E ardhmja e Adrianos larg Interit
Ka munguar nė ndeshjen kundėr Sienės dhe e ka filluar festėn nė pishinėn e shtėpisė sė tij pėr ta vazhduar nė shoqėrinė e tifozėve dhe lojtarėve nė sheshin Duomo. Pėr Adrianon ėshtė koha e pėrshtatshme pėr tė folur pėr tė ardhmen: “Nėse Moratti dėshiron tė qėndrojė, do tė qėndrojė. Pėrndryshe duhet tė mendojė se ēfarė do tė bėjė”. Braziliani nuk ka dėshiruar t’i bėjė premtime tifozėve intersitė: “Nuk jam tip i tillė”. Adriano nuk ka mundur tė shijojė festėn nė fushė, sepse ka qenė i skualifikuar. Pėr njė moment para takimit me shokėt pėr festimin e fitores ka menduar pėr tė nesėrmen dhe atė qė do tė ndodhė.
Bekenbauer: Hitzfeld nuk largohet
Franc Bekenbauer, bosi i Bajėrnit tė Munihut konfirmoi Otmar Hitzfeldin nė stolin e rekordmenėve gjermanė, pavarėsisht humbjes 2-0 me Shtugartin dhe rrezikimit pėr tė mos marrė pjesė nė Ligėn e Kampioneve pėr sezonin e ardhshmėm. “Unė kam jetuar me Otamarin gjashtė vite tė mira te Bajėrni. Unė kam besim te ai dhe ne shumė shpejt do t’i propozojmė atij dhe ripėrtėritjen e kontratės”, pohoi Bekenbauer. Skuadra bavareze ėshtė duke kaluar njė moment jo shumė tė mirė nė kampionatin vendas teksa renditet nė vendin e katėrt dhe rrezikon edhe Championsin pėr sezonin e ardhshėm.
Krijoni Kontakt