Close
Faqja 153 prej 311 FillimFillim ... 53103143151152153154155163203253 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,521 deri 1,530 prej 3101
  1. #1521
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fergi: Goli ne fund na rrit shanset

    25 Prill Pas fitores se skuadres se tij mbreme ndaj Milanit, trajneri i Mancester Junaitedit u duk shume i kenaqur per lojen dhe rezultatin e arritur: “Mendoj se luajtem nje futboll fantastik dhe e dominuam ndeshjen ne cdo aspekt, edhe pse me mungesa dhe ndaj nje kundershtari te permasave teper te medha. Shenuam shpejt dhe ndoshta e morem pak me lehte me pas, por golat e Kakase na dhane shkundjen. Ne pjesen e dyte e nisem mjaft mire, ushtruam presion dhe u perpoqem me shume se kundershtari per te shenuar. Goli i barazimit na dha shtysen per te vazhduar ne te njejten rruge, por me kalimin e minutave gjerat po veshtiresoheshin, sepse nuk po e gjenim rrugen e rrjetes. Sigurisht qe jam i lumtur qe arritem te shenonim ne fund, sepse ai gol na jep nje mundesi mjaft te mre per t’u kualifikuar ne ne finale. Ne Milano do te jete e veshtire, kjo eshte e qarte, por do te shkojme atje me besim te vetja, pas asaj qe mundem te benim sonte (mbreme)”.

  2. #1522
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Sfida e “ferrit” ka edhe nje akt

    25 Prill Mancester J. 3

    Milan 2

    Shenues: K.Ronaldo 5', Runi 59', 90'+1/Kaka 22’, 37’

    E marte, 24 prill 2007, ora 20:25, ne stadiumin “Old Trafford” te Mancesterit

    Mancester J.: Van Der Sar; O’Shi, Hainze, Braun, Evra; Flecer, Skols, Karrik; K.Ronaldo, Gigs, Runi. Tr.: Ferguson.

    Milan: Dida; Odo, Nesta, Maldini (Bonera 45'), Jankulovski; Gatuzo (Broki 52'), Pirlo, Ambrozini; Kaka, Sedorf; Xhilardino (Gurkuf 84'). Tr.: Anceloti.

    Gjyqtar: Vasaras (Greqi).

    Ne “Teatrin e Endrrave” spektakli eshte i garantuar dhe sfida mes Mancester Junaitedit dhe Milanit dhuroi me shume se kaq. Ne fund, fitorja shkoi ne favor te “Djajve te Kuq”, te cilet munden “sozine” e tyre ne Itali, fale Runit, ne minutat shtese. Rezultati perfundimtar 3?2 i shkon anglezeve, por gjithcka mbetet ende e hapur dhe “San Siro” do te jape verdiktin final. “Dueli” Cristiano Ronaldo kunder Kakase ishte gati “hyjnor”, me brazilianin, qe ne te kundert te portugezit, dhuroi “dy perla”, duke i dhene shpresen Milanit per nje triumf ne “Old Trafford”. Por, Runi “prishi” festen, duke barazuar ne fillim dhe shenuar golin e “frymemarrjes” me pas. Pershtypja eshte se qe ne fillim te ndeshjes gjithcka shkon mire per Mancesterin, qe ne minuten e 5?te rrezikojne, me Runin qe godet fort, pot Nesta devijon ne goditje nga kendi. Kercenimi eshte i madh, por Milani nuk ka kohe te mbrohet, sepse ne goditjen e kendit, Kristiano Ronaldo ngrihet ne zonen e rreptesise dhe godet me kokeida del ne menyre te gabuar dhe topi i perplaset ne gjoks, duke perfunduar me pas ne rrjete, edhe pse braziliani tenton ta kape. Avantazhi i Mancesterit le hije dyshimi dhe ben qe Milani te “dridhet” nga Dida. Por, braziliani rikonfirmohet me nje pritje spektakolare, pas gjuatjes “rrufe” te Karrikut. Gjithcka duket se ecen mire per Mancesterin, ndersa Milani, i befasuar, ka veshtiresi ne kalimin e kesaj situate. Kuqezinjte ngrejne koken dhe kete e bejne shpejt. Sedorf sherben per Kakane, qe pasi kalon ne shpejtesi dy mbrojtesa godet nga nje pozicion diagonal, duke barazuar “llogarite”. Mancesteri peson nje goditje psikologjike dhe Milani fiton besim. Ronaldo godet nga distanca, pasi nje inkursioni te furishem, por Dida eshte i pranishem, duke u pergjigjur me nje pritje po te madhe. Braziliani kryen rivenjen fundore dhe topi kthehet ne asist per Kakane: Riki perfiton nga nje shperqendrim i Evrase dhe Hainxes, duke marre topin dhe duke i shmangur ne menyren me te pabesueshme, me koke. I vetem perballe portierit, braziliani e ka te lehte per te shenuar dhe vjen goli i avantazhit per Milanin. Nje “veper arti” qe “Old Trafford” duatroket. Milani e mbyll ne sulm pjesen e pare. Por, ne pjesen e dyte fati i keq ben qe Maldini te demtohet, duke u zevendesuar nga Bonera. Ne pjesen e dyte Mancesteri hidhet ne kerkim te golit te barazimit, duke pare se edhe Gatuzo demtohet. Ne vend te tij Broki. Kaka ka dy shanse te mira per te trefishuar, por ne fillim godet jashte, pas nje pasimi te Pirlos, dhe me pas topi i tij kalon ngjitur me shtyllen, pas nje asisti te Sedorfit. Fati kalon ne anen angleze, sepse disa minuta me pas, ne nje aksion perfekt, me shume pasime, Milani peson golin e barazimit: Skols?Runi dialogojne dhe sulmuesi i “Djajve” realizon. Presingu i Mancesterit behet edhe me i forte; Milani nxjerr “thonjte” duke mbrojtur barazimin 2?2, duke nxjerre frymen. Dida me pas pret nje gjuajtje te Flecerit, ndersa stadiumi mbeshtet “Djajte e Kuq”. Anglezet sulmojne pa pushim, ndersa Milani mbrohet me te gjitha forcat, por ndjen shume mungesen e Gatuzos dhe Maldinit. Ne minuten e fundit, Milani mundohet qe te ruaje barazimin e shtrenjte, por Runi, i sherbyer nga Gigs, godet, duke shenuar.

  3. #1523
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinė
    Postime
    809

    Fabregas i lidhur me Wengerin

    Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas ėshtė i
    bindur se menaxheri Arsene Wenger do tė
    qėndrojė nė veri tė Londrės, pavarėsisht nga
    zhvillimet e fundit nė klub qė erdhėn pas
    largimit tė nėnkryetarit David Dein. Fabregas
    ka thėnė se ai ėshtė i “lidhur ngushtė” me
    Wengerin dhe se planifikon tė qėndrojė me
    Topxhinjtė pavarėsisht nga interesimi i Real
    Madridit dhe Barcelonės. “Njėra nga arsyet
    kryesore pse jam nė Arsenal ėshtė Wenger. Ai
    ka thėnė se do tė respektojė kontratėn dhe u
    besoj fjalėve tė tij”, i tha Fabregas tė martėn tė
    pėrditshmes sportive spanjolle Marca. Ai
    ritheksoi dėshirėn qė njė ditė tė kthehet nė
    ve n d l i n d j e.
    “Dėshiroj tė
    kthehem nė
    futbollin spanjoll,
    por sė pari
    mė duhet tė
    p ė r f u n d o j
    aventurėn nė
    Angli. Tani
    planifikoj tė
    qėndroj nė
    Londėr. Kėtu
    jam shumė i
    l u m t u r .
    Kėnaqem duke
    luajtur futboll.
    Kėtė sezon nuk kemi pasur rezultate tė mira,
    por kemi luajtur mirė”, shtoi ai. I pyetur rreth
    interesimit tė Real Madridit, ish talenti i
    Barcelonės u shpreh se “nuk e di se ēka do tė
    ndodhė. Nuk e di nėse Arsenal do tė mė
    shesė, por kėtu jam i lumtur. Jam i lidhur
    ngushtė me menaxherin Wenger, i cili besoj
    se do tė vazhdojė nė klub”. Dyshimet rreth tė
    ardhmes sė Wengerit janė ngritur pasi
    nėnkryetari David Dein u largua nga klubi,
    pas ndarjes qė thuhej se u shkaktua nė bord
    si pasojė e interesimit tė amerikanit Stan
    Kroenke tė blejė Arsenalin.

  4. #1524
    Hertha Berlin, ėndrra quhet Jens Lehman

    Hertha e Berlinit ėshtė shumė pranė sigurimit tė disa miliona eurove, nė mėnyrė qė tė paguajė pėr blerjen e portierit tė Arsenalit, Jens Lehman. Nė fakt, disa biznesmenė tė qytetit gjerman janė tė gatshėm tė investojnė 25 milionė euro te klubi qė renditet nė mesin e Bundesligės: paratė do tė shėrbejnė pėr tė pėrforcuar skuadrėn dhe shlyer borxhet. Lehman, i cili nė tė kaluarėn ka luajtur me Shalke 04 dhe Borusia Dortmund, prej disa muajsh ka qenė nė vėmendjen e Herthės. Afrimi i portierit do tė ishte njė mėnyrė pėr tė tėrhequr tifozėt nė stadiumin "Olimpik", qė rrallė herė ka pritur 70 mijė persona, aq sa ėshtė kapaciteti i plotė.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  5. #1525
    Bojan Krkiē, Mesi i ri pėr Barcelonėn


    Gjatė udhėtimit nė Kajro, ku ka zhvilluar njė miqėsore pėr tė festuar 100-vjetorin e klubit Al-Ahli, Barcelona i ka dhėnė mundėsinė tė shpėrthejė njė tjetėr talenti shumė premtues. Bojan Krkiē, spanjoll me origjinė serbe, ėshtė xhevahiri mė i fundit i katalanėve, qė ka shėnuar njė nga golat e fitores 4-0. Nė moshėn 16 vjeē e 7 muaj, sulmuesi i majtė qė luan nė radhėt e Barēa B, e ka shfrytėzuar mė sė miri mundėsinė e dhėnė. Mediat iberike e kanė cilėsuar si njė tė ri me tė ardhme tė padiskutueshme, ndėrsa trajneri Rajkard ka thėnė: "Bojan ėshtė njė talent i madh, qė ka dalė nga fidanishtja jonė. Ėshtė i ri, por kualiteti duket qartė".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  6. #1526
    Juve: Bufon, 40 milionė euro bashkėpronėsia

    Telenovela "Bufon" vazhdon. E ardhmja e portierit tė Juventusit u intereson shumė klubeve (Milanit dhe Interit nė krye). Roberto Manēini, pasi ėshtė shpallur kampion me Interin, 5 javė pėrpara fundit tė kampionatit, ka shprehur tre dėshira pėr sezonin e ardhshėm: Bufon, De Rosi e Toni. I menjėhershėm ka ardhur reagimi i klubit bardhezi. "Bufon nuk ėndėrrohet vetėm nga trajneri zikaltėr. Dėshiroj tė saktėsoj se nuk kemi ndėrmend ta shesim dhe 40 milionė eurot qė pėrfliten si ofertė pėr tė, mund tė shėrbejnė vetėm pėr ta marrė nė bashkėpronėsi", ka deklaruar drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, pėr "Sky".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  7. #1527
    Milani paralajmėron Manēester Utd

    "Nė ‘San Siro‘ pėrgatituni pėr betejė"



    Mesfushori i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka paralajmėruar Manēester Junajted qė tė pėrgatitet pėr njė betejė tė vėrtetė nė gjysmėfinalen e kthimit tė Ligės sė Kampioneve, e cila do luhet nė "San Siro". Takimi parashikohet tė jetė tejet i vėshtirė pas fitores 3-2 tė arritur nga skuadra e Ferguson, ku njeriu i ndeshjes ka qenė padyshim Uein Runi, me dy golat e tij. "Red Devils" mbeten favoritėt kryesorė pėr t‘u kualifikuar nė finalen e Athinės rreth njė muaj mė vonė, por Gatuzo, i cili nė "Old Traford" ka lėnė lojėn i dėmtuar, mendon se Milani mund tė arrijė finalen e tretė nė pesė vitet e fundit tė kėtij aktiviteti. "Duhet diēka mė pak se njė javė nga ndeshja e kthimit dhe do bėj gjithēka qė tė jem nė fushė", ka deklaruar fituesi i Kupės sė Botės 2006. "Nuk ėshtė e lehtė ta shohėsh pėrfundimin e ndeshjes nga stoli, mbi tė gjitha kur humbet edhe me njė gol tė shėnuar nė minutat shtesė. Megjithatė, 90 minutėshi i sė martės ka pasur edhe anė pozitive, pasi kemi shėnuar dy gola nė fushėn kundėrshtare dhe ndeshja e dytė do luhet nė shtėpinė tonė. Tani, pėr tė arritur finalen, duhet tė zhvillojmė njė ndeshje tė shkėlqyer. Do tė jetė betejė e vėrtetė, por edhe fitorja 1-0 na kualifikon dhe besoj se do tė gjejmė tė gjithė mbėshtetjen qė na nevojitet nga tifozeria". Tė dy golat e Milanit kanė ardhur nga paraqitja fantastike e mesfushorit Kaka. "Ai (Kaka) bėn gjėra tė cilat futbollistėt e tjerė as qė mund t‘i konceptojnė", ka pohuar trajneri Karlo Anēeloti. Pavarėsisht kėtyre elozheve, braziliani ėshtė autokritikuar, duke thėnė se duhej t‘i kishte shfrytėzuar mė mirė dy mundėsitė e paraqitura nė pjesėn e dytė tė takimit, pėrpara se Junajted tė pėrmbyste shifrat. "Skuadra nuk po luante mė nė gjysmė orėn e fundit tė lojės. Edhe unė e ndjeva se paraqitja ime po binte ndjeshėm nė ato momente", ka deklaruar Kaka. "Gjithsesi, mund tė marrim shumė kurajė nga loja qė zhvilluam dhe kjo do tė na ndihmojė nė ndeshjen e kthimit". Besimtari i devotshėm ka shtuar: "Kam besim te skuadra ime dhe e ndjej se do ta kalojmė edhe kėtė pengesė. Kur barazuam 2-2 nė shtėpi me Bajernin, nė ēerekfinalen e parė, shumė persona na hoqėn nga lista e favoritėve, por nė ndeshjen e dytė fituam 0-2 nė Mynih dhe kaluam nė gjysmėfinale".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  8. #1528
    Nė "Old Traford" fitoi futbolli

    Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, falėnderon Manēester Junajtid dhe Milan



    Futbolli ka gjetur pėrsėri anėn e tij mė tė bukur, duke treguar pse ėshtė sporti mė i ndjekur nė rruzullin tokėsor. Pėr tė harruar dhunėn brenda dhe jashtė stadiumeve, apo polemikat mbi shitjen e ndeshjeve, kanė menduar Manēester Junajtid dhe Milan, nė sfidėn e parė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampioneve, tė pėrfunduar 3-2 nė favor tė skuadrės angleze. Por, duket se mbi tė gjitha ka fituar pikėrisht futbolli dhe nė ditėn pas ndeshjes, tė gjithė kanė falėnderuar dy skuadrat pėr spektaklin qė kanė dhuruar, duke filluar nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.

    "Ėshtė pikėrisht nė ditėt si kjo qė ndjehet kėnaqėsia mė e madhe tė jesh president i UEFA-s. Ndeshja, nė tė gjitha aspektet, ishte njė reklamė e shkėlqyer pėr futbollin evropian dhe pėr Ligėn e Kampioneve. Dua qė tė pėrgėzoj dhe vlerėsoj tė gjithė ata persona tė pėrfshirė nė kėtė sukses, duke filluar nga lojtarėt, trajnerėt e pastaj edhe tifozėt. Falė tyre, kjo ngjarje u kthye nė njė spektakėl entuziazmues pėr tė gjithė spektatorėt anembanė botės", u shpreh Platini, nėpėrmjet faqes zyrtare tė internetit tė UEFA-s.

    Ndėrsa gazetat italiane janė bazuar mė shumė te shpėrqendrimi i minutave tė fundit nga ana e skuadrės italiane, qė mund tė ishte larguar me njė barazim si dhe tė shkėlqimi i brazilianit Kaka. "Corriere Dello Sport" hapet me titullin "Kaka bėn tė ėndėrrojė Milanin", duke vlerėsuar paraqitjen e lojtarit dhe duke kujtuar se kuqezinjve u mjafton fitorja 1-0 nė sfidėn e kthimit, edhe pse ndaj dyshes Runi-Ronaldo nuk do jetė e lehtė. "Kaka nuk mjafton, Runi ngrin tė gjithė nė shtesė", ėshtė titulli i "Gazzetta Dello Sport". Edhe kjo bėn tė ditur nė faqen e parė se pėr kuqezinjtė mjafton njė fitore minimale pėr tė shkuar nė finalen e Athinės. Gjithsesi, kjo gazetė i jep vlerėsime maksimale edhe asaj qė skuadrat shfaqėn nė fushė, duke pėrgėzuar Ferguson dhe djemtė e tij pėr njė lojė spektakolare dhe dėshirėn pėr fitore deri nė minutėn e fundit.

    Edhe shtypi anglez ka pėrshėndetur "dy klube tė mėdha me njė kulturė tė vazhdueshme tė futbollit tė bukur". "Guardian" i shpall tė dy skuadrat fituese. "Askush nuk humbi nė njė natė qė ka respektuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme traditėn e dy skuadrave dhe njė turneu nė ‘Librin e Artė‘ tė tė cilit ata kanė shkruar emrin prej kohėsh. Manēester Junajtid mund tė festojė njė nga pėrmbysjet mė emocionuese tė historisė sė tij, ndėrsa Milan mund tė ngushėllohet me faktin se dy gola nė transfertė mund tė kthehen nė vendimtarė pėr ndeshjen e kthimit", shkruhet nė kėtė gazetė. Por ka edhe prej atyre qė nuk mund tė rrinė pa theksuar paraqitjen e shkėlqyer tė individėve qė vendosėn ndeshjen. "Runi shpėton Junajtid nga Kaka", shkruan "The Mirror", e cila thekson se "ishte fundi perfekt i njė nate fantastike". Ndėrsa "Daily Star" nėnvizon faktin se shpirti i sakrificės i futbollit anglez mbizotėroi ndaj taktikės dhe eksperiencės italiane.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  9. #1529
    Ēelsi hedh njė hap drejt finales sė madhe

    Xho Kol i garanton avantazhin minimal londinezėve pėr ndeshjen e kthimit tė javės sė ardhshme


    Hoze Murinjo mund tė thotė mė nė fund se ka mundur Rafael Benitez edhe nė Ligėn e Kampioneve, pasi Ēelsi mundi Liverpulin me rezultatin 1-1. Nė njė ndeshje tė luftuar, por pa shumė raste pėr t‘u shėnuar, londinezėt kanė qenė mė konkretė dhe kanė fituar falė taktikave tė zgjedhura nga tekniku portugez, duke hedhur hapin e parė drejt finales sė Ligės sė Kampioneve.

    Blutė treguan qė nė minutat e para se kėrkonin fitoren, duke rrezikuar disa herė portėn e Reinas, me anė tė Lampard dhe Shevēenko. Por, edhe Liverpuli duket i rreshtuar mirė nė fushė dhe nuk lė shumė hapėsirė nė prapavijė. Skuadra e Benitez arrin tė dalė nga gjysmėfusha e saj dhe fillon tė ngacmojė me kundėrzbritje tė shpejta mbrojtjen e londinezėve. Por, nė momentin mė tė mirė tė tyre, Ēelsi arrin tė gjejė avantazhin nė minutėn e 29-tė. Karavajo pason tė Drogba, i cili shpėrthen nė krahun e djathtė dhe mė pas futet nė zonė. Sulmuesi i Bregut tė Fildishtė arrin tė kalojė Ager dhe tė pasojė pėr Xho Kol, i cili dėrgon topin pas krahėve tė Reina. Liverpuli tashmė nuk ka ēfarė tė humbasė mė dhe pėr kėtė arsye hidhet i tėri nė sulm, pėr tė mos i lėnė iniciativėn londinezėve, tė cilėt janė instruktuar nga Murinjo qė tė mos bėjnė "aventura" tė tepėrta. Por kjo bėn qė tė jetė Liverpuli nė kontroll tė ndeshjes nė minutat e mbetura tė pjesės sė parė, ashtu si edhe nė fillimin e pjesės sė dytė. Porta e Ēeh tashmė vizitohet mė shpesh nga gjuajtjet e futbollistėve tė Liverpulit qė i afrohen golit. Xherard provon tė majtėn e tij nga jashtė zonės, por Ēeh bėn mrekullinė, duke shpėtuar portėn e tij nga njė gol thuajse i sigurt nė minutėn e 53-tė. Liverpuli ka krejtėsisht nė kontroll lojėn, por nuk arrin tė ēajė nė qendėr, pikėrisht aty ku Ēelsi ka pėrqendruar tė gjitha forcat, aq sa edhe Drogba shihet shumė shpesh nė ndihmė tė mbrojtjes. Ēelsi mendon vetėm pėr kundėrsulmin dhe nė njė aksion tė shpejtė ka mundėsi tė dyfishojė rezultatin nė minutėn e 81-tė me anė tė Lampard, me njė gjuajtje fluturimthi, por Reina arrin tė grushtojė, duke shpėtuar skuadrėn e tij. Nė minutat e fundit, ėshtė Ēelsi qė krijon mė shumė volum loje, por pa arritur t‘i konkretizojė ato, ndaj ndeshja mbyllet me fitoren minimale 1-0 tė londinezėve.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  10. #1530
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Gezuar ditelindjen Krujf!

    26 Prill Johani u lind ne Amsterdam, nga prinderit Hermanus dhe Petronela Krujf. I “peshkuar” nga trajneri Van der Ven tek Ajaksi, kur ishte vetem dhjete vjec, ai shnderrohet me pas ne nje simbol te ketij klubi, me te cilin fiton tre here radhazi Kupen e Kampioneve, ne vitet 1971?73. Sulmuesi fitoi ne total tete tituj dhe pese Kupa te Holandes, por jane sukseset ne frontin europian ato qe e bene me te vertet te famshem. Finalja e Kupes se Kampioneve e vitit 1972, zhvilluar ne stadiumin “Kuip” te Roterdamit beri qe fama e tij te perhapej ne te gjithe boten, pasi shenoi te dy golat ne fitoren 2?0 perballe Interit. Krujfi i preku majat gjate karrieres se tij duke veshur fanellen me numrin 14, e cila nuk do t’i perkase me asnje futbollisti te Ajaksit. Ne nje ceremoni mbajtur perpara disa ditesh, John Jake, presidenti i Ajaksit deklaroi: “Krufji luajti nje rol percaktues per kete klub, pasi e beri te njohur mbareboterisht. Te gjithe do ta mabjen mend ate 14?te fluturues dhe kjo eshte arsyeja perse askush nuk duhet ta veshe me ate tek Ajaksi”. Fitues i Topit te Arte ne vitin 1971 me Ajaksin, Krujfi zgjedh te luaje ne “Camp Nou” pas suksesit te tij te trete ne Kupen e Kampioneve dhe fiton serish Topin e Arte ne vitet 1973 dhe 1974. Ai ndihmon Barcen qe te fitoje titullin e saj te pare qe prej 1960-s, ne sezonin 1973-74. Ne te njejtin vit prek majen e karrieres se tij duke udhehequr Holanden ne finalen e Boterorit, te humbur me pas perballe Gjermanise Perendimore. Krujfi zgjidhet futbollsti me i mire i Boterotit, por nuk arrin te fitoje kurre nje trofe te rendesishem me “tulipanet”. Johan realizoi 33 gola ne 48 ndeshjet e zhvilluara me kombetaren ne vitet 1966-77, nga te cilat, 34 me shiritin e kapitenit. Krujfi le Barcen ne 1978-n, per tiu bashkuar Los Anxhelosit, Uashingtonit, Levantes, perpara rikthimit tek Ajaksi. Ai i dha fund karrieres me nje sezon tek Fejnordi, ne 1983-84, per t’iu perkushtuar karrieres se trajner. Fiton me Ajaksin ne 1987-n Kupen e Kupave, por shperthimin e vertete e njeh tek Barca. Ne stolin e katalanasve, ne vitet 1991?94 ai arrin te fitoj kater tituj radhazi kampion dhe Kupen e Kampioneve, ne 1992, pasuar nga Superkupa e Europes. I terhequr nga cdo rol zyrtar ne futboll prej disa vitesh, Krujfi konsiderohet gjeresisht si nje legjende, si nje prej pese futbollisteve me te medhenj te historise, se bashku me Pelene, Maradonen, Eusebion dhe Di Stefanon.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •