Close
Faqja 149 prej 311 FillimFillim ... 4999139147148149150151159199249 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,481 deri 1,490 prej 3101
  1. #1481
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kasijas: Mua me dalin llogarite!

    21 Prill “Mendoj qe do te shpallemi kampione, por gjithmone nese nuk do te gabojme deri ne fund. E ardhmja ime? Do te qendroj ketu, edhe nese na ndodh ajo qe i ndodhi Juventusit”



    Nese Reali i Madridit vazhdon te shpresoje tek titulli kampion, nje merite te madhe per kete ka edhe portieri i tyre, Iker Kasijas. Ne qofte se nuk do te kishte qene ai per te “blinduar” porten madrilene, skuadra e Kapelos do te ishte ne veshtiresi serioze. 25?vjecari “veteran”, ne nje interviste per “La Gazzetta dello Sport” flet rreth te tashmes se skuadres se tij dhe pergenjeshtron zerat e nje largimi te mundshem.



    - Keni debutuar ne kampionat ne 1999?n, vetem 18 vjec. E mbani mend ate dite?

    - Per here te pare kam veshur fanellen e Realit ne Bilbao dhe atmosfera atje ishte teper e nxehte. Me pas erdhi radha e “Bernabeu”?t dhe emocionet qe kam ndjere jane te papershkrueshme. Edhe sot, tete vjet me vone, vetem ideja qe do te luaj ne “Bernabeu” me “fut ethet”.

    - Ndiheni “flamuri” i Realit?

    - Nuk mund te jem une ai qe do ta percaktoj veten ne kete menyre, por e pranoj qe vetem fakti qe flitet per dicka te tille me mbush me krenari.

    - Thone qe “simbolet” nuk ekzistojne me ne futbollin modern, por Italia jep shembuj per te kunderten me lojtare si Del Piero, apo Maldini.

    - Uroj qe te mos na ndodhe kurre, por nese nje dite Reali do te zbrese ne kategorine e dyte, une perseri do te isha i gatshem te qendroja ketu. Nuk do te largohem kurre nga kjo skuader.

    - Si ndiheni me Kapelon?

    - Po marr nje shembull. Kapelo sillet si nje baba me Kasanon, ndonjehere i rrepte, por kjo do ta ndihmoje qe te piqet dhe te rritet. Kapelo perpiqet te sillet paksa si baba per te gjithe, por raporti im me te eshte i mire dhe nuk kam patur kurre probleme.

    - Sfida me Barcelonen per titullin kampion eshte e hapur?

    - Ata, ne periudha te caktuara zhvillojne nje futboll mahnites, kete duhet ta pranoj. Por, barazimi 3-3 ne “Camp Nou” na beri te kuptonim qe mund te rivalizojme me ta si te barabarte. Edhe Barca ka problemet e saj.

    - Kampionati i ketij viti ka qene teper i ekulibruar.

    - Po, shume skuadra, si Sevilja, Atletiko e Saragoza jane permiresuar shume, por sivjet ka qene teper e veshtire edhe me ekipe si Santanderi e Rekreativo.

    - A do te fitoje Reali titullin?

    - Mua llogarite me dalin, por gjithmone ne qofte se nuk do te gabojme ne ndeshje te tjera deri ne fund. Pese pike diference jane te konsiderueshme, por ne javet e fundit eshte teper e veshtire te mos gabosh dhe nese ne nuk do ta bejme kete, kemi shanse t?_ra.

    - Cilet kane qene idhujt tuaj?

    - Ne te shkuaren, Shmaikell dhe Bujo me kane frymzuar gjithmone, kane qene dy fenomene, por heroi im i vertete eshte babai, i cili ishte ai qe me nxiti dhe me mbeshteti ne fillimet e mia ne futboll.

  2. #1482
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Anceloti: Europen pas kampionatit!

    21 Prill “Per ne eshte shume e rendesishme qe te vazhdojme me kete hap dhe vazhdimesi, duke fituar takimet e mbetura. Sepse kemi nevoje per besim dhe optimizem per t’u perballur me impenjimin e duhur me takimet e mbetura”, ne kete menyre u shpreh dje trajneri i Milanit, Karlo Anceloti, ne prag te sfides se sotme ndaj Kaljarit, ne kampionat. Luftetar dhe i vendosur, Karleto eshte i perqendruar vetem ne sfiden ndaj ishulloreve. Gjysmefinalja ndaj Mancesterit eshte larg per trajnerin kuqezi, edhe pse dita po afron. “Ndaj Kaljarit duhet te luajne ne sulm Ronaldo dhe Oliveira, edhe pse mund te zgjedh edhe opsionin Xhilardino. Nuk jam shume i sigurte dhe do te vendos ne fund”, u shpreh trajneri kuqezi per “Milan Channel”, duke shtuar. “Skuadra po kalon nje moment te mire dhe kemi mundesi qe te mos lodhim shume lojtaret, duke i lene te pakten kete takim pushim. Me Kaljarin duhet te interpretojme mire ndeshjen, sepse kuqeblute kane me shume cilesi se Mesina dhe Askoli. Mancesteri? Eshte normale qe te mendojme per ate sfide, por tani nuk eshte koha e duhur per ta bere kete”, tha Anceloti. “Kaka do te qendroje te Milani deri kur klubi do te vendose te mbaje, ose te pakten deri ne vitin 2011, kur i skadon edhe kontrata”, ne kete menyre u shpeh trajneri kuqezi, duke rikonfirmuar brazilianin ne rradhet e “Djallit”. Anceloti foli edhe per te ardhmen e tij, duke u ndalur te deklaratat e Galianit qe te dielen tha se nuk eshte e drejte qe te rinovohen kontratat, nje vit para skadimit te tyre. “Eshte e drejte qe nje lojtari te mos i paraqitet rinovimi nje vit perpara, por te pakten ate vit kur skadon. Per trajnerin, ceshtja eshte ndryshe. Pastaj, s’eshte e vertete qe Berluskoni eshte kunder rinovimit te kontrates sime dhe nuk ekzistojne sekrete mes nesh”, shtoi Anceloti. “Futbolli italian rrezikon qe te beje nje kthim prapa, sepse me kete Europian do te kishim mundesi qe te nderronim marsh. Me duket qarte se pesha e fitimit te Kupes se Botes nuk ka influencuar aspak ne vendim, por tani duhet te gjejme sa cfare na coi ne kete gjendje. Me vjen me te vertete keq, ishte nje vetrine e rendesishme per ne. Italia kishte nevoje per nje kompeticion te tille per te permiresuar gjerat, duke nisur qe nga stadiumet, qe jane me te vertete ato qe na shqetesojne. Kampionati italian rrezikon te kthehet nje kampionat provincial”, perfundoi Anceloti.

  3. #1483
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morati: Adriano i pezulluar? Idiotesi!


    21 Prill Pezullimi per dy ndeshje i Adrianos, pas proves filmike, ne ndeshjen Inter?Roma, nuk u prit mire nga Interi dhe i pari qe ka dale kundra Disiplinorit, per kete vendim, eshte padroni zikalter, Masimo Morati. Presidenti i Interit nuk pranoi kategorikisht kete vendim dhe faktin se Adriano simuloi gjate hedhjes ne zonen e rreptesise, pas shtrirjes se portierit Doni. Por, episodi eshte mese i dukshem dhe eshte rishkikuar disa here: braziliani hyn ne zonen e rreptesise dhe perplaset me Donin. Gjyqtari Trefoloni akordon penallti ne favor te Interit. Por, ne te vertete, nuk ka kontakt mes portierin brazilian dhe Adrianos. Morati pergjigjet me tone te larta: “Vendimi i marre nga Disiplinori eshte me te vertete nje idiotesi e rradhes. Cfare duan qe te tregojne me te tilla vendime apo skualifikime? Te harrojne te kaluaren sa me shpejt dhe ta bejne kete sport te bukur”, u shpreh Morati, duke u ndalur me pas te demet e vazhdueshme karshi zikalterve: “Ne Rexho Kalabria nuk na dhane dy penallti me se te dukshme. Ndoshta, duhet te skualifikojne edhe lojtarin e Rexhines qe beri faull karshi Kambiasos. Me te vertete qe nuk arrij te kuptoj se pse sillen keshtu vetem me Interin”, pohoi Morati. Nderkohe, Adriano i eshte kthyer menjehere jetes se nates dhe qejfit, duke pare se nuk u prezantua ne stervitjen e djeshme. Braziliani tashme duket se po i kthehet “krizes”, edhe pse goli i shenuar para dy javesh jep nje shprese te vogel.

  4. #1484
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Capello: Gjithmonė e kam pėlqyer Messin

    ASA (Albania Sport Agency)- '' Ishte i jashtezakonshem dhe jam i lumtur qe nje lojtar aq i ri beri nje gje kaq te bukur'' - eshte pergjigjur Capello ne pyetjet e gazetareve.''Goli i tije u shikua ne te gjithe boten dhe ndihmoi ne promovimin e futbollit te bukur'' - gjithmone e kame pelqeyr ate, thekson me tutje Capello.

    Capello nuk e mshef edhe interesimin e tije per te qe kur ishte trajner i Juventus mirepo nje gje te tille e ka refuzuar Rajkard.

    Ne pyetjen e gazetareve qe te krahasoje Messin dhe Maradonen, Capello u pergjigj: Nuk mundemi te krahasojme Messin me Maradonen ose dikend tjeter. Secili lojtar ka kualitet e tije. Messi eshte i shpejte, ka teknike shume te mire dhe i afte qe te shmang lojtarin prane tije, theksoi me ne fund Capello.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  5. #1485
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Mourinho ka mbėshtetjen e plotė tė klubit

    ASA (Albania Sport Agency)- ''Dua te jem i qarte njehere e pergjithmone - E mbeshtesim Jose Mourinho si menaxher'', deklaron Peter Kenyon. '' Gjithcka ē'ka keni lexuar ose degjuar nuk eshte e sakte, nuk eshte bere perzgjedhje e listes se mundshme per menaxher te rinje dhe as qe eshte ofruar posti dikujt tjeter'' .

    Jose Mourinho ka kontrate deri me 2010 me ne dhe ai ka deshire te qendroje dhe ne i japim mbeshtetje te plote si menaxher, thekson ne intervisten me tutje Kenyon dhene per per Chelsea TV.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  6. #1486
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinė
    Postime
    809

    Eksod nė Arsenal

    David Dein ėshtė larguar nga Arsenal, ndėrsa presidenti
    Peter Hill-Wood ėshtė zotuar tė refuzojė milionat
    e biznesmenit Stan Kroenke. Kjo lė nė dyshim pozitėn
    e menaxherit Arsene Wenger, i cili nėse vendos
    tė braktisė klubin, atėherė rrugėn e tij mund ta pėrcjellin
    pothuajse tė gjithė yjet e Topxhinjėve.

    Arsenal nė krizė! Topxhinjtė janė
    duke u pėrgatitur pėr njė eksod
    masiv tė yjeve pasi menaxheri
    Arsene Wenger ka refuzuar tė
    pranojė se do tė vazhdojė kontratėn.
    Strategu i klubit nga Emirates
    Stadium ėshtė i zemėruar me
    largimin e nėnkryetarit tė Topxhinjėve
    dhe mikut tė ngushtė, David
    Dein. Megjithatė, Wenger i ka
    thėnė bordit tė klubit se nuk do
    tė largohet para se t’i skadojė
    kontrata mė 2008. Por, besohet
    se ai ėshtė duke konsideruar tė
    ardhmen afatgjate pas largimit
    tė Dein, i cili e kishte sjellė
    nė klub 11 vite mė parė. Nėse
    Wenger vendos tė braktisė
    klubin, atėherė rrugėn e tij
    mund ta pėrcjellin edhe
    kapiteni Thierry Henry,
    William Gallas, Cesc Fabregas,
    Gael Clichy dhe Emmanuel
    Adebayor. Dein ėshtė
    detyruar tė largohet pas mosmarrėveshjeve
    me bordin
    rreth Stan Kroenke. Biznesmeni
    amerikan dėshiron tė
    blejė klubin pėr 650 milionė
    funte. “Kjo ėshtė njė ditė e
    dhimbshme pėr Arsenalin. Ėshtė
    zhgėnjim i madh, sepse kemi
    punuar sė bashku me afėrsi. David sė bashku
    me mua ka kontribuar nė suksesin e kėtij klubi
    nė 10 vitet e fundit. Bardh dhe kuq janė
    ngjyrat e zemrės sė tij. Por, do tė respektoj
    kontratėn dhe do tė mbetem deri mė 2008.
    Do tė vazhdoj tė jap maksimumin si gjithmonė”,
    tha Wenger. Dein thuhet se ka dashur
    qė Kroenke tė blejė klubin, mirėpo me
    mendimin e tij nuk u pajtuan anėtarėt e bordit.
    Tani ai ėshtė i gatshėm tė shesė 14,6 pėr
    qind tė aksioneve te Kroenke, i cili do tė synojė
    tė kontrollojė Arsenalin. Wenger mund tė
    bindet tė mbetet nė klub, por vetėm nėse ka
    nė dispozicion shumė tė konsiderueshme tė
    parave pėr afatin kalimtar, nė mėnyrė qė tė
    rivalizojė Chelsean dhe Manchester United.
    “Jam i lidhur ngushtė me klubin. Marrėdhėniet
    me anėtarėt e tjerė tė bordit gjithmonė kanė
    qenė tė mira dhe jemi munduar tė kuptojmė
    njėri-tjetrin”, u shpreh Wenger. Ndėrkohė, legjenda
    e klubit, Ian Wright, ka theksuar se
    Wenger dhe Thierry Henry janė tė pakėnaqur
    me largimin nga klubi tė David Dein. “E di se
    lojtarėt janė tė zemėruar. E di se Thierry nuk
    ėshtė i lumtur. Por flasim pėr njė njeri (David
    Dein), i cili pas ēdo ndeshjeje hyn nė zhveshtore
    dhe uron secilin prej lojtarėve dhe qė njeh
    shumė mirė talentėt e rinj. E kam ditur gjithmonė
    se menaxheri dhe lojtarėt janė 100 pėr
    qind nė pėrkrahje tė tij”, tha Wright. Ndėrsa
    presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood, insiston
    se bordi i klubit do tė luftojė pėr tė refuzuar
    milionat e biznesmenit amerikan Stan
    Kroenke. “Mund tė mė quani i dalė mode, por
    nuk ka duhen paratė e Kroenkes. Objektivi
    ynė ėshtė tė mbajmė Arsenalin anglez,
    megjithėse me plot lojtarė tė huaj”, tha Hill-
    Wood.

  7. #1487
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinė
    Postime
    809

    Premierliga e vėshtirė pėr Julio Baptisten

    E ardhmja e Julio Baptistas nė Arsenal
    ėshtė nė dyshim pasi ai ka bėrė tė ditur
    se ka vėshtirėsi tė adaptohet me lojėn
    nė Premierligė dhe jetėn nė Angli.
    Braziliani 26 vjeē ėshtė duke pėrfunduar
    sezonin e huazimit nga Real Madrid si
    pjesė e marrėveshjes sė shkėmbimit me
    Jose Antonio Reyes. Baptista i tha tė
    pėrditshmes angleze The Times, se “moti
    kėtu ėshtė duke mė ēmendur. Njė ditė
    ėshtė me diell, ndėrsa 30 ditė tė tjera bie
    shi. Premierliga ėshtė shumė e vėshtirė.
    Kėnaqem duke bėrė lėvizje tė menēura,
    por ritmi ėshtė i shpejtė dhe nuk kam kohė tė mendoj”.
    Ekziston mundėsia
    tė vazhdoj qėndrimin
    nė Emirates
    Stadium, mirėpo
    braziliani ka dhėnė
    indikacione se nė
    fund tė sezonit
    mund tė kthehet nė
    Santiago Bernabeu.
    “Mund tė mbetem
    nė Arsenal, por aktualisht
    nuk mund tė
    shoh veten diku pėr
    afatgjatė. Mirėpo, nė
    kokėn time e kam tė
    qartė se do tė shfrytėzoja
    rastin e dytė me Realin, por me
    pjekuri mė tė madhe se herėn e parė. E
    dashura ime dhe nėna janė tė frikėsuara
    me mungesėn e diellit nė Angli. Atyre u
    mungon Madridi”, u shpreh Baptista, i
    njohur me nofkėn ‘Bisha’. “Ekipet nga
    veriu i Anglisė janė tė tmerrshme. Nė
    momentin qė ndaleni sė menduari,
    dikush tanimė ua ka marrė topin dhe
    jeni rrėzuar pėrtokė. Kėtu mė tepėr e
    ēmojnė njė goditje nga kėndi se njė
    lėvizje dinake. Jam me fat qė luaj nė
    Arsenal, meqė ata janė ekipi qė luan futboll
    tė bukur”, pėrfundoi Baptista.

  8. #1488
    Seria B - Juventus fillon shkėputjen e vėrtetė

    Juventusi shkėputet. Pėrshėndet tė gjitha ndjekėset e saj, duke mposhtur me shifrat 3-1 Xhenoan, qė deri dje renditej e dyta. Tashmė, avantazhi ndaj kuqebluve rritet nė +8, ndėrsa me Napolin, qė me fitoren e djeshme shndėrrohet nė forcėn e dytė tė kampionatit, diferenca ėshtė me 7 pikė. Suksesi i djeshėm i bardhezinjve pėr javėn e 35-tė ka qenė mė se i merituar: skuadra e Deshamp ka vuajtur nė fillim tė ndeshjes, por pas golit tė Nedved, qė ka sjellė avantazhin, rruga drejt triumfit ėshtė bėrė mė e lehtė. Pas tij kanė shėnuar edhe Kielini e Trezege, duke bėrė qė Juventus tė marrė vetėm rezultate pozitive pėrballė dy rivaleve mė tė forta nė kėtė sezon.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  9. #1489
    Njė fitore e Ēelsit ndaj Njukasėllit mund ta shkurtojė diferencėn nė vetėm njė pikė nga kreu

    Ndalet Manēesteri, titulli nė rrezik

    Skuadra e Ferguson tashmė rrezikon fitoren e trofeut tė Premiership



    Shpresat e Manēester Junajtid pėr tė fituar titullin kampion pas tre viteve "agjėrim" kanė pėsuar dje njė goditje tė rėndė, pasi skuadra e drejtuar nga Aleks Ferguson ka barazuar 1-1 me Midėllsbrou. "Djajtė e kuq" tani rrezikojnė seriozisht trofeun, qė pak javė mė parė e cilėsonin tė sigurt, pasi diferenca e tyre me Ēelsin ndjekės mund tė shkojė nė vetėm njė pikė, nėse londinezėt fitojnė sot me Njukasėllin. Kryesuesit e kampionatit duket se po mendonin qė dje pėr ndeshjen e mesjavės kundėr Milanit nė Ligėn e Kampioneve dhe kanė lėshuar terren nė kampionat, duke rrezikuar objektivat e tyre sezonalė. Megjithėse kaluan nė avantazh qė nė minutėn e 3-tė tė ndeshjes me anė tė Kiran Riēardson, Midėllsbrou arriti ta balanconte lojėn dhe rezultatin. Viduka shėnoi golin e barazimit para mbylljes sė pjesė sė parė dhe duket se kjo ndikoi edhe nė lojėn e kryesuesve, tė cilėt pėr herė tė parė nė kėtė sezon shfaqėn shenja nervozizmi. Nė pjesėn e dytė, pavarėsisht tentativave tė njėpasnjėshme, Manēesteri nuk arriti ta gjente rrugėn e rrjetės dhe pėr mė tepėr mund tė kishte dalė edhe i mundur nga "Old Traford", nėse gjyqtari i ndeshjes do tė kishte akorduar njė penallti pėr Vidukėn nė minutat shtesė tė takimit. Fitorja e mundshme e Ēelsit i jep mė shumė shanse kėsaj skuadre pėr titullin, pasi Manēesteri do tė luajė nė fushėn e kėsaj tė fundit dy javė para fundit tė kampionatit. Duket se vetė Murinjo e kishte parashikuar njė gjė tė tillė dje, pasi deklaroi se skuadra mund tė fitonte edhe tri trofetė e tjera, pėr tė cilat ishte ende nė garė, pasi kishte fituar mė parė Kupėn Karling. "Skuadra ime do tė fitojė gjithēka dhe do ta mbyllė sezonin me katėr trofe historikė. E them kėtė, pasi tė enjten nė stėrvitje u shfaqėn edhe lojtarė, tė cilėve u kisha dhėnė njė ditė pushim. Kjo tregon mjaft mirė se me ēfarė fryme e pėrballojmė ne fundin e sezonit", u shpreh tekniku portugez. Ai tashmė ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr pozicionin e favorshėm qė ėshtė krijuar pėr skuadrėn e tij, tė paktėn pėr tė fituar titullin kampion, i cili do tė ishte i treti radhazi.

    Ndėrkohė, ndeshjet e djeshme tė kampionatit anglez kanė dhėnė edhe verdiktin e parė tė sezonit, pasi skuadra e Uatford ėshtė e para qė konfirmon matematikisht rėnien nga kategoria. Zyrtarizimi erdhi pas barazimit 1-1 ndaj Manēester Siti, edhe pse rėnia e Uatford ishte thuajse e sigurt, pasi ekipi qėndronte nė fund tė klasifikimit qė nė javėt e para tė kampionatit. Por gara pėr rėnien nga kategoria mbetet e hapur pėr ekipet e tjera, pasi Uest Hem ringjalli shpresat e saj pėr mbijetesė, duke mundur 1-0 Evertonin, falė golit tė Bobi Zamorės. Njė fitore e tillė e shkurtoi nė 3 pikė diferencėn e kėtij ekipi me zonėn e mbijetesės, pasi Ēarlton dhe Shefilld ndanė nga njė pikė nė barazimin 1-1. Liverpuli mundi 2-0 Uiganin, falė dy golave tė Dirk Kuijt, i cili nė kėtė pjesė tė fundit tė sezonit duket se ėshtė kthyer nė formėn e tij mė tė mirė. Ndėrsa Arsenali u ndal nė barazimin 2-2 pėrballė Totenhem, ku dy golat e Adebajor nuk mjaftuan pėr tė siguruar tri pikėt, pasi Xhenas shėnoi golin e barazimit nė minutėn e fundit shtesė.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  10. #1490
    Me golin e mesjavės, "pleshti" ka konfirmuar talentin e jashtėzakonshėm qė zotėron

    Napoli ėndėrron blerjen e madhe

    Tifozėt nxisin "operacionin Mesi"



    Nėse Mesi ėshtė pasardhėsi i Maradonės, Napoli nuk mund tė qėndrojė indiferent ndaj tij. Nė vitet ‘80, drejtuesit e klubit nė atė kohė kishin arritur qė t‘i shkėpusnin Barcelonės njė lojtar, i cili e kishte paraqitur talentin e tij. Por, tani gjėrat qėndrojnė ndryshe. Nė kėto muaj, mė shumė sesa pėr Mesin dhe pėr golin qė ai i shėnoi Gedafes, presidenti i Napolit, De Laurentis, po mendon pėr rikthimin e skuadrės nė Serinė A. Por tifozėt... fantazia e tyre ėshtė e vėshtirė pėr t‘u frenuar.

    PROPOZIMI - Mjafton tė futesh nė faqet e sajtit zyrtar tė klubit nė internet, pėr tė kuptuar se deri ku shkon imagjinata e tifozėve napoletanė. "Napoli pėr mua", njėri prej atyre qė janė regjistruar nė forume, ka hapur njė argument me titull elokuent: "Operacioni Mesi nė Napoli". Njė shaka? Njė provokim? Jo! Njė strategji marketingu qė do tė shėrbejė pėr merkaton.

    3 MILIONE FANELLA - Nėpėrmjet njė forme sponsorizimi popullor nga tifozėt e Napolit, nė arkat e klubit mund tė derdheshin plotė 100 milionė euro, tė cilat do tė shfrytėzoheshin pėr tė tentuar afrimin e talentit tė Barēės (nė realitet Mesi ka njė kontratė me katalanėt deri nė vitin 2014, ku pėr prishjen e saj nevojiten 150 milionė euro). Tė gjithė ata qė do kontribuonin nė kėtė iniciativė me kosto 35 euro, do marrin njė "komplet tifozėsh", e pėrbėrė nga njė fanellė e skuadrės dhe nga disa aksesorė tė tjerė. Me 3 milionė komplete tė blera do tė arrihej shuma e menduar, duke i garantuar tė gjithė popullit napoletan "10 vjet ėndrra me kosto 0,0095 euro nė ditė". Tifozi anonim ka vazhduar edhe mė tej: "Pas blerjes sė Mesit do nevojiten edhe 7-8 milionė tė tjera, pėr tė blerė 5-6 futbollistė qė do vraponin dhe luanin nė shėrbim tė argjentinasit". Njė ide e hedhur edhe mė parė pėr Ronaldinjon, qė mbeti e parealizuar, por qė tregon se nė Napoli do bėnin gjithēka pėr ta parė sėrish skuadrėn nė nivelet e larta.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •