Anceloti: Mancester, nuk mbyllet me kaq
28 Prill Edhe pse sot Milani do te zbrese ne “Olimpico” te Torinos, per t’u ndeshur me “demat” e De Biazit, ne seline kuqezi te gjithe e kane mendjen te takimi i kthimit ndaj Mancesterit, qe do te luhet te merkuren. Kuqezinjve i nevojitet nje fitore per te kaluar turin dhe per te shkuar ne finale. Por, nje tjeter shqetesim eshte duke ngritur nje “mankth” te madh ne “shtepine” e “Djallit”. Nelson Dida dhe pasigurte e tij ne “Old Trafford” kane vene ne veshtiresi poziten e Milanit, edhe pse trajneri Aneceloti konfirmon portierin: “Kur te mendoj se eshte nje problem, nuk do ta hedh ne fushe. Sigurisht, nuk them se eshte ne 100% te formes, sepse mund te beje edhe me mire se kaq, por ja qe me jep ende besim. Pastaj, goli i pesuar ne fund, ne minuten shtese, nuk eshte faji i Nelsonit, por i skuadres, qe mendoi se ndeshja ishte mbyllur, duke i dhuruar Mancesterit mundesine per te shenuar. Megjithate, nuk jemi te eliminuar, edhe pse na konsiderojne te tille. Ekziston atmosfera e duhur dhe optimizmi i nevojshem ne skuader per te mundur Mancesterin dhe per te zhvilluar nje mbremje te madhe ne “San Siro”, nen syte e tifozeve”, pohoi Anceloti. Ndersa, ne lidhje me kapitullin Xhilardino, Anceloti tha: “Ndeshjet e Champions jane ndryshe nga ato te kampionatit. Ka me shume presion dhe Alberto nuk e ka fituar ende pervojen e duhur per te administruar te tilla situata. Do te luaje Inzagi? Sigurisht, ai ka mundesi te mira per te luajtur, sepse pervoja e ndihmon. Kur i kerkohet ndihma, Pipo nuk te le asnjehere ne balte, ndaj dhe e konsideroj si nga me te miret ne ndeshjet e eliminimit direkt. Krahasimi Kaka?Ronaldo? Riki ende nuk ka treguar se kush eshte dhe pres qe ta beje kete gje te merkuren, duke udhehequr skuadren drejt finales. Ronaldo eshte i shpejt dhe ka klas, Riki eshte me teper i sakte perpara portes”, perfundoi Anceloti.
Krijoni Kontakt