Close
Faqja 134 prej 311 FillimFillim ... 3484124132133134135136144184234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,331 deri 1,340 prej 3101
  1. #1331
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kaladze: Mund t’ia dalim mbane!

    10 Prill Kakhaber Kaladze eshte i bindur se Milani mund te arrije kualifikimin ndaj Bajernit, duke fituar ne Mynih, edhe pse do te jete shume e veshtire. Gjeorgjiani, i cili u rikuperua, pas nje demtimi te gjate, luajti ndaj Empolit, duke bere nje paraqitje te mire. Ne fund te ndeshjes, mbrojtesi kuqezi u shpreh: “Ndaj Empolit luajtem nje ndeshje te mire, duke fituar nje takim me te vertete te rendesishem. Ishte teper thelbesore per klasifikimin dhe per ne, duke pare se do te ndeshemi me Bajernin. Jemi shume te lumtur per kete fitore. Per sa me perket, ndihem shume mire dhe mund te jap maksimumin edhe ne Gjermani. Besoj se mund t’ia dalim!”.

  2. #1332
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Maldini: Pervoja do te na ndihmoje!

    10 Prill Mbrojtesi i Milanit, Paolo Maldini, ne prag te ndeshjes se neserme ndaj Bajernit, beson shume te suksesi i kuqezinjve ndaj bavarezeve, edhe pse takimi do te luhet ne Mynih. Kapiteni duket shume i motivuar dhe eshte i vetedijshem per forcen e Milanit. Ne fillim, Maldini ndalet te kampionati: “Nuk ishte e lehte, por megjithate arritem qe te fitonim ndaj Empolit, sepse ishte teper thelbesore. Natyrisht, rruga per ne Champions eshte ende e gjate dhe do te mundohemi qe te fitojme takimet qe na kane mbetur. Ende nuk kuptohet barazimi i arritur ne “San Siro” ndaj Milanit, por do te shkojme ne Mynih me vetedijen e plote se mund te fitojme kete ndeshje. Kemi besim te plote te aftesite tona dhe e njohim mire kundershtarin, sepse jemi ndeshur edhe here te tjera. Ne Milano duhet te fitonim, sepse luajtem me mire dhe krijuam me shume se kundershtari. Bajerni luan nje futboll jo shume agresiv, por nuk dorezohet dhe beson shume te fati. Keshtu ndodhi edhe ne ndeshjen e pare, ku zhvilluam nje loje te madhe, por u barazuam dy here rastesisht, ne dy krosime pa pretendime”, perfundoi Maldini.

  3. #1333
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bavarezet, me “fytyre” te re ndaj “Djallit”

    10 Prill Nje dite para ndeshjes se kthimit ne cerekfinalen e Champions League kunder Milanit, skuadra e Bajernit te Mynihut ankohet per ndryshimet e shumta ne formacion. Ne stadiumin “Allianz Arena”, biletat e te cilit jane shitur prej ditesh, nuk eshte shume e sigurt prezenca e Bastian Shvainshtaigerit, ndonese shpresat jane te medha per te kunderten. Trajneri Otmar Hitcfeld ne lidhje me 22?vjecarin eshte shprehur: “Do te ishte nje humbje e madhe per ne mungesa e tij, megjithate, kemi shume shpresa se ai do te luaje”. Akoma me e dyshimte eshte pjesemarrja e mbrojtesit Martin Demikelis i cili jo vetem qe shenoi golin e pare, por zevendesoi shume mire te demtuarin Lusio ne mbrojtje. Ne Hanover argjentinasi pesoi nje terheqje muskulare. Nga ana tjeter, nuk ka asnje dyshim per mungesen e Mehmet Sholit, i cili eshte gjithashtu i demtuar. Pozitiv eshte fakti qe lojtaret e rendesishem, si Lusio, Oen Hergrivs dhe Hasan Salihamidcic, te cilet duke mos luajtur kunder Hanoverit, jane serish ne forme te mire. Dy dite para takimit te rendesishem ndaj kuq e zinjve, ata i jane rikthyer stervitjeve te skuadres. Vec kesaj, tek Bajernit do te luajne edhe te pezulluarit e dy javeve me pare, Oliver Kahni dhe Mark van Bomeli. “Do te jete nje lufte shume e forte”, ka parashikuar sulmuesi Roi Makai. Pas barazimit ne Milano, bavarezet jane favorite ne shtepi. Per kualifikimin ne gjysmefinalen e Champions League do te mjaftonte edhe rezultati i bardhe pa gola apo barazimi 1?1. Nje ogur i mire per bavarezet per kete takim mund te jete edhe nderrimi i gjyqtarit, gje qe erdhi pas kritikave te kampiones gjermane ndaj gjyqtarit rus qe drejtoi ndeshjen ne Milano. Kete here UEFA ka emeruar spanjollin Manuel Mehuto Gonzalesin. 41?vjecari ishte ai qe drejtoi finalen e humbur te milanezeve ne Champions League kunder Liverpulit. “Ai eshte nje gjyqtar i mire, nje nga me te miret ne Spanje”, tha Van Bomeli, i cili e njeh mire Gonzalesin qe nga koha kur luante per Barcelonen.

  4. #1334
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Shvainshtaiger, “arma” e Bajernit

    10 Prill Menaxheri i Bajernit te Mynihut, Uli Henes, ka arritur ne perfundimin se Bastian Shvainshtaigeri mund te arrije ne nje nivel me te larte profesionaliteti vetem duke “u ushqyer me kritika”. Tani duhet qe ai te hedhe hapin nga niveli i nje talenti tek niveli i nje futbollisti te jashtezakonshem. Neser kunder Milanit, 22?vjecari do te jete serish ne prove. Por jo gjithcka shkon sipas planeve per te. Atij i eshte dashur te mungoje ne disa nga seancat stervitore te Bajernit te Mynihut per shkak te demtimit ne gju te pesuar qe ne Milano e te perkeqesuar me pas ne takimin kunder Hanoverit, diten e shtune. Duke patur shpresen se gjuri i tij nuk ka asgje serioze qe mund te vere ne rrezik pjesemarrjen ne sfiden e rendesishme kunder Milanit, Shvainshtaigeri uron qe cdo gje te shkoje mire. Disa jave me pare ne Milano, atehere kur Kakaja ishte betuar per nje “nate historike” kunder Bajernit te Mynihut, te gjithe tifozet e Bajernit i kishin syte tek Shvainshtaigeri. Nje nder keta ishte edhe Uli Henes. Ai e ka shprehur gjithnje mendimin se per lojtarin e ri te perfaqesueses gjermane, jane bere shume levdata e komplimente te teperta pas Boterorit. Pikerisht kjo gje ka penguar ne zhvillimin e metejshem te lojtarit. Kete ide, Henesi e perforcoi pikerisht pas takimit te pare te cerekfinales te Champions League, te luajtur ne Milano. Per menaxherin 55?vjecar nuk mjaftoi as goli i Shvainshtaigerit ne takimin kunder Hanoverit, per t’i zbutur kritikat ndaj tij. Madje, edhe pas ndeshjes se te shtunes, Henes tha: “Une nuk do te rresht asnjehere se kritikuari ate. Te pakten derisa ai te luaje nje sezon sic e imagjinoj une. Tani per tani, ai eshte shume larg kesaj”. Shvainshtaigeri, i cili zakonisht qendron i qete ndaj komenteve te tilla, u shpreh: “E rendesishme per mua eshte ajo qe thote trajneri edhe koleget e mi. Une e njoh menaxherin dhe e di se cfare mendon ai. Nuk me mbetet gje tjeter vetem ta marr shtruar kritiken e tij”. Vemendjen e theksuar, kujdesin per te ardhmen dhe kritikat e shpeshta ndaj tij, mesfushori e sheh si nje refleks ateror te Henesit. Problemi i vetem ne kete mes eshte: Pse duhet qe Henes t’i thote te gjitha publikisht? Te dielen, trajneri Otmar Hitcfeld u perpoq qe te shpjegonte disi mardhenien e tensionuar mes manaxherit dhe lojtarit. “Uli Henes eshte nje njeri qe e ka zemren ne krahun e djathte. Ai ka nje tip krejt te ndryshem ne krahasim me Shvainshtaigerin. Si futbollist ai ishte nga ata qe shihte vetem drejt, e kerkonte gjithmone golin. Ndersa Bastiani, ndryshe nga ai, eshte nje teknik ne mesfushe. Ai eshte nje artist para topit, ai ka nevoje per duartrokitje”, tha Hitcfeld. Ndryshe nga Henesi, Otmar Hitcfeld eshte i kenaqur me zhvillimin e Shvainshtaigerit. “Pa ate ne nuk do te kishim fituar 2?0 kunder Shalkes dhe as nuk do te kishim barazuar 2?2 kunder Milanit. Te gjithe presim shume prej tij dhe ai e di kete. Natyrisht, nuk mund te mohojme se ai ka ende nevoje per t’u permiresuar, ashtu di cdo futbollist tjeter. Ne duam qe edhe kunder Milanit, ai te luaje me te njejten vendosmeri ne sulm si ne Hanover”, shtoi trajneri, duke u ndalur te takimi ndaj kuqezinjve. “Do te jete nje beteje e vertete, sepse ende nuk jemi kualifikuar. Kemi edhe 90 minuta perpara!”, perfundoi Hitcfeld. Shvainshtaigeri e ka mese te qarte se neser kunder Milanit duhet te tregoje anet e tij me te mira per te ngritur kunderargumente ndaj kritikave te Henesit ne te ashtuquajturin “konflikt brezash”.

  5. #1335
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Flores: Pesha, tek mbrojtja!

    10 Prill Valencia do te mund te mbeshtetet tek Fernando Morientes, ne tentativen e saj per te siguruar nje vend per ne gjysmefinalet e Champions League. Skuadra spanjolle barazoi 1?1 ne fushen e Celsit, ku Fernando mungoi per arsye demtimi dhe pret sot ne fushen e saj viziten e kampioneve te Anglise ne fuqi. “Morientes eshte i gatshem per te luajtur”, u shpreh Sancez Flores. “Megjithate, une ende nuk e kam vendosur nese ai do te luaje qe ne fillim kunder Celsit, apo jo”. Rikthimi i Morientes vetem sa shkurton disi listen e gjate te te padisponueshmeve, ku perfshihet Baraha, Visente, Edu, Marcena dhe Navarro. Morientes ishte nje futbollist vendimtar per Monakon dhe ndihmoi nepermjet nje goli skuadren franceze qe te eliminonte Celsin ne gjysmefinalet e edicionit 2003?04. Flores shton: “Ne e dinim qe pas ndeshjes se Londres qe nuk kishim arritur ende asgje. Ne kemi gjithcka per te luajtur. Mendoj se ne “Mestalla” do te shohim nje loje e ngjashme me ate ne “Stamford Bridge”, intensive dhe plot jete. Jam dakord me Murinjon, se loja do te vendoset ne minutat e fundit te saj”. Valencia tregoi nje forme shume te mire ne Londer dhe nje gol fantastik i Silves i kaloi spanjollet ne avantazh. Drogba barazoi rezultatin, por blute e paten te pamundur te gjenin nje gol te dyte. “Murinjo eshte nje trajner shume i mire, qe ka fituar tituj dhe jam i sigurt se ai do te beje disa ndryshime ne taktike. Drogba eshte nje lojtar i rrezikshem, por edhe Shevcenko eshte gjithashtu. Ne kete cerekfinale perballen dy skuadra qe kane ne perberjen e tyre sulmuesa te shkelqyer, prandaj rendimenti i mbrojtesve do te jete percaktues”. Sancez Flores la pushim nje pjese te mire te titullareve ne ndeshjen e fundit te kampionatit spanjoll dhe e pagoi cmimin duke humbur 1?0 ne Bilbao. Edhe pse vetem gjashte pike larg kryesuesve te Barces, Valencia e sheh veten ne vendin e peste ne renditje. Megjithate, Flores beson ende tek titulli: “Ne jemi te privilegjuar, pasi mbrojme nderin spanjoll ne Champions League dhe ne jemi gjithashtu te privilegjuar, pasi vazhdojme te jemi ne gare per titullin, kur mbeten edhe nente jave deri ne fund”.

  6. #1336
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    “Mestalla”, “fortesa” e Valencias!

    10 Prill Qe nga janari 2000, rekordi europian i Valencias ne fortesen “Mestaja” perkthehet ne 43 ndeshje me 32 fitore, 7 barazime dhe 4 huumbje. Numrat e ekipit ne Champions League dhe Primera Divizion, kete sezon, deshmojne vetem 2 humbje ne 19 ndeshje shtepiake. Rruges per ne finalen e dyte radhazim ne Champions League te vitit 2001, Valenci fitoi 7 nga 9 ndeshjet shtepiake, duke i barazuar dy te tjerat. Qe nga viti 2000, skuadrat britanike e kane vizituar shtate here “Mestalla”?n. Por, Arsenali (dy here), Liverpuli, Lidsi dhe Selltiku, te gjithe jane mundur. Ne pese ndeshje europiane kete vit, vetem ylli i Romes, Francesko Toti i ka shenuar Valencias ne shtepi.

  7. #1337
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lampard: Do t’ia dalim mbane!

    10 Prill Kapiteni i Celsit eshte i sigurt qe do te jete skuadra e tij ajo qe do “te preke” gjysmefinalet e Champions League. Kampionet e Anglise u frenuan nga barazimi 1?1 ne Londer dhe udhetojne sot ne “Mestalla”, per t’i kthyer viziten Valencias. “Duhet te shenojme, por duke patur kujdes qe te ruajme linjat”, thekson Lampard.

    ? Cfare shije ju krijoi cerekfinalja e pare?

    ? U luajten dy ndeshje brenda njeres. Ne pjesen e pare Valencia luajti ashtu sic e prisnim, shume mire e organizuar pas, qarkulloi mire topin dhe kane dy sulmuesa shume te rrezikshem. Goli i Silves ishte i mrekullueshem. Ishte mbase me i miri qe ka shenuar. Ne pjesen e dyte luajtem me nje ritem me te larte, me me shume agresivitet dhe mund te kishim fituar.

    ? Ju pelqeu Valencia e pjeses se pare?

    ? Eshte nje skuader me shume cilesi. U vendosen mire ne fushe, edhe pse kishin disa mungesa te rendesishme. Sulmuesat e tyre jane teper te levizshem dhe ta bejne jeten te pamundur.

    ? Perpara ndeshjes se pare folet me admirim per Silven. Konfirmoni te njejtat fjale?

    ? E ndjek shume kampionatin spanjoll dhe pothuajse gjithmone transmetojne ndeshje te kater skuadrave kryesuese. Nga Valencia njihja qe me pare shume futbolliste, stilin e tyre te lojes, por sivjet me ka befasuar Silva. Shenon gol, krijon hapesira, eshte shume i levizshem, e mban topin mire dhe sic u pa, ka nje gjuajtje teper te rrezikshme. Nuk eshte aspak e lehte te shenosh gol ne porten e Petr Cehut, qe per mua eshte portieri me i mire ne bote. E takova pas ndeshjes ne dhomat e zhveshjes dhe e pergezova.

    ? Cfare ju kerkoi Hoze Murinjo per pjesen e dyte?

    ? Nuk eshte se luajtem keq ne te paren, por duhet te kishim ushtruar me teper presing dhe te qarkullonim topin me me teper shpejtesi. Na kerkoi qe te depertonim me teper dhe te hidhnim topin me lart, ne menyre qe t’u krijonim probleme me lojen direkte. Na kujtoi qe mund ta fitonim ndeshjen dhe per pak ia dolem mbane.

    ? Cili do te jete celesi i ndeshjes se kthimit?

    ? Duhet te shenojme, kjo eshte e qarte. Por, nuk do te vihemi ne kerkim te golit si te cmendur, qe prej minutes se pare. Do te luajme me stilin tone te zakonshem, duke patur parasysh qe nese gabojme mund te jete Valencia ajo qe do te shenoje. Nese shenojme te paret, pavaresisht momentit, do te kemi shume shanse per te kaluar. E dime qe Valencia baazoi pa gola ne fushen e saj pas 2?2 te arritur ne fushen e Interit. Jane te familjarizuar me situata te tilla dhe cdo detaj, cdo pakujdesi mund te anoje perfundimisht bilancin e peshores nga njera skuader.

    ? Kike Sancez Flores u shpreh shume optimist ne deklaratat e tij. I ngjan Murinjos?

    ? Nuk i njoh metodat e tij, por kane nje pamje te ngjashme. Te dy jane teper aktive ne stol, cohen vazhdimisht, japin urdhera dhe krijojne presion mbi gjyqtaret. Kike ka nje stil te tijin dhe klas. Ashtu si Hoze, edhe ai eshte i ri, ambicioz dhe eshte duke bere nje pune shume te mire si trajner.

    ? U fol shume per David Vijen perpara ndeshjes. Si ju duk?

    ? Qendermbrojtesat tane bene nje pune shume te mire, e lane ne pak raste te lire dhe tek ai mberriten pak topa. E konsideroj si nje futbollist te shkelqyer, nje prej sulmuesve me te mire te diteve te sotme dhe do te jete shume e rendesishme per ne qe ne ndeshjen e kthimit te jemi ne gjendje ta kontrollojme perseri.

    ? E pate humbjen qe pesoi Valencia diten e shtune, perballe Atletik Bilbaos?

    ? Pashe 10?15 minuta, por kishin ne fushe shume zevendesuesa. Gjithsesi, ne atsmoferten e zjarrte te “San Mames”?it, per ta ishte nje ndeshje shume e parehatshme. Ne ishim te detyruar te fusnim ne fushe lojtaret tane me te mire te shtunen, pasi jemi ne garen per titull. Ky eshte momenti kyc i sezonit dhe cdo ndeshje eshte nje finale, prandaj secili harron lodhjen qe ka akumuluar gjate sezonit dhe perpiqet te beje edhe nje sforco te fundit.

    ? Celsi eshte kampion i Anglise ne dy vitet e fundit, por jeni dakord qe eshte Champions ai qe e ben nje skuader te madhe?

    ? E kemi thene shume here qe kampionati eshte dicka shume e rendesishme per ne. Shikoni se sa te deshperuar jane ne Liverpul dhe se sa shume duan ta fitojne. Champions eshte kompeticioni me prestigjioz ne Europe, por mendoj qe edhe per te fituar kampionatin anglez duhet te kesh nje skuader te madhe.

    ? Nje eliminim i mundshem ndaj Valencias do te perkthehej me ju me fundin e nje cikli?

    ? Kemi nje projekt afatgjate. Trajektorja jone ne kete sezon ka qene e nderlikuar, kemi vuajtur shume demtime. Ne fund te sezonit, duke pare ato qe do te kemi arritur ne kete vit do te behen llogarite dhe do te reflektojme per te ardhmen, por sido qe te perfundoje, kjo skuader ka shume te ardhme dhe mendoj qe cikli yne, nuk mund te perfundoje ketu.

    Formacionet e mundshme

    Valencia?Celsi

    E marte, 10 prill 2007, ora 20:45, ne stadiumin “Mestalla”, te Valencias

    Rezultati i vajtjes: 1?1

    Valencia: Kanjizares; Migel, Ajala, Moreti, Del Horno; Hoakin, Albelda, Albiol, Angulo; Silva, Vija. Tr. Flores

    Celsi: Ceh; Bridxh, Karvalho, Terri, E.Kol; Makelele, Xh.Kol, Balak, Lampard; Drogba, Shevcenko. Tr. Murinjo

    Gjyqtar: Kiros Vasaras (Greqi)

  8. #1338
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Runi: Kam nje parandienje te mire!

    10 Prill “Kristiano eshte futbollisti me i mire ne bote dhe do te na udheheqe drejt kualifikimit ne gjysmefinale”

    Uejn Runi beson se Kristiano Ronaldo do te udheheqe Mancesterin drejt kualifikimit ne gjysmefinalen e Champions League. Junaited humbi 2?1 ne ndeshjen e pare, ne fushen e Romes, por me golin e shenuar Runi i dha fund “thatesires” se tij prej 17 ndeshjesh pa shenuar gol ne Champions League. Perpara ballafaqimit te “Old Trafford”, sulmuesi 21?vjecar beson qe Ronaldo do te frymezoje skuadren drejt permbysjes se rezultatit dhe kualifimit per me tej. “Per momentin Kristiano eshte futbollisti me i mire ne bote dhe me nje diference te madhe nga te tjeret. Paraqitjet e tij kane qene te jashtezakonshme. Ai ka fituar shume ndeshje i vetem ne kete sezon. Eshte i pabesueshem. Uroj qe te shohim perseri nje pjese te magjise se tij perballe Romes, qe do te na ndihmonte te shkonim ne gjysmefinale te Champions”, deklaroi Runi, i cili pati ne cerekfinalet e Boterorit nje konflikt te ashper me portugezin. Sulmuesi anglez u perjashtua nga loja, pas nje simulimi te Kristianos dhe “luanet” u eliminuan nga Boterori, pas humben ndaj portugezve pas gjuajtjes se 11?metershave.

    Edhe pse humbja 2?1 duket e rikuperueshme, shifrat nuk e perkrahin Mancesterin. “Djajte e Kuq” jane perpjekur te permbysin deficitin e nje ndeshje te pare ne pese raste, ne historine e Champions League dhe ne te pesta rastet kane deshtuar. Per here te fundit, Junaitedi deshtoi perpara tre vitesh, perballe Milanit, kur Runi dhe Ronaldo te dy u perfshine ne ndeshje, por konsideroheshin ende si “femije” te se ardhmes dhe ndikimi i tyre ne rezultatin perfundimtar nuk ishte i madh. “Atehere ishim ende te rinj dhe mesonim gjera te reja ne cdo ndeshje. Si nje 18?vjecar, isha i emocionuar qe kisha perballe Maldinin dhe Nesten, dy prej mbrojtesve me te mire ne bote dhe kam mesuar shume nga ajo ndeshje. Qe prej atehere, une dhe Ronaldo jemi rritur shume”. Me Geri Nevill, Nemanja Vidic, Park Ji?sung dhe Luis Saha qe do te mungojne per arsye demtimi, plus Pol Skolsin e ndeshkuar me karton te kuq ne ndeshjen e pare, Mancesteri do te kete nevoje per paraqitjen me te mire te Runit dhe Ronaldos, per te kaluar ne gjysmefinalen perballe Milanin ose Bajernit te Mynihut. “Eshte folur shume per mungesen e golave te mi ne Champions League, por shenova ne Rome dhe tani jam i perqendruar tek ndeshja e kthimit. Per mua nuk ka rendesi nese nuk do te shenoj, por nese skuadra do te kualifikohet. Roma eshte nje ekip i forte, sic tregoi edhe ne ndeshjen e pare, por une kam nje parandienje te mire dhe e di qe ne “Old Trafford” gjithcka do te jete ndryshe”.

  9. #1339
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Roma, nje “fortese” jashte fushe

    10 Prill Fitorja e arritur ne takimin e pare ndaj Mancesterit, ka bere qe skuadra e Romes te fitoje nje “doze” me shume besimi ne prag te takimit, qe do te luhet sot. Tranjeri Luciano Spaleti beson se skuadra e tij mund te perserise paraqitjen e shkelqyer te ndeshjes se pare, edhe pse i kerkon djemve qe te luftojne ne “Old Trafford”. Tekniku verdhekuq tha: “Menyra me e mire per t’u pergatitur per ndeshjen e jetes t-nde eshte fitorja. Roma tashme eshte gati per kete”, u shpreh Spaleti pas fitores se te shtunes 2?0 kunder Katanias. “Ne do te luajme ne nje nga stadiumet me te mira ne Europe. Junaitedi ka nje loje te vecante, qe e vecon nga skuadrat e tjera te Premier League. Ata kane shume aftesi individuale dhe mund te mbeshteten pikerisht te ky aspekt. Por, keto cilesi i ka edhe Roma, ndaj mendoj se do te jete nje ndeshje e madhe”. Lojtaret kryesore te Romes, Francesko Toti, Daniele De Rosi, Rodrigo Tadei, Mansini dhe Kristian Kivu do te hyjne ne fushe plot energji, te vendosur per kualifikim. Kristian Vilhelmsoni pritet qe te zevendesoje mesfushorin Simone Perrota, i cili eshte i pezulluar dhe ndaj nuk do te mund te jete. Mungesa e Perrotes, gjithsesi mund te rregullohet nga rikthimi i David Pizarros. Sigurimi ne stadium dhe jashte tij do te jete i nje cilesie te larte dhe rreth e qark qytetit do te kete police per t’u siguruar qe nuk do te perseritet e njejta zenke e dhunshme qe u shkaktua javen e shkuar ne Itali.



    Sot, 10 prill 2007, ora 20:45, ne stadiumin “Old Trafford” te Mancesterit

    Rezultati i vajtjes: 1?2

    Mancester Junaited?Roma

    Formacionet e mundshme

    Mancester Junaited: Van der Sar, Braun, Ferdinand, O’Shi, Heinze, Ronaldo, Karrik, Flecer, Gigs, Runi, Saha. Tr.: Ferguson.

    Roma: Doni, Kaseti, Mekses, Kivu, Panuci, De Rosi, Pizarro, Vilhelmson, Tadei, Mansini, Toti. Tr.: Spaleti.

    Gjyqtar: Lubos Mishel (Sllovaki)

    Koke me koke

    Pas fitores 2?1 ne “Olimpico”, sot Roma do te ndeshjet me Mancester Junaitedin ne “Old Trafford”. Pervec ndeshjes se pare, ne kete faze cerekfinale te Champions, nuk shenohet asnje takim mes verdhekuqve dhe “Djajve te Kuq”, qe do te presin per te paren here ne token angleze Romen.

    Ndersa, bilanci i ndeshjeve te tjera te luajtura nga Roma ne transfertat e Kupave europiane per momentin sheh vetem nje fitore te verdhekuqve, 1?0 ne Liverpul, ne ndeshjen e kthimit ne 1/8?at e Kupes UEFA, sezoni 2000?01: fitore kjo qe nuk i sherbeu skuadres se Kapelos per t’u kualifikuar. Ne total, ne perballjet e dyfishta me eliminim direkt ndaj klubeve angleze, Roma ka arritur kater here kualifikimin, ndersa ne pese raste eshte eliminuar. Ndersa, nga ana tjeter, Mancester Junaitedi, nga 11 takimet e zhvilluara deri tani ne “Old Trafford” ndaj skuadrave italiane ka fituar nente, duke barazuar dy takime dhe duke humbur po kaq. Ndersa, ne gjashte perballjet me eliminim direkt, formacioni anglez i udhehequr nga trajneri Ferguson, eshte kualifikuar vetem dy here, ndersa ne kater raste te tjera ka mbetur “viktime” e ekipeve italiane, duke u eliminuar.

  10. #1340
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    “Treni i fundit” per Junaitedin!

    10 Prill Nga Alan HANSEN, ekspert i “BBC Sport”

    Mancester Junaited ? Roma

    (takimi i pare 1?2)

    Mancester Junaitedi eshte favorit per t’u kualifikuar ne kete cift. Nese humbbet jashte fushes tende 2?1 ne takimin e pare cerekfinal, atehere ky mund te konsiderohet nje rezultat i mire, sepse fati eshte ende ne duart e tua. Junaitedit i mjafton ta thyeje Romen ne fushen e tij dhe te ruaje porten te paprekur per te hedhur lumin. Por, fatkeqisht, ruajtja e portes e paprekur nuk ka qene nje detyre e lehte per Junaitedin kohet e fundit. Skuadra ka disa demtime, qe e ka bere ate pak me te brishte ne mbrojtje dhe portieri Van der Sar ka filluar te beja disa gabime. Po t’i shtosh kesaj lojen e zgjuar ne sulm ne Romes ne takimin e pare, atehere Junaitedi do te perballet me nje ndeshje te veshtire. “Djajve te Kuq” u duhet te jene te forte menderisht dhe te luajne te bashkuar ne mbrojtje, pasi ne nivele te tilla, cdo gabim mund te ndeshkohet menjehere. Por nese do te vija bast, do te kerkoja koeficientin e Junaitedit.

    Valencia ? Celsi

    (takimi i pare 1?1)

    Hoze Murinjo u shpreh mjaft pozitiv pas barazimit te Celsit 1?1 me Valencian ne takimin e pare cerekfinal ne “Stamford Brridge”, por une mendoj se Blute jane ne nje pozicion te veshtire. Ne fushen tende kerkon gjithne te fitosh dhe te mos pesosh gol dhe Celsi nuk beri asnje nga keto. Sidoqofte, edhe pozicioni ne te cilin gjendet Valencia eshte i veshtire, sepse asaj i duhet vetem nje barazim 0?0 per te kaluar ne gjysmefinale. Por kjo paraqet nje dielem: a do te luaje Valencia per nje barazim 0?0, apo per fitoren? Sa here jane gjendur skuadrat ne mes te kesaj dileme, duke perfunduar jashte nje kompeticioni me eliminim direkt? Dhe, per me teper, Celsi eshte nje skuader shume e forte. Sido qe te jete situata, Blute nuk dorezohen kurre, duke luajtur deri ne sekonden e fundit. Pra, dhe pse do te me pelqente te isha ne pozicionin e Valencias, nuk do te guxoja kurre ta konsideroja Celsin jashte Champions League ne kete cast.

    Liverpul ? PSV Eindhoven

    (takimi i pare 3?0)

    Kjo cerekfinale ka mbaruar, fakt per te cilin te vjen keq, sepse kjo eshte cerekfinalja e Champions League dhe ne “Anfield Road” duhet te kete shume tifoze qe duan te shohin nje shfaqje te denje. Por une mendoj se Liverpuli do ta vrase shume shpejt takimin, duke mos lejuar asgje dhe duke e kthyer veshtrimin nga dueli Valencia?Celsi per te pare kundershtaren e gjysmefinales. Liverpuli ka shume shpresa per te shkuar deri ne fund te ketij kompeticioni dhe mund te kuptosh lehtesisht pse. Si fillim, “Te Kuqte” jane nje skuader me e mire se ajo qe fitoi Champions League dy vjet me pare. Po luajne mire ne ndeshjet e medha ne fushen e tyre. Vertet humbi me Mancester Junaitedin dhe Barcelonen, por ne te dy takimet luajti shume mire dhe nese do ta perserisin kete paraqitje edhe ne takimin ne “Anfield Road” ne gjysmefinale, do te kenaqeshin pa mase. Yjet e Liverpulit po shkelqejne, duke shenuar gola dhe duke e mbajtur porten te paprekur, per nje kombinim thuajse perfekt ne futboll.

    Bajern Mynih ? Milan

    (takimi i pare 2?2)

    Takimi i pare i kesaj cerekfinalaje ishte dramatik dhe shume emocionues: shuume gola dhe ngjarje. Me ato dy gola ne fushen e Milanit, te gjithe presin qe Bajerni i Mynihut te kualifikohet, qe do te ishte nje lajm i keq per Mancester Junaitedin nese “Djajte e Kuq” do te kalonin Romen. Mendoj se Ser Aleks Ferguson do te donte me mire te perballej me Milanin, por me pare duhet te presim per verdiktin e cerekfinales, qe per mendimin tim nuk eshte kaq i lehte sa duket, sepse Milani ka shume eksperience ne Champions League.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •