Close
Faqja 220 prej 311 FillimFillim ... 120170210218219220221222230270 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,191 deri 2,200 prej 3101
  1. #2191
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Titulli i dyfishte shtyn ikjen e Kapelos

    E Marte, 26 Qershor 2007

    Reali i Madridit, ndersa festonte dje titullin kampion ne basketboll, qe vjen pas suksesit ne Lige ndaj Barcelones, lajmeroi, permes presidentit te saj, se aktualisht nuk do te merret asnje vendim per te ardhmen e Kapelos. Ramon Kalderon, duke kujtuar tifozet se “ky sukses i dyfishte nuk realizohej qe nga viti 1986 nga madrilenet”, theksoi se te pakten brenda dy javeve ne vazhdim, e ardhmja e trajnerit Kapelo, mbetet ende brenda skuadres se mbeshtetur prej tij.

    Ne konferencen per shtyp u deklarua se mbledhja e drejtuesve do te vendose mes dy emrave te trajnereve, ate te kampionit te saposhpallur, Fabio Kapelo dhe ate te Bernd Shuster, te Getafes. E veshtire per te besuar, pasi duhet qe Reali te angazhohet ne merkato dhe trajneri duhet zgjedhur para fillimit te fazes parapergatitore, te fiksuar ne date 20 korrik. Per momentin duket se takimi i radhes per drejtuesit do te zhvillohet te enjten. Per te konfirmuar ndryshime ne “balotazhin” mes Kapelos dhe Shusterit, kane sherbyer edhe deklaratat e presidentit te Getafes, Angel Torres: “Sot do te kete surpriza, Bernd do te mbetet ne Getafe. Pres nje pergjigjeje para se te shkoj me pushime, brenda dy-tre ditesh do te merret vesh nese do te qendroj apo jo”. Dje nuk eshte realizuar takimi i pritur mes Kalderon, Torres dhe Shuster. Presidenti i Realit nuk ka marre pjese pas ndeshjes se basketbollit ne Barcelone.

    Torres dhe Shuster jane pritur si “kampione” nga populli i Getafes, edhe pse u munden ne mbremjen e te shtunes ne Kupen e Mbretit ndaj Seviljas. Pas ndeshjes, ne konferencen per shtyp, gjermani ka folur per gjyqtarin me nota kritike, duke mos preferuar te flase per te ardhmen e tij. Kalderon ka deklaruar: “Duhet te vendosim nese Kapelo do te vazhdoje, nuk duhet ta leme pas dore kete ceshtje. Duhet te marrim parasysh permbajtjen e relacionit teknik, i perpiluar nga ai qe merr vesh nga keto gjera dhe me pas do te marrim nje vendim”. Shuster do te kete mundesine per te marre hak ndaj Getafes, ne Superkupen e Spanjes, qe ne gusht do te kete kundershtar Realin e Madridit. "Nuk ia kam idene, dini me shume se une”. Blerja e Henrise nga Barcelona, a ju detyron te vazhdoni ne ndjekje te Kakase? “Ne mendojme vetem per vetveten. Henri eshte nje lojtar i mire, por ne ndjekim rrugen tone. Me pas, mendimi per Kaka: “Eshte nje futbollist i madh, por i perket nje klubi qe duhet te vendose per ta shitur, perndryshe...”

    Per te pare mendimet e tifozeve madrilene mbi te ardhmen e postit te trajnerit te kampionet eshte realizuar nje sondazh nga “Marca” ku 45,6% jane pro qendrimit te Fabio Kapelos, 31,2% per gjermanin Shuster. Me pas Venger, Laudrup dhe Kuman, emrat qe se fundmi jane komunikuar nga Kalderon, si kandidatura te tjera. Sipas “Marca” Reali do te ishte skuadra e vetme ne listen e klubeve evropiane qe ka hequr nga detyra e trajnerit, pasi jane shpallur kampione. I pari eshte Jup Hajnkes, me pas Vinsente Del Boske dhe tani pritet radha e Kapelos.
    #VamosArgentina

  2. #2192
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Cana, lojtari i vitit, pas Pirlos

    Lorik Cana arrin ne maje. Nuk eshte aspak nje “metafore” e as ndonje fjale me kuptim te dyfishte, por nje e vertete. Nje lajm i tille ka dale dje nga faqja zyrtare e internetit, “Football.fr”, e cila ka zhvilluar nje ankete, me specialiste franceze, ne lidhje me lojtaret me te mire te botes, te pershtatur me pozicionin qe luajne. Anketa perfshinte te gjitha rolet, duke filluar qe nga portieri, e deri tek dyshet sulmuese. E cuditshmja dhe njekohesisht e bukura ka qene se mesfushori i kombetares shqiptare, Cana, ka qene i renditur ne vend te dyte, ne kete ankete, si mesfushori me i mire mbrojtes, pas kampionit te botes me Italine dhe lojtarit te Milanit, Andrea Pirlo. Kjo eshte e para here qe nje futbollist shqiptar arrin te votohet kaq shume dhe te dale i dyti ne listen e mesfushoreve me aftesi mbrojtese. Por, me e cuditshmja ka qene se Cana, pervecse ka dale i dyti ne kete ankete te “Football.fr” ka lene mbrapa tre emra te mirenjohur te futbollit boteror. I pari eshte Diarra i Real Madridit (i renditur i treti), Makelele i Celsit (i renditur i katerti) dhe Fabregas i Arsenalit (i renditur i pesti). Gj.C.

  3. #2193
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Seria A dhe prapaskenat e veres

    26 Qershor Pasi kane pare t’i iki “nga duart” David Suazo, qe ka zgjedhur Interin, duke nenshkruar per zikaltrit, Milani nuk do te qendroje duke pare, ne rolin e spektatorit. “Te gjitha te dhenat qe jane pare deri tani te cojne te blerja e Samuel Eto’ose. Nuk mendoj se Barcelona, me Henrine, Mesin, Ronaldinjon dhe kamerunasin, do te mbaje kater yje ne nje ekip”, u shpreh Klaudio Paskualin, nje agjent i njohur i merkatos, qe kujdeset shume per ate qe ndodh ne lidhjet Itali?Spanje. “Jam i sigurte se njeri mes ketyre kater kampioneve do te largohet. Sheva? Mendoj se eshte zgjedhja e dyte”. Damiani fut ne merkato edhe Drogbane: “Nuk eshte vetem Eto’o, por edhe Didier Drogba”. Ndersa Boco nuk e shuan shpresen kuqezi per Ronaldinjon: “Dinjo do te luaje te Milani, do ta shihni”.Ne lidhje me Interin, Paskualin shprehet: “Ka te gjithe grupin e mbuluar, por mendoj se ne momentin e fundit, do te beje edhe nje blerje. Rikelme mund te jete njeriu i duhur, por nuk do te hidhja poshte alternativen Kasano, qe ka te gjithe vleresimin e Mancinit dhe mund te kthehet ne Itali. Operacioni mund te kryhet, edhe pse ne momentet e fundit”. Boco eshte me skeptik: “Gjithcka do te varet nga Rekoba: nese ai do te qendroje, ne sulm Interi eshte ne rregull, gjithmone nese Reali nuk fut hundet per Ibrahimovicin”. Damiano flet me siguri per Kasanon: “Antonio ka shume deshire qe te kthehet ne Itali, te Interi. Ka shume mundesi qe ai, sezonin e ardhshem, te veshe fanellen zikalter”.Aspekti qe shqeteson me shume tifozet e Juventusit eshte i lidhur me sulmin dhe me David Trezegene: “Duke mos u ndalur shume te xhesti i Trezegese, si nje besnik i tradhetuar nga klubi, mendoj se frrancezi ka shume mundesi per te qendruar”, tha Damiano. Paskualin ka nje opinion ndryshe: “Me Trezegene, cdo gje ka mbaruar dhe nuk mendoj se Davidi do te qendroje bardhezi. Juventusi mund te mendoje edhe per Saviolen, pervec Xhilardinos”. Boco eshte me i qarte ne mendime: “Ka shume mundesi qe Trezege te qendroje, duke pre se projekti i Juventusit eshte shume serioz dhe, per kete arsye, francezi mund te vazhdoje me “Zonjen”. Do te jete i rendesishem takimi gjate javes”.Per Paskualinin, Roma do te vazhdoje te beje blerja te tjera dhe nje nder keto mund te jete Alvaro Rekoba: “Rekoba mund te kaloje me Romen, edhe pse verdhekuqte jane ne rregull keshtu si jane, me blerjet e fundit”. Edhe Boco “sponsorizon” kalimin e Rekobes te verdhekuqte: “Alvaro mund te kaloje ne kryeqytet, por edhe nese kjo nuk ndodh, jam i bindur se Roma do te bleje edhe dy apo tre lojtare kalibri, sepse klubi i ka parate e nevojshme per te tilla operacione”. Damiano duket me i paqarte: “Mendoj se Roma po perpiqet me shume per repartin e mbrojtjes, duke pare se Kivu eshte i ikur. Por, mund te synoje edhe ne sulm, duke pare se do te luaje ne disa fronte, sezonin e ardhshem”.
    #VamosArgentina

  4. #2194
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Platini: Milani i shpetoi fytyren Italise!

    26 Qershor Mishel Platini feston muajin e tij te peste si president i UEFA?s. Ne nje interviste te dhene per nje emision sportiv italian, francezi ka shpjegur punen e tij dhe situaten qe po kalon futbolli i kampioneve te botes. “Puna qe po bej eshte e re per mua dhe kam mesuar shume gjera. Njerezit nuk kishin shume siguri dhe besim te punonin me presidentin e meparshem. Pengesat? Nga presidenti nuk i gjej. Fakti qe ke luajtur ne te kaluaren nuk do te thote se nuk mund te besh asgje per futbollin. Ky sport nuk eshte nje i semure ne gjendje te rende, ka nje histori te pafundme, ka perjetuar gjera shume te mira perpara meje dhe do te perjetoje edhe pas meje. Duhet te mendojme per te ardhmen e femijeve tane qe t’i bejme te luajne futboll. Nuk jane vetem Juventusi, Roma apo Avelino. Duhet te luajne te gjithe, t’i fusim femijet ne boten e ketij sporti i cili i ben ata me human dhe me te gezuar. Duhet te shohim aspektin social te futbollit”. Per sa i perket numrit te lojtareve te huaj ne kampionatet europiane, francezi tha: “Tashme Europa ka zgjedhur rrugen e lire per ta dhe ne nuk mund ta ndalojme. Nuk dua te hyj ne kete rregull qe i perket Komisionit Europian. Ndersa une mendoj se nje klub si Mancester Juanited dhe shume te tjere te rendesishem nuk mund te vijne e te marrin nje lojtar 15?vjecar qe nuk ka luajtur asnjehere ne vendin e tij dhe ne klubin e tij. Kjo eshte shkaterrim i plote”. Per sa i perket Milanit, kampiones se Europes, Platini tha: “Milani ka shpetuar fytyren e futbollit italian, ne krahasim me ate anglezin i cili kishte tre skuadra pjesemarrese ne gjuysmefinalet e turneut. Ka luajtur shume mire ne ndeshjet e fundit, sidomos kunder Mancesterit dhe Liverpulit. Finalja nuk ishte shume e bukur, por Milani fitoi me dy gola “alla Inzagi”. Une duhet te isha neutral, por njoh shume lojtare italian, me te cilet kam luajtur ne nje skuader dhe i kam patur edhe kundershtare. Trofeu i dorezuar ne tribune vlen per te dhene pak me humanizem dhe per t’i sjelle lojtaret midis tifozeve dhe popullit”. Ato imazhe do te kujtohen gjithmone, si ajo e Bobi Murit i cili merr Kupen e Botes 1966 nga Mbreteresha Elizabet”. Per sa i perket Europianit 2012 i humbur nga Italia dhe i kaluar ne “doren” e Ukraines dhe Polonise, Mishel Platini tha: “Kane qene 12 persona qe kane votuar ne menyre sekrete. Tete kane votuar kunder Italise, ndersa une kam qene neutral. Ndoshta drejtuesit italian duhet te kishin punuar me shume. Kush eshte ulur ne poltron ne Itali mund te thote shume gjera, por nuk e di se cfare ndodhi. Kandiidatura e Polonise dhe Ukraines ishte dicka me e mire dhe shume e rendesishme. Do te jete nje Europian i veshtire per t’u organizuar, shume me i veshtire se te tjeret, por si president i UEFA?s duhet te punoj shumene menyre qe gjithcka te shkoj perfekte”.
    #VamosArgentina

  5. #2195
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kotbus dhe Volfsburg kerkojne Dallkun

    26 Qershor Mbrojtesi i Kombetares se Shqiperise dhe Vorskla Poltavas, Armend Dallku, eshte vene “ne radarin” e dy skuadrave te Bundesliges. Per sherbimet e tij koheve te fundit interesim te madh kane shprehur Energi Kotbus dhe Volfsburg. Lajmi eshte bere i ditur nga vete futbollisti, i cili po qendron ne Kosove per pushime verore. “Ende nuk jam degjuar me drejtuesit e Vorskles, por gjate ketyre diteve do te bisedoj. Tashme klubet Kotbus dhe Volfsburg kane shprehur deshiren e tyre, edhe para zyrtareve te klubit, por eshte heret te flitet per nje kalim te mundshem atje”, ka thene Dallku. Para pak ditesh Dallku bashke me Debatik Currin jane kerkuar nga skuadra turke Ankaragucu, qe drejtohet nga ish?trajneri i Shqiperise, Hans Peter Brigel. “Oferte e mire eshte edhe ajo e skuadres turke, Ankaragucu, por se pari do te ulem te bisedoj me kreret e skuadres sime”. Ai thote se eshte teper i interesuar te nderroje vend, te kaloje ne nje skuader me te madhe. “Jam i interesuar te luaj diku tjeter, pasi besoj se kam nje pervoje te mire dhe kjo do te ishte ne favorin tim. Nuk eshte saktesuar ende demshperblimi per mua, keshtu qe me duhet te pres se cfare do te ndodhe”, eshte shprehur ai. Dallku gjate karrieres se tij ka veshur edhe fanellen e Kosoves se Vushtrise, Prishtines dhe Elbasanit. Me skuadren ukrainase ka kontrate edhe nje vit. Bashkelojtare te tij ne Vorskla jane edhe dy kosovaret, Debatik Curri e Ahmed Jonuzi.
    #VamosArgentina

  6. #2196
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kapllani, “namin” ne Bundeslige

    26 Qershor “Sezonin tjeter? Do te bej ate qe kam bere ne ligen e dyte, “do te tund” edhe rrjetat e se pares”

    “Kur mendoj skuadren, festen, qytetin, por edhe faktin qe pas nente vitesh kemi arritur te dalim ne eliten e futbollit gjerman, keto dite pushimesh me duken si te pafund”. Kane qene keto fjalet e sulmuesit te kombetares shqiptare dhe te Karlsruhes, Edmond Kapllanit. Sapo eshte kthyer nga pushimet dyjavore, te zhvilluara nen diellin pervelues te Koh Samoit, ne Tailande dhe aktualisht po vazhdon te pushoje ne plazhin e Durresit, atje ku eshte rritur dhe “Adriatikun” e njeh mire. Megjithate, nuk e mohon qe mezi pret te rikthehet ne Karlsruhe, ne ate qytet, qe u be ai futbollist qe eshte. Nuk deshiron ta tradhetoje, edhe pse ka oferta te shumta. Madje, mezi pret te provoje Bundesligen, dhe nuk e mohon se do qe te realizoje sa me shume gola. Edhe kombetaren nuk e harron. Holanden nuk e ka aspak frike.

    ? 30 dite pushime, te mjaftueshme per nje kampion?

    ? (qesh) Me shume nga c’duhet. Kam bere me te vertete plot nje muaj pushim, nese e llogaris edhe daten 3 korrik ne te cilen do te nisem ne drejtim te Gjermanise. Kam kaluar 14 dite te mrekullueshme ne Tailande dhe disa dite shume te bukura ne Shqiperi, ku ke nuk kam takuar. Madje, edhe me gjume nuk jam ngopur sic duhet. Them se jane te mjaftueshme, aq sa kam filluar te merzitem dhe mezi pres te kthehem ne Karlsruhe.

    ? Edhe me pak se dy muaj edhe do te beni debutimin tuaj te pare ne Bundesligen gjermane. Si po e prisni?

    ? Si s’ka me mire. Kam punuar dhe kam duruar per kete dite dhe them se nuk do ta kisha humbur per asnje arsye ne bote. Mezi po pres qe te filloje kampionati, ne menyre qe te gjuaj topin e pare ne ligen superiore gjermane, atje ku kam enderruar te luaj qe femije.

    ? Kjo do te thote se nuk ke ndermend te levizesh nga Karlsruhe?

    ? Me 99 % jo. Asgje nuk eshte e sigurte ne kete bote, por une kam bindjen se do te qendroj ketu. Trajneri me do, drejtuesit po ashtu, nje qytet i tere me kerkon dhe nuk ka sesi te mos qendroj. Jemi ne Bundeslige dhe tani kam gjithcka qe dua.

    ? Keni shenuar 17 gola ne ligen e dyte. C’prisni nga liga e pare?

    ? Te bej ate qe kam bere ne ligen e dyte. Dhe kam besimin se, me pak fat, do te arrij te tund edhe rrjetat e Bundesliges 1.

    ? Tre gola me Luksemburgun dhe titullar tani ndaj Holandes. Edhe kombetarja nje enderr e realizuar?

    ? Sigurisht. Kam fituar besimin ne vetvete dhe ate te trajnerit e shokeve te skuadres. Holanda? E veshtire, por une kam besim se ne do te arrijme te marrim nje rezultat pozitiv.

    Lojtari me i paguar

    Karlsruhe i ka ofruar rinovimin e kontrates Edmond Kapllanit. Keshtu, edhe pse kontrata e tij aktuale skadon me 2008?n, drejtuesit e bardhebluve gjermane nuk kane dashur te rrezikojne, duke i ofruar atij nje kontrate tjeter, deri ne 2010?n. “Firma ne kete kontrate, me ben lojtarin me te paguar te Karlsruhes ne Bundeslige”,ka thene Kapllani, edhe pse nuk ka dashur te tregoje shifra.

    Telefonat s’pushojne

    Edhe gjate kohes qe ka qene ne Tailande, Kapllani nuk ka pasur qetesine e kerkuar. Kjo, pasi, sic sqaron ai vete, telefoni nuk i ka pushuar per asnje moment. “Me kane marre nga klubi si trajneri, ashtu edhe drejtuesit e tjere”, thote Kapllani.

    I “dashuruar” me Tailanden

    “Une mendoj se nuk ka vend si ai ne bote dhe do te kthehem perseri atje”.Kane qene keto fjalet e Kapllanit, i pyetur per pushimet e tij te kaluara ne plazhet ekzotike te Tailandes. Keshtu, sipas tij, kane qene shoket e skuadres ne Gjermani, ata qe e kane shtyre te ndermerrte nje udhetim te tille, edhe pse, sipas Kapllanit, ia vleu “barra qerane”. “Nuk kisha qene ndonjehere dhe shoket me thane ta provoja. E bera dhe mbeta me se i kenaqur. Madje, mund te them se atje do te shkoj perseri”,ka thene ai. Natyrshem, per djemte e rinj, dhe sidomos kur gjendesh ne Tailande, kuriozitet perben pikerisht kryeqyteti i vendit, Bankogu. Por, per Kapllanin, nuk ishte zhurma, ajo per te cilen ai kishte shkuar atje.”Une shkova per qetesi dhe e gjeta. Kemi udhetuar sa ne nje ishull ne tjetrin, dhe mendoj se kam kaluar pushime shume te bukura. Dhe pernje njeri si une, qe ka deshire te eksploroje vendet ekzotike dhe te largeta, ishte nje eksperience mahnitese”, ka shtuar ai. Tani ndodhet ne Durres,duke bere plazh se bashku me te vellain, Xhevahirin. Dhe me shoqerine, te cilen nuk e harron. “Jam pa gjume, sepse keto dite sa kam ardhur vetem kam takuar njerez”, ka mbyllur Kapllani.
    #VamosArgentina

  7. #2197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Adriano: Nuk leviz nga Italia!

    26 Qershor Nje mesazh dashurie dhe nje paralajmerim qe nuk mund te shpetoje pa u dalluar, sidomos ne nje kohe kur merkato ka nisur qe te “zieje” dhe kur levizjet e mundshme kane filluar te “piqen”. Adriano Leite Ribeiro e dashuron fanellen e Interit, por edhe flamurin e Italise, nje komb qe i ka lene shije te mira brazilianit, i cili vazhdon te defrehet ne Sardenje, parajsa ku ai po kalon pushimet e kesaj vere, ne Poltu Kuatu. Pra, “Perandori” nuk ka nder mend qe te largohet nga Italia, vendi ku ai fitoi famen, u be i njohur dhe u pasurua. Sulmuesi zikalter duket ne nje forme te mire, i qete, i hareshem dhe i vendosur me shume se kurre. Deshira e tij eshte qe te kthehet protagonist i sukseseve te Interit, por nese do te jene drejtuesit e Interit ata qe do ta nxirrnin ne shitje, kampionet e Italise do te rrezikonin ta shihnin si kundershtar, pas dy muajsh, ndoshta me fanellen e Milanit dhe Juventusit. Sepse, jo te gjithe klubet e tjera do t’i lejonin vetes lluksin per te pasur ne skuader nje “gjigant” qe perfiton nje rroge te majme. Me buzeqeshjen e tij karakteristike, Adri mundohet qe te freskohet ne jahtin e tij, por kete e ben duke folur edhe per te ardhmen, per ate qe do te vije, por edhe per ate qe kaloi. Ne intervisten e dhene per “La Gazzetta dello Sport”, braziliani rrefehet. Dhe, i duket vetja si Ronaldo, kur dikush e ngacmon ne lidhje me peshen...

    ? Me falni Adriano, por a nuk ishit ju ai qe u cilesua si jashte formes, i shendoshe, i paprezantueshem, para disa muajsh?

    ? Per fatin tim te keq, ka disa njerez te cilet me pershkruajne si te tille, por ata mund te thone ate qe duan mbi mua, sepse nuk kam nder mend te merrem me fjalet e te tjereve. Jam i vetedijshem per peshen time, qe eshte optimale, ndaj dhe jam i qete, i vendosur per te kaluar disa pushime te merituara. Ne Brazil u stervita, u kurova per nje problem ne gju, vrapova dhe bera disa ushtrime ne palester. Erdhi dhe me vitizoi edhe Klaudio Gaudino, pergatitesi ateltik i Interit. Me pa dhe me tha qe te vazhdoja si e kisha nisur. Ne fund te fundit, tani jam duke u kenaqur, pasi dua te mposht stresin e kaluar gjate kampionatit.

    ? Sigurisht, eshte pak e cuditshme q?_?_ohesh nje brazilian qe jeton ne Itali dhe qe kthehet nga Brazili, per te bere pushimet ne Sardenje...

    ? Isha ne Rio de Zhaneiro, para dy javesh, dhe prej vitesh, disa nga miqte e mi me te mire, kishin deshire qe te njihnin nga afer bukurite qe ofronte ishulli i Sardenjes. Bera gati valixhet, pa u menduar gjate, dhe jam ku jemi, te gjithe bashke.

    ? A eshte e vertete qe jeni ne diete?

    ? Sigurisht, ne kete periudhe nuk mund te humbesh kontrollin fizik, duke shtuar peshe, ndaj dhe bera nje vizite te specialisti dhe ai me keshilloi qe te mbaja djete. Ushqehem me shume sallate, por vaktet jane te lehta.

    ? Te kalojme pak te futbolli: besoj se e keni ndjekur ceshtjen Suazo, si mendoni?

    ? Nuk e kam ndjekur personalisht, por me kane folur per te, por nuk eshte se e kam kuptuar mire. Ne te vertete, nuk e di ende se cfare ndodhi.

    ? Dhe, megjithese nuk jeni interesuar per ate qe po ndodh, jeni edhe ju i perfshire, duke pare se Suazo eshte nje sulmues i ri per Interin.

    ? Cfare doni te thoni me kete? Jo, s’me intereson aspak.

    ? A e dini se flitet shume per nje largim tuajin nga Interi? Flitet per transferimin tuaj te Fenerbahce, Barcelona, Real Madridi. Cfare mund te thoni?

    ? E gjitha kjo me lumturon se teperi, sepse shoh se ka klube qe ende besojne te aftesite e mia. Nese skuadra te medha si keto qe sapo cituat me kerkojne, do te thote se konsiderohem ende si nje kampion. Nuk e di nese keto zera jane te verteta, sepse askush nuk ka folur me mua, por duke i degjuar, ndihem edhe me shume krenar per veten.

    ? Pra, kjo do te thote se mund te nderroni skuader?

    ? Nese Interi eshte dakord me mua, do te qendroja me deshire ne “San Siro”, sepse per mua zikaltrit mbeten ekipi me i forte dhe i rendesishem. Interi eshte shtepia ime.

    ? Po sikur te ndodhe e kunderta: drejtuesit e klubit t’iu vinin ne merkato? Nese do t’iu propozonin ne kembim te nje lojtari tjeter?

    ? Do te vija nje kusht: dua te vazhdoj te luaj ne Itali dhe te qendroj ketu. Iu rrefej se ne lidhje me kete argument nuk mund te shprehem shume, duke pare se vihem ne veshtiresi.

    ? Ne care kuptimi?

    ? E perseris: do te doja te qendroja te Interi. Jam ende i bindur se presidenti Morati beson te aftesite e mia. Nese nuk eshte keshtu, mund te mblidhemi ne nje tavoline te perbashket dhe te flasim, por nese me kerkojne se cfare dua, do te them Inter. Dua qe te fshij kete moment shume te shemtuar, duke luajtur ashtu si di une. Ndihem mire dhe do te jap maksimumin per Interin. Pastaj...

    ? Pastaj?

    ? Nuk dua qe ta largohem ne kete menyre nga Interi, sepse nese nje dite kjo do te ndodhe, dua qe te dal nga dera me koken lart.

    ? Po nese do te vijne sulmues te tjere? Konkurrenca do te rritet shume?

    ? Nuk mendoj aspak per kete. I njoh mire aftesite e mia dhe e di se cfare mund te arrij me pune. Nuk kam frike nga askush. Futbolli eshte i tille dhe mua me pelqejne shume sfidat. Pastaj, nese gjerat shkojne mire, shume mire, nese s’ndodh keshtu, lamtumire. Por, duhet qe te dini se brenda meje vlon deshira per te treguar se nuk jam ky, por nje Adriano qe te gjithe kane njohur te Parma dhe Fiorentina.Dua te kthehem dhe te fitoj per Interin, me Interin.

    ? A ju ka marre ne telefon ndonje drejtues i klubit, ju ka thene ndonje gje?

    ? U nisa nga Milano menjehere pas festes se titullit. Ate dite, te gjithe me pershendeten me dashuri, duke me lene takim ne fazen e grumbullimit. Raporti im me skuadren nuk eshte nje problem.

    ? Cili eshte problemi?

    ? Eshte nje situate e nderlikuar, e veshtire per t’u shpjeguar. Me besoni, nuk eshte e lehte qe te dalesh nga nje moment i veshtire. Per me shume, gjithcka qe une bej ekzagjerohet. Pra, gjithcka shkon ne te kundert. Por, une jam i qete, sepse e di se veshtiresite do te kalohen, ndaj dhe njeriu eshte i forte per kete. Jeta eshte kjo, ndryshon gjithmone, duhet te dish te pranosh si momentet e shemtuara, ashtu edhe ato te bukura, pa rene pre e pesimizmit, qe mund te te haje nga brenda.

    ? Ndoshta, ne pritje te revansheve, apo te hakmarrjeve?

    ? Jo, nuk arrij te mendoj ne kete menyre, sepse nuk eshte e tipit tim. Nuk mund te jetoj duke provuar zemerim per te gjithe, ne kerkim te shfryrjes.

    “Pikantet” e “Perandorit”

    Pelqej pushimet

    “Nuk e di, por sa here qe shlodhem, te gjitha baterite e mia karikohen dhe ne fushe ndihem nje bishe. Ndaj dhe jam kritikuar sepse jam qejfli i relaksit, por keshtu jam gatuar”

    Dua Champions

    “Sezonin e ardhshem do te doja te fitoja Champions League me fanellen e Interit. Europa ka qene gjithmone ne majen e deshirave te mia, shpresoj qe te realizoj kete enderr”

    Milano, maskimumi

    “Ketu ne Milano ndihem mire, sepse ka njerez qe te duan dhe te respektojne. Edhe si qytet, ka nje rendesi te madhe, sidomos per ekonomine. Jam ambjentuar shume ketu”

    Optimizmi me mban

    “Jam optimist, sidoqofte, sepse e di se pas te keqes, fshihet gjithmone e mira, ndaj dhe mund te jem i sigurte se nje dite do te vije edhe momenti im, per t’u kenaqur ne fushe”
    #VamosArgentina

  8. #2198
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kivu, drejt Interit

    26 Qershor Mbrojtesi rumun i Romes, Kristian Kivu, eshte i vendosur qe sezonin e ardhshem te veshe fanellen e Interit, edhe pse Barcelona vazhdon te perpiqet, deri ne detajet e fundit, per t’i nderruar mendje, duke i ofruar nje kontrate prej 4,5 milion eurosh ne sezon, me oferten 12 milion euro dhe Zhyline. Por, Roma kerkon nje shkembim koke me koke me Zambroten. Sipas Bronxetit, agjenti i lojtarit ka rene dakord me klubin katalanas, por asgje s’eshte zgjidhur, duke pare se vullneti i lojtarit dhe i klubit kryeqytetas vlen me shume. Mbremjen e te dieles, Kivu eshte takuar me Branken, pergjegjesin e merkatos zikalter. Interi ka ofruar 14 milion euro per rumunin dhe Roma eshte ende duke menduar. Oret ne vazhdim do te jene te rendesishme per te ardhmen e lojtarit.
    #VamosArgentina

  9. #2199
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Koboli Xhilji: Nedved vazhdon

    26 Qershor Xhovani Koboli Xhilji, presidenti i Juventusit, ne nje interviste te dhene per “Juventus Channel”, ka folur ne lidhje me merkaton e Juventusit, blerjet e deritanishme bardhezi, por edhe per ato qe do te vijne, duke e nisur qe nga largimi i Beteges nga klubi, nje shkarkim ky qe eshte diskutuar shume dhe ka krijuar polemika te metejshme. “A do te zevendesoj Betegen? Jam i bindur se Ranieri, perkrah drejtorit sportiv Seko dhe koordinatorit Blank, do te vazhdojne perpara me merkaton”. Ne lidhje me Pavel Nedvedin dhe deklaraten e tij te fundit per te mos vazhduar me, presidenti i Juventusit u shpreh: “Personalisht, jam i bindur se Pavel eshte i vendosur per te vazhduar me ne, edhe per sezonin e ardhshem. Duhet vetem qe t’i konfirmojme vleresimin qe kemi per te dhe t’i besojme. Ai do te jete nje pjestar i Juventusit te ri, sepse nuk mund te largohet tani qe kjo skuader eshte gati per Serine A”, tha Xhilji, duke sqaruar situaten per Militon: “Interesi i klubit eshte perqendruar te ai, por ka nje kufi ekonomik te cilin nuk mund te kalojme kurresesi. Sidoqofte, kemi me shume se nje alternative te vlefshme, per ta zevendesuar. Trezege? Mendoj se Davidi eshte duke u bindur per te qendruar, duke pare se takimi i fundit ka qene me mirekuptim dhe jemi sqaruar. Shpresoj qe kete jave te marre nje vendim te drejte, duke vazhduar me kete fanelle bardhezi, te cilen ai dashuron shume”.
    #VamosArgentina

  10. #2200
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kupa e Amerikes “i reziston” yjeve!

    26 Qershor Ne qofte se pyet nje brazilian nuk do te kete dyshime kur te pergjigjet: Pele. Nese pyet nje argjentinas, ai do te thote Maradona. Keta dy yje ishin, pa dyshim, futbollistet me te mire ne bote te epokave te tyre dhe te gjithe specialistet ndahen mes ketyre dy emrave kur flasin per me te mirin e historise. Por, as njeri dhe as tjetri nuk kane mundur te fitojne Kupen e Amerikes me kombetaret e tyre, edhe pse eshte e vertete qe nuk morren pjese ne shume prej tyre. Pele mori pjese vetem ne edicionin e vitit 1959, ndersa Maradona ne tre edicione (1979, 1987, 1989), por asnjeri nuk pati fatin qe te fitonte titullin me te rendesishem te kontinentit. “O Rey”, mori pjese ne turneun e zhvilluar ne Argjentine, vitin pasardhes te suksesit ne Boterorin e Suedise, ne ate qe ishte Boterori i tij i pari i karrieres. Pele tregoi qe ishte nje yll duke shenuar tete gola dhe duke u shpallur golashenuesi me i mire i turneut, por ishte kombetarja vendase ajo qe fitoi titullin. Maraadona, nga ana e tij, debutoi ne Kupen e Amerikes ne vitin 1979, ne te njejtin vit kur u zgjodh si Futbollisti i Ri me i Mire. Por, Diego nuk mundi te fitonte titullin ate vit, qe i shkoi per habine e shume njerezve Paraguajit. Maradona nuk mori pjese ne Kupen e Amerikes se vitit 1983, qe ashtu si ajo e 1979?s nuk pati nje vend fiks te zhvillimit, por u rikthye ne 1987, me Argjentinen kampione bote dhe favorite absolute. Pas suksesit te arritur ne Boterorin e Meksikes, Diego deshironte te “pasuronte” vitrinat e tij edhe me titullin e Kupes se Amerikes, por ne fund fitoi Uruguaji i Franceskolit. Ne paraqitjen e tij te fundit ne Kupen e Amerikes, ne vitin 1989, Diego perseri deshtoi ne tentiven e tij per te siguruar titullin me te rendesishem te botes latine, pasi ne kompeticionin e organizuar ne Brazil ishin vendasit ata qe fituan. Dy yjet me te medhenj ne bote, per ironi, nuk munden te “mbreteronin” kurre ne Kupen e kontinentit te tyre.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •