Luka Toni zgjedh Bajernin e Mynihut
Duke pėrfituar nga fakti se nuk ka luajtur dje nė darkė kundėr Kievos, pėr shkak pezullimi, Luka Toni ka kapur momentin duke u larguar pėr njė moment nga Firence dhe ėshtė takuar me drejtuesit e Bajernit tė Mynihut. Sulmuesi kampion bote me Italinė ka rėnė dakord formalisht qė tė luajė me gjigantėt gjermanė gjatė sezonit tė ardhshėm. Pėr ta vėnė nėn urdhrat e Hicfeld, Bajerni ėshtė i gatshėm t‘i ofrojė Fiorentinės 18 milionė euro, ndėrkohė qė lojtari do tė pėrfitojė njė rrogė vjetore qė i kalon 5 milionė eurot. Me kėtė kalim, Toni ka mundėsinė tė luajė nė Champions dhe njė arsye tjetėr ėshtė fakti se ai nuk dėshironte tė pėrforconte njė rivale direkte tė Fiorentinės nė kampionatin italian.
Krijoni Kontakt