i kombėtares angleze, Ouen Hergrivs, u largua dje pėrfundimisht nga Bajerni i Mynihut dhe falenderoi klubin bavarez qė i dha mundėsinė tė luante nė futbollin profesionist. Pasi Bajerni ra dakord tė shiste 26?vjeēarin pėr 25 milion euro nė “Old Trafford”, mesfushori i lindur nė Kanada pret me padurim tė “shijojė” pėrvojėn e tij tė re nė Premiership. “Mė pėrpara nuk do tė kisha menduar kurrė se do tė luaja njė ditė nė Gjermani”, deklaroi Hergrivsi. “Jam shumė i kėnaqur qė Bajerni mė dha kėtė mundėsi. I uroj tė gjithė tė mirat. Dhjetė vitet e fundit kanė qenė njė ėndėrr pėr mua dhe pėr Bajernin do tė ruaj vetėm kujtimet mė tė mira brenda meje”. Edhe pse Hergrivsi nuk mund tė largohej nga “Allianz Arena” me tituj, pasi Bajerni pėrfundoi vitin nė vendin e katėrt (pozicioni mė i ulėt nė kampionat qė prej mbėrritjes tė Ouenit nė Bavari), anglezi largohet pėrsėri me njė “kurrukulum” mbresėlėnės nga Bundesliga. Tek Bajerni, Hergrivsi fitoi katėr tituj tė Gjermanisė, pėrfshi Champions League nė vitin 2001 dhe njė Kupė Interkontinentale. Hergrivs shpreson qė kalimi i tij nė “Old Trafford” tė mos tė ndėrpresė periudhėn e suksesshme tė karrierės sė tij. “I kam vendosur vetes shumė objektiva nė vitet e fundit dhe i kam arritur pothuajse tė gjithė. Tani shpresoj qė tė vazhdoj nė kėtė rrugė. Pėr mua do tė nisė njė epokė e re dhe shpresoj qė tė vazhdoj tė fitoj sa mė shumė tituj. Nuk kam asnjė qėllim konkret, por ėshtė e qartė qė kur mbėrrin tek Manēeseri kėrkon tė fitosh gjithēka. Do t’i bashkohem skuadrės kampione tė Anglisė dhe tė gjithė e dimė se tė mbrosh titullin ėshtė mė e vėshtirė se ta fitosh atė. Sfida e kėtij viti nė Premier do tė jetė shumė emocionuese, por Manēesteri ka njė skuadėr me tė vėrtetė tė madhe dhe do tė pėrpiqem tė jap mė tė mirėn time pėr tė ndihmuar skuadrėn qė tė vazhdojė tė fitojė gjithēka”.
    #VamosArgentina

  2. #2302
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Benitez: Torres s’vonon!

    30 Qershor Rafael Benitez beson se ėshtė shumė pranė arritjes sė blerjes sė lojtarėve tė mėdhenj, pėrfshi edhe Fernando Torresin. Bosi i “Anfield Road” nuk e tha hapur se Liverpuli dhe Atletiko e Madridit kanė rėnė dakord nė parim pėr marrjen e sulmuesit spanjoll nė Mersisajd, por burime pranė klubit lėnė tė kuptohet se kanqė mbetur vetėm kushtet e kontratės me lojtarin pėr t’u caktuar dhe kjo do tė ndodhė kur ai tė kthehet nga pushimet javėn e ardhshme. Megjithėse zyrtarisht nga Madridi nuk e pranojnė largimin e Torresit, spanjollėt janė tė vetėdijshėm qė gjėrat mund tė ndryshojnė shumė shpejt. Ditėn e djeshme, Benitezi nuk u pėrpoq tė mohonte zėrat se marrėveshja ishte mbyllur. Tekniku spanjoll tha: “Mund tė them vetėmse Fernando Torres ėshtė njė prej lojtarėve qė kemi kėrkuar”. Por pasi ka kaluar tashmė njė javė nga faza pėrgatirore, spanjolli beson me ngulm qė bashkėkombasi i tij “ka rėnė nė rrjetė”. Ai shtoi: “Gjithmonė duhet tė jesh i emocionuar nė fillim tė sezonit tė ri. Gjithashtu duhet tė kesh besim te skuadra jote dhe shpresojmė qė shumė shpejt tė sjellim lojtarė tė rinj pėr tė pėrmirėsuar skuadrėn edhe mė tepėr. Po punojmė pėr tė blerė lojtarė tė rinj. Siē e kam thėnė dhe mė parė, baza e skuadrės ėshtė formuar tashmė dhe na duhet vetėm t’i bėjmė disa shtesa”. Drejtuesit e “Anfield” kanė shumė besim tani se marrėveshja e Torresit ėshtė e realizuar. Ata mendojnė tė paguajnė njė shumė tė pėrafėrt me 27 milionė stėrlinat qė vlen klauzola e lėshimit tė lojtarit nga Atletiko. Sidoqoftė, duhet tė pritet edhe fjala e Torresit pėr tė lėnė Madridin, ku tifozėt e adhurojnė qė prej debutimit tė tij nė moshėn 16?vjeēare. Xhibril Sise nuk ka pranuar qė tė pėrdoret si pjesė e marrėveshjes sė Torresit, por ka tė ngjarė qė Liverpuli tė shesė Luis Garisan pėr katėr milionė stėrlina te Atletiko. Benitez do tė preferonte tė mos e humbiste mesfushorin spanjoll, por periudha e gjatė qė ka kaluar i dėmtuar ka bėrė qė tė humbasė vendin e tij si titullar i rregullut, sidomos pas blerjes sė Havier Maskeranos. Liverpuli gjithashtu ka blerė gjithashtu mesfushorin e ri brazilian, Lukas Leiva, pėr 5 milionė stėrlina nga Gremio, i cili do tė kėrkojė menjėherė tė luftojė pėr njė vend nė formacion. Mbėrritja e Leivas, por edhe sulmuesit ukrainas, Andrij Voronin, ka tė ngjarė tė nxjerrė jashtė Kreig Belamin. Benitezi dėshiron tė shesė edhe Sisenė pėrfundimisht, pas vitit qė kaloi borxh te Marseja. Shitjet e lojtarėve tė mėsipėrm mund tė lehtėsojnė shpeznimet pėr Torresin.
    #VamosArgentina

  3. #2303
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Abidal: Erdha pėr gjithēka!

    30 Qershor “Bisedimet me Lionin nuk ishin tė lehta, por gjithmonė kam ėndėrruar tė luaj nė kampionatin spanjoll me Barēėn”



    Mbrojtėsi francez, Erik Abidal, kaloi dje me sukses vizitat mjekėsore dhe ėshtė prezantuar zyrtarisht si lojtari i ri i katalanasve, pėr katėr sezonet e ardhshme. Gjatė konferencės sė tij tė parė pėr shtyp si lojtar i Barcelonės, Abidal deklaroi se shpreson qė tė mos e zhgėnjejė kėtė skuadėr dhe se objektivi i tij ka qenė gjithmonė qė tė luajė nė kampionatin spanjoll. Drejtuesit katalanas paguan 15 milionė euro pėr tė marrė mbrojtėsin francez nga Olimpiku i Lionit dhe nėnshkruan njė kontratė 4?vjeēare me tė. Abidal, 27 vjeē, ėshtė blerja e tretė pėr Barcelonėn pas asaj tė Tierri Henrisė (Arsenal) dhe mesfushorit Jaja Ture (Monako). Abidali ka luajtur 23 ndeshje me skuadrėn e Francės, me tė cilėn u shpall nėnkampion i botės nė Gjermani 2006. Erik Abidal do tė veshė te Barcelona fanellėn me numėr 22, qė tashmė mbetet e lirė pėr shkak tė largimit tė Havier Saviolės. Pėr Abidalin kjo do tė jetė eksperienca e parė jashtė Francės, ku kishte zhvilluar tė gjithė karrierėn e tij deri tani. Eriku ka lindur nė 11 shtator tė vitit 1979, ėshtė 1,86 metra i gjatė dhe peshon 75 kilogram. Abidal ka tre sezone qė luan me Lionin, skuadėr me tė cilėn ka fituar tre kampionate dhe tre Superkupa France. Abidal ka luajtur gjithashtu edhe me skuadrėn e Monakosė (2000?02) dhe Lilės (2002?04). Tani mbrojtėsi francez kėrkon tė fitojė kampionatin spanjoll dhe Champions League me skuadrėn e Barcelonės. “Ka qenė njė ditė e madhe pėr mua. Bisedimet me Lionin nuk kanė qenė tė lehta, por objektivi im ka qenė gjithmonė qė tė vesh fanellėn e Barcelonės. Dua tė fitoj ēdo titull me kėtė skuadėr dhe jam shumė i lumtur qė do tė luaj nė njė stadium si “Camp Nou”. Shpresoj qė tė mos t’ju mos zhgėnjej”.

    Theks francez nė “Camp Nou”

    Mbrojtėsi francez, u shpreh se nuk kishte ndėrmend tė fillonte fazėn pėrgatitore me skuadrėn e Lionit. Abidal bėri tė ditur se e kishte informuar presidentit e Lionit, Zhan Mishel Olas, se synimi i tij ishte qė tė largohej dhe tė luante nė njė skuadėr tjetėr. “Nuk ėshtė se doja tė ushtorja presion mbi Lionin, por mendja ime ishte diku tjetėr dhe jo nė “Gerland””. Me ardhjen e Abidalit, numri i francezėve nė radhėt e Barcelonės do tė rritet nė katėr, sėbashku me mbrojtėsin Lilian Turam dhe sulmuesin Tierri Henri. Katalanasit zotėrojnė edhe kartonin e francezit Ludovik Zhyli, qė pritet tė largohet. I pyetur pėr faktin se historia tregon se lojtarėt francezė asnjėherė nuk kanė triumfuar te Barcelona, Abidal tha: “Nuk duhet tė jem pesimist sepse nuk ka arsye qė gjėrat tė mos funksionojnė mirė”. Mė pas mbrojtėsi francez ėshtė shprehur se gjithmonė i ka pėlqyer kampionati spanjoll dhe se dėshira e tij ishte qė tė luane nė njė kampionat ku pėrputhet me nivelin e tij si futbollist. Abidal vjen te Barcelona pėr tė luajtur si mbrojtės i majtė, por ai mund tė luaj edhe nė rolin e mbrojtėsi tė qėndrės, duke patur parasysh se kapiteni Karles Pujol ėshtė i dėmtuar dhe do tė qėndrojė jashtė fushave tė lojės pėr tre muaj.

    Laporta: Erik, njė emėr i madh!

    Presidenti i Barcelonės, Hoan Laporta, e cilėsoi blerjen e Erik Abidalit si njė nga blerjet mė tė goditura tė klubit qė ai drejton. Laporta bėri elozhet e tij pėr ish?mbrojtėsin e Lionit. “Eriku na pėlqente shumė dhe mė nė fund ia dolėm mbanė dhe e blemė. Mendoj se ėshtė njė lojtar fantastik dhe se do ta ndihmojė shumė skuadrėn nė arritjen e objektiva tė saj. Endrra e vetė lojtarit ishte qė tė luante me Barcelonėn dhe ne ia bėmė realitet atė”. Ndėrsa sekretari teknik i Barcelonės, Ēiki Begirishtajn, u shpreh se klubi katalanas e ka ndjekur lojtarin qė nė vitin 2003 kur luante pėr skuadrėn e Lilės. “Abidal ėshtė njė lojtar shumė i mirė fizikisht, i shpejtė dhe shumė pozicional. Kemi qenė tė informuar pėr tė qė nė vitin 2003 kur luante pėr Lilėn. Besoj se ėshtė njė forcė shumė e madhe pėr Barcelonėn dhe shpresojmė qė tė jap maksimumin e tij. Jemi tė kėnaqur qė kjo marrėveshje u mbyll me sukses, por duhet thėnė se e rėndėsishme ishte dėshira e lojtarit pėr tė veshur fanellėn e Barcelonės”.
    #VamosArgentina

  4. #2304
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Morati: Juve, ta kemi frikėn!

    30 Qershor “Tani ndryshon puna, sepse bardhezinjtė po ndėrtojnė njė ekip tė fortė dhe tradita do t’i ndihmojė tė synojnė triumfin nė Serinė A”



    Dy hapa, jashtė Pallatit Marini, nė “zemrėn” e qytetit tė Romės, “lagjes” ku mblidhen tė gjithė politikanėt, ėshtė edhe Masimo Morati, i cili duket i qeshur dhe i gėzuar. Mė shumė pėr titullin e fituar sezonin e shkuar, pėr merkaton e kėtij viti, por edhe sepse ėshtė takuar me “kokat” e shtetit. Presidenti i Interit nuk mund tė qėndrojė pa folur nė lidhje me tė ardhmen dhe pėr “Tuttosport”, dhuron njė intervistė tė gjatė. Nė fjalėt e tij dallohet siguri, optimizėm por... edhe frikė! Sepse, “Juventusi ėshtė kthyer nė Serinė A, tani nisin telashet pėr ne”. Njė deklaratė shokuese, qė nuk parashikohej tė dilte, kurrė, nga goja e padronit zikaltėr. Kjo do tė thotė se Morati ėshtė bėrė realist, ose i kanė hipur tė dridhurat, sepse Seria A qė do tė vijė nuk do tė shohė vetėm “Zonjėn” e rigjeneruar, por edhe Napolin, Xhenoan, Romėn, Milanin, Lacion dhe Fiorentinėn, gati pėr tė “fundosur” kampionėt.



    ? Doktor Morati, dukeni i qeshur apo keni marrė njė tjetėr lajm tė gėzueshėm nė telefon...

    ? Ku e keni fjalėn? Shpjegohuni mė mirė!

    ? Gjithmonė pėr merkaton. Ndonjė blerje e re?

    ? Jo, jo, ėshtė ende herėt. Pastaj, ju do ta kishit marrė vesh mė shpejt se unė.

    ? Kėtė herė, do ta nisim duke folur pėr Juventusin, qė ju keni shumė pėrzemėr. Apo nuk ėshtė kėshtu?

    ? ... (Qesh)... Eh, ashtu ėshtė!

    ? A e dini se ka mundėsi qė tė rishohim sfidėn Inter?Juve nė ndeshjen e parė tė kampionatit, nė 26 gusht?

    ? Do tė ishte njė reklamė e mrekullueshme pėr sezonin qė do tė niste.

    ? Thoni tė drejtėn, e keni zili mėnyrėn se si drejtuesit e rinj bardhezi po ndėrtojnė skuadrėn?

    ? Zili? Kurrė... Natyrisht, meritat janė merita dhe s’mund tė hidhen poshtė, sepse do tė quhesha njė hipokrit. Klaudio Ranieri ėshtė njė person ekspert dhe kompetent. Drejtuesit bardhezi, deri tani, na kanė befasuar me shumė lėvizje, tė cilat nuk u prisnin.

    ? Mos e keni fjalėn pėr Trezegenė?

    ? Sigurisht: pas xhestit tė ndeshjes sė fundit, nuk besoja se do ta mbanin sėrish. Ia arritėn qėllimit dhe arritėn tė kryenin njė blerje tė rėndėsishme.

    ? Eshtė evėrtetė qė ju pėlqen shumė Trezege, sepse sa herė qė flisni, buzėqeshja juaj ėshtė instiktive.

    ? Eshtė e vėrtetė. Bėhet fjalė pėr njė sulmues i fortė, sepse di gjithmonė si tė pozicionohet. Bėn gjithmonė gjėnė e duhur. Njė futbollist qė tė garanton 20 gola nė sezon.

    ? Edhe Kamoranezi qėndroi: thuhej se ju po e ndiqnit italo?argjentinasin.

    ? Nuk ėshtė e vėrtetė.

    ? A do tė jetė Juventusi njė rival nė luftėn pėr titull?

    ? Kėtu dua tė jem i sinqertė dhe nuk dua qė fjalėt e mia tė merren me ironi. Mendoj se Juventusi, pėr traditė, pėr forcė dhe pėr skuadrėn qė ka, do tė jetė aty, duke luftuar me dhėmbė pėr tė fituar. Ata do tė synojnė titullin, sepse ėshtė kompeticioni i vetėm, bashkė me Kupėn e Italisė, qė kanė. Kjo i jep shumė avantazhe. Dhe, mendoj se Interi im do tė ketė mė shumė shtysa pėr tė dhėnė maksimumin, sepse do t’i duhet qė tė tregojė se sa i fortė ėshtė. Do ta shihni, do tė ketė superduele.

    ? Keni thėnė se nuk i trembeni faktit se skuadra juaj mund tė jetė e “ngopur”. A vazhdoni ta mendoni kėshtu?

    ? Thoja kėshtu sepse jemi tė mėsuar qė tė vihemi nėn akuzė dhe tė sulmohemi nga shtypi: kanė thėn se kemi fituar e dominuar sepse nuk ishte Juventusi. Nuk ėshtė kėshtu, por tani Juventusi ėshtė kthyer dhe do tė mundohemi qė t’i mbyllim gojėn atyre personave qė na kritikuan. Sigurisht, nuk dua qė tifozėt tė presin rekorde tė tjera, duke parė se objektivi ynė ėshtė qė tė fitojmė Champions League.

    ? Por, tifozėt bardhezi iu kanė si halė nė sy dhe ju e dini se pėr ēfarė bėhet fjalė...

    ? Mos mė pyesni pėr skandalet e pėr gjėrat e tjera. I kthehem kampionatit tė Serisė B: nuk ishte Interi ai qė provokoi rėnien e Juves nė atė kategori...

    ? A do tė ketė sėrish njė merkato tė “ēmendur”, ashtu si nė vitet e shkuara?

    ? Prisni, tani ndryshon puna. Jemi dy herė rradhazi kampionėt e Italisė, ndaj nuk mund tė ēekuilibrojmė kėtė grup qė ekziston dhe qė pėrbėhet nga kampionė. Do tė ketė disa riparime, por vetėm kaq. Nuk ėshtė se Morati ka para tė shumta pėr tė shpenzuar. S’jam njė Bill Gejts i futbollit, por si tė gjithė, mė pėlqen qė tė investoj nė njė sport, tė cilin dashuroj.

    ? Doktor Morati, Kapelon e shkarkuan nga pankina e Realit.

    ? Mė vjen keq, sepse pėr Fabio Kapelon kam njė respekt tė veēantė, por jo vetėm, sepse tė gjithė trajnerėt italianė janė tė matur dhe dinė tė drejtojnė njė skuadėr.





    “Pikantet” e Masimos

    Akuzat

    “Jemi mėsuar me sulmet dhe presionet qė na bėhen, ēdo ditė qė kalon. Por, nuk ėshtė faji ynė se dikush vepronte nė fshehtėsi, gjatė kėtyre viteve, ndaj s’kemi arsye pėr tė ndjerė keqardhje”



    Bilancet

    “Interi nuk ėshtė klubi i vetėm nė A qė i ka bilancet jo tė mira dhe kjo ėshtė diēka qė dihet. Nė Zyrėn e Hetimeve, prokurorėt mė pyetėn pėr blerjen e Suazos dhe jo pėr raportin fitim?shpenzim”





    Merkato

    “Diarra na intereson, por duam qė tė vlerėsojmė edhe tė rinjtė si Pato. Kivu dhe Tevez? Asnjė revolucion, por do tė kėrkojmė vazhdimėsi. Pastaj, kemi edhe Suazon tani, ndaj ėshtė mė e lehtė”



    Adriano

    “Le ė vazhdojė pushimet e tij, por durimi im dhe i tifozėve nuk do tė jetė i pėrjetshėm dhe ai e di kėtė gjė. Duhet tė jetė mė kėrkues nga vetja, sepse ndryshe s’do tė dijė tė dalė nga kriza”



    Inter?Mareska, “joshje” me shikim tė parė

    Enco Mareska, shumė shpejt, do tė jetė njė lojtar i Interit. Tė paktėn, kėshtu thuhet te e pėrditshmja e njohur “Marca”. Mesfushori italian, i cili nuk ka shumė vend te Sevilja, do tė kalojė nė Milano, me zikaltrit, pėr shifrėn 6 milion euro. Mungon vetėm “po”?ja e klubit fitues tė Kupės UEFA, pėr tė qėnė gjithēka zyrtare. Ndėrkohė, kampionėt e Italisė kanė dėrguar nė Spanjė njė agjent, Pepino Tirrin, pėr tė trajtuar me Seviljėn. Mareska duket se ka rėnė dakord. Por, Kandido Fortunato, agjenti i italianit, ka shuar entuziazmin zikaltėr, me deklaratėn e djeshme: “Janė vetėm zėra tė merkatos, sepse asgjė nuk ėshtė konkrete. Enco ėshtė i lumtur qė ėshtė te Sevilja, sepse sapo mbylli njė sezon tė jashtėzakonshėm”.



    Edhe Reali “fut hundėt” nė ēėshtjen Kivu

    Nuk kalon ditė pa ndonjė “bum” nė merkato dhe prapaskena qė befasojnė tė gjithė. Dhe, “telenovela” mė e ndjekur, nė kėtė merkato vere, ėshtė e lidhur me tė ardhmen e Kristian Kivut. Rumuni ėshtė mes Interit dhe Barcelonės, ndėrsa klubi i Romės po shqyrton tė dy ofertat: 14 milion tė ofruara nga Barcelona, 12 nga Interi. Por, lajmi i fundit qė vjen mund tė jetė ai pėrcaktues, sepse nė kėtė tratativė ėshtė futur edhe Real Madridi. Duket se Bernd Shuster, trajneri i ri i Realit, qė nuk ėshtė prezantuar ende, ka kėrkuar pėr nė mbrojtje pikėrisht mbrojtėsin verdhekuq. Oferta e fundit e Moratit, qė ėshtė takuar me Rosela Sensin, ėshtė 8 milion, plus 5,8 milion tė gjysmės sė kartonit tė Pizarros dhe bashkėpronėsinė e Obinasė. Por, kampionėt e Spanjės janė gati tė derdhin 16 milion euro nė arkat e Romės. “Dueli” ėshtė hapur!
    #VamosArgentina

  5. #2305
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Xhilji: “Zonja”, tani e uritur!

    30 Qershor Presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhilji, ėshtė i kėnaqur nga fushata e blerjeve nė merkato, e ndjekur nga drejtuesit e klubit bardhezi. Plani i rilindjes ėshtė drejt fundit dhe Seria B i pėrket vetėm tė shkuarės, njė “zbor” tė cilin torinezėt nuk do tė harrojnė kurrė, pėr nga vėshtirėsitė, menjėherė pas skandalit. Blerjet e fundit, ato tė rėndėsishmet, Iakuinta, Tiago dhe Almiron, bashkuar me rinovimet e Bufonit, Trezegesė, kanė bėrė qė entuziazmi, nė selinė bardhezi, tė jetė i madh, nė prag tė startit tė kampionatit tė ardhshėm tė Serisė A. Pasi kanė sistemuar mesfushėn dhe sulmin, bardhezinjtė janė duke ndjekr njė mbrojtės dhe pėrveē brazilianit Pepe, edhe Gabri Milito ėshtė shumė pranė transferimit me Juventusin. “Interesi pėr Militon ėshtė i ditur tashmė. Kemi nevojė pėr njė mbrojtės qendror dhe jemi duke trajtuar pėr Militon, por me Saragozėn ekziston njė diferencė e madhe ekonomike, mes kėrkesės dhe ofertės. Bėhet fjalė pėr disa miliona euro dhe pėr kėtė arsye nuk do tė jetė e thjeshtė qė marrėveshja tė arrihet. Seko ėshtė duke punuar nė lidhje me kėtė, por ėshtė shpejt pėr tė ditur diēka mė shumė”, tha Xhilji, duke folur mė pas pėr mundėsinė qė Kamoranezi tė rinovojė, ashtu si ėshtė shprehur edhe agjenti i tij: “Ekziston njė vlerėsim i madh reciprok mes klubit dhe lojtarit. Kamoranezi tregoi lidhjen e tij me Juventusin dhe kėtė vit ishte njė lojtar i rėndėsishėm. Nuk e shoh asnjė arsye qė na pengon pėr tė mos qėnė konkurrues, duke parė se kemi tė gjithė grupin e Serisė B dhe pėr kėtė arsye, do tė jetė edhe mė zbavitėse. Edhe nė deklaratėn time tė parė si president, thashė se do tė shihnit njė Juventus tė madh, me kalimin e kohės. Do tė mundohemi qė tė luftojmė pėr fitimin e titullit, duke parė se ėshtė prioriteti ynė. Mendoj se Milani, Interi dhe Roma do tė jetė kundėrshtarėt pėr t’u mundur, edhe pse duhet tė tregojmė kujdes edhe karshi Xhenoas dhe Napolit, sepse brenda fushės, janė gati tė pakalueshėm”.
    #VamosArgentina

  6. #2306
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pierluixhi Berluskoni: Duam Eto’onė

    30 Qershor Pierluixhi Berluskoni ka vetėm mbiemrin tė pėrbashkėt me tė atin, sepse nuk i ngjan aspak presidentit tė Milanit, Silvios. Nėse pėr padronin e “Djallit”, kthimi i Andrij Shevēenkos ėshtė njė prioritet dhe njė dėshirė e zjarrtė, e shprehur me kohė, pėr tė birin, gjėrat ndryshojnė: “Edhe pse babai im ka njė debolesė pėr Shevēenkon, mendoj se Andrij nuk do tė kthehet mė, duke parė se supa e ftohur nuk ėshtė asnjėherė e mirė. Dhe, dua tė pėrmend kėtu, atė xhest tė ukrainasit, ndeshjen e fundit tė kampionatit, kur ngriti dorėn nė shenjė lamtumire, nė tribunėn e tifozėve, nuk mund tė harrohet. Kur vjen lamtumira, nuk mund tė ketė kthim prapa. Nuk ėshtė normale. Ndaj, mendoj se Sheva nuk do tė kthehet”, tha djali i Berluskonit, duke u ndalur mė pas te Samuel Eto’o, objektivi numėr njė i Milanit, nė kėtė merkato vere: “Eto’o mbetet qėllimi kryesor i klubit, duke parė se ėshtė njė sulmues i cili ka karakteristika tė cilat na pėlqejnė dhe trajneri Anēeloti e ka evidentuar gjithmonė kėtė fakt. Pastaj, ėshtė i vetmi qė mund tė lėvizė nga Barcelona, sepse Ronaldinjo mė duket i vėshtirė. Drogba? Sigurisht, Drogba mbetet njė lojtar i madh dhe golat janė ato qė flasin pėr tė. Natyrisht, klubi i Ēelsit nuk mund tė lėrė tė lirė njė kampion si Didieri, por nuk i dihet”, pohoi Pierluixhi Berluskoni, duke folur mė pas pėr sezonin e ardhshėm dhe duke projektuar atė qė do tė vijė: “Tifozėt nuk duhet tė kenė frikė, ashtu si tha edhe administratori i deleguar, Galiani. Milani do tė vazhdojė tė dominojė nė skenėn kombėtare dhe ndėrkombėtare. Skuadra ka kampionė tė shumtė dhe njė trajner tė madh. Tė gjitha gjėrat shkojnė mirė. Na vjen keq qė ky mund tė jetė viti i fundit i Paolo Maldinit dhe vėshtirėsitė do tė jenė nė faktin e gjetjes sė njė zėvendėsuesi. Do tė jetė gati e pamundur, sepse Paolo ėshtė njė gjigant, njė kolos i futbollit”.
    #VamosArgentina

  7. #2307
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Galeti le Atletikon per Olimpiakosin

    E Diele, 01 Korrik 2007


    27 vjec, mesfushori i Atletikos se Madridit, Luciano Galeti, ka firmosur per Olimpiakosin perreth 2,5 milione euro. Pas 6 vitesh te kaluara ne Spanje, Galeti do te zbuloje nje kampionat te ri ne Greqi. Mbi te gjitha, ai ka mundesine qe te luaje edhe Ligen e Kampioneve. Argjentinasi ka zhvilluar 36 takime ne sezonin e kaluar, duke shenuar 4 gola.
    #VamosArgentina

  8. #2308
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Atletiko blen Forlan, per 21 milione

    E Diele, 01 Korrik 2007


    Atletiko Madridi ka arritur nje marreveshje me Vilarealin: vjen Diego Forlan per 21 milione euro. Blerja e madhe per bardhekuqte. Atletiko e ka marre lojtarin 28-vjecar per nje shume mjaft te larte. Forlan vjen nga Vilareali dhe zevendeson Fernando Torresin, i cili eshte nje hap larg Liverpulit. Uruguaiani e ka vazhduar karrieren e tij te Indipendenti, skuadra nga e ka peshkuar Ser Aleks Fergusoni, i afte ta sjelle te Mancester Junajtid ne 2002 per 7 milione sterlina. Pas dy vjetesh mjaft te pafata me "djajte e kuq" (per golin e pare i eshte dashur te prese tete muaj, ne te gjithe kohen atje ka shenuar 10), ja dhe kalimi i tij ne 2004 te Vilareali. Edhe karriera e tij kthehet ne nivelet e larta, me 56 gola ne 106 aktivizime ne periudhen e nje trevjecari. Tani kalimi tek Atletiko Madridi, ku do te beje detyren e veshtire te behet "El Nino".
    #VamosArgentina

  9. #2309
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Torres dhe Heinze drejt Liverpulit

    E Diele, 01 Korrik 2007


    Liverpuli eshte me te vertete prane ardhjes se Ferrnado Torresit nga Atletiko Madridi. E ardhmja e "Ninjos" eshte gati e shkruar: nga bardhekuq do te behet vetem i kuq. Blerja e madhe e Liverpulit per sezonin e ardhshem eshte destinuar qe te jete ai. Ata kane ofruar 32 milione euro, plus Luis Garsian. I vetmi problem eshte klauzola e klubit madrilen qe deshiron ta mbaje sulmuesin e ri.

    Por jo vetem Rafa Benitezi, qe kohet e fundit po merret me ironite e tabloideve angleze, ka gati goditjen. Te rivalet e perhershem Mancester Junajtid mund te vije nje tjeter lojtar nga liga spanjolle: Gabriel Heinze. Mbrojtesi i shkelqyer qe, per momentin, eshte i zene ne Kupen e Amerikes, por menjehere pasi te kthehet nga bluza e Argjentines, mund te kaloje te te kuqte per nje shifer 5 milione sterlinash.
    #VamosArgentina

  10. #2310
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Drogba: Nuk e njoh te ardhmen time

    E Diele, 01 Korrik 2007


    Sulmuesi i Celsit, Didier Drogba, eshte i pavendosur: "Duhet te vendos ne do te qendroj apo te iki". Qartesia e bluve dukej se ishte ai. Edhe Andry Shevcenko dukej se ishte i destinuar te ikte. Ndersa sot skenari eshte kthyer. Gazeta angleze "The Sun" ka sjelle disa deklarata te mesfushorit nga Bregu i Fildishte, qe tregojne raportin e tij me Celsin: "Deshironi te dini nese do te kthehem?". "Do te pres deri sa te jem gati. Tani po shijoj nje pushim qe e meritoj". Drogba vazhdon: "E dua Primer Ligen dhe nuk e kam me ngut te le Angline, por eshte me te vertete e veshtire te them se cfare do te bej javen tjeter. Kam punuar shume dhe do te doja te fitoja Ligen e Kampioneve me Celsin, por tani kam nevoje te shoh se cfare do te ndodhe". Ne fund pranon: "Per mua, mbetet deshira ime me e madh ne karriere. Edha tani ne zgjedhjen finale. Duhet te vendos ne do te iki apo do te qendroj. Edhe jam me te vertete kurioz te shoh nje bote tjeter futbolli, per te kuptuar se si eshte me te vertete futbolli jashte Anglise". Milani i ka hedhur syte nga Celsi, ndoshta Drogba mund te vije ne vend te Shevcenkos.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •