Close
Faqja 207 prej 311 FillimFillim ... 107157197205206207208209217257307 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,061 deri 2,070 prej 3101
  1. #2061
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Gatuzo: Ky, sezoni endrrave

    19 Qershor Xhenaro Gatuzo, mesfushori i Milanit, eshte shume i lumtur per sezonin e sapombyllur dhe mezi pret qe vera te kaloje, natyrisht nen relaksin e rrezeve te diellit, per te rinisur nje aventure te re. Per “Ringion”, kuqezinjte jane familja me e ngrohte qe mund te ekzistoje, ne te gjithe kontinentin dhe marredhenia e tij me drejtuesit, stafin dhe tifozet e “Djallit” eshte speciale. I intervistuar nga nje televizion lokal, kampioni i Europes u ndal te sezoni i sapombyllur, duke folur ne lidhje me paraqitjen e Milanit, pa harruar edhe fillimin e veshtire dhe zhgenjimet e para, menjehere pas “Calciopoli”?t. Dhe, sipas Rinos, fitorja me e madhe ishte ajo ndaj skandalit, paragjykimeve dhe sidomos padrejtesive. Edhe sot, letra e hapur e UEFA?s vazhdon te qendroje si plage ne zemren e Gatuzos: “Kur mendoj per ate qe shkruajen per Milanin, per akuzat e renda dhe per kritiken e rende, me vjen te bertas dhe t’i them atyre zoterinjve se kush jemi ne te vertete. T’i tregoj Kupen dhe te flas drejteperdrejte me ata. Sezoni i sapombyllur ishte i mrekullueshem per shume aspekte dhe per kete arsye mendoj se duhet te shohim per me shume. Na pret nje sezoj tjeter, shume trofej dhe kompeticione te tjera. Champions i fituar ishte plotesisht i merituar, duke pare se qe ne fillim, ishim te bindur se mund te shkonim larg”.

  2. #2062
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Galiani: Eto’o, po te presim!

    19 Qershor Tashme qe Liga spanjolle ka mbyllur siparin, duke shpallur kampion te Primera Divison, Real Madridin, merkato mund te nise qetesisht, sepse presione nuk do te kete me dhe tensionet do te anashkalohen. Dhe, klubi i pare qe do te hedhe “grepat” ne gadishullin Iberik do te jete Milani, per te vazhduar me pas me Interin, por edhe me Romen e skuadra te tjera. Kuqezinjte kane caktuar prej kohesh dy objektiva, duke u perqendruar sidomos te Barcelona: Ronaldinjo dhe Eto’o, te pakten njeri duhet te veshe kete sezon fanellen kuqezi. Ndersa, te Reali synohet Emerson, kamerunasi mbetet “gjahu” i kesaj vere. Dhe, per te konfirmuar kete, Adriano Galiani, i cili kohet e fundit eshte marre vetem me ceshtjen Kaka, duke i “mbyllur gojen” Realit dhe duke “blinduar” brazilianin, ka folur dje per sulmuesin e Barces. Ne fak, Milani e ka shprehur prej kohes pelqimin per afrikanin, duke pare se Anceloti, ne intervistat e dhene per shtyp, u shpreh qarte: “Sikur te vinte edhe Samuel, atehere do te isha trajneri me i lumtur ne bote”. Dje, administratori i deleguar i “Djallit”, nuk ka qendruar heshtur, por u shpreh: “Objektivi yne i pare, ne kete merkato vere, per sezonin e ardhshem, mbetet Samuel Eto’o. Nese do te ekzistoje vullneti i klubit te Barcelones dhe resurset tona ekonomike, atehere do ta blejme. Por, edhe nese kjo marreveshje nuk do te arrihet”, shtoi Galiani, “do te rinisim sezonin e ardhshem me kete skuader qe kemi, sepse jemi kampionet e Europes dhe do te kemi mundesi qe te aktivizojme edhe Ronaldon. Shevcenko? Kam folur disa here me presidentin Berluskoni”, perfundoi Galiani, “dhe kemi 30 vjet qe biem dakord per gjithcka, ndaj nuk kemi asnje arsye per te mos u kuptuar. Natyrisht, nuk mund te them se nuk do te ishim te kenaqur nese Andri do te vinte, por nuk i dihet. Pastaj, ashtu si tha edhe Anceloti, shume kampione kerkojne qe te luajne me ne tani. Natyrisht, do te shohim se cfare mund te bejme ne merkato, edhe pse do te jete shume e veshtire, sepse skuadrat e medha nuk do te lene te lire kampionet e tyre”, perfundoi Galiani. Nderkohe, vazhdon plani kuqezi per te bindur Shevcenkon, nepermjet Maldinit dhe Nestes, qe ndodhen me pushime ne Majemi.

  3. #2063
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kivu, shume me prane Barcelones

    19 Qershor Kristian Kivu i thote “jo” Interit, duke qendruar keshtu mes Romes dhe Barcelones. Sepse katalanasit jane me perpara se zikaltrit dhe oferta e tyre eshte me e rendesishme, te pakten keshtu konsiderohet nga skuadra e Romes, qe kerkon para te thata. Ne kete menyre, Morati do te mundohet qe te synoje nje tjeter mbrojtes. Barca, nderkohe, mund te ofroje 10 milion euro per mbrojtesin rumun, i cili kerkohet shume nga trajneri Rajkard, i cili i ka kerkuar Laportes qe te interesohet shume per repartin e mbrojtjes, aty ku ka pasur me shume probleme skuadra.

  4. #2064
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Groso: Qendroj ne Milano!

    19 Qershor Silvio Paljari, agjenti i mbrojtesit te Interit, Fabio Groso, eshte intervistuar nga ana e kanalit radiofonik “Unico Grande Amore”, duke u ndalur te e ardhmja e klientit te tij, qe kohet e fundit eshte ne dyshim. Sezoni i shkuar nuk ishte nga me te miret per kampionin e botes, i cili mbeti viktime e shume demtimeve te njepanjeshme, ndaj dhe nuk pati mundesi te shumta per te treguar se sa vlen. Dhe, duke u nisur nga zerat qe cilesojne si te larguar Groson, me nje te ardhme te Roma, pas konflikteve dhe raporteve jo te mira me trajnerin Mancini, Paljari deklaroi: “Groso nuk ka pasur ansjehere probleme me Roberto Mancinin, sepse klienti im nuk eshte nje nga ata tipa te cilet i krijojne probleme dhomes se zhveshjes. Ne lidhje me te ardhmen e tij them se nuk ka asnje qellim per t’u larguar nga Interi, sepse zikalter ndihet mire dhe pas nje sezoni jo me shume fat, per shkak te demtimeve te vazhdueshme, deshiron qe te tregoje se sa vlen. Dhe, kerkon qe te jape maksimumin, per te kembyer besimin e atyre qe e morren te nje skuader si Interi. Ndaj dhe nuk ka asnje mundesi qe ai te kaloje te Roma”. Edhe Groso, i pyetue ne lidhje me te ardhmen, u shpreh: “Nuk kam nder mend te largohem nga Interi, sepse eshte maksimumi per mua. Jam kampion Italie dhe bote, ndaj s’kam asnje arsye per te ikur nga kjo skuader”.

  5. #2065
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Nedved: Juve, je si Fiorentina!

    19 Qershor Entuziazmi per kthimin ne Serine A te “Zonjes se Vjeter” ka zgjatur shume pak ore, sepse menjehere pas kesaj arritjeje te rendesishme, shperthyen polemikat. Ne fillim u largua Didier Deshamp, ndersa me pas Trezege, ne ndeshjen e fundit dhe pas golit ndaj Specias, beri me dore shenjen e largimit te tij, ndersa tani eshte rradha e Nedvedit qe te prishe humorin bardhezi. Edhe sipas mesfushorit cek, ashtu si eshte dukur edhe ne opinionin publik, formacioni i Juventusit nuk mund te konkurroje kurre me ate te Milanit, Interit apo Romes, duke qendruar ne kreun e klasifikimit. “Nuk mund te matemi me skuadrat e medha, sepse nuk kemi nje formacion teper cilesor”, shpjegoi mesfushori bardhezi, ne intervisten e dhene per nje gazete ceke. “Titulli eshte nje utopi absolute. Kjo skuader duhet qe te qendroje ne mesin e klasifikimit dhe ndoshta pak me lart. Por, do te jete teper e veshtire per ne qe te zeme nje vend per ne Champions League”. Menjehere pasi jane publikuar keto deklarata, ne te perditshmen ceke “Pravo”, pergenjeshtrimi i juventinit ka qene i menjehershem. “Nuk kam bere asnjehere parashikime ne lidhje me qellimet per sezonin e ardhshem sportiv. Flas vazhdimisht me drejtuesit e klubit te Juventusit dhe, gjate kesaj jave, kam fiksuar nje takim me ata, per te biseduar ne lidhje me merkaton”. Dhe, objektivat e Juventusit, per sezonin qe do te vije, do te kuptohen menjehere pas mbylljes se merkatos.

  6. #2066
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Van Nistelroi, Mbreti i Liges

    19 Qershor Van Nistelroi ka qene golashenuesi me i mire i kampionatit holandez ne vitin 1999 dhe 2000 dhe ne kampionatin anglez ne vitin 2003 dhe me 25 golat e shenuar kete sezon ne kampionatin spanjoll, ka arritur te shpallet golashenesi me i mire. Largimi i sulmuesit brazilian Ronaldo dhe efikasiteti i Van Nistelroit ishin determinant ne triumfin e Realit te Madridit. Rud van Nistelroi nuk arriti te fitonte trofeun e “Kepuces se Arte”, cmim qe kete sezon e mori kapiteni i Romes, Francesko Toti, por holandezi e mbylli sezonin shume i lumtur sepse Reali i Madridit fitoi titullin kampion ne Spanje pas kater vjetesh dhe me nje tjeter date historike: eshte i pari golashenues ne tre nga kampionatet me te medha. Prapa sulmuesit holandez qendrojne lojtare mitike si Xhon Carls, patrioti i tij Marko van Basten, Kristian Vieri dhe brazilianet Marsio Amoroso, Romario dhe Ronaldo. Me kete te fundit ka luajtur ne skuadren e Relait deri dimrin e kaluar dhe me pas fenomeni u largua per tek Milani. Van Nistelroi, i rritur te ekipi i Den Boshot dhe me pas te Herenveni, PSV Eindhoveni dhe Mancester Junaitedi, behet holandezi i dyte qe arrin te dale golashenuesi me i mire ne kampionatin spanjoll, pas asaj qe ka arritur me Deportivo la Korunjen, Roi Makai ne sezonin 2002?03 perpara se te shkonte te skuadra e Bajernit te Mynihut. Van Nistelroi nuk ka hezituar te jete ne vitet e fundit numri “9” me i mire ne historine e futbollit boteror dhe golat e tij kane qene shume te rendesishem ne fitoren e titullit kampion nga Reali i Madridit pa kater vjetesh. Me golat e tij holandezi ka ditur te udheheqe skuadren dhe t’i jap tifozeve madrilene nje titull qe e prisnin prej shume kohesh.

  7. #2067
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Toti: “Kepucen, per ata qe s’me donin”

    19 Qershor Nje vit e kater muaj nga demtimi i tij i rende ne gju (ishte 19 shkurti i vitit 2006, ndeshja ndaj Empolit), Francesko Toti fiton “Kepucen e Arte”, nje trofe jo i parendesishem, per nje lojtar qe kritika e kishte cilesuar si te marre fund, pas operimit. Dhe, eshte vete kapiteni i Romes ai qe merr kete revansh, duke iu pergjigjur atyre personave qe e gjykuan: “Shume vete me konsideruan te perfunduar”, shpjegoi Toti, “dhe te mbajtur me hater, sepse nuk mund te luaja me Kombetaren, ne nje forme shume te dobet. Dhe, nje vit distance nga zerat qe me bene te reflektoja, te gjitha keto kritika jane fshire. Jam kampion bote, fitova Kupen e Italise me Romen dhe e mbylli kampionatin me 26 gola, ne krye te listes se golashenuesve, duke fituar keshtu “Kepucen e Arte”. Tani kam nje motiv me shume per te kujtuar 17 qershorin, duke pare se pikerisht gjashte vjet me pare, ne kete dite, fitonim titullin”. Por, ne kete triumf, Toti nuk harron edhe Van Nistelroin, bomberin e Real Madridit, qe luftonte per t’i “rrembyer” kete cmim kapitenit te Romes. Sulmuesi madrilen u demtua ne pjesen e pare te takimit ndaj Majorkes, duke lene fushen e lojes: “Jam i lumtur qe fitova kete cmim, por jo per fatin e Van Nistelroit, i cili u demtua dhe la fushen e lojes duke caluar. Kete trofe ia dedikoj familjes, njerezve qe me qendruan prane, tifozerise, stafit mjekesor, trajnerit, presidentit Sensi”.

  8. #2068
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Zambrota: Cikli yne nuk ka perfunduar!

    19 Qershor Lojtari italian i Barcelones, Xhanluka Zambrota, shprehu keqardhjen e tij per titullin e humbur nga skuadra katalanase, e cila ne javen e fundit mundi ne trasferte skuadren e Xhimnastik (1?5), por suksesi u zhvleresua nga fitorja e Realit ne shtepi, 3?1 ndaj Majorkes. Zambrota, i pyetur per mbylljen e sezonit ne menyre zhgenjyese nga ana e Barcelones, tha: “Nuk di se si ta shpjegoj. Gjithcka na shkoi keq per shume arsye. Shume lojtare kane vuajtur pas Boterorit dhe pergatitja nuk ka qene shume e mire sepse jemi nisur direkt per ne turne. Kete sezon kemi vuajtur edhe ne ndeshjet me kundershtaret direkt. Gjithashtu, gjate sezonit kemi patur edhe shume demtime te rendesishme si ai i Eto’ose dhe Mesit. Skuadra nuk ka treguar forcen e saj me skuadrat e medha dhe ky ka qene nje minus per ne”. I pyetur nese ky eshte funddi i nje cikli, italiani tha: “Jo, nuk mendoj keshtu. Kjo skuader ka lojtare shume te talentuar dhe me eksperience te cilet qe sezonin e ardhshem mund te kthehen dhe te fitojne tituj te tjere”. I pyetur mbi titullin e Realit, skuader ku luajne ish?shoket e tij te skuadres tek Juventusi, Kanavaro dhe Emerson, apo ish?trajneri i tij Fabio Kapelo, lojtari i katalanasve tha: “Jam i kenaqur sidomos per Kanavaron. Por, mund te them se ka fituar Reali, armiku yne i perjetshem, prandaj nuk mund te jemi i lumtur tani”.

  9. #2069
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rajkard: Bravo futbolliste!


    19 Qershor Frenk Rajkard, trajneri i Barcelones, i cili e ka lene analizen e sezonit per nje moment tjeter, tha se lojtaret e tij e dinin shume mire perpara ndeshjes se si ishte situata e krijuar dhe se sa shpresa kishin ata per te fituar titullin kampion. “Objektivi yne ishte te fitonim dhe te shpresonim sepse ishim te varur nga rezultati qe do te merrte Reali i Madridit. Ky ishte realiteti edhe pse na kushton shume ta pranojme. Per ne ishte dicka shume e trishtuar sepse kampionati u vendos ne javen e fundit dhe per kete arsye gjithcka ka ardhur si pasoje e rezultateve tona dhe gabime qe beme ne ndeshjet e fundit kunder Betisit dhe Espanjolit. Skuadra pesoi nje goditje shume te rende sidomos ne ndeshjen e parafundit ne “Camp Nou”, kunder Espanjolit. Mendoj se aty ishte e gjithe pika kryesore ku ne duhet te perfitonim, por brenda nje minute gjithcka na iku nga duart dhe nje pjese e madhe e shpresave tona u shua”, tha holandezi. I pyetur nese ndihej i zhgenjyer per humbjen e titullit kampion, Rajkard u shpreh sipas menyres se tij: “Nuk mund te humbet dicka qe kurre nuk e ke patur”. Frenk Rajkard pergezoi Fabio Kapelon dhe skuadren e tij per fitimin e titullit kampion. “Duhet t’i ndajme gjerat. Me duhet te pergezoj skuadren fituese te kampionatit. Nuk mund te flitet per drejtesi apo padrejtesi. Mund te them se Reali e meritoi titullin dhe dua te pergezoj edhe mikun tim, Fabio Kapelo, per kete triumf”. Trajneri i Barcelones nuk deshiroi te ndante se cila humbje ka qene me e keqe per te: Kupa Interkontinentale,Champions League apo kampinati: “Cdo zhgenjim provokon trishtim. Nuk ia vlen ta krahasojme me Kupen Interkontinentale apo Champions League”. Rajkard pergezoi edhe lojtaret e tij te cilet bene detyten e tyre kunder Xhimnastik duke fituar thelle 5?1. “E verteta eshte se ne beme detyren tone, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. E dinim qe gjithcka varej nga Reali, por une dua te falenderoj lojtaret e mi per ate cfare kane dhene kete sezon. Tani kemi nevoje per pak qetesi dhe besim”.

  10. #2070
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Laporta: “Luajtem me zjarrin... u dogjem!”

    19 Qershor Presidenti i Barcelones, Hoan Laporta, nuk qendroi i heshtur ne diten e tij me te veshtire si president i Barcelones. Pas humbjes se titulli kampion, qe u shpresua deri ne javen e fundit, presidenti katalanas u shpreh optimist per fillimin e nje projekti te ri ne skuader. Laporta pergezoi skuadren e Realit te Madridit, skuadren e tij per ate cfare ka dhene kete sezon dhe shprehu keqardhjen e tij per tifozet e Barcelones, te cilet nuk arriiten te shijonin fitimin e nje trofeu kete sezon. Laporta pranoi qe skuadra e tij nuk ka qene ne lartesine e duhur gjate vitit dhe mohoi se ky eshte fundi i nje cikli ne skuadren e tij. “Nuk mendoj se ka ardhur fundi i nje cikli, por mendoj se kjo skuader ka akoma per te dhene dhe kete do ta shihni sezonin e ardhshem. Ajo qe ndodhi duhet te na sherbeje per te mesuar dhe per t’u forcuar me shume. Kemi nevoje per nje rinovim te skuadres per sa i perket profesionalizmit. Tani vjen momenti per te bere analizen e sezonit dhe te kuptojme se ku kemi gabuar kete sezon. Te gjithe kemi gabuar. Ka gabuar presidenti, drejtuesit, sekretari teknik, trajneri dhe lojtaret. Te gjithe kane pergjegjesite e tyre. I jemi shume mirenjohes kesaj skuadre per ate qe ka bere, por gjithcka ka momentin e vet dhe pas nje analize duhet te bejme ndryshime dhe mund te them se analiza nuk do te mbeshtetet me faktin se skuadra nuk fitoi titullin kampion. Une jam shume i lumtur sepse Barcelona ne vitet e fundit ka shkruar emrin e saj ne futbollin boteror. Ne skuader kam pare nje deshire te madhe per te triumfuar. Sigurisht qe eshte normale qe te vije nje sezon jo i mire pas tre sezoneve shume te mire dhe me tituj te rendesishem. Tani po bejme gati nje projekt te ri dhe kemi shume deshire qe Barcelona te rikthehet perseri ne fitimin e titujve. Per fat Barcelona eshte nje pike referimi ne futbollin boteror dhe te gjithe lojtaret e medhenj deshirojne te luajne te Barcelona. Tani, detyra jone e pare eshte qe te rikthehemi shume te perqendruar dhe te fuqishem ne sezonin e ardhshem. Ne do t’i respektojme te gjithe lojtaret dhe nuk do te hedhim poshte asnje”. Per sa i perket kostos ekonomike qe do te kete projekti i ri qe kerkon te coje perpara Barcelonen, presidenti Laporta qetesoi tifozet duke i siguruar se Barca i ka parate e mjaftuershme dhe nuk vuan asak nga ana ekonomike. “Jemi te pergatitur per te cuar perpara rinovimin e nevojshem ne skuader sipas kritereve te sekretarit teknik. Te gjithe mund te rrijne te qete sepse klubi eshte i pergatitur dhe po perjeton nje nga momentet e tij me te mire”. I pyetur per emrat ne vecanti, Hoan Laporta konfirmoi se Rajkard, Ronaldinjo, Mesi dhe Eto’o hyjne ne planet e skuadres per sezonin e ardhshem. “Qellimi yne eshte qe Ronaldinjo e Eto’o te qendrojne te Barcelona dhe te jene lojtaret tane me te rendesishem per sezonin e ardhshem, te cilen do ta drejtoje perseri Frenk Rajkardi. Por, une i qendroj perseri mendimit qe skuadra ka nevoje per ndryshime dhe ato do te vijne gjithmone sipas kerkesave te trajnerit”. Laporta nuk deshiroi te fliste per emrat e rinj te merkatos qe klubi katalanas kerkon te bleje per sezonin e ardhshem. I pyetur per francezin Tierri Henri, Laporta tha: “Nuk eshte momenti per te dhene emra, por mund te them se do ta rinovojme skuadren”. Per sa i perket humbjes se titullit kampion, Laporta pranoi humbjen dhe pergezoi Realin e Madridit per te cilin tha: “E merituan kampionatin dhe diten te perfitonin nga gabimet tona. Kemi lene te na shpetojne shume mundesi te mira. Mund te them se kemi luajtur me zjarrin dhe u dogjem. Ekzistonte mundesia qe nje skuader si Barcelona te humbiste, por ja qe ndodh edhe keshtu. Kjo ishte nje goditje e rende per ne sepse ishte titulli i vetem qe na kishte mbetur dhe sepse kishim gjithcka ne doren tone dhe dhuruam gjithcka. Nuk ishte dicka qe nuk mund te ndodhte por duke patur parasysh situaten qe u krijua, mund te them se titullin e humbem vet. Por, ne duhet te pranojme se ky eshte futbolli dhe ne kete sport duhet te dish edhe te humbasesh. Ne luftuam deri ne fund, por edhe fati nuk ishte me ne”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •