Close
Faqja 117 prej 311 FillimFillim ... 1767107115116117118119127167217 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,161 deri 1,170 prej 3101
  1. #1161
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ziko: Mesi do te “erresoje” Maradonen!

    2 Prill

    Braziliani Ziko, trajneri aktual i Fenerbaces ka folur per sulmuesin e Barcelones, Lionel Mesin dhe siguroi se eshte nje nder lojtaret me te mire. “Mesi eshte lojtari me i mire qe eshte shfaqur ndonjehere ne Argjentine. Mendoj se do te shkruaje historine dhe ai eshte shume i pergatitur per kete. Mesi eshte nje lojtar i ri, shume i talentuar dhe i ka te gjitha mundesite per t’u ngjitur edhe me lart”, tha trajneri brazilian. Per sa i perket mungeses se numrave “10” ne Europe, Ziko tha: “Mendoj se eshte nje pozicion shume i veshtire per t’u gjetur. Lojtari tipik me karakteristikat e ketij numri mungon, edhe pse ka lojtare ne keto pozicione sic ka patur ne Argjentine si Rikelme”. Nga ana tjeter, Ziko foli edhe per Kakane: “Eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote dhe ndjej nje admirim shume te madh per te. Gjithashtu edhe Ronaldinjo me pelqen shume dhe mendoj se nuk eshte nevoja te flitet shume per te. Mendoj se Kaka po kalon nje moment me te mire”, tha Ziko. Per sa i perket skuadres qe drejton, Fenerbaces, tha: “Kam nje kontrate me kete klub dhe shpresoj qe te bej nje pune te mire ne menyre qe te filloj karrieren time te re si trajner. Fenerbace eshte nga skuadrat me te mira ne Turqi dhe aty luajne shume argjentinas dhe braziliane”, tha ish?futbollisti i Selecaos. Ne fund, Ziko perfitoi per te derguar nje mesazh per Maradonen dhe familjen e tij: “Eshte nje person me te cilin kam gjithmone kenaqesi te bisedoj. Kam patur nderin te luaj me te dhe i uroj qe te sherohet sa me shpejte”, perfundoi Ziko.

  2. #1162
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Laporta: Roni? Do ta “burgos”!

    2 Prill Barcelona eshte e bindur qe Ronaldinjo do te respektoje kontraten dhe do te qendroje ne “Camp Nou” te pakten deri ne vitin 2010. Gjithcka eshte vendosur pas mbledhjes se mbajtur midis zevendespresidentit Ferran Soriano, sekretarit Ciki Begirishtajn dhe menaxherit te lojtarit, Roberto de Asis ne ambjentet e “Camp Nou”, ku po zhvillohej ndeshja midis Barcelones dhe Deportivos. Pas perfundimit te ndeshjes, presidenti Hoan Laporta shprehu kenaqesine e tij per fitoren e arritur dhe per vazhdimesine e brazilianit ne Barcelone. “Do ta kemi Ronaldinjon edhe per shume vjet te Barca sepse kjo eshte deshira e te dyja paleve. Eshte nje lojtar fantastik dhe ne e duam shume jo vetem si lojtar por edhe si person”, tha Laporta ne deklarimet e tij per “TV3”. I pyetur per nje rinovim te kontrates se Ronaldinjos deri ne 2014, Laporta tha: “Gjithcka varet nga lojtari dhe nga deshira e tij. Ronaldinjo do te qendroje te Barcelona deri sa ai ta deshiroje. Dinjo eshte nje lojtar i madh, ka dhene shume per skuadren dhe nga ana sportive Rajkard eshte shume i kenaqur me te. Do qe te qendroj ketu edhe per shume vjet sepse e meriton plotesisht”, tha Laporta.Ndersa Ciki Begirishtain, tha se Ronaldinjo kerkon te mos largohetnga Barcelona dhe se deshiron te fitoje sa me shume tituj me kete skuader. “Vazhdimesia e tij ne kete klub eshte deshira e te dyja paleve. Roberto de Asis erdhi ne Barcelone dhe ne folem per shume gjera. Gjithcka eshte e qarte dhe asnje ne kete klub nuk deshiron te degjoje komentet e mediave te tjera. Ronaldinjo eshte shume i lumtur ketu dhe per ne eshte shume i rendesishem. Deshira e tij eshte qe te qendroj dhe se bashku do te realizojme shume gjera te bukura. Te gjithe jane te qete dhe po punojne per te arritur objektivat e sezonit. Kemi edhe 10 ndeshje ne kampionat dhe do te perpiqemi te marrim maksimumin per te fituar titullin kampion dhe per te arritur ne finalen e Kupes se Mbretit”.

  3. #1163
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rajkardi “i falet” yjeve te tij!

    2 Prill Frenk Rajkard e di qe Eto’o, Mesi dhe Ronaldinjo jane tre yjet e kesaj Barcelones dhe vetem prezenca e tyre ne fushe i frikeson rivalet. “Jane te rendesishem. Samuel gjithmone krijon konfuzion ne radhet e kundershtarit. Mesi vazhdon te rritet si lojtar dhe Ronaldinjo ka marre pjese ne te dyja aksionet e golave. Ne momentet decizive ai ka treguar gjithmone talentin e tij”, tha holandezi. Fitorja 2?1 ndaj Deportivos e ben Rajkardin te ndihet optimist per te ardhmen dhe per shanset e skuadres se tij per titullin kampion. “E merituam fitoren. Ishte nje ndeshje e rendesishme dhe shume e veshtire per ne. Goli yne i pare na dha shume besim dhe jemi shume te kenaqur per menyren se si shkuan gjerat”, tha trajneri i Barces, i cili vleresoi tri piket e marra, te cilat e dergojne skuadren katalanase ne vendin e pare te klasifikimit. “Kishte pak nervozizem sepse njerezit prisnin qe rezultati te shkonte 3?0, por ndeshja zgjat 90 minuta. Kemi zhvilluar nje loje te mire, por u sforcuam shume per te marre fitoren. Problemi eshte se nuk ditem te mbyllnim takimin ne momentin e duhur. Goli i Deportivos ishte nje pakujdesi e jona dhe kjo i dha atyre nje drite shprese per te marre me shume”, tha trajneri holandez. Rajkard tha se ndeshjet e skuadrave kombetare kane ndikuar te skuadra e tij ne aspektin fizik, por eshte i kenaqur me menyren se si lojtaret e perballuan lodhjen. Ne fund holandezi foli per mbrojtjen dhe per punen e bere nga portieri Viktor Valdes. “Kur shenon nje gol, atehere mbrojtja duhet te jete me e qete dhe me e kujdesshme. Ndersa per Valdesin mund te them se beri nje pune shume te mire dhe tregoi taleentin e tij. Beri dy pritje shume te rendesishme qe i vlejten shume skuadres”, perfundoi Frenk Rajkard.

  4. #1164
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Leo: Do te shenoj gola te tjere!

    2 Prill Nje tjeter yll i Barcelones, argjentinasi Leo Mesi, foli mbi te ardhmen e Ronaldinjos dhe per situaten qe po kalon ylli katalanas aktualisht. “Ai duhet te mendoj vetem per ndeshjet dhe te gjithe e kane pare qe Dinjo eshte shume i qete. Te shqetesuar jane vetem tifozet, sepse ai vete e di se cfare do te beje”. Per sa i perket ndeshjes kunder Deportivos, Mesi tha: “Shpresojme qe te vazhdojme keshtu dhe qe te shenoj edhe me shume gola. Kunder Deportivos shenova nje gol shume te rendesishem ne fundin e pjeses se pare. Ishte nje gol shume i bukur pas nje pasimi te arte te dhene nga Dinjo”. Mesi deklaroi se skuadra katalanase duhet te kishte shenuar edhe golin e trete dhe ta perfundonte ndeshjen perpara kohe, sepse pas golit te Deportivos gjithcka u be me e veshtire per skuadren e Rajkardit. Megjithate, argjentinasi vecoi qe suksesi ishte gjeja me e rendesishme: “Tre piket ishin shume te rendesishme per ne dhe kane mbetur edhe dhjete ndeshje deri ne fund te sezonit”. Edhe mesfushori Andres Iniesta foli per ceshtje e Ronaldinjos: “Gjithmone kemi qene te qete. Tashme e rendesishme eshte qe Ronaldinjo do te qendroj me ne”. Ne fund portieri Viktor Valdes deklaroi per ndeshjen se: “Ne 15 minutat e para e patem shume te veshtire, por ne qofte se gjerat vazhdojne keshtu atehere nuk do ta kemi te veshtire te fitojme titullin kampion”.

  5. #1165
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    De Asis: Rinovimi, ne “binaret” e duhur!

    2 Prill Ndersa Ronaldinjo deklaron se ndihet shume i lumtur te Barcelona dhe deshiron te perqendrohet ne objektivat se skuadres katalanase ne kete fund sezoni, vellai dhe menaxheri i tij pohon dhe eshte i sigurte per vazhdimesine e Dinjos te Barcelona. Roberto pohon se ka qene prezent ne mbledhjen e zhvilluar ne ambjentet e “Camp Nou” dhe tha se kjo ishte nje mbledhje shume pozitive per te ardhmen e vellait te tij. “Te gjithe te rrijne te qete sepse gjithcka po ecen ne rrugen e duhur”.

  6. #1166
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Dinjo nuk konfirmon qendrimin!

    2 Prill Pas pushimit te ndeshjes kunder Deportivos, e gjithe vemendja u drejtua nga takimi midis menaxherit te Ronaldinjos, Roberto de Asisit, Ciki Begirishtajnit dhe zevendespresidentit ekonomik Ferran Soriano, per te diskutuar per te ardhmen e sulmuesit brazilian. Ne ditet e fundit eshte folur shume per nje kalim te Dinjos te skuadra e Milanit, por Roni ka deklaruar se ndihet shume mire ne “Camp Nou” dhe se nuk deshiron te kaloje ne nje tjeter klub, ashtu sic jane shprehur mediat italiane ne ditet e fundit. I pyetur per reagimin e publikut pasi doli ne fushen e lojes dhe luajti per 90 minuta, lojtari brazilian u shpreh mirenjohes dhe me buzeqeshjen e tij pohoi se kishte degjuar publikun duke brohoritur emrin e tij ne kor. “Tifozet dhe une po rritemi se bashku. Njerezit po tregojne se jane me mua. Ndersa per temen e kontrates time, kjo i perket vellait tim. Une duhet te stervitem dhe te mendoj per ndeshjet”, tha braziliani.

  7. #1167
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bartezi “e qelb” fare!

    2 Prill Nje “gafe” e rralle e Fabian Bartezit i kushtoi shume shtrenjte Nantes, e mundur ne fushen e saj 1?0 nga Sedani, nje rival direkt ne luften per mbijetese. Bartez, ne nje prej diteve te tij me te keqija nuk e kishte mendjen tek loja kur kapiteni i Sedanit, David Dykurtua gjuajti. Ish?portieri i kombetares franceze e kuptoi qe pesoi nje gol vetem kur per habine e tij, pa qe topi kishte perfunduar ne rrjete. Kjo ishte humbja e dyte radhazi per Nanten, ndersa fitorja, e treta ne pese ndeshjet e fundit, lejon Sedanin qe te ngjitet ne vendin e 17, i pari nga fundi qe te lejon qendrimin ne kategorine e pare franceze.

  8. #1168
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Benitez dhe Kuman i druhen njeri-tjetrit!

    2 Prill Ylli i Ronald Kumanit po shkelqen gjithmone e me me teper force. Trajneri holandez i PSV Eindhovenit, qe do te ballafaqohet me Liverpulin neser, per cerekfinalet e Champions, ka fituar ne moshen 44?vjecare reputacionin e nje “strategu” madheshtor. Ne sezonet e fundit, ne drejtimin e klubeve qe nuk vecohen per “arkat” e tyre te mbushura me para, Kuman ka mundur te avancoje gjithmone ne cerekfinalet e kompeticionit me te rendesishem europian. Fillimisht, kete ai e beri me Ajaksin (2003), me pas ne krye te Benfikes (ne 2006?n) dhe tani me PSV?ne. Liverpuli e mban mend mire se cfare eshte i afte t’u beje trajneri holandez, qe ne drejtimin e Benfikes i shkurorezoi nga titulli vitin e shkuar, ne raundin e dyte te kompeticionit. Per ta permbledhur, PSV i Kumanit ka cilesite e nevojshme per t’i shkaktuar dhembje koke Benitezit. “PSV nje short i lehte? Jo”, thote trajneri spanjoll me ton te vendosur. “Nuk duhet te bejme gabimin e nje viti me pare, kur u eliminuam nga Benfika atehere kur te gjithe na jepnin si favorite. PSV eshte nje skuader shume e mire dhe ka nje trajner te shkelqyer. Ne ndeshje te ketij lloji nuk mund te behet fjale per favorite”, vazhdon trajneri i “te kuqve”.Dy here fitues i Kupes se Kampioneve si futbollist(me PSV?ne ne 1988?n dhe Barcelonen ne 1992?n), Kuman enderron te pasuroje “vitrinat” e tij si trajner. Megjithate, ai e di qe kampionet e Holandes do te perballen me nje test shume te veshtire. “Ne kete stad, ne jemi shnderruar ne te vegjlit e kompeticionit. Reputacioni i skuadrave te tjera ne kontinent eshte me i madh dhe lista jone e demtimeve eshte shume e gjate (perfshihet edhe Aleks, heroi i holandezeve ndaj Arsenalit)”, thote Kuman. Ne fazen e grupeve, Liverpuli mundi 2?0 holandezet ne “Anfield Road”, pasi kishte barazuar pa gola ne Eindhoven. “Do te jene dy ndeshje shume te ndryshme nga ato te fazes se grupeve”, paralajmeron Kumani. “Rezultati i ndeshjes se vajtjes do te jete vendimtar, ashtu sic ishte kunder Arsenalit (0?0 ne Eindhoven, 1?1 ne Londer). Ne kemi shanset tona, per kete nuk ka asnje dyshim”. Edhe nese aventura e PSV?se ne kete edicion te Champions do te nderpritet nga Liverpuli, Kumani do te kete raste te tjera perpara per te shkelqyer si trajner ne kete kompeticion. Ne moshen 44?vjecare, ai duket i mbushur me te njejten energji dhe deshire, qe e ka karakterizuar si qendermbrojtes, gjate karrieres se tij. Megjithate, Kuman nuk deshiron ta mendoje keshtu...

  9. #1169
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Robinjo mban “ne jete” Realin!

    2 Prill

    Reali i Madridit, me shume veshtiresi arrin te mbaje ne pese pike diferencen nga kreu dhe mbetet ne luften per titullin kampion. Selta meritoi me shume, por paraqitja e shkelqyer e Iker Kasijasit dhe goli i zevendesuesit Robinjo, privoi te zotet e shtepise nga piket. Ne nje ndeshje te hapur dhe me raste nga te dyja krahet, madrilenet gjejne golin e pare ne te 28'. Portieri Pinto rrezoi ne zone Van Nistelroin dhe ky i fundit transformoi penalltine ne gol. Ne aksionin pasardhes, Selta pretentoi nje penallti, pas rrezimit te Anhelit ne zone, por pavaresisht kontaktit, gjyqtari ndeshkoi vendasit per simulim. Pjesa e pare u mbyll me nje shtylle te Van Nistelroit dhe nje gol te Anhel. Nje asist me finte i Nenes nxorri bllof te gjithe mbrojtjen madrilene, ndersa Anhel ekzekutoi sakte. Ne pjesen e dyte, Selta mundi te kishte shenuar fale gjuajtjes se fuqishme te Baianos, apo me Lopezin, Angel dhe Nenene, qe paten raste perballe Kasijasit, por asnjeri nuk u tregua i sakte. Robinjo zevendesoi Raulin dhe disa minuta me pas shenoi, kur Pinto gaboi ne tentativen e tij per te zoteruar krosin ulet te Higuain dhe braziliani shenoi me koke, me porten te boshatisur. Ne fundin e takimit, Guti u perjashtua me te kuq, per shkak te protestave.

  10. #1170
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Vidic rrezikon te humbe sezonin!

    2 Prill Mbrojtesi i Mancesterit, Nemanja Vidic mund t’i kete dhene fund ktij sezoni, per shkak te nxjerrjes se shpatulles. Sipas mjekeve, serbit do t’i duhen 4?6 jave per t’u riaftesuar. Vidic, i cili u transferua ne “Old Trafford” ne janarin e 2006?s, pasi u ble per shtate milion sterlina nga Spartaku i Moskes, ka luajtur nje rol kyc ne formen e shkelqyer te Mancesterit ne kete sezon. Ai u demtua gjate fitores 4?1 te Junaited ndaj Bllekbernit, diten e shtune. 25?vjecari sinjalizoi menjehere qe ishte ne veshtiresi dhe u transportua nga fusha me barele. Me Geri Nevill dhe Mikael Silvestren gjithashtu te demtuar, potenciali i Mancesterit perpara ballafaqimit me Romen, kete te merkure, eshte reduktuar. Gjithsesi, Ferguson eshte i bindur qe ka resurset e duhura per t’ia dale mbane edhe keshtu. “Shpresoj qe Nemanja te rikthehet sa me shpejt. Ne mungese te tij kemi disa alternativa, te cilat do te mendoj se si mund t’i shfrytezoj me mire”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •