Skuadra zikalter eshte e xhindosur me sjelljet e brazilianit
E Diele, 10 Qershor 2007
Inter, i lodhur me Adrin, sheh Trezegolin
Nje tjeter "Adrianata" me brazilianin ne spital, per nje kontroll te paautorizuar nga Interi, por qe ishte e nevojshme ta bente Federata e Brazilit, per te verifikuar gjendjen shendetesore te tij, qe mund ta beje Interin te shese lojtarin. Me fjale te tjera, takimi ne Milano mes drejtuesve dhe babait te David Trezegese, qe eshte prokuror, mund te hapte skena te tjera. Sulmuesi ka perseritur se nuk deshiron qe te rinovoje me Juventusin.
Edhe kur nuk eshte i pranishem thote se, Adriano eshte me dy mendje ne do te veshe apo jo fanellen e Interit, i cili u ka hapur shume probleme shoqerise zikalter. Episodi i radhes, duke bere nje kontroll ne Brazil pa autorizimin, eshte i fundit nga shume te tjera qe ai ka bere, pa u keshilluar me drejtuesit.
Megjithate, fjalet e brazilianit, lene te kuptohet se ai ka deshire te mire per t'u rikthyer ne forme te skuadra e tij. Ne fakt, kohet e fundit, presidenti i Interit, Masimo Morati, po pret oferta nga Reali i Madridit, qe mund te jete skuadra e duhur per "Perandorin", ku edhe per te do ta kishte rrugen me te lire per te marre lojtarin e Juves, David Trezegene. Edhe kjo hipoteze e merkatos eshte me e qendrueshmja per momentin.
Babai i lojtarit, qe eshte francez, ka takuar drejtuesit interiste, te cilet kane hedhur hapat e pare te tratatives. Vullneti i lojtarit francezo-argjentinas, mundesite per te lene Juven tashme eshte e qarte. Kontrata e Trezegese me bardhezinjte perfundon ne 2008-en, por ekziston mundesia qe Interi ta marre perseri lojtarin, fale rregullave te reja te FIFA-s (qe deri me tani nuk eshte bere asgje e tille te klubet e medha), duke paguar nje shume prej 9 milione eurosh. Per kete arsye, shoqeria deshiron te vleresoje mire te gjitha hipotezat, ne fillim me lojtarin, me pas me Juventusin, qe mund te vendose ta jape sulmuesin me parametra zero, per te mos pare armiqte e tyre zikalter. Megjithate, ceshtja eshte ne evoluim e siper, ku Adriano duket se eshte i destinuar te niset, ndersa Trezege eshte nje hipoteze qe mund te bashkohet me ish-shokun e tij, Zlatan Ibrahimovicin.
Krijoni Kontakt