Close
Faqja 156 prej 311 FillimFillim ... 56106146154155156157158166206256 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,551 deri 1,560 prej 3101
  1. #1551
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Murinjo konfuz, qahet per nje penallti te paqene

    Hoze Murinjo ka leshuar deklarata te cuditshme per nje penallti qe nuk ekzistonte. Trajneri i Celsit, shpesh i kritikuar per reagimet e tij, eshte nxituar qe te flase kunder gjykimit te Markus Merk, sepse nuk akordoi nje penallti, kur Alvaro Arbeloa preku nje top me dore. Gjithsesi, Murinjo nuk arriti te shohe se mbrojtesi i djathte i Liverpulit ishte te pakten gjysme metri jashte zones se rreptesise.

    “Nuk arrij ta kuptoj, perse nuk na jepen penallti,”- tha ai per televizionin “Sky”, duke rihapur nje teme te perfolur edhe te dielen, kur topi goditi krahun e Stefan Kerrit ne barazimin me Njukastellin. “Kur penalltite jane kaq te qarta, nuk e kuptoj perse nuk na jepen. Ne Champions League kete sezon jemi gjykuar mire, por penalltia ishte nje shans i mire per t’i derguar shifrat 2-0 dhe atehere ne kthim do te ishte nje tjeter ndeshje dhe nje tjeter qetesi. Nuk eshte e drejte keshtu.”

    Benitez nga ana tjeter beson se skuadra e tij i ka te gjitha mundesite qe te arrije finalen, sepse ata kane qene skuadra e fundit qe e ka mposhtur Celsin 2-0 ne “Anfield Road”, me 20 janar, “Nuk e di se cili eshte favoriti - tha ai. Duhet te fitojme kunder nje skuadre te mire qe, nga ana e saj, pelqen shume kundersulmet. Por ne kemi tifozet me vete. Ne duam te fitojme dhe rezultati i fundit mes dy ekipeve tona na ben qe te ndjehemi mire.”
    #VamosArgentina

  2. #1552
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Marca": Juventus, gati oferten per Vilen

    Sipas te perditshmes spanjolle “Marca”, Juventus ka paraqitur nje oferte per sulmuesin David Vila ne klubin ku ai aktivizohet, Valencia, per kalimin e tij te bardhezinjte vitin tjeter. “Marca” shkruan se “Deshmipi e ka te qarte se Vila eshte i rendesishem per planet e tij, ndersa akoma me teper per Trezegene, i cili i ka oret e numeruara ne Torino”. Konkurrentja e saj eshte Celsi, e cila ka ofruar nje shume prej 65 milion eurosh, por futbollisti spanjoll siguron se Juve i ka arkat plot pas shitjeve te vitit te kaluar dhe kjo mund te jete nje nga celesat kryesore te perpjekjes.
    #VamosArgentina

  3. #1553
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Biletat europiane, tri skuadra “vallezojne”

    Ndryshe nga rivalet e saj, Tirana eshte me e qete ne objektin paresor, titullin dhe Champions

    Jeton Selimi

    Neser luhet e java e 29-te e kategorise superiore, nje jave qe mbase do te zgjidhe shume nga pikepyetjet e sezonit. Lufta eshte e hapur, si ne krye te tabeles, ashtu edhe ne fundin e saj, ndersa ende duhet te presim per skuadrat qe do te marrin pjese ne Europe. Nese Tirana e vendit te pare, pese pike larg Vllaznise se vendit te dyte, e shikon me prane titullin kampion dhe per pasoje Ligen e Kampioneve, nuk mund te thuhet ende asnje gje per grupin e ndjekesve.

    Vllaznia, aktualisht mban vendin e dyte ne kampionat dhe te shtunen do te prese Besen. Vendi i dyte eshte nje trampoline drejt Kupes UEFA, por shkodranet nuk do ta kene aspak te lehte te ruajne kete pozicion, sepse ne javen e 30-te do te luajne ndaj Partizanit dhe nje jave me pas do te perballen me Teuten (qe ende nuk e ka siguruar kupen). Per te mos harruar dhe takimin mbylles te kampionatit, Tirana-Vllaznia, ku shkodranet, ne varesi te rezultatit ne javet ne vazhdim, mund te kerkojne pse jo edhe kreun, por me shume mundesi ka qe te luftojne per vendin e dyte.

    Partizani, i dale jashte Kupes se Shqiperise, do te kerkoje patjeter qe te zere vendin e dyte ose te trete per te shpetuar sezonin. Nese ia del mbane kesaj jave me Teuten ne Durres, javen e ardhshme do te perballet me Vllaznine ne Tirane, ku mund te marre edhe vendin e dyte dhe te shpresoje ne nje fitore te Teutes ne Kupen e Shqiperise, qe te jete me i qete. Gjithsesi, edhe per te kuqte, fundkampionati eshte shume i ngjeshur.

    Teuta eshte me e relaksuar, sesa rivali nga kryeqyteti. Per durrsaket jane tre opsione per te arritur Europen, kupa, vendi i dyte dhe vendi i trete. Ne tre opsione “djemte e detit” luftojne per Kupen e Shqiperise, sepse, vec zones europiane, do te arkivohej edhe trofeu i dyte i rendesishem i sezonit.

    Por kampionati ka ende 15 pike ne loje dhe skuadrat do te kerkojne me te gjitha forcat qe te arrijne minimumin e objektivave sezonale. Me te rrezikuar duken te kuqte e Partizanit, te cileve eliminimi ne mesjave nga Kupa e Shqiperise mund te sjelle nje tjeter sezon te deshtuar.

    FSHF shtyn orarin e zhvillimit te ndeshjeve

    Klubet e superliges dhe kategorise se pare i kane kerkuar federates se futbollit qe te spostoje orarin e ndeshjeve, nga ora 15.00 qe u zhvilluan deri javen e kaluar, ne oren 16.00. Kerkesa, qe ka gjetur miratimin unanim te Komitetit Ekzekutiv, eshte paraqitur nga shumica e klubeve pjesemarrese ne aktivitet. Zgjatja e dites dhe ngritja e temperaturave kane bere qe skuadrat te kerkojne nje orar me te vonshem per te pasur kushte sa me te mira klimaterike deri ne perfundim te kampionatit.
    #VamosArgentina

  4. #1554
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ferguson: Ndeshkojeni Murinjon!

    28 Prill Trajneri i Mancester Junaitedit, Ser Aleks Ferguson, ka sulmuar homolugun e Celsit, Hoze Murinjo, duke thene se portugezi duhet te ndeshkohet pasi ka vene ne dyshim papanshmerine e gjyqtareve. Murinjo pat thene se Junaitedi, i cili kryeson kampionatin anglez me tri pike me shume se blute, trajtohej ne menyre te vecante nga te tjeret kur vinte puna te penalltite. “Hoze duket ka nisur nje kryqezate personale per rregullat, ndershmerine dhe papanshmerine ne futbollin tone”, tha skocezi dje ne konference shtypi. “Mendoj qe Federata dhe Premier League e kane lene te flase me shume se sa duhet, sepse ka akuzuar futbollin tone dhe kjo eshte dicka e gabuar. Jam i berfasuar per kete, sepse jam i sigurt se ai do te vazhdoje te thote gjera te tilla. Ne te kaluaren ka akuzuar Barcelonen, gjyqtarin suedez (Andres Frisk), mbremjen e kaluar vuri nen presion te madh gjyqtarin gjerman, ofendoi Liverpulin, nje klub me histori te madhe dhe hamendesoi se lojtaret e kesaj skuadre do te sulmojne Drogbane. Ai nuk ka te sosur. Prandaj jam i zhgenjyer qe vazhdon te thote gjera te tilla”. Kur kane mbetur edhe kater ndeshje kampionati, perfshire edhe ate qe mund te jete vendimtare, mes dy klubet me 9 maj ne “Stamford Bridge”, Fergusoni beson se komentet e Murinjos jane te llogaritura per te penguar skuadren e tij ne luften per titull dhe per te vene nen presion gjyqtaret. Duke vene ne dukje se Junaitedi ka pesuar tre penallti kete sezon ne “Old Trafford”, ne krahasim me nje te Celsit ne “Stamford Bridge”, Fergusoni tha: “Alan Uajli, i cili dha nje penallti kunder nesh ndaj Boltonit disa jave me pare eshte serish gjyqtar ne takimin tone ndaj Evertonit kete jave. Pra mund te jete vene nen presion nga deklaratat e Murinjos. Nese na jepet ndonje penallti kunder ne ndeshjet e mbetura, Murinjo ka fituar dhe kjo do te ishte e gabuar. Prandaj them se i ka llogaritur mire gjerat”.

  5. #1555
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Deko: S’kemi pse bejme ndryshime!

    28 Prill Mesfushori portugez i Barcelones, Deko, shprehu deshiren e tij per te mos u larguar nga skuadra katalanase ne fund te sezonit. Kjo ishte ajo qe vete portugezi tha ne deklaratat e tij per te perditshmen italiane, “La Gazzetta dello Sport”. “Nuk shoh arsye per te ndryshuar skuader”, komentoi mesfushori portugez. Fjale qe vijne pas komenteve te bera ne media te ndryshme te cilat spekullonin me interesimin e skuadres se Interit per te marre Dekon, i cili sipas tyre do te ishte zevendesuesi i Luis Figos, i cili do te largohet ne fund te sezonit per te luajtur me skuadren e Al Itihad ne Arabine Saudite. Deko tha se ne futboll asgje nuk i dihet deri ne momentin e fundit. “Kurre nuk mund ta parashikosh se cfare do te ndodhe. Gjithcka varet nga rezultatet”. I pyetur per interesimin e Interit dhe nese ka pasur ndonje oferte per klubin katalanas, portugezi tha: “Kam nje menaxher per kete pune. Tani nuk eshte momenti i duhur per te folur per keto gjera. Jemi ne nje periudhe delikate te sezonit dhe cdo ndeshje eshte shume e rendesishme per ne, sepse kerkojme te fitojme titulin kampion”.

    I pyetur per largimin e mundshem te Ronaldinjos drejt skuadres se Milanit, per shumen e 100 milione eurove, ashtu sic ka deklaruar Silvio Berluskoni, shoku i ngushte i brazilianit tha: “Ne qofte se Ronaldinjo do te largohet, nuk do te ishte per para. Paraja nuk eshte problem per te, sepse ketu mund te fitoj edhe me shume se sa mund te fitoje te Milani. Ronaldinjo do te qendroje dhe jam shume i bindur per kete. Eshte miku im me i mire. Ai ka deshire qe te qendroje dhe Barcelona deshiron te njejten gje”, tha Deko. Per sa i perket talentit argjentinas, Lionel Mesit, tha: “Eshte nje talent i ralle dhe natyral. Mund te luaje shume mire edhe pa qene ne kondicionin e duhur fizik. Lojtar?_?_lle lindin cdo dhjete apo 20 vjet si Maradona apo Romario”. Portugezi pergezoi edhe trajnerin e tij, Frenk Rajkardin, per te cilin tha: “Eshte nje nga trajneret me te mire ne bote dhe kete e ka treguar gjate ketyre kater vjeteve. Di te drejtoje shume mire skuadren dhe eshte shume i komunikueshem me lojtaret. Eshte nje trajner dhe mbi te gjitha person fantastik i cili na pelqen te gjitheve”. Ne fund, i pyetur per problemet qe po kalon skuadra katalanase, Deko tha: “Ne te gjitha skuadrat ka probleme. Nese ajo qe ndodhi midis Eto’ose dhe Ronaldionjos do te ndodhte ne skuadra te tjera, atehere tani ajo skuader nuk do te ekzistonte me, ndersa ketu gjithcka u zgjidh me gjuhen e duhur”.

  6. #1556
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Milani “s’i shqitet” Ronaldinjos

    28 Prill Roberto de Asis, vellai dhe perfaqesuesi i brazilianit, do te shkoje ne ditet e ardhshme ne Barcelone, ndoshta per te diskutuar per te ardhmen e vellait te tij te vogel. Javen e kaluar ka folur me drejtues te klubit italian ne Sao Paulo. Ndersa Ronaldinjo vazhdon te bind tifozet dhe drejtuesit e Barcelones se nuk do te largohet nga kjo skuader sezonin e ardhshem, vellai dhe menaxheri i tij, Roberto de Asis, po con marreveshjen perpara. Javen e kaluar, menaxheri i Ronaldinjos u takua ne nje restorant te Sao Paulos me disa nga drejtuesit e Milanit, te cilet udhetuan deri ne qytetin brazilian per te arritur nje marreveshje. A ia arriten? Kjo eshte pyetja e cila nuk po gjen asnje pergjigje. Nuk dihet nese te dyja palet kane arritur ndonje akord apo jo. Per me teper, Ciki Begirishtajn, sekretari teknik dhe Ferran Soriano, zevendespresidenti i Barcelones, shkuan te enjten e kaluar ne te njejtin qytet. Rastesi? Jane ne dijeni te gjithckaje? Kesaj mund t’i jap pergjigje komenti privat qe Silvio Berluskoni beri me disa nga politikanet italiane: “Kam 100 milione euro per te blere Ronaldinjon”. Marredheniet e Ronaldinjos me drejtuesit e Barcelones kohet e fundit nuk kane qene shume te mira dhe mungesa e brazilianit ne ndeshjen kunder Getafes dhe Majorkes, ka bere qe te gjithe te dyshojne, edhe pse Dinjo ka deklaruar se ka qene me grip. Pavaresisht se vellai i tij vazhdon te flase me Milanin, dje, ne nje akt publik, ylli brazilian siguroi: “Ndihem shume mire ketu dhe deshira ime eshte qe te qendroj te Barcelona edhe per shume vite”. Ronaldinjo kembengul se do te qendroj te Barcelona, por vellai i tij vazhdon te bisedoj me drejtuesit e Milanit per rritjen e nje marreveshje.

  7. #1557
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kanavaro: Te mos leshojme tani

    28 Prill Mbrojtesi italian i Realit te Madridit, Fabio Kanavaro, foli per problemet qe po kalon skuadra e Barcelones ne keto momente dhe nuk ngurroi te pergezonte skuadren e Seviljes per lojen qe zhvillon. "Barcelona ka te njejtin problem qe kishim me perpara ne, skuadra dhe tifozet kerkojne gjera te ndryshme dhe kjo mund te ndikoje shume. Mua me pelqen me shume Sevilja. Eshte nje skuader qe lufton shume, gjithmone me deshire dhe gjithmone eshte ne 100%. Kemi nje ndeshje kunder saj ne "Bernabeu", e cila do te jete shume vendimtare", tha italiani per "Real Madrid TV". Perpara ketij takimi, madrilenet duhet te perballen me Atletik Bilbaon ne "San Mames". "Do te luajme ne nje fushe shume te veshtire, por e rendesishme eshte qe te mos humbasim te dielen sepse jemi shume afer Barcelones. Javen e ardhshme luajme kunder Seviljes dhe do te jene jete nje ndeshje shume e rendesishme per ne nga e cila duhet te perfitojme. Nuk eshte njesoj sikur te luash kunder nje skuadre e cila renditet ne vendet e fundit te klasifikimit, por ne nuk duhet te gabojme. Duhet te luajme me te njejten deshire si kunder Valencias dhe Barcelones. Per te fituar kampionatin duhet te fitojme te shtata ndeshjet e mbetura te cilat do te jene si finale per ne", tha Kanavaro. Italiani argumentoi se fakti qe skuadra e Realit luan ne vetem nje kompeticion, mund ta favorizoj skuadren e Kapelos dhe i jep asaj me shume shanse qe t'i pergatis me mire ndeshjet e mbetura dhe te fitoje titullin kampion. "Perpara ishte nje skuader me lojtare te rinj dhe ishte shume e veshtire sepse kishte shume ndeshje dhe luanim cdo tri dite, me nje ritem shume te larte. Tani jemi duke luajtur me pak ndeshje dhe gjithcka eshte me e lehte. Tani mund t'i bejme gjerat mire, te stervitemi me mire dhe ndihemi me mire fizikisht. Skuadra eshte shume mire, entuziasmi ne skuader ekziston dhe kemi shume shpresa per te fituar kampionatin. Kur fitojme eshte normale qe jemi me te lumtur dhe ambjenti tani eshte fantastik. Ky permiresim ka ardhur pas nje sezoni te veshtire, me shume udhetime. Me eshte dashur te punoj shume per te menduar per ndeshjet e kampionatit. Jam nje lojtar qe dua te jem gjithmone ne 100% te formes time dhe kjo per mua eshte shume e rendesishme. Une jam mesuar gjithmone te mendoj per futbollin dhe per skuadren time, dhe kur ndodhin gjera te cuditshme jashte fushe, kjo na prek pak te gjitheve dhe ndikon ne rezultatet tona. I pyetur per gjyqtaret spanjolle, Fabio Kanavaro tha se ne shumicen e rasteve ata jane treguar te rrepte me te. "Me kane dhene 11 apo 12 kartona te verdhe, te cilat per mua jane shume. I kam analizuar situatat kur gjyqtaret me kane ndeshkuar, dhe kam pare se nuk ka pasur asnje nderhyrje te rende, gjithmone kane qene faulla normale. Kjo gje mua nuk me pelqen sepse une jam nje mbrojtes agresiv dhe qe perpiqem te ndaloj sulmuesit kundershtar. Ndoshta me duhet te flas me shume me gjyqtaret. Kjo gje nuk me pelqen sepse futbolli eshte nje sport i forte ku duhet te perdoret fiziku. Ne qofte se nje mbrojtes nderhyn paster dhe sulmuesi simulon duke e genjyer gjyqtarin, atehere kartoni i verdhe nuk duhet te me jepet mua. Keto gjera nuk me pelqejne aspak", perfundoi Fabio Kanavaro.

  8. #1558
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Spaleti-Rosi, dueli i krenarise

    28 Prill Ndersa nga nje ane trajneri verdhekuq do te kerkoje “hakmarrjen” pas humbjes ne fazen e pare, “strategu” lacial do te mundohet qe te perserise ate zhytje ne shatervanin e “Trevi”?t



    Me dyshimin Toti ne mendje, me friken per te humbur nje tjeter derbi dhe me deshiren per te ruajtur krenarine e tij perballe “homologut” Rosi, Luciano Spaleti eshte ne rrezik, por nuk ndjen nevojen per te cilesuar derbin si nje takim te jetes. Sigurisht, kerkohet “hakmarrja”, pas zhgenjimit ne takimin e fazes se pare, kur Lacio mundi verdhekuqte 3?0. Ne nje interviste te dhene per “Il Romanista”, trajneri i Romes beson se skuadra eshte gati per kete ndeshje dhe me, apo pa Totin, do te jape maksimumin ne fushe. Spaleti u shpreh: “Natyrisht, veshtiresite e kesaj sfide jane mese te dukshme, duke pare se ne kryeqytet ka shume tension ne prag te derbit dhe ky duel pergatit para nje muaji. Pastaj, edhe mediat e rrisin edhe me shume dozen e tensionit, duke elektrizuar atmosferen. Ne na kerkohet qe te bejme te harrohet ndeshja e fazes se pare dhe do te bejme cmos per te fituar. Francesko Toti? Nuk ndihet mire, nuk kam pse ta fsheh nje gje te tille, por djemte me premtuan se do te japin maksimumin dhe me te miren ne fushe, edhe pa kapitenin e tyre. Vazhdojne te ma perserisin kete, ndaj jam i bindur se do te dine t’i bejne nje dhurate kapitenit te tyre. Me vjen keq qe Francesko s’mund te jete, sepse ai mbetet nje i madh dhe ne te tilla takime klasi i Totit nuk diskutohet. Por, megjithate mendoj se do te jete shpirterisht, edhe pse nuk mund te zbrese ne fushe. Prania e tij mbase edhe ne stol do te jete e rendesishme, nje frymezim per grupin”, perfundoi Spaleti. Ndersa nga nje ane duket e pamundur qe Lacio te perserise fitoren e fazes se pare, nga ana tjeter, Delio Rosi, trajneri bardhekalter, ndoshta po pergatitet per nje tjeter zhytje ne shatervanin e “Trevi”?t ne Rome. Kete here, kete gje ia kerkojne tifozet lacial te cilet, te mbledhur perpara dyerve te Formelos (qendra stervitore e Lacios), kane qene te pranishem ne stervitjen e djeshme te bardhekalterve. Nga jashte hekurave jane degjuar kore te bukura laciale dhe ne qender te tyre nje parrulle me te shkruar: “Delio, na perserit ate hedhje ne shatervan”, si per t’i dhene sinjal Lacios se duhet te beje te pamunduren, per te fituar edhe kete here ne derbin ndaj Romes. Dhe Rosi, ne fund te stervitjes, i ndalur nga “Sky”, ka thene dy fjale per ndeshjen e te dieles, duke mos u cekuilibruar shume dhe duke ruajtur “municione” te nevojshme per nje dite para ndeshjes. I veshur sportiv dhe duke pertypur nje cemcakziz, Rosi tha: “Eshte nje ndeshje teper e forte dhe e pritur ketu ne Rome, per shkak te rivalitetit te madh qe ekziston mes dy klubeve. Por, te them te drejten, nuk kemi frike, edhe pse ne takimet e fundit kemi pasur veshtiresi. Roma luan futboll te bukur, por nuk eshte e pathyeshme. Pastaj, degjova qe nuk do te jete edhe Francesko Toti... Shpresoj te jete vertet keshtu, sepse besoj se e verteta mund te jete nje tjeter. Por, besoj se djemte do te luajne nje takim te madh, ashtu si i ka hije. Roma do te kerkoje hakmarrjen, ndersa ne perseritjen e suksesit ne fazen e pare”, perfundoi Rosi. Fjala i takon fushes.



    Toti: Veshtire qe te luaj!

    Nje derbi pa Totin per Romen do te thote shume, nje mungese e madhe, ndoshta e pambulueshme nga askush. Kapiteni i “njemije betejave” nuk ndihet mire dhe dhimbjet ne kurriz po e detyrojne qe te mos zbrese ne fushe ne “Olimpico”, per sfiden ndaj Lacios. “Doni te dini nje perqindje per mundesite qe kam per te luajtur kete derbi? Sikur te them 20%... Dhe, natyrisht, kete e them per t’i bere kurajo vetes. Nuk ndihem aspak mire, por jo edhe aq keq sa ne fillim. S’jam ai tip personi qe terhiqet ne situata te tilla, por ja qe kete here dhimbjet jane te forta. Me shume mundesi, do ta shoh si spektator kete takim”, tha Toti, ne vend te te cilit mund te luaje Mirko Vucinic, qe eshte gati per te zevendesuar kapitenin. Malaziasi u shpreh: “E di mire se cfare do te thote per Totin derbi, por ai ndihet jo mire. Natyrisht, do te bej te pamunduren per ta zevendesuar dhe per te bere qe mungeasa e tij te mos ndihet edhe aq shume. Shpresoj vetem qe Spaleti te kee me shume besim te une”, tha Vucinic.



    Roki: Dua te shenoj nje gol!

    Sulmuesi i Lacios, Tomazo Roki, nuk po kalon nje moment te mire, ashtu si edhe bardhekaltrit, por megjithate shpreson qe te shenoje nje gol ne derbin e te dieles, ndaj Romes. Roki beson ne fitore, edhe pse do te jete teper e veshtire qe te fitohen te dy derbet, ne nje faze. Bomberi lacial u shpreh: “Mendoj se eshte nje takim i rendesishem, jo vetem per nga prestigji, por edhe per nga mundesia per te treguar se sa vlejme dhe se meritojme edhe me shume se kaq. Sa do te deshiroja qe te shenoja nje gol...”, pohoi Roki, duke i lene vendin Maurit, mesfushorit te talentuar, qe eshte ne balotazh me Himenezin: “Derbi eshte nje sfide qe ndihet shume ne kryqytet dhe rrezikon qe, ne rast humbjeje, te mos dalesh nga shtepia per disa dite. Ne fituam takimin e pare, ndaj edhe verdhekuqte do te kerkojne qe te bejne te pamunduren per te arritur hakmarrjen. Por, sa do te doja qe te shihja trajnerin tone te zhytej edhe njehere ne shatervan”, pohoi Mauri.

  9. #1559
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Manco: Ja si e fituam titullin!

    28 Prill Ndonjehere, intervistat jane aq te gjata, saqe eshte e veshtire qe te pershkruhej detaj pas detaji dhe ne kete menyre rrezikojne qe te prishin te gjithe bukurine e shkrimit. Por, nese keto dialogje kane nje referim te qarte dhe jane pjese e triumfit te nje skuadre, atehere kenaqesia per t’i degjuar eshte e madhe. Interi eshte kampion Italie per kete sezon dhe Roberto Mancini, ideatori i ketij suksesi, njeriu i njemije betejave, “timonieri” zikalter. Kujtimet jane “copeza” te vogla te historise, qe formojne nje liber dhe Manco, duke rifreksuar ngjarjet me te bukura te ketij sezoni, ka mundur qe te shkruaje faqet e nje libri, kushtuar Interit dhe “aventures” se tij ne kete kampionat. Shume rrefime te cuditshme, por edhe terheqes. Tashme, pasi titulli eshte fituar “ne fushe”, pas 18 vjetesh, e verteta mund re thuhet dhe mund te “zbrazen” ne shesh prapaskenat. Ne ditarin e tij, Mancini flet per telefonaten e famshme ne fillim te sezonit, kur vendi i tij rrezikohej pas dy humbjeve te pesuar ne Champions League, ne grup (ndaj Bajernit dhe Sportin Lisbones), dhe pas humbjes ndaj Kaljarit ne kampionat. Ne ate kohe, Mancini i telefonoi padron Moratit. “Isha shume i bindur ne aftesite e mia dhe e dija se sa larg mund te shkonte Interi. Mora ne telefon Moratin dhe i thashe: President, mos beni marrezira, sepse shkarkimi im eshte nje vendim i lehte per t’u marre, por skuadra do te vuaje me shume. Kjo eshte e verteta, sepse isha i shqetesuar se cfare do te ndodhte me Interin nese largohesha nga stoli. E dija qe skuadra ishte shume prane “fluturimit”, te demtuarit po ktheheshin, disa lojtare po arrinin formen me te mire, ndaj nderrimi i pankines do te kishte hapur nje kaos pa shkak. Morati me degjoi dhe me nisi te qeshte, duke me thene: “Mos u shqeteso! Nuk kam nder mend te nderroj trajner”. Isha i sigurte se kishte besim te une”. Permbysjet e medha te Interi ne kete sezon kane lene “shenje” te Mancini, edhe pse trajneri zikalter mban mend, me shume nga cdo gje tjeter, nje episod teper kurioz. “Fitoret ne derbi s’harrohen, ashtu si edhe ajo ndaj Romes, ne “Olimpico”. Por, sfida ndaj Atalantes ishte celsi i gjithckaje. Ishim ne momentin me te keq te sezonit, me shume demtime dhe pesuam gol qe ne fillim. Ata u mbyllen ne mbrojtje. Por, Adriano barazoi dhe fituam me autogol, pikerisht kur mendova se ishte humbja e pare e sezonit. Nje gezim i madh dhe ne ate moment i thashe vetes se do te fitonim titullin”. Manco flet edhe per nje kuriozitet pas ndeshjeve: “I bledh te gjithe ne dhomat e zhveshjes dhe i kerkoj nje minute qetesi, per t’i pergezuar, pavaresisht nga rezultati”.

  10. #1560
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kaka: Une dhe Ronaldo, gati njesoj!

    28 Prill Pas paraqitjes se shkelqyer ne “Old Trafford” te gjithe syte e Europes jane te perqendruara tek braziliani Kaka. Milanisti ishte lideri i skuadres kuqezi ne ndeshjen ndaj Mancesterit, duke pare se te dy golat e “Djallit” mbajne firmen e tij. Por, goli i Uejn Runit beri qe buzeqeshja e fantazistit te Milanit te ngrinte, edhe pse Riki e cileson golin e sulmuesit anglez si te bukur per nga menyra e realizimit, duke shfajesuar Diden. Kaka, ne ditarin e tij per faqen e UEFA?s tha: “Gjajtja e Runit ishte e menjehershme, gati e rrufeshme dhe Dida nuk ka asnje faj, duke pare se edhe menyra e ekzekutimit ishte e pabesueshme”, pohoi braziliani duke mbrojtur portierin kuqezi, pas akuzave te renda per gabimet e kryera.

    Ne prag te ndeshjes se kthimit, Kaka beson se Milani do te arrije ne finalen e Athines: “Sigurisht, nese ndeshja e pare do te kishte perfunduar ne barazim 2?2, sidoqofte do te na duhej serish qe te ngjisnim nje mal te larte per te dale ne finale: por, ato dy golat ne transferte jane te rendesishem. Te humbesh ndeshjen e pare nuk eshte fundi i botes, sepse ne “San Siro” kemi shume shanse te fitojme, pasi edhe publiku do te na ndihmoje. Maldini i plakur? Ai eshte burimi i frymezimit per te gjithe skuadren. Une dhe Ronaldo? Nuk eshte sfide mes ne te dyve, por mes dy skuadrash. Sigurisht, Kristiano, per nga levizjet, ngjason me nje brazilian. Futbolli ka nevoje per lojtare si ai dhe une”, perfundoi Kaka.



    Dida del ne “shitje” ne nje adrese interneti

    I kushtoi rende Dides paraqitja e dobet ndaj Mancesterit, ne “Old Trafford”, me dy gola te pesuar per shkak te pakujdesise dhe shperqendrimit. Ne fakt, pikerisht per keto gabime, nje tifoz kuqezi vendosi qe te nxirrte ne shitje, si per shaka, brazilianin. Kete e ka bere duke vendosur emrin e tij te nje faqe ne internet, “eBaY”, duke e nisur ankandin nga 1 cent, por ofertat e shumta kane bere qe cmimi i tij te shkoje ne 10 milion euro. Ne artikull shkruhet: “Eshte ne kushte psiko?fizike teper te mira dhe pranojme oferta nga klube te huaja”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •