Galiani: Nuk do ta bezdisim Barcen!
Nuk ka asnje dite ku drejtuesit e Milanit te mos shprehin opnionin e tyre mbi interesimin per Ronaldinjon. Ne qofte se para dy ditesh foli presidenti kuqezi, Silvio Berluskoni, dje ishte rradha e administratorit te deleguar, Adriano Galiani, i cili dha mendimin e tij per blerjen e yllit katalanas. Galiani eshte shprehur se klubi kuqezi nuk kerkon te bezdise skuadren e Barcelones per ceshtjen e Ronaldinjos. “Une mendoj vetem per lojtaret e mi. Kerkoj qe te mbaj marredhenie te mira me klubin e Barcelones dhe pikerisht me Hoan Laporten, presidentin e tyre. Ata nuk na shqetesojne dhe ne nuk duam t’i shqetesojme ata”, tha drejtori administrativ i kuqezinjve.Fjalet e Galianit bien ne kundershtim me ato te Berluskonit, i cili te enjten deklaroi se klubi tij kerkon te bleje Ronaldinjon perpara se rivali i saj, Interi, ta bej nje gje te tille. Sipas padronit te Milanit, nuk ka asnje problem per te per te paguar klauzolen e Ronaldinjos e cila eshte 125 milion euro.
Krijoni Kontakt