Close
Faqja 119 prej 311 FillimFillim ... 1969109117118119120121129169219 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,181 deri 1,190 prej 3101
  1. #1181
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Interi del jashte cdo “orbite”

    2 Prill Inter 2

    Parma 0

    Shenues: Maksuell 10', Krespo 70'

    E diel, 1 prill 2007, ora 15:00, ne stadiumin “San Siro” te Milanos

    Inter (4?3?1?2): Toldo, Maikon, Burdiso, Materaci, Maksuell (Dakurt 69'), Kambiaso, Zaneti, Stankovic, Figo (Rekoba 69'), Adriano, Krespo (Gonzales 78'). Tr.: Mancini.

    Parma (3?5?2): Buci, Paci (Boketi 85'), Kouto, Kontini, Ferroneti, Desena, Parravicini, Gasbarroni, Kastelini (Bolano 73'), Rosi, Budan (Morfeo 73'). Tr.: Ranieri.

    Gjyqtar: Farina.

    Dy gola spektakolar bejne te mundur qe “arratisja” e Interit te kthehet ne nje “lamtumire” per gjithe skuadrat e tjera, jashte cdo parashikimi, jashte cdo skematizimi ne fillim te kampionatit. Tashme, zikalterit ndodhet +20 pike larg Romes, ne vend te dyte, dhe mund te qendrojne te qete, te pashqetesuar, ne krye. Por, ato qe rrisin me shume deshiren interiste per te mos ulur kete ritem te “cmendur” jane dy qellime: zikalterit duan ta mbyllin ne kuoten e 100 pikeve kampionatin dhe nuk duan qe te pesojne asnje humbje. Fitorja 2?0 ndaj Parmes, ne “San Siro”, me golat e Maksuellit dhe Krespos eshte nje tjeter “sinfoni” per tifozet zikalter. Mbrojtesi brazilian realizon nje gol me te vertete teper spektakolar, per t’u pare e ripare ne cdo moment. Me nje inkursion te furishem, Maskuell shmang disa mbrojtes, per te care ne zonen e rreptesise dhe per te shenuar. Braziliani i ngjan Adrianos, ne kohen kur “Perandori” ishte idhulli i tifozerise zikalter. Pjesa e pare eshte per t’u harruar per skuadren e Mancinit, por per t’u mbajtur shenim ne te ardhmen per Parmen e Ranierit, e kujdesshme ne mbrojtje, e rrezikshme ne kundersulm. Budan dhe Rosi janedy “armet” verdheblu, ndersa ne porte, Buci duket i pakalueshem, me Figon qe provon ne fillim dhe Adrianon e Stankovicin me pas. Ritmi eshte shume i ulet ne pjesen e pare. Interi luan me mire, komandon, por nuk shenon. Kjo per faj te motivimeve qe mungojne: luhet per rekorde te metejshme, me shume se sa per te mundur konkurrencen. Adriano leviz mire, krijon, por perballe me portierin duket i frikesuar dhe jo i sigurte ne vetevete. Krespo duket me i qarte ne idete e tij, por ama eshte Materaci ai qe rrezikon, me nje gabim te Bucit, por gjuajta e mbrojtesit zikalter pritet po nga portieri i emilianeve.

    Pjesa e dyte eshte me e bukur. Loja rinis mire per zikalterit, qe sulmojne ne kerkim te golit. Maksuell rikuperon topin ne mesfushe, ndermerr nje inkursion personal, duke kombinuar me Krespon dhe me pas shenon me te majten, pas nje driblimi ne zonen e rreptesise. Nje gol qe i dhuron “vetrinen” talentit brazilian. Per Parmen, Rosi dhe Gasbarroni mundohen qe te barazojne, por pa rezultat. Ndersa, Adriano perpiqet qe te dale nga “tuneli”, por pa sukses. Interi gjen golin e dyte, me ane te Krespos, i cili pas nje kombinimi me Adrianon, e shtyn topin ne rrjete fare prane portes. Adriano ka nje rast te mire per t’u “cliruar”, por nuk eshte dita e tij, sepse goditja me koke e brazilianit perfundon ne traverse.

    Atalanta?Fiorentina 2?2

    Shenues: Loria 39', Doni 65' (p)/Rexhinaldo 27', Pacini 77'

    Atalanta (4?4?1?1): Kalderoni; Rivalta, Talamonti, Loria, Belini; Ariati, Donati, Bernardini (Abeijon 82'), Tisone (Ventola 46'); Bombardini (Doni 46'); Zampanja. Tr.: Kolantuono.

    Fiorentina (4?3?3): Frei; Potenca, Kroldrup, Gamberini, Paskual; Blazi (Pacienca 59'), Liverani, Montolivo; Rexhinaldo (Santana 59'), Pacini (Toni 66'), Jorgensen. Tr.: Prandeli.

    Gjyqtar: Rozeti.

    Udineze?Lacio 2?4

    Shenues: Di Natale 58' (p), Iakuinta 90'+2/Stendardo 18', Dosena 49' (a), Behrami 51', Roki 60' (p)

    Udieneze (4?3?2?1): De Sanktis, Kodam, Dosena, Zapata, Zapotocni (Obodo 74'), D’agostino, De Martino (Sikera 66'), Muntari, Sivok (Iakuinta 63'), Barreto, Di Natale. Tr.: Malezani.

    Lacio (4?4?2): Peruci, Beleri, Sivilja, Stendardo (Diakite 89'), Behrami, Ledezma, Manfredini, Mauri (Baronio 85'), Zauri, Pandev (Makinua 79'), Roki. Tr.: Rosi.

    Gjyqtar: Paparesta

    Karton i kuq: D’agostino 81'.

    Torino?Palermo 0?0

    Torino (4?2?3?1): Abiati; Komoto, Brevi, Bovo, Balestri; Galo, Ardito; Rozina, Muci (Stelone 59'), Lazetic (Barone 77'); Abruskato (Konan 71'). Tr.: De Biazi.

    Palermo (4?3?2?1): Fontana; Zakardo, Barxalji, Biava (Kasani 57'), Pizano; Diana, Caramitaro (Xhakomaci 90'+1), Simplisio; Breshiano, Di Mikele (Brienca 73'); Karacolo. Tr.: Guidolin.

    Gjyqtar: Ricoli.

    Kaljari?Mesina 2?0

    Shenues: Biondini 12', Budel 24'

    Kaljari (4?4?2): Fortin; Ferri, Lopez, Bianko, Del Groso (Agostini 78'); Biondini (Markini 72'), Konti, Budel, Pepe; Kapone (D’Agostino 20'), Suazo. Tr.: Xhampaolo.

    Mesina (4?4?2): Paoleti; Rea (Xhalombardo 46'), Zoro, Zanki, Lavekia (De Vece 70'); Alvarez, Kandela, Pestrin, Mazielo; Flokari (Iliev 40'), Rigano. Tr.: Kavazin.

    Gjyqtar: Bergonxi.

    Karton i kuq: Zoro 75'.

    Livorno?Katania 4?1

    Shenues: Lukareli 20', 80'(p), 90'+2, Fiore 45'/ Sotil 14'

    Livorno (4?4?1?1): Manita; Baleri (Grandoni 72'), Pavan, Galante, Paskuale; Fertcel (Kopola 58'), Morrone, Pasoni (Vidigal 67'), Filipini; Fiore; Lukareli. Tr. Orsi.

    Katania (5?3?2): Pantaneli; Silvestri (Kazerta 46'), Sotil, Stovini, Sezar (Korona 46'), Vargas; Lucenti, Eduzei (Bizo 75'), Baioko; Maskara, Spinezi. Tr.: Marino.

    Gjyqtar: Romeo.

    Karton i kuq: Baioko 66'

    Kievo?Sampdoria 1?1

    Shenues: Brigi 32'/Kualiarela 27'

    Kievo (4?4?2): Skuici; Malago, Mandeli, D’Ana, Lana; Brigi (Sezar Prates 78'), Samarko, Italiano, Kosovski (Lucano 56'); Bogdani (Obina 61'), Pelisier. Tr.: Del Neri.

    Sampdoria (4?1?4?1): Berti; Maxho, Sala, Akardi, Zenoni; Volpi (Delvekio 84'); Kualiarela, Palombo, Parola, Franceskini (Cigler 65'); Baxani (Olivera 74'). Tr.: Novelino.

    Gjyqtar: Ayroldi.

    Empoli?Askoli 4?1

    Shenues: Poci 44', 74', Saudati 52', 71'/Soncin 49'

    Empoli (4?3?1?2): Bali, Raxhi (Adani 68'), Pratali, Lukini, Tosto, Bushe, Almiron (Moro 77'), Marianini, Vanuki, Poci, Saudati. Tr.: Kanji.

    Askoli (3?4?1?2): Elefteropulos, Nastaze, Koralo, Melara, Vastola (Bonani 56'), Folio, Budianski, Peshe (Delvekio 52'), Fini, Soncin, Paoluci. Tr.: Soneti.

    Gjyqtar: Taliavento. Karton i kuq: Delvekio 54'.

    Rexhina?Siena 0?1

    Shenues: /Bertoto 46'

    Rexhina (3?5?2): Kampanjolo, Lanzaro, Lukareli, Aronika, Mesto, Tonjoci (Amerini 83'), Foxha (Nilsen 86'), Tedesko, Modesto (Vixhani 70'), Amoruzo, Bianki. Tr.: Maxarri.

    Siena (4?4?2): Maninger, Bertoto, Gastaldelo, Molinaro, Rosi (Alberto 82'), Antonini, Brevi, Galopa (Vergasola 60'), Portauova, Koca (Frik 62'), Korvia. Tr.: Bereta.

    Gjyqtar: Morganti. Karton i kuq: Lukareli 22'/Korvia 72'

    Roma?Milan 1?1

    Shenues: Mekses 3'/Xhilardino 61'

    Roma (4?2?3?1): Doni, Kaseti, Mekses, Kivu, Panuci, De Rosi, Pizarro, Vilhelmson (Perrota 66'), Tadei, Mansini (Tavano 85'), Toti (Vucinic 82'). Tr.: Spaleti.

    Milan (4?3?1?2): Dida, Kafu, Simic, Nesta, Favali, Broki, Pirlo, Kaka, Sedorf (Gurkuf 72'), Oliveira (Xhilardino 46'), Ronaldo (Gatuzo 79'). Tr.: Anceloti.

    Gjyqtar: Mesina.

    Deklaratat e trajnereve pas ndeshjeve te djeshme

    Roberto Mancini (Inter): “Parma luajti shume mire, duke mbyllur hapesirat dhe duke treguar nje kujdes te vecante ne mbrojtje. Ne pjesen e pare hasem disa veshtiresi, por ne pjesen e dyte gjithcka shkoi me mire. Pastaj, dua te them se skuadra, per here te pare, u stervit me te gjithe lojtaret, para dy ditesh. Adriano? Nese deshiron te luaje, di ta beje mire kete gje”.

    Francesko Guidolin (Palermo): “Edhe pse do te jete teper e veshtire, duke pare rivalitetin qe ekziston, duhet te mos dorezohemi, duke leshuar. Pika e arritur ndaj Torinos, jashte fushes, eshte e rendesishme per moralin. Mund te shkojme ne Champions”.

    Luixhi Kanji (Empoli): “Reagimi i skuadres, pas barazimit te Askolit, ishte i barabarte me ate te nje ekipi te madh. Pergezime djemve, qe dhane maksimumin”.

    Xhovani De Biazi (Torino): “Nen profilin teknik dhe taktik, skuadra dhuroi nje paraqitje me te vertete te mire. Me pelqeu jellja e skuadres ne fushe, edhe pse mund te kishim fituar”

    Cezare Prandeli (Fiorentina): “Barazimi 2?2 ne Bergamo, ndaj Atalantes, edhe mund te qendroje, por duke pare menyren se si e pesuam golin e pare, me vjen keq. Nesje, nje pike na kenaq”.

    Valter Novelino (Sampdoria): “Dua te pergezoj nje person ne vecanti dhe ai quhet Fabio Kualjarela. Eshte nje lojtar qe ne kete moment eshte duke zhvilluar nje kampionat te madh. Edhe ekipi u pergjigj mire ne fushe”.

    Klaudio Ranieri (Parma): “I kerkova skuadres qe te qendronte e mbyllur ne mbrojtje dhe te mos shperqendrohej. Kjo ndodhi, por ama perballe kishim Interin dhe nuk ishte aspak e lehte”.

    Luixhi Delneri (Kievo): “Me vjen mire qe djemte arriten qe te barazonin, pas golit te shenuar nga Sampdoria. Nuk ishte e lehte, ndaj pika e arritur eshte e rendesishme”.

  2. #1182
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dinjo nuk konfirmon qendrimin!

    Pas pushimit te ndeshjes kunder Deportivos, e gjithe vemendja u drejtua nga takimi midis menaxherit te Ronaldinjos, Roberto de Asisit, Ciki Begirishtajnit dhe zevendespresidentit ekonomik Ferran Soriano, per te diskutuar per te ardhmen e sulmuesit brazilian. Ne ditet e fundit eshte folur shume per nje kalim te Dinjos te skuadra e Milanit, por Roni ka deklaruar se ndihet shume mire ne “Camp Nou” dhe se nuk deshiron te kaloje ne nje tjeter klub, ashtu sic jane shprehur mediat italiane ne ditet e fundit. I pyetur per reagimin e publikut pasi doli ne fushen e lojes dhe luajti per 90 minuta, lojtari brazilian u shpreh mirenjohes dhe me buzeqeshjen e tij pohoi se kishte degjuar publikun duke brohoritur emrin e tij ne kor. “Tifozet dhe une po rritemi se bashku. Njerezit po tregojne se jane me mua. Ndersa per temen e kontrates time, kjo i perket vellait tim. Une duhet te stervitem dhe te mendoj per ndeshjet”, tha braziliani.

    De Asis: Rinovimi, ne “binaret” e duhur!

    Ndersa Ronaldinjo deklaron se ndihet shume i lumtur te Barcelona dhe deshiron te perqendrohet ne objektivat se skuadres katalanase ne kete fund sezoni, vellai dhe menaxheri i tij pohon dhe eshte i sigurte per vazhdimesine e Dinjos te Barcelona. Roberto pohon se ka qene prezent ne mbledhjen e zhvilluar ne ambjentet e “Camp Nou” dhe tha se kjo ishte nje mbledhje shume pozitive per te ardhmen e vellait te tij. “Te gjithe te rrijne te qete sepse gjithcka po ecen ne rrugen e duhur”.
    #VamosArgentina

  3. #1183
    "Dinjo" flet qartė: Dua tė qėndroj i qetė... te Barēa. Laporta e "blindon": Njė ikonė e paprekshme 02-04-2007

    Ronaldinjo-Barēa, rilind dashuria




    Duket se po merr drejtim "ēėshtja" e shumėpėrfolur Ronaldinjo. Nata ėshtė e mirė pėr tė menduar dhe thuhet se gjumi sjell kėshilla. Kjo ėshtė ajo qė ka ndodhur nė orėt e fundit tė ditės sė shtunė nė "Kamp Nou". Nė fushėn e lojės braziliani udhėhoqi Barcelonėn drejt fitores 2-1 ndaj Deportivos, duke luajtur njė nga ndeshjet mė tė mira nė kėtė sezon. Jashtė fushe, nė shkallėt e stadiumit, vėllai dhe njėkohėsisht menaxheri i tij, Roberto de Asis, pėrpara ndeshjes pati njė takim me "kupolėn" drejtuese tė klubit katalanas. Ai ka folur me drejtorin sportiv Tēiki Begirishtain dhe zv.presidentin Ferran Soriano, duke vėnė bazat e bashkėpunimit Barēa-"Dinjo". Njė takim qė pritej prej kohėsh dhe fakti qė nuk po zhvillohej, i jepte shpresė Milanit qė vazhdon ta thėrrasė Ronaldinjon nė Itali.
    BEGIRISHTAIN Asnjėherė nuk i dihet, por fjalėt e protagonistėve nuk i lėnė vend imagjinatės. Begirishtain tha: "Mund tė vė dorėn nė zjarr qė Ronaldinjo do tė qėndrojė me ne edhe pėr shumė vjet. Eshtė lojtari mė i mirė nė botė dhe ka dėshirė tė qėndrojė. Duhet t'i mbyllim tė gjitha spekullimet, sepse janė tė kota." Drejtuesi i Barcelonės pranoi: "Me Roberto de Asisin nuk folėm pėr asnjė ēast pėr rinovimin, sepse ai nuk na kėrkoi asgjė. Vazhdojmė tė punojmė me njė kontratė afatgjatė deri nė vitin 2010. Roberto mė tha se "Dinjo" mendon vetėm pėr ne dhe se dėshiron t'i respektojė tė tri vitet e kontratės qė i kanė mbetur."
    LAPORTA - Edhe presidenti Joan Laporta ėshtė nė sintoni me vartėsinė e tij: "Me sa di unė, Ronaldinjo dėshiron ta mbyllė karrierėn nė Barcelonė dhe ne jemi gati ta mbajmė deri mė 2010-n, deri mė 2014-n, deri nė fund..." Fjalėt e Roberto de Asisit i shtohet korit dhe duket se mbyllin njė "telenovelė" qė pėrgatitej pėr klubin e saj gjatė merkatos sė verės. "Duam tė vazhdojmė nė rrugėn e duhur, - tha ai. - Jemi tė qetė dhe mund tė qėndrojnė tė qetė tė gjithė tifozėt e Barcelonės. Kemi filluar tė ndėrtojmė tė ardhmen." Sikur tė mos mjaftonte, nė fund vijnė edhe fjalėt e vetė Ronaldinjos: "Sintonia me tifozėt ėshtė e pėrkryer. Unė dua tė qėndroj dhe ata mė bindin ēdo ditė pėr ta bėrė diēka tė tillė. Jam i qetė te Barcelona."

  4. #1184
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Euro 2008 njerr biletat ne short

    3 Prill Biletat per ndeshjet e Euro 2008, qe dolen ne shitje ne mars do te shperndahen me llotari, pasi tifozet kane porositur 30 here me shume bileta nga sa ishin ne dispozicion, u shprehen organizatoret e turneut te henen. Kerkesa per 10,36 milione bileta ishte 18 here me e madhe se ne finalet e meparshme te Kampionatit Europian ne Portugali 2004 dhe per pak nuk arriti kerkesat per Boterorin e Gjermani 2006. Njerez nga 142 shtete te ndryshme kane shprehur deshiren e tyre per te ndjekur nga afer nje ndeshje te Europianit. Te gjitha ndeshjet kishin kerkesa me te medha se kapaciteti i stadiumeve. Llotaria do te mbahet ne mes te prillit nen kontrollin e zyrtareve ligjore dhe tifozet do ta marrin vesh rezultatin e saj ne fund te prillit. Shansi i fundit per te blere nje bilete per Euro 2008 do te vije ne fillim te vitit te ardhshem, kur 399 000 bileta te tjera do te shiten me ane te Federatave Kombetare per 16 skuadrat

  5. #1185
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    G-14, kunder reformave te Platinise!

    3 Prill Klubet elitare europiane po pergatiten te luftojne me presidentin e UEFA?s, Mishel Platini, qe ka propozuar nje sistem te ri plejofi ne Champions League. Francezi propozon nje raund te ri kualifikues per turneun, ku skuadrat e fundit nga Anglia, Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Portugalia do te luajne me njera?tjetren. Ideja eshte qe ne Champions League te futen me shume skuadra nga kampionatet e vegjel, por G?14, grupi i 18 klubeve me te fuqishme europiane, po ben gati planet per ta kundershtuar kete propozim. Drejtuesit e G?14?s do te takohen perpara finales se Kupes UEFA ne Gllasgou muajin e ardhshem, ku ata pritet te zyrtarizojne kundershtimin e tyre ndaj idese se Platinise. Nje burim prane G?14 u shpreh: “Ai propozim do te kundershtohet ashper dhe ne presim te kemi edhe mbeshtetjen e kompanive televizive, qe paguajne shume para per te pare ne ekranin e Champions League klubet me te mira te Europes. Premtimet per te fituar zgjedhjet pranohen, por Champions League eshte nje produkt shume i suksesshem dhe do te ishte nje gabim nese formati i saj do te ndryshohej”. Platini ka premtuar te miratoje cdo propozim te Keshillit te ri strategjik te UEFA?s, nje organizem i perbere nga perfaqesues te UEFA?s, kampionateve, klubeve dhe lojtareve. Megjithate, burimi theksoi qe G?14 nuk eshte e gatshme te ndermarre nje nisme per te formuar nje Superlige Europiane. Ai tha: “Ne kemi qe tani nje Superlige Europiane, e cila quhet Champions League dhe punon shume mire, prandaj nuk kemi pse bejme eksperimente”.

  6. #1186
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Blateri nuk sfidohet nga askush!


    3 Prill Sep Blater do te zgjidhet edhe per kater vite te tjere si president i FIFA?s, muajin e ardhshem, pasi asnje kundershtar nuk ka hedhur kandidaturen e tij. Afati i fundit per kandidaturat ka kaluar dhe asnje rival nuk do ta kundershtoje Blaterin ne zgjedhjet e muajit te ardhshem, fakt qe mund ta shtyje “mbreterimin” e zviceranit ne futbollin boteror ne 13 vjet (1998?2011). Blater u shpreh: “Une dua te falenderoj te gjitha Federatat qe kane treguar besimin e tyre ndaj meje ne kete menyre. Gjate nente viteve te fundit, une kam arritur te kaloj shume veshtiresi, duke sjelle shume permiresime, duke ndihmuar dhe mbeshtetur shume anetare te futbollit global. Gjate periudhes sime te trete ne krye te FIFA?s, futbolli do te fitoje nje rol edhe me madh social”. Blateri u propozua si kandidatur? a 66 prej 207 Federatave antare te FIFA?s dhe asnje kundershtar nuk ka shpallur kandidaturen e tij per ta rivalizuar ate. Keshtu, Sepi do te rizgjidhet president gjate Kongresit te FIFA?s ne Zyrih ne 31 maj dhe do te qendroje ne kete post deri ne vitin 2011. Kjo eshte hera e pare qe Blateri nuk rivalizohet per postin e njeriut me te fuqishem ne futbollin boteror. Ne vitin 1998, ai mundi presidentin e UEFA?s, Lenart Johanson dhe kater vjet me vone ai mundi Isa Haitou, pas nje beteje te ashper elektorale.

  7. #1187
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kapelo: Ishim me fat!

    3 Prill Pas fitores 2?1 kunder Selta Vigos, trajneri i Realit te Madridit, Fabio Kapelo, ne nje interviste te dhene deklaroi se barazimi do te kishte qene rezultati me i drejte i takimit. Italiani foli fjale te mira per skuadren e Seltes, duke shtuar se meritonin me shume ne kete ndeshje. “Ishte nje ndeshje shume e veshtire dhe te dyja skuadrat luftuan per ta fituar. Me pelqeu shume loja e skuadres dhe u perballem me nje ekip shume te forte si Selta. Per mua, barazimi ishte rezultati me i drejte”, tha Kapelo. Italiani pranoi gjithashtu se skuadra e tij u frikesua pas perjashtimit me karton te kuq te Gutit, ne minuten e fundit, ndersa u shpreh shume i kenaqur edhe per lojen e brazilianit Robinjo, i cili shenoi golin e fitores. “Robinjo ishte vendimtar per ne, por mendoj se te gjithe lojtaret kane zhvilluar nje ndeshje te mire. Shpresojme qe te vazhdojme keshtu ne ndeshjet e ardhshme”.

    Mourinjo: Po na vjedhin piket tona!

    Karlos Mourinjo, presidenti i Selta Vigos, pas ndeshjes kunder Realit te Madridit u shpreh shume i pakenaqur per gjyqtarin e ndeshjes, Alfonso Perez Burrul dhe tha: “Ndihem shume i ofenduar dhe i shqetesuar per kete gjykim te arbitrit. Lojtari me i mire per Realin ishte gjyqtari i ndeshjes. Ne qofte se nuk na duan ne kategorine e pare atehere te na e thone vete dhe te mos veprojne keshtu kunder nesh. Kurre nuk kemi folur per gjyqtaret deri tani. Nuk besoj se kjo ankese do te vleje, por kjo nuk do te thote se nuk do te bejme denoncim. Tri piket nuk jane fituar me drejtesi nga nje skuader si Reali i Madridit, e cila nuk ka nevoje aspak per ndihmen e gjyqtareve. Me falni per te gjitha keto fjale, por jam shume i indinjuar me ate qe ka ndodhur”.

  8. #1188
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Robinjo: Titulli varet edhe nga Barca!

    3 Prill Pas fitores se arritur ne Vigo, sulmuesi brazilian dhe autori i golit te fitores per Realin e Madridit, Robinjo, u shpreh shume i lumtur per tri piket e marra dhe sidomos per golin e shenuar.

    ? Kunder Xhimnastik keni kthyer te gjithe rrjedhen e takimit dhe tani kunder Seltes shenuat dhe i dhate fitoren skuadres tuaj.

    ? Jam shume i kenaqur per fitoren dhe sidomos per tri piket e marra sepse ky ishte objektivi i skuadres. Gjithashtu jam shume i kenaqur per shenimin e golit te dyte.

    ? Perseri ju vazhdoni te qendroni si zevendesues. Nuk pyesni se cfare duhet te beni per te luajtur si titullar?

    ? Une mendoj vetem te luaj mire. Sigurisht qe dua te luaj si titullar dhe te ndihmoj skuadren time ne fitimin e titullit kampion. I dime qe duhet te punojme shume dhe te tregojme ne fushen e lojes cilesite tona.

    ? Gjate gjithe vitit eshte degjuar se ju mund te largoheni nga skuadra madrilene. Deshironi te qendroni?

    ? Po, jam shume i kenaqur te Reali dhe dua te qendroj ketu deri ne fund te kontrates time.

    ? Nuk mendoni se skuadra po luan shume statike ne fazen sulmuese?

    ? Po, duhet te levizim me shume ne fazen sulmuese dhe t’ia bejme punen me te veshtire kundershtareve. Ne pjesen e dyte patem disa mundesi, por edhe Selta kishte raste te pastra per shenim.

    ? Fitimi i titullit kampion nuk varet vetem nga ju. Ndoshta vemendja juaj me e madhe eshte te Barcelona?

    ? Ne jemi duke fituar pike dhe shpresojme qe ne fund te sezonit te shpallemi kampione. Gjithmone shpresoj qe Barcelona te humbase.

  9. #1189
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eto’o: Dua nje Barce “te zeze”!

    3 Prill Ne qofte se Luis van Gal deklaroi dikur se do t’i pelqente te fitonte Champions League me 11 katalanas, Samuel Eto’o ka nje tjeter deshire. Kamerunasi u shpreh se deshiron qe te Barcelona te luajne gjashte afrikane. Eto’o shpjegon preferencat e tij: “Jam shume i kenaqur per golashenuesit e medhenj afrikane po debutojne ne kampionatet me te forta te Europes si Kanute, Drogba apo Dindane. Eshte nje gje e mire dhe jam shume i lumtur. Europianet na kane vendosur shume pengesa dhe suksesi i ketyre lojtareve me ben te lumtur pa mase”, tha sulmuesi i Barcelones. Ne kete menyre, kamerunasi shpreson qe te mos mbetet me kaq, por te zhvillohen edhe talente te rinj. “Une shpresoj qe ne t’i hapin dyert lojtareve me te rinj. Do te me pelqente te shihja Barcelonen, Realin, Milanin apo edhe Celsin duke patur nga gjashte lojtare afrikane ne skuader. Keto klube kane gjashte apo shtate braziliane dhe mundesite jane per te patur edhe gjashte afrikane”. Samuel Eto’o flet gjithashtu edhe per situaten e krijuar ne vendin e tij dhe per drejtuesit e klubeve ne Kamerun: “Do te me pelqente qe ta shihja nje dite Kamerunin pa probleme. Une dhe shume te tjere si mua kane ndihmuar shume ne zhvillimin e ketij vendi, duke investuar ne autoambulancat per spitalet apo per krevate ne burgjet e vendit. Pse ne burgje? Nje person mund te gjendet ne ate vend per situata te ndryshme, por kurre nuk duhet ta humbe shpresen. Une i kam ndihmuar, vecanerisht te rinjte sepse jane e ardhmja e vendit”. Por, Eto’o ka edhe disa kritika ne adrese te patrioteve te tij: “Sjellja e tyre me zhgenjen. Imazhi qe japim jashte vendit nuk eshte shume i mire. Te ben nje nder dikush dhe nuk ke ndershmerine qe t’i jesh mirenjohes”.

  10. #1190
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Dinjo, gati te pranoje “burgun”!

    3 Prill Fotografi i klubit do te jete ne gatishmeri javen e ardhshme. Ne qofte se nuk krijohen probleme ne momentet e fundit, sipas te perditshmes katalanase “Sport”, Roberto de Asis do te mbylle me sukses bisedimet per zgjatjen e kontrates se vellait te tij, Ronaldinjos me Barcelonen. De Asis do te bisedoje javen e ardhshme me zevendepresidentin Ferran Soriano dhe do te vendosin me te miren per te dyja palet. Ne asnje rast nuk do te flitet per te drejtat e imazhit, qe vazhdojne te jene prone e lojtarit, por do te bisedohet per merkaton dhe per marken e Ronaldinjos, ne menyre qe ky te munde t’i sherbeje Barcelones ne menyren me te mire te mundshme. Vellai dhe menaxheri i brazilianit e ka axhenden e zene edhe me klubin e Milanit per klientin e tij Rikardo Oliveren, por Roberto ka plotesisht besim te vendimet dhe synimet e Sorianos. Vizita e Robertos ne Milano, per te ndjekur ndeshjen e Champions League midis Milanit dhe Bajernit nuk do te “koklavise” asgje. Roberto ka qene qe ne fillim shume i qarte me Adriano Galianin, administratorin e deleguar te Milanit, duke mos i dhene shpresa. Ndersa ne anen tjeter, Galiani ka thene qe do ta bleje Ronaldinjon nese Barca e le te lire. Por, ka qene Silviio Berluskoni, presidenti i klubit kuqezi, i cili ka bere me shume presion per te realizuar endrren e tij. Hapja e bisedimeve midis Ronaldinjos dhe Barcelones kane shkaktuar “dhembje” koke ne kampin e Milanit. Idea e vellait te Dinjos ka qene gjithmone te gjeje nje marreveshje me Barcelonen, por presioni i klubit kuqezi ka qene shume i madh. Gjate mbledhjes qe pati Roberto de Asis, Ferran Soriano dhe Ciki Begirishtain, konceptin qe perseriti shume here vellai i lojtarit ishte “mbrojtje e lojtarit”. De Asis ka te qarte qe nuk mund te lejoj aspak qe imazhi i vellait te tij te prishet nga kapricot e nje presidenti. Perpara se te shtrohen aspektet ekonomike te kontrates, lojtarit i duhet te marre pergjegjesi te ndryshme ne klub dhe gjithcka te jete perfekte. Fotografi i klubit eshte paralajmeruar: presidenti deshiron fotografine e perqafimit te Ronaldinjos. Nuk eshte nje ceshtje normale e kontrates, por behet fjale per nje “blindim” mediatik dhe Laporta kerkon qe kjo fotografi te dale ne te gjitha anet. Eshte planifikuar nje udhetim per ne Brazili, konkretisht ne Porto Alegre, per te vizituar Fondacionin e Ronaldinjos, nje vend i mrekullueshem ku mund te praktikojne sportin femijet e vegjel. Pavaresisht se Ronaldinjo eshte lojtari me i rendesishem i skuadres katalanase, asnje nga klubi i Barcelones nuk mori pjese ne inagurimin e ketij fondacioni, kjo ndoshta sepse perpara tre muajsh marredhenia midis lojtarit dhe klubit nuk ishte shum- e mire. Behet fjale per nje “blindim” mediatik ne leter, qe nuk hynte ne planet e drejtuesve. Por, Ferran Sorian po i zhvillon te gjitha gjaret me qetesi dhe sipas tij gjithcka po ecen ne rrugen e duhur. Zevendespresidenti katalanas kerkon qe mareveshja e re te kenaqe te dyja palet, sepse cdo gabim mund te kushtoje shume shtrenjte. Per te dhe per te gjithe tifozet e “Camp Nou”?t, Ronaldinjo eshte i pazevendesueshem dhe per kete arsye duhet bere gjithcka qe sulmuesi brazilian te mos largohet nga Barcelona. Per momentin gjithcka flet ne favor te katalanasve.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •