Close
Faqja 110 prej 311 FillimFillim ... 1060100108109110111112120160210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,091 deri 1,100 prej 3101
  1. #1091
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Maradona “rrefehet” ne filmin e tij

    19 Mars Regjizori i njohur boshnjak, Emir Kushturica, ka perfunduar nje dokumentar me metrazh te gjate, kushtuar ish?futbollistit argjentinas Diego Armando Maradona. Mendohet qe ky film te prezantohet perpara festivalit te ardhshem te Kanes. Kushturica tha se tani i pret nje pune e madhe per te montuar disa skena ne vende te ndryshme. Ky film i ka xhirimet e para ne vendlindjen e Maradones, ne Buenos Aires dhe me pas vazhdon ne vende te tjera si ne Itali, Barcelone, Kube dhe ne vende te tjera. Kushturica tha se ky film mbi Maradonen ka qene per te nje prove e veshtire dhe se tri here ka udhetuar ne Ameriken e Jugut per ta njohur me mire futbollistin dhe per te treguar me mire realitetin. “Ai hynte ne konflikt me cdokend, duke treguar keshtu karakterin e tij te dobet. Shumicen e konflikteve te tij i ka pasur ne klubet ku kerkohet me shume disipline. Ne te vertete ai vihej kunder organizimit, kunder rregullit dhe kunder urdhrit”, shpjegoi Kushturica per personalitetin e Maradones. Filmi i krijuar do te kete shtate kapituj, me pamje dhe xhirime ne vende te ndryshme dhe do te filloje me nje gol te shenuar ne ndeshjen Argjentine?Angli. Maradona i ka treguar Kushturices se kishte filluar te merrte droge qe kur ndodhej ne Barcelone, por gjithcka u zbulua me pas kur shkoi ne Itali. Gjithashtu Maradona ka pohuar se ka arritur te anulloje nje mbledhje me Papa Gjon Palin II per shkak se disa ore perpara kishte marre nje doze te madhe droge.

  2. #1092
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Turam: Krenar qe luaj me Barcen!

    21 Mars Lilian Turam, mbrojtesi i Barcelones shpjegoi edhe nje here tjeter ate qe perfaqeson klubi per te dhe per te gjithe qytetin. “Barca eshte nje klub i madh, qe perfaqeson nje filozofi loje te vecante dhe te ndryshme nga te tjere. Kjo skuader eshte pjese e nje identiteti, atij katalanas. Me pelqen kjo dhe jam krenar qe perfaqesoj fanellen e nje skuadre, qe eshte e lidhur kaq ngushte me nje histori dhe kulture te shkelqyer. Deri perpara pak kohesh, populli katalanas ndihej i shtypur dhe klubi perfaqesonte vendin e vetem ku mund te litej gjuha. Me duket interesante nga pikepamja e identitetit, pasi kjo situate me kujton Guadalupen”, thote futbollisti i lindur ne kolonine franceze te Karaibeve. “Shumica e futbollisteve ketu e njohun gjuhen katalanase. Une mendoj qe per te njohur nje vend ose rajon, eshte e rendesishme te kuptosh gjuhen e tyre”. Edhe pse Rajkard ka besuar gjithmone e me shume tek Turami ne ndeshjet e fundit, francezi nuk ndihet titullar, por kjo nuk e pengon ne deshiren e tij per te permbushur kontraten me katalanasit. “Kam firmosur per dy vjet dhe shpresoj te jem ne gjendje ta permbush kontraten time deri ne fund. Nuk jam i shqetesuar nga fakti qe ne shume ndeshje e kam nisur nga stoli, pasi qe ne fillim e kam ditur qe nuk do te isha nje titullar fiks ne kete skuader. Kur pranon te nenshkruash per nje ekip qe vinte pas suksesit ne dy kampionate radhazi dhe ne Champions League, eshte e thjeshte te kuptosh qe konkurrenca eshte aq e forte, sa qe ka per te qene e pamundur te jesh i pranishem ne cdo ndeshje. Me duket normale qe trajneri te favorizoje skuadren me te cilen ka luajtur edhe ne vitin paraadhese. Ne nje fare menyre, me duket vetja si nje i ri qe duhet te shfrytezoje rastet qe do t’i jepen”. Ne fund, Turam foli per eliminimin nga Champions League. “Mendoj qe skuadra e ka gelltitur mire humbjen ne Champions dhe klubet e medha e kane te qarte qe humbja eshte pjese e lojes. Vitin paraardhes, Barcelona fitoi, ndersa sivjet u eliminuam. Gjera te tilla ndodhin dhe duhet te ngrihemi ne kembe, pasi na mbeten ende dy objektiva shume te rendesishem, kampionati dhe Kupa e Mbretit”.

  3. #1093
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ronaldo dhe Zidan: Urojme te fitoje Reali!

    21 Mars Ronaldo, perpara se te luante ne ndeshjen ne te cilen miqte e tij u thyen 6?2 nga miqte e Zidanit, ne nje nisme per te luftuar varferine (fondet e grumbulluara nga shitjet e biletave shkuan per bamiresi), i uroi Realit suksesin ne kampionat. “Shpresoj qe Reali te shpallet kampion, por vetem per shoket e mi, sepse kete nuk do t’ia uroja kurre Kapelos”. Nga ana e tij, Zidan, i cili eshte nje prej ambasadoreve te Kombeve te Bashkuara, uroi gjithashtu qe Reali te fitoje titullin kampion. I pyetur se ke sheh favorit, midis Barcelones, Seviljes dhe Realit te Madridit, ish-kapiteni i kombetares franceze, u tregua i prere: “Kryesorja nuk eshte ajo qe besoj, por ajo qe dua. Kam qene per shume vjet futbollist i Realit, ndersa tani jam nje prej tifozeve te tij me te medhenj, prandaj uroj me te gjithe zemer qe ne fund, te jete Reali ai qe do te shpallet kampion”.

  4. #1094
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Robinjo: T’i japim fund “etjes”!

    21 Mars “Barcelona eshte kundershtarja jone kryesore ne luften per titull, por te gjithe besojme qe mund t’ia dalim mbane, nese nuk humbim me pike ne shtepi”



    Robinjo ka perfituar nga ditet e lira perpara se t’i bashkohet grupit te kombetares braziliane, per te udhetuar ne Brazil, ku eshte takuar me familjaret e tij. Nga Sao Paolo, sulmuesi madrilen priti te derguarin e gazetes “AS”, me te cilin foli per fitoren e fundit te Realit perballe Xhimnastikut dhe shanset e skuadres se tij per te fituar titullin.



    - Duhet te ndiheni i lumtur. Ndaj Xhimnastik, dolet nga stoli dhe ndryshuat ritmin e lojes. Shenuat nje gol, dhate nje asist dhe mund te kishit bere nje dopiete, nese nuk do te kishit goditur shtyllen.

    - Kur fitojme, fitojme te gjithe, ashtu sic ndodh edhe kur humbim. Une jam shume i kenaqur per menyren se si me dolen gjerat ndaj Nastikut. Deshira ime eshte qe ne cdo ndeshje te jap me te miren. Fitorja me Xhimnastikun ishte shume e rendesishme per ne.

    - Gjithsesi, nuk mund te mohoni qe ju ndryshuat fatin e ndeshjes.

    - Objektivi im i vetem eshte qe te luaj sa me mire dhe te gjithe kete duam te bejme, pasi ne fund duam te fitojme titullin kampion. Jemi nje skuader dhe kjo eshte kryesorja. Une u perpoqa te beja vetem ate qe di te bej me mire. E verteta eshte qe ne pjesen e dyte u permiresuam dhe ndikoi edhe fakti qe ishim me nje futbollist me shume. Shenuam dy gola, por patem raste per te shenuar edhe me shume.

    - Nuk mendoni qe do te meritonit te ishit titullar, ne kete skuader?

    - Une nuk mund te them asgje rreth kesaj, pasi eshte Kapelo ai qe zgjedh rreshtimet. E vetmja gje qe mund te bej une eshte te vazhdoj te punoj per te treguar qe kam cilesite e duhura per te qene titullar. Perballe Xhimnastikut, e perfundova shume i kenaqur ndeshjen, sepse skuadra mundi te merrte tre piket.

    - Shenuat nje gol, por mund te kishit shenuar edhe nje tjeter, kur goditet ate shtylle. Ne ate gjuajtje dukej se kishit mesuar shume nga Roberto Karlos.

    - (Qesh). Po, eshte e vertete qe ajo gjuajtje ishte shume e forte, por nuk ma ka mesuar ai. Ne te vertete, gjuajtja doli shume e forte, pasi isha me vrull dhe e gjuajta me maje. Me vjen keq qe perfundoi ne shtylle, pasi do te kishte qene nje gol shume i bukur.

    - Perse ai dedikuat golin Emersonit? Mos valle per situaten e veshtire qe po kalon bashkekombasi juaj ne “Bernabeu”?

    - Emerson eshte miku im dhe nje futbollist i madh. Njerezit, nje dite te vershellejne, por te nesermen te duartrokasin. Edhe vete Zidani eshte vershellyer nga publiku madrilen. Ue ia dedikova golin pasi kishte kohe qe ma kerkonte dicka te tille, por mbi te gjitha sepse perpara se te futesha ne fushe, Emerson m’u afrua dhe me tha qe ishte i sigurt qe do te shenoja.

    - Mendoni me te vertete qe Reali mund te fitoje ne kete sezon kampionatin?

    - Nese do te me kerkonit te vija nje bast, atehere do ta vendosja per Realin. Perpara nesh do te kemi perballje me rivalet direkte per titull, me Seviljen dhe Valencian. Nese nuk do te humbim pike ne shtepi, atehere mund t’ia dalim. Deri tani, kemi lene 17 pike ne “Bernabeu” dhe eshte e rendesishme qe te mos shperdorojme me pike te tjera.

    - Kush mendoni se eshte kundershtari juaj kryesor ne rrugen per titullin?

    - Per hir te se vertetes, duhet thene qe ka shume skuadra te mira, si Barcelona, Valencia dhe Sevilja. Megjithate, per te qene i sinqerte, mendoj qe rivali yne me i forte eshte Barcelona. Ata jane kampionet ne fuqi dhe kane nje grup te mbushur me futbolliste te mekullueshem. Barca eshte nje superskuader dhe lufta do te jete teper e forte, por ne kemi nje besim absolut ne shanset tona per te fituar kampionatin.

    - Ndiheni me mire kur luani si sulmues, apo mesfushor i avancuar?

    - Mua me pelqen qe te me jepet liri ne sulm, por kryesorja eshte te luaj.

    - Cfare mesazhi do t’i jepnit nje tifozerie, e cila lutet qe ky te mos jete viti juaj i katert pa tituj?

    - Ne qofte se tifozeria, klubi dhe futbollistet do te jene te bashkuar, atehere mund te fitojme kampionatin. Ne do te luftojme deri ne vdekje. Kete kampionat duhet ta sjellim ne Madrid. Tifozet e Realit e meritojne titullin, pasi kane shume vjet qe nuk e festojne ate dhe eshte e qarte qe kjo periudhe ka qene shume e gjate per ta.

  5. #1095
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Mesi: Dua te behem si Dinjo!

    21 Mars Futbollisti argjentinas i Barcelones, Lionel Mesi theksoi dje admirimin e tij te thelle per shokun e skuadres, Ronaldinjon, te cilin e cilesoi si futbollistin me te mire ne bote. 19?vjecari e ka te pamundur te kuptoje kritikat e shtypit, ndaj brazilianit. “Nuk do te lodhem kurre duke thene qe Ronaldinjo eshte futbollisti me i mire ne bote dhe per kete arsye nuk arrij te kuptoj shkrimet negative ne drejtim te tij”, deklaroi argjentinasi, i pyetur per kritikat qe ka patur ne drejtim te Ronaldinjos, gjate koheve te fundit, per nivelin e tij. Ne te njejten kohe, Mesi shprehu bindjen qe shumica e shokeve te tij te skuadres tek Barcelona, do te vazhdojne ne kete skuader edhe sezonin e ardhshem: “Nuk besoj se do te kete ndryshime te rendesishme dhe kjo do te jete dicka e mire per klubin, njerezit dhe mbi te gjitha ne”. I pyetur per te ardhmen e Kristiano Ronaldos, Leo shprehu vetem bindjen qe portugezi nuk do ta kishte te veshtire te pershtatej me futbollin spanjoll. “Vendimin se ku deshiron te luaje mund ta marre vetem Kristiano, por nese nje dite do te zgjedhe futbollin spanjoll une jam i sigurt qe do te vazhdoje te jete shume i suksesshem edhe ketu, pasi ne Spanje zhvillohet nje loje e shpejte dhe spektakolare, qe i pershtatet karakteristikave te tij”.

  6. #1096
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Celsi, i “mbytur” ne ndeshje

    21 Mars Premier League ka hedhur poshte cdo mundesi qe Celsi te takohet me Mancester Junaitedin per ta mbyllur me stil sezonin, pasi dita e fundit e takimeve te kampionatit anglez eshte caktuar 13 maji dhe nuk perfshin takimin mes tyre. Pasi te dy klubet jane kualifikuar per ne gjysmefinalet e Kupes se Anglise, ndeshja mes tyre, e programuar per me 15 prill ne “Stamford Bridge”, eshte shtyre tani. Sidomos per Celsin kjo perben nje problem, sepse skuadra e Hoze Murinjos nuk ka shume data te lira ne kalendarin e saj. Duke qene se te dy sfidueset per titull do ta perdorin mesjaven e lire ne mes te muajt tjeter per te luajtur ndeshjet e kampionatit qe nuk do t’i zhvillojne dot te henen pas Pashkeve per shkak te impenjimeve ne Champions League, datat e vetme te lira mbeten mes dy ndeshjeve te fundit te sezonit. Sidoqofte, situata e Celsit eshte e nderlikuar nga takimi i Totenhamit ne cerekfinalen e Kupes UEFA ne Spanje, me 5 prill. Megjithese skuadra spanjolle poperpiqet qe te shtyje ndeshjen per shkak te nje feste fetare ne qytet, nese UEFA thote jo, Totenhami do te detyrohet te shtyje ndeshjen e kampionatit ndaj bluve te pakten per 24 ore. Por duke qene se edhe Celsi duhet te udhetoje per ne Spanje per t’u ndeshur me Valencian te marten pasuese, Murinjo do te kerkoje shtyerjen dhe ndeshje mund te lihet gjithashtu per javen e fundit te sezonit. Nje zgjidhje logjike qe do te siuronte qe Celsi te mos luante kater ndeshje ne nje jave do te ishte kthimi i takimit me Junaitedin ne daten e paracaktuar, por burimet nga Liga kane lene te kuptohet se kampionati do te perfundoje ashtu sic eshte planifkuar.



    Kalendari i bluve

    31 mars - Uotford (j) - Premiership

    4 prill - Valencia (sh) - Champions League

    7 prill - Totenham (sh) - Premiership*

    10 prill - Valencia (j) - Champions League

    15 prill - Bllekbern (a) - Kupa e Anglise

    18 prill - Uest Ham (j) - Premiership

    21 prill - Njukasell (j) - Premiership

    24/25 prill - Liverpul/PSV - Champs League**

    28 prill - Bolton (sh) - Premiership

    1/2 maj - Liverpul/PSV - Champs League**

    5 maj - Arsenal (j) - Premiership

    8 maj - Mancester Junaited (sh) - Premiership***

    10 maj - Totenham (sh) - Premiership***

    13 maj - Everton (sh) - Premiership

    19 maj - Finalja e Kupes se Anglise**

    23 maj - Finalja e Champions League**



    Shenim: j - ndeshjet jashte, sh - ndeshjet brenda, a - ndeshjet ne fushe asnjeanese. Me * ndeshjet qe mund te shtyhen, me ** ato qe do te luhen nese fiton paraardheset, me *** ndeshjet e pacaktuara zyrtarisht.

  7. #1097
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bekam, i mahnitur nga Kristiano!

    21 Mars Devid Bekam ka mbetur i mahnitur nga Kristiano Ronaldo kete sezon. Lojtari i Mancester Junaitedit ka qene ne shenjester te tifozeve kundershtareper shkak te rolit qeluajti gjate perjashtimit te uejn Runit me karton te kuq gjate Kupes se Botes 2006, ne cerekfinalen me Angli?Portugali. Por Bekamit, i cili eshte gjindur edhe vete ne nje situate te ngjashme pas perjashtimit te tij kur luante me Angline ne “France ’98", i ka bere shume pershtypje lojtari qe ka trasheguar fanellen e tij numer “7”. “Ajo cka iu desh te kalonte ne perfundim te sezonit te kaluar ishte e rende, por nuk mund te kishte gjetur skuader dhe trajner me te mire per ta perballuar kete situate”, tha ish?kapiteni i Anglise. “Ai ka pasur mbeshtetjen e tifozeve dhe te klubit dhe, nese ke kete, mundesite per te kaluar kohet e keqija jane te medha dhe kete vit ai ka qene fantastik”. Duke folur me pas per kombetaren angleze, pjese e seciles nuk eshte me prej disa muajsh, Bekami kembenguli se ne radhet e skuadres ka aq shume lojtare te klasit te larte saqe moskualifikimi per ne Kampionatin Europian i duket i pamundur. Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Izraelit dhe Andorres, Anglia duhet t’i fitoje patjeter nese nuk deshiron te nderlikoje situaten dhe te lejoje Kroacine e Rusine te marrin dy vendet e para ne grupin E, qe sjellin edhe kualifikimin. Bekam shtoi: “Mendoj se cdo gje do te shkoje per se mbari, Anglia ka aq lojtare te zote sa per t’u kualifikuar. Tani do te kete nja dy ndeshje te forta por lojtaret e dine kete dhe do ta kaloje pa probleme kete kohe. Thjesht duhet te kene besim dhe e di qe te gjithe djemte e kane kete. Epate ne fundjave cfare beri Uejn Runi, i cili kishte ca kohe qe nuk shenonte dhe me pas beri ato gola te mrekullueshem. Endi Xhonson shenoi golin e fitores ndaj Arsenalit, keshtu qe tegjithe jane ne forme. Kam kaluar shume kohe duke u stervitur dhe luajtur me keta lojtare dhe ata jane disa nga lojtaret me te mire ne bote”. Bekam foli teksa po bente nje vizite ne nje shkolle ne Bristol per te bere publike faqen e internetit te akademise se tij, “www.thedavidbeckhamacademy.co.uk”, ku do te jete e mundur te gjendet nje gudie per mesuesit dhe nxenesit. Mesfushori i Real Madridit kembenguli qe nuk i ka humbur shpresat per te rifituar nje vend ne kombetaren e Anglise. Dhe ne fakt Stiv MekKlaren ka qene ne ndeshjen e Realit ndaj Bajernit ne Champions League per te pare 32?vjecarin, por demtimi qe pesoi e la jashte aksioni. Bekam shtoi: “Ouen Hergrivs ishte gjithashtu ne ate ndeshje, por fatkeqesisht une u demtova nje ndeshje para asaj dhe nuk ishte e thene. E kam th`ne gjithmone se do te jemi gatshem per vendin tim dhe kjo qendron ende. Nuk jam dorezuar ne perpjekjet e mia per te qene pjese e skuadres dhe gjithmone eshte e veshtire per mua kur vjen java e ndeshjeve te kombetareve dhe une nuk jam i perfshire. Por u be ca kohe qe nuk luaj me me Angline dhe po mesohem te qendroj me prane familjes ose te bej gjera te tjera ne ato dite. Nuk kam qene kurre spektator i mire, edhe kur kam qene femije. Nuk i shihja dot ndeshjet kur e dija se mund te isha dhe une duke luajtur. Por sigurisht qe do t’i shoh ndeshjet e Anglise, bashke me familjen time”.

  8. #1098
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fergi: Mos ma prekni Ronaldon!

    21 Mars Trajneri i Mancester Junaitedit, Ser Aleks Ferguson, ishte i terbuar me Midellsbroun dhe median, pasi “xhevahiri” i tij, Kristiano Ronaldo, ishte serish ne qender te nje tjeter “stuhie” penalltie. I cilesuar si hileqar nga trajneri i Boros, Gareth Sauthgejt kur mori nje 11?metersh pikersht ne ndeshjen e kampionatit ndaj skuadres se tij ne kampionat, ne fillim te sezonit, Ronaldo u rrezua ne zonen kundershtare edhe ne “Old Trafford” duke i siguruar skuadres se Fergusonit kualifikimin ne gjysmefinalen e Kupes se Anglise pas takimit te perseritur. Xhonatan Udgejt nderhyri ndaj Ronaldos kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga koha e rregullt dhe portugezi nuk gaboi nga pika a bardhe. Megjithate, i gjithe stoli i Boros nuk ishte dakord dhe vuri ne dyshim integritetin e Ronaldos teksa vendasit mbajten gjalle shpresat per “triplete” titujsh kete sezon pasi siguruan gjysmefinalen ndaj Uotfordit, ne rrezik per te rene nga kategoria. Fergusoni ishte teper i acaruar mereagimin e Boros, sidomos pas dyshimeve qe u ngriten ne intervisten e Ronaldos pas ndeshjes, kur pranoi cmimin e lojtarit te ndeshjes. “Nuk e di se cfare paten ata te Boros, ishte nje penallti e dukshme”, tha trajneri i Junaitedit. “Po te kishte qene nje lojtar tjeter nuk do te kishin shkuar keshtu gjerat, por jane te fiksuar pas tij. Eshte nje turp i vertete! Po e damkosin djaloshin dhe ai nuk e meriton kete”. Madje Fergusoni ishte edhe me i terbuar per intervisten e Ronaldos pas ndeshjes. “Ishte nje fatkeqesi”, shtoi skocezi. “Isha i neveritur”. Nderkaq, Sauthgejt nuk e denoi reagimin e stolit te tij dhe as nuk kerkoi falje per te, duke ngulur kembe se ishte i pritshem pas asaj qe ndodhi ne caste te tensionit te larte. “Me gjak te nxehte te gjithe mund te reagojne ashper”, tha ai. “Ishte minuta e 85?te e cerekfinales se Kupes. Dhe ata qe demtohen do te regonin patjeter ne nje menyre jo normale. Mund ta kuptoj pse u dha ajo penallti, por perseri nuk jam i sigurt per te. Ajo qe me acaron me shume eshte se kete sezon kemi luajtur tri here ndaj Junaitedit dhe kemi pesuar tri penallti te kota”. Sauthgejt nuk ndihmoi aspak ne qetesimin e situates pasi komentoi nderhyrjen e Xhejms Morrizonit ndaj Ronaldos, pas se ciles ai u ndeshkua me karton te kuq. “Ne ate situate, te gjithe do te kishim dashur ta benin ate”, shtoi Sauthgejti. Sauthgejt pranoi qe skuadra e tij e humbi disiplinen ne fund dhe, ne intervisten prej se ciles ishte irrituar aq shume Fergusoni, Ronaldo c’nuk beri per te shpjeguar pse ishte vene nen shenjester te te gjitheve. “Nuk e di pse vazhdojne ende te sillen keshtu”, tha portugezi. “Ndoshta disa njerez nuk me pelqejne. Ndoshta kjo ndodh sepse jam shume i zoti per a. Vendimin e mori gjyqtari por per mua ishte penallti. Prandaj u hodha”.

  9. #1099
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morati: Toti, endrra ime!

    21 Mars Kur behet fjale per merkaton e Interit, eshte Masimo Morati ai qe nderhyn i pari, duke u ndalur gjate te fushata e blerjeve, te konfirmimet apo ardhje e ikjet e mundshme. Ne nje interviste te dhene per “Sky”, presidenti zikalter eshte ndalur te objektivat e klubit, per te ardhmen, duke shuar disa endrra te popullit zikalter, qe i kane kerkuar padronit te tyre “gjigante” si Mesi apo Bufon, duke vazhduar per te Mansini e Kasano. Morati eshte i bindur per ate qe thote: “Jam i sigurte se Mesi nuk do te vije. Degjoni, Lionel eshte nje lojtar i ri, 19 vjec dhe ka nje karriere te gjate perpara. Ndaj, mendoj se nuk ka arsye per te ardhur me Interin, jo vetem sepse Barcelona ka vendosur per te nje klauzole te paimagjinueshme, por sepse atij i pelqen te luaje ne Spanje dhe te skuadra me e mire. Persa i perket Bufonit, ketu dua te nderhyj personalisht per te thene se nuk kemi c’e duam, duke pare se Zhulio Sezar i permbush te gjithe detyrat dhe eshte teper vendimtar ne porte. Sigurisht, Xhixhi eshte nje kampion bote, por dua te them se kushton shume dhe nuk mund te flakim me kot para, ne nje moment kur mund te besojme te portieri qe kemi. Kasano? Ai eshte nje lojtar qe me pelqen shume dhe kete e kam thene edhe here tjeter, por nese Reali do te na e jepte, do te mendoheshim njehere, sepse kemi ne skuader lojtare te mire, te cilet nuk mund te sheshim”. Ne vazhdim, Morati u ndal edhe te kalimi i mundshem i Ronaldinjos te Milani. “Nuk jam une personi i duhur per te folur per nje kampion, per te cilin jane te interesua kusherinjte kuqezi. Sigurisht, per Milanin do te jete e veshtire qe t’ia terheqe nga duart Barces, por cdo gje mund te ndodhe. Kush eshte endrra ime me e madhe? Francesko Toti, sepse eshte nje lojtar mese i kompletuar. Mansini? Me vjen keq, por kemi Figon dhe do te bejme te pamunduren per te mbajtur portugezin, qe mund te jape ende me te miren me fanellen e Interit”, perfundoi Masimo Morati.

  10. #1100
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Galiani: Ronaldinjo, te presim!

    21 Mars Ronaldinjo, Milani, Xhanluka Zambrota. Milano?Barcelone, “aksi” me i nxehte, nepermjet te cilit, kete vere kuqezinjte mund te levizin, per te arritur te objektivat e tyre te lidhura me katalanasit. Por, endrra kuqezi quhet Ronaldinjo, per te cilin “Djalli” do te bente te pamunduren per ta pasur. I gjithe Milani, duke filluar qe nga mirembajtesit e fushes e duke mbaruar me presidentin Berluskoni, eshte duke menduar per te, per kalimin e tij me fanellen kuqezi. Nje enderr, jo me nje iluzion. Sepse mund te kthehet ne realitet. Ne fillim ka qene festa e Ronaldos ajo qe ka bere qe Dinjo te reflektoje, me pas ka qene takimi i agjentit te tij, De Asis, i cili ka udhetuar ne Milano. Ne fund, thirrja e Kakase: “Do te bisedoj personalisht me Ronaldinjon ne Kombetare dhe do t’i kerkoj qe te vije te Milani, sepse te gjithe e duan dhe do ta prisnin krahehapur”. Pra, fjalia e vetme qe citohet shpesh nga drejtuesit kuqezi eshte bere tashme nje refren: “Nese Ronaldinjo do te vendoste qe te largohej nga Barcelona, atehere ne do te ishim klubi i pare qe do te hidheshim per ta pasur”, ne kete menyre u shpreh para nje jave presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni.

    Dje ka qene rradha e Adriano Galianit, administratorit te deleguar kuqezi per te perseritur mendimin e klubit, per fituesin e Topit te Arte ne vitin 2005?e: “E them dhe njehere: nuk mendoj se Barcelona do ta leshoje, por nese e ben kete, atehere ai do te vije me siguri te Milani dhe nuk do te kete nje tjeter klub ne mes, me besoni. Jemi ne “pole?position” dhe askush nuk mund te fuse hundet ne kete tratative”, konfirmoi administratori i deleguar kuqezi. “Sigurisht, nuk do te ushtrojme presion per te pasur Ronaldinjon, sepse raportet tona me Barcelonen jane nga me te mirat”.

    Edhe Zambrota me “Djallin”?

    Kete vere, bashke me Ronaldinjon, mund te mberrije ne Milano edhe nje tjeter surprize dhe behet fjale per Xhanluka Zambroten, qe i intervistuar nga revista “Chi”, zbuloi deshiren e tij per te mbyllur karrieren ne Itali: “Me Juventusin e kam mbyllur kapitullin. Une te Milani sezonin e ardhshem? Jam 30 vjec, kam edhe pak sezone perpara, deri ne mbyllje te karrieres dhe tani luaj me fanellen e Barcelones. Do te me vinte keq qe te largohesha menjehere, por ne futboll nuk i dihet kurre. Dhe enderroj qe te mbyll aventuren time me futbollin ne Itali. Barcelona eshte skuadra ime europiane, ndersa ne Itali me pelqen Milani. Dhe, kete vere, isha shume prane kalimit me ngjyrat kuqezi. Por, ku i dihet se cfare mund te ndodhe kete vere”.

    Robinjo, “parashuta” milaniste

    herat per kalimin e Ronaldinjos te Milani jane bere edhe me te forte, por nese kjo tratative nuk do te arrihej, atehere Milani do te hidhej ne sulm per nje “mall rezerve”, qe ne kete rast do te ishte Robinjo. Sipas disa adresave spanjolle, kuqezinjte jane shume prane mbylljes se marrveshjeje per te mberritur te braziliani, i pakenaqur te Reali dhe zgjedhjet e trajnerit Fabio Kapelo. Ndersa Barcelona eshte shume prane blerjes se Kristiano Ronaldos, behet fjale per nje oferte marramendese prej 75 milion eurosh, Milani eshte shume prane Dinjos. Nese kjo marreveshje nuk do te arrihej, atehere Robinjo do te ishte alternativa per klubin kuqezi. Sigurisht, merkato ende nuk ka nisur, por fjalet e para konfirmojne se “tentakulat” e “Djallit” do te jene pikerisht ne Spanje dhe me saktesisht te Reali e Barcelona.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •