Close
Faqja 216 prej 311 FillimFillim ... 116166206214215216217218226266 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,151 deri 2,160 prej 3101
  1. #2151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Xhampaolo do Bogun ne Sardenje

    24 Qershor Nje lajm i tille ka dite qe leviz, por dje, ky lajm ka patur me shume peshe se asnjehere tjeter. Kjo, pasi ka qene vete trajneri i skuadres sarde, Xhampaolo, ai qe e kerkon sulmuesin e kombetares shqiptare, qe ta kete ne vend te ish?sulmuesit te larguar ne drejtim te Interit, Suazo. “Nuk ka te njejtat karakteristika me Suazon, por mund te beje shume pune ne vijen e pare”, mesohet te kete thene Xhampaolo. Madje, duke e pare si nje ide te mrekullueshme, te pakten nga ajo qe shkruan gazeta e Verones, “L’Arena”, trajneri i Kaljarit ia ka sugjeruar Bogdanin presidentit te tij, Celinit. 12 milionet dhe kartoni i Akuafreskes, qe i kane ardhur nga Interi, per shitjen e Suazos, duket se e kane “ngrohur” njeshin e klubit ishullor, i cili mund te mos e refuzoje deshiren e teknikut te tij. Madje, Kaljari ka bere gati edhe alternativen tjeteer, pervec parave, ne shkembim te Bogut. Ai quht Matri, i cili sezonin e kaluar ka luajtur tek Rimini dhe Kievo e pelqen shume kete futbollist. Kartoni i tij eshte ne duart e Kaljarit dhe tani qe Kievo eshte ne Seine B do te kete nevoje per nje futbollist te tille. Gjithsesi, tani zyrtarisht Kaljari i eshte futur “pistes Bogdani”. Gj.C.
    #VamosArgentina

  2. #2152
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Dunga: Me mire pa “pertace”!

    25 Qershor Trajneri i Brazilit, Dunga, pranon qe morali i skuadra se tij eshte demtuar nga vendimi i tre yjeve, Kakase, Ronaldinjos dhe Ze Robetos per te refuzuar pjesemarrjen ne Kupen e Amerikes. Dy te paret i kerkuan Dunges t’i linte pushim, per shkak te lodhjes, ndersa ish?mesfushori i Bajernit vendosi te terhiqej prej perfaqesues. “E respektoj vendimin e tyre, por kjo ka krijuar nje atmosfer negative te panevojshme perreth skuadres”, deklaroi Dunga ne gazeten “O Globo”. “Ata qe jane ketu duhet t’i sherbejne fanelles se kombetares me krenari. Ne fushe, eshte shume e rendesishme te ruash shpirtin e duhur. Ne fund te fundit, per shumice e lojtareve te grumbulluar, kjo mundesi perben nje enderr qe e kane patur qe kur kane qene femije dhe eshte me mire te kesh futbolliste te tille ne skuadres, se sa te tjere qe luajne pa deshire”. Dunga, kapiteni i Brazilit kampion bote ne vitin 1994 shton: “Kombetarja nuk eshte nje pune, por nje sherbim qe i ben vendit tend. Ne karrieren time nuk kam refuzuar kurre nje ftese te Brazilit. Nuk prisja t’i kisha gjerat e thjeshta, pasi cdo ndryshim gjen nje rezistence, por do te vazhdoj punen time ashtu sic e kisha planifikuar”.

  3. #2153
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Platini: Ndryshojme vetem kualifikueset

    25 Qershor Disa muaj pasi u zgjodh ne krye te UEFA?s duke premtuar reforma, Mishel Platini pranoi zyrtarisht kete fundjave, perpara Komitetit Ekzekutiv ne Holande, se formati i Champions League nuk do te ndryshoje, me 32 skuadra qe do te ndahen ne tete grupe ne raundin e pare. “Formati i kompeticionit do te qendroje i njejti, por lista e kualifikimit do t’i nenshtrohet disa ndryshimeve te vogla”, tha. Drejtuesi me i larte i futbollit europian nuk beri te ditur detaje per projektin qe do te prezantoje ne fund te veres, perpara se Komiteti Ekzekutiv te marre nje vendim perfundimtar per ndryshimin ose jo te kompeticionit aktual, ne mbledhjen e parashikuar per t’u zvhilluar ne 27?28 shtator, ne Stamboll. Sipas “L’Equipe”, ndryshimi i premtuar do te ndodhe ne turet kualifikuese. Platini vazhdon te jete i vendosur per te reduktuar numrin e pjesemarresve te vendeve te medha, per te krijuar me teper hapesire per skuadrat e vendeve me nivel me te ulet sportiv dhe ekonomik. Platini po punon aktualisht me idene e reduktimit ne tre, te numrit te skuadrave pjesemarrese nga kampionatet kryesore ne Champions dhe mbi mundesine e kualifikimit ne turet kualifikuese te fituesve te Kupave kombetare, te cilat kane humbur vleren e tyre ne shume vende. Reformimi i Champions League pritet te ndodhe midis viteve 2009?2012.

  4. #2154
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Diuf: Zhyli?Sise, “endrrat” tona!

    25 Qershor Presidenti i Marsejes, Pape Diuf, konfrimoi dje se eshte shume prane perfundimit te nje marreveshje me Osasunen, per mesfushorin Valdo. “Jemi shume prane firmosjes. Oferta jone po shkon gjithmone e me prane kerkeses se klubit spanjoll dhe deshira e futbollistit ekziston. Valdo eshte nje lojtar i afte te luaje mire me te dyja kembet dhe ne te dy krahet e mesfushes”, deklaroi Diuf, ne ceremonine gjate se ciles u prezantuan tre blerjet e reja te Marsejes, Gael Zhivet, Lorent Bonart dhe Benua Shejruse. Diuf konfirmoi se perparesia e merkatos per klubin e tij mbetet sigurimi i qendrimit te Xhibril Sisese. Presidenti i Marsejes do te udhetoje ne Liverpul gjate javes, per te gjetur nje marreveshje me klubin anglez. I pyetur per mesfushorin e Soshose, Karim Zianin, Diuf pranoi se ka gjetur nje marreveshje me lojtarin dhe se bisedimet me Soshone po vazhdojne. Ne fund, Diuf pranoi interesimin e klubit te tij edhe per Ludovik Zhyline. “Zhyli do t’i sherbente shume Marsejes, por problemi i tij mbetet ai financiar. Per momentin, klubi yne nuk mund te perballoje qe te bleje Zianin dhe Zhyline ne te njejten kohe”.

  5. #2155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tostao “bast” per Agjentinen!

    25 Qershor Ish?futbollisti brazilian Tostao, i cilesuar nga kritiket si futbollisti me i mire i Meksike’70, ne te cilin Pele u “shenjterua” me emrin e “O Rey” (Mbreti), nuk i kurseu dje elozhet ndaj argjentinasit Huan Roman Rikelmes: “E shoh qe kur luan e trajton topin me aq dashuri, sa qe ky i fundit e ndjek ne te gjithe fushen me besnikerine e nje qeni”. Ne komentin e tij, te publikuar ne disa gazeta braziliane, Eduardo Goncalves de Andrade “Tostao” la menjane stilin e tij te zakonshem kritik dhe i bashkohet “armates” se levdatave ndaj Rikelmes. I dhene borxh nga Vilareali tek Boka Juniors, ish?mesfushori i Barcelones udhehoqi skuadren e Buenos Airesit drejt suksesit ne Kuen Libertadores. “Rikelme nuk eshte i shpejte, nuk vrapon nga 15 kilometra ne ndeshje dhe ne fytyre ka gjithmone nje shprehje te merzitur, por shenon dhe luan me nje finese per t’u adhuruar”, thote Tostao, i “magjepsur” prej lojes se shkelqyer te argjentinasit. “Trajneri i tij tek Boka (Migel Anhel Ruso) dhe shoket e tij tek Boka e dine mire se ajo qe duhet bere me Rikelmen eshte te lihet i lire qe te luaje futboll. Funksioni i Rikelmes ne fushe eshte qe te mos kete funksion. Roman e trajton topin me nje dashuri te tille, sa qe topi, mirenjohes, e ndjek nga pas ne fushe me besnikerine e nje qeni”, thote Tostao, i cili pranoi statusin e kombetares argjentinase, si favoritja kryesore per te fituar Kupen e Amerikes. “Ata do te kene me vete te gjithe lojtaret e tyre me te mire, prandaj nuk ka sesi te jete ndryshe. Argjentina eshte favoritja e madhe”.
    #VamosArgentina

  6. #2156
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Cifti Bekam ve ne levizje Tailanden

    25 Qershor Ne Tailande prania e Devid dhe Viktoria Bekamit ka terhequr vemendje te madhe. Cifti ka disa dite qe ndodhet ne ishull, si pjese turit aziatik te pushiemve qe po ben. Por gjithsesi ata kane perfituar per te bere edhe nje fushate publicitare per nje shoqeri karburantesh. Gazetat vendase informojne se Devid dhe Viktoria kane qene shume te interesuar per mesuar perkulturen vendase dhe kane paguar deri ne 1 500 euro perblerjen e disa suvenireve te vecante, disa tempuj fatsjelles ne miniature qe perdoren nga tailandezet per te mbrojtur te afermit dhe pasurine nga fatkeqesite. Neper rruget e Tailandes cifti eshte dashur te ndalet dhe te beje fotografi te ndryshme. “Bekamet blene fatsjellesite shtepivesepse po nderrojne shtepi, do te ikin ne Amerike”, tha nje prej shitesve. Dalja e ciftit neper rruge bie ne kundershtim me mberritjen e tyre ne Bankok, pasi ne aeroport u “zhduken” menjehere per ne hotelin superluksoz ne Alenta.

  7. #2157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Henri iken, “Topcinjte” mbeten

    25 Qershor Tierri Henri ka besim se Arsenali ka nje te ardhme te ndritur edhe pa te. 30?vjecari francez, i cili ka luajtur me “Topcinjte” qe prej vitit 1999, eshte tashme lojtar i Barcelones. Megjithate, ai nuk do t’i harroje vitet e kaluara ne Londer: “Nuk i besoj ato qe thuhen se klubi do te rrezohet, pasi mungojne lojtaret dhe te gjithe po largohen. Skuadra eshte ne rritje e siper dhe ka lojtare mjaft te talentuar”. Henri vecoi shperthimin e mesfushorit te ri, Fransesk Fabregas, qe kur Patrik Vieira u largua per te Juventusi ne vitin 2005, si prove qe skuadra e Arsen Vengerit mund t’ia dale mbane edhe pa te. “Mendoj se eshte koha e duhur qe Robin van Persi, Emanuel Adebakor dhe Niklas Bendtner, i cili u kthye nga Brimnigami, te shkelqjne”, shtoi Henri. “Shpresoj qe t’ia dalin mbane. Dhe sapo te kuptojne se mund ta bejne kete, do te me harrojne, keshtu ndodh gjithmone. Kur Patriku u largua, te gjithe ishin te shkaterruar, perfshi dhe mua. Por me pas erdhi nje djalosh i vogel i quajtur Sesk Gabregas dhe, megjithese una s’isha dakord, te gjithe filluan te thonin “Kujt i duhet Patrik Vieira?”. Sesk eshte nje lojtar i klasit boteror, Robin van Persi po ashtu, dhe shpresoj qe te behet i tille edhe Adebajor. Pa harruar yje te afrimuar si Tomas Rozicki, Jens Lehman, Kolo Ture dhe Uilliam Gallas. E gjithe skuadra eshte e nivelit te larte. Tani do te behem tifoz i Arsenalit dhe do te ndjek cdo ndeshje te ish?skuadres sime. Jam i sigurt se do te kete sukses”. Henri lavderoi personalisht tifozet e “Topcinjve” per mbeshtetjen qe i kane dhene ne tete vitet e tij ne klub. “Do te doja t’i thoja se kane qene vertet fantastike, jane sjelle mjaft mire me mua dhe e vleresoj shume kete”, shpjegoi francezi. “Po dridhem teksa e them kete. Do t’i mbaj gjithmone mend dhe do t’i ruaj ne zemren time. Gjithmone kam dhene 100% tek Arsenali. Shpresoj qe ta kene vleresuar ate qe kam bere per klubin, sic e kam vleresuar une ate qe kane bere ata per mua. Tek Arsenali jam pjekur si njeri dhe jam bere nje futbollist me i mir`. Kisha thene qe do te mbetesha “Topci” perjete dhe nuk kam genjyer, sepse ky klub eshte dhe do te mbetet pergjithmone ne zemren time”.
    #VamosArgentina

  8. #2158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Futbolli italian: 380 milion euro humbje

    25 Qershor Skandali i pergjimeve, i quajtur “Calciopoli” nga kritika, drejtuesit sportiv dhe opinioni publik, nuk ka perfunduar. Pasojat e “vorbulles” ne veren e shkuar vazhdojne te ndihen edhe sot, ne futbollin italian. Nje “semundje” qe shkakton pasiguri, frike, por edhe “dritherima” per shume klube. Nje virus qe nuk ka sherim, te pakten deri ne zbulimin e nje kure. Dhe, si per te konfirmuar kete, mjafton qe te hidhet nje sy tek bilancet, humbjet dhe “hendeku”i madh ne aspektin ekonomiko?financiar qe ekziston midis klubeve te ndryshme. Nje problem teper serioz, qe prej disa vitesh “infekton” sportin me te dashur. E peditshmja “Il Sole 24 Ore” ka bere disa llogari ne lidhje me futbollin dhe me bilancet e klubeve, duke dale ne nje perfundim aspak te kenaqshem. Pavaresisht nje rritje prej shtate pikash ne perqindjen e lidhur me tregtine e lidhur sportin e topit, sezoni 2005?06 regjistroi nje tjeter bianc “te kuq”. Grafiku i analizuar eshte i perbere nga 17 klube te Serise A dhe, te gjithe pervec Sampdorias, perfundimet e te ciles nuk jane mundesuar, Rexhines dhe Mesines, kane dale me humbje te konsiderueshme. Nga 1,310 milion euro shpenzime ne total, 741 milion jane per shpenzimet e personelit, pra 56,6% e te ardhurave te pergjithshme. Pra, humbjet i afrohet shifres 380 milion euro, me pak ne krahasim me 407 milion eurot e sezonit te shkuar. Duke iu futur detajeve, mund te shihet se si Interi eshte klubi me i shkaterruar ne kete aspekt, me 181,5 milion euro humbje. Me pas vjen Juventusi me 36,5 milion euro humbje. Ndersa Milani e ka mbyllur me 2,48 milion euro fitime, fale plusvlerave te ardhura nga shitja e Andrij Shevcenkos, per 42 milion euro te Celsi.
    #VamosArgentina

  9. #2159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Galiani: Do blejme nje tjeter Van Basten

    25 Qershor Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ne nje interviste te dhene per “La Gazzetta dello Sport”, eshte rrefyer, duke shpjeguar situaten aktuale qe po kalojne kuqezinjte, qe nga prishja e marreveshjes me Kaljarin, per blerjen e Suazos, te merkato dhe te blerja ende misterioze qe “Djalli” parashikon te beje, por edhe te problemet e lidhura me futbollin italian. “Krahu i djathte” i Berluskonit eshte pyetur per Suazon dhe kalimin e tij te befasishem te Interi, pasi presidenti i sardeve, Celino kishte firmosur per kuqezinjte: “Fola me presidentin Berluskoni dhe ai aprovoi zgjedhjen per te mos luajtur me cmimin, duke rritur me shume oferten. Ekzistonte rreziku qe te shkonim ne gjyq dhe si ne, ashtu edhe Interi, do ta pesonin nga kjo. Edhe Karlo Anceloti e kuptoi kete. Suazo i pelqente te gjitheve. Por, jeta vazhdon edhe pas kesaj. Jam i kenaqur qe edhe Morati ka mbajtur raporte te mira me ne, duke mos ekzagjeruar ne lidhje me kete tratative. Dua qe te gjithe te dine se Milani veproi sipas rregullave dhe kur kuptoi se vullneri i lojtarit ishte zikalter, u terhoq. Duke qene se kam drejtur Ligen Italiane te Futbollit per pese vjet, e them si keshilltar se do te kishte qene nje lufte e padobishme. Kampionet e Italise kunder atyre te Europes. Jo, me mire qe u terhoqem. Dhe, per t’i shkuar te drejtes deri ne fund, vetem pasi presidenti Celino na tha se Suazo ishte i lire dhe se Interi kishte hequr dore u futem ne kete tratative, duke arritur marreveshjen. Suazo me telefonoi dhe me tha se donte Interin dhe se nuk mund te sillej si nje njeri pa personalitet, me dy fytyra, ndaj dhe u justifikua keshtu. Nuk eshte e vertete se ai nuk donte qe te luante me Milanin. Cfare do t’i them tifozeve tani? E kuptoj qe per ata eshte e veshtire, por do t’i thema te qe i thashe edhe presidentit Berluskoni. Kur ne vitin 1986 bleme Vialin dhe ai refuzoi, duke mos pranuar kete fanelle, nuk e humbem optimizmin dhe as u deshperuam. Shkuam ne Holande dhe morrem nje fare Marko van Basten. Ndoshta, me Vialin mund te kishim fituar me shume, por me Markon...”.Ne lidhje me levizjet e ardhshme, Galiani tha: “Do t’i vihemi punes per te kerkuar nje sulmues dhe do ta bejme kete me qetesine me te madhe. Merkato eshte e gjate, por eshte e qarte qe per blerjen e re do te sakrifikohet eskluzivisht Oliveira. Do te jete nje sulmues i huaj, jashte kampionatit italian. Eto’o? Nese Barca e shet!”, tha Galiani.
    #VamosArgentina

  10. #2160
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Cana, lojtari i vitit, pas Pirlos

    25 Qershor Lorik Cana arrin ne maje. Nuk eshte aspak nje “metafore” e as ndonje fjale me kuptim te dyfishte, por nje e vertete. Nje lajm i tille ka dale dje nga faqja zyrtare e internetit, “Football.fr”, e cila ka zhvilluar nje ankete, me specialiste franceze, ne lidhje me lojtaret me te mire te botes, te pershtatur me pozicionin qe luajne. Anketa perfshinte te gjitha rolet, duke filluar qe nga portieri, e deri tek dyshet sulmuese. E cuditshmja dhe njekohesisht e bukura ka qene se mesfushori i kombetares shqiptare, Cana, ka qene i renditur ne vend te dyte, ne kete ankete, si mesfushori me i mire mbrojtes, pas kampionit te botes me Italine dhe lojtarit te Milanit, Andrea Pirlo. Kjo eshte e para here qe nje futbollist shqiptar arrin te votohet kaq shume dhe te dale i dyti ne listen e mesfushoreve me aftesi mbrojtese. Por, me e cuditshmja ka qene se Cana, pervecse ka dale i dyti ne kete ankete te “Football.fr” ka lene mbrapa tre emra te mirenjohur te futbollit boteror. I pari eshte Diarra i Real Madridit (i renditur i treti), Makelele i Celsit (i renditur i katerti) dhe Fabregas i Arsenalit (i renditur i pesti).
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •