Fituesit e Kupave nė Champions?
UEFA po mendon tė reformojė pjesėmarrjen nė Ligėn e Kampioneve, duke pėrfshirė fituesit e Kupės sė vendeve mė tė mėdha nė format. Aktualisht, fituesit e trofeut kombėtar tė dytė nga rėndėsia marrin pjesė nė Kupėn UEFA. "Ndoshta ne mund tė lėvizim disa prej fituesve tė Kupave drejt Ligės sė Kampioneve", tha Uilliam Gallard, kėshilltari i presidentit tė UEFA-s, Mishel Platini. Anglia, Spanja dhe Italia kanė 4 skuadra nė Ligėn e Kampioneve, por Platini ėshtė shprehur shpesh se kėrkon tė ulė kėtė numėr nė tre pėr tė vėnė baraspeshėn nė turne. Si kompromis, numri mund tė reduktohet nė tre, por do tė pėrfshihet edhe fituesja e Kupės.
Krijoni Kontakt