Benitez, serish jo Realit
19 Prill Tranjeri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka pohuar se ka marre nje oferte nga Real Madridi. Por gjithashtu, tekniku spanjoll ka pohuar se i ka thene jo kesaj oferte. Nuk e pranova oferten e Real Madridit, edhe pse me ofruan shume me teper se sa marr. Madridi mund te jete qyteti im, por jam i lumtur ketu dhe i kenaqur me gjithcka ne Liverpul. Benitezi pat refuzuar edhe ne vere oferten e madrileneve, por eshte kerkuar vazhdimisht gjate sezonit nga klubi ku k aluajtur dhe ka drejtuar skuadren e te rinjve. Megjithate, Benitezi ka bere te qarte se eshte i vendosur per te qendruar ne Anfield per te bashkepunuar me pronaret e rinj amerikane, Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet. Une deshiroj te qendroj, sepse idete e reja dhe pronaret jane shume entuziaste, shtoi Benitez. Nuk ishte nje vendm i veshtire. Kam nje pikesyim ketu, e shpjegova qe kur fola me pronaret e rinj dhe me thane se do te me mbeshtesnin kudo. Nuk me pelqen te flas per familjen time por te gjithe jane vertet te lumtur ne Liverpul. Dua ta bej te qarte se i thashe jo nje oferteje shume te mire. Kjo ndodhi sepse ne jemi te lumtur, nuk eshte per arsye parash. Ky eshte nje projekt, eshte klubi im, skuadra ime, lojtaret e mi dhe tifozet jane gjithmone me ne. Jam vertet i lumtur ketu per te gjitha gjerat sebashku. Liverpuli ka hapur bisedime rreth marrveshjeve te reja per Stiven Xherard, Xhemi Karrager, Ksavi Alonso, Hoze Reinan dhe Luis Garsian dy jave me pare. Bisedimet jane duke vazhduar por Benitez kembengul se nuk deshiron te degjoje spekulime rreth ketyre temave, ne menyre qe skuadra te qendroje e perqendruar per dy sfidat me Celsin per gjysmefinalet e Champions League. Nuk do te me pelqente qe te flisja me shume rreth kontratave te lojtareve. Do doja qe ne ti tregonim se kemi besim tek ata dhe do te me pelqente qe ti shikoja qe te gjithje ketu ne te ardhmen. Prandaj duhet te flasim per cdo gje pas Champions League. Eshte e qarte qe ne duam ti mbajme keta lojtare ketu dhe ti bejme ata te lumtur. Kam besim, sepse bisedimet kane qene shume te mira por ndoshta tani per pak jave na duhet qe ti mbyllim bisedimet. Por tani dua te perqendrohem tek futbolli dhe tek Champions League.
Krijoni Kontakt