Keiroz: Junaited, dua tripleten!
12 Janar “Per ne nuk eshte e mjaftueshme qe te sfidojme vetem per titullin e Premiershipit, por duam te fitojme edhe kompeticionet e tjera”
Trajneri i dyte i Mancester Junaitedit, Karlos Keiroz, ka insistuar se fitimi i Premiershipit nuk eshte i mjaftueshem per te kenaqur ambiciet e drejtuesve te “Old Trafford” kete sezon, sepse ata duan qe te perserisin arritjen e vitit 1999, duke sfiduar per fitimin e tripletes: titull, Kupe, Champions League. Keiroz pretendon se Premiershipi eshte kthyer ne nje beteje dyshe, teksa skuadra e Ser Aleks Fergusonit eshte gjashte pike perpara Celsit pas nje pjese te pare fantastike te sezonit. Por asistenti i Fergusonit paralajmeroi te enjten se lojtaret nuk mund t’i lejojne vetes te pushojne, sepse Junaitedi do te fitoje me cdo kusht edhe Kupen e Anglise si dhe Champions League. “Per ne nuk eshte me e mjaftueshme qe te sfidojme vetem per titullin. Ne jemi ambicioze dhe kemi shume deshire te fitojme edhe kompeticionet e tjera”, u shpreh Keiroz. “Realiteti ne kete cast dikton se kampionati me siguri do te jete nje duel dysh. Por kjo nuk eshte e vertete kur vjen puna per Kupen e Anglise si dhe per Champions League. Ne nuk duhet te mendojme se te gjithe kompeticionet do te diskutohen vetem mes nesh dhe Celsit”.
Aston Vila, e mundur 2 1 ne raundin e trete te Kupes se Anglise pas golit te minutes se fundit nga Ole Gunar Solskjaer, rikthehet ne “Old Trafford” te shtunen dhe Keiroz paralajmeroi Celsin se ekipi i tij po pret nje tjeter rreshqitje nga ana e tij. “Ne e meritojme pozicionin ne te cilin gjendemi aktualisht, sepse ne kete cast po luajme futbollin me te bukur te Premiershipit dhe te gjithe djemte jane te shkelqyer”, shtoi trajneri portugez. “Por nuk kemi fituar ende asgje. Jemi ne nje pozicion te mire fale punes sone te palodhur, perkushtimit dhe perqendrimit, por tani duhet ta ruajme kete ritem deri ne fund te sezonit. Beteja nuk do te jete e lehte dhe une jam i sigurt se Celsi nuk do te na fale ne asnje gabim. Ne nuk mund te kenaqemi me faktin qe jemi gjashte pike para Bluve, por duhet te ndertojme mbi kete baze. Nese nuk e bejme kete, atehere do te ndeshkoheshim menjehere. Nese do te humbisnim perqendrimin dhe vigjilencen qofte edhe shume pak, atehere do te gabonim rende”.
Trajneri portugez beson gjithashtu se ka ende vend per permiresim tek lojtaret e Junaitedit. “Ne futboll nuk ka perfeksion, ka gjithnje vend per permiresim, si nga ana individuale ashtu edhe nga ana kolektive. Ne jemi kenaqur pa mase me paraqitjet e skuadres sone kohet e fundit dhe nuk mund te kishim kerkuar per me shume nga lojtaret tane persa i perket sjelljes, perqendrimit, disiplines dhe shpirtit te skuadres, sepse ato kane qene vertet fantastike. Por gjate javes nuk ka vend per gallate, ka vetem vend per pne te palodhur. Dhe ne do te vazhdojme te punojme ne disa detaje specifike ku mendojme se mund te permiresohemi edhe me shume, sepse vetem keshtu do te mund te realizojme objektivat tane te sezonit”.
Krijoni Kontakt