Close
Faqja 122 prej 311 FillimFillim ... 2272112120121122123124132172222 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,211 deri 1,220 prej 3101
  1. #1211
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Henes: Gjyqtari? Vetem rus jo!

    3 Prill Drejtuesit e Bajernit te Mynihut nuk jane te kenaqur me zgjedhjen e gjyqtarit qe do te drejtoje takimin e sotem. Menaxheri i Bajernit, Uli Henes, vendimin e marre nga UEFA per caktimin e Juri Baskakovit si gjyqtar te takimit, e quajti te pafat per Bajernin. Shkak per kete pakenaqesi tek Bajerni eshte fakti se nje vit me pare, kur kampionet gjermane humben 4?1 ne Milano, ishte nje tjeter gjyqtar rus, Valentin Ivanov ai qe drejtoi ndeshjen ne menyre katastrofale. Edhe drejtori i pergjithshem i Bajernit te Mynihut, Karl Hainc Rumenige nuk eshte i kenaqur me emerimin e rusit 42?vjecar per kete takimin. “Ne te gjithe nuk e prisnim qe ndeshjen ta drejtonte perseri nje rus, aq me teper nje pa pervoje. Nje vit me pare ka qene po nje gjyqtar rus i cili ishte i pasakte ne vendimet kunder nesh. Te shpresojme te pakten qe kete here emerimi i nje gjyqtari rus te mos kete ndikim negativ”, tha Rumenige. Basakov ben pjese qe nga viti 2005 ne kategorine e pare te gjyqtareve te UEFA?s dhe ka drejtuar mesatarisht 18 ndeshje ne Champions League. “Nuk dua te ve asgje ne dyshim, por per nje gje jam i sigurt: gjate viteve te fundit ne Champions League, asnje “bilbil” nuk ka qene asnjehere pro Bajernit”, tha Rumenige.

  2. #1212
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Shuster: Champions, “koke a pil”!

    3 Prill Sot do te nisin ethet e takimeve te para ne cerekfinalet e Champions League per tete skuadrat e mbetura. Pikerisht ne kete faze, skuadrat favore do te perpiqet te paraqiten me potencialin e tyre maksimal per t’iu afruar edhe me shume finales se 23 majit ne Athine. Nje nga figurat me te njohur te futbollit gjerman, Bernd Shuster, komenton “duelet” e fazes cerekfinale te Champions League, duke dhene parashikimin perkates.

    Milan?Bajern, gjermanet me mire

    Kunder Bajernit te Mynihut, Milani nuk do ta kete me aq te lehte, sidomos tani qe eshte rikthyer trajneri Otmar Hitcfeld. Ne tete takime kunder kuqezinjve, Bajerni vetem nje here eshte larguar me fitore nga Milano, behet fjale per sezonin 1989/1999 me rezultatin 2?1. Situaten e Bajernit te Mynihut dhe te skuadrave te tjera e ka analizuar kandidati aktual per postin e trajnerit te Realit te Madridit, Bernd Shuster. Per takimin ne Milano ai sheh mjaft shanse per kampionen gjermane. “Milani nuk ka formen e vitit te kaluar, kur munden Bajernin ne finalen e nje te tetave dhe nuk eshte me i forte se Reali, keshtu qe teorikisht, Bajerni duhet te fitoje atje”, u shpreh Shuster ne analizen e tij per “Sport1.de”.

    “Bajerni duhet t’ia dale mbane qe te fitoje jashte fushes, duhet te shenoje me cdo kusht te pakten nje gol. Per mendimin tim rezultati 2?1 ne Milano nuk do te ishte i keq”, shtoi me tej Shusteri.

    Eindhoven?Liverpul, s’ka favorite

    “Liverpuli me ka bere shume pershtypje ne takimin kunder Barcelones. Megjithate, duhet te shohim se sa i larte do te jete motivimi tek Eindhoven. Tani, cdo pike eshte shume e rendesishme, si per skuadrat qe luajne ne shtepi edhe per ato qe luajne jashte fushes se tyre aq me shume per skuadrat qe luajne jashte fushes se tyre”, tha Shusteri. Ndersa per Eindhovenin, gjermani ka pershtypje te mira dhe e sheh ate si nje skuader kompakte, e cila eshte nje kundershtare e pakendeshme per cdo ekip dhe qe di te luaje mire futboll. Megjithate Liverpuli, fituesja e sezonit te vitit 2005 ne Champions League, eshte nje favorite e forte per 47?vjecarin. “Arsyeja eshte bindese, ata munden Barcelonen dhe kjo u dha shume besim per takimet ne vazhdim”, shtoi Shuster.

    Celsi?Valencia, “blute” me lart

    Pas skualifikimit te Barcelones dhe Realit te Madridit, Valencia eshte perfaqesuesja e vetme spanjolle ne cerekfinale. Por per Shusterin, i cili ka luajtur 316 takime per Barcen, Realin dhe Atletikon e Madridit, ky eshte vetem nje moment shkelqimi i Valencias, qe nuk do te zgjase shume. “Une nuk parashikoj nje te ardhme te shndritshme per Valencian. Vitin e ardhshem Barcelona do te hyje fuqishem ne gare po keshtu edhe Reali. Te dyja keto skuadra nuk hapin rrug?_r eshte fjala per titullin e Champions League?s”, tha Shuster. Sipas Shusterit, skuadra e trajnerit Kike Flores nuk do te kete shume shanse per te fituar. “Per mua, Celsi eshte skuadra kryesore favorite per titullin. Por nese Valencia do t’ia dale mbane, atehere do ta quaja “favorite te fshehte, pohoi Shusteri.

    Roma?Mancester Junaited, “mister”

    “Mancester Junaited po luan nje sezon te shkelyer, vecanerisht ne kampionatin anglez. Me Kristiano Ronaldon, ata kane sulmuesin me te mire ne Europe”, shprehet Shuster. Megjithate, sipas tij, Roma eshte me e favorizuar ne kete takim. “Kunder Lionit, Roma per mua ishte nje surprize pozitive, ndonese me duhet ta pranoj se francezet nuk ishin ne forme te mire”, pohoi me tej trajneri gjerman. “Mancester Junaited duhet te “nxjerre jashte loje” Francesko Totin, pasi tek Roma gjithcka rrotullohet rreth tij. Nese ai nuk vepron dot, atehere Roma do te bjere gradualisht”, shtoi ai.

  3. #1213
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hoze: Duhet nje marsh me shume!

    3 Prill Hoze Murinjo ka besim qe Celsi do te arrije te gjeje shpejt ate marshin me teper, qe do te lejoje blute te tregojne fytyren e tyre me te frikshme, ne fazen me te rendesishme te sezonit. Celsi arriti te fitonte vetem ne fund, te dielen, ne fushen e skuadres se vendit te fundit ne renditjen e kampionatit anglez, Uotfordit. Goli i Kaluse lejoi skuadren e Murinjos qe te ruante diferencen prej gjashte pikesh me Mancesterin, i cili pati fituar 4?1 me Bllekbernin, nje dite me pare. Edhe pse ishte fitorja e shtate radhazi ne kampionat, Murinjo eshte i vetedijshem qe niveli i shfaqur nga skuadra e tij ishte me i dobet se ai qe pret dhe i ka kerkuar futbollisteve qe te paraqiten me mire ne Champions. Celsi do te ballafaqohet me Valencian ne cerekfinale dhe Murinjo thote: “Nuk dua te them qe fitorja ishte gjeja me e rendesishme, pasi kjo skuader mund te luaje me mire sesa ne Uotford dhe mendoj qe kemi dicka te fshehte, dicka me teper brenda nesh qe mund te japim”, deklaroi trajneri portugez, ne televizionin e klubit. “Eshte e veshtire te pergatitesh skuadren kur futbollistet jane te lodhur dhe niveli i kundershtarit nuk eshte teper i larte, prandaj ne kete faze te sezonit, ndeshje si ato me Uotfordin mund te shnderrohen lehtesisht ne kurthe”.Frenk Lampard u perfshi ne rreshtimin titullar te bluve, pavaresisht demtimit qe pesoi ne fitoren 3?0 te Anglise, perballe Andorres, ne nje ndeshje kualifikuese per Euro 2008. Mesfushori ka realizuar disa gola te rendesishem per Celsin ne kete sezon, por vetem nje ne Europe, perballe Barcelones, ne tetor. Murinjo e di qe rendimenti i rasteve te shfrytezuara do te jete vendimtar ne perballjen me Valencian. Lasana Diarra mungoi ne ballafaqimin me Uotfordin per shkak te nje problemi ne shpine, por eshte riaftesuar ne kohe per Valencian. Xho Kol dhe Uejn Bridxh jane rikthyer te dy ne stervitje te plote dhe mund te perdoren nga portugezi ne momentin me kyc te sezonit. Megjithate, holandezi Arjen Roben do ta kete te pamundur te luaje perseri ne kete sezon, per shkak te nje problemi qe do te kerkoje nje nderhyrje kirurgjikale. Edhe pse blute jane gjashte pike larg Mancesterit ne kampionat, ata vazhdojne te jene ne gare per te perbushur nje “poker” historik (Kampionat, Champions, Kupen e Anglise dhe Kupa e Liges, tashme e fituar).

    Murinjo ne “referendum”!

    E ardhmja e Hoze Murinjos tek Celsi duket edhe me e pasigurt, pasi pronari i klubit, Roman Abramovic improvizoi nje mbledhje te papritur te bordit, pas fitores minimale te skuadres se tij ne fushen e Uotfordit. “Daily Mirror” e cilesoi kete veprim si nje “referendm” te bluve per fatin e trajnerit te tyre, i cili mund te largohet ne fund te sezonit, edhe pse klubi londinez vazhdon te jete ne gare per te fituar te katert kompeticionet ku ka marre pjese ne kete sezon. Pas ndeshjes se Uotfordit, Abramovic vendosi qe te shmangte viziten ne dhomat e zhveshjes, vetem sepe nuk donte te kryqezohej me Murinjon. Ne qofte se trajneri portugez do te shkarkohet nga detyra e tij kete vere, Frenk Rajkard, Gus Hidink, Roberto Mancini dhe Marko van Basten shihen si alternativat kryesore, nga te cilat do te dale pasardhesi. Por, sipas te perditshmes “The Indipendent”, Celsi po merr parasysh edhe mundesine e punesimit te dy trajnereve ne te njejten kohe, njeri prej te cilave do te ishte Gus Hidink. “Mundesia e punesimit te dy trajnereve do te ishte joshese per Celsin per disa arsye, jo vetem per te shmangur ne te ardhmen mundesine e perseritjeve te konflikteve te ngjashme si ai midis Murinjos dhe Abramovicit”.

  4. #1214
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Thirrja e Ancelotit: Milan, fito!

    3 Prill Edhe pse shoqerite me te njohura te basteve sportive, ne prag te ndeshjes se sotme Milan?Bajern, vendosin “gishtin” mbi kuqezinjte, duke votuar per opsionin e fitores se italianeve. Por, kete here mund te jete ndryshe, sepse bavarezet, edhe pse nuk nisen si te favorizuar, jane rritur shume ne lojen e tyre, me ardhjen ne pankine te Hitcfeldit, i cili ka dhene nje fryme te re skuadres. Gjermanet do te udhetojne sot ne “San Siro” me qellimin per te mos dale me nje humbje nga fusha e lojes. Fitorja e fundit ne kampionat, e arritur nga gjermanet, ndaj Shalke 04?es, ekipit favorit per fitimin e titullit, tregon se bavarezet kane pesuar nje ndryshim dhe nuk jane me ekipi i fazes se pare. Champions eshte nje tjeter muzike, per te dy ekipet dhe Karlo Anceloti, trajneri kuqezi, e di shume mire kete fakt, ndaj dhe i kerkon Milanit te tij te ndryshoje “sjellje”, duke mos perseritur paraqitjen ne Rome, ndaj verdhekuqve. Milani mund te mbeshtet kete here te Alberto Xhilardino dhe Riki Kaka. Sezonin e shkuar, ne Champions, kuqezinjte arriten qe te eliminonin bavarezet fale barazimit ne “Allianz Arena” dhe fitores 4?1 brenda fushes. Kete here, gjerat do te jene ndryshe, sepse edhe Milani nuk eshte i njejte me ate te sezonit te shkuar: Shevcenko eshte larguar, Inzagi ka humbur “fuqite” e tij ne Europe.Nderkohe, Arrigo Saki, ish?trajner i Milanit dhe nje njohes i mire i futbollit, paralajmeron kuqezinjte: “Si force fizike dhe si ritem, Bajerni do te dominoje Milanin, edhe pse jashte fushes, gjermanet nuk jane edhe aq konkurrues”. Duke marre shkas nga fjalet e Sakit, “Djalli” duhet te synoje nje goleade ne “San Siro”, per te shkuar ne Gjermani i qete. Edhe Anceloti kerkon me shume nga ekipi i tij: “Ne krahasim me ndeshjen e zhvilluar ne Rome, duhet te luajme sigurisht me me shume grinte dhe me vendosmeri, sepse ne te tilla takime, nese nuk jep qofte edhe 1% me shume, je ne rrezik. Nese fitojme me nje rezultat te konsiderueshem dhe nje diferencen golash, atehere do te dime se si te perballemi me ndeshjen e kthimit. Kam pare shume ndeshje te Bajernit dhe dua te nenvizoj faktin se qe nga dhjetori eshte permiresuar, shoh nje skuader solide dhe kompakte, e veshtire per t’u mundur, sepse mentaliteti gjerman njihet per optimizmin e tij”, theksoi Anceloti, duke sqaruar me pas se sfida e kthimit do te jete ajo qe do te vendose kualifikimin: “Nuk eshte se ne Milano duhet te fitojme me cdo kusht, sepse gjithcka do te vendoset ne Gjermani. Sigurisht, do te me pelqente shume nje Roma?Milan ne gjysmefinale”.

  5. #1215
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Bajerni: Te permbysim historine!


    3 Prill

    Asnjehere nuk ka ndodhur qe Bajerni i Mynihut te kete fituar kunder Milanit e me pas te jete kualifikuar ne raundin tjeter. Por kete here, bavarezet kane besim te madh se do t’ia dalin mbane ta permbysin bilancin, edhe pse do te luajne pa kapitenin Kahn ne fushe. “Kjo eshte nje detyre e veshtire, por teper interesante dhe qe e ka nje zgjidhje. Ne duam te shkojme ne gjysmefinale”, ka thene drejtori i pergjithshem i Bajernit te Mynihut, Karl Hainc Rumenige para takimit te pare kunder Milanit ne cerekfinale. Statistika ne fakt eshte kunder kampiones gjermane. Ne tete takime, Bajerni vetem nje here eshte larguar me fitore nga Milano. Fitorja 2?1 ne minutat shtese te gjysmefinales se Kupes se Europes kunder Milanit ne vitin 1990, eshte i vetmi shembull i mire qe duhet te kene sot bavarezet. Por edhe atehere, fitorja 2?1 nuk ishte e mjaftueshme per Bajernin, pasi Milani u kualifikua gjithsesi ne finale duke fituar edhe titullin. Ndersa skuadra e drejtuar serish nga Otmar Hitcfeldi, kete fundjave fitoi denjesisht ne Bundeslige kunder Shalkes, Milani ne Serine A, u mjaftua me barazimin e veshtire 1?1 kunder Romes.“Edhe ata kane probleme”, tha Rumenige i cili pavaresisht nga bilanci negativ, ka shpresa tek fitorja. Gjithsesi, Rumenige nuk pranon ta konsideroje skuadren e tij ne rolin e favorites kryesore.“Shanset e Bajernit per titullin e Champions League nuk jane shume te medha. Celsi dhe Milani kane me shume mundesi se ne”, shtoi Rumenige. Sot, Bajerni do te luaje pa kapitenin e saj, Oliver Kahnin dhe pa mesfushorin e talentuar, Mark van Bomel. Te dy jane te pezulluar. “Pika me e dobet e Bajernit eshte mungesa e Kahnit. Megjithate une mendoj se do te kishte qene me e drejte sikur ai te luante ne te dyja takimet. Keshtu, fitorja do te merrte me shume vlera”, ka thene sulmuesi i Milanit, Kaka. Tani qe klubi i tij nuk ka me asnje shans ne kampionatin italian, lojtari i skuadres perfaqesuese braziliane i ka te gjitha shpresat vetem ne Champions League: “Nuk kemi gje tjeter vec Champions League. Per fitoren e saj do te jepnim gjithcka”. Ndersa shihet me shume dyshim mungesa e Kahnit per fatin e Bajernit ne kete takim, trajneri Otmar Hitcfeld ka besim tek zevendesuesi i kapitenit, Mikael Rensing. “Une nuk shoh asgje negative tek fakti qe Rensing do te zevendesoje Kahnin. Ai eshte nje portier i nivelit te larte, i cili nje dite do te jete numri 1 tek ne”, tha Hitcfeld. Ndersa vete portieri 22?vjecar, u shpreh: “Kjo eshte nje ndeshje shume e vecante per mua, ndoshta, me e rendesishmja ne karrieren time. Megjithate nuk jam aspak nervoz, perkundrazi ndihem i motivuar dhe me entuziast se zakonisht”. Hitcfeldi do ta quant me te rende mungesen e Van Bomelit se sa te Kahnit. Kunder Shalkes, te shtunen ai luajti shume mire duke treguar peshen ne skuader. Megjithate, Hitcfeld shprehet: “Ne jemi nje skuader e forte sa duhet per ta kompesuar mungesen e Markut”. Vendin e tij ne mesfushe do ta zere Andreas Otl, kurse Ouen Hergrivsi i cili eshte perseri ne forme pas demtimit ne kembe, do te kete ne shenjester Kakane.

  6. #1216
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morati: Interi s’e mbyll me kaq!

    4 Prill Masimo Morati dhe Interi, kete sezon, jane nga me te “urryerit” dhe moitivi i vetem eshte dominimi zikalter, ne nje situate gati anormale ne kampionatin e Serise A, ku Milani u nis me penalizim dhe mungon Juventusi (bardhezinjte luajne ne Serine B). Por, padroni zikalter, edhe pse titulli eshte shume prane dhe vetem matematika nuk e lejon kete, kerkon qe te ule entuziazmin, duke perdorur armen e ironine, per ata qe e tallin per nje titull “kartoni”, pas skandalit te “Calciopoli”?t. Morati, ne dalje te nderteses ku ndodhen zyrat e shoqerise se naftes, “SARAS”, eshte intervistuar nga disa gazetare te “Sky”, por nuk eshte ndalur shume, duke thene vetem: “Interi nuk di me te ndaloje, me thoni se si mund ta bllokoj kete makine, qe ka marre arratisjen...”, u shpreh presidenti zikalter, me nje buzeqeshje ironike. Ndersa, ne nje interviste te gjate te dhene dje per “Gazzetta dello Sport”, padroni i Interit eshte pergjigjur me ironi, duke thene: “Vitin e shkuar fituam nje titull, edhe pse ne tavoline. Ndaj, kete sezon, nuk eshte se na ben shume pershtypje, ashtu si shume persona mendojne. Nuk eshte se jemi te “uritur”, por ama dua qe te gjithe te dine se nuk do te “ngopemi” me kaq pak”, pohoi Morati. Me 20 pike avantazh ndaj Romes, titulli eshte tashme nje hap larh Interit dhe Masimo Morati mendon per te ardhmen, ku ne objektivin e tij eshte Europa. Ai theksoi: “Do te fitojme Champions, sezonin e ardhshem, ndaj ne kete menyre do te bejme qe te tjeret te heshtin dhe te na kerkojne te falur”, siguroi Morati, i cili nuk premton ndonje blerje te “bujshme” ne merkaton e ardhshme: “Si baze, skuadra mbetet po kjo dhe nuk do te kete shume ndryshime, duke pare se nese nisim nje fushate te pasur, duke blere shume lojtare, rrezikojme qe te prishim harmonine qe ekziston. Eshte e gabuar qe te fusesh duart tek dicka qe punon mire... Ronaldinjo? Ne u interesuam per te nje vit me pare, por do ta beja kete gje edhe tani, por nuk kemi kaq shume nevoje, ne kete moment. Nuk jemi te interesuar per te, vetem nese ndryshon mentalitet”, u shpreh Morati, duke folur ne fund per Adrianon: “Tani jam ne nje lokal nate, ndaj nuk mund te kritikoj Adrianon. Shpresoj qe edhe une te mos grindem me askend...”.

  7. #1217
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Barcelona, kalendari i “buzeqesh”

    4 Prill Barcelona ka te gjithe statistikat ne favor, per te fituar per te tretin sezon radhazi titullin kampion te Spanjes. Pas fitores 2?1 me Deportivon, mbeten edhe dhjete jave deri ne perfundimin e “La Liga”?s. Ne qofte se skuadra katalanse do te fitoje po aq pike sa ne dhjete javet e fundit te fazes se pare, pra kunder te njejteve rivale, Barca do te shpallej kampione dhe nje sukses i mundshem ne Kupen e Mbretit do t’i lejonte qe te benin nje dopiete ne kete sezon. Ne keto dhjete jave te fundit te fazes se pare, Barca grumbulloi 19 pike, po aq sa Valencia. Ne keto dhjete jave, Sevilja fitoi 17 pike, ndersa Reali 21. Por, duke patur parasysh diferenen aktuale ne renditje, Barca do te renditej tre pike perpara Reali, kater mbi Seviljen, qe do te ishte me pike te barabarta me Valencian. Nje tjeter arsye qe i ben katalanasit te ndihen optimiste eshte fakti qe kur mbeten edhe dhjete jave nga fundi i kampionatit, ata nuk kane me ndeshje te drejteprdrejta me rivalet e tyre, te cilat kane ende ndeshje midis tyre. Pas dy javesh, ne te 30?n, Valencia dhe Sevilja do te perballen ne “Mestalla”, ne javen e 31?te do te kete nje Real?Valencia, ndersa ne javen e 33?te Reali pret Seviljen. Per kete arsye, kalendari nuk mund te ishte me i favorshem per kampionet e Europes ne fuqi. Dhe sikur e gjithe kjo te mos mjaftonte, Barcelones i jane kthyer edhe dy yjet e saj kryesore, Samuel Eto’o e Lionel Mesi. Te dy kane humbur pjesen dermuese te sezonit per shkak te demtimeve. Kamerunasi u detyruar te qendronte per pese muaj larg fushave te lojes, pasi keputi ligamentet e brendshme te meniskut, ndersa argjentinasi qendroi tre muaj jashte, pasi pesoi nje frakture ne metatars. Ne sezonin aktual, Eto’o dhe Mesi kane shenuar te dy nga tete gola dhe kjo i shnderron ne golashenuesit e dyte me te mire te skuadres, pas Ronaldinjos, i cili ka realizuar 17 here, ne te gjitha kompeticionet marre bashke. Prandaj, ne qofte se Barcelona nuk do te arrije ne fund te shpallet kampione, atehere fajin do ta kete vetem ajo, pasi te gjithe numrat i ka ne favor.

  8. #1218
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Zambrota: Me te “keqinj” ne fund!

    4 Prill Xhanluka Zambrota, mbrojtesi italian i Barces, i ka kerkuar dje skuadres se tij qe te ruaje perqendrimin per 90 minuta ne ndeshjet e mbetura dhe te tregohet me agresive ne fund, per te shmangur situata si ajo ne takimin me Deportivon, ne te cilin edhe pse e fitoi 2?1, vuajti shume ne fund pasi pesoi gol ne pjesen e dyte. Italiani pranoi se ne minutat e fundit te disa ndeshjeve, lojtaret e Barces kane treguar frike. “Kur ndeshja vjen drejt fundit ne disa raste kemi treguar frike, por ky nuk eshte reagimi i nje skuadre si e jona. Barca duhet te kete nje mentalitet krejt ndryshe, shume me agresiv”. Po ashtu si pjesa tjeter e shokeve te tij, Zambrota shpjegoi pa shume dyshime te ardhmen e Ronaldinjos: “Eshte nje yll i vertete dhe te gjithe deshirojme qe te qendroje ketu, une s’e shoh ne ndonje skuader tjeter perverc Barces”. para ndeshjes se ardhshme te Barces, ne “La Romareda”, Zambrota tha: “Takimi ndaj Saragozes do te jete me i veshtiri qe do te luajme jashte fushes sone, nga ato qe na kane mbetur deri ne fund te sezonit”. I pyetur per situaten ne kampionat dhe te gjithe kundershtaret e skuadres se tij ne luften per titull, Zambrota shtoi: “Real Madridi, edhe pse pese pike larg nesh, nuk mund te mos konsiderohet si kandidat, sepse jane edhe 30 pike ne loje dhe kampionati eshte mese i hapur. Eshte e veshtire te thuash se kush mund ta fitoje kampionatin; Valencia, Real Madridi apo Saragoza jane pas nesh, por presin qe Barca ose Sevilja te humbasin pike”. Mbrojtesi italian kujtoi gjithashtu se Barcelona ka qene ne krye te kampionatit qe nga java e pare, sigurisht bashke me Seviljen, prandaj ai ka besim se kampionati dhe Kupa e Mbretit, dy objektivat qe i kane mbetur, mund te shkojne ne “Camp Nou”. “Eshte me siguri e mundur qe te fitojme te dy titujt, dhe duhet te bejme maksimumin qe t’ia arrijme, sepse per ne jane shume te rendesishem kete vit”. Ndersa per Real Madridin dhe Fabio Kapelon, trajnerin e tij ne kohen kur luante te Juventusi, Zambrota tha: “Prej tij eshte kerkuar maksimumi qe ne vitin e pare. Eshte e nderlikuar qe te marresh drejtimin e nje skuadre qe ka disa vjet qe nuk fiton dhe te perpiqesh te imponosh stilin tend. Por megjithate, madrilenet jane vetem pese pike larg”.

  9. #1219
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kasijas: Nuk kemi shume zgjidhje!

    4 Prill I ftuar ne ceremonine e shperndarjes se cmimeve “Laureus”, i veshur me smoking, Kasijas pranoi te fliste per te tashmen e Realit dhe i leshoi nje mesazh shprese te gjithe tifozeve madrilene. “Titulli eshte ende nje objektiv i realizueshem dhe duhet te vazhdojme te luftojme per te. Vazhdojme te jemi ne lufte per titullin. Eshte e vertete qe Barcelona nuk po gabon, por as ne nuk do te bejme gabime. Nuk mund t’i lejojme vetes asnje gabim dhe synimi yne eshte i qarte. Duam te fitojme te dhjeta ndeshjet qe na mbeten deri ne fund”, deklaroi Kasijas, qe nga Barcelona ku u zhvilluar ceremonia e “Laureus”. Iker mendon ndryshe nga nje sektor i shtypit qe e ka cilesuar kete kampionat si pak emocionues dhe te mbushur me gabime. “Une mendoj qe po shohim nje kampionat te hapur dhe shume emocionues. Ndryshe nga me perpara, kur titulli ka qene gjithmone ceshtje midis dy skuadrave, ne kete sezon ka disa ekipe qe mund ta pretendojne. I vetmi qe “ka futur uje” kete fundjave ka qene Saragoza, por Barcelona, Reali, Valencia dhe Sevilja vazhdojne te jene shume prane njera?tjetres”. Kampionet ne fuqi te Barcelones, duken se jane favorite per te fituar titullin per te tretin sezon radhazi. Iker analizon ate qe katalanasit bene ne fitoren e dites se shtune, 2?1 perballe Deportivos. “Pashe pjese e pare dhe kur Eto’o realizoi golin e dyte, mendova qe do te fitonin me nje goleade kunder Deportivos. U shkeputa nga televizori dhe u riktheva vetem kur ajo ndeshje ishte prane fundit dhe Deportivo kishte ngushtuar ne 2?1. Ne ato minuta te fundit Barca kaloi disa momente shume te veshtira dhe ne fakt, Deportivo pati nje rast te mire per te barazuar”. Nje pjese e mire e shanseve te Realit per te fituar titullin do te varen nga aftesia e Ikerit per te ruajtur kete forme. Kasijas ka kruyer 99 pritje ne kete sezon dhe ne qofte se vazhdon me kete ritem, do te thyeje rekordin e Zubizaretes (126 pritje ne sezon). Ne total, Kasijas ka pesuar 41 gola ne kete sezon, ka kryer 138 pritje dhe ka pesuar mesatarisht 0,6 gola per ndeshje.

  10. #1220
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kanavaro: Nuk jam roja e Kapelos!

    4 Prill Fabio Kanavaro, mbrojtesi i Realit te Madridit foli dje ne nje televizion spanjoll rreth shanseve te skuadres se tij per te fituar titullin kampion dhe vleresoi rendesine e ndeshjeve direkte. “Ne kemi per te luajtur kunder Seviljes dhe Valencias. Keto dy ndeshje mund te ndryshojne shume gjera ne renditje. Mund tefitojme kampionatin. Eshte e vertete qe nuk po luajme mire, por jemi vetem pese pike pas dhe kemi shanse. Imagjinoni se cfare do te ndodhte ne qofte se do te fillonim te luanim mire. Ne javet qe mbeten do te veme ne fushe zemren. Ne futboll mund te humbesh ose te fitosh, por njerezve u pelqen te shohin nje skuader qe vrapon dhe qe nuk dorezohet. Ne do te luftojme deri ne fund”. Ne lidhje me nivelin e tij vetjak, italiani shtoi: “Ky ka qene nje vit i ndryshem per mua. Pas Boterorit kisha luajtur me teper se 70 ndeshje ne sezonin e shkuar dhe keto jane shume. Nuk me pelqen te fshihem, kjo nuk eshte pjese e karakterit tim. E di qe nuk kam bere me te miren time, pasi di ta dalloj kur bej nje pune te mire dhe kur jo. E vetmja gje qe mund te bej une eshte te vazhdoj te punoj me perkushtim. Eshte pak faji i Boterorit dhe i kalendarit shume te ngjeshur, por une ndihem shume mire ne Madrid dhe e vetmja gje per te cilen kam nevoje eshte te nis te luaj pak me mire. Problemi eshte qe njerezit me krahasojne gjithmone me Kanavaron e Boterorit. Disa here, une ndiej qe kam luajtur mire ne disa ndeshje, por kur lexoj shtypin te nesermen ata vazhdojne te shkruajne qe une zhgenjeva perseri”.

    Kanavaro foli edhe per te ardhmen e tij dhe per vitet e fundit te karrieres, te cilet do t’i donte t’i shpenzonte si futbollist i Napolit. “Une gjithmone kam qene nje tifoz i Napolit. Do te me pelqente qe ne fund te karrieres sime te rikthehesha ne kete klub, por per momentin nuk mendoj per rikthimin ne Itali. Ndihem shume mire tek Reali i Madridit dhe do te me pelqente qe te perfundoja kontraten time. Nuk mendoj te largohem, por vetem per te permbushur dy vitet e kontrates qe me mbeten, pasi me pelqen shume Madridit. Ketu gjithashcka eshte madheshtore. Klubet, ambientet, qyteti, stadiumi... Pasi arrin te shkosh tek Reali, nuk mund te kerkosh te largohesh dhe e vetja gje qe me mbetet te bej eshte te punoj”. Ne fund, Kanavaro dha mendimin e tij per Kapelon. “Une nuk jam roja personale e Kapelos. Trajneri di te mbrohet vete dhe nuk ka nevoje per askend. Ai ka shume pervoje”, perfundoi kapiteni i Italise.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •