Close
Faqja 14 prej 311 FillimFillim ... 412131415162464114 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 3101
  1. #131
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hyjnoret e Realit ndjekin Devidin?

    13 Janar Bekam do te perpiqet te binde edhe Luis Figon, Zinedine Zidanin dhe Ronaldon qe t'i bashkohen ne kampionatin amerikan te futbollit, MLS

    Marreveshja prej 250 milione dollaresh e Devid Bekam me LA Galaksi mund te sjelle nje pushtim te vertete te kampionatit amerikan te futbollit nga yje te tjere europiane. Kontrata e pabesueshme 5-vjecare e ish-kapitenit te Anglise, qe do ta transferoje ate nga Real Madridi ne nje klub amerikan, do te shenoje fundin e karrieres se tij si "futbollist serioz". Por duke pare se cfare i eshte ofruar, shoket e Bekamit do te bejne c'te jete e mundur per te marre nje cope nga "torta e majme", kur karrierat e tyre te kene perfunduar, nese nuk jane te tilla qe tani. Pra, dhe sa kohe do te duhet para se disa nga hyjnoret e Real Madridit dhe emra te tjere te famshem ne futbollin boteror te udhehtojne pertej Atlantikut, duke u kthyer nga "Galaktike" ne "Galaksike"? I pari nga keta emra eshte sulmuesi brazilian ne perendim i Realit, Ronaldo. Por nuk perjashtohet as kthimi nga terheqja e Zinedin Zidan si dhe zbarkimi i yllit portugez, Luis Figo, dhe pse ky i fundit ka firmosur me nje klub arab per sezonin e ardhshem. Ku i dihet, ndoshta edhe miku me i ngushte i Bekamit te Mancester Junaitedi, Geri Nevil mund te lere menjane Premiershipin dhe te bashkohet me "Spice Boy" ne Amerike. Po flamuri i Milanit Paolo Maldini? Ose ndoshta kapiteni i famshem i Gjermanise, Mikael Balak i cili, duke gjykuar nga forma qe po tregon ne kete cast me Celsin, duket sikur eshte gati te pergatitet per terheqjen drejt nje shteti me me shume diell. Kampionati amerikan i futbollit "Major League Soccer" (MLS) ka ate qe mund te quhet si "rregulli Bekam", sipas te cilit nje lojtar per skuader mund te paguhet edhe mbi kufirin e rroges, qe eshte pak me shume se 1 milion sterlina ne vit. Por ideja eshte se nese transferimi i Bekamit do te rezultonte i suksesshem, rregullorja do te hidhej nga dritarja. MLS mbeshtetet nga sponsori kryesor i Bekamit, "ADIDAS", dhe po mundohet te ringjalle ditet e lavdishme te "North American Soccer League" (NASL, kampionati i futbollit te Amerikes Veriore) ne vitet 1970. Ne ate periudhe Nju Jork Kozmosi mori legjenda te tilla si Pele dhe Franc Bekenbauer. Por sfida e vertete eshte te ruhet interesi pas entuziazmit fillestar. Tifozet amerikane shume shpejt u merziten nga "fisnikeria" e NASL dhe yjet e tij, nder te cilet perfshihej edhe Xhorxh Best, dhe pse drejtuesit e kampionatit u munduan te jepnin disa shkendija me futjen e penalltive per te vendosur fatin e takimeve. Futbolli eshte shume popullor te femijet dhe futbolli femeror po shperthen. Por ai nuk ka pasur kurre nje ndjekje te madhe nga tifozet amerikane, te pakten jo si kampionati i futbollit amerikan NFL, ai i bejzbollit MLB e ai i basketbollit, NBA. Kur Amerika organizoi Kupen e Botes ne vitin 1994, stadiumet ishin te mbushur. Kur finalja e Kupes se Botes per femra u fitua nga SHBA-ja ne stadiumin "Pasadena Rose Bowl" ne vitin 1999, 90 000 tifoze e pane takimin nga tribuunat, perfshire ketu ish-presidentin Bill Klinton. Fituesja e penalltise fituese, Brandi Castain, hoqi bluzen dhe pjesen e siperme te te brendshmeve, duke rrethuar qafen dhe kjo beri qe futbolli te zinte faqjet e para te gazetave kryesore amerikane! Ne fakt, kompania gjigante e veshjeve sportive "Nike" u entuziazmua, sepse ky gjest i beri te brendshmet e saj me te kerkuarat per nje fare periudhe. Por Bekam, tashme 31-vjecar, beson se mund ta beje kete entuziazem te vazhdueshem. Ai do te behet fytyra e futbollit amerikan, por edhe njeriu qe do ta dergoje kete sport tek masat. Dhe, nese ia del mbane, MLS mund te filloje te shitet ne bote sic shitet kampionati anglez Premiership. Takimet mund te programohen per t'u pare edhe ne Europe nese televizionet e "Kontinentit Plake" do te blinin te drejtat televizive. Ardhja e Bekam eshte nje testim per ate qe mund te behet, por nese ajo deshton, futbolli ne Amerike nuk do te caje kurre. Por me nje produkt te garantuar si "Spice Boy" nuk i dihet kurre!

  2. #132
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Roberto Karlos, nje muaj "pushim"

    13 Janar Roberto Karlos, mbrojtesi i majte brazilian i Realit te Madridit, eshte demtuar serish dhe ka shtuar edhe me shume problemet e Fabio Kapelos, duke pare qe edhe patrioti i tij Marselo, gjithashtu eshte demtuar ne kavilje dhe do te qendroj gjashte jave larg fushave te lojes. Ne minutat e para te ndeshjes se Kupes se Mbretit, kunder Betisit, Roberto Karlos u demtua perseri, pas rikuperimit nga demtimi muskular dhe rikthimit ne ndeshjen kunder Deportivo la Korunjes per kampionat. Pas analizave te para mjekesore, eshte nxjerre perfundimi se mbrojtesi i majte madrilen ka nje demtim tjeter muskular ne kemben e djathte. Gjate javes se kaluar, Roberto Karlos filloi ne Valdebebas nje trajtim fizioterapie, i drejtuar nga doktoret e klubit. Por ne ndeshjen kunder Betis, u pa qarte se braziliani nuk ishte rikuperuar plotesisht dhe tani eshte i detyruar te qendroj kater jave jashte fushave te lojes. Tani per Fabio Kapelon, dhimbjet e kokes nuk kane te mbaruar.

  3. #133
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Real Inter, gare per Murinjon

    14 Janar Nje dite eshte Interi, nje dite Real Madridi. E ardhmja e Hoze Murinjos eshte gjithnje e me e dyshimte, qe prej publikimit te rrefimit te tij te nje mik ne te perditeshmen “The Sun”. Madje ne gazeta te tejra angleze behet e ditur se tekniku portugez e ka informuar edhe perfaqesuesin e tij, Horge Mendes, per vendimin qe ka marre per te lene Celsin ne fund te sezonit. Ofertat jane te shumta, nder te cilave eshte edhe ajo e Real Madridit, pasi ne klubin spanjoll kane mesuar se ne fund te sezonit Fabio Kapelo do te largohet. Italiani e ka humbur emrin e fitimitarit dhe ne “shtepine e bardhe” do t’i japin duart ne fund te sezonit. Madje edhe e ardhmja e presidentit Ramon Kalderon eshte e dyshimte dhe mendohet se do te kete zgjedhje te reja. Emri me i perfolur per stolin madrilen eshte pa dyshim Murinjo. Portugezi eshte shume i vleresuar per moshen qe ka (43 vjec) dhe per aftesite e tij per te administruar nje skuader me yje, sic po ben te Celsi, por edhe per mentalitetin fitimtar. Ai e ka nxjerre klubin londinez nga mediokriteti dhe i ka dhene dy tituj kampione rresht. Aftesia e tij per te ngritur skuadra ne renie eshte vertetuar edhe te Porto, pasi klubi portgez ishte ne dite te errta dhe me te marre ai drejtimin i tha titullin kampion, Kupen UEFA dhe Champions League. E njejta gje po i ndodh tani Realit, pasi ka tre sezone qe nuk fiton dhe ky mund te behet i katerti, keshtu qe Murinjo do te ishte zgjidhja e duhur. Nje tejter arsye eshte edhe armiqesia e tij e madhe me Barcelonen, qe i shkon per shtat me se miri nje trajneri te Realit. Por Interi nuk ka ndermend ta lere aq lehte. Masimo Morati, pavaresisht se zyrtarisht nuk ka konfirmuar gje, mendohet t’i kete ofruar nje kontrate prej 7,5 milione eurosh ne vit, po aq sa merr te Celsi. Duhet pare tani nese edhe Reali do te jete i gatshem te pergjigjet me te njejten monedhe.

  4. #134
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kapelo “i lidh kepucet” Bekamit

    14 Janar “Vendimi i lojtari per te shkuar te Los Anxheles me nje kontrate aq te majme na ben te kuptojme se nuk mund te mbeshtetemi me tek ai, megjithese ka qene nje profesionist i shkelqyer”

    Mesfushori i Real Madridit, Devid Bekam, nuk do te luaje me kurre per skuadren e tij, te pakten keshtu ka deklaruar trajneri i ekipit spanjoll, Fabio Kapelo. Tekniku italian, duke folur ne nje konference per shtyp, tha se 31 vjecari, i cili konfirmoi te enjten se do te bashkohej me Los Anxheles Galaksi sezonin e ardhshem (ne nje marreveshje pesevjecare me vleren 250 milione dollare) ishte tani teresisht jashte planeve te tij. “Vendimi i lojtari per te shkuar te Los Anxheles me nje kontrate aq te majme na ben te kuptojme se nuk mund te mbeshtetemi me tek ai, megjithese ka qene nje profesionist i shkelqyer”, tha dje Kapelo. “Ai nuk do te luaje me. Vete vendosi te largohej, nuk e largova une”. Ish kapiteni i Anglise, i cili ka qene ne stol per pjesen me te madhe, e perfundon kontraten me klubin madrilen ne qershor dhe gjashte muajt e ardhshem mund te behen me te gjatet e jetes se tij. Kapelo ka blere tashme organizatorin argjentinas, Fernando Gago, per te zene vendin ne qender te mesfushes, aty ku eshte vendosur ndonjehere Bekami nga trajneret e meparshem, Vanderlei Luksemburgo dhe Mariano Garsia Ramon. Tekniku italian kerkon qe me ndryshimet te lere shenjen e tij ne skuadern se ciles i dha titullin ne vitin 1997.

    Kapelo kishte bere te qarte edhe me pare se Bekami ishte poshte ne listen e tij te preferencace, pasi ne vend te tij jane perdorur shume me shpesh kapiteni Raul Gonzales, Hoze Antonio Rejes dhe Robinjo. Ndoshta Bekami e ka bere te ditur qellimin e tij per t’u larguar kaq shpejt, pasi ka pare qe per ndeshjen e fundit ne Kupen e Spanjes kunder Betisit, ne vend te tij ne krahun e djathte, eshte zgjedhur Robinjo, edhe pse eshte mengjerash. Mendohet qe Kapelo ka pasur dyshime per perkushtimin e Bekamit muajt e fundit, sidomos qe prej pushimit te kerkuar per te marre pjese ne dasmen e Tom Kruizit ne Rome nentorin e kaluar. Bekam shkoi ne Itali me lejen e klubit, por besohet se Kapelo ka qene teper i nxehur me lojtarin e tij, sepse ai duhet te kishte punuar per te rimarre veten nga nje demtim ne gjurin e majte ne vend qe te merrej me gjera te tilla. Kapelo e ka vendosur Bekamin titulluar vetem ne nje nga pese ndeshjet e kampionatit kete sezon ku anglezi ka marre pjese.

  5. #135
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Jellop: Devid do te shpertheje ketu!

    14 Janar Trajneri i Los Anxhelesit mezi po e pret Bekamin: “Nese eshte ne dite te mire, nuk ka lojtar me te zote se ai ne ate qe ben”

    Ish kapiteni i Anglise, Devid Bekam, po drejtohet nga Los Anxheles Galaksi, fale edhe faktorit “Ipsuic”. Trajneri i klubit amerikan, Frenk Jelop, ne kohen kur luante me skuadren e vogel angleze beri qe ajo te dallohej per futbollin e saj terheqes. Ai e ka cuar kete mentalitet pertej Atlantikut dhe ne rolin e trajnerit pasi luajti 376 ndeshje per Ipsiucin nga viti 1982 deri ne vitin 1996. Jellop tha: “Devidit do t’i pelqeje menyra se si luajme. Ne hidhemi ne sulm dhe nuk qendrojme ne mbrojtje. Taktikisht nuk perpiqemi qe t’i ndalojme skuadrat e tjera te luajne. Ne perpiqemi qe te bejme lojen tone dhe t’u leme kundershtareve te kuptojne se si jemi gatuar”.

    Bekam duhet te bashkohet me Galaksin ne gusht, pasi te kete perfunduar kontraten me Realin ne fund te ketij sezoni. Ish mesfushori i Mancester Junaitedit mendohet se do t’ia kaloje edhe Franc Bekenbauerit dhe do te lere shenjen e tij si lojtari me i mire qe ka luajtur ne kete kampionat. Legjendari gjerman ka fituar tre tituj kampion me Nju Jork Kozmosin ne kater sezone, qe prej vitit 1977. Do te jete nje arritje e veshtire per t’u kapercyer, por Jellop eshte i bindur qe lojtari i tij i ri dhe teper i shtrenjte do te jape shume ne skuader. Ai tha: “Devid eshte ende ne maje fizikisht. Dhe eshte gati te luaje. Do te shpertheje ne kete kampionat. Tani eshte 31 vjec, jo 36 37 kur mund te kete veshtiresi, sepse eshte nje lojtar teper energjik. Nese eshte ne dite te mire, nuk ka lojtar me te zote se ai ne ate qe ben”. Bekam ka qene i lidhur qe me pare me Los Anxhelesin, permes akademise personale te futbollit. Jellop shtoi: “Qyteti i ka lene mbresaa dhe kjo eshte nje gje pozitive per ne. Mendoj se ka per ta pelqyer jashte mase atmosferen ketu ne klub. Dhe sigurisht qe do t’i pelqeje edhe koha qe do te kaloje jashte ndeshjeve dhe stervitjeve, sepse edhe kjo eshte nje gje teper e rendesishme per te dhe familjen e tij. Eshte nje levizje teper e mire per te; do te kete me pak presion ne fushe. Por jam i sigurt qe do te doje te beje gjera te mira ketu dhe te fitoje tituj”.

  6. #136
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Mancester Junaitedi ruajti pa problem kryesimin ne kampionat, pas fitores se lehte ndaj Aston Viles ne "Old Trafford". Pas fitores ne Kupen e Anglise 2-1 te dielen e kaluar, kete here "Djajte e Kuq" shenuan tre gola ndaj skuadres se Martin O'Nillit, e cila nuk ka fituar 12 ndeshje kete sezon. Mbrojtja e dobet e miqve i dhuroi Junaitedit golin e avantazhit ne te 11', kur topi i larguar gabim nga Geri Kahill perfundoi ne kembet e koreanit Park, i cili e dergoi ne rjete. Dy minuta me vone anesori ishte ne rolin e pasuesit dhe Majkell Karrik, e shfrytezoi me se miri topin e shokut te skuadres duke leshuar nej gjuajtje te pakapshme per Tomas Sorensenin. Me pas ishte Karrik qe krijoi golin e trete, me nje krosim te sakte per Kristiano Ronaldo, i cili me koke, shenoi golin e 13-te personal per kete sezon. Gabriel Agbonlahor shkurtoi diferencat per miqte, por nuk qe e mjaftueshme. Runi thuajse nuk e coi rezultatin ne 4 1, kur goditi traversen

  7. #137
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Liverpuli harroi shume shpejt dy humbjet e pesuara brenda pak diteve ndaj Arsenalit ne ndeshjet e kupave, duke fituar 3-0 ndaj Uotfordit ne "Vicarage Road". Nje dygolesh i Piter Kraucit, pas te parit te Kreig Belamise, i dha fitoren e merituar djemve te Rafael Benitezit. Te kuqte mund te kishin shenuar me teper, por vete Krauc dhe Belami, ashtu si Stiven Xherard, humben raste te tjera. Rasti me i rrezikshem i Uotfordit ishte goditja e traverses nga Xhordan Stjuart, pas nje gjuajtje nga 27 metra larg, ne mes te pjeses se dyte. Ne ndeshjen e fundit te dites, Arsenali realizoi fitoren e trete brenda javes, duke mundur 2-0 Bllekbernin ne fushen e kesaj te fundit. Topcinjte mbeten me dhjete vete ne fillim te pjeses se pare per nje nderhyrje te gabuar te Xhilberto Silves ndaj Robi Savaxh, por kjo i frymezoi dhe ne fillim Ture, pas nje krosimi nga goditja e denimit e Henrise, e me pas vete francezi me je zbritje fantastike, siguruan tri piket per Vengerin.

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Saviola, hakmarrja per Eto’one?

    14 Janar Sipas shtypit spanjoll, sulmuesi argjentinas perfshihet ne planet e Kalderonit dhe i pyetur per kete, Havier pergjigjet: “Nese kalimi ne “Bernabeu” do te ishte zgjidhja me e mire per mua, perse jo?”

    Ne pak muaj, Havier Saviola eshte shnderruar nga nje futbollist “periferik” ne planet e Rajkardit, ne nje futbollist te rendesishem per aktualitetin e Barces. Rendimenti i mire i argjentinasit e ka shnderruar ne futbollistin me mesataren me te mire per shenimin e golave (nje cdo 78 minuta), por Barcelona ende nuk ka vendosur se cfare do te beje me te dhe shume skuadra, duke pare qe kontrata e tij do te skadoje ne perfundim te sezonit kane nisur t’i paraqesin ofertat e tyre argjentinasit. Sipas ligjeve ne fuqi, nisur nga fakti qe deri ne skadimin e kontrates Savioles i mbeten me pak se gjashte muaj, ai eshte i lire te bisedoje me kedo dhe klubi i fundit qe eshte interesuar per te eshte Reali i Madridit. Sipas disa mediave madrilene, klubi i drejtuar nga Kalderon eshte i interesuar per sigurimin e sherbimeve te argjentinasit, nje forme kjo per t’u hakmarre per blerjen e Samuel Eto’ose nga ana e Barcelones. “Onda Cero” shkon me tej duke thene qe bisedimet mes perfaqesuesit te futbollistit dhe Mijatovicit, drejtorit sportiv te Realit kane nisur dhe madje mund te jete nenshkruar edhe nje parakontrate, sipas te ciles Saviola do te jete i detyruar te demshperbleje ekonomikisht klubin e bardhe, nese ne fund do te nderroje mendim dhe nuk do te nenshkruaje per madrilenet. Vete Saviola ushqen edhe me shume kete teori, ne nje interviste per “Telecinco”, pasi deklaroi: “Ne qofte se do te mendoja qe Reali i Madridit do te ishte zgjedhja me e mire per te ardhmen time, atehere nuk do te kisha problem ta pranoja”.

    Perpara se ne shtypin spanjoll te beheshin publik informacionet per interesimin e Realit per Saviolen, trajneri i Barcelones, Frenk Rajkard i doli ne mbrojtje argjentinasit, ne nje konference per shtyp ne “Camp Nou”. “Rinovimi i kontrates se Savioles eshte nje ceshtje qe i perket klubit, por nese me pyesni per nivelin e tij mund t’iu them qe jam i kenaqur nga sjellja dhe cilesia me te cilen po luan Saviola. Ndihet mire ketu dhe nese eshte i gatshem te qendroje, atehere besoj se dicka e tille mund te behet. Ka krijuar nje imazh shume te mire dhe eshte nje prej futbollisteve me te dashur nga tifozeria. Do te shohim se cfare do te ndodhe, por nuk jam kunder rinovimit te tij. Kur dikush e meriton, e meriton dhe pike”. Njekohesisht, Rajkard theksoi qe nuk ndihet nen presion nga tifozeria dhe shtypi per t’i dhene me shume minuta Savioles. “Nuk ndihem nen presion. Perkundrazi, jam shume i k`naqur per Havierin, pasi ai po ben nje pune me te vertete shume te mire”.
    #VamosArgentina

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Raul: Dua te "vdes" te Reali!

    14 Janar "Ndaj Saragozes do te jete nje ndeshje e rendesishme sepse nuk mund te humbasim me pike ne fushen tone. Tifozeria dhe ne po presim nje ndeshje te madhe"

    Raul Gonzalez, kapiteni i Realit te Madridit, komentoi se ndihet shume i lumtur dhe i kenaqur dhe shprehu deshiren e tij per te vazhduar dhe per te perfunduar karrieren e tij tek skuadra madrilene. "Ndihem i lumtur kete dhe deshiroj ta mbyll karrieren time sportive te Reali i Madridit". Sulmuesi spanjoll gjithashtu analizoi largimin e shokut te tij te skuadres, Devid Bekam. "Gjithmone trishtohesh kur largohet nje shok. Devid ka qene nje shok i mire dhe nje profesionist i vertete, i cili gjithmone ka dhene maksimumin e tij per Realin e Madridit. Do te perpiqemi te defrehemi me te keto gjashte muaj qe do te qendroje me ne", komentoi Raul, disa ore perpara se trajneri Fabio Kapelo te deklaronte se Bekam nuk ka per te luajtur me me Realin e Madridit. Per sa i perket situates aktuale te skuadres ne kampionat, Raul pranoi se humbjet kunder Rekreativos dhe Deportivos i kane shkaktuar shume deme Realit te Madridit. "Kemi bere shume perpjekje, por ja qe u mundem ne dy ndeshje radhazi. As ne vete nuk e shpjegojme ate qe ndodhi kunder Rekreativos dhe Deportivos la Korunjes. Ishim nje skuader totalisht jashte ndeshjes dhe nuk krijuam asnje rast per shenim dhe per me teper luajtem ne fushen tone. Keto humbje te bejne qe te reflektosh. Duhet te permiresohemi si ne reendimentin individual ashtu edhe kolektiv. Duhet te sforcohemi me shume. Eshte nje situate e veshtire, nuk mund te them delikate, por nga ato veshtiresi qe mund te perballesh cdo sezon. Skluadra dhe stafi teknik jane te afte per ta nxjerre skuadren nga kjo situate dhe per t'i dhene shume suksese tifozerise tone", tha Raul.

    Mbi Kapelon, kapiteni madrilen u shpreh se eshte nje trajner me shume pervoje. "Ka perjetuar situata edhe me te veshtira se kjo dhe eshte nje triumfator i lundur. Kerkon qe skuadra te kete nje karakter te forte dhe ne duhet t'i pergjigjemi, sepse kemi deshire te punojme dhe te fitojme. Kjo do te shihet ne javet e ardhshme", tha spanjolli. Per sa i perket ndeshjes ne kampionat kunder Saragozes, qe do te luhet sot ne "Santiago Bernabeu", Raul deklaroi se: "Do te jete nje ndeshje e rendesishme sepse nuk mund te humbasim me pike ne fushen tone. Tifozeria dhe ne po presim nje ndeshje te madhe. Deshirojme qe tifozet te shkojne ne shtepi te kenaqur. Pas dy humbjeve radhazi dhe pas situates qe eshte krijuar, nuk na lejohen me hapa te gabuar. Jemi duke u pergatitur per t'i bere balle nje skuadre te forte si Saragoza", perfundoi Raul Gonzales.
    #VamosArgentina

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Manēesteri fluruton, Ēelsi e ndjek.

    U luajtėn dje ndeshjet e vlefshme pėr javėn e 23-tė tė kampionatit anglez. Manēesteri Junaited ka shėnuar tri herė nė pjesėn e parė duke arritur fitoren e 11-tė rradhazi nė ndeshjet e luajtura nė kampionat ndaj Aston Vilės. Koreani Park kaloi nė avantazh "djajtė" pėrpara se Kerrik tė dyfishonte rezultatin, duke shėnuar golin e tij tė parė nė "Old Traford", qė pas mbėritjes nga Totenhemi, kėtė verė. Kristiano Ronaldo shėnoi golin e tretė, i cili mbylli llogaritė, pas krosimit tė marrė pikėrisht nga Kerrik. Miqtė shėnuan golin e nderit me anė tė Agbonalahur, pas reth njė ore lojė. Fitorja e djeshme e mban Manēesterin nė krye tė renditje, gjashtė pikė pėrpara Ēelsit. "Blutė" ruajtėn hapin falė goleadės ndaj Uiganit. Frenk Lampard me njė goditje dėnim nė minutėn e 13-tė shėnoi golin e parė pėr kampionėt e Anglisė nė fitoren 4-0. Pėr Ēelsit kjo ishte ndeshja e 56-tė, pa humbje, nė "Stemford Bridxh". Roben shėnoi golin e dytė pas njė gabimi tė mbrojtjes sė Uiganit. Edhe goli i tretė erdhi si fryt i njė pakudejsie tė portierit Kris Kirkland, i cili pėrcolli nė rrjetėn e tij, njė krosim tė ulėt nga Roben. Drogba shėnoi golin e katėrt dhe tė 14-tin pėr tė nė Premier Ligė, duke u konfimuar shėnuesi mė i mirė, njė gol mbi Kristiano Ronaldon. Ndėrkohė, Liverpuli ėshtė rikthyer pėrsėri tek fitorja pas njė serie zhgėnjimesh nė kupa, duke mundur 3-0 Uatfordin. Kjo ka qenė fitorja e shtatė nė tetė ndeshjet e fundit tė Premier Ligės pėr tė besuarit e Rafa Benitez. Pasi ėshtė eleminuar nga Fa Cup dhe Kupa e Ligės nė fushėn e tyre nga Arsenali, Liverpuli ėshtė konsoliduar nė vendin e tretė me njė fitore komode tė siguruar nga dy golat e Piter Krouē dhe njė tė Kreig Belami. Ata lėvizin nė kuotėn e 43 pikėve. Uatfordi mbetet nė kuotėn e 12 pikėve dhe duket se janė drejt rikthmit nė divizionin e dytė. Liverpuli e nisi ngadalė takimin dhe autori i golit tė parė ka qenė uellsiani Kreig Belami. Krouē ka qenė autori i dy golave tė tjerė tė ngjashėm me njėri tjetrin, pasi ka qenė Kreig Belami ai qė ka shėrbyer nė tė dyja aksionet pėr shtatlartin e Liverpulit. Mban hapin e skuadra tė kreut edhe Arsenali i vendit tė katėrt. "Topēinjtė" fituan nė fushėn e Blekbėrinit. Nė ndeshjet e tjera tė luajtura dje, Shelfildi dhe Portsmuthi janė ndarė nė barazim 1-1. Junaitedi shpresoi deri nė fund te fitorja, por pėr miqtė barazoi Geri O'Neil, nėntė minuta nga fundi i lojės. Barazim dramatik derbin e Londėrs, qė vazhdon "krizėn" e Uest Hemit. Skuadra e Kėrbishlit ėshtė ka qenė tri herė nė avantazh, por ėshtė arritur tri herė nga Fulhemi. Pėr herė tė fundit, nė tė 92-n, me qendėrmbrojtėsin Kristanval. Vlen pėr t'u pėrmendur edhe fitorja 3-1 e Midėllsbrout nė fushėn e Ēarltonit qė mbetet nė vendin e parafundit. Pa gola u mbyll sfida Bolton-Manēester Siti.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •