Close
Faqja 154 prej 311 FillimFillim ... 54104144152153154155156164204254 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,531 deri 1,540 prej 3101
  1. #1531
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Emersoni: Tami po jemi nje skuader!

    26 Prill Mesfushori brazilian i Realit te Madridit, Emerson, foli per situaten e krijuar ne klubin katalanas dhe ka shume besim se skuadra e tij nuk do te gaboje ne asnje ndeshje te mbetur te kampionatit, duke filluar qe nga ajo e dites se diele kunder Atletik Bilbaos. “Kemi ndryshuar mentalitetin. Jemi me shume se skuader, kjo shihet ne fushen e lojes, ne ndeshjet dhe ne seancat stervitore. Tani po qe mund te themi se jemi nje skuader”. I pyetur per mundesine e nje ulje rendimenti te Barcelones ne ndeshjet qe kane mbetur, Emerson tha: “Nuk mund te flas per Barcelonen, sepse nuk e di se si punon. Mund te them se ne jemi shume mire, po punojme shume dhe gjeja me e mire eshte se trajneri do t’i kete te gjithe lojtaret ne dispozicion ne ndeshjet e fundit”. Emerson, i pyetur per kalendarin e te dyja skuadrave ne ndeshjet e mbetura, tha: “Ndeshjet e mbetura jane shume te veshtira, por per te fituar kampionatin, duhet t’i fitojme te gjitha keto ndeshje. Ne jemi te perqendruar te ndeshjet tona, kemi nje ndeshje te veshtire perpara dhe nuk mendojme per kalendarin e skuadrave kundershtare apo per ate c’ka mund te thone te tjeret”. Emerson nuk mendon se duhet te krijohen polemika per shkak te mungeses se tij ne ndeshjen e fundit dhe shtoi se deri tani nuk ka dhene me te miren e tij. “Kam qene i semure me temperature dhe nuk kam mundur te stervitem disa dite. Por tani gjithcka ka kaluar dhe une jam i gatshem per te dhene me te miren time per skuadren. Mendoj se tani duhet te mendojme per gjerat e bukura dhe te ndihmoj skuadren per te arritur objektivin e saj”. “Perpara nje muaji thashe se nuk isha Emersoni qe ka qene te Juventusi, Roma apo te Brazili. Sigurisht qe mund te bej me shume. Tani gjerat jane permiresuar shume, jo vetem per mua por per te gjithe skuadren. Me duhet te punoj me shume per te arritur formen time me te mire”, tha braziliani. Emerson deshiroi te bente te qarte se kurre nuk eshte penduar per blerjen e tij nga Reali i Madridit. “Kur merr nje vendim duhet te jesh i sigurte. Veshtiresite te japin me shume force dhe kurre nuk jam penduar per vendimin qe kam marre”.



    Reali ofron 22 milione per Gallasin

    Sipas gazetes angleze “Daily Mirror”, Reali i Madridit eshte i interesuar per te marre sherbimet e mbrojtesit francez te Arsenalit, Uilliam Gallas. Duke perfituar nga biseda qe do te behet me drejtuesit e skuadres angleze per te vendsur te ardhmen e Baptistes dhe Rejesit, drejtori sportiv madrilen, Predrag Mijatovic, do te paraqese edhe nje oferte prej 22 milione eurosh per te marre mbrojtesin francez nga klubi londinez. Largimi i Devid Dein, krahu i djathte i Arsen Vengerit, mund te bej me te sigurte largimin e Gallasit, i cili kohet e fundit ka pasur edhe disa konflikte me drejtuesit e Arsenalit.

  2. #1532
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eto’o: Iki vetem po desh klubi!

    26 Prill “Ne zemren time kam tri skuadra: Kamerunin, Majorken dhe Barcelonen. Une i detyrohem te gjithe tifozeve te Barces dhe diten kur nuk kam me cfare te jap per ta, atehere do te largohem”



    Zerat e merkatos thone se sulmuesi kamerunas i Barcelones, Samuel Eto’o, do te largohet ne fund te sezonit nga skuadra katalanase. Por, i pyetur per kete ceshtje, vete Eto’o ka mohuar gjithcka dhe ka shprehur deshiren e tij per te qendruar ne “Camp Nou”. Samuel Eto’o nuk eshte ne shitje. Kete e kane pohuar edhe drejtuesit e klubit katalanas. Qe nga Egjipti, ku eshte mbledhur skuadra spanjolle, kamerunasi tha se do te largohet nga Barcelona vetem kur drejtuesit e klubit t’ia kerkojne nje gje te tille. Eto’o mohoi se kerkon te largohet dhe mohoi gjithashtu se ka pasur konflikte me Ronaldinjon. “Ronaldinjo luan te Barca, njelloj si une. Cfare lufte kerkoni? Ai mbron buken e femijeve te mi. Ne qofte se sulmon Ronaldinjon, atehere nuk mbron buken time”. Sulmuesi katalanas shtoi se: “Ata qe kerkojne qe te kete lufte midis nesh nuk kane per t’ia dale kurre”. I pyetur per zerat se Frenk Rajkard nuk e deshiron ate ne skuader dhe se Barcelona po pret oferta per ta larguar kamerunasin, Eto’o mohoi gjithcka. “Asgje nuk eshte e vertete dhe jam i sigurt se e ardhmja ime lidhet me Barcelonen. Ne zemren time kam tri skuadra: Kamerunin, Majorken dhe Barcelonen. Une i detyrohem te gjithe tifozeve te Barces dhe diten kur nuk kam me cfare te jap per ta, atehere do te largohem. Ne qofte se ndonjeri nuk me do dhe nese drejtuesit e klubit kerkojne qe une te largohem, atehere une do te largohem menjehere”. Per sa i perket deshires se tij, Eto’o tha: “Ne qofte se une do te dua te largohem, atehere do t’ia komunikoj klubit. Te gjithe keto zera jane te paverteta, sepse cdo dite qe kalon kerkojne qe te hapin probleme ne skuadren tone”. Kamerunasi tha se ne kete aspekt e kane pare si armik. Ai tha se eshte te Barca per te dhene me te miren e tij per kete skuader dhe per te triumfuar ne ffund te sezonit. “Nese dikush kerkon qe une te largohem atehere te ma thote ne sy, ne te kundert mendoj se gjithcka eshte nje genjeshter. Uen ndihem shume mire te Barca dhe dua qe te qendroj ketu edhe per shume vite. Kam marredhenie te mira me drejtuesit e klubit dhe jam shume i kanaqur”, perfundoi Samuel Eto’o.



    Laporta ka besim te Samueli

    Presidenti i Barcelones, Hoan Laporta, shprehu besimin e tij per vazhdimesine e Samuel Eto’ose te Barcelona dhe mohoi gjithcka per largimin e tij ne fund te ketij sezonit. “Deshirojme qe Eto’o te qendroje me ne gjithe jeten. Do te na pelqente, sepse jemi shume te kenaqur me te dhe eshte nje lojta shume i rendesishem per ne”, tha Laporta per sa i perket Eto’ose. I pyetur per mundesite e Barcelones per te fituar kampionatin dhe Kupen e Mbretit, sidomos pas humbjes 2?0 me Vilarealin, presidenti katalanas tha: “Nuk shqetesohemi, sepse kemi shume besim te kjo skuader dhe jemi te bindur se do te arrijme objektivat qe kemi. Ne qofte se vazhdojme te punojme te perqendruar, jam i bindur se do t’ia dalim mbane”.Laporta foli edhe per debutimin me gol te lojtarit te ri Bohan Kerkic, i cili shenoi nje gol ne fitoren 4-0 qe Barcelona arriti ne ndeshjen miqesore kunder egjiptianeve te Al?Ahli. “Jam shume i kenaqur me te. Kete gje me komunikoj edhe Rajkard. Eshte nje lojtar shume i ri dhe nje sulmues me nje te ardhme shume premtuese”, perfundoi Laporta.

  3. #1533
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hitcfeld bie 2kg nga stresi!


    26 Prill Tranjeri i Bajernit te Mynihut, Otmar Hitcfeld, ka pohuar te merkuren se kane qene problemet shendetesore ato qe e bene ate te hiqte dore nga puna ne vitin 2004, por eshte kthyer tashme. 58?vjecari eshte kthyer ne Mynih ne shkurt, kur Feliks Magat u pushua, por stresi i madh i ketij tranjeri per nje skuader gjigante ashtu sic eshte Bajerni e kane bere ate qe tashme te humbe dy kilogram ne peshe. Hitcfeld ka rene dakord per te drejtuar Bajernin edhe sezonin e ardhshem por ka shume mundesi qe skuadra te mos luaje ne Champions League sezonin e ardhshem, per te paren here ne 11 vjet. “Me duhet te jem i sigurt qe te mos humbas asnje kilogram me shume dhe duhet te gjej kohe per t’u qetesuar”, u shpreh Hitcfeld per gazeten gjermane “Sport?Bild”, pas humbjes 2?0 me Shtutgartin javen e kaluar. Megjithate, problemet qe ai ka pasur ne stomak ne vitin 2004 po japin shenja te qarta se mund te terhiqet serish nga puna dhe trajneri me i mire i vitit 2001 tani po vendos se i duhet pak kohe per t’u relaksuar. “Pasi kam shpenzuar te gjithe diten duke u marre me futboll, duhet te sigurohem qe te kem pushuar pas ores tete pasdite dhe me pas te mundohem qe te bej dicka komplet ndryshe, te lexoj apo te qetesohem”, vazhdoi ai. Por Hitcfeld shprehet se eshte i lumtur qe eshe ulur serish ne stolin bavarez. “Jam krenar qe jam tranjeri i Bajernit. Eshte shume qejf edhe pse nuk duket gjithmone e tille. Sigurisht po perjetojme nje situate vertet te veshtire, te pazakonte per Bajernin e Mynihut, megjithate kjo mbetet nje skuader e madhe dhe e afte te beje gjera te medha. Ne kampionat na kane mbetur edhe kater ndeshje, te cilat duhet t’i fitojme te gjitha per te pasur mundesi qe te zeme vendin e trete dhe te kualifikohemi keshtu per ne Champions League per sezonin e ardhshem”.

  4. #1534
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Runi: Cfare karakteri qe kemi!


    26 Prill “Per nje moment, ndeshja nderroi plotesisht, sepse nese i lejon Milanit te shenoje dy here, atehere kompromenton skualifikimin”



    Uejn Runi eshte pa dyshim “heroi” i mbremjes ne “Old Trafford”, te marten ndaj Milanit, ku anglezet fituan 3?2 ndaj kuqezinjve, ne minuten e fundit te lojes. Sulmuesi i “Djajve te Kuq” eshte mese i lumtur per “dopieten” e shenuar dhe sidomos per suksesin e arritur ne takimin e pare te gjysmefinales. Por, sipas bomberit te Junaitedit, ende asgje nuk ka perfunduar, sepse gjithcka mbetet e hapur per ndeshjen e kthimit, pasi Milani, sipas Runit, do te beje te pamunduren per te fituar dhe per te mos u eliminuar. Ne deklaraten e dhene per adresen zyrtare te Mancesterit, Uejni vuri ne pah karakterin e herkurt te Mancesterit dhe besimin, edhe pas pesimit te dy golave. “Eshte e vertete qe dy golat e mi ishin teper te rendesishem, sepse ne nje fare pike ndeshja u vu ne binaret e gabuar, sepse Milani permbysi avantazhin tone shume shpejt. Eshte e qarte se nese i lejon dy gola kuqezinjve, brenda fushes, atehere mundesite per t’u kualifikuar behen shume te vogla, ndaj goli i trete ndryshoi ekuilibrin e takimit”, tha Runi, i cili me pas u ndal te takimi i kthimit, ne “San Siro”: “E dinim se zhvilluam nje pjese te pare te shkelqyer, pavaresisht se rezultati ishte negativ dhe vazhduam qe te besonim deri ne fund”, shpjegoi sulmuesi i Mancesterit. Por, tani, nuk do te jete e veshtire qe te luajme ne Milano, duke pare se edhe para dy vjetesh nuk arritem qe te shenonim. Do te jete nje lufte e vertete dhe kete e dime. Nuk mund te luajme ne mbrojtje, sepse keshtu do t’i jepnim mundesine Milanit qe te na fundoste, duke ushtruar presion te vazhdueshem”, perfundoi Runi.



    Karrik: Kishim shume besim ne vetevete!

    Mesfushori i Mancester Junaitedit, Maikell Karrik, pergezoi Uejn Runin per golin e shenuar ne fundin e takimit duke i dhene fitoren 3?2 skuadres se Aleks Fergusonit ne gjysmefinalen e pare te Champions League. Skuadra angleze arriti te permbyste avantazhin 2?1 te Milanit ne pjesen e pare. Per sa i perket ndeshjes ne “Old Trafford”, Karrik komentoi: “Fundi i ndeshjes ishte fantastik. Runi gjeti nje hapesire gati te pamundur dhe shenoi nje gol shume te rendesishem per ne. Runi eshte nje lojtar i klasit boteror, eshte ende shume i ri dhe jam i sigurt se do te jap me shume se kaq. Ne kete ndeshje e permbushi shume mire detyren e tij”.

    Karrik tha se Mancesteri beri gjithcka per te marre fitoren, sidomos ne pjesen e dyte. “Pesuam dy gola ne pjesen e pare te ciat na demtuan shume, por me pas ditem te reagonim dhe mendoj se e merituam fitoren. Lufta eshte ende e hapur por ky rezultat ishte shume pozitiv per ne”. Pas pjeses se pare te fituar 2-1 nga skuadra e Milanit pas dy golave te shenuar nga Kaka, heshtja kishte pllakosur ne “Old Trafford”, por gjithcka ndryshoi ne pjesen e dyte. Karrik shpjegoi ate cfare u kishte thene Ser Aleks Ferguson ne pushim te ndeshjes. “Kaka eshte nje lojtar boteror dhe nese i le hapesire mund te te godase. Ne pushimin e ndeshjes trajneri yne se duhet te kishim me shume besim dhe duhet te ishim me te perqendruar ne loje”, tha Karrik. Me kete avantazh minimal, “Djajte e Kuq” do te udhetojne javen e ardhshme per ne Milano ku do te luajne ndeshjen e kthimit dhe do te kerkojne te marrin kulifikimin per ne finalen e 23 majit ne Athine. Karrik premtoi nje ndeshje te madhe edhe ne “San Siro” sidomos nga ana e Mancesterit. “Kemi arritur nje rezultat shume te rendesishem per ndeshjen e kthimit. Ne Milano nuk do te luajme per te mbrojtur rezultatin. Nuk jemi nje skuader qe luan e mbyllur dhe e terhequr. Kemi shume lojtare cilesore dhe teknike. Do te luajme ne sulm dhe shpresojme qe te zhvillojme nje ndeshje te mire”.

  5. #1535
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Maradona “vdes” dhe “ringjallet”

    27 Prill Ne Argjentine qarkulloi per disa ore se legjenda e futbollit kishte nderruar jete, por pas interesimit te vete ministrit te brendshem te vendit, lajmi eshte pergenjeshtruar



    Gjate disa oreve te dites se djeshme, ne media te ndryshme ne Argjentine ishte perhapur lajmi se Diego Armando Maradona kishte vdekur. Lajmi i perhapur, beri qe Ministri i Brendshem argjentinas te dergonte nje shef policie ne kliniken psikiatrike ku eshte shtruar Maradona, per te marre vesh gjendjen shendetesore te argjentinasit. Komisari Hektor Hugo Luka, shefi i policise, i tha shtypit se Maradona eshte mire dhe ne gjendje te mire shendetesore. “Fola me drejtorin e klinikes dhe me tha se Maradona eshte mire. Erdha ne kliniken ku eshte shtruar Maradona sepse ishte perhapur lajmi se Diego kishte vdekur”, konfirmoi Luka. Pak pas pergenjeshtrimit te ketij lajmi, nje zedhenes i spitalit ku argjentinasi 46 vjecar eshte shtruar qe nga e shtuna e kaluar, e mohoi kete lajm dhe tha se Maradona eshte mire dhe po i nenshtrohet kurave mjekesore. Nderkohe, ish gruaja e Maradones, Klaudia Vijafane, siguroi se: “diego eshte shume mire, nuk ka asgje dhe gjendet ne nje forme te shkelqyer shendetesore”. Disa zera deklarojne se presidenti argjentinas, Nestor Kircner, i ka kerkuar Ministrit te Shendetesise, Gines Gonzales Garsia, informacione mbi gjendjen shendetesore te Maradones, duke pasur parasysh ljmin i cili deklaronte Maradonen te vdekur. Perpara pak javeve, nje e perditshme italiane publikoi nje lajm te ngjashem si ai qe doli dje ne Argjentine, i cili me pas u pergenjeshtrua nga vete Maradona. Tashme gjithcka eshte qetesuar dhe te gjithe njerezit ne Argjentine kane buzeqeshur perseri pasi kane marre vesh se idhulli i tyre shte ne gjendje te mire shendetesore dhe priten permiresime te medha nga dita ne dite.

  6. #1536
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Klinsman: E ardhmja, ne stol

    27 Prill “Sigurisht, do te vije perseri momenti qe une te rikthehem si trajner. Nese kjo do te ndodhe heret a vone, kete nuk e di ende”



    Jurgen Klinsmani ne sezonin e ardhshem do te punoje si ekspert futbolli ne kanalin televiziv me pagese “Arena”. Ne nje interviste 42?vjecari u shpreh per angazhimin e tij pas Boterorit, per rikthimin ne Europe, per ofertat nga klube e Federata te ndryshme si dhe per pasuesin e tij te perfaqesuesja gjermane, Joahim Lev.



    ? Klinsman, cfare i’u shtyu qe te linit stolin e trajnerit per te marre rolin e eksperit tek “Arena”?

    ? Bisedat e para kane nisur nga fundi i shkurtit dhe une isha i interesuar qe ne fillim. Me tej vura re se edhe interesi i “Arena”?s ishte gjithashtu i larte. Detyra ime e re me jep mundesine te punoj duke qene serish shume prane “pulsit” te futbollit.

    ? Pasi u larguat nga perfaqesuesja gjermane ju deklaruat se nuk kishit me energji. A jeni “karikuar” gjate kesaj periudhe?

    ? Po. Mua mu desh te beja nje pushim pas Boterorit. Ishte nje periudhe e veshtire. Per kete arsye vazhdoj te jem i mendimit se mora vendimin e duhur.

    ? Pavaresisht nga detyra juaj e re, a jeni ende i interesuar te punoni si trajner?

    ? Sigurisht, do te vije perseri momenti qe une te rikthehem si trajner. Nese kjo do te ndodhe heret a vone, kete nuk e di ende. Ne lidhje me kete ceshtje kam biseduar edhe me kanalin televiziv me pagese “Arena”, ku rame dakord qe te mos prishet kontrata edhe nese une angazhohem si trajner.

    ? Sa per kete te fundit, a keni marre oferta konkrete?

    ? Po, si nga Federata ashtu edhe nga klube te ndryshme. Do te pres deri ne vere, te studioj te gjitha ofertat dhe te arrij ne nje vendim.

    ? A do te thote bashkepunimi juaj me “Arenen” si hapi i pare drejt transferimit tuaj dhe te familjes tuaj nga Kalifornia drejt Europes?

    ? Kete do ta tregoje e ardhmja. Nese une do te pranoj ndonje oferte per trajner ne Europe, atehere familja ime natyrisht qe nuk mund te qendoje gjate larg meje. Por kjo kjo nuk eshte plotesisht e sigurt.

    ? Si po pergatiteni per detyren tuaj te re dhe a keni ndonje idhull ne kete drejtim?

    ? Idhuj nuk kam dhe nuk orientohem prej askujt. Dua te qendroj sa me shume autentik te jete e mundur.

    ? Cfare do te ndodhe nese do t’ju duhet te kritikonit ndonje nga ish?lojtaret tuaj?

    ? Nuk do te kete me siguri asnje problem. Me shume se sa rolin e kritikut une dua te nxjerr ne pah arsyet pse nje ceshtje ka marre kete apo ate drejtim. Per mua eshte shume e rendesishme qe “Arena” nuk ka marre persiper transmetimin e takimeve te perfaqesueses gjermane, sepse ne te kundert, nuk do te pranoja t’i komentoja

    ? Si e vleresoni punen e pasuesit tuaj, Joahim Levit si trajner i perfaqesueses gjermane?

    ? Thjesht jam i kenaqur me menyren se si po ecin gjerat. Mund te them se jam nje tifoz i Jogi Levit, edhe pse isha i sigurt qe me pare se skuadra ndodhej ne rrugen e duhur. E kam ndjekur ecurine e saj dhe me vjen mire qe cdo gje ka shkuar si duhet. Vec kesaj, une vazhdoj t’i ruaj kontaktet me skuadren, ndonese duke respektuar edhe distancen hapsinore apo profesionale.

  7. #1537
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ronaldinjo: Cdo gje ne doren tone!

    27 Prill Sulmuesi braziliani i Barcelones, Ronaldinjo, u shpreh se skuadra katalanase ka humbur kete sezon ndeshje qe nuk duheshin humbur, edhe pse theksoi se Barcelona i ka te gjitha shanset per te fituar kampionatin dhe Kupen e Mbretit. Braziliani, ne nje interviste te dhene per “Barca TV”, tha se humbja kunder Vilarealit ishte nje goditje e rende per skuadren dhe se pas nje humbjeje, shtypi thote gjera qe nuk jane te verteta. Per sa i perket shanseve te Barces per te fituar dy tituj qe jane ne loje, Dinjo tha: “Jemi nje skuader shume e forte dhe kemi lojtare shume te mire te cilet mund te na cojne drejt fitimit te te dy titujve qe jane ne loje. Eshte e vertete qe me humbjen perballe Vilarealit i kemi veshtiresuar pak gjerat, por skuadra ka force per te reaguar dhe kete do ta tregojme ne ndeshjet e ardhshme”. I pyetur per marredheniet e tij me Samuel Eto’one, braziliani tha: “Me Samuelin kam marredhenie shume te mira dhe te gjitha ato qe thuhen nuk jane te verteta”. Ronaldinjo foli gjithashtu edhe per kritikat ne adrese te tij dhe tha se ato jane nje motivim me shume per te. “Njerezit flasin si te duan. Mua e gjithe kjo me vlen si motivim per te ecur perpara dhe per te fituar dy titujt me Barcelonen”. I pyetur per pjesemarrjen e tij ne Kupen e Amerikes me kombetaren e Brazilit, e cila do te zhvillohet ne Venezuele duke filluar nga data 26 qershor, Ronaldinjo i dha prioritet skuadres katalanase. “Perqendrimi dhe mendja ime eshte vetem te Barcelona”. Ronaldinjo foli edhe per golin e Lionel Mesit perballe Getafes, gol i cili u krahasua me ate te Diego Maradones ne Boterorin e Meksikes kunder Anglise. “Ishte nje nga golat me te bukur qe kam pare. Ishte nje aksion perfekt i cili do te mbetet ne mendjen e te gjithe njerezve”. I rikuperuar nga gripi i cili e la jashte fushave per dy ndeshje, Ronaldinjo siguron se nuk deshironte t’i nenshtrohej nje plani fizik te vecante, edhe pse konfirmoi se puna individuale ishte shume e nevojshme per te sepse kishte nevoje qe te ishte ne nivelin me te mire ne ndeshjet e fundit te kampionatit. Ronaldinjo mohoi se kishte patur ndonje semundje tjeter, sic ishin shprehur mediat e ndryshme, dhe tha se gripi qe kaloi i ka bere qe te humbiste disa kilogram nga pesha e tij.

  8. #1538
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ronaldo: Kapelo s’dinte c’thonte!

    27 Prill Ronaldo u detyrua te largohej nga Reali i Madridit ne muajin janar. Marredheniet e tij te tensionuara me Fabio Kapelon dhe mosaktivizimi i tij ne ndeshjet e skuadres e detyruan sulmuesin brazilian qe te largohet nje ore e me pare nga Madridi. Ramon Kalderon dhe Predrag Mijatovic nuk u menduan dy here per ta shitur brazilianin te Milani. Tani Ronaldos po i ecin shume mire gjerat te skuadra kuqezi, por ka bere te qarte se nuk e harron lehte ate cfare i ka bere Kapelo dhe nuk e fal ate per sjelljen e keqe kundrejt tij. Ne nje interviste te dhene per “Canal+”, Ronaldo shprehet i qarte dhe i prere. “Kapelo, ndonjehere, nuk dinte se cfare thoshte. E verteta eshte se nuk kam pasur dhe as nuk dua te kem lidhje me te”, tha braziliani, i cili ne epoken e tij te Reali fitoi famen e mbretit te klubeve te nates. Tani te Milani ai ben nje jete me normale dhe me te rregullt. Braziliani deklaroi se nje here Kapelo i thoshte se duhet te stervitej me mire dhe nje here i deklaronte se ai eshte me i miri ne bote. Duket qarte qe Ronaldo ka nje urrejtje te madhe kundrejt trajnerit italian. I mesuar te jete i lire dhe te stervitet me minimumin e mundesive te tij, Ronaldo nuk ka shkuar aspak mire me trajnerin Kapelo, i cli as nuk e aktivizonte ne ndeshjet e skuadres madrilene. Megjithate Ronaldo ka deklaruar se ka ende shume miq ne ish?skuadren e tij. Braziliani kritikoi shume rende Ramon Kalderonin dhe Predrag Mijatovicin, te cilet gjithmone kane mbajtur krahun e Kapelos ne perballjet e tyre. Ronaldo i ka uruar ne kete fund sezoni ish?skuadres se tij qe te fitoj titullin kampion, por kete e beri vetem per shoket dhe miqte e tij qe luajne aktualisht te Reali. “Mua do te me pelqente qe Reali i Madridit te fitonte kampionatin dhe kete ua uroj ish?shokeve te mi te skuadres, por jo drejtuesve te klubit. Ata jane sjelle shume keq me mua dhe nuk jane treguar ne lartesine e nje klubi si Reali”. Ronaldo shpjegoi se ka kujtime shume te bukura nga qyteti i Madridit dhe nga ana tjeter deklaroi se Kristiano Ronaldo eshte lojtari me i mire ne bote per momentin. “Eshte nje lojtar shume i ri dhe shume i rendesishem per skuadren e Mancesterit. Eshte lojtari me i mire ne bote per momentin”, tha sulmuesi i Milanit. I pyetur per brazilianin e Barcelones, Ronaldinjon, lojtari i Milanit tha: “Do te me pelqente qe te luaja se bashku me te, por e shoh shume te veshtire per t’u realizuar”. Tani braziliani duhet te kete kujde nga replika e Fabio Kapelos. Italiani e ka per zakon qe t’i mos pergjigjet lojtareve qe me pare kane qene nen urdhrat e tij dhe qe tani e kritikojne ate.

  9. #1539
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Donadoni: Dua nje Inter “axurr”!

    27 Prill Edhe pse Kombetarja e Italise eshte harruar pak sa, sepse titulli i fituar nga Interi dhe Milani i Champions League po bejne me shume buje, Roberto Donadoni shpesh ndalet tek “axurret”. Sa here qe trajneri i Italise ndalet nga shtypi, per te dhene nje deklarate, pyetja e pare eshte e lidhur me Francesko Totin dhe rikthimin e tij ne Kombetare. Por, ish?trajneri i Milanit dhe Livornos e shmang kete pyetje me nje pergjigje te shkurter: “Francesko nuk eshte nje ide fikse per mua, por si gjithe te tjeret, nen mbikqyrje”. Donadoni ka qene i pranishem ne Xhenoa, ku ka marre nje cmim, ashtu si Marcelo Lipi, qe e mori kete 10 vjet me pare. Analogjia mund te ekzistoje: “Sigurisht, mund te ndodhe qe te ndjeke gjurmet e Marcelos, edhe pse nuk do te jete edhe aq e lehte”. Dhe veshtiresite e ndeshura nga Italia ne grupin e kualifkimit per ne “Euro 2008” jane nje mundesi per Donadonin, per te treguar se cfare grupi ka ditur te ndertoje: “Ne fillim ishin te gjithe pesimiste, ndersa tani jane optimiste. Duhet shume ekuiliber ne vleresime”, shtoi Donadoni. Por, ajo qe nuk pelqen trajneri “axurr” eshte edhe fakti qe te Interi luajne shume te huaj dhe vetem dy italiane: “Do te ishte me mire sikur te ishte nje Inter me shume italian, por realiteti eshte ky. Sidoqofte, duhet te them se kane zhvilluar nje sezon te madh”. Ashtu si Milani, qe po kerkon qe te arrije fnalen e Champions League, ne Athine, edhe pse duhet te munde me pare Mancester Junaitedin: “Milani mund te kaloje turin me Mancester Junaitedin dhe kjo do te ishte nje e mire per futbollin italian. Kuqezinjte luajne nje futboll te bukur dhe do te ishte nje fatkeqesi nese do te eliminoheshin, edhe pse kete here luajne ndaj nje Mancesteri te papermbjatshem”, tha Donadoni, duke folur ne fund per mungesen e Juventusit ne A: “Pa Juven, Seria A ka nje tjeter shije, por ata do te kthehen sezonin e ardhshem dhe do te shohim nje kampionat te bukur, ku rivaliteti do te mbizoteroje”, perfundoi trajneri i Italise.

  10. #1540
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Runi-Kaka, dy “pole” te kunderta

    27 Prill Ndersa gazetat angleze jane munduar qe te zberthenje bukurine e vertete te takimit Mancester?Milan, duke u marre me lojra fjalesh, dikush ka menduar te shkruaje me mire per dy nga figurat qe ndricuan me te vertete “Old Trafford”. Shume tituj britanik qe nuk kishin nje domethenie, por ishin thjesht “fryt” i imagjinate se shfrenuar. Nese keto thenie analizohen me kujdes, atehere e kupton se pse futbolli anglez, me kalimin e viteve, e ka kthyer topin ne nje “vegel muzikore”. Por, ajo qe ia vlen te permendet eshte gjenialiteti i Kakase, i shumepritur, dhe “heroizimi” i Runit, qe permbysi gjithcka kur shpresat mancesteriane po shuheshin. Dhe te thuash qe perpara ketij “dueli” Champions Uejni ishte thjesht “melodia e stonuar” e “operes” se Kristiano Ronaldos. Ne “Old Trafford”, sulmuesi nga Liverpuli i “vodhi” skenen portugezit dhe kete e beri duke sfiduar edhe klasin e Kakase. Ndersa pasioni eshte i njejte, e kaluara e dy kampioneve nuk ngjason ne asnje detaj.

    Bota e Uejnit eshte shume me e shemtuar, me e vogel dhe me e vuajtur. I rritur ne Krokstith, ne periferine e Liverpulit, ne nje shtepi me tulla te kuqe dhe teper te ulet, Uejn eshte nje djale i cfaredoshem, qe mendon per nje te ardhme te madhe, por qe shpeshhere ndjen pesimizmin e realitetit te ashper. Uejni nis qe te te mesoje futbollin ne rruge, ne lagjen e tij, ndersa babai dhe nena e tij mundohen qe te kursejne para per te shtruar dreken dhe darken. Kjo eshte historia e dhimbshme e nje djali, te nje familjeje te varfer, qe nepermjet futbollit gjen pasurine dhe nje stil te ri jetese, ndersa ne krahun tjeter, ky stil eshte ndryshe: ky quhet Rikardo Kaka, braziliani i nje familjeje te ngritur borgjeze, i rritur ne nje vile te bukur ne San Paolo, ne nje lagje rezidenciale te pasurish ne Morumbi. Me babain inxhinier dhe nenen profesoreshe, Riki rritet mes gjithe te mirave, ne te kundert nga Uejni. Dy kampionet ndahen nga tre vjet dhe mijra gjera, ashtu si “djalli” dhe “uji i bekuar”. Kaka eshte 25 vjec, por ende nuk e njeh skandalin dhe turpin nga vetja. Riki eshte perfekt, djali qe cdo nene do te deshironte qe te kishte. I betuar per Zotin, te cilit i falet me devotshmeri, sepse sipas tij i ka shpetuar jeten. Para 7 vjetesh, Kaka perplasi koken ne fundin e nje pishine dhe mjeket e kuptuan vetem pas dy diteve qe Riki kishte thyer nje nga vertebrat, duke rrezikuar paralizimin. Nuk blasfemon, nuk pi duhan, nuk e njeh eren e alkolit dhe, kur ishte shume i ri ne moshe, kur dikush i bente nje kompliment behej i kuq ga turpi. Nje tip qe do te linte pa pune fotografet, per nga menyra krejt e vecante e te jetuarit: kurre nje flirtim apo nje foto qe do te paraqiste skandal. Ne dhjetorin e vitit 2005 lidhi jeten e tij me Karolinen, nje studente dhe vajze e brishte si ai, e bija e nje borgjezi qe njihet ne Brazil per shtepine e madhe te modes franceze.

    Ndersa Runi eshte krejt e kunderta. Federata angleze e futobllit i ka “terhequr veshin” disa here per sjelljet e shemtuara ne fushen e lojes. Thote se ka pire vetem njehere, ne moshen 14 vjec, por shpesh eshte pare pas takimeve te ndeze nje cigare. Pohon se nuk lexon asnjehere gazeta apo libra dhe ne Angli hetimet per te nuk kane te sosur. Pak perpara Boterorit gjerman, ndersa ishte i impenjuar ne rikuperimin pas fraktures ne kembe, “Sunday Mirror” zbuloi se kishte 700 mije sterlina borxh, pervec se nje milion, per lidhjet e fshehta me nje shok te Kombetares, Majkell Ouen. Nderkohe, ne nje mbremje ne poker me Barsdlein, Rio Ferdinandin dhe Braunin, ne grumbullimin ne Mancester, vuri bast dhe humbi makinen e tij prej 37 mije sterlina. Nuk eshte pak per nje djale qe eshte vetem 21 vjec dhe fiton 100 mije euro neto ne jave. Runi nuk ka thene kurre qe nuk i pelqen kumari, edhe pse ka thene shpesh qe nuk do te paguaje kurre borxhet qe ka. Skandali me i fundit eshte i lidhur me nje prostitute, qe foli per Uejnin si nje “maniak seksi” dhe e fejuara e tij, Kolin, nuk e pranoi kete deklarate, sa qe tashme rrezikohet martesa e tyre e fiksuar per ne veren e vitit 2008 dhe per te cilen revista “Hello” garantoi kete lajm eskluziv duke e paguar 3 milion euro, me shume se per dasmen e Bekamit. Por, asnje frike. Agjencia e basteve “Paddypower” e ka fiksuar me koeficentet 8 me 1 kuoten per prishjen e marteses. Dhe, nese Runi ka mbetur besnik i vetes dhe nuk ka braktisur rrugen e vesit, atehere me siguri ka vene edhe kete bast. Atehere, ne fund te fundit, eshte vetem pasioni per futbollin ai qe ka rendesi dhe po te mos ishte per kete, mbremja e madhe e “Old Trafford”?it do te ishte teper e shemtuar. Runi dhe Kaka, dy tipa krejt te kundert, dy “magnete” me pole te kunderta, qe shtyjne njeri?tjetrin, por qe kur behet fjale per te zbritur ne fushe dhe per te dhene maksimumin, nuk terhiqen asnjehere prapa. Ndoshta, ketu te dy bien “pre” e vesit, sepse deshirojne qe basti i vendosur nga klubi i tyre te jete fitues. Mancesteri dhe Milani mund te ndihen krenar per keta dy kampione qe nderojne futbollin ne menyren me te mire te mundshme.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •