Bekam: Per Angline kthehem!
17 Mars
Devid Bekam, i larguar nga Anglia prej trajnerit te ri, Stiv MekKlaren, pas Boterorit te vitit te kaluar, ka thene qe do te kthehej nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes nese i jepet mundesia qe te luaje serish per vendin e tij. Ish?kapiteni i Anglise kishte mundesi te mira per te veshur serish fanellen e “Luaneve” per kualifikueset e Euro 2008 ndaj Izrealit dhe Andorres javen e ardhshme, por nje sere demtimesh ia hoqen kete mundesi. Dhe tani qe eshte vendosur se Bekami do te kaloje ne vere te Los Anxheles Galakis, duket se mundesite e tij per t’u kthyer ne kombetare jane shumezuar me zero. 31?vjecari e pranon se situata nuk eshte ne duart e tij, por ne nje interviste per revisten “Sport”, Bekamikonfirmoi se nuk ka hequr dore totalisht dhe mendon se kalimi ne SHBA nuk duhet ta pengoje. “Do te kthehesha nga Amerika per te luajtur serish per Angline”, tha ai. “Jam i sigurt se nese do te bej nje pune te mire atje, nuk do te kaloje pa u vene re. Do te jem gjithmone gati te luaj per vendim tim nese eshte nevoja. Nuk vendos une ne do te luaj me apo jo. Nese ndodh, shkelqyeshem, nese jo, atehere jam i lumtur qe kam luajtur tere ato ndeshje per Angline dhe kam qene aq here kapiten i saj”.
“Zemra rreh per Junaitedin”
Edhe pse kishte oferta te shumta per te vazhduar karrieren e tij ne Europe, Bekam befasoi te gjithe kur deklaroi se do te kalonte Atlantikun. Kritiket kane thene se londinezi ka zgjedhur rrugen me te lehte ne nje periudhe kur mund te konkurronte serish ne nivelet me te larta ne nje prej kampionateve me te mire te kontinentit. Sidoqofte, teksa do te perdore famen e tij per te rritur nivelin e Major League Soccer, Bekami ka pranuar se thjesht nuk mund te luante kunder skuadres se tij te zemres, Mancester Junaited. “Nuk dua te ze me goje emrat e klubeve me te cilet kam folur, sepse nuk ishin vetem angleze, ishin dy klube te medhenj ne Itali dhe nje tjeter ne France, te gjitha oferta shume tunduese. Por e kam thene gjithmone se jam tifoz i Mancester Junaitedit, keshtu jam rritur dhe keshtu do te ndihem gjithmone. E dua aq shume Mancesterin, edhe tani, saqe do ta kisha pasur te pamundur te luaja kunder tij me nje skuader tjeter angleze. Ajo eshte skuadra ime dhe nuk mendoj se do ta kisha mbledhur veten per te luajtur ndaj saj”.
Asnje pishman per Realin
Pasi Reali u eliminua nga Champions League pas perballjes me Bajernin e Mynihut dhe ne kampionat gjerat nuk po shkojne fort mire, ka mundesi qe Bekami ta mbylle duarbosh aventuren e tij katervjecare me madrilenet. Sidoqofte, edhe nese vertet perfundon kshtu, Bekami nuk do ta kujtoje me pishmane kohen e kaluar ne Spanje. “Kemi ende mundesi qe te fitojme dicka kete sezon dhe do te ishte fantastike qe te largohesha me nje titull”, tha ai. “Por edhe nese nuk ndodh keshtu nuk do ta quaja te pasuksesshme periudhen time ne kete klub. Kam kaluar kater vjet ne nje prej klubeve me te medhenj te botes dhe kam pasur mundesine te luaje me disa prej lojtareve me te medhenj te historise, si Zinedin Zidan pershembull. Vetem fakti qe kam qene ne te njejten fushe me Zidanin eshte nje nder per mua. Kam kaluar nje periudhe te jashtezakonshme dhe nuk kam asnje pishman per kete”.
“Futbolli, para parave”
Eshte folur se Bekami do te fuse nje xhep shumen marramendese prej 125 milione sterlinash gjate kohes qe do te luaje me Los Anxhelesin, duke u renditur ne listen e sportisteve me te paguar te historise. Megjithate ai ngul kembe se parate nuk kane qene arsyeja primare ne jeten e tij dhe deshira per te luajtur mbetet aq e forte sa ka qene edhe me pare. “Kam enderruar gjithmone qe te vishja fanellen me numer 7 te Mancester Junaitedit dhe Anglise dhe ia kam dale mbane ne kete. Gjithcka tjeter ka qene shume me teper se sa do te kisha enderruar ndonjehere”, tha ai. “E di qe eshte e lehte per mua te flas keshtu nga pozicioni ku ndodhem, por parate nuk me kane motivuar asnjehere per te luajtur futboll. Kam enderruar qe te behem futbollist profesionist qe kur kam qene gjashte ose shtate vjec. randaj jam marre me te dhe prandaj vazhdoj te luaj. Sigurisht qe kontrata qe me kane ofruar ka qene fantastike, por sfida qe i kam vene vetes per te bere ndryshimin ne kampionatin amerikan eshte shume me e rendesishme”.
Krijoni Kontakt