Close
Faqja 133 prej 311 FillimFillim ... 3383123131132133134135143183233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,321 deri 1,330 prej 3101
  1. #1321
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Zagallo: Dinjo, harroje Milanin!

    10 Prill Ish?trajneri i Brazilit, Mario Lobo Zagallo, deklaroi ne nje interviste te dhene se Ronaldinjo dhe Barcelona duhet te gjejne formulen e duhur, ne menyre qe ylli nga Porto Alegre te veshe fanellen e skuadres katalanase edhe per shume vite te tjera. Zagallo eshte nje nga lojtaret me te medhenj ne historine e futbollit brazilian dhe atij boteror. Ai eshte i vetmi, sebashku me Franc Bekenbauerin, qe eshte shpallur kampion bote si lojtar dhe trajner. I pyetur per te ardhmen e Ronaldinjos dhe se cfare mund te ndodhe ne fund te sezonit me kete lojtar, ish?kampioni botes tha: “Per mendimin tim nuk duhet te largohet nga Barcelona. Ai dhe Barcelona kombinohen shume mire”. Zagallo i dha edhe nje keshille presidentit Hoan Laportes dhe zevendespresidentit Ferran Sorianos, duke i thene se duhet te gjejne gjuhen e duhur dhe te bejne gjithcka per te mos e lene te lire yllin brazilian. “Barcelona nuk mund t’ia lejoj vetes qe te humbase nje futbollist te tille, me te mirin ne bote”.Zagallo foli per eksperiencen e tij ne futboll dhe e keshilloi Ronaldinjon qe te mos largohet nga Barcelona, per te veshur fanellen e Milanit. “Une e keshilloj Ronaldinjon qe te mos levize nga Barcelona dhe te mos veshe fanellen e ndonje skuadre tjeter”, tha braziliani. Ne kete situate, Zagallo e keshillon Dinjon qe te mos provoje aventura te reja. “Ai luan ne nje skuader te madhe dhe e keshilloj qe te mos largohet dhe te provoje nje aventure te re”.Zagallo deklaroi se loja qe zhvillon Ronaldinjo i shkon shume pershtat kampionatit spanjoll dhe per kete arsye nuk duhet te largohet ne nje kampionat si ai italian. “Eshte nje lojtar qe zhvillon nje futboll shume spektakolar dhe ofensiv, ashtu sic praktikohet ne Spanje. Ne Itali ka shume markime te renda dhe shume pak futboll. Une e keshilloj qe te qendoj ketu dhe te mos shkoje ne Itali”. Ish?trajneri i kombetares braziliane mohoi se rendimenti i Ronaldinjos eshte ulur ne muajt e fundit dhe per sa i perket kritikave ne adrese te brazilianit, Zagallo tha se Ronaldinjo ka qene lojtari me i rendesishem i skuadres se Frenk Rajkardit ne kete sezon. “Nuk shoh ndonje ulje rendimenti ne lojen e tij. Gjithmone ka luajtur shume mire, por ne ndonje ndeshje konkrete mund te kete pasur probleme. Ne kete sezon ka bere shume gjera te bukura dhe te rendesishme per Barcelonen. Ka shenuar shume gola percaktues ne kete sezon”.

    “Duhet te shkoje ne Kupen e Amerikes”

    Lobo Zagallo u shpreh shume qarte kur e pyeten per pjesemarrjen e Ronaldinjos ne Kupen e Amerikes Nuk mund te pritej nje pergjigje ndryshe nga nje kampion bote dhe ish?trajner i Brazilit: “Per mua, Ronaldinnjo duhet te shkoje ne Kupen e Amerikes. E di qe Barcelona nuk deshiron qe te shkoje, por Brazili nuk duhet t’ia lejoje vetes qe te mos kete ne dispozicion lojtarin e tij me te mire. Ai duhet te vendose vete, por do te jete edhe Dunga i cili do te vendose nese do ta grumbulloj ose jo. E shoh pothuajse te pamundur qe te mos shkoje, per mua nuk ka mundesi te tjera”. I pyetur per ceshtjen e fanelles me numer “10” te Brazili, ku trajneri Karlos Dunga ia dha kete fanelle Kakase, Zagallo shtoi: “Kjo gje nuk ka shume rendesi. E rendesishme eshte loja brenda fushes, aty ku tregohet lideri i skuadres. Ronaldinjo ka treguar nje nivel shume te larte si me Barcelonen ashtu edhe me Brazilin. Numri qe mban ne fanelle eshte shume pak e rendesishme”, perfundoi Mario Lobo Zagallo.

  2. #1322
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    “Reali e ka te kote”

    10 Prill Krujf: “Kapelo ka bere nje pune te mire dhe ka lojtare te mire ne dispozicion, por Barca, me pervojen e saj, nuk do te lejoje qe te humbe titullin”

    Johan Krujf, ish?trajner i Barcelones foli per situaten e skuadres katalanase ne kampionat dhe justifikoi humbjen e skuadres se Frenk Rajkardit, perballe Saragozes, ne “La Romareda”. Krujf u shpreh optimist per faktin se Barcelona vazhdon te mbetet kryesuesja e kampionatit edhe pas kesaj humbjeje. “Ishte nje humbje e papritur dhe qe e demton skuadren ne kete fund sezoni. Skuadra nuk zhvilloi nje ndeshje te mire, por pozitive eshte se edhe pas kesaj humbje, Barcelona mbetet kryesuesja e kampionatit”. Holandezi justifikoi humbjen ne “La Romareda” duke thene se Barca ka zhvilluar nje sezon shume te gjate dhe kjo ka sjelle paoja ne gjendjen fizike te lojtareve. “Barcelona ka zhvilluar shume ndeshje gjate ketij sezoni dhe ndoshta lojtaret tani ne fund nuk jane ne gjendjen e duhur fizike. Barca eshte nje skuader e madhe me lojtare shume te talentuar. Kam shume besim se do ta kalojne dhe do ta harrojne shume shpejt kete ndeshje. Ndoshta ishte vetem nje dite e keqe per ta dhe duke filluar nga ndeshja e radhes, skuadra do t’i rikthehet fitoreve”, tha Krujf. Holandezi mendon se ne ndeshjen kunder Saragozes, skuadres se Frenk Rajkardit i mungoi shpejtesia ne aksionet e zhvilluara dhe qartesia ne zonen kundershtare. “Mungoi ritmi i levizjes se topit dhe shpejtesia ne aksionet e ndertuara. Gjithashtu, skuadra e Saragozes e zoteroi me shume topin dhe kjo ishte nje minus per lojtaret e Barcelones”.Holandezi deklaron se lojtaret katalanas duhet te tregohen me te kujdesshem dhe me te perqendruar ne ndeshjet e mbetura te kampionatit, sepse vetem keshtu do te mund te fitojne titullin kampion. “Barcelona eshte eliminuar nga Champions League, por vazhdojne te jene ne krye te kampionatit dhe mund te fitojne Kupen e Mbretit. Per kete arsye mendoj se lojtaret katalanas duhet te ruajne qetesine dhe te tregohen te perqendruar ne ndeshjet e mbetura te kampionatit. Gjithcka eshte ne favorin e tyre dhe nuk duhet te gabojne”. Per sa i perket fundit te sezonit, Krujf shprehet: “Te gjitha skuadrat do te luftojne per objektivat e tyre dhe lufta ne ndeshjet e mbetura do te jete shume e forte. Skuadrat qe nuk kane objektiva? Mendoj se duhet ta respektojne kampionatin deri ne fund dhe duhet te luajne sic kane bere deri tani. Gjithcka e parashikuar eshte ne dem te futbollit te bukur dhe te ndershem”.Johan Krujf foli gjithashtu per momentin qe po kalon Reali i Madridit, skuader e cila tani ndodhet vetem dy pike larg Barcelones. “Mendoj se Kapelo ka bere nje pune te mire me kete skuader, sidomos ne ndeshjet e fundit, ku skuadra madrilene ka marre fitore te rendesishme dhe i eshte afruar kreut. Kete sezon Reali nuk e ka treguar veten si nje skuader e madhe dhe per kete mendoj se do ta kete shume te veshtire te kaloje Barcelonen, edhe pse eshte vetem dy pike larg saj. Reali ka lojtare shume te mire, por nuk besoj se ne fund te sezonit do te shpallen kampione. Barca ka ne anen e saj pervojen dhe nje doze cilesie me teper, prandaj nuk ka per ta lejuar qe kjo te ndodhe”, perfundoi Johan Krujf.

  3. #1323
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Emerson: Shanset tona jane te medha!

    10 Prill Mesfushori braziliani i Realit te Madridit, Emerson, u shpreh shume i kenaqur per mbeshtetjen qe i dhane tifozet e “Santiago Bernabeu?”?t, ne ndeshjet kunder Osasunes dhe shtoi se ne ndeshjet e mbetura mund te jape edhe me shume. “Jam shume i lumtur qe ndodhem ne nje skuader si Reali dhe mendoj se kam bere nje pune te mire. Mendoj se tani do te jem i lumtur ne skuader. Dua t’i jap shume kesaj fanelle. Ne perfundim te ndeshjes isha shume i lodhur sepse kisha dy muaj qe nuk luaja. U perpoqa te jepja me te miren time per skuadren dhe tifozet. Ne kete ndeshje nuk shkelqeu vetem Emerson, por e gjithe skuadra. Fituam nje takim te veshtire dhe jemi shume te kenaqur”, tha braziliani. Mesfushori madrilen shprehu pakenaqesine e tij per faktin se nuk shenoi gol ne kete takim. “Kisha mundesi te shenoja nje gol me koke, por portieri i Osasunes u tregua i sakte dhe ma mohoi kete shans”. Emerson foli gjithashtu per Fabiio Kapelon, duke thene se italiani pergezoi cdo lojtar te skuadres pas fitores se arritur. “Kapelo me pergezoi si e gjithe pjese tjeter e skuadres. E rendesishme ishte te merrnim tri piket dhe ia arritem qellimit”. Emerson foli edhe per kritikat e bera nga trajneri i tij, i cili ishte shprehur se braziliani nuk ka shfaqur lojen e tij me te mire deri tani. “Eshte e vertete ajo qe ka thene Kapelo. Mund te bej edhe me shume. Duhet te vazhdoj te punoj dhe te permiresoj nivelin tim”. Emerson komentoi mundesite e madrileneve per te fituar titullin. “Duhet te fitojme ndeshjet tona dhe me pas te shohim se cfare do te ndodhe. Duhet te punojme te gjithe sebashku dhe vetem keshtu mund te arrijme te fitojme kampionatin. Mendoj se shanset jane te medha”, perfundoi Emerson.

  4. #1324
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kapelo: Te ecim ndeshje pas ndeshje!

    10 Prill Fabio Kapelo, trajneri i Realit te Madridit u shpreh shume i kenaqur per fitoren 2?0 perballe Osasunes dhe per faktin se tashme skuadra madrilene ndodhet vetem dy pike larg kryesueses se kampionatit, Barcelones. “Kemi rikuperuar pike, kemi nje gjendje te mire fizike, nje shpirt gare te shkelqyer dhe tani skuadra ndihet shume mire psikologjikisht. Kjo eshte me e rendesishmja. Nuk mund te flas per titullin kampion, duhet te ecim ndeshje pas ndeshje”, tha italiani. Kapelo vecoi gjithashtu edhe punen e bere nga Emerson ne kete ndeshje: “Ne kete takim pashe Emersonin qe kam njohur me pare. Eshte nje lojtar shume i rendesishem, rikuperon shume topa ne mesin e fushes dhe jep topa shume te sakte per sulmuesit. Rikuperimi i tij eshte shume irendesishem per skuadren. Eshte shume i perqendruar ne punen e skuadres dhe tani mund te jap maksimumin e tij ne ndeshjet e mbetura”. Tekniku madrilen shpjegoi ndryshimin e pozicionit ne fushen e lojes te Raul Gonzalesit, i cili duke luajtur si qendersulmues shenoi golin e pare te Realit. “Raul ka zhvilluar deri tani ndeshje te mira dhe e ka ndihmuar skuadren ne momente shume veshtira. Ne ndeshjet e kaluara ka luajtur si mesfushor, ndersa kunder Osasunes e aktivizova si sulmues dhe arriti te shenonte. Jam shume i kenaqur me te dhe me gjithe pjesen tjeter te skuadres”, perfundoi Fabio Kapelo.

  5. #1325
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Robinjo ndien “arome” titulli!

    10 Prill Sulmuesi i Realit te Madridit, Robinjo, i cili eshte rikthyer te luaje si titullar duke shenuar golin e dyte kunder Osasunes, u shpreh shume i kenaqur per fitoren e skuadres dhe per faktin se Reali ka shkurtuar diferencen ne pike me Barcelonen. “E dinim qe nuk mund te gabonim sepse kjo jave ishte e gjitha ne favorin tone. Kemi marre tri pike shume te rendesishme dhe kemi ende shanse per te fituar kampionatin. Zhvilluam nje ndeshje te mire dhe te gjithe jemi te lumtur. Ka ende shume ndeshje per te luajtur dhe e dime qe na duhet te luftojme shume per te fituar kampionatin. Jam shume i kenaqur me ate c’ka dha skuadra ne fushen e lojes dhe gjithashtu me golin qe shenova. Kjo fitore na jep me shume besim per te ecur perpara”, tha Robinjo. Robinjo foli gjithashtu per rikthimin e patriotit te tij, Emersonit, i cili nuk luante si titullar ne “Bernabeu” qe nga ndeshja kunder Betisit me 17 shkurt. “Jam shume i lumtur sepse Emerson eshte rikthyer te luaj si titullar dhe kunder Osasunes zhvilloi nje ndeshje shume te mire”. Ne fund, lojtari brazilian tha se ndeshjet qe kane mbetur jane shume te veshtira per te gjitha skuadrat te cilat pretendojne per te fituar titullin kampion. “Une mendojne se ne jemi te qete. Kalendari eshte i veshtire per te gjitha skuadrat, si per ne ashtu edhe per Barcelonen dhe Seviljan. Shume here mendojme se nje ndeshje eshte e lehte, por me pas ne fushen e lojes gjithcka behet e veshtire. Shume njerez mendojne se ndeshjet e Barcelones jane te lehta, por kjo nuk eshte e vertete. Ne qofte se vazhdojme duke luajtur keshtu, atehere mund te shpallemi kampione”, perfundoi Robinjo.

  6. #1326
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Milan-Inter, “derbi”per brazilianin Aleks

    10 Prill Ndersa Anceloti e ka identifikuar si nje perforcim ideal per sezonin e ardhshem, ne mbrojtjen kuqezi, Mancini kerkon qe ta kete ne dispozicion, por ne mes te kesaj tratative eshte futur edhe Celsi i Roman Abramovicit. Rodrigo Dias da Kosta, i thirrur Aleks, mund te jete “gjahu_ me i mire ne kete merkato, te pakten persa i perket repartit te mbrojtjes. Gjuri i tij nuk ka mbajtur dot, ashtu si legamentet, edhe pse nuk jane per t’u operuar, dhe ndaj PSV-ja ka hyre ne nje krize te thelle, duke rene shume persa i perket nivelit. Milani eshte shume me prane brazilianit, ndersa Interi pak me larg. Nderkohe, blute mund te konfirmojne Terrin.

  7. #1327
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Xamparini: Guidolin do te qendroje!

    10 Prill “Guidolin do te vazhdoje te qendroje ne pakinen e Palermos”, keshtu i eshte drejtuar presidenti i Palermos, Mauricio Xamparini, turmes se gazetareve, qe prisnin jashte seline se klubit sicilian, per te marre vesh te rejat e fundit. Pasi foli ne telefon me drejtorin sportiv te klubit, Rino Foskin, padroni palermitan doli ne nje zgjidhje, duke konfirmuar trajnerin aktual, edhe pse rezultat e fundit kane qene kundra tij. Rino Foski tha: “Gjithcka eshte ne rregull, sepse fola si me Guidolinin, ashtu edhe me presidentin, ndaj Francesko do te vazhdoje me Palermon”, pohoi drejtori sportiv i Palermos, duke i lene me pas fjalen Xamparinit. “Po jetojme nje moment jo te mire, por mund t’ia dalim”, u shpreh presidenti i Palermos. “Tani na presin shtate ndeshje shume te veshtira ne kampionat, por me e veshtira do te jete qe te mos dalim me humbje nga “San Siro”, ndaj Interit”, perfundoi Xamparini.

  8. #1328
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Paladino: Nese shenoj, nuk do te festoj!

    10 Prill Rafaele Paladino, sulmuesi i Juventusit, eshte me origjine napoletane dhe ne prag te ndeshjes se sotme ndaj Napolit, u shpreh: “Eshte nje takim disi i vecante per mua, duke pare se do te luaj ndaj nje skudre te cilen admiroj, duke pare se me origjine jam napoletane. Nese do te shenoj nje gol, atehere nuk do te festoj, sepse do te me dukej dicka e padrejte. Sigurisht, Napoli eshte nje force e madhe ne kete kampionat dhe ndaj do te mundohet qe te vije ne Torino per te fituar. Jemi mese te motivuar per kete ndeshje, sepse do te luajme ndaj nje ekipi teper te forte, qe do te mundohet qe konfirmohet. Ne kete Seri B ka shume skuadra te forta, qe po luftojne deri ne fund per te arritur kete dipllomim. Persa me perket, duhet te qendroj me kembe ne toke, sepse nese filloj te mendoj per te ardhmen, due i kthyer syte nga Champions apo kampionatet e tjera, atehere do te jete e veshtire per mua. Me pelqen qe te luaj me Juventusin, sepse eshte nje skuader me nje histori te madhe. Do te bejme maksimumin per te arritur kete dipllomim ne Serine A dhe per t’u renditur edhe ne mes skuadrave me te forta te elites. A do te largohen disa lojtare te medhenj? Nuk di te them, sepse eshte shume e veshtire per mua. Natyrisht, ceshtja Bufon eshte me e rendesishmja, duke pare se portieri eshte kryesori i kesaj skuadre.

    De Laurentins: Do te jete nje sfide e bukur!

    Presidenti i Napolit, De Laurentins, ne prag te ndeshjes ndaj Juventusit, qe eshte nje takim i prapambetur, per shkak te ndeshjeve te Kombetareve, eshte i bindur se kjo perballje ne “Olimpico” te Torinos do te dhuroje spektakel, ashtu si takimi i pare. Por, padroni napotelan nuk deshiron qe te shohe me episode te shemtuara te tifozerise, para dhe pas ndeshjes: “Do te doja qe tifozet te respektoheshin mes tyre dhe qe te shihnin kete takim me nje ndjenje me shume, sepse behet fjale per nje sfide te rendesishme, ku dy ekipe me tradite ndeshen ne nje kampionat krejt ndryshe. Kjo eshte nje sfide per Serine A”, perfundoi De Laurentis.

    Reja: Mund te dalim me pike nga “Olimpico”!

    Napoli eshte ne nje forme te mire dhe ecuria e skuadres ne kete kampionat te Serise B ka bere qe i gjithe populli napoletan te shpresoje ne nje “dipllomim” ne Serine A. Por, trajneri Reja nuk kerkon qe entuziazmi te jete shume i madh, sepse ka disa veshtiresi perpara. Ne konferencen per shtyp te dhene dje, Reja u shpreh: “Do te kemi perballe Juventusin, nje ekip te madh, me tradite, histori dhe shume tituj. Luajne ne Serine B per shkak te atyre qe ndodhen dhe nuk mund te jene kurresesi te barabarte me ekipet e tjera. Por, nuk nisemi si te humbur ne “Olimpico”, sepse do te luajme per te dale me pike”, perfundoi Reja.

  9. #1329
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Deshamp: Te japim me te miren!


    10 Prill Juventusit i duhen perforcime per ne Serine A, jo sepse Trezege, Nedved, Del Piero apo Kamoranezi jane shume te vjeter, persa i perket moshes, por sepse shume te rinj nuk mund te pershtaten me Serine A, qe eshte ndryshe nga Seria B. Sigurisht, keshtu duhet te jete normalisht, por Didier Deshamp, trajneri i Juventusit, ka nje mendim krejt te ndryshem dhe beson ne skuadren e tij: “Sezonin e ardhshem nuk mund te kenaqemi vetem me mesin e renditjes”, pohoi Deshamp. Sipas Deshampit, Juventusi eshte duke vuajtur shume ne Serine B: “Sigurisht, mund te them se Seria B nuk eshte maksimumi dhe si trajner pohoj se eshte teper e veshtire qe te japesh maksimumin. Pastaj, nuk eshte se ishte dicka natyrale per ne qe te luanim ne kete kategori. Kam qene lojtar dhe e kuptoj se lojtaret nuk mund te jene edhe aq shume te kenaqur. Shpresoj qe te behet fjale vetem per nje vit purgator dhe per te rifituar ate qe na perket ne skenen nderkombetare, u shpreh francezi, duke u ndalur me pas te skandali i “Calciopoli”?t, ku u perfshi nje prej ish?drejtuesve te Juventusit: “Ka nje ndryshim te madh mes dyshimit dhe proves. Eshte nje pohim llogjik teper i thjeshte, ndaj nuk mund te hamendesojme per dicka per te cilen nuk dime se si qendron e verteta”, theksoi Deshamp, qe ne fund u ndal te merkato bardhezi dhe te ndeshja ndaj Napolit. “Napoli eshte nje skuader e forte dhe do te mundohet qe te jape maksimumin, ne kete takim, por duhet te fitojme, per te konsoliduar vendin e pare”, pohoi Deshamp. “Bufon larg Juventusit? Me duket e pamundur, sepse ai eshte shtylla e skuadres”.

  10. #1330
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Gurkuf: Ne Gjermani do te japim me te miren!

    10 Prill Johan Gurkuf, mesfushori kuqezi, ndaj Empolit, luajti per 90 minuta, duke zevendesuar me se miri Sedorfin, i cili qendroi pushim, per te ruajtur forcat per ndeshjen e neserme ndaj Bajernit. Por, talenti francez dhuroi nje paraqitje te shkelqyer, duke ndihmuar skuadren dhe duke rrezikuar edhe shenimin e golit. Gurkuf tha: “Ne fillim te kesaj aventure me Milanin nuk ishte e lehte. Por, tashme jam me mire dhe jam ambjentuar me kete skuader, qe perbehet nga kampione te medhenj. Ndeshja ndaj Bajernit? Do te jete nje takim shume i veshtire dhe ne kemi detyrimin per ta nisur sa me fort kete takim. Do te jete e rendesishme qe te sulmojme te paret, sepse Bajerni vetem keshtu mund te mundet”, perfundoi Gurkuf.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •