Close
Faqja 174 prej 311 FillimFillim ... 74124164172173174175176184224274 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,731 deri 1,740 prej 3101
  1. #1731
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pele: Dua qe Maradona te jetoje gjate

    E Diele, 20 Maj 2007


    Intervista e "O Rei", e shikon Milanin favorit ne kete finale te Liges se Kampioneve qe do te perballet me Liverpulin: "Braziliani eshte rritur me shume sesa mendon. Bashke me Ronaldinjon eshte numri nje ne bote".

    Titulli i Interit ne vitin e skandalit te futbollit: e drejte keshtu?

    I padiskutueshem, penalizimet dhe kualifikimet nuk kane te bejne fare. Merite e Moratit qe ka marre kampione te medhenj, duke filluar nga Viera deri te Ibrahimovic. Pasi fitoi nje titull ne tavoline kishte deshire edhe nje ne fushe.

    A ju pelqen Ibra?

    Shume teknik dhe krijues, pak brazilian. Po ka pasur fatin te integrohet ne nje kompleks thuajse te perkryer.

    Cfare ishte skandali i futbollit per Italine?

    Nje dem i madh i paimagjinueshem, me nje kapitull te dyte, qe mbase eshte duke ardhur. Pres denime ekzemplare. Sepse skandalet kane ndodhur kudo, perfshire edhe Brazilin, Gjermanine, Polonine, por nuk mbaj mend shume klube dhe ndeshje.

    A ka gisht kjo ne humbjen e organizimit te Euro 2012 ne Itali?

    Jam i befasuar, por UEFA dhe FIFA duan te hapin fronte te reja, mjafton te mendosh per Boterorin ne Afriken e Jugut. Keshtu ka vendosur Ekzekutivi, edhe pse eshte e veshtire per t'u pranuar per nje vend qe ka fituar per kater here Boterorin. Mbase skandalet i kane trembur votuesit. Mbase duhet punuar me shume edhe politikisht.

    Cfare mendoni per Abeten?

    E pret nje pune e veshtire, suksese. Italia duhet te rikuperoi besueshmerine. Edhe nuk eshte nje problem i drejtuesve te rinj apo te vjeter, duhet te dalin te tere nga historite e pista.

    Tashme jane kampione Bote dhe me Milanin ne finalen e Liges se Kampioneve.

    Favorit logjik, duke pare reagimin e tyre ndaj Bajernit te Mynihut. Edhe rastit te madh per te marre hakun e Stambollit.

    Si do te jete ndeshja?

    Shume e ndryshme nga ajo kunder Mancester Junajtid. Liverpuli nuk luan nje futboll spektakolar, te hapur, sulmues, ai eshte i forte fizikisht, mbyllet dhe riniset ne kundersulm i shtyre nga Xherrard. Duhen nerva te forta.

    Celsat e sfides?

    Imagjinoj nje beteje te forte ne mesfushe mes Maskeranos dhe Gatuzos. Milani nga ana teknike qendron me lart dhe ka dy futbolliste qe bejne diferencen, te cilet jane Kaka dhe Sedorf, qe jep ekuilibrin e skuadres ne heshtje, fsheh topin, jep asiste. Ate te dy se bashku perfaqesojne Championsin

    A eshte Kaka nje fenomen?

    Eshte lojtari me i mire ne bote, bashke me Ronaldinjon. Shpresoj t'i dhuroje Championsin Milanit. I ngjan jashtezakonisht Krojfit, ka progres, shpejtesi, shikon porten, kur niset nga mesfusha eshte unik.

    I habitur?

    Eshte rritur aq sa nuk e besoja, edhe pse ishte nga ata qe do te ngjiteshin lart. Kur ai eshte ne formen me te mire, eshte nje Milan shkaterrues.

    Me i mire se Kristiano Ronaldo?

    Ronaldo eshte ne rrugen per te qene me i miri, por hapi eshte akoma i gjate. Nuk eshte Garinxha, qe nuk ishte shume i shpejte, por me shume triblues. Me kujtohet Zhulinjo. E vendos ne krahun e dyte me Mesin dhe Runin.

    Ronaldinjo nuk eshte ne maksimum?

    Me pak brilant se ne sezonet e shkuara, pak per Barcelonen, pak per zhgenjimet personale qe mori ne Boteror, ne Kupen Interkontinentale dhe ne Champions, por nuk besoj se do ta lere Barcelonen. Pas meje, ka pasur nje seri me lojtare te medhenj, Ziko, Romario, Ronaldo, Ronaldinjo dhe Kaka.

    Po Ronaldo?

    Kur luan Ronaldo, eshte akoma per Kombetaren. Nuk mendoja se do ta linte Realin e Madridit, por Milani i ka bere mire. Shenon, luan mire, ku vitin tjeter mund te jete nje arme me shume per Kombetaren.

    Si eshte Brazili i ri?

    Dunga eshte duke punuar mire, tani duhet te terheqe shumat. Ne kupen e Amerikes i munguan Kaka dhe Ronaldinjo. Problemi i tij nuk eshte moduli, por te mbuloje sa me shume hapesira qe mundet me nje skuader te ekuilibruar, duke e bere te luaje te pakten me tre pyka.

    Cfare te rejash vine nga Brazili per sulmin?

    Me te miret jane ne Evrope, edhe pse Adriano ka luhatje, ngritje dhe ulje. Ka filluar te duket Markos Aurelio i Santos, i datelindjes '84-er me nje klas si te Romarios, shtatshkurter, por po zhvillon nje Kupe Libertadores te mire. Eshte edhe Sobis, qe luan me Betisin.

    Po mesfusha?

    Numri nje eshte Ze Roberto, megjithese eshte 32 vec, te Santos luan si numri 10, por fare mire mund te luaje ne krah me nje modul me tre mesfushore. Duket si nje 25-vjecar, sulmon dhe mbron me kualitet.

    Mbrojtes qe mund te pikasni?

    Ata qe luajne ne Evrope, Lucio, Huan, Luizao dhe Aleks dhe Edu Draena.

    Kombetarja italiane e ka pasur te veshtire pas Gjermani 2006?

    Nuk eshte e lehte, kur largohet nje drejtues si Lipi. Por, Donadoni, kur ishte futbollist, kishte shpirt sulmues, do te shkoni ne Evropian.

    Me apo pa Totin?

    Duhet te kete ndonje problem mes tij dhe Kombetares. Donadoni do te bente mire te fliste 5 minuta me te. Italia nuk duhet te jete e varur nga Toti. Nese ne Boteror do te ishte ne forme si tani do te fitonit me me shume lehtesi.

    Toti ka marre nje vit pushim.

    Edhe une nje dite thashe "mjaft", mund ta kisha bere Boterorin e '74-es, por cikli im kishte perfunduar. Mendoj se Toti do akoma te jete i kalter.

    Duke folur per kampionet e medhenj: cfare mund te behet per Maradonen?

    Kam lajme te mira per sherimin e tij. Do te vazhdoj te lutem per Diegon qe te jetoje sa me gjate dhe i lumtur me familjen e tij. Kam qene edhe ne programin e tij ne Argjentine vitin e kaluar dhe do te jem gjithmone perkrah tij per ta ndihmuar.
    #VamosArgentina

  2. #1732
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maldini rinovon kontratėn me Milanin

    Bosi i Milanit, Karlo Anēeloti, konfirmoi se qendėrmbrojtėsi veteran Paolo Maldini nėnshkroi njė kontrate tė re me klubin.

    Kapiteni, i cilli ėshtė nė sezonin e tij tė 23-tė me formacionin kuqezi, mendohej se do tė tėrhiqej pėr shkak tė problemeve qė ai ka pasur me gjurin.

    “Paolo pėrfundimisht do tė qendrojė me ne edhe pėr sezonin e ardhshėm pasi ai rinovoi kontratėn”, pohoi tekniku. “ai do tė luajė edhe pėr 12 muaj tė tjerė”.

    Megjithatė, disa zėra pohojnė se 38-vjeēari mund tė varė “kėpucėt nė gozhdė” ne qershor pas finales sė Milanit me Liverpulin nė Athinė, mė 23 maj.

    Futbollisti me mė shumė ndeshje me kombėtaren e Italisė (126), shpreson tė jetė gati pėr finalen e tetė tė tij nė Ligėn e Kampioneve.

    “Cikli i Milanit nuk pėrfundon nė Athinė”, - tha Anēeloti. “Do tė vazhdojė aq gjatė sa Silvio Berluskoni do tė jetė nė timonin e klubit”.

  3. #1733
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ronaldinjo “Jo” Milanit

    Ylli brazilian i Barcelonės, Ronaldinjo, gjatė njė konference shtypi i dha fund spekulimeve duke hedhur poshtė ēdo hamendje qė e shikonte sulmuesin katalanas drejt Milanit. “Mė tė vertetė nuk ka asnjė mundėsi. Kam njė kontratė kėtu dhe nuk mendoj gjė tjetėr veēse Barcelonėn. Dua tė bėjė mė tė mirėn kėtu edhe vitin tjetėr duke bėrė njė pėrgatitje tė mirė”. Nė lidhje me udhėtimet e vėllait, njėherėsh edhe vėllai i tij, Roberto de Asis nė Milano, Ronaldinjo u shpreh mė qartė se kurrė: “Shkoj nė Milano pasi pėrfaqėson Rikardo Oliveiran dhe lojtarė tė tjerė. Nuk shkon atje pėr tė folur pėr mua”.

  4. #1734
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Benitez: 100 vjet histori po mposhtem Milanin
    E Hene, 21 Maj 2007


    “Nese fitojme, do te flasin per ne edhe pas 100 vjetesh”. Me kete shpirt gare, Liverpuli dhe Rafa Benitezi po i afrohen Liges se Kampioneve ne program per t’u zhvilluar te merkuren ne mbremje, ne Athine. “Kam akoma shenimet e mia te Stambollit, nuk i kam ruajtur per suvenir”, thote ne sajtin zyrtar te klubit. “Dua t’i perdor, eshte e rendesishme te kujtojme se cfare ka ndodhur. Ne kete menyre eshte e mundur te korrigjojme gabimet. Nuk i dihet kurre, por mund ta shohesh veten perballe te njejtes skuader... Do te perdor shenimet e vjetra dhe do te marr te rejat”.

    #VamosArgentina

  5. #1735
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Juve-Bufon, Seria A sjell dritehije
    E Hene, 21 Maj 2007

    Me ne fund eshte edhe njehere ne Serine A, por ajo qe do te perballet me kampionatin e ardhshem do te jete padyshim nje Juventus i revolucionarizuar. Pas revolucionit te detyruar me Ibrahimovic, Vieira, Zambrota, Turam, Emerson, Kanavaro, Mutu dhe Blazi, qe u larguan nga Torino, largimi tjeter i madh mund te jete ai i Xhixhi Bufon. Drejtuesit bardhezi shpresojne qe t’i mbyllin gropat dhe te bindin portierin per te perqafuar projektin Juve, por ne zemren e tyre ata e dine shume mire qe Bufoni nuk deshiron te jetoje nje tjeter sezon ne tranzicion, duke pritur qe “Zonja” te rikthehet e te ndertoje ate organike, qe ne fushe, ka fituar gjithcka me Lipin e Kapelon. Nuk eshte per t’u anashkaluar edhe fakti se ne moshen 29-vjecare, Bufon mund t’i jape para te nevojshme fushates se perforcimeve bardhezi, sepse objektivat e sezonit te ardhshem jane te shumte dhe me njefare prestigji. Thuajse i bere transferimi i Almironit (5 milione euro plus bashkepronesia e Paros) dhe Iakuinta, qe u shtohen Salihamixhic, Grigeres dhe Krishitos. Pelqehen shume mbrojtesit Pepe (Porto), Gabriel Milito (Saragoza), Sisoko dhe Huntelar.

    #VamosArgentina

  6. #1736
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Celsi ngrin Milanin: Sheva s’leviz!
    E Hene, 21 Maj 2007


    Piter Kenion, administratori i deleguar i Celsit, ngrin endrrat kuqezi per te perqafuar Andri Shevcenkon ne sezonin e ardhshem. “Ai dhe Balak nuk do te levizin nga Londra dhe nuk do te kete blerje te medha – shpjegon krahu i djathte i Roman Abramovicit. Ne nuk kemi nevoje”. Bllokimi i levizjes se Sheves nga ana e bluve komplikon planet e Milanit. Skuadra e Berluskonit do te jete e detyruar te tentoje objektiva te rinj, Eto mbi te tere.
    #VamosArgentina

  7. #1737
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Premiera uikend emocione dhe spektakėl

    Deri sa ne shumicen e kampionateve eshte vulosur dilema e kampionit e dikundi eshte festuar ne Spanje akoma nuk dihet nje gje e tille. Vazhdon Premiera te na dhuroje kete sezone shume emocione dhe spektakel dhe te na mbaj afer deri ne perfundim te kampionatit. Barcelona shkateron Atleticon ne fushe te saj , Reali i Madridit fiton ne transferte ndaj Huelves ne minutat e fundit, fitore korin edhe Sevilla dhe Valencia ...seria e emocioneve vazhdon edhe javen tjeter..

  8. #1738
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Apolonia, lamtumirė nė paqe

    - Thjesht njė takim ku takoheshin dy ekipe: Apolonia, zyrtarisht e rėnė nė tė Parėn dhe Elbasani, po zyrtarisht i shkurorėzuar si kampioni nė fuqi. Apolonia nė ndeshjen e fundit tė saj nė Kategorinė Superiore, luan kundėr Elbasanit, me lojtarė 17-18 vjeēarė. Trajneri Andrea Marko synoi qė futbollistėt e tij tė marrin eksperiencėn e fundit nė elitėn e futbollit shqiptar. Ishte Elbasani qė shėnoi i pari me anė tė Albert Kaēit (41’) pas njė kombinacioni me sulmuesin tjetėr Eldorado Merkoēi. Apolonia barazoi rezultatin me anė tė Marenglen Shoshit (84’), i cili finalizoi njė goditje nga 18 metra.



    Apolonia-Elbasani 1-1

    Shėnues: Shoshi 84’ / Kaēi 41’

  9. #1739
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjermani Herbert Fandel, "bilbili" i finales

    E Marte, 22 Maj 2007


    Gjermani Herbert Fandel do te gjykoje finalen e Liges se Kampioneve te merkuren ne mbremje ne Athine, mes Milanit dhe Liverpulit. Do te ndihmohet nga dy asistente, Karsten Kadash dhe Volker Vezel, ndersa Florian Mejer do te jete gjyqtari i katert. Ne harkun e dy viteve, Fandel ka gjykuar dy kompeticionet me te rendesishme te klubeve. Vitin e kaluar, 43-vjecari, qe ne profesion eshte pianist klasik, ka drejtuar finalen e Kupes UEFA mes Seviljes dhe Midelsbrout ne Eindhoven.


    #VamosArgentina

  10. #1740
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Benitez: Liverpuli ka shpirtin e duhur

    E Marte, 22 Maj 2007


    Kane qendruar pese dite ne diell, kane bere banjo dielli, kane shetitur me kanoa, jane stervitur ne darke per t'u ambientuar me orarin e ndeshjes. Kane punuar fort, por edhe jane argetuar. "Keto grumbullime sherbejne per te forcuar shpirtin e grupit", tregon trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez. "Ai i skuadres sime eshte shpirti i duhur, por per nje rast te vecante si ky, na u duk e drejte te kalonim ndonje dite se bashku". Full-immersion ne detin spanjoll, i mbyllur te shtunen ne darke me rikthimin ne Angli, u ka risjelle tifozeve te "The Reds" nje skuader akoma me te motivuar se me pare.

    Prej ditesh, kapiteni Xherrard thekson se eshte momenti i duhur per te nisur nje tjeter cikel te Liverpuli, duke marre kete kupe dhe duke u hedhur per te fituar Premier Ligen. Xherrard do te martohet ne mesin e korrikut (eshte parashikuar nje feste 3-ditore me peshk e patatina dhe shampanje), i ka rezistuar praktikisht te gjitha tentacioneve, ne aspektin profesional kuptohet: do te firmose shpejt nje kontrate te re e te pasur dhe ka ndermend te behet shpirti i Liverpulit, deri ne fund te karrieres. Ne Spanje, femijet e ndiqnin nga pas sapo nxirrte kembet jashte dhomes: kapiteni eshte i rezervuar me gazetaret, por jo me tifozet, ashtu si pjesa derrmuese e shokeve te skuadres. Te gjithe e dine se ai eshte idhulli dhe simboli i klubit dhe jane te kenaqur e te gatshem qe te udhehiqen nga talenti dhe personaliteti i tij.

    Benitezi eshte optimist: "Por per t'u rritur akoma, Liverpuli duhet te gjeje nje trashegimtar te Robi Faulerit ne sulm", thone komentatoret. Benitezi e di, por eshte i bindur se ka nje skuader ne forme te mjaftueshme per te fituar kete Champions. "Te penalltite do te jemi ne favorite", ka thene. Duke lundruar me kanoa dhe duke luajtur golf, djemte e tij jane pergatitur per te gjitha mundesite. Dhe tifozet qe do t'i ndihmojne ne Athine (thuhet se do te jene rreth 40.000 edhe pse te kuqte kane vetem 17.000 vende) jane te sigurt se nuk do te kthehen duarbosh.

    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •