Barcelona: Rajkard te mos levize
8 Prill “Mua do te me pelqente qe Barcelona te mos merrte nje trajner te ri per sezonin e ardhshem sepse mendoj se Frenk Rajkard eshte njeriu ideal per te drejtuar kete skuader. Ne qofte se ai vendos te filloj nje etape te re te Milani apo ne ndonje skuader tjeter, do ta keshilloja qe t’i qendronte besnik skemes 4?3?3, skeme e cila per mua -shte celsi i suksesit te Barcelona. Katalanasit duhet te rrine te qete sepse ne rast largimi te Frenk Rajkardit, personi i cili do ta zevendesoj eshte Ciki Begirishtajn, nje njeri shume i kualifikuar dhe me nje filozofi loje shume te suksesshme”.
Real Madrid: Kandidati im eshte Shuster
“Trajneri i ri i Realit te Madridit duhet te jete nje njeri qe ta kuptoj filozofine e ketij klubi, te luaj ne sulm duke zoteruar topin dhe duke kerkuar fitoren qe nga minuta e pare. Nuk duhet nje njeri qe te jete shume rigoroz dhe duke perdorur skema loje shume difensive. Kandidati im i preferuar eshte Bernd Shuster. Trajneri qe do te vije duhet zhvilloj nje loje krijuese, emocionuese dhe shume sulmuese. Duhet te marre ne skuader lojtare teknike dhe shume te zgjuar dhe jo lojtare te cilet mendojne vetem per te mbrojtur rezultatin. Mendoj se trajneri i Realit nuk duhet te spekulloj me rezultatin dhe nuk duhet te prese reagimin e skuadres kundershtare sepse iniciativen duhet ta marre Reali i Madridit”.
Valencia: Kike Flores ia vlen
“Valencia duhet te luftoj per vazhdimesine e tij: Kike Sancez Flores. Ky teknik ka ditur te mbaje te njetin stil loje ne sezonet e fundit dhe kjo skuader eshte bere shume kompetitive. Qe nga epoka e Klaudio Ranierit te gjitha trajneret kane mbajtur nje filozofi dhe Valencia ka arritur rezultate shume te mira. Mendoj se duhet te perdoret sistemi 4?4?2, me shume disipline organizative dhe duke e kthyer Valencian ne nje skuader te frikshme per rivalet. Ne fillim Kike nuk kishte shume eksperience dhe te gjithe nuk kishin shume besim tek ai, por me filozofine e tij dhe me punen e zhvilluar, ai e ka ngritur shume larte emrin e Valencias, skuader e cila po lufton ne nje kompeticion shume te rendesishem dhe te veshtire sic eshte Champions League. Mendoj se Kike nuk duhet te largohet nga drejtimi i kesaj skuadre dhe te gjithe duhet ta ndihmojne ate ne organizimin e skuadres per sezonin e ardhshem”.
Krijoni Kontakt