Close
Faqja 111 prej 311 FillimFillim ... 1161101109110111112113121161211 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,101 deri 1,110 prej 3101
  1. #1101
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Odo: Do t’iu kenaqim serish!

    21 Mars Masimo Odo, mbrojtesi i Milanit, i grumbulluar me Italine, ne prag te ndeshjes se javes se ardhshme, ndaj Skocise, ndihet i lumtur per formen qe po kalon dhe kete ia dedikon kuqezinjve, qe i dhane mundesi qe te konfirmohej te nje klubi i madh. Nga qendra sportive e Kovercianos, ish?mbrojtesi lacial, kampion bote me “axurret” e drejtuar nga Lipi, u shpreh: “Jam i gezuar qe me ne fund do te stervitem me Kombetaren dhe do te pergatitem per t’u perballur me Skocine, javen e ardhshme. Per ne eshte nje sfide teper thelbesore, qe duhet te fitojme per te kaluar menjehere nje rival direkt dhe duke arritur nje vend te mire ne renditjen e grupit. Nese nuk do te fitonim, atehere kjo do te conte ne hap te gabuar. Ka shume ngrohtesi perreth Kombetares pas fitores ne Boteror dhe per lojtaret eshte gjithmone dicka e bukur kur tifozet vijne per te na mbeshtetur. Edhe ne Boteror, prania e tyre ishte teper e rendesishme, duke pare ate qe ndodhi dhe duke marre parasysh faktin se kaluam nje skandal te madh, ate te “Calciopoli”?t, qe hapi shume plage. Boterorin nuk mund ta harroj aq lehte, sepse ishte nje triumf qe lindi ne nje situate anormale, ku te gjithe na kritikonin dhe per Kombetaren nuk kishte as edhe nje fjale te mire. Sgurisht, ne arritem qe t’i mbyllnim gojen te gjitheve, me nje fitore”.

  2. #1102
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Donadoni: Toti? Kam Del Pieron!

    21 Mars “Nuk eshte e thene qe Francesko te kthehet ne fushe ne shtator, me cdo kusht, sepse do te jem une ai qe do te vendose nese Toti do te luaje apo jo me fanellen e Kombetares. Tani, eshte koha qe te mendojme per gjera te tjera, edhe me te rendesishme, tek te cilat varet e ardhmja e kesaj skuadre”, ka qene kjo fjalia e pare me te cilen Donadoni, trajneri i Kombetares se Italise, e ka nisur konferencen e tij per shtyp. I “thumbuar” serish per mungesen e kapitenit te Romes ne Kombetare, pasardhesi i Lipit, ne drejtimin e kampioneve te botes, ka sqaruar gjithcka. Ne diten e pare zyrtare te grumbullimit “axurr”, ne prag te ndeshjes se javes se ardhshme ndaj Skocise, lojtaret jane stervitur ne palester. “Une i bezdisur nga diskutimi i lidhur me Totin? Me vjen keq qe vazhdon te flitet me kot per kete teme, duke pare se gjithcka eshte sqaruar. Federata Italiane e Futbollit ka bere nje komunikate per te sqaruar pozicionin e romanistit, por shoh se zerat nuk kane rreshtur, por jane shtuar edhe me shume. Kur Toti te jete rikuperuar plotesisht, atehere do te flasim. Por, tashme te kenaqemi me ndeshjen dhe lojtaret qe kemi ne dispozicion”. Ne vazhdim, argumenti ka “rreshqitur” ne mosgrumbullimin e nje tjeter ish?gjeniu, Antonio Kasano, qe luan me Realin, por qe nuk aktivizohet gati asnjehere: “Ketu ka shume lojtare te cilet jane duke bere nje pune te mrekullueshme dhe po bejne nje paraqitje te mire ne kampionat. Kur Antonio te aktivizohet me vazhdimesi mund te rihapim kete diskutim”. I pranishem, nderkohe, Alesandro del Piero, qe pas ndeshjes ndaj Gjeorgjise, deklaroi se nuk ishte fort i kenaqur nga tribuna. “Nese do te kisha patur probleme me Aleksin, atehere ai nuk do te ishte ketu. Mendoj se jemi sqaruar dhe Aleks eshte nje njeri qe di te kuptoje, ndaj mund te cilesohet si nje kampion, duke u futur ne rangun e atyre futbollisteve qe jane shembuj ne fushe dhe, jashte saj. Por, gjithmone kam vepruar me vetedije dhe nuk kam nder mend qe te shpjegoj cdo levizje, sepse diskutimet nuk do te merrnin fund”. Ne fund, Donadoni u ndal te formacioni i mundshem, qe mund te zbrese ne fushe ndaj Skocise, pas shtate ditesh: “Italia me tre sulmues? Nuk mendoj se do te behej fjale per nje skuader te cekuilibruar, sepse lojtaret e dine se ekzistojne dy faza te lojes. Ju me thoni se disa dite me pas do te jete ndeshja Roma?Milan? Nuk me intereson shume, sepse ndaj Skocise do t’i kerkoj lojtareve qe te japin maksimumin. Kombetarja nuk luan prej shume muajsh dhe duhet qe te jete gati per kete takim”.

  3. #1103
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Slomka: Pushimi, atehere kur duhej!

    22 Mars Stervitjet tek kryesuesja e Bundesliges, duket sikur po behen ne menyre siperfaqesore, por imazhi shpeshhere te genjen. Trajneri i Shalkes, Mirko Slomka, parashikon qe deri ne rifillimin e Bundesliges, skuara te perqendrohet me shume ne stervitje. Per shkak te takimit te perfaqesueses gjermane kunder Cekise dhe grumbullimeve te tjera te kombetareve, ne formacionin e Slomkes kane mbetur vetem 11 lojtare nga grupi i futbollisteve. Nga ana tjeter, Slomka eshte i kenaqur sepse skuadres jane duke i’u rikthyer lojtaret e demtuar. “Keshtu, deri ne takimin kunder Bajernit, une do te kem me shume variante, madje jo vetem per takimet, por edhe cilesia e stervitjeve do te permiresohet”, tha i kenaqur 39?vjecari. Nje pjese te seancave stervitore nuk do te mbikqyren nga vete trajneri, por nga asistenti i tij, Oliver Rek. Pushimin ne Bundeslige, Slomka do ta shfrytezoje per nje udhetim kater ditor ne Rusi, ku eshte ftuar nga sponsori kryesor i Shalkes, “Gazprom”. I ndeshkuari me karton te kuq, Linkoln, i cili nuk do te kete mundesi te luaje ne takimin e rendesishem kunder Bajernit te Mynihut, do te udhetoje drejt Moskes. Manaxheri Andreas Meler nuk beson se do te jete shqetesuese mungesa e Slomkas ne pergatitjet per takimin ne Mynih. “Ai do te mungoje vetem ne dy seanca stervitore, sepse fundjava eshte pushim”, eshte shprehur Meler. Pas ketyre dy javeve do te rinise “gjuetia per titullin”. Fitorja me fat kunder Shtutgartit dhe njekohesisht humbja e Bajernit ne Frankfurt i kane lehtesuar disi presionin mbi “mbreteroret blu”, pas nje serie negative rezultatesh. Ndersa Otmar Hitcfeldi, e konsideron te humbur titullin e 21?te per Bajernin, Franc Bekenbaueri jep arsyet e tij pse Shalke do te luftoje me Verder Bremen per trofeun. “Kaizeri” ka parashikuar madje edhe perfundimin e tete javeve te ardhshme. Keshtu: Shalke do te humbase ne Mynih, por ne fund te sezonit do te qendroje dy pike siper Verder Bremen, pasi Verderi, ne javen e fundit ne Volfsburg do te arrije vetem barazimin. Por, manaxheri i Shalkes, Meler, nuk i se bese parashikimeve te tilla. “Per mua, deri ne fund te sezonit, do te kete nje lufte katershe. Por, nje fitore ndaj Bajernit eshte e qarte qe do te rriste shpresat tona per sukses”, tha 44?vjecari per “Dpa”. Ne te vertete ka mjaft te dhena te cilat e afrojne Shalken tek fitimi i titullit, pas 49 vitesh. Pas ndeshjes se rendesishme me Bajernin e Mynihut, kryesuesja aktuale e tabeles do te perballet vetem me skuadra te zones se fundit te renditjes, perjashtim ketu ben vetem takimi me Nyrenbergun. Kjo gje mund te jete sa avantazh aq edhe disavantazh, pasi sipas Mylerit: “Nuk do te lejojme te biere entuziazmi, sepse keto skuadra luftojne per te qendruar ne kategori”. Edhe Verder Bremen ka nje program te ngjashem me Shalken, vetem se do te luaje tre here ne shtepi, ndersa rivalet nga Gelsenkirhen kater here.

  4. #1104
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hitcfeld: Zgjidhja? Me shume pune!

    22 Mars “Disa gjera tek ne nuk jane ende si duhet”, eshte shprehur trajneri i skuadres se Bajernit te Mynihut. “Per kete arsye, mendoj se eshte me mire te bejme nje ose me shume dite stervitje para se te nisin takimet. Nese lojtaret qendrojne me gjate ne fushe, e kuptojne me mire se sa e rendesishme eshte situata”, shtoi me tej Hitcfeldi. Edhe pse dallohet permiresimi tek skuadra e Bajernit nen drejtimin e ketij trajneri, skuadra as javen qe shkoi nuk mundi te ngjitej ne vendin e trete ne Bundeslige. “Duhet te bejme me shume kujdes me problemet tona. Nuk duhet te mendojme se gjithcka eshte ne rregull vetem per shkak te disa rezultateve pozitive. Fakti qe ky sezon ka shkuar kaq keq deri tani, ka arsyet e tij”, tha me tej trajneri i bavarezeve. Ne takimin kunder Frankfurtit, Hitcfeldi u ankua se ne sulm mungonte “instikti i vrasesit”. “Une dua qe sulmueset e mi te sterviten me shume me ushtrimet me dy mbrojtesa”, beri me tej te ditur trajneri i rikthyer i Bajernit. Pervec ketyre, Hitcfeld ka vene re me shume probleme ne lojen e skuadres se tij: “Ne kemi nevoje edhe per me shume rrezik nga mesfusha. Mua me mungon fantazia, gatishmeria per te rrezikuar dhe pasimi i fundit vendimtar. Dy dite stervitje jane normale per nje program te rregullt stervitor, por une kam pergatitur disa supriza te tjera”, shtoi ai duke lene te kuptohet se orari dhe ditet e stervitjeve te Bajernit do te jene me te gjata.

  5. #1105
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    R.Karlos nderron Brazilin me aventuren turke

    22 Mars Mbrojtesi i Realit te Madridit, Roberto Karlos, do ta shtyje rikthimin e tij ne futbollin brazilian edhe per pak kohe. Edhe pse ka komentuar se pas largimit te tij nga Reali i Madridit do te kthehet ne Brazil, mbrojtesi brazilian ka pranuar oferten e bere nga skuadra turke e Fenerbaces per dy vitet e ardhshme. Roberto Karlos ishte nje objektiv i vjeter per skuadren turke, e cila ne shume raste ka kerkuar te bleje brazilianin ne veren e kaluar. Tani, nderhyrja e Dino Pasalic, nje nga te besuarit e Fenerbaces, ka qene shume i rendesishem per te perfunduar me sukses kete marreveshje. Nje nga arsyet qe binden brazilianin qe te firmos per skuadren turke, jane projektet q- ka skuadra e Fenerbaces per sezonin e ardhshem, e cila ne fund te 2007 feston 100 vjetorin e saj dhe kerkon te bej gjera te medha. Aktualisht, Fenerbace eshte kryesuesja e kampionatit turk, me kater pike avantazh ndaj Beshiktashit dhe shtate pike ndaj Gallatasarait. Ndersa ne kompeticionet europiane u eleminua nga Champions League ne fazen e grupeve nga Dinamo e Kievit, por u rendit e treta dhe u kualifikua per ne Kupen UEFA. Me pas u eleminua ne 1/16 nga skuadra e AZ Alkmarit. Ardhja e Roberto Karlosit do ta forconte edhe me shume kete skuader e cila ne gjirin e saj ka lojtare te mire si Aleks, uruguajanin Lugano, portierin Rushtu, ish?juventinin Apiah dhe serbin Matea Kezhman. Nje tjeter faktor i rendesishem qe mbrojtesi brazilian te luaje me skuadren e Fenerbaces, eshte edhe prezenca e lojtareve braziliane ne kete skuader. Nen urdhrat e trajnerit Ziko, jane lojtaret braziliani si Edu Dracena, Aleks, Deivid dhe Aurelio. Skuadra e Fenerbaces njihet edhe si nje nga skuadrat me serioze ne dhenien e pagave per futbollistet e saj. Ndoshta kjo ka qene arsye qe shume nga lojtaret e medhenj, te aktivizuar me kete skuader, kane pranuar ofertat e bera nga drejtuesit e Fenerbaces. Burrito Ortega ka debutuar me skuadren e Fenerbaces ne sezonin 2002?03; Anelka, tani lojtari i Boltonit, ka luajtur per dy sezone me skuadren turke; Van Hoidonk, golashenuesi holandez, gjithashtu ka luajtur me kete skuader.

  6. #1106
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Larson: Nuk do te terhiqem kurre!

    22 Mars Henrik Larson kishte pohuar se do te dilte ne pension kur te largohej nga Selltiku, por kjo ka ndodhur perepara se Barcelona ta kerkonte ate. Larson u bashkua me gjigantet spanjolle ne 2004?n dhe i ndihmoi ata te fitonin Champions League vitin e shkuar, perpara se te kalonte per tre muaj ne forme borxhi tek Junaited, nga Helsingborgu. 35?vjecari u shpreh per “BBC”: “Kam qene tek Selltiku per shtate vjet, por mendova se ishte koha per te bere dicka tjeter. Me te vertete, nuk e kisha menduar se cfare, por kur mora telefonaten nga gruaja ime, e cila me tha se Barca ishte e interesuar, atehere e kuptova se cfare duhet te beja”. Larson u largua nga Selltik me dhembjen e humbjes ne finalen e Kupes UEFA, perballe Portos dhe pervoja e tij tek Barcelona rezultoi me e suksesshme nga sa mund te kishte shpresuar, me dy tituj kampion dhe Champions League, te fituar. “Nuk doja ta humbja ate finale (i referohet finales se Champions ne 2005?n, Barcelona?Arsenal 2?1), sepse tashme e kisha humbur nje finale dhe nuk doja te provoja prape ate shije”, vazhdoi ai. “Eshte vertet e tmerrshme kur humb nje finale te madhe si kjo. Ishte shansi im i fundit per te fituar nje trofe te madh dhe jam lutur shume. Ishte nje lumturi e paimagjinueshme dhe nje nga ditet me te bukura te jetes sime”. Larsson la “Old Trafford” perpara ketij muaji per t’u rikthyer tek Helsingborg dhe eshte i gatshem per te luajtur ne Suedi. Ai pohoi: “Tani jam afro 35 vjec dhe me duhet te them se do te luaj sa me shume te mundem, edhe pse duke luajtur me Suedi nuk eshte niveli aq i larte sa ne Spanje ose ne Premiership. Por, mbetet ende ajo cka duhet te bej, pra do te luaj sa me shume te mundem”.

  7. #1107
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hergrivs: Sa mire qe u ktheva!

    22 Mars Ouen Hergris eshte gati te jape serish ndihmen e tij ne kombetaren angleze duke filluar qe nga ndeshja e se shtunes ndaj Izraelit per kualifikueset e Euro 2008. Pas nje fillimi shume te mire te fushates, me tri fitore rresht, forma e Anglise ka rene qe kur Hergrivsi pesoi nje demtim duke luajtur per Bajernin e Mynihut ne shtator. Pasi kishte shenuar 10 gola pa pesuar asnje, Anglia pat realizuar vetem nje me pas, duke pesuar kater, dhe tashme eshte ne vend te trete ne gurpin E pas barazimit me Maqedonine dhe humbjes ndaj Kroacise. Neper miqesore, barazimi premtues 1?1 ne Holande u pasua nga humbja 1-0 ndaj Spanjes ne "Old Trafford" muajin e kaluar, duke bere qe tensioni te rritet shume mbi trajnerin Stiv MekKlaren. "Mendoj se e kam treguar se cfare mund t'i jap skuadres", tha Hergrivs per gazetaret ne hotelin e skuadres prane Uotfordit. "Shpresoj qe t'i jap pak energji mesfushes nese me jepet mundesia per te luajtur, te ndihmoj katershen e mbrojtjes qe te ruaje porten e paprekur dhe sigurisht edhe ata qe luajne ne sulm, per t'i krijuar kushtet sa me te mira qe te realizojne. Na duhen patjeter tri piket ne kete takim, duke pare poziten ne te cilen ndodhemi".

    Anglia ka marre shtate pike deri tani, nje mepak se Rusia dhe tri me pak se Kroacia, qe kryeson grupin. Vetem diferenca e golave e mban skuadren e MekKlarenit mbi Maqedonine, qe ka luajtur nje ndeshje me shume, dhe Izraelit. Hergrivs, i cili u rikthye per Bajernin muajin e kaluar, mendohet se po kthehet ne momentin qe Anglia ka me teper nevoje per te, dhe me pasdo te jete ndeshja shume me e lehte ndaj Andorres. "Kam qendruar me teper se sa pritej jashte loje per shkak te kembes se demtuar, por tani kam luajtur disa ndeshje dhe sigurisht qe me behet qejfi qe jam rikthyer ne fushe", tha 26?vjecari. "Ky eshte hapi i ardhshem, rikthimi me Angline. Kemi dy ndeshje te rendesishme dhe mezi po i pres".

    Nderkaq, mbrojtesi Xhejmi Karrager, tha per shokun e tij te skuadres: "Ai ishte fantastik ne Kupen e Botes dhe na ka munguar. Shpresojme qe tani qe eshte kthyer do te mund te na tregoje se cfare mund te beje dhe te na ndihmoje te marrim piket qe na duhen". Rikthimi i Hergrivsit do te mirepritet gjithashtu edhe nga tifozet, te cilet e votuan si lojtarin me te mire te Anglise ne Boteror, edhe pse e kishin vershellyer kur u fut si zevendesues ne ndeshjen e pare ndaj Paraguajit. Edhe pse eshte kenaqur nga ndryshimi i fatit, ai tha: "Nuk jam i perqendruar te arrij gjera te tilla. Gjeja me e rendesishme eshte qe trajneri te me zgjedhe ne skuader dhe qe te mendoje se puna ime mund te ndihmoje. Nuk kam nevoje per me teper besim se aq. Sigurisht qe puna eshte me e lehte kur tifozet te mbeshtesin duke therritur emrin tend. Por edhe nese ata te vershellejne, duhet te besh detyren".

  8. #1108
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    K.Ronaldo: S'jam "Galaktik"!

    22 Mars Kristiano Ronaldo ka pohuar se nuk eshte i interesuar te bashkohet me Real Madridin dhe deshiron te qendroje edhe me shume te Mancester Junaited. 22-vjecari ka qene shume i kerkuar nga Reali ashtu dhe Barcelona ne keto javet e fundit, por Barca ka thene te marten se nuk ka rene dakord, por do te deshironin ta merrte pa u shfaqur ndonje pengese me e madhe. Lojtari portugez tha: "Une e konsideroj veten time si nje futbollist i Junaitedit, i cili po luan mire dhe po mundohet te ndihmoje skuadren. Nese gjerat vazhdojne te ecin mire, do te me pelqente te qendroja ketu. Une nuk jam Galaktik. Mendoj vetem per Junaitedin dhe dua te qendroje ketu me shume se dy vjet. Dua te le shenje ketu, te fitoj tituj dhe te jem nje figure e rendesishme ne historine e ketij klubi". Ronaldo mund t'ia kaloje Ronaldinjos si lojtari me i mire ne bote, kete e thote me bindje pergatitesi fizik Rene Meulensten. Tranjeri holandez eshte shprehur se Ronaldo ka deshire te eksploroje dhe ka shume guxim per te provuar gjera te reja. Dhe eshte pikerisht vullneti i portugezitqe mund ta beje ate edhe me te mire se braziliani. Meulensten, ka punuar me Ronaldon qe nga koha qe ai u bashkua me Junaitedin. "Ai ka marre te njejtat atribute si Ronaldinjo, te njejtin nivel aftesish, dhe po perpiqet shume per t'u bere lojtari me i mire ne bote. E pyeta ate se cfare kerkonte dhe ai u pergjigj se deshironte te fitonte shume cmime te medha bashke me skuadren, dhe te ishte lojtari me i mire ne bote. Kjo eshte dicka e mire. Nese ke nje enderr, eshte mire qe te jete vertet e madhe! Une e pyeta se me c'note e vleresonte veten nga 1 ne 10 dhe ai nuk ishte i sigurt. I thashe se ishte te teta. Nese do te permiresohej edhe pak, mund te arrinte fare lehte nenten dhe dhjeten. Por, ajo qe mendoj une se do te mund ta bente ate me te mirin ne bote eshte qe ai tekete guximin te provoje gjera te reja ne fushe. Nuk mund te behet menjehere, por heret a vone do te ndodhe".

    Meulensten, i cili u ribashkua me Junaited kete sezon pas nje pune si tranjer i Brondbit, beson se kete sezon Ronaldo ka treguar shume nga "truket" e tij. Ai shtoi: "Ne fund te sezonit te pare te Kristianos me Junaitedin, une thashe se ai ishte me i talentuari, teknikisht shume i sakte dhe nje lojtar me dhunti te ndryshme. Gjithcka qe ai kishte nevoje ishte qe te mund t'i vente ne perdorim aftesite e tij, dhe kjo eshte ajo cka ai ka bere kete sezon. Lojtaret me te mire sulmues ne nivelin me te larte te zoterojne nje element paparashikueshmerie. Kjo eshte ajo per cka une i fola Kristianos. Nese e merr topin dhe gjithmone fillon duke vrapuar me te atehere mbrojtaja do te perfitoje nga kjo. Ndodh e nejta nese ai e pason gjithmone topin. Ai ka bere gjuajtje te mahnitshme. Tani e di qe sa here qe shkel ne fushe do te beje dicka te bukur". Meulensten beson gjithashtu se qendrimi mendor i Ronaldos do ta ndihmoje ate per te ruajtur aftesite e tij. "Qendrimi i tij eshte dicka qe me pelen shume. Ai nuk kenaqet kurre dhe kerkon gjithmone per me shume. Eshte nje djale i qete dhe nje nxenes shume i zgjuar. Gjithmone provon gjera te reja. Eshte gjithashtu duke mesuar fuqine qe ka qendrimi me koken lart. Edhe ne nivelet me te larta, mbrojtesit nuk mund ta perballojne ate".

  9. #1109
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    De Rosi: Toti do ta mbaje fjalen!

    22 Mars Daniele de Rosi paraqitet i pari ne Koverciano, per te nisur stervitjen, edhe pse eshte 20 minuta perpara. Nderrohet, vesh fanellen “axurre” dhe del ne fushe, nen objektivat e shume fotografeve, te cilet jane gati per te kapur mesfushorin roman, i cili i intervistuar nga •Sky”, flet per Kombetaren dhe per deshiren e tij per te fituar akoma. “Nuk do ta harroj ate dite, kur dola me karton te kuq dhe mendova se nuk do te kisha mundesi qe te luaja me me Italine. Por shoket e skuadres me bene nje premtim, duke me thene se duhet te qendroja i qete, sepse do te luaja ne finale. Une e mora me shaka, por keshtu ndodhi vertet. Isha shume i lumtur dhe u luta qe te fitonim. Sa bukur. Por, sot duhet te mendojme per dicka tjeter, sepse na pret nje sfide e veshtire ndaj Skocise, javen e ardhshme dhe duhet ta fitojme me cdo kusht. Eshte nje ndeshje e nderlikuar, sepse Skocia ndodhet perpara nesh ne renditjen e grupit dhe mund te vije ketu ne Itali edhe per te marre vetem nje barazim. Ndersa ne jemi te detyruar qe te fitojme kete sfide. Pra, rruga per ne Europian kalon nga Bari dhe nga takimi ndaj skocezeve, qe luajne nje futboll fizik”, u shpreh De Rosi, i cili i pyetur ne lidhje me Francesko Totin dhe premtimin e tij per t’u kthyer ne shtator ne Kombetare, theksoi: “Situata mes Francekos dhe trajnerit te Kombetares eshte shume e qarte. Kane folur dhe kane rende dakort, ndaj s’do te kete probleme mes tyre. E njoh mire Franceskon sepse e kam ne skuader dhe si nje kapiten ekipi e di se c’thote. Me vjen mire qe do te kthehet, sepse ai eshte nje lojtar i madh dhe teper i rendesishem per kete ekip. Por, nuk dua qe te futem ne brendesi te situates dhe nese ne te ardhmen duhet qe isha ne nje pozicion te tille, atehere nuk do te me pelqente qe shoket te flisnin per mua”. Ne fund, De Rosi u ndal edhe te Roma e tij dhe synimet verdhekuqe per te ardhmen, duke folur per Champions: “Eshte nje kompeticion teper i rendesishem, por do te bejme te pamunduren dhe do te impenjohemi shume per te arritur deri ne finale. I gjithe kryeqyteti beson te ne dhe tifozet romane na mbeshtesin, ne cdo ndeshje. Edhe per sfiden ndaj Mancesterit do te kerkojme mbeshtetjen e tyre te plote, sepse ata jane nje arme me shume per ne. Kaluam Lionin dhe mund te kalojme edhe Mancesterin, por nuk duhet ta marrim me frike, sepse do te ishte dicka e gabuar. Jemi gati per kete sfide dhe mendoj se do te japim maksimumin. Nuk kemi me emocione ne kete kompeticion, sepse e dime se te tjeret nuk qendrojne me lart se ne. A do te kete nje italiane ne gjysmefinale? Sigurisht, ne nuk mund te mungojme asnjehere, sepse kemi te gjitha mundesite per te shkuar sa me larg ne kete turne. Kampionati? I vetmi peng do te ishte sikur te na kalonte Lacio, por do te bejme te pamunduren per te mos lene bardhekalterit te na kapercejne”, perfundoi De Rosi.

  10. #1110
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    “Hija” e Anceloti ndjek Donadonin

    22 Mars Pas nje triumfi te madh dhe pas nje suksesi boteror, eshte shume e veshtire qe nje skuader te qendroje me kembe ne toke dhe te zbrese nga “Qielli i Shtate”. Kete po mundohet qe te beje trajneri Roberto Donadoni me Kombetaren e Italise, e cila eshte thirrur ne apel per te siguruar kualifikimin ne Europianin e ardhshem, ne vitin 2008. Por, te frymezosh grupin me optimizem dhe t’i japesh disa shtysa te reja nuk eshte nje loje femijesh, por nje labirinth idesh. Marcelo Lipi mund te “shenjterohet” pikerisht per kete, sepse arriti qe ne mes te nje “stuhie” skandali dhe te ashqutuajturit “Calciopoli” te mbante te bashkuar skuadren, duke i dhene besim. Italia kampione e nisi shume keq, duke barazuar “ne shtepi” ndaj Lituanise dhe duke humbur thelle ndaj Frances. Rezultati eshte vetem nje: pas nje jave, ne “San Nicola” te Barit, Italia duhet te munde Skocine, por duke kenaqur edhe me loje. Nje arritje jo e pamundur, por e domosdoshme dhe e nevojshme. Kualifikimi eshte ne rrezik, pavaresisht nga dy fitoret ndaj Ukraines dhe Gjeorgjise. Skocezet do te presin te shtunen Gjeorgjine dhe me shume mundesi do te udhetoje ne Bari me +5 pike larg Italise. Ndaj, Donadoni duhet te matet mire, nese nuk deshiron qe ne vend te tij te vije nje tjeter. Karlo Anceloti ka shprehur prej kohesh deshiren per te drejtuar Kombetaren, ndaj dhe mundesite jane te mira, edhe pse Pankali, komisari i jashtezakonshem i Federates i ka rinovuar besimin Donaonit.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •