Close
Faqja 180 prej 311 FillimFillim ... 80130170178179180181182190230280 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,791 deri 1,800 prej 3101
  1. #1791
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lampard: Nuk deshiroj te rinovoj me blute

    E Hene, 28 Maj 2007


    Sipas se perditshmes "News of the Week", Celsi dhe Frank Lampard do te arrinin ne nje pike prishjeje, tratativat per rinovimin e kontrates se tij duken se nuk kane sukses, por vetem Abramovic mund te tregohet bujar dhe te zgjidhe ceshtjen. Nese Lampard do te linte Londren, ai shenjestrohet menjehere nga Juventus dhe Barcelona, te cilat duken se kerkojne sherbimet e anglezit.
    #VamosArgentina

  2. #1792
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Juventus-Lipi, serish martese?

    E Hene, 28 Maj 2007


    Juventus dhe Marcelo Lipi kane nje jete se bashku, nje lidhje e thelle, nje histori me etapa. Qe kur Luciano Moxhi e ka zgjedhur ate per te hapur nje histori tjeter te futbollit bardhezi, trajneri viarexhinas ka qene simboli dhe ora e klubit qe ka dominuar ne skenen italiane, thuajse nje dekade. Ka pasur edhe ndarje te dhimbshme, por kurre dramatike dhe gjithmone me marreveshje te perbashketa, sepse ne dhomat e zhveshjes ishin mesuar me tymin e cigares se tij toskane, ose sepse nje sfide tjeter e ngacmonte.

    Deri ne naten e Berlinit, me kupen e shtrenguar ne duar, duke kaluar keshtu nga tekniku me antipatik ne hero kombetar. Tani "Zonja e Vjeter" duket se ka perseri nevoje per te dhe Lipi mund te vendose, per shume motive te perbashketa, per te vrapuar drejt triumfeve te reja.

    Lamtumira e Deshampit ka ardhur ne nje moment, ku strategjite bardhezi nuk ishin percaktuar ende, duke shkundur vendin dhe duke lene nje sere polemikash, qe nuk mund te injorohen. Nje situate qe kerkon, edhe per te qetesuar gjendjen, qe doli nga largimi i nje tekniku, qe kishte mesuar te dashuronte dhe te ngrihej nga reniet e vazhdueshme te nje kryesie ende te lekundur, nje goditje qe rijep besim. Lipi eshte njeriu i duhur, hero i zanatit dhe nje juventin i biresuar. Per kete, si presidenti Koboli Xhili, ashtu dhe Zhan Klod Blank, u joshen nga ideja e Alesio Sekos per te risjelle ne Torino ish-trajnerin e Kombetares. Tani qe pankina eshte bosh, ideja e teknikut do te jete pjesa kryesore, duke kaluar edhe problemin e largimit te mundshem te Xhixhi Bufonit.

    Mberritja e Lipit do te ishte nje arsye me shume per portierin bardhezi qe te qendroje, shume afer ne Toskane, profesionalisht dhe personalisht. Me fjale te tjera, emri i trajnerit kampion te botes eshte i qarte dhe do te bente nje ndjesi te mire per lojtaret e skuadres. Pse Lipi duhet te marre nje skuader qe eshte ne rikonstruksion? Per nje karakter dhe vlera qe jane te gjitha te tija, qe ben te klubi bardhezi trampolinen e leshimit, dhe per kete, nje pjese te rendesishme per karrieren e tij, te ciles duhet t'i qendroje afer.

    Nuk eshte vetem komisari teknik nen gjurmimin e Sekos. Xhanluka Viali eshte emri i oreve te fundit, por duket nje detyre e veshtire per te, duke pare gjendjen e veshtire, ne te cilen e la trajneri i fundit bardhezi. Mundesia me e madhe eshte ardhja e Valter Novelinos, i lire nga Sampdoria dhe eshte i zoti per gjendje te tilla. Gjithashtu, ai ka aftesine per te motivuar lojtaret e rinj dhe ata qe nuk jane shume te bindur per te ardhmen.
    #VamosArgentina

  3. #1793
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ouen: Shqipėrinė e njihja, gjithnjė na hap probleme

    • Nga Altin Latifi

    Mė shumė sesa tek rezultati i ndeshjes, sytė e anglezėve nė miqėsoren ndaj Shqipėrisė dy ditė mė parė kanė qenė tek sulmuesi i tyre i rikthyer pas njė viti mungesė, Majkėll Ouen. “Under Boy” u duk nė formė nė stadiumin “Turf Moor” edhe pse nuk arriti tė shėnonte, i mbuluar mjaft mirė nga Kristi Vangjeli e Nevil Dede. “U ndjeva shumė mirė. Gjatė gjithė ndeshjes isha Ok dhe them se bėra njė lojė tė mirė. Pata vetėm njė shans tė mirė, por nuk arrita ta shėnoj. Megjithatė shanset do tė vijnė sėrish dhe unė do tė jem aty”, ka thėnė sulmuesi i Njukasėllit dhe i kombėtares angleze. Ouen ka luajtur ndaj Shqipėrisė edhe 5 vjet mė parė, duke shėnuar madje nė takimin e Njukasėllit. Sulmuesi 27 vjeēar e quan Shqipėrinė njė skuadėr jo tė zakonshme dhe tepėr tė vėshtirė pėr t’u mundur. “Jam i kėnaqur qė luajta 90 minuta dhe nuk pata asnjė problem. Kam qenė jashtė pėr njė vit dhe ndaj Shqipėrisė ishte vetėm ndeshja ime e katėrt. U ndjeva i lumtur qė m’u dha njė shans pėr tė luajtur dhe tani them se jam gati pėr dy ndeshjet e tjera. Gjithashtu dua tė them se paraqitja e skuadrės ishte shumė e mirė. Shqipėria luajti nė pėrgjithėsi mirė nė pjesėn e parė, megjithatė ne e dinim se nuk ishte njė skuadėr e lehtė. Kemi luajtur ndaj tyre disa vjet mė parė dhe ishin shumė tė vėshtirė pėr t’u mundur, si nė shtėpi ashtu edhe nė transfertė. Pėr skuadrėn B, fitorja 3-1 them se ishte njė rezultat i shkėlqyer”, u shpreh Ouen. Sulmuesi i kombėtares angleze pėrgėzon gjithsesi Shqipėrinė pėr lojėn e zhvilluar nė pjesėn e parė, ku sipas tij ekipi i Bariē humbi edhe shumė energji. “Mendoj se ishim tė qetė nė kėtė ndeshje. Shqiptarėt ndoshta humbėn shumė energji nė pjesėn e parė dhe ne dominuam nė tė dytėn dhe nėse do tė donim tė shėnonim mė shumė, ishte shumė e mundshme ta bėnim”, ka deklaruar Majkėll Ouen. Ndėrkohė mediat angleze mė shumė sesa ndeshjes, i kanė kushtuar rėndėsi lojtarėve qė luajtėn ndaj Shqipėrisė. E pėrditshmja “Manchester Evening News” gjithsesi ka ironizuar pak me Shqipėrinė, kur thotė se “luajti mjaft mirė, duke marrė parasysh se ėshtė njė vend qė qėndron para Irakut nė renditjen e FIFA-s”. “Tė pėrkrahur edhe nga njė turmė e mėrzitshme tifozėsh, bėnė ēmos pėr tė ndalur Ouen”, shkruan kjo gazetė
    #VamosArgentina

  4. #1794
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Galaksi perjashton rikthimin e Bekamit ne Europe!

    28 Maj Trajneri i Los Anxhelos Galaksise, Frenk Jallop kembengul qe David Bekam nuk do te rikthehet ne asnje klub europian ne forme borxhi, gjate ketij viti. Pas rikthimit te Bekamit ne kombetaren angleze nga Stiv MekLareni, media ka spekuluar per nje rikthim te mundshem te 31?vjecarit ne Premier League, pasi perfundimit te kampionatit amerikan ne nentor. Everton, Totenham dhe Bllekbern perfliten se jane gati t’i ofrojne Bekamit nje kontrate 3?mujore, gje qe edhe trajneri i Njukasellit, Sem Aliardajsm gjithashtu do ta bente me kenaqesi. Jallop deklaroi ne “Sky Sports”: “Ai nuk do te largohet asgjekundi ne forme borxhi. Pasi te perfundoje sezoni ne nentor do te marrim nje pushim dhe me pas do te nisim menjehere pergatitjet tona per sezonin e ardhshem”. Ne lidhje me te ardhmen e tij me kombetaren angleze, Jallop beson qe paraqitja e Davidit do ta beje te veshtire per MekLarenin qe ta lere ate perseri jashte perfaqesues. “Per te qene i sinqerte, besoj se Bekami do te kete nje impakt aq te madh kur te mberrije ne kete skuader, sa qe do te jete e veshtire per trajnerin Anglise qe ta lere perseri jashte skuadres se tij. Ne e kuptojme ambicjen e Bekamit per te luajtur 100 ndeshje me kombetaren dhe nuk do ta pengojme kurre qe te beje dicka te tille”. Trajneri i Realit te Madridit, Fabio Kapelo ka pergezuar Bekamin per formen e tij, pasi ish?kapiteni i kombetares angleze ka ndihmuar gjigantet spanjolle qe te vendosen ne krye te renditjes se kampionatit, ne garen e tyre per te fituar titullin e 30?te te historise. Bekami luajti perseri nje rol percaktues per madrilenet, qe fituan 3?1 perballe Deportivos ne “Bernabeu”, te shtunen. Pas ndeshjes, Kapelo tha: “Mendoj se Bekami po perjeton momentin me te mire te karrieres se tij, te pakten ne dy vitet e fundit. Zoteron nje forme te mrekullueshme fizike dhe e con topin atje ku deshiron ta coje me nje precizion per t’u admiruar. Asnjehere nuk e kisha pare kaq percaktues per skuadren”.

  5. #1795
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Erikson: Davidi e meritonte!

    28 Maj Stiv MekLaren, njeriu qe zevendesoi Eriksonin ne detyren e trajnerit te kombetares angleze pas Boterorit te vitit te fundit ka vendosur te riktheje ne kombetare David Bekamin, pas rolit te tij vendimtar ne “ringjalljen” e Realit ne kete sezon. Ish?kapiteni i “luaneve” figuron ne listen paraprake te 26 lojtareve te grumbulluar per miqesoren me Bazilin ne “Wembley”, kete te premte dhe ndeshjen kualifikuese per Euro 2008 me Estonine, kater dite me vone. Eriksoni deklaroi ne “Sky Sports”: “Jam shume i lumtur per te. Bekam e meriton te luaje me kombetaren”. Davidi do t’i bashkohet Los Anxhelos Galaksise ne korrik dhe kjo levizje ben qe media ta konsideroje rikthimin e tij ne kombetare si te perkohshem. Eriksoni tha: “E ardhmja? Kete nuk e di dhe kjo duhet diskutuar pas shtatorit, por une nuk mund te gjej nje futbollist me te mire per krahun e djathte. Jo vetem tek Reali, por ne asnje klub tjeter ne bote”.

  6. #1796
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bekami, rikthimi i merituar?

    28 Maj David Bekam nuk duhet te ishte lene kurre jashte kombetares angleze, sipas Roberto Karlosit. Mbrojtesi i Brazilit dhe shoku i skuadres te Davidit tek Reali cmon vlerat e 32?vjecarit, pas kater viteve te kaluara se bashku ne “Bernabeu”. MekLaren ka grumbulluar Bekamin per miqesoren me Brazilin dhe kualifikuesen e Euro 2008 me Estonine. Roberto Karlos thote: “Bekami nuk te kishte patur gjithmone nje vend titullari ne kombetaren e Anglise. Ai duhet te kishte qene gjithmone ne skuader. Davidi eshte nje futbollist qe te emocionon dhe eshte gjithmone nje kenaqesi te luash perkrah tij. Me shume se nje anglez, te duket si nje brazilian”. Edhe pse eshte terhequr nga karriera me Selecaon, 34?vjecari Roberto vazhdon te “terrorizoje” skuadrat spanjolle. Ai shenoi nje gol dramatik ne kohen shtese ndaj Rekreativos, duke i dhene fitoren Realit, qe fale trepikeshit mbrojti vendin e pare ne renditje. Njeriu qe sherbeu Roberton ne ate gol ishte pikerisht Bekami. Roberto Karlos beson qe “luanet” do te perfitojne nga rikthimi ne gjirin e tyre i nje prej mesfushoreve me ne forme ne Europe. Roberto thote: “Bekami ka qene percaktues per Realin dhe eshte nje shembull brenda dhe jashte fushes per sjelljen e personalitetin e tij. Menyra se si luan e ben nje futbollist te pazevendesueshem per cdo klub dhe jam shume i lumtur per te qe eshte rikthyer ne kombetare, e ka merituar plotesisht. Mund ta kuptosh nga kontributi i tij per skuadren cilesine qe zoteron. Cdo mbrojtes e ka shume te veshtire ta mbuloje, per shkak te forces dhe zgjuarsise se tij. Reali ka shume futbolliste te medhenj, por Davidi eshte ai qe zoteron topin me mire nga te gjithe. Saktesia e pasimeve, kroseve dhe rrezikshmeria e goditjeve te denimit te tij e bejne nje futbollist pothuajse te pamundur per ta mbuluar. Nuk e di arsyen e vertete perse ai nuk ka luajtur me Angline qe prej Boterorit, por nuk besoj se kjo ka ndodhur pasi kane gjetur nje futbollist me te mire. E kam shume te veshtire te kuptoj se si trajneri i Anglise nuk ka grumbulluar nje futbollist te nje cilesie te tille”.Pavarisht fjaleve te Roberto Karlosit, ka ende njerez qe mendojne se Bekami nuk e meriton rikthimin ne kombetare. I te tille mendimi eshte ish?mbrojtesi i Uest Hamit dhe analistit te “The Sun”, Toni Gejl. “Sa hapa pas do te beje MekLaren perpara se te filloje te ece me te vertete perpara? MekLareni duhet te zgjidhe ende problemin Lampard?Xherard, pasi eshte e qarte qe keta te dy nuk mund te luajn- se bashku, por tani rikthehen edhe Bekamin, lenia jashte e se cilit simbolizonte fundin e epokes se Eriksonit. Rikthimi i Bekamit eshte nje gabim i madh dhe nje padrejtesi ne drejtim te lojtareve si Xhermein Penant, Aron Lenon, Shon Rajt?Filips dhe Devid Bentli, qe do te meritonin shume me teper nxitje prej trajnerit. Ne qofte se Bekami do te deshironte kaq shume rikthimin e tij ne kombetare, nuk do te kishte zgjedhur kurre dollaret amerikane, perpara prestigjit te Europes”.

    5 pikat e lavdishme

    25 qershor 2006. Gol ndaj Ekuadorit, me nje goditje te shkelqyer denimi, qe kualifikon Angline ne cerekfinale. Shnderrohet ne futbollistin e pare anglez qe shenon ne tre Boterore radhazi.

    7 qershor 2002. Shenon me Argjentinen. Bekami transformon ne gol nje penallti dhe le pas “fantazmat” qe e kishin ndjekur qe prej kartonit te kuq, ne Boterorin e perpara kater viteve.

    6 tetor 2001. Gol ndaj Greqise. Pas nje ndeshje te shkelqyer individuale, Bekami shenon me nje goditje denimi ne minuten e fundit te ndeshjes se fundit kualifikuese per Boterorin e 2002?t. Goli i siguron Anglise barazimin 2?2 dhe i garanton kualifikimin e drejteperdrejte ne Japoni dhe Kore.

    15 nentor 2000. Behet kapiten i Anglise. Trajneri provizor Piter Tejlor i jep shiritin e kapitenit dhe Sven?Goran Erikson e rikonfirmon ne kete detyre kur zgjidhet si trajneri i ri.

    26 qershor 1998. Gol kunder Kolumbise. Pasi u la jashte nga Glen Hodelli ne dy ndeshjet e para te Anglise ne grup ne Boterorin e 1998?s, Bekami pergjigjet ne menyre te shkelqyer, duke shenuar golin e pare me goditje denimi per kombetaren dhe siguruar nje vend ne formacion per raundin pasardhes.

    5 pikat per t’u harruar

    11 gusht 2006. Pasi lajmeroi dorezimin e shirit te kapitenit, pas Boterorit te Gjermanise, Stiv MekLaren e le jashte kombetares ne ndeshjen e tij te pare. Karriera e Davidit duket perfundimisht e mbyllur, kur Stivi pranon qe nuk eshte pjese e planeve te tij.

    8 tetor 2005. Karton i kuq me Austrine, pas dy kartonave te verdhe ne hapesiren e tre minutave, ne kualifikuesen e Boterorit. Bekami shnderrohet ne kapitenin e pare te “luaneve” qe perjashtohet dhe ne te parin lojtar me Angline, te perjashtuar ne dy raste.

    24 qershor 2004. Gabon penalltine me Portugaline. Kapiteni humb 11?metershin e pare ne serine e penalltive, duke gjuajtur mbi traverse dhe Anglia eliminohet nga Europiani.

    13 qershor 2000. Nje pershendetje ndaj tifozeve te Anglise me nje gisht e vendos ne qender te “stuhise” se shtypit. Davidi reagon keshtu pas vershellimave te tifozerise, pas humbjes 3?2 me Portugaline ne ndeshjen e pare te Europianit.

    30 qershor 1998. Karton i kuq me Argjentinen. David behet i famshem pasi perjashtohet kur godet me shqelm Diego Simeonen ne raundin e dyte te Boterorit. Shtypi e ben pergjegjes per eliminimin e mepasshem, ne nje ndeshje, fati i se ciles percaktohet nga seria e penalltive.

  7. #1797
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eto’o i “shkel syrin” Liverpulit!

    28 Maj Sulmuesi i Barcelones, Samuel Eto’o ka pranuar qe do t’i pelqente te luante ne sulmin e Liverpulit. 26?vjecari perflitet si nje nga kandidatet e mundshem per te perforcuar sulmin e “te kuqve” dhe besohet se trajneri Benitez e ka vendosur kamerunasin ne krye te listes se tij te deshirave. Eto’o thekson qe nuk ka patur asnje kontakt deri me sot me ndonje drejtues te Liverpulit, por nuk e fsheh admirimin e tij per klubin dhe tifozet e finalisteve te Champions League. “Gjeja qe e ben Liverpulin me te vertete te madh eshte shpirti i tyre i skuadres, eshte shume i forte”, deklaroi Eto’o per “Sunday Mirror”. “Megjithate, per mua, jane tifozet ata qe fitojne ndeshjet per Liverpulin, pasi dine te transmetojne shume fuqi. Jane fantastike. Per futbollistet e Liverpulit duhet te jete e mrekullueshme qe kane nje mbeshtetje te tille”. Eto’o vazhdon te besoje qe do te luaje ne “Camp Nou” edhe sezonin e ardhshem, pavaresisht zenkes se bujshme me trajnerin Frenk Rajkard gjate vitit. “Nuk kam patur asnje kontakt me Liverpulin apo ndonje klub tjeter. Gjera te tilla degjohen vetem ne media dhe persa me perket mua, po mendoj vetem per sezonin e ardhshem me Barcelonen. Gjithsesi, e pranoj qe pas cdo viti qe kalon gjerat behen pak me te veshtira. Futbolli anglez ka ndryshuar shume per mire gjate viteve te fundit. Kam pare shume ndeshje te skuadrave angleze dhe te gjitha ato jane teper emocionuese. E adhuroj menyren se si tifozet angleze e konceptojne futbollin dhe se si mbeshtesin skuadrat e tyre. E respektoj shume mendesine e tyre. Tifozeria angleze di te mbeshtese shume mire ekipin e saj, por pa ofenduar skuadren kundershtare, sic eshte bere e zakonshme ne Spanje. Mendoj se ky eshte ndryshimi me i madh midis futbollit spanjoll dhe atij anglez”.

  8. #1798
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Laporta: Jam i sigurt per titullin!

    28 Maj Presidenti i Barcelones, Hoan Laporta u shpreh i kenaqur per fitoren e skuadres katalanase, 1?0 perballe Getafes. Presidenti katalanas vecoi lojen e skuadres se tij. “Kane luftuar deri ne fund dhe duke luajtur keshtu kemi shume besim se do te fitojme edhe dy takimet e ardhshme. Jam shume i kenaqur dhe dua te pergezoj lojtaret per lojen qe kane zhvilluar. Nga ana tjeter dua te them qe edhe publiku ishte fantastik dhe e ka mbeshtetur skuadren gjate gjithe ndeshjes”, tha Laporta. Presidenti i Barcelones foli gjithashtu per te ardhmen e skuadres katalanase dhe u shpreh shume optimist. “Nese luftoje deri ne fund dhe arrijme te fitojme dy ndeshjet e mbetura, atehere do te fitojme kampionatin. Duhet te varemi vetem nga vetja jone dhe te fitojme takimet qe kane mbetur. Nese Reali do te gaboje, ne do te jemi aty per te perfituar. Deshirojme ta fitojme me cdo kusht kete titull dhe do te ishte nje kenaqesi shume e madhe po ta arrinim nje gje te tille per te tretin vit radhazi”. Ndersa kolegu i tij, presidenti i Getafes, Angel Torres, tha: “Getafe tregoi forcen e saj dhe mund te them se jam shume i kenaqur per lojen qe zhvilluan lojtaret tane. Me vjen keq qe dolem pa pike nga “Camp Nou”. Kartoni i kuq per Ronaldinjon? U pa qarte qe reagoi keq ndaj lojtarit tone. Mendoj se ishte i drejte dhe korrekt”.

  9. #1799
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Mesi: Favorizimet ishin per Getafen!

    28 Maj Lojtari me i mire ne ndeshjen e djeshme, Lionel Mesi, tha se kartoni i kuq i dhene ne pjesen e pare per brazilianin Ronaldinjo nuk ishte i drejte. “Nuk e di se si ndodhi, por di qe gjate gjithe takimit lojtaret e Getafes kane bere nderhyrje te renda dhe ne fund asnje nuk kishte durim. Personalisht mendoj se gjyqtari u gabua”, tha ylli argjentinas. Per sa i perket gjyqtarit te ndeshjes Perez Burrull, Mesi tha: “Ai foli me mua. Me tha qe te mos simuloja sepse perndryshe do te me ndeshkonte me karton”. Per sa i perket dy ndeshjeve te fundit, Mesi tha: “Tani na kane mbetur edhe dy finale. Pas ndeshjeve me kombetaret, duhet te kthehemi dhe te fitojme dy ndeshjet qe na kane mbetur. Skuadra e ka shume te qarte se cfare kerkon dhe shpresojme qe t’ia dalim mbane. Nje tjeter lojtar qe foli per gjyqtarin ishte edhe Hoze Edmilson. “Ka gabuar shume here gjate ndeshjes. Lojtaret e Getafes kane bere nje loje shume te rende dhe aspak korrekte. Gjyqtari i ndeshjes duhet te kishte ndeshkuar ata me karton te kuq dhe jo Ronaldinjon. Duket se Getafe kishte ardhur ne “Camp Nou” per te marre me shume se tre pike. Megjithate ne arritem te fitonim dhe e rendesishme eshte qe jemi ende ne luften per titull. Te tjerat nuk na interesojne”.

  10. #1800
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rajkard: Shusteri flet budalleqe!

    28 Maj Trajneri i Barcelones, Frenk Rajkard, deklaroi ne perfundim te ndeshjes me Getafen (1?0), se vetem i dehur mund te bindte dakord me teknikun e Getafes, Bernd Shusterin, i cili kritikoi gjyqtarin e ndeshjes dhe siguroi se skuadra e tij luajti me mire se katalanasit. “Mendoj se ndeshja ka qene krejtesisht ndryshe dhe vetem po te isha i dehur do te pranoja fjalet e tij”, komentoi holandezi, i nxehur me deklaratat e trajnerit te Getafes. “Do te me pelqente te merrja cdo te diele nje leksion te tille futbolli”, shtoi me ironi Rajkard. Tekniku i Barcelones kerkoi mbrojtje per lojtaret e tij dhe foli gjithashtu edhe per kartonin e kuq te dhene per Ronaldinjon. “Stili i lojes tone nuk jane nderhyrjet e ashpra, por qarkullimi i topit dhe loja e bukur. Lojtaret tane gjithmone pesojne nderhyrje te ashpra dhe kerkoj qe ata te mbrohen nga keto nderhyrje. Eshte nje fatkeqesi qe lojtaret tane pesojne nderhyrje te renda dhe jemi perseri ne qe ndeshkohemi me karton te kuq. Lojtaret tane u munduan te zhvillojne nje loje te bukur, por lojtaret kundershtare nderhynin shume keq, sidomos nga prapa dhe gjyqtari duhet te ishte treguar edhe me i sakte ne vendimet e marra. Ronaldinjo dhe Mesi kane pesuar shume nderhyrje te renda dhe ishin pikerisht ata qe u ndeshkuan nga gjyqtari. Rajkard kritikoi skuadren e Getafes dhe tha se ky ekip pati fatin e mire qe katalanasit gabuan teresisht, duke iu referuar humbjes 4?0 ne Kupen e Mbretit. “Kur sheh qe nje skuader kerkon te luaje dhe tjetra te shkaterroje, eshte fatkeqesi qe ata te jene me te avantazhuar”. Trajneri i Barcelones iu referua edhe fjaleve te Bernd Shusterit, i cili pas humbjes 5?2 ne “Camp Nou” deklaroi se lojtaret e tij duhet te tregoheshin me te ashper per te ndalur vershimet e Leo Mesit. “Ishim te parajmeruar. Trajneri i tyre u kishte thene qe te benin nderhyrje te renda dhe kete e kemi lexuar te gjithe. Shifrat flasin qarte, ata kane shkaktuar 23 faulla ndersa ne 13”. Rajkard shpjegoi edhe motivimin fantastik te Getafes ne “Camp Nou”, edhe pse kjo skuader nuk kishte asnje objektiv per te arritur. “Ata dhe trajneri i tyre kane treguar nje deshire te madhe per te fituar, sidomos kunder Barcelones. Ndoshta ky agresivitet vjen pasi Shuster eshte nje ish?lojtar i Realit dhe ndoshta kjo ka te beje ndopak me te kaluaren. Qe nga minuta e pare e ndeshjes, Shuster filloi te kritikonte gjyqtarin dhe per kete arsye kjo ishte nje fitore qe na dha nje kenaqesi shume te madhe”, tha holandezi. Ne fund, Frenk Rajkard u shpreh shume i kenaqur per faktin qe dy ndeshjet e fundit te kamponatit spanjoll do te luhen ne te njejten ore, per te shmngur keshtu tolerimet qe mund te behen.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •