Bekam, "konkuistadori" i SHBA-se
15 Janar Eshte e qarte qe Devid nuk zoteron me te njejten fuqi ne kembe si me pare, prandaj nje sfide e re ishte ajo qe i duhej dhe berja e futbollit me pupullor ne nje vend qe nuk e ndjek kete sport, eshte joshese
Nga Geri Lineker, "Sunday Telegraph"
Nuk ka dyshime ne mendjen time qe kalimi i David Bekamit ne SHBA nuk eshte i lidhur vetem me parate. Eshte e veshtire ta besosh kete pas menyres se si e ka trajtuar shtypi gjate ketyre diteve vendimin e tij, por mendoj qe eshte ekzagjeruar. Jo, kalimi i Bekamit ne SHBA nuk lidhet vetem me parate, por eshte edhe nje lloj kryqezate. pas te gjithe suksesve qe ka arritur Bekami ne fushen e lojes, nuk do te kishte sfide me joshese per te se sa konvertimi i amerikaneve ne tifoze futbolli. Une kam patur nje mision te ngjashem ne Japoni. Ashtu si Bekami, kisha mberritur ne fundin e karrieres sime dhe kisha nevoje per dicka te re. Bekam eshte 31 vjec, ndersa une isha 32. Edhe pse nuk mund te krahasohet per nga rendesia dhe perfitimi ekonomik kalimi i Bekamit tek Los Anxhelos Galaksi, ai i imi tek Nagoja Grampus Eight ishte i motivuar nga ideja qe do te kisha mundesine te beja nje ndryshim te vertete. Shumicen e periudhes sime ne Japoni e kalova si i demtuar, keshtu qe nje pune te madhe e kam bere jashte fushes. Vinin cdo dite per te me intervistuar dhe une pranoja pothuajse gjithmone. E di qe ne ate epoke isha futbollisti me i famshem qe luante ne vendin e tyre dhe kjo i bente ata qe te terhiqeshin pas futbollit, pasi shumica e njerezve me kishin pare me vite me radhe ne televizor. Pashe me syte e mi se si lindi dhe u formua nje kombetare qe priti Boterorin e vitit 2002 dhe kur e thua keshtu tingellon si nje histori e suksesshme. Ne fakt, une kam luajtur nje pjese shume te vogel ne ndryshimin e futbollit japonez, por kjo me ben te ndihem shume krenar. Bekam mund te ndieje qe ka shansin per te bere dicka te tille, vetem se ai mund ta beje ne nje shkalle me te madhe. Per nje futbollist si David, mbase do te kishte qene poshteruese qe te shihte se si do te shpenzonte vitet e fundit te karrieres se tij nga stoli i nje skuadre, edhe pse te madhe. Nuk ka dyshime qe Bekam nuk eshte me ai futbollist qe ka qene dhe kalimi ne SHBA, pervecse do ta riktheje ne qender te vemendjes te mediave boterore, do t'i lejoje qe te vazhdoje te luaje edhe disa vjet te tjere ne elite. Standarti i futbollit ne SHBA eshte permiresuar shume, por Bekam perseri do te jete ylli i vertete i kampionatit atje. Shpejtesia e tij mund te jete reduktuar, por aftesite teknike dhe pasimi i mrekullueshem do t'i mbeten gjithmone, deri ne fund te karrieres.
"Per nje futbollist si Devid, do te kishte qene poshteruese qe te shihte se si do te shpenzonte vitet e fundit te karrieres se tij, nga stoli i nje skuadre, edhe pse te madhe"
Ne nje fare menyre, kalimi i Bekamit ne SHBA me ngjan me nje levizje te motivuar nga ego, pas dy sezonesh ku rendesia e tij ka rene ne menyre te vazhdueshme brenda Realit te Madridit, per te marre goditjen perfundimtare nga Fabio Kapelo, i cili nuk e ka pare asnjehere gjate sezonit si nje futbollist te denje per te luajtur ne formacionin baze. Per momentin, Bekami eshte ne qender te vemendjes per disa arsye te ndryshme dhe ne nje mase te madhe per shkak te perfitimeve te tij te jashtezakonshme ekonomike qe do te kete nga kontrata e re 5-vjecare me Galaksine. Nga pervoja ime personale mund te them qe shifrat e medha qe jepen ne shtyp, perfundojne shume me te reduktuar ne xhepat e atij qe duhet t'i marre. Gjate ketyre diteve kemi lexuar per nje marreveshje qe do t'i siguroje 250 milion dollare Davidit, ne pese vitet qe do te luaje tek Los Anxhelos Galaksi. Por, askush nuk ka thene qe rroga neto qe do te perfitoje Bekam do te zvogelohet ne 5 milion euro, praktikisht nje milion me pak nga sa fiton aktualisht tek Reali i Madridit. Dhe pavaresisht shumave marramendese qe perflet shtypi, kontrata e vertete do te mbetet sekret. Pa dyshim, Bekam do te vazhdoje te jete nje prej futbollisteve me te pagur ne bote, por ndyshimin me te madh mes tij dhe te tjereve e ben imazhi. Vleresohet se nga kontratat e tij personale dhe aktivitetet promocionale, Beks perfiton cdo vit 10,5 milion sterlina. Duke qene se nga marreveshja aktuale, gjysmen e kesaj shume e perfiton Reali i Madridit, largimi nga "Bernabeu" do te ishte ne cdo rast fitimprures per Bekamin. Edhe pse eshte e veshtire te besh nje vleresim te qarte, pasi nuk mund te kuptosh se cfare pjese te kesaj shume David e ka perfituar nga imazhi i Reali te Madridit. Nje pjese e mire e shumes se vertete qe do te perfitoje Bekami do te varen nga fanellat e reja qe do te shese dhe suksesi i Los Anxhelos Galaksise ne kampionat. Kjo me kujton mua te gjitha kontratat per kepucet qe kam nenshkruar si futbollist. Mbaj mend qe nje here nenshkrova nje kontrate shume te leverdisshme dhe do te perfitoja nje perqindije nga numri total i kepuceve qe do te shiteshin, por ne fund fitova shume pak nga ajo kontrate dhe parate nuk rane nga qielli, sic dukej ne fillim. Tani qe Bekami ka dale ne "pension te pjesshem", mbetet per te pare nese figura e tij do te vazhdoje te jete po aq terheqese per korporatat e medha boterore qe kane shfrytezuar imazhin e tij ne te shkuaren.
"Ndersa ende mbetet per te pare se cfare shume Bekami do te perfitoje nga sponsorat, askush nuk thote qe rroga neto tek Los Anxhelos eshte me e vogel se ajo tek Reali i Madridit"
Nuk ka dyshime qe me kete kalim Bekami do te behet nje njeri edhe me i pasur, por duhet marre ne konsiderate edhe tregu ku ai po kalon. Edhe pse futbolli nuk eshte nder sport te kryesore ne SHBA, eshte e qarte qe sportistet ne kete vend paguhen me mire se ne Europe. Ne kete vend me shanse te medha, te paguash shuma te medha per nje yll eshte dicka normale. Ne kete vend eshte normale qe nje golfist te paguhet deri ne 8 milion dollare, vetem se ka fituar nje turne dhe golfi eshte nje sport pa dyshim shume me pak i perhapur. Me siguri, Bekami nuk do te jete njeriu me i pasur ne lagjen ku do te jetoje, duke patur parasysh qe ne Los Anxhelos jetojne disa prej yjeve dhe njerezve me te pasur ne mbare boten.
Personalisht, edhe pse nuk mund te mohoj qe kam bere nje jete luksoze, nuk mund te beja kurre ate qe ben Bekami. Me pelqen si futbollist, por nuk mund ta kuptoj menyren e tij te jeteses. Familja Bekam ka mundur te shnderrohet ne nje prej me te famshmeve ne bote, por kjo sjell edhe pasoja negative dhe kjo nuk do te ndryshoje ne Los Anxhelos. Ne fund te fundit, Bekam nuk do te shkoje ne SHBA si nje i panjohur. Ai eshte nje futbollist me nje reputacion te rendesishem edhe atje, prandaj kjo mund te ngjalle nje lloj "xhelozie" tek futbollistet e tjere te kampionatit amerikan (MLS). Edhe kontrata e tij do te thyeje nje rekord per MLS-se. Sezonin e shkuar, futbollisti me i paguar ne SHBA ishte Huan Frasisko Palencia, i Civas USA, me 698 000 sterlina. Bekam mund te krijoje nje revolucion ne kampionatin amerikan, pasi do te sherbeje si nje shembull ku shume futbolliste do te duan te arrijne dhe klubet mund te jene te detyruar qe te pagujane rroga gjithmone e me te medha per futbollistet e tyre. Historite per fanellat qe pritet te shiten dhe rritjen e numrit te spektatoreve mbeten ende per t'u provuar, por mendoj qe Bekam eshte i pari i shume te tjereve qe do ta ndjekin. Edgar Davids eshte shume prane Dallasit dhe nuk do te habitesha nese ne te ardhmen do te transferoheshin ne SHBA edhe Ronaldo e Roberto Karlos. Me kaq shume futbolliste te famshem ne MLS-se, SHBA mund te fitoje per here te pare vemendjen qe gjithmone e ka kerkuar.
Krijoni Kontakt