Close
Faqja 144 prej 311 FillimFillim ... 4494134142143144145146154194244 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,431 deri 1,440 prej 3101
  1. #1431
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Merkato “djallezore” prek Aleksin

    18 Prill Milani eshte gati qe te hidhet ne sulm per Aleksin, “gjigantin” brazilian qe luan me PSV Eindhovenin, por qe eshte ne pronesi te Celsit. Mbrojtesi i ekipit holandez eshte i parapelqyer i trajnerit Anceloti, duke pare edhe moshen e tij te re (Aleks do te mbushe 24 vjec ne qershor) dhe karakteristikat e tij. I gjate 1,88 cm peshon 92 kile: braziliani eshte me te vertete nje “kolos” i natyres, qe di te jete i rrezikshem edhe per sa i perket zones se golit. Jo me kot “rrjeta” e tij e fudit e shenuar ne Champions League, ne fazen e 1/8?ve ndaj Arsenalit, ne Londer, beri qe “Topcinjte” te braktisnin kete kompeticion. Gjuajtja e tij me koke ishte vendimtare per kualifikimin ne cerekfinale te PSV?se, por me pas nje problem ne gju beri qe ai te mungonte ndaj Liverpulit dhe holandezet dolen nga kompeticioni. Karlo Anceloti e konsideron mbrojtesin aktual me te mire ne Europe dhe kete e ka thene shpesh edhe ne nje interviste te dhene per “Gazzetta dello Sport”. Ndoshta, periudha dyvjecare e kaluar nga ai te PSV?ja i sherbeu shume. Por, kartoni i tij eshte ne pronesi te Celsit. Eshte e vertete qe Murinjo e vlereson shume, por aktualisht, mbrojtja e bluve eshte ne rregull dhe eshte e veshtire per portugezin per te shkarkuar ndokend ne prapavije...Por, Milani nuk deshiron qe te beje hapa fals me Celsin. Eshte e vertete qe veren e shkuar Abramovic mori “drite jeshile” nga kuqezinjte per Shevcenkon, por ne te kaluaren te dy klubet kishin patur disa momente tensioni, ne lidhje me marreveshjen Kaladze dhe Krespo. Por, gjithcka mund te mbyllet per shifren 11 milion euro. Pra, vazhdon endrra e Berluskonit per te pasur nje Milan sa me brazilian, qe te dite te “kerceje” nen ritmet e sambes dhe i perfaqesuar nga “ajka” e lojtareve te “Selecaos”. Sigurisht, gjithcka shkon ne favorin kuqezi, deri tani, edhe pse per te folur, duhet pritur ende mbyllja e sezonit, qe do te vendose edhe se deri ku do te jene kufinjte e Milanit. Bashke me Aleks, ne “San Siro” mund te vije edhe Ronaldinjo, qe shume shpejt do te kete nje pashaporte komunitari dhe nuk do te konsiderohet me si nje ekstrakomunitar.

  2. #1432
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Roni: Rilindja ime nisi ne Itali!

    18 Prill Rikthimi i “Fenomenit” ka qene nje sukses, te pakten deri tani. Dyshimet dhe batutat mbi peshen e tij tashme kane mbetur vetem nje kujtim dhe asgje me shume. Ronaldo eshte kthyer dhe kete here fuqishem. Kete e tregon qarte loja e tij dhe pese golat e shenuar deri tani me skuadren e Milanit. Per te shpjeguar rilindjen ne planin fizik te sulmuesit brazilian, ka folur Daniele Tonjacini, njeriu qe kuron cdo detaj te pergatitjes atletike te Milani. “Me ardhjen e Ronaldos te Milani, nuk kemi vene re ndonje nevoje te madhe per te humbur ne peshe. Duhet vetem qe ta rikthenim ne forme, duke marre parasysh edhe dy faktore shume te rendesishem: moshen dhe demtimet e shumta te pesuara nga lojtari. Me Ronaldon nuk ka qene e nevojshme qe te perdornim nje diete te vertete”, thote doktori Masimiliano Sala, pergjegjes per pergatitjet ne Milan Lab (Laboratori i Milanit). Per Ronaldon dieta e tij eshte e kufizuar dhe nuk i lejohet te konsumoje makarona apo gjellra te ndryshme tipike italiane. “Po ndjek te gjitha keshillat qe po me japin dhe deri tani jam shume i kenaqur”, shprehet Fenomeni i cili vazhdon: “E di qe eshte shume e veshtire te heq dore nga konsumimi i makaronave. Por mund te them se nuk ekziston nje pergatitje e mire pa realizuar te gjitha kerkesat e mjekeve dhe te specialisteve per kete pune”, shtoi Roni.Milan Lab i ka dhene nje liste sulmuesit brazilian per ushqimet qe duhet te konsumoje gjate dites dhe per shkak te kesaj diete, Ronaldo ka humbur pese kilogram ne tre muajt e fundit. Nje program dietik qe eshte i perzgjedhur nga stafi i Milanit dhe qe po jep nje fryt shume te mire ne pergatitjen fizike te lojtarit brazilian. “Kam ardhur te Milani pas nje periudhe inaktive. Kisha nevoje qe te permiresohesha fizikisht dhe psikologjikisht, por megjithate e kam ndjere veten nje kampion i vertete. Me Milan Lab kemi ndjekur qe ne fillim nje sere testesh te rendesishme per te arritur formen me te mire fizike dhe per t’u kthyer ne fushat e lojes sa me fuqishem. Kemi bere nje pune shume te mire, e cila po me con afer 100% te formes time sportive”.

  3. #1433
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Prandeli: Toni mund te mos jete!

    18 Prill Cezare Prandeli, trajneri i Fiorentines, e pergatit ndeshjen ndaj Parmes me vetedijen se zona Champions League eshte sidoqofte shume larg per vjollcet, qe do te kerkojne te jene te pakten ne UEFA, sezonin e ardhshem. Trajneri i Fiores, ne prezantimin e sfides ndaj dukaleve, theksoi: Pres nje paraqitje te shkelqyer, nje skuader qe te mos beje te njejtat gabime te kryera ndaj Sienes, qe te mos nenvleresoje Parmen dhe qe te vazhdoje te marre sa me shume pike. Ne duam qe te fitojme. Toni? Shpenzoi shume energji ndaj Sienes, ndaj do te shohim disi se si do te jete, deri para takimit”, pohoi Prandeli.

  4. #1434
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lipi: Do te pushoj edhe nje vit!

    18 Prill E kishte lene per te kuptuar ne me shume se nje rast se nuk do te kthehej ne boten e futbollit, menjehere pas perfundimit te Boterorit ne Gjermani 2006 dhe pas triumfit me Italine. Por, kete here, ne nje deklarate per shtyp te dhene per “Sky”, zbulon te verteten. Marcelo Lipi do te qendroje edhe per nje vit tjeter jashte fushave te blerta, larg pankines, larg ambicjeve sportive dhe prane detit, natyres dhe familjes. Trajneri kampion bote, qe ndodhet ne Kardif si deshmitar i perfaqesuesve italiane te futbollit, per kandidaturen e Euro 2012, doli zbuluar ne mendimet e tij, duke thene: “Te them te drejten, fusha nuk me mungon dhe dua te them qarte edhe nje gje: kete vere nuk do te kthehem ne drejtimin e nje skuadre”. Nje fraze me se direkte kjo, qe nuk le asnje hije dyshimi, por qe verteton thjesht vullnetin e Lipit. “Do t’i kthehem pankines vetem kur te gjej kushtet, ambjentin, ambicjet e duhura, por ky moment nuk do te jete tani. Eshte e vertete, kam marre telefonata te ndryshme nga jashte Italise, qe me kerkonin ne krye te nje klubi apo edhe te Kombetares, por s’me duket e arsyeshme. Pastaj, do te ishte e gabuar nese do te perballesha me Italine, ne drejtimin e nje Kombetare tjeter”, perfundoi Lipi.

  5. #1435
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Mancini: Festa nis pas fitores!

    18 Prill Sot, ne “San Siro”, 67 mije sy do te ndjekin takimin Inter?Roma dhe pjesa derrmuese e publikut, ato te veshur zikalter, do te mbajne ne dore nga nje fishekzjarr. Durimi eshte sosur, tashme nuk ka me vend per fjale, por per vepra. Sfida ndaj verdhekuqve eshte rasti me i mire per Interin per t’i mbyllur gojen shtypit, kritikave dhe atyre personave qe akuzonin milanezet per nje “titull kartoni”, ate te dhuruar nga “Calciopoli” gjate veres. Kete here, skuadra e Mancinit duhet ta fitoje ne fushen e blerte. Trajneri zikalter, ne konferencen e djeshme per shtyp, foli per ndryshimin mes titullit te sezonit te shkuar dhe ate qe eshte duke mberritur kete vit. Manco tha: “Veren e shkuar fituam nje titull te rendesishem dhe na u dha ajo qe na ishte hequr gjate gjithe ketyre viteve, duke pare se te gjithe kishin te benin me skandalin, por askush nuk fliste. Ishte titulli i drejtesise, i te ndershmeve. Ndersa, ky qe po afron, do te jete titulli i fushes, i jetuar jave pas jave”, u shpreh Manco, duke vazhduar. “Kush thote gjera jo te mira karshi meje do te vazhdoje te thote. Te jesh trajner i Interit eshte nje kenaqesi e madhe, ndersa te arrish edhe objektivat, eshte nje lumturi. Pastaj, besimi ka qene ai qe me ka ndihmuar gjate gjithe kesaj kohe. Por, ne fillim duhet te mundim Romen, qe nuk do te zbrese ne “San Siro” per te pare festen tone, por per te na e prishur ate. Rinovimi? Shume shpejt do te takohem me drejtuesit zikalter”.

    Spaleti: Interi e meriton titullin!

    Sipas trajnerit te Romes, Luciano Spaletit, “Interi e meriton titullin”, por sot verdhekuqte do te mundohen qe te prishin disi festen zikalter, duke mos u dorezuar dhe duke mos i dhene kenaqesine e fitores ekipit te Mancinit. Nese milanezet do te mundin Romen, atehere titulli do te ishte zyrtar per ta, disa jave perpara fundit te kampionatit, por tekniku i romaneve nuk deshiron qe te qendroje kembekryq, ashtu si edhe ekipi i tij. “Nuk do te qendrojme ne fushe duke pare Interin tek i gezohet fitores, sepse kemi nevoje per vazhdimesi, pas asaj qe ndodhi ne Champions League. Duam qe te tregojme se, duke punuar ne menyren korrekte dhe ne drejtimin e duhur, mund te luajme edhe me ekipe si Interi. Ne krahasim me ata, edhe ne jemi nje ekip i mire. Por, e meritojne kete titull dhe per kete mund te ve doren ne zjarr”, u shpreh trajneri Spaleti.

    Toti: Nuk do te bejme rolin e spektatorit

    Eshte nje Toti me “dy fytyra” ai qe paraqitet ne Trigoria, per te dhene konferencen per shtyp dhe per t’iu pergjigjur gazetareve. Nersa disa e pyesin per eliminimin e dhimbshem, pas humbjes se thelle 7?1, ndaj Mancesterit, dikush i “perplas” faktin e karrotave, ne stadiumin “Olimpico”. Ne nje moment te tille, kapiteni roman trishtohet dhe duket teper i zhgenjyer. Ndersa, kur dikush flet per Totin golashenues, me 20 gola ne Serine A (i pari ne renditjen e golashenuesve me te mire ne kete kampionat), Francesko qesh. Kur behet fjale per ndeshjet e medha, sulmuesi verdhekuq eshte i bindur se Roma di te tregoje “dhembet” dhe Inter?Roma eshte rasti me i rendesishem per te konfirmuar force. Toti tha: “Edhe pse te gjithe na pandehin si nje ekip qe humbi gjithcka me daljen nga Champions, mund te siguroj se e kane gabim dhe fusha do ta tregoje nje gje te tille. Interi eshte nje ekip i madh dhe meriton nje respekt te vecante. Por, s’mund te dorezohemi, duke pare se si ata i gezohet titullit. Jo, duam qe ta prishim kete feste! Shpresoj qe te mos ndalem me kaq, por te shenoj ende”, u shpreh Toti, duke u ndalur me pas te Champions dhe te gjysmefinalja Milan?Mancester: “Jam tifoz me Milanin, sepse dua qe kuqezinjte te hakmerren per humbjen tone”, perfundoi Toti.

  6. #1436
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ranieri: S’eshte shansi i fundit!

    18 Prill Klaudio Ranieri nuk fsihet pas fjaleve te kota dhe pas deklaratave te pakuptimta, por e di shume mire se sfida ndaj Fiorentines, sot, per Parmen e tij, do te jete teper delikate, ndoshta ndeshje me e veshtire e gjithe sezonit. Ne prag te ketij takimi, trajneri i verdhebluve, sqaroi: “Nen aspektin fizik, skuadra ndihet mire; e vetmja gje qe duhet bere eshte qe te mos mendojme qe me Fiorentinen kemi shansin e fundit. Nese e mendojme kete, atehere nuk do te kemi shume mundesi per te fituar, por do te jemi nen nje presion te vazhdueshem. Do te na duhet nje sakrifice e madhe”, perfundoi Ranieri.

  7. #1437
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bavarezet: Van der Vart ben per ne!

    19 Prill Presidenti i Bajernit te Mynihut, Franc Bekenbauer, deklaroi dje se klubi i tij eshte i interesuar qe te marre mesfushorin e Hamburgut, Rafael van der Vart, per te plotesuar boshllekun e lene nga Mikael Balak kur u largua per te Celsi nje vit me pare. Holandezi shihet nga legjenda gjermane si zevendesuesi ideal per kapitenin e Gjermanise dhe mund te ndihmoje shume ne mesfushen e bavarezeve. “Van der Vart do te shkonte shume per shtat”, tha Bekenbauer, ne editoialin e tij te perjavshem ne revisten “Sport?Bild”. “Ai eshte lojtari qe mund te na sjelle fantazine qe na mungon per momentin”. Bajerni u eliminua nga Champions League javen e kaluar ne fazen cerekfinale pasi u mund ne Mynih 2?0 nga Milani dhe eshte ne lufte per vendin e trete ne kampionat. Edhe trajneri Otmar Hitcfeld ka thene se Van der Vart do te ishte nje lojtar kyc ne mesfushen e Bajernit. “Na duhen lojtare qe krijojne ne skuadren tone dhe Van der Vart do te sillte nje ndihme te madhe edhe per mbrojtjenn”, tha Hitcfeld. I mberritur ne Hamburg nga Ajaksi ne vitin 2005, 24?vjecari Van der Vart, ka nje kontrate deri ne vitin 2010 me klubin verior. Ai ndihmoi Hamburgun te renditej ne vend te trete ne kampionat sezonin e kaluar dhe ka cilesite sulmuese te Balakut, si dhe forcen e tij ne mbrojtje. Perfaqesuesi danez i lojtarit, Seren Lerbi, ish?lojtar i Bajernit dhe mik i ngushte me menaxherin e bavarezeve, Uli Henes, tha: “Rafaeli e pelqen Hamburgun, por gjithashtu deshiron te luaje per te fituar ndonje titull”. Nga ana tjeter, Hitcfeld rikonfirmoi interesimin per sulmuesinn e Verder Bremenit, Miroslav Klose, i cili ka kontrate me klubin aktual deri ne vitin 2008. “Ne jemi gjithmone te interesuar per lojtaret e mire gjermane, prandaj po e ndjekim edhe situaten e Kloses”, shtoi Hitcfeld. Sulmuesi i Gjermanise, golashenuesi me i mire i Boterorit te fundit, pelqehet gjithashtu edhe nga Juventusi dhe Barcelona.

    Kahn: Ne Shtutgart, fitore!

    Kapiteni i Bajernit te Mynihut, Oliver Kahn, ka kerkuar maksimumin nga koleget e tij te skuadres para takimit ne Shtutgart. “Kjo ndeshje eshte shansi yne me i madh per te kaluar ne vendin e trete”, tha Kahni duke shprehur edhe nje here qellimin kryesor te skuadres, kualifikimin ne Champions League. Ai foli publikisht per rendesine e ketij takimi dhe kerkoi me shume perqendrim e seriozitet nga koleget e tij. “Ne duhet te japim me shume se cdo here tjeter, duhet te tejkalojme kufijte, te dalim mbi fantazine dhe tekniken. Ndryshe nga ndeshja e kthimit kunder Milanit, ne kete here duhe te tregojme formen tone me te mire. Ndeshja per ne do te nise qe me fillimin e stervitjeve. Gjithcka duhet te jete e fiksuar vetem te ky takim, madje me perqendrimin me te larte”, eshte shprehur Kahni. Njekohesisht ai nuk beson shume tek fakti se fjala e tij ne pozicionin e kapitenit i motivon lojtaret. “Ne kemi biseduar per kete gje qe te henen. Ne kete situate, ajo qe ka me shume rendesi eshte vendi i trete. Per Bajernin e Mynihut eshte shume e rendesishme qe te luaje ne Champions League”, perfundoi Kahni.

    Luka Toni refuzon Bajernin

    Bajerni i Mynihut duhet t’i harroje nje here e mire te gjitha shpresat e saj per blerjen e sulmuesit italian, Luka Toni. Gjate nje konference per shtyp, sulmuesi i shume kerkuar nga nje sere skuadrash te medha, deklaroi pergjigjen e tij negative per transferimin tek Bajerni i Mynihut. Lajmi eshte bere i ditur nga gazeta gjermane “Bild”, ndonese aty nuk eshte bere e ditur se ku jane publikuar keto te dhena. “Ne nuk kemi marre asnje pergjigje nga ana e tij”, eshte shprehur Uli Henes po per “Bild”, megjithese ai dhe skuadra e pret nje pergjigje te tille. Ne gare per Luka Tonin jane edhe skuadra e Realit te Madridit dhe Juventusi.

  8. #1438
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Klasifikimi FIFA : Italia, me e mira e prillit

    19 Prill Kombetarja italiane, kampione e botes, i ka marre Argjentines kreun e renditjes se FIFA?s per muajin prill, fale fitores ndaj Skocise ne fazen kualifikuese te Euro 2008. Pas nje muaji ne maje, Argjentina, e cila nuk ka luajtur asnje ndeshje ne kete periudhe, rizbret keshtu ne vend te dyte, per zhvleresim te fitoreve te saj, te pakten sic kane bere te ditur burime nga FIFA. Per te njejten arsye dhe pavaresisht se ka fituar dy miqesore kete muaj, edhe Brazili ka humbur pozicione. Mes dhjete skuadrave te para, Holanda, Portugalia dhe Spanja jane ngritur nga nje vend, ndersa Anglia dhe Cekia kane pesuar renie te lehta. Nga sukseset ne takimet e fundit kualifikuese te Euro 2008 ka perfituar edhe Irlanda e Veriut, e cila, me fitoren ndaj Suedise, ka kapur vendin me te mire ne historine e saj ne kete renditje, te cilin e kishte arritur me pare ne maj te vitit 1994. Ne Afrike, triumfet ne kualifikueset per Kupen e Kombeve te Afrikes se vitit te ardhshem kane ndihmuar disa skuadra qe te ngjisin shkalle te rendesishme ne renditje.



    Renditja e muajit prill

    Poz. Skuadra Piket

    1.Italia 1 604

    2.Argjentina 1 594

    3.Brazili 1 520

    4.Franca 1 496

    5.Gjermania 1 393

    6.Holanda 1 302

    7.Portugalia 1 292

    8.Anglia 1 278

    9.Spanja 1 237

    10.Cekia 1 169

    11.Ukrania 1 021

    12.Kroacia 1 011

    13.Kameruni 968

    14.Rumania 929

    15.Greqia 905

    16.Rusia 901

    17.Turkia 892

    18.Meksika 888

    19.Skocia 885

    20.Zvicra 877

  9. #1439
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Celsi i “prish mendjen” Klinsit?


    19 Prill Multi?miliarderi dhe pronari i klubit te Celsit, Roman Abrahamovic, nuk do te dorezohet lehte ne perpjekjet e tij per te punesuar ish?trajnerin e skuadres perfaqesuese gjermane, Jurgen Klinsmanin. Rusi e ka rritur oferten ndaj gjermanit ne 7 milione sterlina (rreth 10,5 milione euro), kjo behet e ditur nga e perditshmja angleze “Sun”. Nese pranon oferten, Jurgen Klinsmani do ta rrezonte Hose Murinjon nga kreu i trajnereve me pagen me te larte. Deri tani, portugezi fiton rreth 6,8 milione sterlina (10,2 milione euro), duke perfshire ketu edhe te ardhurat nga cmimet. Sipas informacioneve te gazetes gjermane “Bild”, pas kesaj oferte eshte zgjuar interesi te Jurgen Klinsmani, ndonese nga ana e tij ka patur vazhdimisht vetem pergjigje negative deri tani. Mbeshtetje gezon Klinsmani edhe nga Franc Bekenbaueri. “Jurgeni dhe Klinsmani pershtaten shume mire”, ka thene “Kaizeri”. Presidenti i Bajernit shpreson tek pergjigja pozitive e Klinsmanit, por edhe e paralajmeron ate. Per “Sun”, Bekenbauer u shpreh: “Ai duhet te transferohet nga Kalifornia ne Angli. Nuk mund te drejtosh ne largesi nje klub ne nje kampionat me 20 skuadra ku nuk behet pushim as per Krishtlindje e as per Vitin e Ri. Aq me shume qe merr pjese edhe ne kampionate nderkombetare, si ne Champions League. Londra “te perpin” koke e kembe, nese nuk je i vemendshem. Klinsmani, nese pranon, nuk do te jete me aq i pavarur si atehere kur ishte trajner i perfaqesueses gjermane e njekohesisht pushonte ne Amerike”. Oferta e permiresuar e Roman Abrahamovicit, eshte nje shenje sigurie qe tregon se rusi ka besim te Klinsmani. Ne pershtypjet e tij, gjermani eshte personi ideal qe mund ta shnderroje Celsin ne klubin me te preferuar ne bote. Pikerisht kete gje nuk arriti te bente trajneri aktual, Hoze Murinjo dhe Abrahamovic duket se nuk ka me besim tek ai. Te gjitha keto te dhena pershtaten shume mire me zerat se funksionari i Celsit, Piter Kenion per nje jave ka qene jashte vendit. Arsyeja? “Per pune biznezi”, thuhet ne klub. Ku? “Ne Kaliforni...”.

  10. #1440
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Celsi i “prish mendjen” Klinsit?


    19 Prill Multi?miliarderi dhe pronari i klubit te Celsit, Roman Abrahamovic, nuk do te dorezohet lehte ne perpjekjet e tij per te punesuar ish?trajnerin e skuadres perfaqesuese gjermane, Jurgen Klinsmanin. Rusi e ka rritur oferten ndaj gjermanit ne 7 milione sterlina (rreth 10,5 milione euro), kjo behet e ditur nga e perditshmja angleze “Sun”. Nese pranon oferten, Jurgen Klinsmani do ta rrezonte Hose Murinjon nga kreu i trajnereve me pagen me te larte. Deri tani, portugezi fiton rreth 6,8 milione sterlina (10,2 milione euro), duke perfshire ketu edhe te ardhurat nga cmimet. Sipas informacioneve te gazetes gjermane “Bild”, pas kesaj oferte eshte zgjuar interesi te Jurgen Klinsmani, ndonese nga ana e tij ka patur vazhdimisht vetem pergjigje negative deri tani. Mbeshtetje gezon Klinsmani edhe nga Franc Bekenbaueri. “Jurgeni dhe Klinsmani pershtaten shume mire”, ka thene “Kaizeri”. Presidenti i Bajernit shpreson tek pergjigja pozitive e Klinsmanit, por edhe e paralajmeron ate. Per “Sun”, Bekenbauer u shpreh: “Ai duhet te transferohet nga Kalifornia ne Angli. Nuk mund te drejtosh ne largesi nje klub ne nje kampionat me 20 skuadra ku nuk behet pushim as per Krishtlindje e as per Vitin e Ri. Aq me shume qe merr pjese edhe ne kampionate nderkombetare, si ne Champions League. Londra “te perpin” koke e kembe, nese nuk je i vemendshem. Klinsmani, nese pranon, nuk do te jete me aq i pavarur si atehere kur ishte trajner i perfaqesueses gjermane e njekohesisht pushonte ne Amerike”. Oferta e permiresuar e Roman Abrahamovicit, eshte nje shenje sigurie qe tregon se rusi ka besim te Klinsmani. Ne pershtypjet e tij, gjermani eshte personi ideal qe mund ta shnderroje Celsin ne klubin me te preferuar ne bote. Pikerisht kete gje nuk arriti te bente trajneri aktual, Hoze Murinjo dhe Abrahamovic duket se nuk ka me besim tek ai. Te gjitha keto te dhena pershtaten shume mire me zerat se funksionari i Celsit, Piter Kenion per nje jave ka qene jashte vendit. Arsyeja? “Per pune biznezi”, thuhet ne klub. Ku? “Ne Kaliforni...”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •