Close
Faqja 107 prej 311 FillimFillim ... 75797105106107108109117157207 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,061 deri 1,070 prej 3101
  1. #1061
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rekoba: Inter, bashke e mbyllem!

    17 Mars Ky do te jete sezoni i fundit i Rekobes me fanellen e Interit. Kete e konfirmoi vete lojtari dje, pas stervitjes. Pra, pas nje historie dashurie qe ka zgjatur dhjete vjet, “El Cino”, i parapelqyer i doktor Moratit, padronit te Interit, mendon per “lamtumiren” dhe kerkon qe ta mbylle karrieren ne te njeter klub, ndoshta ne fushe dhe jo ne stol, ashtu si e kemi pare vitet e fundit te milanezet dhe ne drejtimin e Mancinit. Ne moshen 31 vjec, uruguaijani pohon se do te jene muajt e fundit te tij si interist: “Mendoj se Kupa eshte mbushur dhe pritet qe ajo te derdhet, por nuk do te pres kete moment, sepse e kam vendosur: do te largohem”, u shpreh Rekoba, pa bere asnje polemike. “Per fat te keq ka ardhur fundi. Mua me konsiderojne sikur te isha 50 vec, por nuk eshte keshtu, sepse dua ende qe te luaj. Kam provuar shpesh qe te bind trajnerin, por asnjehere nuk ka patur besim te une”. Tete paraqitjet e vetme mes kampionatit, Kupave te vena bashke ne kete sezon, ne total jane gati 261 minuta ne fushe. “Nuk mund te qendroj ketu dhe te luaj vetem 10 apo 15 ndeshje gjate gjithe vitit. Jam i lumtur per kete vit se po fitojme, por ama nuk po e shijoj kete, sepse s’jam i lumtur. Une nuk luaj gati asnjehere, si mund te gezohem per kete”. Ne fund, dy fjale edhe per Masimo Morati, presidentin qe aq shume e deshi, por qe kohet e fundit e ka harruar, duke e lene ne hije dhe duke gjetur nje tjeter idhull, kete here Zlatan Ibrahimovicin. “Kam nje respekt teper te madh per doktor Moratin, sepse ka pasur gjithmone besim te une dhe jam munduar qe te mos e zhgenjej. Nuk dua me te flas per kete teme, sepse do te ishte e kote. Kam vendosur dhe pike. Ne fund te sezonit, lamtumire Inter”. Rekoba i bashkohet shume lojtareve te tjere ish?zikalter, qe Interi ka debuar, duke i lene ne “hije” me kalimin e kohes.

  2. #1062
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Sedorf: Europen s’na e marrin dot!

    17 Mars Klarens Sedorf eshte kthyer ne nje shembull per lojtaret me te ri, ne skuadren e Milanit, sepse me pervojen dhe vendosmerine e tij, sidomos ne takimet e medha, holandezi shpesh ka rezultuar si “celsi” i nje fitoreje. Sot, mosha e tij nuk eshte me e re, por mesfushori kuqezi eshte i bindur se me pune dhe perpjekje, ashtu si Maldini apo Kostakurta, mund te arrihen shume gjera. I pyetur ne lidhje me sezonin kuqezi, deri ne kete moment, Klarens u shpreh: “U eliminiam nga Kupa e Italise dhe pesuam nje humbje ndaj Interit, por keto humbje mund te qendrojne, sepse nuk jane dicka e rende. Duhet te dish te njohesh kur kundershtari luan me mire se ti. Nuk dua te krahasoj vitet e shkuara me kete, per ate qe ndodhi kete vere, per skuadren qe kemi, qe eshte ndryshe ne krahasim me ate te sezoneve me pare. Sigurisht, ajo qe kemi arritur deri tani eshte teper e madhe, duke pare problemet qe hasem. Pastaj, eshte e rendesishme, sepse tani jemi te vetedijshem se kemi mundesi te mira per te fituar dicka dhe kjo eshte nje shtyse per ne. Do te synojme per vendin e trete ne renditje dhe ne finalen e Champions. Vendimet e Ancelotit? I respektoj gjithmone ato, sidoqofte. Mund te mos jem ndonjehere dakort, por nuk di te reagoj. Kam 15 vjet qe luaj kudo dhe ndaj nuk kam probleme. Dua vetem qe te fitoj. Kjo ka me shume rendesi. Ka nje arsye nese Milani eshte skuadra me konkurruese ne Europe, ne kete pese vitet e fundit”.

  3. #1063
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kaka: Milan, t’i je familja ime!

    17 Mars Ndersa ne Spanje, gazetat sportive, dite pas dite, ore pas ore, sekonde pas sekonde, vazhdojne te shkruajne per kalimin e mundshem te Rikardo Kakase te Real Madridi, ne Itali, klima eshte krejt ndryshe dhe situata e kundert. Nga Gadishulli Iberik vijne shume “sirena” madrilene, por fantazisti brazilian ben sikur nuk i degjon, sepse per te zgjedh zemra, qe ka nisur te marre ngjyra kuqezi. Ne nje emision te kanalit kuqezi, “Milan Channel”, te zhvilluar dje pasdite, mesfushori i Milanit ka vene “rrenjet” e tij ne Milano, duke mos e cuar neper mend mundesine e nje largimi te mundshem: “Milani dhe qyteti i Milanos, kane qene teper te rendesishme ne formimin tim si njeri, por edhe ne aspektin sentimental, me shume se ne kenveshtrimin profesional. Aspekti njerezor ka qene ai qe me ka goditur me shume dhe me ka bere per vete. Deri tani, kam luajtur vetem ne dy skuadra: San Paolo dhe Milani, ndaj jam i lidhur vetem me keto dy klube, sepse si natyre jam nje person teper besnik. Edhe per ate qe lidhet me miqte, gruan time, ndjenjat ne pergjithesi”. Ka pasur disa momente ne te cilat dikush ka mundur qe te futet ne historine e dashurise mes Kakase dhe Milanit, ne vere, kur ndodhi edhe skandali i “Calciopoli”?t, por cdo tentative ka qene e pavlere. Pra, fryme dhe energji te shpenzuara me kot: “Kete vere kuptova se Milani nuk kishte bere asgje dhe ne mes te nje kaosi te madh vendosa qe te firmosja kontraten. Rinovova per t’i dhene besim te gjitheve per faktin se deshiroja qe te qendroja. Luaj ne nje skuader qe me pelqen”. Familja e madhe braziliane eshte hapur edhe me shume ne janar, me blerjen e Ronaldos: “Ronaldo per mua ka qene gjithmone nje shembull. Jam rritur nen hijen e tij dhe duke e pare cdo dite. Fakti qe luan perkrah tij, ne te njejten skuader, eshte teper i mrekullueshem. Futbolli eshte special per emocionet qe te jep”. Objektivi i ketij sezoni mbetet Champions League: “Bej gjithcka per Milanin dhe jap gjithmone maksimumin ne fushen e blerte, edhe pse jam nje nga ata qe nuk e kam fituar ende kete trofe dhe kam shume deshire per te shenuar. Dua qe emri im te shenohet ne librat e historise kuezi, si nje lojtar qe kam fituar shume. Dua ende te bej shume rruge”. Kaka eshte ndalur edhe te rinovimi i Dides: “Ekzistojne dy kategori portieresh: ata normale dhe ata te klasit te larte. Ata qe bejne mrekulline jane te rralle dhe mund te konsiderohen si te medhenj. Ja pra, Dida eshte njeri prej tyre. Jam i lumtur qe firmosi rinovimin, sepse eshte nje brazilian qe do te vazhdoje te luaje me Milanin, si une dhe si te tjeret”!. Ne emiion nderhyri edhe Andrij Shevcenko dhe me ane te nje telefonate, pergezoi Kakane per punen dhe paraqitjen e tij te Milani: “Eshte nje kampion i madh dhe nje djale i mrekullueshem. Mendoj se ka hyre prej kohesh ne historine e Milanit. Milani ne finalen e Champions? Pse jo! Atehere, Riki, po te pres ne Athine. Do te kem raste te tjera per te falenderuar tifozet”. Braziliani i eshte kthyer ukrainasit, duke e falenderuar per telefonaten: “Andrij eshte nje i madh dhe golat e tij do te mbeten gjithmone ne syte e tifozeve. Dua qe te takohem me te ne finalen e Champions, nese do te ishte e mundur. Prane tij kam mesuar shume gjera, ndaj e falenderoj. Sigurisht, me vjen keq qe u largua, por nuk dua qe ta ve ne siklet me te tilla pyetje”.

  4. #1064
    Shuster: Normale qė i them "Po" Realit



    Bend Shuster, trajneri i Getafes, ka sqaruar sot se nuk i ėshtė vetofruar Realit tė Madridit. Trajneri gjerman shihet si njė pasardhės i Kapelos nė stolin e madrilenėve, gjithmonė nėse italiani do tė largohet nė fundin e kėtij sezoni. "Unė nuk i jam ofruar vetė Realit tė Madridit. Por ėshtė normale qė tė them ‘Po‘, nėse mė pyesin a mė pėlqen qė tė drejtoj Realin e Madridit nė tė ardhmen. Por askush nuk ofrohet nė kėtė mėnyrė siē e shkruajnė mediat", ka sqaruar trajneri gjerman.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  5. #1065
    Kahn-Luēio, nėn hetim para Milanit

    UEFA ka vendosur qė tė hapė njė hetim mbi portierin e Bajernit tė Mynihut, Oliver Kahn dhe mbrojtėsit tė kėsaj skuadre, Luēio, pėr sjellje jokorrekte gjatė kontrollit antidoping. Bėhet fjalė pėr njė ngjarje tė ndodhur pas ndeshjes kundėr Realit tė Madridit, nga e cila Bajerni siguroi kualifikimin pėr nė fazėn tjetėr. Dy lojtarėt kanė thyer rregullat themeltare tė sjelljes sė mirė dhe ēėshtja do tė shihet nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s, duke rrezikuar pėrjashtimin pėr sfidėn e parė kundėr Milanit.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  6. #1066
    Bajern Mynih, sytė nga Luka Toni

    Luka Toni ka pėrfunduar nė vėzhgimin e Bajernit tė Mynihut. Lajmin e ka bėrė tė ditur revista gjermane, "Bild Zeitung", qė e ka lidhur me konfirmimin e teknikut Otmar Ficfed nė krye tė skuadrės edhe pėr vitin e ardhshėm. "Synojmė tė ndėrtojmė njė skuadėr me kualitet tė lartė dhe do investojmė shuma tė konsiderueshme", ka thėnė Rumenige. Blerjet do tė varen nga tekniku Hicfeld, i cili ka nė dispozicion 50 milionė euro. Pėrveē Tonit, Bajerni i ka hedhur sytė edhe nga Arjen Roben.

    Rekoba: Me Interin ka marrė fund

    Rekoba po pėrgatitet qė tė pėrshėndesė Interin: pas 10 vjetėsh me klubin zikaltėr, "El Ēino" ka vendosur se ka ardhur momenti pėr tė ndryshuar ambient. Uruguaiani synon tė shkojė nė njė skuadėr tjetėr, ku vlerat e tij tė jenė tė vlerėsuara dhe ku tė ketė mė shumė hapėsirė pėr tė luajtur. Nė moshėn 31-vjeēare ai ka thėnė: "Mendoj se ky ėshtė sezoni im i fundit me skuadrėn. Nuk mund tė qėndroj nė skuadėr duke luajtur vetėm 5 ose 10 ndeshje nė sezon. Jam i lumtur se po kryesojmė, por s‘jam i lumtur se nuk po luaj".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  7. #1067
    Murinjo konfirmon krizėn, Abramoviē nuk shpenzoi

    Ajo qė konsiderohej thjesht si njė zė, tashmė ėshtė konfirmuar: bashkėjetesa e Abramoviē dhe Murinjos duket se do pėrfundojė sė shpejti. "Nė muajt dhjetor dhe janar ka pasur shumė tensione, ka deklaruar trajneri pėr njė revistė portugeze, fjalė qė nė Angli janė shpėrndarė nga BBC. Pėr kėtė arsye nė skuadėr nuk kanė ardhur futbollistė tė rinj". Mė pas edhe deklarata "shigjetuese": "Nė momentin qė kishim probleme me kontingjentin e futbollistėve i kishim drejtuar sytė nga portofoli, nė mėnyrė qė tė zgjidheshin. Por...".

    Pas ēdo zėri ka thuajse gjithmonė njė tė vėrtetė. Pavarėsisht pėrgėnjeshtrimeve qė janė bėrė diēka e zakonshme, intervista e dhėnė nga Murinjo nė njė revistė portugeze nuk lė hapėsira pėr keqinterpretime: marrėdhėniet mes trajnerit dhe padronit Roman Abramoviē, janė drejt fundit. Kjo jo pėr faj tė arsyeve teknike, por pėr ato ekonomike. Nė janar, manjati rus nuk ishte i gatshėm qė tė shpenzonte pėr skuadrėn, ashtu sikurse bėri gjatė verės. "Mes dėmtimeve dhe kualifikimeve skuadra ishte reduktuar thuajse nė maksimum dhe isha i detyruar qė shpesh herė tė ndryshoja skemat dhe taktikat e lojės", ka thėnė Murinjo. "Nė atė periudhė duhej tė ishin zgjidhur shumė probleme, por kur tė gjithė shpresonim se pronari do hapte portofolin, u zhgėnjyem. Asgjė nga ajo qė mendonim nuk ndodhi dhe nuk u ble asnjė lojtar i ri". Kjo ka qenė edhe arsyeja kryesore e prishjes sė marrėdhėnies me Abramoviē, i cili ėshtė larguar shumė nga skuadra. "E pranoj, fundi i dhjetorit dhe janari ka qenė njė periudhė shumė e tensionuar. Pikėrisht, fakti qė nuk u blenė lojtarė tė rinj kanė shkaktuar edhe problemet mes meje dhe Abramoviē. Ai ka zgjedhur qė mos tė vinte mė nė stadium, megjithatė, askush nuk i ka kėrkuar shpjegime pėr kėtė veprim. Mendova se unė isha askushi pėr t‘i ndryshuar mendjen tė gjithėpushtetshmit tė klubit".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  8. #1068
    Juventus synon elitėn. Bisedime pėr Lampard

    Zv/presidenti bardhezi, Betega, ėshtė takuar me menaxherin e lojtarit


    Juventus ka hyrė nė garė pėr tė marrė shėrbimet e Frenk Lampard. Drejtuesit e klubit italian janė takuar tė enjten nė Londėr me menaxherin e mesfushorit, Stiv Katner. Bardhezinjtė janė njė nga skuadrat e shumta qė janė vėnė nė gjurmėt e 28-vjeēarit, kartoni i tė cilit pėrllogaritet nė rreth 25 milionė sterlina. Ata synojnė ta blejnė lojtarin me ēmimin e reduktuar prej 8 milionė sterlina, nėse ai nuk bie dakord qė tė rinovojė kontratėn aktuale me Ēelsin. Menaxheri i Lampard, Katner ėshtė takuar me zv/presidentin e Juves, Roberto Betega dhe menaxherin e pėrgjithshėm tė klubit, Alesio Seko, menjėherė pas zėrave se Reali i Madridit ka ndėrmend qė ta blejė mesfushorin. Takimi i zhvilluar nė Londėr nė restorantin italian "Skalini" ka zgjatur plot 3 orė. Lampard ka ende edhe 2 vjet kontratė me klubin e Abramoviē, por rregullorja e re e FIFA-s e lejon qė ai tė largohet vetėm nėse klubet e interesuara paguajnė njė dėmshpėrblim rreth 8 milionė sterlina.

    Aktualisht, Juventusi ėshtė nė krye tė Serisė B, ku ėshtė dėrguar pas skandalit tė trukimit tė ndeshjeve nė Itali dhe drejtuesit e klubit synojnė qė tė rikthehen menjėherė si pretendentė. Katner e ka pranuar takimin, por ai ka mohuar se bisedat kishin lidhje me tė ardhmen e Lampard: "Roberto dhe unė jemi miq tė mirė qė prej periudhės kur Juventusi u pėrpoq tė blinte Pol Ins pėrpara se lojtari tė kalonte tek Interi. Ai kishte ardhur nė Londėr pėr tė zhvilluar disa takime me klube tė ndryshme tė Premiershipit, pėr tė transferuar futbollistė dhe pėr tė bashkėpunuar nė mėnyra tė ndryshme. Nuk ka pasur asnjė lloj bisedimi tjetėr".

    Bardhezinjtė janė munduar qė tė afrojnė mesfushorin e Kombėtares angleze rreth tre vjet mė parė, madje ku kanė ofruar sulmuesin David Trezege si pjesė tė marrėveshjes. Trajneri Dider Deshamps do tė pėlqente shumė qė tė ndėrtonte njė skuadėr rreth Lampard, ndėrkohė qė Ēelsi duket se nuk ka ndėrmend tė dorėzohet lehtė. Shefi ekzekutiv i bluve, Piter Kenion, ka deklaruar: "Mbajtja e Lampard nė skuadėr ėshtė objektivi ynė kryesor. Nuk kemi si ta zėvendėsojmė njė lojtar tė tillė. Supozimet se ai mund tė prishė kontratėn aktuale me Ēelsin nuk janė tė sigurta, pasi vetė rregullorja nuk ėshtė e qartė". FIFA ka paralajmėruar se nė rast tė prishjes sė kontratės, Lampard rrezikon pezullimin 6-mujor nga aktivitetet futbollistike. 28-vjeēari po heziton rreth firmosje sė rinovimit tė kontratės me Ēelsin dhe po mendon qė tė evitojė edhe 2 vitet e mbetura nėpėrmjet rregullave tė reja, sipas tė cilave duhet tė paguajė vetėm 8 milionė euro. Lampard ka afat deri nė 15 ditė pas mbylljes sė sezonit pėr tė deklaruar nėse preferon tė ndėrpresė kontratėn me klubin aktual, pa marrė asnjė ndėshkim. Megjithatė, njė transferim te Reali, qė vitin tjetėr mund tė drejtohet nga Murinjo ose te Juventusi, mund tė sjellė akuza pėr thyerje tė rregullave tė kontraktimit dhe mund tė sjellė pezullim. Nė kėtė rast ndėshkim mund tė ketė edhe pėr trajnerin Murinjo, ndėrkohė qė Reali i Madridit do tė pėrballej me pezullim 2-vjeēar nga ēdo lloj lėvizje nė merkato.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  9. #1069
    Sevilja - Totenhem, finalja e parakohshme


    Kampionėt nė fuqi tė Seviljas duhet tė kalojnė anglezėt e Totenhemit nė sfidėn ēerekfinale, nė mėnyrė qė tė mbajnė gjallė shpresat pėr t‘u bėrė skuadra e parė pas Realit tė Madridit nė vitin 1986 qė mbron me sukses trofeun. "Dueli", i cilėsuar ndryshe si njė finale e parakohshme, ka dalė pas shortit tė hedhur dje nga shefi ekzekutiv i UEFA-s, Xhani Infantino, ish-kapiteni i Sėlltik, Billi MekNill dhe Devid Tejlor, shefi ekzekutiv i Federatės Skoceze tė Futbollit. Nė ndeshjet e tjera ēerekfinaliste, Verder Bremen ka njė sfidė tė lehtė nė letėr pėrballė holandezėve tė AZ Alkmar. Bajer Leverkusen do pėrballet me Osasunėn dhe Espanjoli do luajė me Benfikėn. Ndeshjet pėr kėtė fazė tė Kupės UEFA do tė luhen nė datat 5 dhe 12 prill.

    Gjatė hedhjes sė shortit, Infantino ka lexuar edhe njė deklaratė nė emėr tė institucionit qė drejton sportin e top-kėmbės nė Evropė. "Deri mė tani ky edicion i Kupės UEFA ka rezervuar shumė surpriza dhe ndeshjet na kanė lėnė nė ankth deri nė fund. Ky spektakėl i bukur ėshtė shoqėruar edhe me rritjen e numrit tė spektatorėve dhe teleshikuesve nė mbarė kontinentin", ka thėnė ai. "Nė mėnyrė qė tė mbajmė kėto nivele tė larta tė interesit pėr kėtė aktivitet ėshtė e nevojshme qė tė ruajmė dhe tė pėrcjellim vlerat mė tė mira tė sportit. Fatkeqėsisht, sė fundmi kemi qenė spektatorė tė ngjarjeve dhe episodeve tė papranueshme si brenda ashtu edhe jashtė stadiumeve. Dėshirojmė qė t‘ju bėjmė njė lutje tė gjithėve, klube, lojtarė, zyrtarė dhe tifozė: promovoni vlerat e sportit tonė nėn shpirtin e ‘fair-play‘, ndershmėrisė dhe respektit pėr kundėrshtarėt. Duhet tė jepni shembullin mė tė mirė pėr brezat e ardhshėm".

    Shorti i hedhur dje nė Gllasgou tė Skocisė ka pėrfshirė tė teta skuadrat qė janė kualifikuar deri nė kėtė pikė, pa pasur parasysh faktin se mund tė ndesheshin skuadra nga i njėjti vend. Gjithashtu ėshtė pėrcaktuar edhe skema pėr mėnyrėn se si skuadrat do ndeshen nė gjysmėfinale, qė do tė zhvillohen nė datat 26 prill dhe 3 maj. Finalja do tė zhvillohet mė 16 maj nė stadiumin "Hampden Park".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  10. #1070
    Zebina-Kamoranezi, lamtumirė nė qershor?

    Tifozeria konteston lojtarėt qė nuk pranuan Serinė B



    Drejtuesit e Juventusit janė nė njė dilemė tė madhe mbi faktin nėse duhet tė mbajnė apo tė largojnė dy futbollistė qė janė nė luftė tė hapur me tifozerinė, mbrojtėsin Xhonatan Zebina dhe mesfushorin Mauro Kamoranezi. I pari ka pėrjetuar njė krizė tė vėrtetė dėmtimesh nė dy sezonet e fundit, por nė momentin kur iu kėrkua tė futej nė fushė (kundėr Napolit), nuk pranon duke nxjerrė si justifikim faktin se kishte shkuar vetėm pėr numėr nė "San Paolo". Qė atėherė, ai ėshtė bėrė objektiv i tifozerisė bardhezi qė ka shkruar shpesh parulla kundėr tij, duke lėnė tė kuptohet qė nuk e do nė gjirin e skuadrės gjatė sezonit tė ardhshėm. Ndėrsa Kamoranezi nuk dėshiron qė tė jetė pjesė e Juventusit, ndaj edhe tifozėt kanė filluar ta quajnė "mercenar". Drejtuesit i kanė marrė masat, duke afruar Salihamizhiē pėr rolin e krahut tė djathtė tė mesfushės, ndėrsa tani presin vetėm oferta tė rėndėsishme pėr mesfushorin italo-argjentinas.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •