Close
Faqja 170 prej 311 FillimFillim ... 70120160168169170171172180220270 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,691 deri 1,700 prej 3101
  1. #1691
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Marshimi triumfues 2007 i Fergit!

    13 Maj Ky titull do tė hyjė nė histori si mė i bukuri i karrierės sė Aleks Fergusonit. Mė i bukur se ai i vitit 1993, qė hapi dinastinė e tij me Junaitedin dhe mė i bukur edhe se ai i rikuperimit fantastik ndaj Njukasėllit tė Kevin Kiganit nė 1996?n. Edhe ai i tripletės sė famshme tė 199?s eklipsohet nga ky. Pse? Sepse ky thjesht nuk duhej tė fitohej. Jo pasi Arsenali “I Pathyeshėm” eklipsoi Junaitedin me triumfin pa humbje nė vitin 2004. Jo pasi Ēelsi filloi tė dukej si superfuqia e re e Premiershipit nė vitin 2005, duke mbrojtur atė titull me lehtėsi nė 2006?n. Herėn e parė Ēelsi eklipsoi Junaitedin e vendit tė tretė me 18 pikė, ndėrsa vitin e kaluar Junaitedin e vendit tė dytė me 8 pikė. Pasi mori fronin e Liverpulit si forca dominuese e futbollit anglez, u duk sikur Junaitedi po pėsonte atė rėnie tė paevitueshme. Por ndėrsa armiqtė e tyre tė vjetėr janė ende nė kėrkim tė kthimit nė kohėt e arta, pasi Liverpuli e fitoi titullin pėr herė tė fundit nė vitin 1990, Junaitedi u rindėrtua dhe tashmė ėshtė rikthyer. Ndoshta vetėm Fergi besoi se kjo mund tė ndodhte. Qė nė fillim, ai tha se kishte besim nė skuadrėn e tij. Nė verėn e kaluar, bosi i “Ols Traffordi”?it shprehej: “Jam optimist pėr sezonin e ri. Ky sezon, pas tre vjetėsh pa titull, ėshtė njė sfidė e veēantė, por jam i sigurt se do tė pėrballemi denjėsisht me tė”. Dhe pikėrisht kėtė bėnė Djajtė e Kuq, duke u kthyer nė fronin e Premiershipit me njė futboll tė rrjedhshėm sulmues, qė tė kujton kohėt e tyre tė arta, kur Junaitedi dominonte kampionatin anglez.

    Fillimi i mbarė, faktor vendimtar

    Nga fitorja 5?1 me Fulhamin nė javėn e parė, Junaitedi vrapoi gjatė gjithė sezonit me njė lojė tė mbushur me gola. Lojtarė si Kristiano Ronaldo e Uejn Runi shpėrthyen mė nė fund me talentin e tyre, kurse veteranėt Rajan Gigs e Pol Skolls pėrjetuan njė rini tė dytė. Por pėr Fergusonin ēelėsi i kėtij triumfi ishte etja me tė cilėn ekipi e startoi sezonin ? siē kishin bėrė Ēelsi dhe Arsenali nė 2005?n dhe 2004?n, pėrkatėsisht. Ai tha: “Ishte e nevojshme qė tė kryenim njė start tė mirė, pėr tė mos lejuar asnjė rival tė shkėputej. Nuk donim tė ishim sėrish nė ndjekje gjithė sezonin. Dhe e arritėm kėtė synim megjithė dėmtimet qė patėm. Ishte kjo periudhė pozitive nė fillim qė mė konfirmoi se tė rinjtė kishin pėrparuar aq sa duhej pėr tė sfiduar pėr titullin. Dhe ne vraponim dhe luanim njė lojė madhėshtore sulmuese. Emocione, argėtim dhe kėnaqėsi, megjithėse nė mbrojtje ishim tė fortė dhe nuk pėsnim shumė gola. Fillimi ynė i sezonit u dėrgoi rivalėve mesazhin e duhur. Ata e kuptuan se kėtė vit gjėrat nuk do tė ishin tė lehta, pasi ne ishim tė vendosur ta ēonim deri nė fund sfidėn tonė drejt titullit kampion”.

    Ronaldo dhe Runi, dyshja e ēudirave

    Junaitedi fitoi katėr takimet e para nė Premiership, duke shėnuar 11 gola e duke pėsuar vetėm 2 tė tillė. Ata qė kishin dyshime pėr vendimin e Fergit pėr shitjen e Rud van Nistleroit te Real Madridi morėn menjėherė pėrgjigjen qė meritonin. Rud ishte njė lojtar qė kishte shėnuar 150 gola nė 200 ndeshje pėr Junaitedin, megjithatė Fergi shprehet: “Unė i kam admiruar gjithnjė aftėsitė e tij para portės dhe mendoj se tė gjithė se si ia dolėm mbanė pa atė numėr golash qė na ka dhėnė Rud ēdo sezon. Por unė kisha besim se ekipi do tė ishte gjithsesi njė makinė golash, vetėm se kėtė sezon golat janė shpėrndarė midis mė shumė lojtarėsh. Forma e Uejn Runit dhe e Kristiano Ronaldos ka qenė e pabesueshme. Ata shėnuan shumė gola sė bashku edhe pa qenė njė dyshe e vėrtetė sulmuese, si Duajt Jork e Andi Kol”. Ndėrsa Jork e Kol shėnuan 53 gola sė bashku nė sezonin e tripletės nė 1999?n, Ronaldo e Runi kanė shėnuar deri tani 46 gola, me nga 23 secili, nė tė gjitha kompeticionet e sezonit.

    Reagimet e forta pas ēdo zhgėnjimi

    Forma e mirė e Junaitedit nė fillim tė sezonit u ndėrpre pak nga humbja e parė e sezonit ? 0?1 me Arsenalin nė “Old Trafford” ? nė 17 shtator. Ajo humbje u ndoq nga barazimi zhgėnjyes 1?1 nė fushėn e tė sapongjiturės nė Premiership, Reding. Por gjatė sezonit, sa herė qė Junaitedi pėsonte njė zhgėnjim, ekipi reagonte vrullshėm. Nė njė seri fantastike, Djajtė e Kuq fituan gjashtė nga shtatė ndeshjet e tyre tė mėtejshme, duke shėnuar 17 gola dhe duke pėsuar vetėm 2, para vizitės sė kampionėve tė Ēelsit nė “Old Trafford”. Fergusoni pranonte nė atė periudhė: “Platforma ėshtė e mirė, sipari ėshtė ngritur dhe unė jam i sigurt se tė gjithė aktorėt janė gati pėr tė luajtur mė sė miri rolet e tyre”. Ēelsi mbėrriti nė fushėn e Djajve tė Kuq tre pikė pas tyre, duke ndjekur, siē bėri gjithė sezonin. Junaitedi vetėm barazoi, por mė pas fituan tre takimet e mėtejshme, para se tė vinte njė tjetėr testim mendor pas humbjes shokuese 1?0 nė Uest Ham. Por pėrgjigja qe sėrish e menjėhershme. Skuadra e Fergit fitoi katėr dhe barazoi njė nga pesė ndeshjet e tjera, duke shėnuar 14 gola gjatė tyre.

    Shkatėrrimi i ēdo pengese tė fortė

    Deri nė fund tė sezonit Djajtė e Kuq do tė humbisnin vetėm dy ndeshje ? Nė Arsenal dhe nė Portsmuth ? para se tė fitonin titullin. Thujase gjithė ekipet e tjera qė i dolėn pėrpara u shkatėrruan, pasi Junaitedi shėnoi katėr me Uotfordin, Totenhamin, Boltonit, (pėr herėn e dytė), dhe Bllekbėrnin. Humbja e papritur, si nė Portsmuth, nuk ia ulėn kurrė besimin e Fergit se lojtarėt e tij ishin tė aftė tė fitonin Premiershipin. Ai u shpreh: “Unė i besoj lojtarėve, sidomos kur kanė pėsuar njė zhgėnjim, pasi kanė karakterin e duhur pėr t’u ngritur sėrish dhe pėr tė dhėnė atė pėrgjigje qė pritet prej tyre”. Nė mes tė sezonit, pas humbjes djegėse nė “Emurates” me Arsenalin, Fergi ndihej mė i bindur se kurrė se titulli po kthehej nė “Old Trafford”. Ai pėrfundoi: “Ne duhet tė kthehemi edhe mė fort, pasi jemi mė tė fortė se rivalėt”. Dhe vėrtet kėshtu ėshtė, Djajtė e Kuq e meritonin titullin e nėntė tė Premiershipit.

  2. #1692
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eto’o: Turp, por do tė kalojė!


    13 Maj “Nuk mund tė dyshojnė pėr Barcelonėn, ashtu siē nuk mund t’i besosh njė luani tė ngordhur, i cili edhe ashtu tė fut frikėn”



    Samuel Eto’o, sulmuesi i Barcelonės, nė njė intervistė tė dhėnė, foli pėr humbjen e thellė me Getafen dhe analizoi situatėn e krijuar nė skuadrėn katalanase. Pavarėsisht eleminimit nga Kupa e Mbretit, kamerunasi u shpreh shumė optimist se Barēa do tė fitojė pesė takimet e mbetura dhe do tė shpallet kampione e Spanjės.



    ? I kuptuat tė bėrtiturat nė stėrvitje?

    ? I pranoj dhe i kuptoj kontestimet qė vinin drejt nesh. Mendoj se na duan shumė, kanė shumė besim te ne dhe besojnė se mund t’ia dalim mbanė. Asnjė tifoz nuk ka pse tė ndihet krenar pas asaj qė bėmė me Getafen, kanė arsye pėr tė na kontestuar. Tani kemi nevojė mė shumė se kurrė pėr ta. Nuk mund tė ndahemi tani qė kemi mė shumė nevojė pėr mbėshtetjen e tyre. Jemi nė luftė pėr titullin kampion dhe duam mbėshtetjen e tifozėve.

    ? Si e shpjegoni atė qė ndodhi me Getafen?

    ? Do tė mė pėlqente qė ta shpjegoja. Ishte njė imazh shumė i keq dhe nuk kam fjetur aspak atė natė. Qė kur kam ardhur te Barcelona nuk mbaj mend qė tė kemi zhvilluar njė ndeshje tė tillė. Ēfarė t’ju them tjetėr?

    ? A i ka mbetur mė forcė kėsaj skuadre?

    ? Flas si tifoz futbolli, jo si lojtar i Barcelonės: kjo skuadėr mė bėn tė ėndėrroj. Ēdo skuadėr mund tė humbasė njė ndeshje, por me Getafen mė e keqja ishte imazhi i dhėnė. Nuk mund tė dyshojnė pėr Barcelonėn, ashtu siē nuk mund t’i besosh njė luani tė ngordhur, i cili edhe ashtu tė fut frikėn. Na kanė mbetur edhe pesė ndeshje, pėrfshirė kėtė tė sotmen me Betisin. Kam shumė besim te shokėt e mi tė skuadrės. Dua qė tė fitojmė pesė ndeshjet e mbetura dhe mė pas tė festojmė titullin kampion. Atėherė do tė flasim ashtu siē duhet pėr Barēėn.

    ? A ėshtė Barcelona njė skuadėr “galaktikėsh”?

    ? Ne nuk jemi galaktikė, nuk mund tė krahasohet Barcelona me Realin. Ata kishin projektin e tyre dhe ne kemi tonin. Kemi fituar dy herė radhazi kampionatin, dy Superkupa Spanje, njė Champions League dhe nėse luftojmė shumė, do tė fitojmė edhe kampionatin e tretė radhazi. Nėse mund tė shohim lojtarėt qė kemi, mund tė them se na mbeten edhe tre apo katėr vjet pėr tė luajtur nė nivele tė larta, por mė shumė se e ardhmja na intereson e tashmja. Duhet tė fitojmė pesė takimet e mbetura dhe e para fillon kundėr Betisit. Nuk mund tė lejojmė qė tė na shpėtoj kjo mundėsi.

    ? Shtypi dhe mediat flasin pėr njė turp, pėr njė dėshtim, a e pranoni?

    ? Shtypi ka tė drejtė tė thotė atė qė dėshiron. Ndonjėherė mund tė na kritikoj dhe mund tė thotė ēfarė tė dėshirojė. Nuk mund tė hidhet poshtė i gjithė suksesi i Barcelonės nga njė ndeshje e shėmtuar kundėr Getafes. e kemi edhe njė mundėsi tjetėr pėr tė reaguar dhe pėr tė prekur qiellin me dorė. Na kanė kritikuar rėndė dhe me tė drejtė, por do tė luftojmė pėr tė fituar titullin kampion.

    ? U ndjetė tė turpėruar?

    ? Po, ndjeva shumė turp. Nė atė ndeshje nuk isha nė lartėsinė e fanellės qė po mbaja veshur. Ndoshta mund tė mendoja qė tė largohesha edhe nga fusha. Ishte njė rezultat shumė i papritur dhe qė asnjė nga ne nuk mund ta imagjinonte. Nuk e di se ēfarė ndodhi, e kam shumė tė vėshtirė qė ta shpjegoj.

    ? Ēfarė mund t’i thoni tifozėve pas kėsaj ndeshje?

    ? I them qė tė kenė besim te ne dhe kundėr Betisin do tė shohin njė Barcelonė krejt ndryshe. Publiku do tė jetė lojtari i 12?tė. Nėse luaj, e kam shumė tė qartė atė qė duhet tė bėj. E di qė do tė jetė e vėshtirė, sepse njerėzit kanė ende nė kujtesėn e tyre ndeshjen kundėr Getafes. I kėrkoj qė ta harrojnė sepse kampionati ėshtė tjetėr gjė.

    ? Ju bezdisin deklarata optimiste tė Realit?

    ? Unė flas vetėm pėr Barēėn, nuk mė interesojnė skuadrat e tjera. Mė intereson qė tė fitojmė pesė takimet e mbetura dhe tė tjerėt tė thonė ēfarė tė duan. Ne nuk mund tė ofendojmė shokėt tanė qė luajnė nė skuadrat e tjera. Po tė flasėsh shumė, ndeshjen nuk mund tė fitohen. Mė tė favorizuarit pėr tė fituar titullin kampion jemi ne dhe gjithēka ėshtė nė dorėn tonė.

  3. #1693
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Reali, pėrmbysja qė sjell kreun

    13 Maj Reali i Madridit ka arritur mė nė fund tė dalė nė krye tė Primera Division. Edhe pse Barcelona luan sot, kundėr Betisit, madrilenėt kanė fituar takimin e tyre nė “Santiago Bernabeu”, 4?3 ndaj Espanjolit dhe tani mund tė presin tė shohin se ēfarė do tė bėjė Barcelona nė “Camp Nou”. Por gjėrat nisėn nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme pėr skuadrėn e Fabio Kapelos, e cila pėr gjysmė ore pėsoi dy gola. Megjithėse vendasit zotėruam dukshėm topin me tepėr se sa Espanjoli dhe krjuan raste pėr shėnim pėrmes njė loje mjaft tėmirė, ishte finalistja e Kupės UEFA qė iu gėzua golit. Me dy zbritje tė shpejta nga e djathta, ku Roberto Karlos dukej dukshėm nė disavantazh nė krahasim me Rufeten dhe Zhonatasin, miqtė nga Barcelona tronditėn tė gjithė tė pranishimit nė “Bernabeu”. Autor i golave ishte nė tė dy rastet uruguajani Valter Pandiani, i cili pėrfundoi me sukses aksionet e skuadrės sė tij. Por edhe kur Van Nistelroi shėnoi golin qė shkurtoi diferencėn nė tė 30', menjėherė Pandiani goditi sėrish dhe me golin e tij tė tretė personal u duk sikur mbylli takimin. Gjithēka e errėt pėr Realin nė pjesėn e parė, pasi dėshtoi nė pikėn mė tė fortė tė Kapelos, mbrojtjen, dhe “Bernabeu” po shndėrrohej nė makthin e radhės. Nė pjesėn e dytė, Kapelo la nė dhomat e zhveshjes Gutin dhe Sisinjon dhe nė vend tė tyre u futėn Rejes dhe Helgera. Menjėherė Rejes pati njė rast tė mirė, por goditi jashtė. Megjithatė goli erdhi pak minuta mė vonė kur Roberto Karlos, si pėr tė korrigjuar gabimet e pjesės sė parė, krosoi njė top tė saktė pėr Van Nistelroin nė hyrje tė zonės kundėrshtare; holandezoi pasoi saktė pėr Raulin dhe kapiteni nuk gaboi. Qė nga ai moment vendasit filluan tė shtynin pėrpara me forcė dhe lojė tė mirė, duke besuar te pėrmbysja. Espanjoli u tėrhoq mė shumė dhe u nėnshtrua. Dhe kur pas shumė pritjeve tė mira, portieri Kameni u ngatėrrua me mbrojtėsit e tij, Rejes pėrfitoi dhe shėnoi lehtėsisht golin e barazimit. Pėrmbysja dukej edhe mė afėr, por Kasijas u tregua edhe njė herė vendimtar kur ia hoqi topin nga kėmbėt Lusi Garsias, i cili ishte i vetėm para tij. Por fundin e bėri edhe mė tė lumtur Higuain, i cili me forcė mori njė top nė krahun e djathtė, kombinoi me Rejesin dhe goditi saktė pėr tė shėnuar golin e fitores. Njė gol qė ndoshta mund tė vlejė kampionatin.

  4. #1694
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Anēeloti: Sheva, kthehu te ne!

    13 Maj “Shevēenko? Mendoj se ėshtė njė operacion ekonomikisht i vėshtirė, por Milani do tė bėjė tė pamundurėn pėr ta bindur qė tė kthehet”. Me kėto fjalė e nisi dje konferencėn pėr shtyp Karlo Anēeloti, i cili mbėshteti kėshtu mendimin dhe idenė e shpalosur nga presidenti Berluskoni dhe tė konfirmuar mė pas nga Adriano Galiani. Trajneri kuqezi tha: “Tratativa nuk ėshtė aspak e lehtė, por ne do tė provojmė. Gjithēka varet edhe nga Ēelsi. A do tė kthehej Sheva? Nga ajo qė thuhet nėpėr gazeta, po. Por, tė them tė drejtėn, s’e kam dėgjuar ende”, u shpreh Karleto, duke u ndalur mė pas te merkato dhe tre nga “yjet” qė mund tė veshin fanellėn kuqezi kėtė verė: Ronaldinjo, Eto’o apo Sheva. Anēeloti nuk ka ndonjė preferencė mė shumė. “Janė tre lojtarė qė mund tė luajnė me ēdo ekip. Kush ėshtė ai trajner qė nuk do t’i donte nė ekip? Pastaj, Andri ka luajtur shtatė vjet me Milanin dhe e njohim mirė, pėr atė qė ka dhėnė. Ronaldinjo dhe Eto’o janė dy kampionė tė mėdhenj, por nuk jam unė ai qė merrem me merkato. Dua tė them vetėm se Andri ka mundėsi qė tė zgjedhė edhe njėherė Milanin dhe tė gjithė e mirėpresim”. Nė vazhdim, Anēeloti u nda edhe te njė talent tjetėr, qė i pėlqen shumė dhe qė nuk e fsheh dėshirėn pėr ta stėrvitur. Tekniku i Milanit ėshtė i tėrhequr pas Frenk Riberisė, ylli tė Marsejės: “Mė pėlqen shumė Frenk Riberi. Pėrveē faktit qė zhvilloi njė Botėror tė madh, nė Gjermani, ėshtė njė lojtar dinamik dhe mund tė na japė shumė motivime. Me Gatuzon nė mesfushė, do tė krijonte diēka tė jashtėzakonshme. Njė dyshe tė hekurt, tė pathyeshme. Sigurisht, nuk i kam kėrkuar klubit ta blejmė, pasi s’kemi folur ende pėr merkato”, pėrfundoi Anēeloti.

  5. #1695
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morati mendon pėr Suazon, afron marrėveshja

    13 Maj David Suazo ėshtė njė nga sulmuesit mė tė ndjekur nė merkato, aktualisht dhe kėtė e konfermojnė edhe zėrat e fundit, duke parė se shumė klube tė mėdha italiane dhe europiane janė vėnė nė ndjekje tė tij. Ajo qė ėshtė e sigurtė ėshtė se nė fund tė sezonit, sulmuesi nga Hondurasi do tė largohet nga ishulli i Sardenjės. Suazo eshtė vetėm 27 vjeē dhe e njeh mirė futbollin italian. Ishte folur nė tė shkuarėn pėr tė, pėr njė interesim tė Milanit, por asgjė nuk ndodhi mė pas. Tani i takon Interit dhe kėtė herė duket se gjėrat janė nė njė fazė mė tė avancuar. Flitet pikėrisht pėr njė marrėveshje tė arritur mes Interit dhe Kaljarit, me klubin sard qė do tė pėrfitonte 16 milion euro. Por, pyetja qė lind ėshtė se ēfarė ka bindur Masimo Moratin tė bėjė kėtė zgjedhje? Gjithēka lidhet me Krespon dhe Adrianon. Nėse do tė mbėrrinte Suazo nė Milano, atėherė ai qė do tė largohej do tė ishte pikėrisht Adriano, me Krespon qė do tė qėndronte, nėse Interi do tė arrinte njė marrėveshje me Ēelsin. Aktualisht, “Perandori” kėrkohet nga shumė klube: Real Madridi, Barcelona dhe Manēester Junaitedi, por edhe njė alternativė qė do ta ēonte te Juventusi, edhe pse duket e vėshtirė. Morati dėshiron lojtarė nė kėmbim, pėrveē parave. Edhe kėto janė diēka e mundur, nga Diarra te Deko, pėr tė vazhduar te Kamoranezi, Bufon dhe Trezege.

  6. #1696
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Manēini: Adriano qėndron, nėse ndryshon

    13 Maj Sot, ndaj Lacios, Adriano nuk do tė luajė, pėr njė problem nė gju. Por, ajo qė shqetėson mė shumė ambjentin zikaltėr ėshtė sjellja e brazilianit, si brenda, ashtu edhe jashtė fushės. Roberto Manēini do ta mbajė pushim, nė prag tė finales sė kthimit, nė Kupėn e Italisė. Por, ēėshtja qė vazhdon tė qėndrojė nė rend tė ditės ėshtė e ardhmja e “Perandorit”. “Tė presim pėr kėto diskutime nė fund tė kampionatit dhe tė shohim se ēfarė do tė ndodhė, edhe pse kemi situata tė ndryshme pėr tė konsideruar dhe shqyrtuar”, pohoi trajneri zikaltėr nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, duke vazhduar. “Duhet edhe tė shohim se ēfarė do tė ndodhė me Krespon, sepse tė tilla vlerėsime do t’i bėjmė mė vonė, kur do tė kemi edhe mė shumė siguri”. Pasiguritė e lidhura me Adrianon janė tė shumta, saqė ka nisur tė qarkullojė emri i Suazos, si zėvendėsim i mundshėm. Por, Manēini nuk ēekuilibrohet: “Suazo ka karakteristika tė rėndėsishme, por ėshtė shume shpejt pėr zėnė me gojė emra”. Duke iu kthyer “Perandorit”, atyre qė e pyesin nėse mund tė kthehet Adriano ai i viteve tė shkuara, Manēo iu pėrgjigjet: “Kam shumė besim, sepse mendoj gjithmonė se njė njeri mund tė ndryshojė, mbi tė gjitha kur nuk ka sjellje tė mira nė lidhje me punėn. Adriano ėshtė njė lojtar i madh dhe ka njė talent tė veēantė. Pastaj ėshtė i ri, ndaj ka njė tė ardhme pėrpara, duhet vetėm qė tė zgjedhė saktė”, tha trajneri i Interit. Nė pritje pėr tė kuptuar diēka mė shumė nė lidhje me tė ardhmen e Adrianos, i kėrkuar nga Real Madridi, zikaltrit pėrqėndrohen pėr takimin e sotėm, ndaj Lacios: “Tashmė besoj se kemi arritur objektivin e tyre, duke bėrė njė sezon tė jashtėzakonshėm. Eshtė njė skuadėr qė ndodhet nė vend tė tretė nė renditje dhe qė kanė arritur objektivin e tyre, Champions League. Pastaj, ndihen shumė mirė fizikisht. Pastaj, vijmė pas humbjes sė thellė ndaj Romės, nė finalen e Kupės sė Italisė. Duhet qė tė zhvillojmė njė ndeshje tė madhe, pėr tė bėrė qė tifozėt tė harrojnė atė zhgėnjim. S’duhet tė mendojmė mė pėr atė takim, sepse e vetmja gjė qė duhet pėrmendur ėshtė se duhet tė japim maksimumin nė takimin e kthimit. Futbolli ėshtė i ēuditshėm, sepse mund tė ndodhė ēdo gjė. Nuk do tė jetė e lehtė qė tė shėnojmė katėr gola ndaj Romės, edhe pse kemi arritur njėherė vetėm nė 47 minuta”, mbylli Manēini duke kujtuar pėrmbysjen e madhe nė Superkupėn e Italisė. Nė fund, Manēini u ndal te e ardhmja zikaltėr: “Mendoj se edhe sezonin e ardhshėm do tė japim maksimumin dhe do tė luftojmė si pėr Champions, ashtu edhe pėr kampionat”, pėrfundoi Manēo.

  7. #1697
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kapelo: Ishte nje mrekulli

    E Hene, 14 Maj 2007

    Fitorja e Realit te Madridit, duke permbysur Espanjolin, eshte nje tjeter shtytje per njerezit e Kapelos drejt fluturimit final per te pushtuar Ligen. "Ishte nje mrekulli - thote trajneri nga Pieris. Per ne, cdo ndeshje eshte nje finale, por entuziazmi eshte pozitiv vetem nese eshte i lidhur me punen".

    Kur mendon per pak muaj me pare, per turinjte e varur dhe per fjalet e egra qe u rezervonte te gjithe turmes me te bardha, per frymen e ndarjes qe mbizoteronte, te vjen per te qeshur. Sepse ne futboll, prej gati 20 vjetesh, gabimi me i pafalshem qe mund te besh, eshte te shesesh lekuren e ariut te quajtur Kapelo perpara se ta vrasesh. Edhe kete here, don Fabio e ka fituar hakmarrjen e tij, e ka bere njerezine e "Bernabeut" te rifuse shamite e bardha ne xhep dhe e ka hequr nga qarkullimi "panoladas" e radhes. Reali ishte mbrapa, larg, i tronditur nga nje krize loje e rezultatesh, qe dukej se nuk kishte shpetim; tani eshte ne lufte te plote ne Lige. Kapelo i shikon te gjithe nga lart, edhe nje here tjeter.

    "Ishte nje permbysje e madhe - thote ai, pas rezultatit 4-3 ndaj kusherinjve te Barces. Jam i lumtur, sepse me pelqen karakteri i kesaj skuadre, deshira per te rikuperuar rezultatin. Ne kete moment, jemi te bindur se mund te mposhtim kedo, por ekziston gjithnje mundesia se dicka mund te shkoje keq. Cdo ndeshje per ne eshte nje finale, sepse nuk mund te humbasim pike, duke pare qe Barcelona eshte para: duhet vetem te fitojme dhe te shikojme renditjen pa u ngopur". Pastaj nje paralajmerim per te tijte, qe te mbajne kembet ne toke. "Entuziazmi eshte gjithnje dicka e mire - shpjegon - por duhet te qendroje e lidhur me punen".




    #VamosArgentina

  8. #1698
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bufon-Juve, mesazhe te reja lamtumire

    E Hene, 14 Maj 2007


    Seria A eshte gjithmone e me prane dhe ka mberritur momenti i zgjedhjeve. Ne rastin e Juventusit me e nxehte eshte ceshtja e Xhixhi Bufonit, ku ngjarjet e fundit po paralajmerojne per nje lamtumire. "Perpara se te sqaroj - tha ai - duhet te takohem me drejtuesit, pas nje apo dy javesh, ku do te di dicka me konkrete. Do te duhen kater apo pese vjet per te arritur skuadrat e medha".

    Atmosfera e largimit nuk duket ashtu, perkundrazi, mesazhet qe leshon portieri per drejtuesit jane si nje qe ka deshire te cmendur te kthehet te luftoje per objektivat madhore dhe skena shume prestigjioze. Keshtu, ose Juve duhet te jete gati per nje sezon te mire, ose do te lere Torinon per te shkuar te skuadrat e tjera.

    Mbi mundesine per te luajtur qe nga viti qe vjen per titullin, Bufoni nuk duket se ka shume besim: "Nuk eshte se po jetojme ne nje bote endrrash dhe dihet se brenda nje sezoni nuk mund te besh nje skuader kompetitive. Kjo eshte me shume se normale, me shume se e qarte. Duhet ta kuptosh se sa duhet te besh dicka te tille. Duke pare se cfare po ndodh perreth, duke pare se sa kushtojne kampionet e medhenj, kuptoj qe eshte veshtire".

    Fjale qe thone per nje lamtumire, por edhe nje pyetje e madhe: ku do te shkoje? Inter dhe Milan jane ne rregull (edhe se nuk i dihet kurre), portieri me i mire ne bote rrezikon te mos kete alternativa te tjera. "Une nuk kam oferta te drejtperdrejta - ka thene ai - edhe pse Juve nuk me ka vene ne merkato. Ne momentin ne te cilin vendosnim te ndaheshim, Juves do t'i duhej te me nxirrte ne merkato, ne ate pike do te shikonim ofertat qe do te vinin". Ne javet e tjera misteri do te zbardhet.




    #VamosArgentina

  9. #1699
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shtypi anglez: Lampard prane Barcelones

    E Hene, 14 Maj 2007


    Me Interin ne vije te dyte, Juventusi mund t'i beje veshet pipez ne pritje te zhvillimeve pozitive, sepse e ardhmja e Frenk Lampard ne radhet e Celsit nuk duket me e sigurt. Edhe pse klubi i padron Abramovicit deshiron te duket me i bashkuar se kurre, edhe pse sezoni u mbyll ne menyren me te keqe, mbeten dyshimet rreth te ardhmes per kampionet e Murinjos. Nje nder ta eshte mesfushori i Kombetares angleze qe, cdo dite qe kalon i afrohet edhe me Barcelones. I vleresuar rreth 15 milione sterlina (rreth 25 milione euro), lojtari perfaqeson mesfushorin ideal per te perforcuar zonen e mesit te fushes, qe, sipas drejtuesve katalanas, vuan nga nje fare egersie agonistike. Lajmin e ka nxjerre numri i djeshem i "Sunday Mirror". Priten zhvillime ne ditet e ardhshme, madje qe pas oreve qe do te pasojne FA Cup te se shtunes mes Celsit e Mancesterit. Nese tratativa me Barcen do te anohej, Interi i Moratit mbetet ne pole-position per te perfituar sherbimet e nje prej yjeve te pertej La Manshit.






    #VamosArgentina

  10. #1700
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Runi: Puna perfundon pas dopietes!

    15 Maj Uejn Runi ka fituar me ne fund titullin e tij te pare kampion ne Angli, por 21?vjecari deshiron qe festa te marre permasa dhe me te medha, gje qe do te ndodhe nese Junaited mund Celsin ne finalen e Kupes se Anglise, ne 19 maj. Pasi fitoi vetem nje medalje te Kupes se Liges ne dy sezonet e tij te pare ne “Old Trafford”, ish?sulmuesi i Evertonit pati mundesine te shijonte te dielen shnderrimin e endrres se tij ne realitet. Me 23 golat e shenuar, Runi ka patur nje rol kyc ne sezonin e suksesshem te Mancesterit, por 21?vjecari kembengul qe puna e tij ende nuk ka perfunduar, pasi skuadra eshte ne gare per t’i dhene trajta edhe me te medha suksesit ne kete sezon, nepermjet nje dopiete. “Nuk eshte ende momenti per te festuar, pasi kemi ende mundesine te bejme nje dopiete”, thote Runi, qe gjithsesi prano se kampionati ishte objektivi kryesor per Junaitedin, pas kater vitesh “thatesire”. “Kemi patur 38 ndeshje mjaft te veshtira dhe jemi shume te lumtur qe e mbyllem ne krye. Nuk ka nje ndjesi me te mire se kjo dhe do te bejme te pamunduren qe te mos kalojne kater vjet te tjere per ta provuar perseri”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •