Close
Faqja 206 prej 311 FillimFillim ... 106156196204205206207208216256306 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,051 deri 2,060 prej 3101
  1. #2051
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fabio Kanavaro festim alla-fashist

    E Marte, 19 Qershor 2007

    Ne festen per titullin e Realit, Fabio Kanavaro u be pa dashje protagonist. "Topi i Arte" ka shpalosur menjehere pas perfundimit te ndeshjes me Majorken nje flamur italian, ne qender te te cilit dukej sepata, simboli fashist. "I rashe ne te vetem me pas, ka shpjeguar napolitani. I kerkoj falje atyre qe jane ofenduar, por une nuk jam as fashist e as i majte. Nuk eshte rasti per te hapur polemika".

    Ka lojtare qe nuk e mbajne te fshehur besimin e tyre politik, si ne rastin e Paolo Di Kanios per te djathten dhe Kristiano Lukareli per te majten, por ndodh qe ndonje lojtar te behet padashur mjet propagande. Kjo i ka ndodhur Fabio Kanavaros, gjate festimeve per fitoren e Liges spanjolle me fanellen e Realit, titulli i tij i trete radhazi, nese i konsiderojme si te vlefshem dy trengjyreshat e Juves. Lojtari napolitan, qe kurorezon ne menyren me te mire nje sezon per t'u vene ne kornize, qe e ka pare te coje Kupen e Botes me fanellen e kalter, me pas fitues te "Topit te Arte", ka festuar ne "Santiago Bernabeu" me nje trengjyresh te epokes se vjeter, me sepaten dhe shqiponjen e epokes fashiste. Flamuri iu hodh nga tribunat dhe Kanavaro nuk e vuri re menjehere simbolin aty prezent, "kur i rashe ne te, e fsheha", ka shpjeguar lojtari napolitan qe, ne fakt, ka vazhduar festimet me skuadren me pas me flamurin rreth qafes.

    "I kerkoj falje atij qe eshte fyer, ka konfirmuar, por une nuk jam fashist dhe nuk jam as i majte. Nuk eshte rasti per te hapur polemika ne nje mbremje si kjo". Behej fjale vetem per nje shperqendrim si pasoje e krenarise italiane te Kanavaros.
    #VamosArgentina

  2. #2052
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sot Laporta "lan hesapet" me te tijte

    E Marte, 19 Qershor 2007

    Nje konference per shtyp ne fund te sezonit, por me e pritura ne boten e topit, te pakten per kete vere. Johan Laporta, presidenti i Barcelones, i lenduar dhe i poshteruar nga disfata ne Lige, ka fiksuar sot nje takim me kronistet, ku pritet qe te shpaloset strategjia katalanase. Duke nisur nga e ardhmja e Rajkard, duke kaluar te zgjedhjet e merkatos, duke prekur edhe "telat e nxehte" te rinovimit te Ronaldinjos.

    Ka mberritur larja e hesapeve ne shtepine "blaugrana", pas nje sezoni qe mund te etiketohet shkaterrues, pas eliminimit te parakohshem ne Ligen e Kampioneve, ku ishin kampione ne fuqi, dhe shkaterrimi ne Lige, ku katalanasit kane lene t'u shkaterrohej avantazhi i akumuluar gjate sezonit. Sot, presidenti Laporta do te tregoje cdo mister, por ajo qe eshte e sigurt ka te beje me fluksin e te rejave, qe do te thote. "Kjo skuader i ka dhene shume shoqerise gjate 4 viteve te fundit, ka thene numri nje i Barces pas ndeshjes ne Tarragona, por tani besoj se ka ardhur momenti per te ndryshuar". Nyja e pare per t'u zgjidhur eshte ajo e trajnerit: Rajkard i ka oret e numeruara dhe duket se holandezi nuk do te jete me i ulur ne pankinen "blaugrana". Por lajmi i dyte eshte akoma me i shijshem, sidomos ne optiken italiane: behet fjale per Ronaldinjon. Laporta do ta takoje brazilianin ne oret e ardhshme per te folur per rinovimin dhe nuk dihet ne do te qendroje apo jo talenti nga Porto Alegre. Keshtu, nese Barca mund te kete deshiren per te ndryshuar, nuk ia vlen per te shpenzuar shifra marramendese per te rikonfirmuar Dinjon. Ne kete pike mund te jete deciziv sulmi i Milanit, qe do ta linte fare Etone dhe do te synonte vetem brazilianin, endrra e vertete e presidentit Berluskoni, per te cilin eshte i gatshem per te shpenzuar shuma marramendese.
    #VamosArgentina

  3. #2053
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Saki: Kapelo, fitues ne turnete medioker

    E Marte, 19 Qershor 2007


    Ne mikrofonat e Radio Centro Sport, Arrigo Saki komenton triumfin e Realit te Madridit dhe te Kapelos ne Ligen spanjolle: "Ai spanjoll, eshte nje kampionat deri-diku medioker ne nivel teknik dhe ne mediokritet fiton Kapelo. Gjithsesi, komplimente per te, sepse arriti te perfundoje nje veper te veshtire. Kualiteti i lojes i tille eshte, por ai eshte nje njeri me karakter dhe me ide te qarta. Ndersa Barca ka paguar xhelozite ne dhomat e zhveshjes", ka deklaruar ish-trajneri i Italise.
    #VamosArgentina

  4. #2054
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Krojf: Reali kampion fale Barcelones

    E Marte, 19 Qershor 2007


    "Nese Reali i Madridit eshte kampion i Spanjes, eshte fale gabimeve te Barcelones dhe besoj se te dy klubet duhet te zgjidhin nje lume problemesh ne prag te sezonit te ri". Keshtu, holandezi Johan Krojf, ish-lojtar dhe ish-trajner i Barcelones, ka komentuar perfundimin e Liges nga kolonat e rubrikes se tij ne gazeten "La Vanguardia". "Humbja per Barcen eshte nje mesim i ashper - ka shtuar, mes te tjerave Krojf - nga i cili duhet te mesojne te gjithe: si ata qe luajne, si ata qe marrin vendimet".
    #VamosArgentina

  5. #2055
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Festa e Realit, 108 te plagosur

    E Marte, 19 Qershor 2007


    Populli madrilen, gjate nates, eshte dyndur ne "Plaze de Cibeles" dhe ne rruget e qendres se kryeqytetit. Nje feste e pambarimte, qe zgjati deri ne mengjes dhe me probleme qe ndodhin gjithmone ne raste te tilla: mbi 108 te plagosur dhe 10 arrestime per incidentet qe jane verifikuar gjate nates. Duke iu referuar mediave spanjolle, nje grup tifozesh ka sulmuar forcat e rendit, duke u hedhur shishe dhe gure, ndersa policia eshte kunderpergjigjur me plumba gome. Gjate perleshjeve jane plagosur shume persona dhe 22 prej tyre jane shtruar ne spital. Incidente jane verejtur edhe ne qytezen e afert te Alikantes. Festa ne Madrid, ku moren pjese 200 mije persona, u zhvillua pergjithesisht ne menyre paqesore. Tifozet e kane pritur me shume entuziazem skuadren e Kapelos, qe mberriti ne qender hipur ne nje autobus te hapur, pak perpara ores 1 te nates, e shoqeruar me fishekzjarre dhe nga koret e falenderimeve. Por, natyrisht, cdo qytet ka budallenjte e vet. Gjithsesi, nga dje, ka filluar te mendohet per te ardhmen dhe gjithcka varet nga buzet e Kapelos.
    #VamosArgentina

  6. #2056
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fabio Kapelo: A mjafton ky titull

    E Marte, 19 Qershor 2007


    Eshte momenti i larjes se hesapeve. Festa e Realit te Madridit ende nuk eshte mbyllur dhe do te zgjase. Por, e ardhmja e klubit do te zgjidhet menjehere dhe Fabio Kapelo, pasi eshte ekzaltuar per triumfin e radhes ne karriere, nuk ka ndermend te prese gjate. Ne konferencen per shtyp, qe ka mbyllur kete fund Lige, trajneri italian ka hequr ndonje gur nga kepucet, duke u perballur me tema qe deri tani i kishte lene menjane. E ka bere me qartesi te theksuar, si ne stilin e tij. Nuk ka shkuar ne perballjen me presidentin Ramon Kalderon dhe me drejtuesit e shoqerise, por nuk ka qene as i bute. Kapelo kerkon qartesi dhe pret pergjigje ne kohe te shkurter.

    "Pyeteni Kalderonin nese ky titull eshte i mjaftueshem per te punuar se bashku per kete projekt, ose nese i pelqen qe t'i besoje ndonje arkitekti tjeter, kane qene fjalet e ashpra te trajnerit madrilen. Nuk e kam ndjere mbeshtetjen e presidentit, por tani topin e ka ai. Une dua te vazhdoj". Nje mesazh i qarte, qe, gjithsesi, nuk duhet te interpretohet si nje sinjal thyerjeje totale me "Casa Blanca". Kapelo e di se ka mbeshtetjen e dhomave te zhveshjes ("per mua eshte me e rendesishmja") dhe mbi kete deshiron qe te vere bazat e sezonit te ardhshem. Por, nuk ka ndermend qe te rijetoje problemet e njejta te nje sezoni te sapombyllur: deshiron te ndjeje besim rreth tij dhe kerkon qe puna e tij te mbrohet nga shoqeria.

    Pasi ka sqaruar pozicionin e tij kundrejt klubit, Kapelo filloi te merrej pakez edhe me pjesen tjeter. "Tani te gjithe jane miqte e mi, ka bere shaka, duke degjuar zilet pa mbarim te celularit te tij gjate konferences per shtyp. E verteta eshte qe njerezit flasin pa i ditur gjerat. Ne Spanje, si ne Itali, jane te gjithe profesore, te gjithe trajnere, kujtojne se ne trajneret nuk dime te bejme asgje. Mediat me kane sulmuar qe nga dita e pare, duke mos me lene qe te beja punen time ne nje ambient ku nuk fitohej pre tri vitesh. Sigurisht, ndonje gabim e kam bere edhe une. Me i rendi ka qene ai me Bekhamin". Ferkime qe bejne pjese ne te kaluaren. Sic kane kaluar te gjithe problemet e nje sezoni te turbullt. Por Kapelo nuk harron: nese duan ta mbajne ne Madrid, "blancos" duhet t'i japin garanci te sakta.
    #VamosArgentina

  7. #2057
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tani edhe Rexhina ne gjurmen e Tares

    E Marte, 19 Qershor 2007


    Duket se per Igli Taren dhe Erion Bogdanin vera qe sapo ka nisur, do te jete me e nxehte sesa parashikimet. Nese per Bogdanin ishte nje kuartet qe interesohej prej ditesh, per Taren, dje ka dale nje piste e mundshme dhe ajo eshte nje nder skuadrat qe interesohet edhe per Bogdanin, Rexhina.

    Mesa duket ne Rexhio e kane te sigurt se Atalanta dhe Kajliari jane dy kundershtare shume te forte per t'u mposhtur dhe Bogdani eshte i orientuar drejt Sardenjes ose Bergamos. Pare kete situate, per te zevendesuar Biankin e shume kerkuar (qe do te ike shpejt nga Kalabria) Rexhina shikon si nje mundesi te mire, Igli Taren, por edhe Antoni Riganon. Qe kjo piste te shikohet si nje opsion i mundshem, jane edhe divergjencat e fundit mes trajnerit te Lacios Delio Rosi dhe shtatlartit shqiptar, pasi Rosi e ka vene Taren ne listen e shitjeve. Nje problem i madh, lidhur me fatet e Iglit, eshte destinacioni i ardhshem e Bogdanit, pasi "Bogu" eshte kerkuar edhe nga vete Lacio. Drejtuesit bardhekalter i kane bere oferten e tyre menaxherit te sulmuesit te kombetares kuqezi, por asnje shifer konkrete nuk ka.
    #VamosArgentina

  8. #2058
    i/e regjistruar Maska e 100% MERENGUES
    Anėtarėsuar
    05-06-2007
    Postime
    293
    Emerson: Tani jemi skuader!
    “Puma” Emerson ishte nje prej futbollisteve me te kontestuar te ketij sezoni tek Reali i Madridit, por gezimi i titullit kampion ne “Bernabeu” i perket te gjitheve. “Tani jemi nje skuader”, thote ish?mesfushori i Juventusit. “Ndryshuam mendesi, pas nje faze te pare te keqe. Tani mund te themi qe Reali i Madridit eshte nje skuader. Jemi rritur shume. Ky eshte tituli im i trete radhazi, pas atyre dy te Juventusit dhe fakti qe jane hequr zyrtarisht nuk do te ndryshoje asgje, pasi une vazhdoj t’i ndiej si te mite. Ata dy tituj i kemi fituar me merite, duke luftuar ne fushen e lojes. E ardhmja? Per kete do te filloj te mendoj se shpejti, pasi tani dua vetem te festoj kete titull te mrekullueshem”.
    We Are Simply The Best REAL MADRID

  9. #2059
    i/e regjistruar Maska e 100% MERENGUES
    Anėtarėsuar
    05-06-2007
    Postime
    293
    Kapelo: Bekam, me fal!
    Nga armiku numer nje, ne heroin e nje qyteti. Kjo eshte historia e Kapelos, qe ne sezonin e tij te dyte ne drejtimin e Realit, pas atij ne vitin 1997, arrin te fitoje titullin e dyte. “Hyjnoret” i kthehen majave pas kater vitesh dhe Fabio, me nje mburoje te sigurt si titulli guxon te leshohet kunder presidentit Kalderon.

    ? Cfare mendonit kur ishit i vetem ne mes te fushes dhe shihnit lojtaret duke festuar?

    ? Qe fituam nje titull te humbur dhe ndjesia qe kisha ishte e papershkrueshme. Vuajtem shume dhe kjo ndeshje e fundit ishte shume e veshtire, por tani jemi shume me te forte menderisht.

    ? Do te vazhdoni tek Reali?

    ? Nuk varet nga une, por nga presidenti. Topi eshte ne fushen e tij. I thashe ne mbledhjen e fundit qe doja te vazhdoja dhe nese ai nuk e do kete, le te ma thote.

    ? Kush ka meritat me te medha ne kete permbysje?

    ? Ka shume profesore qe e shohin ndeshjen nga televizori. Shpresoj te vazhdojne te thone qe jam une fajtor dhe nuk e kam fjalen vetem per gazetaret. uk me bezdisin kritikat, por opinionet e pabaza. Jane njerezit qe nuk marrin vesh nga futbolli, ata qe kritikojne.

    ? Ne shtyp ka arritur te thuhet qe jane te tjeret ata qe kane bere formacionin e Realit.

    ? Kete nuk e dija, eshte e re. Tani mund te pres vetem qe te thone se ne te vertete jam nje grua. Nuk kam lejuar kurre, asnje president dhe asnje drejtor sportiv qe te me jape keshilla per detyren time.

    ? Kujt ia dedikoni kete titull?

    ? Familjes sime.

    ? Perpara disa muajsh thate qe ne fund te sezonit do te pranonit gabimet tuaja. Cilat ishin?

    ? Mospasja ne konsiderate e Bekamit. Fakti qe e perjashtova nga skuadra pasi firmosi nje kontrate tjeter. Shume menduan se humbem ndaj Bajernit sepse luajta me tre mesfushore me tipare mbrojtese. Te vendosin nje etikete dhe thone qe je difensiv. Une jam ai qe rri cdo dite me futbollistet dhe kuptoj me mire se kush eshte ne forme per te luajtur dhe kush jo.

    ? Ju ka pergezuar Ramon Kalderoni?

    ? Jo.

    ? E imagjinoni nje Real pa ju?

    ? Te shohim. Per kete duhet pyetur Kalderoni, por c’eshte e verteta, nuk kam ndiere shume mbeshtetje prej tij.
    We Are Simply The Best REAL MADRID

  10. #2060
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Afrika e Jugut merr “bekimin” e Blaterit!

    19 Qershor Presidenti i FIFA?s, Sep Blatr u shpreh i sigurt kete te hene qe Afrika e Jugut do te jete ne gjendje te organizoje nje Boteror shume te mire, ne vitin 2010. Blater, i cili vizitoi per here te pare vendin afrikan pas fillimit te punimeve per te ndertuar apo rikonstruktuar dhjete stadiume ne nente qytete, thote se frika e tij per mundesine e deshtimit te organizimit te duhur eshte zhdukur. “Kur je i mire, njerezit te kane zili, madje jane edhe xheloze per ty”, deklaroi Blateri ne nje konference shtypi ne Johanesburg. “Duke organizuar nje Boteror ne Afrike ngjallet shume xhelozi, pasi shume njerez mendojne qe mund te ishte zhvilluar edhe diku tjeter. Megjithate, ne jemi duke pritur me padurim kete Boteror dhe jemi te sigurt qe ky Boteror ne Afriken e Jugut do te na ofroje nje spektakel shume te madh”. Dyshimet mbi aftesine e vendit afrikan per te organizuar Boterorin u rriten shume, ndikuar nga vonesat e vazhdueshme ne nisjen e punimeve ne stadiumet qe do te presin ndeshjet. Por, pasi vizitoi disa prej kantiereve te punes, Blater thote qe gjithcka eshte futur ne rrugen e duhur. “Nga ajo qe kam pare dhe degjuar sot, mund te them qe gjerat jane pergjithesisht ne rrugen e duhur”, deklaroi Blateri nga Afrika e Jugut. “Jam nje njeri shume optimist dhe besoj me te vertete ne aftesine e Afrikes se Jugut per te na ofruar nje Boteror te shkelqyer”.Gjate vizites se tij ne vendin afrikan, Blateri do te takohet edhe me presidentin e vendit, Tabo Mbekin, i cili premtoi perpara nje muaji qe kur presidenti i FIFA?s te mberrinte ne vendin e tij, do te shihte nje interesim te pergjithshem per te perfunduar ne kohe stadiumet. Ndersa presidenti i Federates te Afrikes se Jugut te Futbolit, Koza, u shpreh shume i lumtur per besimin qe Blateri i ka dhene vendit te tij. “Jemi shume te lumtur per besimin e tij dhe besimin qe ka tek Afrika”, deklaroi Koza. “Tashme mund ta shohe ketu vete qe puna po zhvillohet me ritmet me intensive te mundshme”. Ne nje artikull te dites se hene, gazeta me e shitur ne Angli, “The Sun” pyeste se si eshte e mundur qe organizatoret e Boterorit jane ne gjendje te flejne gjate nates dhe keshillonte qe finalja e tij te zhvillohej ne “Wembley”?n e ri. “Mund t’iu siguroj qe asgje nuk do te largoje Boterorin nga Afrika e Jugut”, deklaron Koza. “Do te tregojme qe kemi merituar besimin e te gjithe familjes se futbollit dhe me ne fund, Afrika do te kete mundesine te organizoje nje Boteror”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •