Panuēi: K.Ronaldo i jepte "gaz" si Vale Rosi
Sokol Kondi
Lidhur me duelin Toti Ronaldo, trajneri i Romės, Spaleti, tha: "Franēesko nuk pati fat, sepse ato tri predha qė lėshoi, dolėn pėr njė fije jashtė. Portugezi ėshtė tepėr i fortė, por ka edhe tė tjerė tė fortė si ai dhe njėri prej tyre ėshtė pikėrisht Toti." Ndėrsa krahasimin mė tė goditur e bėri Panuēi: "Kristiano Ronaldo niset me shpejtėsi si Valentino Rosi." Edhe Vilhelmsoni qė u aktivizua si titullar pikėrisht nė ditėn kur u qortua nga trajneri i Suedisė ("E di veten tepėr tė fortė"), doli nga fusha i kėnaqur: "Kam qenė gjithnjė tifoz i Liveprulit dhe dua ta eliminoj Manēesterin. Nė "Old Traford" do tė luajmė njė ndeshje, tė cilėn do t'ua tregojmė nipėrve."
R.Sensi: Tė barabartė me mė tė mėdhenjtė
Rozela Sensi, administratorja e deleguar e Romės, qė ishte pajisur si gjithnjė me paketėn klasike tė cigareve, tė cilėn e konsumoi si "rregullisht" brenda 90 minutave, njė mjet fatsjellės kjo pėr tė por edhe njė mėnyrė pėr tė shkarkuar stresin dhe adrenalinėn e lartė. Nė dalje tė stadiumit ajo u duk po aq e lodhur sa futbollistėt qė kishin luajtur nė fushė. "Mos mė pyesni pėr pėrqindje, do tė shohim se ē'do tė ndodhė atje, por ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se djemtė u treguan shumė tė zotė. Toti luajti mė mirė se Kristiano Ronaldo, por e gjithė skuadra i dhuroi njė gėzim shumė tė madh klubit dhe tifozėve tė pranishėm nė Olimpiko. Meritonim njė fitore tė thellė, por ndihemi tė kėnaqur, sepse Roma tregoi se ėshtė nė lartėsinė e skuadrave mė tė mėdha." Aq sa tani mund tė niset tė flitet pėr hapjen e njė cikli tė gjatė e tė suksesshėm... "Pse jo? Luēiano Spaleti do tė jetė trajneri ynė deri nė vitin 2011." Ndėrkohė, tani tė gjithė e kanė mendjen te ndeshja e kthimit nė "Old Traford".
Pas fitores nė ēerekfinalen e parė, gjithēka vendoset nė Manēester 06-04-2007
Luēiano Spaleti: Kualifikimi, 50% i yni
Sokol Kondi
Pėrfundoi me njerėzit qė i ndezėn duart flakė pėr tė duartrokitur kėtė Romė. Emocione tė tilla, bėnte tė ditur dikush nga ata qė kanė provuar shumė, nuk ndiheshin qė prej viteve tė lavdishme '80. Kėlni, Goteborgu, Dundi, arritjet e mėdha tė verdhekuqve... Pas 23 vitesh kanė mposhtur edhe Manēester Junajtidin dhe madje nė ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve. Vetėm se kėsaj here bėhet fjalė vetėm pėr takimin e parė dhe Runi, i cili deri tė mėrkurėn nuk kishte shėnuar ende asnjė gol nė Champions, ua prishi disi festėn duke e bėrė kėshtu udhėtimin pėr nė "Old Traford" jo edhe aq tė rehatshėm sa ē'u mendua pėr disa ēaste. Ndaj, pas takimit romanistėt nuk e dinin as vetė nėse duhej tė ndiheshin tė lumtur pėr fitoren apo mė tė shqetėsuar pėr kualifikimin. Spaleti u pėrqafua me Fergusonin ("Shkova t'i pėrshėndesja anglezėt") dhe pėrgėzoi djemtė e tij: "Luajtėm si tė barabartė me ata tė Manēesterit, zhvilluam njė ndeshje tė mirė dhe kjo ishte gjėja mė e rėndėsishme." Po tė mos kishte qenė Runi... "Mė vjen keq pėr atė kundėrsulm, ishte vendimtar njė driblim i Ronaldos. Por mė pas u treguam tė zotė qė kaluam sėrish nė epėrsi dhe mė pas i shkuam disa herė pranė golit tė tretė." Nė Manēester duhet ta mbrojė golin e avantazhit pa Perrotėn. "Mė vjen keq pėr Simonen, sepse donte tė luante medoemos, do tė jetė njė mungesė e rėndė. Por kartoni i tij i verdhė qėndronte, ashtu sikurse duhej tė qėndronte dhe 11-metėrshi ndaj Mansinit. Ata tani janė tė detyruar tė diktojnė lojėn e tyre, por ne kemi disa shanse. Por mundėsitė janė 50 me 50, sikurse pas 0 0-s ndaj Lionit."
Krijoni Kontakt