Ne Mancester, 4 000 flamuj verdhekuq
10 Prill Ndonese ne Angli ushqimi mund te jete i mire, romanet nuk jane kaq te sigurte dhe parapelqejne qe te marrim furnizime “nga shtepia”: kuzhinieri i klubit verdhekuq, qe shoqeron skuadren, do te mbaje me ushqime tradicionale italiane skuadren dhe stafin drejtues. Kjo lloj zgjidhje u gjet menjehere pasi lojtaret e Interit u ndjene keq, pasi u helmuar ne nje hotel ne Turqi. Por, ajo qe ka lene me shume pershtypje eshte mbeshtetja e madhe e tifozerise romane, qe eshte organizuar me avione private, per te ndjekur skuadren. Mbi 4 000 tifoze udhetuan dje drejt Anglise. Por, thuhet se ka te tjere qe jane nisur edhe me makine. Mancesteri, nderkohe, ka vene ne shitje disa bileta per vendet me prestigjoze (cmimet shkojne nga 250 deri ne 600 euro). Dje jane pare edhe disa tifoze te cilet kane beshtetur skuadren, me korin e tyre, jashte hotelit. Si nje tifoz eshte futur me skudren edhe prefekti i Romes, Akile Serra, i cili do te ndjeke shume me vemendje cdo levizje te tifozerise italiane ne “Old Trafford” dhe ne rrugen e Mancesterit. “Jam edhe une nje tifoz si gjithe te tjeret dhe me pelqen shume qe te shoh nje tifozeri te sillet mire dhe te respektoje rregullat. Shpresoj qe keta tifoze, edhe pse te pakte ne numer, te sillen mire dhe te konfirmojne se jane njerez te edukuar”, perfundoi Serra.
Krijoni Kontakt