Close
Faqja 109 prej 311 FillimFillim ... 95999107108109110111119159209 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,081 deri 1,090 prej 3101
  1. #1081
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kapelo: Nuk largohem si humbes!

    18 Mars “Mund te fitojme kampionatin dhe jemi shume optimist. Nese do te luajme si ne ndeshjen e Barcelones, nuk shoh arsye perse te mos ia dalim mbane”



    Fabio Kapelo, trajneri i Realit te Madridit, i ka paralajmeruar lojtaret e tij ne prag te ndeshjes kunder Xhimnastikut, duke i kerkuar te veteve qe te mos ta shohin renditjen e kesaj skuadre ne kampionat. “Do te luajme perballe nje skuadre, e cila ne tri ndeshjet e fundit ka marre rezultate shume te mira. Ka shenuar kater gola dhe ka pesuar vetem nje duke luajtur me skuadra shume te forta, si: Sevilja, Valencia dhe Bilbao”, tha italiani. Kapelo shprehet optimist per shanset e skuadres se tij ne luften per titullit kampion. “Mund ta fitojme kampionatin kete sezon dhe jemi shume optimiste. Kete e vertetoi edhe loja e mire qe zhvilluam kunder Barcelones”.

    Tekniku madrilen shpreson qe te perseritet imazhi i krijuar ne “Camp Nou” dhe tifozet madrilene presin prej kohesh qe te shohin nje fitore te skuadres se tyre brenda fushe. “Mbeshtetja e publikut eshte shume e rendesishme per ne dhe duam qe te na mbeshtesin edhe ne momente te veshtira. Ne fitojme dhe humbasim bashke. Ne qofte se fitojme duke luajtur shume mire, do te ishte perfekte, por me e rendesishme eshte qe te marrim tri piket ne shtepine tone dhe nuk mund te bejme me gabime. Nuk kemi kohe per te humbur”, tha Kapelo. Trajneri madrilen tha se ambienti ne skuader ka ndryshuar shume dhe se te gjithe jane shume optimiste, sidomos pas ndeshjes me Barcelonen. “Gjithmone jam optimist dhe besoj se mund ta fitojme kampionatin. Duhet te fitojme te gjithe ndeshjet ne fushen tone, sepse deri tani nuk e kemi bere shume mire nje gje te tille. Shifrat flasin qarte”. Kapelo foli per kritikat e bera ne adrese te tij per skemat e tij mbrojtese. Eshte e rendesishme te shihni ndeshjet. Gjithmone luajme me tre ose kater sulmues dhe nuk eshte e drejte te thuhet se skuadra luan shume ne mbrojtje”. Trajneri italian tha se asnje lojtar nuk ka shprehur pakenaqesi ndaj skemave te lojes qe ai perdor. “Lojtaret nuk me kane thene kurre asgje. Kurre nuk me kane thene se si te luajme apo te me kritikojne per skemat qe perdor. Une i mirepres te gjitha ankesat apo sugjerimet e tyre”.

    I pyetur per golin e pesuar ne “Allianz Arena” per vetem 10 sekonda loje, trajneri Kapelo tha: “Nuk ka asnje trajner ne bote qe ne Mynih do te bente nje zevendesim per 10 sekonda. Ishte nje rast i vecante dhe fati nuk ishte ne anen tone”. Ne fund, Fabio Kapelo, shpjegoi se loja e bukur varet edhe nga kundershtari qe ke perballe. “Te gjitha ndeshjet i kemi zhvilluar njesoj, filozofia ime eshte gjithmone e njejte. Luajtem sic dinim dhe ashtu sic na u krijua mundesia. E rendesisme eshte qe skuadra te fitoje dhe te marre tri piket, me pas vjen loja e bukur, e cila varet shume edhe nga kundershtari qe ke perballe”, perfundoi Fabio Kapelo.

    Kasijas: Kater vjet “thatesire”, shkaterruese!

    Portieri i Realit te Madridit, Iker Kasijas, ne nje interviste te dhene per mediat spanjolle foli per ndeshjet e zhvilluara ne “Santiago Bernabeu” dhe deklaroi se skuadra e tij nuk duhet te humbase me pike brenda fushes. Portieri amdrilen kerkon qe Bernabeu te kthehet ne nje “fortese” te pathyeshme. “Problemi eshte te mentaliteti. Sa here qe luajme ne Bernabeu, kemi nje lloj frike. E dime qe eshte e veshtire te luash kunder cdo skuadre, por perpara ndeshjes na rrethon nje nervozizem. Do te perpiqemi qe ta ndryshojme dhe te dalim ne fushen e lojes me me shume besim per t’i fituar ndeshjet”. Kasijas foli gjithashtu per ambientin e krijuar ne skuadren madrilene. “Pas ndeshjes kunder Barcelones, ne skuader eshte krijuar nje ambient euforik dhe te gjithe besojne te nje triumf. Pavaresisht pikeve qe kemi humbur, perseri jemi pese pike prapa Seviljes dhe Barcelones. Ka shume skuadra qe luftojne per titullin kampion dhe e dime qe kemi shanse te medha per te triumfuar. Shkuam ne Barcelone si nje skuader me e dobet, por me lojen qe zhvilluam, treguam se ishim te afte per te mundur cdo kundershtar”.

    Per portierin madrilen, skuadra eshte permiresuar shume dhe i ka te gjitha mundesite per ta fituar titullin kampion. “Mund ta fitojme kampionatin, sepse nuk jemi shume pike larg, por gjithashtu e dime se mund te qendrojme edhe jashte zones Champions. Kemi treguar ne ndeshjet e fundit se nuk jemi nje skuader e dores se dyte dhe te gjithe shpresojne se mund t’ia dalim mbane”. Per Kasijasin, kampionati aktual eshte shume i hapur dhe po jep rezultatet shume te cuditshme nga java ne jave. “Nuk ka nje skuader qe te beje diferencen nga te tjerat. Kampionati eshte i hapur dhe cdo skuader mund te triumfoje ne fund te sezonit. Ne fushen tone kemi humbur 17 pike dhe tani qe po vjen fundi i kampionatit, nuk na lejohen me gabime te tilla. Kemi tre vjet pa fituar nje titull dhe kemi vuajtur shume gjate ketyre viteve. Ne qofte se nuk arrijme te fitojme edhe kete vit, atehere kater vjet pa fituar nje titull do te ishin nje katastrofe e vertete”.

  2. #1082
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ronaldo: Do te bej dhjete gola!

    18 Mars Ronaldo ka arritur te rigjej buzeqeshjen e humbur te skuadra e Milanit dhe flet per objektivat e tij. Ne kete interviste braziliani ka deklaruar se do te shenoj 10 gola kete sezon, me fanellen e "Djallit", duke konfirmuar keshtu se ambientimi me kuqezinjte ka qene nje "loje femijesh". Qe ne takimin e pare, ate te debutimit, ndaj Livornos, "Fenomeni" ka qene i rrezikshem, per te vazhduar me golat ndaj Sienes e te ai i fundit, ndaj Interit, ne derbi. Roni e nisi intervisten nga ceshtja Kaka.



    - Me pare me thate se ju mendoni se Kaka mund te shkoje te Reali. A e konfirmoni kete?

    - Kaka ka edhe pese vjet kontrate me Milanin, eshte i lumtur ketu dhe nuk do te deshiroja qe te largohej. Shpresoj qe te beje zgjedhjen me te duhur.

    - Po ju, sa gola mendoni se do te shenoni me Milanin, deri ne fund te sezonit?

    - Kam firmosur ketu per nje vit e gjysme dhe mendoj se kete sezon mund te shenoj 10 gola. Te pakten, keshtu shpresoj. E kam nisur mire, me dy gola ndaj Sienes, ndaj pse te mos me plotesohet kjo deshire!

    - Si ishte marredhenia juaj me presidentin Kalderon dhe me drejtorin sportiv, Mijatovic?

    - Me presidentin kam shkuar shume mire por me pas gjithcka ndryshoi. Mijatovic eshte sjelle mire me mua, por ishte disi i prirur per te mos biseduar me mua. Nuk me ka kuptuar kurre. Ai besonte shume tek une dhe u deshperua kur u largova, por nuk beri shume per te ndryshuar mendjen e Kapelos, i cili ishte ai qe vendoste. Perfundimi ishte shume i trishtuar.

    - Presidenti juaj ideal eshte Florentino Perezi?

    - Absolutisht! Do te ishte dicka shume e mire qe te rikthehej perseri te Reali.

    - A ka patur ndonje moment ku ju keni shpresuar se Kapelo mund te besonte te ju?

    - Jo, aspak. Ashtu dukej, por nuk ishte e vertete. Ajo qe dua eshte qe te luaj dhe nuk jam ne moshen e duhur per te humbur shume kohe. Do te kishte peqlyer shume qe te perfundoja kontraten time ne Madrid, por nuk ndodhi keshtu.

    - Robinjo ka thene se ne qofte se Kapelo qendron, atehete ai do te largohet. Edhe Emerson po kalon nje moment shume te veshtire. Cfare mendoni se po i ndodh ish-shokeve tuaj?

    - Kam lexuar disa deklarata ku tifozet madrilene mendonin se ishte kthyer Zidani. E verteta eshte se Zizu ishte vetem nje dhe u largua. Emerson eshte nje lojtar me karakteristika krejt ndryshe dhe me duket e habitshme te diskutosh aftesite e tij.

    - Kunder Bajernit te Mynihut, Emerson nuk deshiroi te luante.

    - Nuk e besoj se eshte e vertete sepse Emerson eshte nje lojtar profesionist.

    - Dashuria juaj e pare ne Europe ka qene Barcelona. A jeni penduar qe u larguat nga Barca?

    - Jo. Ata e dine qe nuk jane sjelle mire. Une firmosa nje kontrate me Barcelonen, por ne fund te vitit te pare nuk u treguan te sinqerte me mua.

    - Atehere juve ju perfaqesonin menaxheret braziliane Martins dhe Pita, te cilet perfunduan ne burg. U shqetesuat shume?

    - Me mua nuk kishin asnje problem. Eshte e vertete qe shkuan ne burg, por ishte per shkak te puneve te tyre ne Brazil dhe une nuk kisha aspak lidhje me to.

    - Ju keni luajtur ne pese skuadra europiane dhe nuk keni arritur te fitoni asnjehere Champions League. A eshte nje peng ky?

    - Sigurisht. Shpresoj ta fitoj sezonin e ardhshem. Eshte i vetmi titull qe nuk kam arritur te fitoj. Kam fituar kampionate ne Spanje, Kupen e Mbretit, Kupen UEFA dhe gjithcka qe mund te fitohet ne Brazil. I vetmi pishman eshte gjysmefinalja e humbur me Juventusin, ne Champions League.

    - Del Boske ne ate ndeshje nuk ju aktivizoi si titullar. Ju moret nje penallti, por Figo gaboi. A vazhoni te flisni akoma me te?

    - Po, ndonehere flasim. Ate nate nuk patem fat. Po ta realizonim ate penallti, atehere do te ishim ne finale dhe ku i dihet ndoshta do te kishim fituar Champions.

    - Cfare mendoni per ish shoket tuaj te skuadres, si per shembull per Zidanin dhe Raulin.

    - Te Reali i Madridit kam kaluar momente shume te mira dhe te gjithe lojtaret shkonin shume mire me njeri-tjetrin. Zidan eshte nje nga miqte e mi me te mire dhe kemi bashkepunuar shume ne skuader. Ka qene nje fat i madh per mua qe kam luajtur perkrah tij. Ndersa me Raulin nuk kam patur kete miqesi kaq te gjere, por perseri ia kalonim shume mire. Ishte kapiteni dhe emblema e skuadres dhe ka arritur te jape shume per Realin.

    - Po Kasijas?

    - Per mua eshte nje nder portieret me te mire ne bote dhe me i mire ne te gjithe historine e Realit.

    - Tani ne futboll jane shfaqur shume talente te rinj, te cilet kerkohen nga skuadrat me te medha te Europes. Per shembull, Lionel Mesi eshte nje nder ta. Ju jeni "Fenomen", mbreti i futbollit, mendoni se keni nje zevendesues?

    - Mendoj se ka futbolliste te medhenj si Kaka, Mesi apo Ronaldinjo te cilet e kane zbukuruar edhe me shume boten e futbollit.

    - Po nga ata qe keni pare ju?

    - Mendoj se Van Basten dhe Maradona, edhe pse nuk jam perballur me ta. Por per mendimin tim lojtari me i madh dhe me fantastik ka qene Zidan.

    - Per ju eshte me e rendesishme te luani gjithmone dhe te shenoni shume pak apo te te luani pak minuta dhe te shenoni golin e fitores?

    - E rendesishme per nje futbollist eshte qe te luaje sa me shume dhe te jape me te miren e tij per skuadren ku luan. Une jam sulmues dhe detyra ime eshte qe te shenoj, sepse ne te kundert do te jete shume e veshtire qe trajneri te me aktivizoje. Por do te me pelqente shume qe te shenoja golin e fitores per skuadren time dhe duke zhvilluar nje loje fantastike.

    - Ne jeten tuaj keni patur te beni me shume gra.

    - Une ndihem mire keshtu sic jam dhe nuk besoj se ka nevoje qe te behet komente. Jane shkruajtur shume artikuj mbi jeten time private dhe mendoj se kane qene shume te ekzagjeruara.

    - Ju keni thene se personi me i rendesishem ne jeten tuaj eshte mamaja juaj.

    - Eshte shume e vertete dhe e kam pohuar shume here kete gje. Mamaja ime ka qene personi i cili me ka mbeshtetur gjithmone dhe dua ta falenderoj per gjithcka ka bere per mua.





    "Thumbat" e "Fenomenit"



    Kapelo, njeri pa vlere

    "Eshte i vetmi njeri qe nuk me intereson. Asnjehere nuk me ka kuptuar dhe une asnjehere nuk e kam marre vesh apo kam biseduar me te. Me vjen keq, sepse mund te ishim sqaruar, por ja qe fati ka dashur keshtu. Ndoshta, kjo me ndihmoi te gjeja rrugen e duhur, sepse mund te qendroja serish ne ate ferr. Kapelo ishte nje gjeneral i rene prej vakti, ndaj kurre s'me ka pelqyer. E ardhmja apo e tashma e tij jane dicka qe nuk me perkasin. Nuk ia vlen t'i komentoj"



    Per "Selecaon" ka edhe pak kohe

    "Eshte e vertete qe Dunga nuk me ka grumbulluar, por dua qe te sqaroj dicka: nese nuk luan dhe je ne nje moshe siper 30 vjec, atehere nje trajner, sidoqofte, e ka te veshtire per te te grumbulluar, sepse do te sulmohej shume ashper nga kritika. Por, nuk eshte nje peng per mua, sepse me ate fanelle kam fituar shume. Nuk shqetesohem per mungesen ne grumbullim, sepse jam i bindur se nese arrij te tregoj vlerat e mia ketu me Milanin, atehere Karlos do te me therrase".



    Eshte Interi "tradhetari"

    "Nese doni te dini te verteten per ate qe ndodhi ne veren e vitit 2002, atehere po jua them: ishte klubi zikalter qe me nxorri ne shitje, duke me konsideruar nje lojtar te perenduar, vetem sepse vija nga ky demtim serioz. Erdhi Reali i Madridit pagoi 38 milion euro, ndaj nuk u largova, por me shiten. Kjo eshte e gjitha. Sigurisht, tashme nuk dua te flas me per kete ceshtje. Per Moratin kam respekt te vecante. Nuk dua te kthej koken prapa, sepse do te ishte dicka e gabuar. Goli i shenaur me lumturoi shume, por nuk ishte nje hakmarrje".

  3. #1083
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Anceloti: Une, ashtu si Ferguson!

    18 Mars

    “Zgjedhjet e jetes behen per t’u permiresuar, ndaj duke pare se jam ne nje situate te mire dhe kam arritur gati perfeksionin, atehere ende nuk ka ardhur momenti qe une te shoh mundesite”, ne kete menyre u shpreh Karlo Anceloti, duke iu pergjigjur ne kete menyre atyre qe e pyesin per te ardhmen e tih, pas nje pervoje te gjate te kaluar te Milanit. “Ndihem shume mire ne Itali dhe kam fatin e mire qe te stervis Milanin dhe qe te jetoj ne nje ambient qe me vlereson dhe ka nje respekt te vecante per mua. Ky ambient, nga aspekti profesional me jep shume shtysa, ndaj dhe konfirmojs se do te me pelqente qe te isha Fergusoni i Milanit”. Persa i perket Fergusonit dhe Mancesterit te tij, Anceloti flet edhe per Champions League: “Mancesteri eshte skuadra qe luan me mire nga ekipet qe kaluan ne fazen cerekfinale, por nuk do te shkojne ne finale, sepse do te eliminohen shume shpejt. Nuk di te them nese do te eliminohet apo jo nga Roma, ose nga Milani, nese kalojme, por ju e dini se per cilin ekip do te bej tifo, ne ndeshjen...”. Anceloti nuk e ka harruar kurre Romen, sepse ka qene gjithmone ne zemren time. Anceloti i ka replikuar me pas Klarens Sedorfit, qe nepermjet nje konferencen per shtyp, kerkoi qe te luante si fantazist, duke sponsorizuar keshtu kalimin e Kakase ne sulm: “Shume here kemi luajtur me nje sulmues te vetem, duke shfrytezuar Kakane prapa. Ndaj Selltikut dhe Palermos luajtem keshtu. E njoh shume mire diskutimin qe po ben Sedorf, sepse te Milani ka nje liri me te madhe mendimi e idesh, sepse shpesh kam pasur kontakte te drejteperdrejta me Klarensin. E njoh mire vullnetin e tij, deshiren e tij, por e di dhe se ka luajtur gjithmone ne role teper te veshtira dhe ku pergjegjesia eshte edhe me e madhe. Ne ndonje rast, Kaka ka luajtur me perpara, duke u liruar disi nga detyrat mbrojtese. Ai eshte nje lojtar teper universal dhe i pelqen qe te shfrytezoje hapesirat. Ne derrasen e zeze mund te ndryshoh vazhdimisht taktiken dhe skemat, por ne fund te fundit, praktika eshte gje tjeter”. Ne fund, Anceloti u ndal te Dida: “Na ka mbajtur gjate pezull, duke mos firmosur, por isha i bindur se do ta bente dicka te tille, sepse Nelson i eshte shume mirenjohes ketin klubi. Dida mbetet nje portier i mire, edhe pse ka bere ndonje gabim me shume, kohet e fundit”.

    Gatuzo: Duam vendin e katert!

    Xhenaro Gatuzo, shpirti i skuadres se Milanit dhe nje nga idhujt e tifozerise kuqezi, ka lene pas derbin e humbur ndaj Interit, por perqendrohet te takimi i rradhes, ndaj Atalantes, nje sfide qe duhet fituar me cdo kusht nga Milani. “Eshte nje ndeshje delikate, sepse kjo eshte nje mundesi e mire per ne qe te fitojme, per te kerkuar nje vend ne zonen Champions. Pastaj, kemi nje kalendar te favorshem, deri ne fund te sezonit, ndaj duam qe te arrijme objektivin tone, ne fillim te sezonit. Ajo qe ndodhi veren e shkuar ishte dicka e rende, por mendoj se e kaluam edhe ata dhe sezonin e ardhshem do te shihni nje Milan te forte. Champions? Nuk heqim dore!”.

    Xhilardino: Po me mungon goli!

    Alberto Xhilardino, i futur ne pjesen e dyte ndaj Interit, ne derbin e javes se shkuar, eshte i bindur se do te shenoje ndaj Atalantes, nje sfide qe do te luhet brenda fushes nga Milani. Sulmuesi kuqezi nuk po kalon nje moment te mire dhe i mungon shume goli. “Jam i bindur se do te shenoj ndaj Atalantes, sepse dua qe te zhbllokohem. Kur nuk shenoj, edhe qofte per dy takime, ndihem keq dhe i pafuqishem. Por, nuk me pelqen shume qe te futem ne pjesen e dyte, sepse nuk jam i ndezur ashtu si duhet. Ne fakt, nese luaj qe nga minuta e pare, atehere eshte teper e veshtire per mua qe te ingranohem me lojen. Ronaldo? Eshte dicka e bukur qe te luash perkrah tij”.

  4. #1084
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Prandeli: Askush nuk eshte perfekt!

    18 Mars Cezare Prandeli e di shume mire se kolegu i tij, Luciano Spaleti ka ndertuar nje skuader te madhe, duke rritur shume edhe aspektin taktik te Roma. Por, trajneri i Fiorentines, nuk ka aspak frike. “Do te ndeshemi me nje skuader (Romen), qe luan nje futboll te madh dhe qe te renditet mes tete skuadrave te para ne nivelin europian. Do te jete nje ndeshje teper e degjuar per te dy formacionet, qe si filozofi kane si te dyja rezultatin. Te mos mendojme per Champions, sepse mendoj se eshte gati e pamundur qe te arrijme ate vend. Sidoqofte, do te luftojme deri ne fund te sezonit, per te ruajtur kete vend, qe do te na jepte mundesi te merrnim pjese ne Kupen UEFA, sezonin e ardhshem. Kur luan me me shume qetesi, nga aspekti psikologjik, lojtaret arrijne qe te shprehen mire. Tani, te gjithe duhet te kene respekt per Fiorentine dhe keta djem te mrekullueshem, te cilet po bejne nje pune te madhe ketu, duke dhene takim pas takimi maksimumin. E kemi pergatitur mire ndeshjen ndaj Romes, sepse e njohim shume mire kundershtarin dhe e dime se cfare veshtiresish mund te na krijoje. Ata jane teper te afte qe te mos te japin shume pike referimi, ndaj them se duhet te jemi perfekt. Polemikat me Palermon? Dua te flas vetem per ndeshjen ndaj Romes, sepse pjesa tjeter duhet harruar. Pres nje sjellje shume te mire te skuadres, qe po e pergatit mese miri kete sfide, sikur te ishte me e rendesishmja e sezonit. Sigurisht, i kam thene djemve se duhet te tregohen te qete dhe te mos mendojne shume per ate qe do te ndodhe, ne rast te nje humbje. Tension nuk duhet te kete, gjithesesi. Askush nuk eshte perfekt dhe as Roma e Spaletit. Ata luajne nje futboll te bukur dhe ndaj dhurojne spektakel. Jo me kot renditen nder tete skuadrat me te mira te Europes. Spaleti eshte nje trajner i madh dhe e di shume mire se cfare duhet te beje. E njoh mire dhe ia di disi strategjite. Shpresoj qe te gaboje diku...”, perfundoi Spaleti.

    Mutu: Bashke me Tonin, per te ndalur Romen!

    Adrian Mutu, qe javen e shkuar perfundoi ne mes te polemikave, per golin e shenuar ndaj Palermos, pas nje dhurate te Guanas, qe per shkak te terheqjes nuk e kapi topin, flet per takimin e sotem ndaj Romes. Rumuni, i cili u sulmua ashper nga drejtuesit, trajneri dhe presidenti i Palermos, ndihet i qete dhe kerkon qe te sqarohet, duke e mos e futur veten ne kategorine e atyre qe kerkojne te bejne “hile”: “Nuk jam nje futbollist dinak, sepse nese do te isha keshtu, atehere nuk do te mundohesha qe te kuptoja ate qe ndodhi. Ishte nje gabim i imi qe nuk e pashe, por ne nje moment te tille eshte e veshtire. Sidoqofte, dua qe te harroj ate qe ndodhi”. Sulmuesi i Fiorentines u ndal me pas te ndeshja e sotme ndaj verdhekuqve, qe do te luhet ne mbremje, ne “Artemio Franchi”. “Eshte nje ndeshje teper e forte, sepse duhet te dime se do te ndeshemi me nje skuader te mireorganizuar dhe qe ka ne formacion lojtare te medhenj, duke e nisur nga Toti dhe duke vazhduar me De Rosin, Perroten, Mansinin apo Tadein. Kundershtare teper te rrezikshem, per cilesite e tyre. Sigurisht, do te mundohemi qe te fitojme kete takim, sepse duam qe te zeme nje vend sa me te mire ne klasifikim dhe per kete arsye duhet te tregojme te gjithe vlerat tona ne fushen e blerte. Une dhe Toni ne sulm? Do te mundohemi qe te japim maksimumin, sepse vetem keshtu do te mund te ndalnim Romen. Por, edhe prania e publikut eshte teper e rendesishme, sepse ata jane nje mbeshtetje e madhe per te gjithe. Fiorentina, sezonin e ardhshem ne Champions? Edhe pse me duket e veshtire, nuk eshte nje objektiv i paarritshem. Sigurisht, duhet te mundim konkurrencen e Palermos apo Milanit dhe kjo me duket dicka me te vetete e jashtezakonshme per t’u arritur. Mund te qendrojme te kenaqur me kete qe kemi arritur, duke pare se e nisem me shume pike penalizimi.

  5. #1085
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Spaleti: Ne Firence, si ne Lion!

    18 Mars Nuk eshte i qete Luciano Spaleti, trajneri i Romes, edhe kur behet fjale per te ruajtur vendin e dyte ne kampionat. Natyrisht, skuadra e tij ka krijuar nje fare avantazhi nga vendi i trete, por kjo nuk mjafton per teknikun verdhekuq, qe i fton djemte e tij qe te japin maksimumin takim pas takimi, ne menyre qe temperamenti dhe rendimenti i skuadres te jete sa me i larte dhe tensioni gjithashtu. Kundershtari i kesaj jave, per Romen, do te jete Fiorentina, qe do te prese kryqytetasit, ne “Artemio Franchi”. Skuadra e Firences enderron qe te “fuse kembet” ne zonen per Champions League dhe vetem nje fitore ndaj vjollceve do te t’i jepte nje shtyse te rendesishme. Por, Spaleti nuk eshte dakort qe “trupa” e tij te leshoje, perkundrazi. “Eshte teper e rrezikshme qe ne nje moment te tille te leshojme, sepse do te ishte dicka e gabuar. Fiorentina ka nje force te madhe dhe lojtare cilesore, qe shpeshhere e kane nxjerre skuadren nga momentet e veshtira. Ata po bejne nje kampionat te mrekullueshem dhe duke pare veshtiresite qe kane patur ne fillim te sezonit, mund te them se jane ne nje nivel me ne. Qellimi yne eshte qe te mberrijme te dytet dhe do te bejme te pamunduren per te arritur kete”, u shpreh Spaleti, duke u ndalur me pas te miku i tij, Prandeli, trajneri i Fiorentines. “Ate qe mendoj per kolegun tim e kam thene shume here. Ai eshte nje trajner i mire dhe nje person i shkelqyer, edhe jashte fushes. Te gjithe skuadrat e tij, po t’i shohesh nga nje aspekt, jane te ndertuara shume mire dhe nuk mund te thyhen shume lehte. Skematizmat i pelqejne shume Cezares dhe nese skuadra i ve ne perdorim, atehere eshte gati e pamundur qe te fitosh ndaj ekipeve te drejtuara prej tij. Pastaj, Fiorentina ka edhe Luka Tonin. Mancesteri? Te mos mendojme per ate sfide, sepse eshte ende larg. Edhe pse, te gjithe djemte enderrojne nje finale te Champions.

    De Rosi: Sikur te fitojme Champions!

    Ndonjehere, endrrat mund te kthehen ne realitet, sa hap e mbyll syte, dhe mesfushori i Romes, Daniele De Rosi eshte nje nga ata qe deshirojne qe objektivat e te ardhmes te jene nje prioritet i realizueshem dhe jo vetem nje utopi. Ne nje interviste te shkurter te dhene per “Il Romanista”, kampioni i botes me fanellen e Italise u shpreh: “Sikur te fitonim Champons League. Do te ishte nje mrekulli e vertete per ne”. Por, De Rosi eshte teper realist dhe nuk fshihet mes iluzioneve te kota, kur pyetja lidhet me titullin: “Jam teper realist dhe ne 99% nuk mund te kapim Interin. Edhe pse mund te ndodhe cdo gje, e shoh gati te pamundur. Sigurisht, nese do te arrinim qe te kapnim Interin, atehere per ata do te ishte nje drame dhe per ne nje feste e madhe. Champions? Ishim ne disavantazh me Lionin, por keshtu do te nisemi edhe ndaj Mancesterit. Mendoj se duke luajtur mire mund te kalojme turin. Te fitojme Champions do te ishte me te vertete nje magji e vertete”. Ne vazhdim, Delio Rosi ndalet te mesfusha e Mancesterit dhe te “celsi” i tyre, Pol Skols: “Ai eshte nje lojtar i madh dhe do te jete teper zbavitese qe te luaj ndaj tij. Toti per Topin e Arte? Ne rast se do te vazhdonim perpara ne Champions, ai do te ishte kandidati numer nje”. Ne fund, nje parashikim: “Do te me pelqente qe t’i kthehesha golit. Ne Lion ia arrita, por ma anulluar padrejtesisht golin. Me vjen keq, sepse do te ishte teper i rendesishem per mua, sidomos moralisht. Tashme, na pret nje ende nje fund sezoni i ndezur, me shume se kurre”. Ne fund, De Rosi u ndal te ndeshja e sotme ndaj Fiorentines: “Do te jete nje duel teper i forte dhe mendoj se do te fitoje me i miri. Sigurisht, do te mundohemi qe te marrim tre pike, per te siguruar vendin e dyte, sepse nuk mund te tolerojme pikerisht tani ne fund te sezonit”, perfundoi De Rosi.

  6. #1086
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Karrik: Tripleta s’na shperqendron!

    19 Mars Majkell Karrik ka besim qe askush ne “Old Trafford” nuk do te shperqendrohet nga fjalet per nje triplete te mundshme. Pas fitores kunder Boltonit, Junaitedi ruajti diferencen prej gjashte pikesh ne krye te tabeles dhe tani do t’i mjaftonin 18 pike nga tete ndeshjet deri ne fund, per t’u rikthyer tek titulli pas kater vitesh. Me nje vend te konfirmuar ne cerekfinalet e Champions League, tani e gjithe vemendja do te perqendrohet tek perseritja e cerekfinales se Kupes se Anglise ndaj Midellsbrout, ku fituesi do te fitoje te drejten per te sfiduar ne gjysmefinale Uotfordin. Deri tani, Ser Aleks Ferguson ka refuzuar te flase per shanset e skuadres se tij per perseritjen e suksesit te vitti 1999, ku “Djajte” bene nje triplete. Karrik, q?_ shijoj sukses qe ne sezonin e tij te pare ne “Old Trafford” nuk sheh ndonje arsye perse shoket e tij te skuadres mund te shperqendrohen. “Pozicioni qe kemi aktualisht nuk ka perse te na shperqendroje”, deklaroi mesfushori, i cili i kushtoi 18,6 milion sterlina Mancesterit veren e 2006?s, kur u ble nga Totenhami. “Eshte me te vertete emocionuese. Po fitojme cdo ndeshje dhe pas nje fitoreje presim me padurim ndeshjet tjerer, pasi duam te fitojme perseri. Kesaj radhe, ndeshja e radhes do te vije shume me shpejt se heret e tjera dhe ne mes kemi vetem nje dite pushim, por do te jemi gati. Te gjithe duam te fitojme tituj dhe kjo eshte me e rendesishmja. Per momentin, gjithcka duket mire, por ky eshte momenti i sezonit kur fiton ose humbet gjera, prandaj duhet te japim me te miren tone ne muajt ne vazhdim”.Edhe pse lista e te demtuarve po rritet me shpejtesi, Junaited vazhdon te mbetet i pashqetesuar. Mbrojtesi Geri Nevill, eshte viktima e fundit e nje demtimi. Ai do te mungoje per tre jave dhe kjo do te thote qe do te humbe dy ndeshjet kualifikuese te Anglise, per Euro 2008, perballe Izraelit dhe Andorres. Largimi i Nevill i ka dhene nje shans Ues Braunit per te luajtur nen urdherat e Stiv MekKlarenit, qe po kerkon perforcime ne mbrojtje. Me Braun, qe se bashku me Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidicin kane shkelqyer ne mbrojtje ne kete sezon per Mancesterin, Ronaldo dhe pjesa tjerer e skuadres duket se e kane patur me te thjeshte detyren. Mesfushori portugez eshte shnderruar ne udheheqesin e Mancesterit ne kete sezon dhe ai ka terhequr vemendjen e shume klubeve europiane, por Karrik nuk beson qe 22?vjecari do te luaje larg “Old Trafford”?it, ne sezonin e ardhshem. “Kristiano po krijon dhe shenon gola gjate te gjithe kohes. Nuk mund te kerkosh me shume nga nje futbollist i ketyre karakteristikave. Menyra se si ai ka bere detyren e tij gjate te gjithe ketij sezoni ka qene mahnitese dhe kryesorja eshte qe ka qene kaq i qendrueshem”.Me shume mungesa ne skuader, Ferguson mund te jete i detyruar te rreshtoje pothuajse te njejtin formacion si ndaj Boltonit, per ndeshjen e sotme me Boron. Nje perjashtim i mundshem mund te jete Rajan Gigs, qe mund te lihet pushim, ndersa kinezi Dong Fangzhou dhe irlandezi Kreig Kathkart jane grumbulluar ne skuader per kete sfide.

  7. #1087
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hoze: Mendojme per nje “poker” historik!

    19 Mars Hoze Murinjo do te kete si rralle here ne kete sezon, luksin per te bere ndryshime ne rreshtimin e tij, kur Celsi te zbrese sot ne “White Hart Lane”, per te sfiduar Totenhamin, ne perseritjet e cerekfinales se Kupes se Anglise. Blute u duken te eliminuar, kur shkuan ne pushimin e ndeshjes se pare, zhvilluar ne “Stamford Bridge”, ne disavantazhin 3?1. Por, skuadra mundi te shenonte dy gola ne 45 minutat e dyta dhe mbeti gjalle ne kete kompeticion. Gjate sezonit, Celsi ka patur shume probleme me demtimet, gje qe ka detyruar trajnerin Murinjo te beje shpesh here zgjedhje te detyruara. Por, tani, lista e demtimeve te bluve eshte reduktuar vetem tek Uejn Bridxh e Mishel Esien, prandaj Murinjo mund te vendose te leje pushim per here te pare ne kete sezon, disa prej futbollisteve te tij. Portugezi deklaroi: “Ne pothuajse cdo ndeshje te ketij sezoni kemi zbritur ne fushe per te fituar. Ndaj Totenhamit, vertet nuk mundem te mrrnim fitoren, por barazimi 3?3, pas disavantazhit 3?1 kishte nje shijen e suksesit. Tani duhet te fitojme ne “White Hart Lane”, te henen. Ne kete faze te sezonit, ne qofte se deshiron te fitosh nje trofe, eshte shume e rendesishme qe te krijosh nje vazhdimesi rezultatesh. Ne jemi te perfshire ne luften per te fituar gjithcka dhe kjo e ben edhe me te veshtire misionin per ne, pasi duhet te fitojme me shume ndeshje se kushdo. Per kete arsye duhet te perdorim rotacionin, atehere kur mundemi”.

    “Nuk dua te vetem kualifikohemi, por te fitojme tituj”

    Celsi la pushim Didier Drogbane dhe Mishel Balakun ne fitoren 3?0 ndaj Shefilldit ne kampionat dhe edhe pse ndeshja me Totenhamin do te jete e gjashta brenda muajit, Murinjo nuk ankohet: “Nuk po qahem Kjo eshte ajo qe kishim shpresuar ne fillim te sezonit, qe te vazhdonim te kishim shanse per te fituar cdo kompeticion, ne kete faze te vitit. Une dua qe te marrim pjese ne cdo kompeticion te mundshem dhe dua qe futbollistet e mi te luajne ne cdo ndeshje te rendesishme me kombetaret e tyre. Por, me e rendesishme se gjithcka eshte qe te fitojme, sepse fakti qe deri ne mars kemi patur shansin per te fituar gjithcka nuk do te kete asnje vlere, ne qofte se ne fund te sezonit nuk arrijme te fitojme realisht gjithcka. Kur programi behet kaq i ngjeshur eshte me e veshtire te perballosh lodhjen dhe eshte pikerisht kjo arsyeja perse eshte kaq e veshtire qe te fitosh cdo kompeticion ku merr pjese. Por, kjo duhet te na sherbeje si nje shtyse me shume per te fituar”.

    Robeni e di se cfare i nevojitet bluve

    Nderkohe, mesfushori holandez Arjen Roben nuk ndihet i shqetesuar nga mbingarkesa e skuadres se tij ne kete fund te sezonit. Robeni, i cili beson qe skuadra e tij do te arrije ne finalen e Champions League dhe ne finalen e Kupes se Anglise, qe do te zhvillohet ne “Wembley”, ka nje formule shume te thjeshte. “Ajo qe duhet te bejme eshte te fitojme kunder cdo skuadre. Mendoj qe eshte e thjeshte. Kjo do te na mjaftonte per te fituar ne Champions dhe ne Kupen e Anglise, deklaroi holandezi. Ne ndeshjen e pare ne “Stamford Bridge”, ndaj Totenhamit, gjerat nuk na shkuan mbare, por ndeshja e “White Hart Lane”?s do te jete nje ndeshje e re. Duam te kualifikohemi, pavaresisht nga kundershtari qe do te kemi perballe dhe ndeshja do te nise nga 0?0, keshtu qe do te jete si te gjithe heret e tjera. Bllekberni ne gjysmefinale? Per kete do te mendojme pasi te kualifikohemi”. Por, llogarite e Robenit nuk dalin te sakta edhe per kampionatin, ku nuk mund te percaktosh nese Celsit do t’i mjaftonte te fitonte cdo ndeshje deri ne fund, per t’u shpallur kampion. Roben thote: “Megjithate, duke i fituar te gjitha ndeshjet, do te kishim me shume shanse per titullin sesa duke mos e bere kete. Mos harroni qe nje ndeshje do te jete sfida direkte me Mancesterin

  8. #1088
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Murinjo, largimi i “kripur”!

    19 Mars Largimi i Hoze Murinjos ne vere do t’i kushtoje Celsit 8,1 milion sterlina demshperblim, per prishjen e parakohshme te kontrates. Lojtaret dhe zyrtaret e klubit po detyrohen te pranojne idene e largimit te portugezit, ne konflikt te hapur me pronarin Abramovic. Pothuajse e sigurt eshte qe Lampard do te ndjeke Murinjon, ndersa e ardhmja e Territ eshte e pasigurte. Aktualisht, trajneri portugez fiton 5,2 milion sterlina ne vit si rroge fikse dhe deri ne 2,9 milion sterlina te tjera, ne forme shperblimi mbi rezultatet e arritura. Edhe pse kontrata e tij perfundon ne vitin 2010, duket se mareveshja midis trajnerit dhe klubit, per nje largim te mundshem do te arrihet duke kufizuar demshperblin e bluve. Keshtu, largimi i Murinjos ne vere mund te mbyllet me nje demshperblim prej 8,1 milion sterlinash.

  9. #1089
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hergrivs: Dua Mancesterin!

    19 Mars Ouen Hergrivs pranon qe Mancesteri eshte skuadra e vetme ku ai deshiron te shkoje. Per mesfushorin e Bajernit dhe Anglise eshte perfolur nje kalim i mundshem tek kryesuesit e kampionatit anglez, qe prej paraqitjeve te tij te shkelqyera ne Boteror. Ofertat e deritanishme te Mancesterit per 26?vjecarin jane refuzuar nga Bajerni, por nje levizje e tille duket e mundshme ne fund te ketij sezoni dhe Hergrivs thote: “Mancesteri eshte skuadra e vetme ku dua te shkoj. Ata kane investuar shume kohe dhe energji tek une. Eshte dicka shume e rralle qe te shohesh nje operacion merkatoje kaq te gjate. Nje skuader futbolli eshte si nje mozaik me shume copeza dhe duhet te gjesh copezat e duhura per te formuar figuren e duhur. Mancesteri beson qe une do te isha nje futbollist shume i rendesishem per ta dhe ky eshte nje nder per mua”. Hergrivs pranon qe deshira e tij per t’iu bashkuar skuadres se Fergusonit e ka vendosur ne nje pozite te veshtire ne Gjermani, por kembengul qe vendosmeria e tij per te kurorezuar nje enderr mbetet e pacenuar. Hergrivs deklaroi: “Ka qene nje situate shume e veshtire per mua politikisht. Pozicioni eshte i ndryshem, pasi e dashuroj Bajernit, por Mancesteri eshte nje enderr per mua”.

  10. #1090
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rud: Bekam i duhet Anglise!

    19 Mars Rud van Nistelroi i shtohet listes se atyre qe i kerkojne trajnerit Stiv MekKlaren qe te riktheje ne kombetaren angleze David Bekamin. Sulmuesi i Realit te Madridit tha: “Kam luajtur ne disa skuadra te medha, ne Holande, Angli dhe tani ne Spanje. Ne te gjithe keto skuadra, nuk kam gjetur asnje futbollist qe te jete ne gjendje te pasoje aq mire sa Bekami. Menyra se si ai mund te pasoje ?_e nje dhunti, te cilen askush nuk e ka ne kete planet. Ashtu si lojtar profesionist, edhe David mund te gaboje, por askush ne futboll nuk mund te zhvilloje nje ndeshje perfekte. Ajo qe me bezdis mua eshte qe ate e kritikojne pothuajse gjithmone, edhe atehere kur luan mire. Njerezit i perserisin gjithmone gjerat qe ai nuk ben sakte, ndersa duket se i harrojne ato qe ben si duhet”. Ylli holandez shtoi: “Eshte krijuar nje qendrim negavit ndaj tij. Mund t’iu siguroj qe David nuk ka harruar te beje gjerat e mrekullueshme qe bente me pare. Punoj me Bekamin cdo dite, kam shansin qe ta shoh me prane se kushdo dhe nuk jam dakord as me ata gazetare qe duan ta paraqesin si nje yll mendjemadh. David nuk krijon asnjehere pershtypjen se ndihet mbi te tjeret. Mendoj qe duke mos e grumbulluar, Anglia privon veten nga nje futbollist te madh”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •