Close
Faqja 136 prej 311 FillimFillim ... 3686126134135136137138146186236 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,351 deri 1,360 prej 3101
  1. #1351
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Mancesteri “gllaberon” Romen

    11 Prill Mancester J. 7

    Roma 1

    Shenues: 11', 60' Karrik, 17' Smith, 19' Runi, 43', 48' Ronaldo, 80' Evra/69' De Rosi

    E marte, 10 prill 2007, ora 20:45, ne stadiumin “Old Trafford” te Mancesterit

    Mancester Junaited: Van der Sar, O’Shi (Evra 52'), Braun, Ferdinand, Heinze, Ronaldo, Karrik (Ricardson 73'), Fletcer, Gigs (Solskjaer 61'), Runi, Smith. Tr.: Ferguson.

    Roma: Doni, Kaseti, Mekses, Kivu, Panuci, De Rosi (Fati 86'), Pizarro, Vilhelmson (Rozi 88'), Vucinic, Mansini (Okaka 90'), Toti. Tr.: Spaleti.

    Gjyqtar: Lubos Mishel (Sllovaki)



    Nga “parajsa” ne “ferr”! Nuk eshte as nje emer filmi dhe as nje titull libri, por prologu i vetem i sfides Mancester Junaited?Roma, qe u mbyll me fitoren e thelle 7?1 te “Djajve”. Stadiumi i endrrave, “Old Trafford”, kthehet ne nje arene “mankthesh” per verdhekuqte, qe “shkaterrohen” totalisht nga djemte e Fergusonit, duke i dhene lamtumiren me te hidhur dhe me te shemtuar Champions League. Por, ky eshte ligji i futbollit dhe fitoi skuadra me e forte, Mancesteri, ne nje mbremje “Djajsh”. Sigurisht, edhe pse u godit ne menyren me te “pameshirshme” nga anglezet, skuadra e Romes nuk mund t’i kerkoje llogari fatit, te pakten ne kete zhgenjim teper te madh. Anglezet fituan cdo perballje, cdo top, cdo statistike dhe repart ne fushe. Ferguson mundi Spaletin. Natyrisht, eliminimi nga “dora” e Mancesterit nuk eshte nje turp, por menyra se si erdhi eshte nje tragjedi e vertete, e tepert per kryeqytetasit. Djemte e Spaletit krijojne iluzione ne fillim te takimit, duke rrezikuar me Totin, por kjo ndez “etjen” e “Perbindeshit” Mancester, qe zgjohet dhe kete e ben duke “kafshuar” verdhekuqte. Karrik realizon nj` supergol, nje “perle”, duke befasuar edhe portierin Doni, qe i shokuar nga ky gol peson te dytin, disa minuta me vone, me Smithin, i cili perfiton nga nje gabim ne mbrojtje i Romes. “Vershimi” i “Djajve” nuk ndalet ketu, sepse anglezet godasin verdhekuqte, te “plagosur” tashme. Gigs shperthen ne krah, ndersa Kristiano Ronaldo fantazon ne mesfushe. Uellsiani kroson ne qender te zones se rreptesise dhe Runi e devijon topin per ne rrjete. Roma provon te reagoje, por s’ka forcen e duhur dhe Mancesteri vazhdon “te godase”, kete here me Ronaldon, qe pas nje topi te marre po nga Gigs, shenon me nje gjuajtje nga jashte zone. Disfata eshte e pashmangshme per Romen, qe mundohet te ruaje te pakten dinjitetin ne pjesen e dyte, por nuk arrin ne kete mision. “Djajte”, si nje ushtri e etur per gjak, shenon nje tjeter gol, kete here po me Ronaldon. Katastrofa tashme eshte shume prane dhe mjafton nje gjuajtje spektakolare e Karrik, qe perfundon ne rrjete. Evra shenon golin e shtate, pas golit te De Rosit.

  2. #1352
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Celsi, ne "grahmat" e fundit

    11 Prill Valencia 1

    Celsi 2

    Shenues: Morientes 32'/Shevcenko 52', Esien 90'

    E marte, 10 prill 2007, ora 20:45, ne stadiumin “Mestalla”, te Valencias

    Valencia: Kanjizares, Migel, Ajala, Moreti, Del Horno, Hoakin, Albelda, Albiol (Hugo Viana 72'), Silva, Morientes (Angulo 65'), Vija. Tr. Flores

    Celsi: Ceh, L.Diarra (Xh.Kol 46'), Karvalho, Terri, E.Kol, Mikel, Esien, Lampard (Makelele 90'), Balak, Shevcenko (Kalu 90'), Drogba. Tr. Murinjo

    Gjyqtar: Kiros Vasaras (Greqi)



    Mishel Esien shenoi ne minuten e fundit, duke “prere” bileten e gjysmefinaleve per Celsin, pikerisht atehere kur te gjithe po beheshin gati per kohen shtese. Nje gjuajtje ne pozicion te priret nga e djathta, brenda zones, gjeti te papozicionuar si duhej Kanjizeresin, qe vetem pak minuta me pare kishte mbajtur gjalle shpresat e Valencias, duke bere nje pritje te shkelqyer ne gjuajtjen me koke te Balakut. Valencia kaloi ne avantazh kur Hoakin krosoi ne zone per Fernando Morientesin, i cili ne rreshqitje shenoi nga prane. Andrij Shevcenko barazoi ne fillimin e pjeses se dyte edhe ai nga prane, perpara se Esien te permbushte nje permbysje te mrekullueshem ne “Mestalla”. Me perjashtim te ndonje cudie te jashtezakonshme, Celsi do te luaje ne gjysmefinale perballe Liverpulit, i cili fitoi 3?0 ne fushen e PSV Eindhovenit, perpara nje jave.

    Ne fakt, ndeshja nisi me vrull per vendasit, por ne mungese te golit te shpejte, spanjollet u kthyen pase, me qellim qe t’i rezistonin presionit te Celsit. Karvalho, Shevcenko dhe Balak, qe me nje goditje me koke detyroi Kanjizaresin te kryente nje fluturim drejt trekendeshit per te grushtuar, paten raste te mira per Celsin. Nga ana tjeter, Vija ishte gjithmone nje kercenim me shperthimet e tij, ndersa gjuajtja nga prane zones e Morientesit perfundoi ngjitur me shtyllen e Cehut. Disa momente me pas, Morientes korrigjoi shenjestren, ne krosin e Hoakinit. Drogba per pak sa nuk barazoi disa caste me pas, por gjuajtja e tij me koke u prit shkelqyeshem nga Kanjiazares. Celsi kishte nevoje te reagonte menjehere ne pjesen e dyte dhe Murinjo hodhi ne fushe Xho Kolin. Ne nje goditje denimi te Esien, Drogba u bllokua nga Ajala, por argjentinasi vetem sa shtyu topin ne kembet e Shevcenkos, qe nga dy metra larg barazoi shifrat. Goli i dha zemer kampioneve te Anglise qe morren ne dore frenat e lojes. Shevcenko gjuajti jashte, ashtu si Angulo disa minuta me pas. Kanjizares kreu nje pritje shpetimtare ne gjuajtjen me koke te Balakut, ne krosin ne zone te Lampardit, nga nje goditje denimi. Pikerisht kur trajneret po mendonin per udhezimet qe do t’i jepnin skuadrave ne kohen shtese, Esien deperton ne te majte te mbrojtjes spanjolle dhe ne vend qe te fuse topin ne qender te znes, preferon te gjuaje. Kanjizares, nje hero deri ne ate moment, gjendet i papergatitur dhe sheh se si topi kaloi ne rrjete midis tij dhe shtylles. Ne tre minutat shtese, asgje s’mund te ndryshoje dhe Valencias i duhet te “braktise” kontinentin, me nje shije teper te hidhur “ne goje”.

  3. #1353
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eto’o: Votoj per Barcelonen!

    12 Prill Sulmuesi i Barcelones, Samuel Eto’o foli per situaten e tij dhe te skuadres katalanase ne nje program televiziv. Sulmuesi kamerunas ka komentuar humbjen 1?0 kunder Saragozes ne “La Romareda” dhe ka justifikuar mungesen e tij ne kete ndeshje. Eto’o foli per ate c’ka po ndodh ne kampin katalanas, por pa prekur problemet e medha te javeve te fundit. “Jam rikthyer, por jo si me pare. U demtova perseri dhe fatkeqesisht nuk arrita t’i ndihmoja shoket e mi ne ndeshjen kunder Saragozes. Kam vuajtur per shume muaj nga demtimi ne gju dhe tani u demtova perseri. Do te me pelqente te mos e kisha njohur kete pjese te jetes time. Shpresoj qe te jete demtimi im i fundit”, tha Eto’o. I pyetur per problemet e tij me klubin katalanas, kamerunasi tha se nuk ka asnje te tille, por kur drejtuesi i emisionit e provokoi duke i kerkuar te tregohej i sinqerte, kamerunasi u pergjigj: “Ne karrieren time sportive kam gabuar vetem nje here. Ishte atehere kur sulmova Realin e Madridit ne festimet e fitimit te titullit kampion. Probleme te tjera nuk ka patur dhe une nuk mund t’ju genjej. Kurre nuk ka genjyer sepse kete gje e urrej dhe nuk mund ta bej. Ne qofte se me akuzon apo me sulmon pa te drejte, atehere une mund te pergjigjem me cdo gjuhe apo veprim”. I pyetur se cili eshte mendimi i tij per lojtaret te cilet zihen me njeri?tjetrin, kamerunasi tha: “Ne qofte se do te ishte per mua, te tille lojtare duhet te gjejne nje vend tjeter dhe te mos benin me pjese ne boten e futbollit. Ne futboll ka shume veshtiresi, shume ulje?ngritje, por e rendesishme eshte te shenosh gol”. Eto’o foli edhe per situaten e Barcelones ne kampionat dhe per rrezikun apo mundesite e saj per te fituar titullin kampion. “Une votoj per Barcen. Gjithcka varet nga ne dhe kundershtaret tane varen nga rezultatet tona. Mund te them se eshte shume pozitive qe kampionati po kalon ne faza shume emocionuese dhe kjo eshte dicka shume e mire per futbollin dhe ne vecanti per ate spanjoll. Kane mbetur edhe nente ndeshje shume te rendesishme dhe detyra jone eshte qe te marrim maksimumin. Beme nje gabim ne Saragoze dhe tani duhet te punojme me shume per te reaguar dhe per ta shlyer ate gabim ne ndeshjet ne vazhdim. Mendoj dhe kam shume besim se ne fund te kampionatit trofeu do te na takoj neve”. Per sa i perket deklarimeve te bera prej tij ne sezonin e dyte te Barcelona per ceshtjen e Topit te Arte, Eto’o tha: “E gjithe bota kerkonte qe te thoja se e meritonte Ronaldinjo. Eshte e qarte qe me pelqen me shume ta fitoj une kete trofe sesa shoku im, por kjo nuk do te thote se nuk me behet qejfi ne qofte se fiton Ronaldinjo. Atehere ishim 50 lojtare qe luftonim per kete trofe dhe ne ate cast thashe kete”. Kur prezantuesi i programit i tha kamerunasit se ai vleresohet si nje prej njerezve me te preferuar ne bote, Eto’u nuk e fshehu habine: “Ndoshta, por kete e thoni ju, apo jo? Ka shume njerez qe me perkrahin dhe me pershendesin gjithmone kur me shohin ne rruge. I respektoj dhe me respektojne shume”, tha sulmuesi katalanas. Kamerunasi foli edhe per ish?katalanasin Hristo Stoickov, i cili nga e marta eshte shnderruar ne trajnerin e Selta Vigos, pasi dha doreheqjen nga kombetarja bullgare. “Eshte nje kampion i madh dhe nje njeri fantastik. E keshilloj qe te qetesohet pas asaj qe i ndodhi me Bullgarine dhe me pas te filloj punen e tij. I uroj shume fat ne aventuren e tij te re dhe shpresoj qe ta ndihmoje skuadren e Seltes ne qendrimin e saj ne kategorine e pare”.

  4. #1354
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Robinjo: Fitorja, perpara lojes!

    12 Prill “Nuk ka rendesi nese luajme keq dhe Barca mire, nese ne fund do te shpallemi kampion. Kam ardhur ne “Bernabeu” per t’u shnderruar ne futbollistin me te mire ne bote dhe jam ne rrugen e duhur”



    Sulmuesi brazilian i Realit te Madridit, Robinjo, ne nje interviste te dhene per te perditshem spanjolle “AS”, ka folur per situaten e tij dhe te skuadres madrilene ne kete fund sezoni. Braziliani ka folur per marredheniet e tij me trajnerin Kapelo dhe per shanset e Realit per te fituar titullin kampion.



    ? Tre gola ne tre ndeshje. Si ndiheni?

    ? Ndjesia e shenimit te nje goli eshte e mrekullueshme. Festimet e golave te mi i kam bere pa vetedije, nuk e kuptoja se cfare po beja, por e rendesishme eshte se jam shume i lumtur. Dua te jem nje lojtar i rendesishem per Realin dhe ta ngre sa me larte emrin e ketij klubi.

    ? Cfare po ndodh ne skuadren tuaj?

    ? Skuadra eshte shume mire dhe niveli po rritet cdo dite e me shume. Tani kemi me te vertete shume shanse per te fituar kampionatin.

    ? Po Kapelo?

    ? Na pergezoi te gjitheve nje per nje dhe na tha se duhet te vazhdonim ne kete rruge.

    ? Kur e keni vene re se skuadra juaj mund te shanse te medha per te fituar kampionatin?

    ? Gjithmone kemi besuar, por ky besim u forcua edhe me shume pas barazimit me Barcelonen. Thone qe ndeshjet qe ka Barcelona deri ne fund jane me te lehta se perballjet tona, por kete duhet ta tregoj fusha.

    ? Eshte me e rrezikshme Barcelona, Valencia apo Sevilja?

    ? Barcelona eshte gjithmone. Eshte nje skuader qe luan shume mire dhe krijon shume raste per shenim ne nje ndeshje.

    ? Reali eshte e kunderta e Barces, luan keq dhe fiton.

    ? Me situaten qe eshte krijuan te ne, e rendesishme eshte te fitojme dhe me pas te luajme mire.

    ? Duket se ndiheni shume mire fizikisht, sepse kunder Osasunes keni luajtur ne shume zona te fushes?

    ? Me pelqen te luaj i lire dhe jo ne nje pozicion fiks. Ketu markimet jane shume te forta dhe ne qofte se nuk leviz atehere e ke shume te veshtire.

    ? Por, me perpara keni luajtur me shume ne krah.

    ? Ndoshta po. Ndonjehere e marre topin i terhequr dhe kerkoj te pasoj per shoket qe ndodhen ne zonen kundershtare. Nga Kapelo kam mesuar shume dhe se duhet te sakrifikoj per skuadren.

    ? A do te mund te luanit dot si pyke e dyte?

    ? Varet nese luajme me dy shkaterrues apo me nje. Ne Brazil luaja ne te majte, por nuk kisha detyra mbrojtese. Perpiqem te pershtatem.

    ? Cfare ka ndryshuar te Robinjo?

    ? Po stervitem per finalizimet me koke, me te djathten dhe me te majten. Perpiqem qe te jem sa me afer portes se kundershtarit. Cdo dite i dedikoj 15 minuta ketyre ushtrimeve. Ne Europe eshte e rendesishme te shenosh gola, sepse eshte e vetmja gje qe te nderon.

    ? A eshte skuadra me e bashkuar tani?

    ? Gjithmone kemi qene. Ka njerez qe kane dashur te na shohin te ndare dhe jo keshtu sic jemi tani.

    ? Eshte me i veshtire ky sezon per ju se ai i kaluari?

    ? Sezoni i kaluar ka qene me i veshtire, sepse e fillova mire dhe me pas gjerat nuk shkuan ashtu sic deshiroja. Do te vecoja kete sezon dhe jam shume i lumtur qe Kapelo beson tek une.

    ? A ju ka kaluar merzitja pas atyre qe thane se ju keni shkuar i dehur ne stervitje?

    ? Mbeta shume i merzitur dhe i habitur sepse nuk ishte e vertete. Njerezit nuk duhet te shpikin te tilla gjerash, por duhet te analizojne rendimentin tim dhe ate cfare po jap une per skudren time.

    ? Si eshte marredhenia juaj me Kapelon?

    ? Normale, si me cdo trajner. Perpiqem te bej ate qe me kerkon ai.

    ? A keni menduar ndonjehere te largoheni?

    ? Kurre sepse nuk ka asnje klub tjeter ne lartesine e Realit te Madridit. Kam ardhur ketu per t’u bere me i miri ne bote dhe besoj se jam ne rrugen e duhur.

    ? Cfare beni ju kur nuk luani?

    ? Luaj me “Play Station”, bilardo dhe degjoj muzik. Ka raste kur dal me familjen time dhe me miqte e mi.

    ? A eshte rikuperuar Emerson?

    ? Mendoj se eshte ne rrugen e duhur dhe vetem ai mund t’i jap zgjidhje kesaj situate. Eshte nje lojtar shume i mire dhe i rendesishem per ne dhe i ka te gjitha shanset per t’i dhene nje pergjigje njerezve qe e kane vershellyer.

    ? Edhe juve ju kane vershellyer.

    ? Sigurisht, por kjo gje me motivon me shume. Ne qofte se humb nje top apo ndonje pasim, atehere te gjithe vihen kunder meje. Njerezit kane vershellyer Ronaldon apo Zidanin, pse te mos e bejne te njejten gje edhe me mua?

    ? A eshte Kristiano Ronaldo lojtari me i mire per momentin?

    ? Sigurist qe po. Ai dhe Kaka jane me te miret tani dhe jane te afte te vendosin fatin e nje ndeshje. Jane lojtare shume te mire dhe te rendesishem per nje skuader.

  5. #1355
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Reali, gati planin per Ronaldon

    12 Prill Pedrag Mijatovic dhe Franko Baldini, dy nga drejtuesit e Realit te Madridit, filluan javen e kaluar “sulmin” per te marre Kristiano Ronaldon. Sipas te perditshmes spanjolle “AS”, te merkuren e kaluar, Horge Mendes, menaxheri i lojtarit portugez, dhe Franko Baldini, krahu i djathte i Mijatovicit dhe nje nga njerezit e merkatos se skuadres madrilene, zhvilluan nje mbledhje sekrete ne Londer per te planifikuar strategjine e blerjes se futbollistit te Mancester Junaitedit. Vete Mijatovic, i cili ka nje marredhenie te mire me Mendesin, eshte perpjekur te takohet me menaxherin e lojtarit ne shume raste, por axhenda e zene e tyre nuk i ka dhene shansin qe te takohen. Pas bisedeva te shumta telefonike, u arrit te behet edhe takimi direkt midis drejtuesve madrilene dhe menaxherit te lojtarit. Baldini i beri te ditur Mendesit se Kristiano Ronaldo eshte blerja prioritare per Realin e Madridit dhe per presidentin Ramon Kalderon. Eshte bere e ditur se drejtuesit madrilene jane plotesisht gati per te plotesuar kerkesat e klubit anglez dhe per te marre sezonin e ardhshem mesfushorin portugez.

    Horge Mendes, nga ana e tij, i tha Baldinit se Mancesteri do ta kete shume te veshtire te lere te lire futbollistin portugez, por vete Kristiano Ronaldo nuk ka pranuar te rinovoje kontraten e tij me klubin anglez dhe se deshira e tij eshte qe te luaje me Realin e Madridit. Kjo deklarate e qetesoi Franko Baldinin, i cili e pyeti Mendesin nese shanset e Realit jane te medha per te blere Kristianon dhe menaxheri i lojtarit iu pergjigj se po. Mendes tha se synimi i mesfushorit portugez eshte qe te fitoj nje titull me Mancesterin dhe me pas te largohet me koken lart. Mendes i konfirmoi Baldinit se Aleks Ferguson nuk mund ta imagjinoje dot Mancesterin e tij pa Kristiano Ronaldon, por nga ana tjeter, pronari i klubit anglez, Malkom Glejzer e sheh me sy te mire realizimin e nje marreveshjeje te tille nga e cila klubi i Mancesterit do te perfitonte 135 milione euro, 80 milione nga shitja e tij dhe 55 milione nga kontrata e tij e re ne rast rinovimi. Takimi midis baldinit dhe Mendesit perfundoi me shpresen dhe idene per ta cuar deri ne fund kete marreveshje dhe detyra e tij eshte qe te bej realitet endrren e klubit madrilen: Kristiano Ronaldo te veshe fanellen e Realit te Madridit. Pas ketij takimi, Baldini i telefonoi Mijatovicit per ta informuar per te rejat qe ndodhen dhe drejtori teknik beri te njejten gje me Ramon Kalderonin. Nga ana tjeter, menaxheri i portugezit, ka informuar klientin e tij per mbledhjen e mbajtur. Mancester Junaited e di fare mire qe Kristiano Ronaldo nuk deshiron te rinovoj kontraten e tij. Ne ditet ne vazhdim, Aleks Ferguson do te perpiqet te bej nje mbledhje me Horge Mendesin dhe ta bind ate qe Kristiano Ronaldo te rinovoj kontraten e tij me Mancester Junaited.

  6. #1356
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Murinjo “hidheron” kualifikimin

    12 Prill “Une dua qe te qendroj ne Angli, por ndonjehere ne jete nuk mund te kesh gjithmone ate qe deshiron te keshe. Nese nuk mund te drejtoj atje, do te drejtoj nje skuader tjeter”



    Celsi arriti nje fitore dramatike ne “Mestalla” duke shenuar ne minuten e fundit dhe duke arritur keshtu nje vend ne gjysmefinalet e Champions League, por trajneri Hoze Murinjo dha nje tjeter shenje se mund te mos jete ne “Stamford Bridge” sezonin e ardhshem. Murinjo ne fillim u shpreh i kenaqur per fitoren 2?1 te skuadres se tij ? e para e nje skuadra angleze ne “Mestalla” qe prej triumfit te Lidsit 40 vjet me pare ? por me pas pranoi terthorazi se mund te largohej nga blute vitin e ardhshem. Goli i shenuar ne fund nga Mishel Esien ? i cili luante pas nje muaji pushim te detyruar per shkak demtimi ? i dha bluve nje mbremje te paharrueshme europiane, por Murinjo tha: “Une dua qe te qendroj ne Angli, por ndonjehere ne jete nuk mund te kesh gjithmone ate qe deshiron te keshe. Nese nuk mund te drejtoj atje, do te drejtoj nje skuader tjeter”. Celsi mbetet ne gare per te fituar kater tituj, nje rekord i paprecedent. Kampionia ne fuqi e Anglise nuk u duk fort mire pasi Fernando Morientes kaloi ne avantazh Valencian duke e cuar ne 2?1 rezultatin e pergjithshem. Por shpirti luftarak i bluve, vendosmeria e te cileve i ka bere qe te shenojne 25 gola ne dhjete minutat e fundit te ndeshjeve kete sezon, edhe nje here i “nxori nga balta”. Andrij Shevcenko, i quajtur si blerje e deshtuar per pjesen me te madhe te sezonit pas mberritjes ne Londer nga Milani, barazoi rezultatin ne te 52' dhe pasi Kanjizares i mohoi golin Balakut me nje pritje te mrekullueshme, portieri spanjoll nuk mundi te ndalte gjuajtjen e Esienit nga e djathta. Megjithate, lajmi i keq eshte se ganezi, te cilit Murinjo i ka vene nofken “Treni”, do te mungoje ne takimin e pare te gjysmefinales, per shkak te nje kartoni te verdhe te marre te marten.



    Balak: Esieni do te na mungoje!

    Kapiteni i Gjermanise, Mikael Balak, edhe pse ishte teper i kenaqur per fitoren, pranoi se humbja e heroit te se martes, Mishel Esien, do te ndihet shume ne takimin e pare te gjysmefinales. Balak deklaroi: “Eshte e pabesueshme qe Misheli shenoi golin e fitores sone, sepse ai e ka pritur me padurim kthimin ne loje pas demtimit. Ishte fantastike qe shenoi ate gol ne sekondat e fundit. Ai eshte nje lojtar i rendesishem per ne dhe nuk eshte gje e mire qe eshte i pezulluar. Normalisht do te luaje nje lojtar tjeter, por me te mundesite ishin me te medha”. Duke folur me pas per ecurine e takimit, gjermani shtoi: “Duhet te shenonim te pakten nje gol ne te ndeshje dhe, pavaresisht se pesuam ne fillim, asgje nuk ndryshoi per ne. E ruajtem perqendrimin dhe ne pjesen e dyte u treguam shume te vendosur dhe e kontrolluam ndeshjen. Valencia gjuajti vetem nje here ne porten tone ne pjesen e dyte”. Celsi do te perqendroje vemendjen tani te gjysmefinalja e Kupes se Anglise, ku do te perballet me Bllekbernin ne “Old Trafford” dhe Balak beson se do te jete nje tjeter ndeshje e madhe: “Pas nje ndeshjeje te rendesishme, vjen nje tjeter tashme. Eshte normale te ndodhe keshtu kur je ne te gjitha kompeticionet ne kete faze te sezonit. Po humbe nje here, eliminohesh. Duhet te mesohemi me kete dhe te shpresojme qe te fitojme te dielen, ne menyre qe te luajme ne finalen e pare ne “Wembley”?n e ri”.



    Terri: Ne nuk “vdesim” kurre!

    Xhon Terri eshte i mendimit se mentaliteti i Celsit per t’u mos u dorezuar kurre mund t’i jape skuadres lavdine ne Champions League. Blute luftuan pas golit te pesuar nga Valencia dhe permbysen rezultatin duke arritur kualifikimin per ne gjysmefinale dhe kapiteni Terri eshte optimist pas asaj qe dha ne fushe skuadra. Ai tha: “Fitorja ne Spanje dhe fakti qe shenuam ne fund te takimit tregon se ne kete skuader nuk ekziston frika dhe se nuk do te dorezohemi ne asnje skutuate. Luftuam deri ne fund dhe kjo tregon shume per ne. Pa menduar me pas qe ndeshjen e ndryshuan dy lojtare qe sapo ishin kthyer nga demtimet. Xho Kol dhe Mishel Esien kane munguar per disa ndeshje, por u kthyen te fresket, ne forme te mire dhe te etur per sukses. Xho e ndryshoi teresisht rrjedhen e ndeshjes kur u fut pas pushimit dhe ndryshuam modulin ne 4?3?3 dhe te gjithe lojtaret treguan se jane te gatshem te luftojne deri ne fund ne cdo ndeshje. Trajneri nuk ishte i lumtur ne pushim, dhe me te drejte, prandaj na e tha hapur kete. Na kishte paralajmeruar qe te mos na zinte frika po te pesonim gol, por nuk ishte i kenaqur me nivelin e paraqitjes sone. Eshte fat qe kemi disa gjeni brenda skuadres sone sepse e permbysem ndeshjen dhe e merituam fitoren”.

  7. #1357
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Toti: Nata me e erret e jetes!

    12 Prill Hidherimi eshte i madh ne kampin verdhekuq, sidomos pas humbjes 7?1 te Romes ne “Old Trafford”, ndaj skuadres se Mancesterit. Kapiteni i Romes, Francesko Toti eshte ende i tronditur nga kjo disfate e madhe dhe ne deklaraten per shtyp te dhene per nje televizion anglez, u shpreh: “Sfida e Mancesterit eshte mbremja me e erret e gjithe karrieres sime. Sepse shtate gola ne Champions League nuk i kishim pesuar kurre. Ne cdo gjuajtje, ata shenjestronin porten dhe shenonin. Mungesa e Tadeit u ndje shume, por tashme eshte e lehte qe te flitet per kete dhe per te gjetur nje justifikim, qe ne te vertete nuk ka. Pesuam tre gola ne 9 minuta, u munduam qe te reagonim, por ne ato kushte ishte me te vertete teper e veshtire”, u shpreh Toti, duke i derguar me pas nje mesazh te qarte 5000 tifozeve romane te pranishem ne “Old Trafford”, duke ndjekur skuadren: “Ishim teper te bindur dhe besonim shume se do te kalonim ne gjysmefinale. E donim me shpirt kete arritje, por ja qe nuk ndodhi dhe eliminuam ne menyren me te ndryshme. Duhet t’i them faleminderit te gjithe tifozeve, sepse dhane nje demostrim se Roma eshte nje ekip i madh. U perballem me nje ekip te madh. Tani, duhet te rikembejme besimin qe tifozet na dhane, duke mos leshuar. Do te doja te luaja serish nje ndeshje keshtu, sikur te ishte nje finale dhe sigurisht, me nje rezultat tjeter”, perfundoi Toti.



    Spaleti: Veshtire te shpjegohet!

    Nje buzeqeshje e hidhur dhe ironike ajo e Luciano Spaletit, trajnerit te Romes, pas eliminimit nga Champions League, me humbjen 7-1 te pesuar ne Mancester, ndaj “Djajve te Kuq” te Fergusonit. Spaleti nuk ka shume fjale per te analizuar takimin dhe pohoi: “Eshte teper e veshtire per mua qe te shpjegoj dicka te tille. Detyra jone ishte qe te krijonim disa veshtiresi, por ja qe ata shenuan menjehere dhe kjo veshtiresoi gjithcka. Sa here qe ata preknin topin dhe kalonin mesfushen tone, per mua ishte nje mankth, sepse mendoja se do ta pesonim. Cfare do te beja nese do te kthehesha prapa? Do te qendroja ne shtepi!”, perfundoi Spaleti.



    Roma, disfata epokale per Italine

    Humbja dhe zhgenjimi “gjigant” i Romes ne Mancester, (fitore 7-1 e “Djajve” ne “Old Trafford”), pervec eliminimit nga cerekfinalja, shenon edhe nje rekord negativ per verdhekuqte: kurre asnje skuader italiane, deri me sot, nuk ka pesuar nje humbje kaq te thelle ne Champions League apo ne Kupen e Kampioneve. Sigurisht, humbja me e rende i takon Juventusit, 7-0 ne vitin 1958 ne fushen e austriakeve te “Wiener”-it, por behej fjale per turin e pare. Ne shtator te 1974-es, Milani pesoi nje humbje 6-0 ndaj Ajaksit, ne Superkupen e Europes, ndersa Arsenali mundit 5-1 Interin, ne nentor te vitit 2003. Sampi u mund 6-0 nga hungarezet e Ferencvaroshit, ne Kupen e Kupave. Lensi mundi 6-0 Lacion ne Kupen UEFA ne sezonin ’77?’78.

  8. #1358
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fergi: Premiershipi mund Serine A!

    12 Prill “Ende nuk u besoj syve per ate qe pashe ne stadium. Eshte nje kualifikim historik per ne dhe nuk e prisja ne kete menyre. Por, e merituam totalisht”



    Fitorja e thelle, me rezultatin 7?1, e Mancester Junaitedit ne Champions League, ne ndeshej cerekfinale, nuk ishte vetem nje triumf i jashtezakonshem, “trondites” ndaj Romes, por edhe nje revansh anglez ndaj futbollit italian. Ka qene ky thelbi i deklaratave te Ser Aleks Fergusonit, trajnerit te “Djajve te Kuq”, pas suksesit te madh ndaj verdhekuqve te Spaletit, ne “Old Trafford”. Ser Aleks pohoi, menjehere pas ndeshjes, ne konferencen per shtyp, se Premiership eshte nje nder kampionatet me te mira ne Europe. Fituesit e Champions, ne vitin 1999, pas fitores se thelle dhe totalisht te merituar ndaj Romes, siguruan te marten ne mbremje nje bilete per gjysmefinale, ashtu si Celsi i Murinjos. Majkell Karrik (nje “dopiete”), Kristiano Ronaldo (nje “dopiete”), Uejn Runi, Alan Smith dhe Patrik Evra shenuan golat ne nje nate magjike ne “Old Trafford”, per te vazhduar edhe me AC Milan ose Bajernin e Mynihut. Tranjeri i Junaitedit, Ferguson, u shpreh: “Fakti se tre skuadrat angleze do te jene ne gjysmefinale, e ben ligen tone nje nga ligat me te mira ne Europe. Gjashte a shtate vjet me pare futbolli spanjoll ishte me i miri, por tani mesa duket kemi kaluar ne “pole?position” dhe kete e kemi bere me nje merite te plote dhe duke rindertuar futbollin tone. Pame qe te shembej “Perandoria” e Real Madridit dhe Barcelones, ndaj kjo nuk eshte dicka normale. Natyra e kompeticionit dhe cilesia e lojes angleze jane permiresuar gjate sezonit dhe kjo u vu re sidomos ne Champions”, shtoi Ferguson. Ne vazhdim, trajneri i Mancesterit, ne vazhdim, u ndal shume te rezultati, i pabesueshem ende per Fergusonin, i cili tha: “Ne nuk e prisnim kurre nje fitore 7?1, sidomos ndaj Romes, por cilesia e lojes tone ishte shume e larte, gati duke arritur te persosuren. Nje paraqitje me te vertete teper mbreslenese. Shpjetesia ne ndertimin e aksioneve, vendosmeria, impenjimi maksimal, deshira per t’u kualifikuar ishin faktoret qe “gatuan” kete triumf te madh. Kjo mbremje do te mbahet mend gjate ne kujtesen e te gjithe tifozeve te Mancesterit”, u shpreh Fergi. Por, Ferguson mendon se goli i pare ishte ai qe hapi edhe kete “fetsival”, sepse nese nuk do te ishte shenuar aq shpejt, ndoshta gjerat mund te kishin shkuar ndryshe: “Goli i pare na dha ne nje besim ne vetvete per te mundur Romen dhe kjo ishte padyshim nje nga netet me te mira te futbollit europian qe ne kemi patur ndonjehere”.

    Por, forca e Mancesterit nuk qendron vetem ne rezultate, por edhe te aftesite dhe perkushtimi gati sakrifikues i te rinjve, te cilet kane nisur qe te pershtaten me ekipin. Ser Aleks u shpreh: “Me kalimin e kohes kemi fituar nje pervoje me shue dhe dua te ndalem te takimi ndaj Milanit, kur kuqezinjte na eliminuan me dy gola te shenuar, nje ne Angli dhe nje ne Itali. Per ne, zhgenjimi i atij viti ishte nje mesim i madh. Jam mjaft i lumtur nga paraqitja e Ronaldos dhe Runit, te cilet e kishin shume te veshtire, por ia dolen mbare, duke care mbrojtjen verdhekuqe. Edhe gjate stervitjes, perpara ndeshjes, Ronaldo ishte i bindur se do te kalonim ne, sepse nje kampion mendon te tilla gjera. Te fitosh 7?1 kunder Romes ne nje cerekfinale eshte dicka shume e madhe”, pohoi Fergi, duke i “thurur” elozhe edhe sulmuesit Alan Smith: “Ishte fantastik. Alan beri nje pune te shkelqyer ne sulm, ashtu si te gjithe, duke vene ne veshtiresi mbrojtjen e Romes. Te them te drejten, te gjithe lojtaret i zbatuan shume mire detyrat taktike dhe kjo ishte ajo qe me beri me shume pershtypje. Jam shume i lumtur per kete kualifikim, sepse te gjithe pohonin se Mancesteri ishte ne nje moment krize, por nje humbje ne Premiership mund te qendroje dhe ajo erdhi ndaj Portsmuthit, jashte fushe. Tashme, duhet te perqendrohemi ne kampionat, duke mos menduar shume per kete sfide, edhe pse entuziazmi eshte shume i madh”, perfundoi Fergi.



    K.Ronaldo: E dija qe do te kalonim!

    Kristiano Ronaldo, ne fund te ndeshjes ndaj Romes, u cilesua si nje nder herojnte e Mancesterit, per nje mbremje me te vertete te paharrueshme per “Djajte e Kuq”. Ser Aleks Ferguson, gjate 20 viteve te tij ne drejtimin e Junaitedit, me ne fund arriti nje rezultat fantastik, shume te veshtire per t’u besuar, nje fyerje per italianet. Si zakonisht, fantazia e Kristiano Ronaldos beri qe Mancesteri te hidhte nje hap mese te rendesishem drejt gjysmefinales. Ronaldo shenoi nje “dopiete” te cmuar ne kete ndeshje dhe i gjithe shtypi britanik, nje dite pas ndeshjes, hapi faqet kryesore te gazeteve me foton e portugezit, i cili pas ndeshjes tha: “Kjo mbremje do te mbetet gjate ne kujtesen e te gjitheve dhe tashme ka hyre ne histori. Jam i lumtur, sepse kur dola ne fund nga stadiumi kuptova se Mancesteri eshte me te vertete nje superfuqi europiane. Tifozet ishin teper te emocionuar, ashtu si ne lojtaret. Isha i bindur se do te kalonim, sepse ne takimet e medha nuk kemi munguar asnje here. Edhe pse pesuam nje humbje ne Rome, e dinim se do te kalonim ne gjysmefinale.



    Karrik: Tani, na prisni ne finale!

    Majkell Karrik, mesfushori i Mancesterit, autori i dy golave te shkelqyer me Romen, ne fitoren 7?1 te “Djajve te Kuq”, ne cerekfinale, ndaj verdhekuqve, eshte mese i lumtur nga ky kualifikim. Karrik beson se rruga e Mancesterit ne Champions tashme perfundon ne finale dhe me nje sukses. Ne fund te ndeshjes, nje nga protagonistet e fitores historike te anglezeve u shpreh: “Ishim te vendosur dhe besonim ne aftesite tona. Kete e thame edhe para ndeshjes por, te them te drejten, nuk e prisja qe rezultati do te kishte qene kaq i thelle ne fund te ndeshjes. Ky sukses eshte nje doze e madhe besimi te ne dhe kemi shume mundesi qe te kalojme edhe ne finale, duke arritur edhe triumfin. E dinim se do te na duhej vetem nje fitore, sepse nuk mund te kualifikoheshim ndryshe dhe arritem kete objektiv, madje duke zbavitur te gjithe te pranishmit ne stadium. Sigurisht, duhet te pranoj se edhe fati ishte me ne, sepse shenuam nje gol shume shpejt, duke e vene ne veshtiresi Romen. Pastaj, edhe fakti qe luajtem brenda fushes ishte nje avantazh p?_e, sepse publiku eshte fantastik ne te tilla raste. Po ashtu, jam shume i lumtur per golat. Mendoj se suksesi i arritur ndaj Romes tregon se ne meritojme te jemi ne kete kompeticion. Shpresoj qe kete vit te fitojme edhe titullin”, perfundoi Karrik.

  9. #1359
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Asnje cudi nga “fronti i kuq”!

    12 Prill



    Liverpul 1

    PSV Eindhoven 0

    Shenues: Krauc 67'

    E merkure, 11 prill 2007, ora 20:45, ne

    stadiumin “Anfield Road”, te Liverpulit

    Liverpul: Reina, Arbeloa, Hipia, Ager (Paleta 79'), Rise, Ksavi Alonso (Gonzales 72'), Krauc, Penant, Belami (Fauler 17'), Sisoko, Zenden. Tr. Benitez

    PSV Eindhoven: Gomes, Simons, Vajrynen, Koku, Kone (Eiden 72'), Kulina, Farfan (Klaivert 63'), Ado, Feher (Sun Xiang 63'), Salcido, Marcelis. Tr. Kuman

    Gjyqtar: Roseti (Itali)

    Karton i kuq: Marcelis 64'



    Liverpuli do te luaje ne gjysmefinale perballe Celsit. Te kuqte fituan 1?0 ne “Anfield Road”, perballe PSV Eindhovenit, qe vinte pas deshtimit 3?0 ne fushen e tij. Me Liverpulin te sigurt per kualifikimin dhe me kampionet e Holandes te dorezuar ne fatin e tyre, kjo ndeshje u luajt me teper pasi keshtu duhej bere dhe ne fushe, asnjera prej te dyja skuadrave nuk u perpoq te jepte me te miren e saj. Portieri i anglezeve, Hoze Reina u detyrua te bente dy pritje te zgjuara pas gjuajtjeve te Xheferson Farfan, por Dirk Marcelis u perjashtua nga loja per nje nderhyrje agresive ndaj Bolo Zendenit, perpara se Krauc te shenonte ne krosin e Robi Faulerit, golin e vetem te mbremjes. Qe ne fillim, trajneri Ronald Kuman e dinte qe duhet te ndodhte nje mrekulli qe skuadra e tij te pengonte klubin e trete anglez qe te kualifikohej per ne katershe dhe kampionet e Holandes nuk u duken ne asnje moment te afte qe ta benin kete. Sikur te mos mjaftonte humbja 3?0, demtimet e shumta te PSV?se bene qe ne fushe te zbriste nje skuader e reduktuar. Ne minuten e trete, Reina grushtoi bukur goditjen me koke te Farfanit, por ritmi mbet i ulet dhe rastet krijoheshin nga ndonje shkendije individuale e lojtareve. Rasti i pare per te kuqte vjen ne te 26', kur Gomes devijoi ne shtylle nje gjuajtje te Krauc, i sherbyer nga Penant. Perpara kesaj, Belami la fushen i demtuar dhe ky ishte shqetesimi i vetem i mbremjes per Benitezin. Zenden, gjithashtu mund te kishte shenuar ne nje goditje denimi, qe perfundoi ngjitur me shtyllen. Pjesa e dyte nisi perseri me nje rast per holandezet, por gjuajtja e ulet e Farfanit u prit nga Reina. Liverpuli vazhdoi te mbante te ulet ritmin e lojes dhe debutuesi 18?vjecar, Marcelis perfundoi perpara kohe ne dush, i ndeshkuar me karton te kuq. Gomes i rezistoi gjuajtjes se pare te Kraucit, ne krosin e Rises, por kur gjiganti 2?metrosh u sherbye disa minuta me pas nga Fauler, portieri brazilian nuk mundi te bente asgje per t’u kunderpergjigjur. Ne fund, Krauc dhe Penant mund te kishin dyfishuar rezultatin, duke perfituar nga hapesirat qe holandezet nisen te linin pas, por duke qene se ndeshja luhej per statistike, edhe nje gol i dyte kete vlere do te kishte. Ajo qe ka rendesi per Liverpulin eshte qe vazhdon “gjuetine” per titullin e gjashte te historise ne Champions League dhe pengesa e tyre ne gjysmefinale do te jete Celsi, ne nje ndeshje qe do te jete perseritje e gjysmefinales dramatike te vitit 2005. Ky, eshte pikerisht viti kur te kuqte fituan per here te fundit kompeticionin...

  10. #1360
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    “Djalli” kalon “ferrin” gjerman

    12 Prill



    Bajern Mynih 0

    Milan 2

    Shenues: / Sedorf 28', Inzagi 31'

    E merkure 11 prill 2007, ora 20:45, ne stadiumin “Allianz Arena” te Mynihut

    Bajern Mynih: Kahn, Salihamixhic, Lusio, Van Bujten, Lahm, Otl (Santa Kruz 46'), Hergrivs, Van Bomel, Lel (Gerlitc 77'), Makai (Pizarro 61'), Podolski. Tr.: Hitcfeld.

    Milan: Dida, Odo, Maldini, Nesta, Jankulovski, Gatuzo (Kafu 87'), Pirlo, Ambrozini, Sedorf (Gurkuf 80'), Kaka, Inzagi (Serxhinjo 70' ). Tr.: Anceloti

    Gjyqtar: Mehuto Gonzales (Spanje)



    Barazimi 2?2 i arritur ne “San Siro” nuk ka trembur Milanin, qe ka mundur te fitoje 2?0 ne “Allianz Arena”, ndaj Bajernit, duke eliminuar serish gjermanet. Kete here, protagonistet e kesaj arritjeje te madhe ishin Sedorf dhe Inzagi. Tashme, kuqezinjte do te perballen me Mancester Junaitedin, ne gjysmefinale. “Mund t’ia dalim”, keshtu ishte shprehur Anceloti perpara takimit ndaj Bajernit, ne Mynih, dhe keshtu ndodhi, sepse “Djalli” arriti dicka te jashtezakonshme. Ne formacion, skuadra e Ancelotit rigjen Inzagin qe nga minuta e pare, ndersa Sedorf luan i spostar me perpara, ne rolin e nje sulmuesi te terhequr, me Kakane qe luan perkrah Superpipos. Ndersa Bajerni humb Shvainshtaigerin, i cili nuk ia del dot, pas demtimit te pesuar, dhe Hitcfeld detyrohet qe te beje pa te, duke hedhur ne fushe Lelin, ne krah. Fillimi i ndeshjes eshte i mire per gjermanet, te cilet rrezikojne ne dy raste porten e mbrojtur nga Dida, por ndersa Odo shpeton nje top ne vijen e portes, diagonalja e Podolskit pritet nga braziliani. Loja e kuqezinjve rritet me kalimin e minutave dhe presioni milanez gjithashtu. Ne te 28' “Djalli” pllakos heshtjen ne “Allianz Arena”: nje aksion i ndertuar me se miri nga kuqezinjte ben qe Sedorf, asi lirohet ne hyrje te zones, duke shmangur dy kundershtare, te godase brenda zones dhe te shenoje. Kuqezinjte nuk i lene as kohen per te reaguar Bajernit, sepse vetem disa minuta me vone, ne te 31', Inzagi, ne nje pozicion jashte loje te dyshimte, perballe Kahnit, i pasuar nga Sedorf me thember, dergon topin ne rrjete. Podolski mundohet qe te riktheje ne “binare” gjermanet, por Dida eshte i kujdesshem. Ne pjesen e dyte Milani kontrollon mire lojen: deri ne minuten e 60 rezultati mbetet i pandryshuar, por presioni i Bajernit rritet. Disa krosime rradhazi te bavarezeve, te spastruar me se miri nga mbrojtja kuqezi. Hitcfeld hedh ne fushe Klaudio Pizarron, i cili ve ne disa raste ne veshtiresi mbrojtjen e Milanit, qe nuk gabon ne asnje rast. Edhe Milani ka disa raste gjate kundersulmeve, por Kaka ne fillim dhe Serxhinjo me pas gabojne. Fundi i takimit eshte nen kontrollin kuqezi. “Djajte”, tashme do te perballen me “sozine” e tyre!

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •