Close
Faqja 215 prej 311 FillimFillim ... 115165205213214215216217225265 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,141 deri 2,150 prej 3101
  1. #2141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Henri-Barca, eshte dashuri e vertete

    E Diele, 24 Qershor 2007

    Tierri Henri konfirmon, duke fshire nga fusha dyshime dhe mbi te gjitha shpresat e klubeve qe interesoheshin per kartonin e tij. Do te ike ne Barcelone. Per 24 milione euro.

    I njejti lojtar ka shpjeguar ne nje interviste per "L'Equipe", arsyet e divorcit te tij me Arsenalin: "Akoma nuk eshte firmosur asgje, shpjegon ai, dhe me duhet akoma te bej analizat mjekesore te henen, por eshte e vertete qe kam zgjedhur Barcelonen. Do te firmos me te per kater sezone (behet fjale per 24 milione euro). Ishte nje zgjedhje e diktuar nga historia e Barces, nga futbolli qe praktikon dhe nga prezenca e Frenk Rajkardit me te cilin jam rritur...".

    Me ikjen e tij, mbyllet nje epoke tek Arsenali, qe ka mundesi te nderroje edhe trajnerin, ku ketu Henri mbetet vecanerisht i lidhur. "Fakti qe Arsen Venger nuk do te rinovoje kontraten e tij (e cila skadon ne korrik te 2008-es) eshte nje tjeter i eliminuar teper i rendesishem qe duhet marre ne konsiderate", ka deklaruar francezi, i gatshem te futet ne nje kampionat tjeter pastaj Seria A, te cilen e ka shijuar pak me fanellen e Juves, edhe ne Primer Lige. I gatshem te "martohet" me skuadren "blaugrane", Henri ka dashur te shpjegoje arsyet e tij, duke i pershendetur tifozet me nje leter te publikuar nga "Sun". "Nuk kam qene kurre kaq i trishtuar si tani, shpjegon sulmuesi. Arsen Venger ka thene se nuk do te rinovoje kontraten deri ne skadimin e saj, e respektoj vendimin e tij, tani jam 31 vjec dhe nuk mund te rrezikoj qe sezonin tjeter te qendroj pa Arsen Vengerin dhe Deivid Deinin. Nuk mund te thuhet se nisja e zevendespresidentit ka destabilizuar situaten. Vengeri eshte pjese e jetes sime. Ka qene trajneri im te Mynihu dhe ishte ai qe me solli ketu. E dua Arsenalin, tifozet, stafin dhe qytetin, por arsyeja e madhe e qendrimit tim ketu ishin keta dy persona". Tashme Arsenalit do t'i duhet te gjej nje zevendesues te shkalles se tij: ne Angli favorit per ate vend eshte Nikolas Anelka, i cili aktualisht eshte ne kontrate me Boltonin. Por merkatoja eshte akoma e gjate.
    #VamosArgentina

  2. #2142
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bogdani drejt Kaljarit si pasues i Suazos

    Tashmė duket se ėshtė mė shumė se njė mundėsi: Erjon Bogdani pritet tė luajė me skuadrėn e Kaljarit sezonin e ardhshėm. Sulmuesi i pėrfaqėsueses shqiptare ėshtė duke u kėrkuar me ngulm nga ekipi sard, qė me largimin e David Suazos drejt Interit ka mbetur pothuajse pas asnjė sulmues. “Kush do tė luajė nė vend tė Suazos? Kaljari ka njė ide tė shkėlqyer, qė quhet Erjon Bogdani”, shkruhej dje nė faqet e pėrditshmes veroneze “L’Arena”. Nė fakt, shtatlarti kuqezi nuk ėshtė se ka ndėrmend tė qėndrojė te Kievo, me rėnien e kėtij ekipi nė Serinė B sezonin e ardhshėm. Kjo ka bėrė qė nė gjurmėt e tij tė vihen disa ekipe, si Kaljari, Atalanta apo edhe Rexhina.

  3. #2143
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dasmė nė Prishtinė, martohet Dallku

    Armend Dallku sot do t’i thotė lamtumirė beqarisė, nė njė dasmė qė do tė zhvillohet nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė. Mbrojtėsi i ekipit kombėtar ka vetėm pak ditė qė ka mbushur 24 vjeē dhe sot do tė celebrojė martesėn e tij. Futbollisti ėshtė kujdesur edhe pėr ftesat, teksa do tė ketė tė ftuar disa prej lojtarėve tė kombėtares shqiptare, si Debatik Curri, me tė cilin luan edhe te Vorskla Poltava nė Ukrainė. Nė ceremoni mund tė jetė gjithashtu edhe presidenti i FSHF-sė Armand Duka, por qė ende nuk ėshtė e konfirmuar. Njė ftesė tė veēantė, mbrojtėsi i kombėtares u ka bėrė ish drejtuesve dhe shokėve tė tij tek Elbasani, ku ai u afirmua. Presidenti Laze e ka konfirmuar pjesėmarrjen.

  4. #2144
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vllaznia, aspak e lehtė pėr Zagrebin

    Vllaznia ka humbur 2- 1 nė ndeshjen e turit tė parė tė Kupės Intertoto, luajtur ndaj kroatėve tė NK Zagreb. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka bėrė njė paraqitje tė mirė pėrballė vendasve, por qė gjithsesi e kanė mbyllur me fitore ndeshjen e parė. Madje, shkodranėt kanė kaluar tė parėt nė avantazh me anė tė Arlind Norės, i cili shėnoi qė nė minutėn e dytė tė ndeshjes. Dukej se gjithēka po shkonte nė favor tė ekipit shqiptar, por kroatėt arritėn tė barazonin nė minutėn e 15-tė me anė tė Labudoviē, njė rezultat me tė cilin pėrfundoi edhe pjesa e parė. Fraksioni i dytė i lojės ka qenė mjaft i tensionuar dhe arbitri e ka nxjerrė dy herė nga xhepi kartonin e kuq, nga njė lojtar pėr secilėn skuadėr. Goli i fitores pėr ekipin e NK Zagreb u shėnua nga Labudoviē nė minutėn e 64-t. Njė rezultat qė gjithsesi nuk i shuan shpresat e Vllaznisė pėr tė vazhduar mė tej edhe pse pėrballė nuk do tė kenė njė ekip tė lehtė. Nė ndeshjen e kthimit qė do tė luhet pas njė jave, skuadrės shkodrane i mjafton njė fitore me rezultat minimal 1-0 pėr tė kaluar nė turin tjetėr. Shėnimi i njė goli nė fushė kundėrshtare ėshtė zakonisht njė plus i madh nė takime tė tilla, por qė gjithsesi kroatėt janė njė ekip i fortė dhe qė kanė nė krye trajnerin mė tė madh kroat tė tė gjitha kohėrave. Nė ndeshjen e kthimit, shkodranėt do tė shpresojnė edhe nė rikthimin e Xhevahir Sukajt, qė nuk udhėtoi pėr nė Zagreb pėr probleme me vizėn.

  5. #2145
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Henri: Isha i trishtuar, prandaj zgjodha Barēėn

    Tieri Henri ka shpjeguar arsyet e divorcit tė tij me Arsenalin, njė klub ku qėndroi pėr 10 vite dhe ku u bė heroi i tifozerisė. Nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes franceze “L’Equipe” si edhe nė njė tjetėr pėr “The Sun”, bomberi francez ėshtė shprehur se shkaku kryesor i kalimit nė “Kamp Nou” ka qenė largimi i zėvendės presidentit Devid Dein si edhe deklarata e trajnerit Arsen Venger se nuk do tė rinovojė kontratėn qė i skadon nė vitin 2008. “Ende nuk e kam hedhur firmėn, pasi mė duhet tė bėj vizitat mjekėsore tė hėnėn, por kam zgjedhur Barcelonėn, ku do tė luaj pėr katėr sezonet e ardhshme”, ka thėnė transalpini. “Ishte njė zgjedhje qė erdhi pėr shkak tė historisė sė Barcelonės, nga futbolli qė praktikon kjo skuadėr dhe nga prezenca e Frenki Rajkard, me tė cilin jam rritur”, ka shtuar Henri. Me largimin e tij, mbyllet njė cikėl nė historinė e Arsenalit, qė dje e ka publikuar edhe nė sitin e tij zyrtar akordin e arritur pėr shifrėn e 24 milionė eurove me katalanasit. “Fakti qė Arsen Venger nuk do tė zgjasė kontratėn e tij qė skadon nė vitin 2008, ėshtė njė tjetėr element shumė i rėndėsishėm pėr t’u marrė nė konsideratė”, ka deklaruar francezi, qė ndjehet i gatshėm pėr njė aventurė nė Spanjė, pasi kishte provuar mė parė kampionatin italian me Juventusin dhe atė anglez me Arsenalin. Nė njė letėr tė publikuar nė “The Sun”, Henri ka pėrshėndetur sidomos tifozėt e “Topēinjve”, tė cilėt e kanė pėrkrahur gjithnjė, duke e konsideruar madje edhe si futbollistin kryesor tė skuadrės sė tyre. “Nuk kam qenė asnjėherė i trishtuar sa tani”, ka shpjeguar futbollisti. “Arsen Venger ka thėnė se nuk do tė rinovoj, por unė atėherė do tė jem 31 vjeē dhe nuk mund tė rrezikoja me zgjedhjen time, duke qėndruar pa tė dhe Devid Dein. Nuk mund tė mohohet se largimi i zėvendės presidentit e ka destabilizuar situatėn. Ndėrsa Venger ka qenė pjesė e jetės sime. Ka qenė tekniku im tek Monako dhe ai qė mė mori nė Londėr. Unė e dua Arsenalin, tifozėt, stafin dhe qytetin, por motivi im mė i madh i qėndrimit nė Londėr kanė qenė pikėrisht kėta dy persona”, ka thėnė Henri. Me largimin e tij, Arsenalit i duhet tė gjejė patjetėr njė zėvendėsues. Nė Angli ėshtė duke u folur gjithnjė e mė shumė pėr njė rikthim tė Nikolas Anelka, qė tashmė gjendet te Boltoni.

  6. #2146
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Futbollistėt shqiptarė, tė kujdesshėm me mediat

    Duket si absurde, por shumė shqiptarė dinė mė shumė pėr jetėn private tė futbollistėve italianė, anglezė apo spanjollė, sesa pėr ata tė kombėtares sė tyre. Arsyeja? Shumė e thjeshtė, lojtarėt shqiptarė janė pak tė hapur ndaj mediave nė lidhje me jetėn e tyre private, tė cilėn duan ta lėnė jashtė sferės sė shtypit tė pėrditshėm. Madje, ndo-dh shpesh qė interesimi nga gazetarėt shqiptarė tė pritet edhe keq, aq sa pėr jetėn e tyre mė shumė mund tė mėsosh mė shumė nga mediat e huaja. Nė kėtė aspekt, Lorik Cana e Ervin Skela janė ata mė me pak komplekse, tė gatshėm pėr t’iu pėrgjigjur ēdo lloj pyetjeje. Ndryshe qėndron puna me Igli Taren, gjithnjė i sjellshėm nė dhėnien e intervistave pėr futbollin, por pėr jashtė tij, nuk ėshtė fort i gatshėm. Gjithsesi, ai mbetet njė nga lojtarėt me njė jetė mjaft tė rregullt familjare. Nė krahun tjetėr, Erjon Bogdani e bėri publike lidhjen me tė dashurėn e tij italiane vetėm nė njė intervistė tė muajit mars nė prestigjiozen “Gazzetta Dello Sport”, madje sulmuesi kishte jo pak, por tre vjet qė ishte njohur me tė.

  7. #2147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjyqrtarja te “Playboy”, FIFA e perjashton

    24 Qershor Gjyqtarja asistente e futbollit, Ana Paula Oliveira, do te fshihet nga lista e FIFA?s, per arsye se ka pranuar nje oferte ekonomike per te pozuar nudo per nje reviste per meshkuj. Ana Paula, 29 vjec, nuk do te jete e pranishme ne listen e Federates Braziliane te Futbollit ne zgjedhje per gjyqtaret kandidate per vitin 2008, e cila do te vendoset ne mbledhjen e 24?25 tetorit ne Zyrih. Komiteti i Gjyqtareve Nderkombetare te Shoqates se Futbollit do te analizoje te gjithe emrat per te realizuar listen e gjyqtareve qe do te zgjidhen per vitin e ardhshem. Vendimi i gjyqtares per te pozuar nudo per revisten “Playboy” provokoi kete jave shume polemika. Firmosja e kontrates me revisten “Playboy” erdhi pasi gjyqtarja braziliane u hoq nga aktivitet e kategorise se pare me vendim te Komitetit te Gjyqtareve, per shkak te polemikes ne ndeshjen vendimtare te gjysmefinales se Kupes se Brazilit midis Botafogos dhe Figeirenses, ne 23 majin e kaluar. Gabimet e gjyqtares anesore i anulluan skuadres se Botafogos dy gola te rregullt, te cilat e elminuan ate nga turneu. I indinjuar, zevendepresident i Botafogos, Karlos Augusto Montenegro, kritikoi prezencen e gjyqtareve femra ne turnete e futbollit ne Brazil. “Ne Boterore nuk ka gjyqtare femra dhe kjo nuk duhet te ndodhe ne Brazil. Mendoj se nje femer nuk mund te gjykoje me mire nje ndeshje sesa nje gjyqtare mashkull dhe per kete mendoj se ato nuk duhet te jene pjese e ketyre turneve”.
    #VamosArgentina

  8. #2148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Henri: Barca mbetet Barca!

    24 Qershor “Ne sezonin 1993?94 isha i ri dhe luaja ne skuadren e Monakos. Shkoja pas autografeve te Romarios dhe Stoickovit dhe luftoja per te marre fanellen e tij kur munden Monakon 1?0 ne Champions” Tashme Tierri Henri eshte lojtar i Barcelones. Gjate nje interviste te dhene per te perditshmen franceze “L’Equipe”, sulmuesi francez ka dhene arsyet se pse zgjodhi skuadren e Barcelones. “Gjithmone e kam thene se nese do te largohesha nga Arsenali, do te shkoja vetem te Barcelona. E kam zgjedhur kete klub per futbollin qe zhvillon, historine e tij dhe stadiumin. Per Frenk Rajkardin, me te cilin jam rritur si lojtar dhe per te cilin kam shume respekt dhe per lojtaret qe luajne te Barcelona. Loja e saj eshte shume e ngjashme me ate te Arsenalit. Eshte e vertete qe do te jete nje kampionat i ri dhe nje gjuhe e re, por zgjodha Barcen per te gjitha keto arsye qe permenda me lart”, tha Henri. Lojtari francez e cileson vendimin e tij si nje zgjedhje profesionale. “Ne sezonin 1993?94 isha i ri dhe luaja ne skuadren e Monakos. Shkoja pas autografeve te Romarios dhe Stoickovit dhe luftoja per te marre fanellen e tij kur munden Monakon 1?0 ne Champions League. Atehere luftoja per ta marre kete fanelle. Zgjodha Barcelonen per nga aspekti futbollistik dhe kjo eshte shume e rendesishme. Por nuk duhet te harroj se perpara largimit te Deinit, kisha gjithcka ne Londer. Edhe gruaja ime eshte prej andej. Vajza ime ka lindur ne Londer”. Henri nuk harron edhe interesimin e Milanit per te, por deklaron se: “Barca eshte Barca”. Pasi ka marre vendimin e tij, sulmuesi francez shpjegon ate qe shpreson te beje te Barcelona: “Do te bej ate qe di. Do te jap me te miren time qe skuadra te triumfoje. Ne kater muajt e pare do te mesoj. Do te degjoj te gjithe lojtaret qe jane aty. Kam nje rruge per te pershkruar dhe per fat te Barcelona eshte Turam me te cilin jam rritur ne Monako. Gjithashtu ka edhe lojtare te tjere si Eto’o dhe Ronaldinjo, te cilet i admiroj shume. Do te jemi bashke dhe do te bejme gjithcka per te triumfuar te Barcelona. Jam i lumtur dhe shpresoj qe te vije sa me shpejt ndeshja e pare”.
    #VamosArgentina

  9. #2149
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Barca rrezikon te jete “galaktike”


    24 Qershor Blerja e Tierri Henrise sinjalizon serish se Barcelona eshte e vendosur te ruaje statusin e saj si nje nga skuadrat me terheqese ne futbollin boteror. Por katalanasve u jafton te shohin se cfare u ndodhi rivaleve te tyre te Real Madridit, kur u perpoqen te krijonin nje skuader “galaktike”. Presidenti i Realit, Florentino Perez shpenzoi miliona dollare per blerjen e Lusi Figos, Zinedin Zidanit, Ronaldos dhe Devid Bekamit para se te terhiqej ne menyre dramatike vjet, teksa projekti i tij i famshem i “galaktikeve” deshtoi plotesisht. Tre nga ata lojtare ishin larguar nga Reali kur klubi fitoi trofeun e pare ne kater vjet, kampionatin spanjoll, te dielen duke thyer Barcen ne javen e fundit. Barca reagoi furishem ndaj nje sezoni pa trofe, duke blere nje nga sulmuesit me te mire ne bote, si Tierri Henri, por tashme katalanasit perballen me te njejtit probleme qe u perball Reali nen drejtimin e Perezit. Nyja kryesore eshte futja e Henrise ne vijen e sulmit, e cila gezon qe tani “luksin” e Samuel Eto’ose, Ronaldinjos dhe Mesit. Trajneri Frenk Rajkaard nuk do ta ndryshoje rreshtimin e tij 4?3?3, per t’i aktivizuar te kater yjet njeheresh, dicka te cilen Reali e tentoi pa sukses. Rotacionet jane te detyrueshem per te garantuar suksesin e taktikave te Rajkardit. Atij i pelqen qe skuadra te shtyje, duke dominuar dhe duke punuar fort per te rifituar topin kur e ka humbur ate. Kete sezon lojtaret shpesh here u duken ne nje forme te dobet fizike dhe demtimet e gjata te Eto’ose dhe Mesit e lane skuadren ne urgjence. As islandezi Eidur Gudjohnsen as argjentinasi Havier Saviola nuk garantuan gola ne mungesen e tyre. Saviola ka deklaruar tashme se do te largohet dhe Gudjonsen pritet na ndjeke nga pas. Henri eshte i afte te pershtatet me secilin nga tre sulmuesit aktuale dhe ai pret te jete titullar kur Eto’o te shkoje ne Kupen e Afrikes ne janar dhe shkurt 2008. Megjithate, Rajkaardi do ta kete te veshtire te shuaje egot e dhomave te zhveshje, megjithe diplomacine e tij te madhe. Zenkat publike te Eto’ose me Ronaldinjon gjate sezonit te kaluar ishin nje problem me shume per Barcen. Eto’o tha te shtunen ne shtypin spanjoll se ai ka pasur “nje marredhenie dashuri?urrejtje me Ronaldinjon dhe se ata ishin zene dhe pajtuar si cdo cift tjeter ne bote”. Por Barca duket se ka mesuar prej Realit “galaktik” duke mos menduar vetem per shenuesit dhe fantazistet ne synimet e merkatos. Katalanasit kane probleme me demtimet e Karles Pujolit dhe Edmilsonit, prandaj duket se ia “kane vene syrin” Kristian Kivuse te Romes si dhe Jaja Turese te Monakos. Keto dy blerje do te ishin shume te zgjuara per nje ekip qe e humbi titullin vetem per shkak te rekordit negativ ne duelet direkte me Real Madridin, pavaresisht rekordit me te mire te golave te shenuar (78) dhe rekordit me te mire per golat e pesuar (33) ne 38 ndeshje. Tani sfida me e madhe e klubit dhe sidomos e Frenki Rajkardit eshte krijimi i nje kokteili te mire mes sulmuesve e punetoreve, ndryshe nga Reali i Perezit, qe ishte i bukur vetem ne pamjen e jashtme.
    #VamosArgentina

  10. #2150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Arsenali eshte Venger, jo Henri!


    24 Qershor Tierri ka qene nder frymezuesit kryesore te londinezeve ne 10 vitet e fundit, por “gjeniu” francez ne stolin e anglezev, do te dije t’ia dale edhe pa te Nga Fil MekNulti, “BBC Sport” Largimi i Tierri Henrise ne Barcelone eshte nje dite e trishtueshme per Premiershipin dhe shkaterruese per Arsenalin. Sulmuesi francez Henri qendron perkrah ish?kapitenit te Mancester Junaitedit, Roi Kin si nje lider i padiskutueshem ne nje kampionat te mbushur me talente. Dhe po t’i shtosh kesaj edhe personalitetin e tij, Henri me karakterin dhe talentin e tij ishte i afte te emociononte cdo tifoz ne Angli, prandaj nuk ka dyshim se futbolli anglez do te jete me i varfer pa te. Tifozet e Arsenalit jane ndjere te boshatisur pasi kane degjuar lajmin e transferimit te Henrise, pasi kane pare skuadren e tyre jashte luftes per titullin ne tre vitet e fundit. Eshte nje largim i mbushur me trishtim, por jo hidherim. Henri ka qene nje sherbyes besnik i Arsenalit dhe Topcinjte jane shperblyer me dy tituj dhe tre Kupa Anglie gjate karrieres se shkelqyer te Tierrise ne “Highbury” e “Emirates”, me 226 gola ne 264 ndeshje. I vetmi element i transferimit te tij qe te sjell keqardhje eshte lidhja e saj me largimin e zevendes?presidentit David Dein nga klubi. Ku po shkon futbolli, kur nje futbollist ikone i nje klubi citon largimin e nje anetari te bordit drejtues, si arsyen e pare per largimin e tij? Nese Dein ishte furnizuesi kryesor i Henrise ne fushe, apo frymezuesi i tij ne dhomat e zhveshjes, atehere ideja do te ishte e pranueshme. Por keshtu sic jane gjerat realisht, thenia duket me shume si nje justifikim se sa nje arsye. Por ky eshte vetem nje detaj dhe nuk duhet te erresoje kujtimet e lavdishme te nje lojtari te talentuar me karakter te jashtezakonshem. I lodhur fizikisht dhe menderisht Teksa Arsenali pergatitet te filloje jeten pa talizmanin e saj, trajneri Arsen Venger ka shume per te menduar. Ne fakt, Henri ne letren e tij te lamtumires per nje gazete kombetare tha edhe se e ardhmja e pasigurt e Vengerit ishte nje tjeter arsye per largimin e tij drejt “Camp Nou”. Megjithate, prezenca e vazhdueshme e Vengerit dhe influenca e tij tek Arsenali eshte garancia me e madhe per vete tifozet e Topcinjve, qe mbeten optimiste megjithe ikjen e Henrise. Vengeri nuk ndahet kurre me nje lojtar pa u siguruar se ka ardhur koha per ta bere kete dhe deri tani ai ka gjykuar sakte, si nga ana sportive edhe nga ajo financiare. Mjafton te kujtojme Nikolas Anelkane, Emanuel Petitin, Mark Overmarsin dhe rishtas edhe Patrik Vieirane. Te gjithe lojtare te shkelqyer te Arsenalit, por te shitur kur problemet shtoheshin dhe ofertat per ta ishin te majme, ose ndoshta kur yjet ishin ne prag te perendimit. Vengeri mund te mendoje se me e mira e Henrise kishte kaluar. Mbase kishte ardhur casti qe hija gjigante e Henrise mbi klubin dhe te rinjte e tij te pastronte atmosferen. Henri vjet ishte nje figure e lodhur menderisht dhe e mbushur me demtime, ndoshta sepse e kishte mendjen larg Arsenalit. Po, por Henri kishte treguar ne 10 vitet e fundit nje besnikeri te patundshme ndaj Arsenalit, dhe vjet kishte humbur dy ndeshjet me te rendesishme ne bote, finalen e Champions League si dhe finalen e Boterorit.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •