Murinjo: Shanset kryesore per ne!
27 Prill Hoze Murinjo eshte shprehur se Celsit duhet ti ishte akorduar nje penallti gjate fitores 1?0 ndaj Liverpulit te merkuren ne mbremje, ne gjysmefinalen e pare te Champions League ne Stamford Bridge. Xho Kol shenoi golin e vetem te takimit, duke i dhene Bluve nje avantazh te lehte para takimit te dyte ne Anfield Road ne 1 maj. Murinjo thote se Celsi duhet ta kishte marre penalltine per topin e prekur me dore nga Alvaro Arbeloa ne minuten e 50?te, dhe pse perseritjet televizive treguan qartesisht se topi ishte prekur me dore jashte zones se rreptesise. Jam i kenaqur nga lojtaret, pasi paraqitja e pjeses se pare ishte e shkelqyer dhe ne patem pese apo gjashte raste te pastra per shenim, u shpreh Murinjo te enjten. Pjesa e dyte ishte pak me ndryshe, Liverpuli sulmoi me shume dhe pati nje shans per shenim me nje gjuajtje te bukur qe u prit nga portieri yne Petr Ceh. Por nuk e kuptoj pse nuk na i akordojne ato penallti qe duken kaq te qarta. Mendoj se te gjithe e pane qe ishte nje penallti e paster, por kjo pa ndodh gjithnje e me shpesh. Ishte nje rast i mire per te marre avantazhin 2?0 dhe me nje avantazh te tille situata do te ndryshonte teresisht. Shpresoj vetem qe pasi te perfundoje takimi i dyte te mos fillojme te qahemi per kete vendim te gabuar te gjyqtarit, sic beme dy vjet me pare. Shpresoj te bejme aq sa duhet per te mos e kthyer shikimin pas. Celsi ishte me mire se Te Kuqte ne pjesen e pare dhe Murinjo shtoi: Ne pjesen e pare isha pak i zhgenjyer, sepse shfrytezuam vetem nje nga te pakten gjashte rastet e para per shenim, ndersa ne pjesen e dyte e dinim se Liverpuli do te reagonte dhe do te perpiqej ta gjente me shume Piter Kraucin, qe eshte nje lojtar i veshtire per tu ndalur. E di qe Liverpuli mund ta ktheje rezultatin, por ne kemi avantazhin 1?0 dhe jemi nje skuader e mire ne mbrojtje, nje skuader qe shenon ne cdo ndeshje, prandaj shkojme ne Anfield me nje shans te mire.
Krijoni Kontakt