Lorik Cana, mesfushori i dyte me i mire ne bote
E Hene, 25 Qershor 2007
Sajti francez i dedikuar teresisht per futbollin, ka zhvilluar nje anketim ne lidhje me emrin e mesfushorit me te mire ne bote. Votuesit e shumte ne ueb-sajtin e njohur football.fr kane zgjedhur si mesfushorin me te mire Andrea Pirlon, kampionin e Botes me Italine dhe kampionin e Evropes me Milanin, ne Ligen e Kampioneve. Pas tij, menjehere, renditet, as me shume e as me pak, Lorik Cana, mesfushori shqiptar i Olimpikut te Marsejes, autor i nje sezoni per t'u mbajtur mend. Cana ka lene pas tij emra shume te njohur si Mahamadu Diarra i Realit te Madridit, apo Klod Makelele i Celsit te Murinjos. Vleresimi i bere nga tifozet e shumte eshte nje tjeter "medalje" per mesfushorin energjik te Kombetares sone dhe te Marsejes.
Krijoni Kontakt