Junaited-Inter, miqesore kampionesh
18 Qershor Deri tani, Mancester Junaitedi ka planifikuar te beje kater ndeshje miqesore si pergatitje per sezonin e ri. Por me e rendesishmja eshte pa dyshim ajo me kampionen e Italise, Interin. Takimi eshte lene per daten 1 gusht, dite e merkure, ne "Old Trafford". gjithashtu kjo do te jete miqesorja e pare dhe e vetme e "Djajve te Kuq" ne fushen e tyre parafillimit te kampionatit. Tri ndeshjet e tjera te skuadres se Fergusonit jane parashikuar ne Turin e Azise, qe do te coje anglezet ne Lindjen e Larget, ku do te perballen me japonezet e Urava Red Dajmonds (me 17 korrik), koreano-jugoret e Seulit (me 20 korrik) dhe kinezet e Shenzhen (me 23 korrik). Me pese gusht do te nise edhe takimi i pare zyrtar per sezonin e ri, qe do te jete Superkupa e Anglise, "Charity Shield", ku e pret fituesja e Kupes se Anglise, Celsi i Hoze Murinjos.
Krijoni Kontakt